{"id":73497,"date":"2021-05-07T18:02:40","date_gmt":"2021-05-07T16:02:40","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/bilanci-negativ-prej-14-milione-lekesh-ve-ne-pozite-te-veshtire-prokurorin-avni-kraja\/2021\/05\/07\/"},"modified":"2023-04-06T21:41:18","modified_gmt":"2023-04-06T19:41:18","slug":"bilanci-negativ-prej-14-milione-lekesh-ve-ne-pozite-te-veshtire-prokurorin-avni-kraja","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/bilanci-negativ-prej-14-milione-lekesh-ve-ne-pozite-te-veshtire-prokurorin-avni-kraja\/2021\/05\/07\/","title":{"rendered":"Bilanci negativ prej 14 milion\u00eb lek\u00ebsh v\u00eb n\u00eb pozit\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb prokurorin Avni Kraja"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb p\u00ebrballje e radh\u00ebs me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, prokurori i Tiran\u00ebs Avni Kraja u vu p\u00ebrball\u00eb dyshimeve se nuk justifikonte me burime t\u00eb ligjshme 14 milion\u00eb lek\u00eb shpenzime dhe probleme me deklarimet vjetore e ato p\u00ebr llogari t\u00eb vetingut. Kraja k\u00ebrkoi rihapje hetimi n\u00eb dy kriteret e tjera.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_78693\" aria-describedby=\"caption-attachment-78693\" style=\"width: 466px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/PHOTO-2021-05-06-16-43-03.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-78693\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/PHOTO-2021-05-06-16-43-03-466x400.jpg\" alt=\"\" width=\"466\" height=\"400\" data-id=\"78693\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-78693\" class=\"wp-caption-text\">Prokuror i Tiran\u00ebs, Avni Kraja | Foto : LSA<\/figcaption><\/figure>\n<p>Seanca e radh\u00ebs ndaj prokurorit Avni Kraja filloi me njoftimin e rr\u00ebzimit t\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb tij p\u00ebr p\u00ebrjashtim nga trupa t\u00eb relatores Alma Faskaj dhe pasi u b\u00eb me dije se nuk kishte k\u00ebrkesa t\u00eb tjera paraprake.<\/p>\n<p>Trupa e Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit e kryesuar nga Lulzim Hamitaj, me an\u00ebtare Genta Tafa (Bungo) dhe relatore Alma Faskaj, vijoi pas k\u00ebsaj me leximin e gjetjeve t\u00eb hetimit administrativ ndaj prokurorit Kraja.<\/p>\n<p>Faskaj vuri n\u00eb dukje nj\u00eb s\u00ebr\u00eb problemesh n\u00eb deklarimin e pasurive dhe burimin e ligjsh\u00ebm p\u00ebr krijimin e tyre. Relatorja tha se<\/p>\n<p>nga analiza financiare p\u00ebr periudh\u00ebn 2003-2016 rezultoi se Kraja kishte nj\u00eb bilanc negativ prej 14 milion\u00eb lek\u00ebsh, q\u00eb nuk justifikoheshin me burime t\u00eb ligjshme.<\/p>\n<p>Nga relatimi rezultoi se nj\u00eb pjes\u00eb e mir\u00eb e k\u00ebtij bilanci ndikohej nga blerja e nj\u00eb apartamenti 135 metra n\u00eb Tiran\u00eb dhe disa transaksione me automjete q\u00eb i kishin rezultuar KPK si t\u00eb dyshimta.<\/p>\n<p>Kraja dhe avokatja Irena Riso nuk paraqit\u00ebn parashtrime t\u00eb gjata n\u00eb seanc\u00eb, duke th\u00ebn\u00eb se i kishin paraqitur ato me shkrim. Riso tha se gjith\u00eb pasuria e t\u00eb mbrojturit prej saj ishte nj\u00eb apartament, nd\u00ebrsa theksoi se burimet e krijimit ishin t\u00eb ligjshme.<\/p>\n<p>\u201cKa vet\u00ebm nj\u00eb apartament banimi. Nga i cili p\u00ebr gjysm\u00ebn jan\u00eb ngritur dyshime, gjysma \u00ebsht\u00eb me burime t\u00eb ligjshme\u201d, tha Riso, nd\u00ebrsa shtoi se shpresonte q\u00eb t\u00eb trajtoheshin prap\u00ebsimet e b\u00ebra me shkrim.<\/p>\n<p>Avni Kraja e ka filluar karrier\u00ebn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 1992 dhe p\u00ebrgjat\u00eb tre dekadave e ka ushtruar funksionin e prokurorit n\u00eb Lushnje, Kruj\u00eb, n\u00eb Shkod\u00ebr dhe prej vitit 2010 n\u00eb Prokurorin\u00eb e Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Problemet me apartamentin<\/strong><\/p>\n<p>Gjat\u00eb relatimit Faskaj vuri n\u00eb dukje se Inspektoriati i Lart\u00eb i Deklarimit dhe Kontrollit t\u00eb Pasurive e Konfliktit t\u00eb Interesave, ILDKPKI, kishte sjell\u00eb nj\u00eb raport negativ p\u00ebr Kraj\u00ebn. Sipas raportit prokurori kishte b\u00ebr\u00eb deklarime t\u00eb pasakta, s\u2019kishte burime t\u00eb ligjshme, kishte kryer fshehje dhe kishte b\u00ebr\u00eb deklarim t\u00eb rrem\u00eb.<\/p>\n<p>Vet\u00eb KPK duket se e kishte p\u00ebrqendruar hetimin tek nj\u00eb apartament 135,5 metra n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb tiran\u00eb i bler\u00eb sipas deklarimeve t\u00eb Kraj\u00ebs p\u00ebr 105 mij\u00eb euro. Faskaj tha se probleme kishin dal\u00eb q\u00eb me koh\u00ebn e deklarimit t\u00eb apartamentit. Sipas saj shpenzimet p\u00ebr t\u00eb ishin deklaruar n\u00eb vitin 2008, nd\u00ebrsa nga faturat rezultonte q\u00eb nj\u00eb shum\u00eb prej 55 mij\u00eb eurosh ishte paguar n\u00eb dy k\u00ebste n\u00eb vitin 2007, por nuk ishte deklaruar.<\/p>\n<p>Problem po ashtu u cil\u00ebsua edhe ndryshimi i \u00e7mimit p\u00ebrfundimtar nga kontrata. Faskaj tha se apartamenti ishte parashikuar t\u00eb shitej 121 mij\u00eb euro, por se nj\u00eb pjes\u00eb e shum\u00ebs nuk ishte paguar, pasi prokurori pretendonte se kishte nj\u00eb dakord\u00ebsi me shit\u00ebsin p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb punime vet\u00eb. Relatorja vuri n\u00eb dukje se nuk kishte dokumente p\u00ebr k\u00ebto punime q\u00eb ishin deklaruar si t\u00eb kryera nga v\u00ebllai i subjektit p\u00ebr rreth 200 mij\u00eb lek\u00eb, por q\u00eb kishin ulur \u00e7mimin e apartamentit me rreth 16 mij\u00eb euro. Po ashtu Faskaj vuri n\u00eb dukje se nuk kishte t\u00eb dh\u00ebna q\u00eb kontrata mes pal\u00ebve t\u00eb ishte ndryshuar, pasi nuk kishte nj\u00eb kontrat\u00eb tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Nj\u00ebsoj me probleme rezultoi edhe nj\u00eb pages\u00eb k\u00ebsti n\u00eb vitin 2007 nga bashk\u00ebshortja, q\u00eb sipas Faskajt mbeti e pa provuar. Faskaj tha se Kraja kishte pretenduar q\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb rrethanave subjektive nuk kishte pasur dijeni q\u00eb ajo pages\u00eb ishte b\u00ebr\u00eb n\u00eb vitin 2007.<\/p>\n<p>Sipas Faskajt si burim p\u00ebr apartamentin kishte sh\u00ebrbyer shitje p\u00ebr 6.9 milion lek\u00eb e katit t\u00eb tret\u00eb t\u00eb nj\u00eb sht\u00ebpie private v\u00ebllait t\u00eb Kraj\u00ebs, t\u00eb ardhurat nga puna, t\u00eb ardhurat nga nj\u00eb vendim gjykate dhe t\u00eb ardhurat nga shitja e nj\u00eb sht\u00ebpie n\u00eb Lushnje.<\/p>\n<p>Dy prej burimeve duket se nuk ishin konsideruar t\u00eb ligjshme nga Komisioni. Faskaj tha se p\u00ebr shitjen e katit t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb private t\u00eb v\u00ebllai nuk ishin paguar detyrimet tatimore deri n\u00eb fillim t\u00eb vitit 2021, duke l\u00ebn\u00eb t\u00eb kuptohej se ato nuk ishin konsideruar si t\u00eb ardhura t\u00eb ligjshme nga Komisioni. Po ashtu gjat\u00eb pyetje p\u00ebrgjigjeve me subjektin relatorja k\u00ebrkoi sqarime se pse kur ishin paguar n\u00eb vitin 2021 tatimet p\u00ebr k\u00ebto t\u00eb ardhura ishin paguar si t\u00eb ardhura personale dhe jo si tatim mbi shitjen e pron\u00ebs.<\/p>\n<p>Kraja tha se ai ishte informuar nga tatimet q\u00eb nuk kishte pasur detyrim t\u00eb paguante tatim p\u00ebr shitjen. Ai pretendoi se edhe pse nuk kishte kontrat\u00eb shitje, por vet\u00ebm deklarat\u00eb noteriale me t\u00eb v\u00ebllain prona g\u00ebzohej plot\u00ebsisht prej t\u00eb v\u00ebllait dhe shpjegoi rrethanat familjare q\u00eb kishin diktuar sipas tij shitjen e apartamentit.<\/p>\n<p>Faskaj vuri n\u00eb dukje n\u00eb relatim se kishte dyshime mbi \u00e7mimin e shitjes. Sipas relatimit kati ishte nd\u00ebrtuar me 2 milion lek\u00eb shpenzime t\u00eb subjektit dhe me ndihm\u00ebn e v\u00ebllait tjet\u00ebr q\u00eb ishte nd\u00ebrtues. KPK tha se ishte i dyshimt\u00eb fakti q\u00eb m\u00eb pas ai i ishte shitur nj\u00ebrit prej v\u00ebllez\u00ebrve p\u00ebr nj\u00eb \u00e7mim mjaft m\u00eb t\u00eb lart\u00eb.<\/p>\n<p>Kraja shpjegoi se \u00e7mimi i shitjes ishte llogaritur q\u00eb t\u00eb ndihmonte n\u00eb blerjen e apartamentit dhe se kjo kishte qen\u00eb nj\u00eb nevoj\u00eb e gjith\u00eb familjes. Ai tha se shitja ishte diktuar nga mohimi i nj\u00eb leje nd\u00ebrtimi prej bashkis\u00eb n\u00eb truallin q\u00eb familja kishte.<\/p>\n<p>KPK po ashtu duket se kishte cil\u00ebsuar t\u00eb paligjsh\u00ebm edhe parat\u00eb e fituara nga shitja e nj\u00eb apartamenti n\u00eb Lushnje, nj\u00eb burim tjet\u00ebr i t\u00eb\u00a0 ardhurave t\u00eb pretenduar nga Kraja, q\u00eb ndikonte n\u00eb analiz\u00ebn financiare.<\/p>\n<p>Nga relatimi doli se Kraja e kishte fituar apartamentin si i pastreh\u00eb, por Faskaj tha se ai nuk ishte rregjistruar si banues n\u00eb Lushnje dhe dokumentet e sjella prej tij nuk p\u00ebrputheshin me ato t\u00eb institucioneve dhe ligjin e koh\u00ebs. Po ashtu sipas relatores Kraj\u00ebs i kishte takuar vet\u00ebm 1\/5 e \u00e7mimit t\u00eb shitjes dhe jo gjysma. Kraja tha se apartamenti ishte n\u00eb em\u00ebr t\u00eb tij dhe se n\u00eb t\u00eb kishte jetuar e gjith\u00eb familja, por pretendoi se atij i kishte takuar ajo pjes\u00eb e \u00e7mimit q\u00eb kishte marr\u00eb. Ai tha se institucionet q\u00eb kishin p\u00ebr detyr\u00eb ruajtjen e dokumenteve ishin djegur dy her\u00eb.<\/p>\n<p>Probleme sipas KPK dol\u00ebn edhe me mosdeklarimin e nj\u00eb sip\u00ebrfaqeje trualli n\u00eb Tiran\u00eb. Sipas Komisioni rreth 500 metra truall ishin p\u00ebrfituar me hapje t\u00eb d\u00ebshmis\u00eb s\u00eb trash\u00ebgimis\u00eb s\u00eb babait t\u00eb prokurorit n\u00eb vitin 2014, por ishin deklaruar nga prokurori vet\u00ebm n\u00eb vitin 2018. Kraja pretendoi pa dijeni n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb pasuri dhe tha se e kishte deklaruar kur kishte r\u00ebn\u00eb n\u00eb dijeni t\u00eb faktit.<\/p>\n<p>N\u00eb relatim u vu n\u00eb dukje se deklarime t\u00eb Kraj\u00ebs mbi apartamentin dhe burimet e ligjshme ishin kontradiktore. Relatorja tha se deklarime t\u00eb b\u00ebra m\u00eb her\u00ebt p\u00ebr ILDKPKI ishin t\u00eb ndryshme nga ato t\u00eb dh\u00ebna p\u00ebr veting, duke th\u00ebn\u00eb se prokurorit i ishte kaluar barr\u00eb prove edhe p\u00ebr k\u00ebto deklarime.<\/p>\n<p><strong>Kursimet Cash dhe makinat<\/strong><\/p>\n<p>Nj\u00ebsoj probleme u gjet\u00ebn nga KPK edhe mbi kursimet cash t\u00eb prokurorit. Faskaj lexoi se ai kishte deklaruar dy gjendje t\u00eb ndryshme n\u00eb vitin 2016 dhe n\u00eb fillim t\u00eb vitit 2017.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu n\u00eb deklarat\u00ebn periodike p\u00ebr vitin 2015 n\u00eb mars 2016, Kraja kishte deklaruar pasjen e 2.5 milion\u00eb lek\u00ebve kursime cash, nd\u00ebrsa n\u00eb deklarat\u00ebn veting n\u00eb janar 2017 kishte deklaruar rreth 1.5 milion\u00eb lek\u00eb. KPK tha se nuk kishte pasur shpenzime t\u00eb deklaruara n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb, por Kraja ka pretenduar se ishin b\u00ebr\u00eb shpenzime.<\/p>\n<p>Komisioni tha se nga hetimi Kraja rezultonte me munges\u00eb burimesh p\u00ebr t\u00eb krijuar gjendjen cash, kursimet dhe po ashtu shpenzimet e kryera gjat\u00eb viteve. Sipas Faskajt n\u00eb total nga analiza financiare rezultonin m\u00eb shum\u00eb se 14 milion\u00eb lek\u00eb q\u00eb nuk justifikoheshin nga burime t\u00eb ligjshme. Shumica e tyre kishin t\u00eb b\u00ebnin me blerjen e apartamentit, por nj\u00eb pjes\u00eb tjet\u00ebr kishin t\u00eb b\u00ebnin me transaksione p\u00ebr automjete dhe shpenzime t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Relatorja tha se Kraja nuk kishte deklaruar n\u00eb deklarat\u00ebn veting asnj\u00eb prej mjeteve q\u00eb kishte pasur, nd\u00ebrsa vuri n\u00eb dukje se nga hetimi i k\u00ebtyre transaksioneve t\u00eb deklaruara n\u00eb vite rezultuan nj\u00eb s\u00ebr\u00eb problemesh.<\/p>\n<p>Nj\u00eb prej makinave sipas KPK ishte bler\u00eb p\u00ebr nj\u00eb \u00e7mim prej 200 mij\u00eb lek\u00ebsh, i ishte b\u00ebr\u00eb nj\u00eb remont me kosto 300 mij\u00eb lek\u00eb dhe m\u00eb pas ishte shitur nga bashk\u00ebshortja e subjektit p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se 1 milion lek\u00eb. Kraja kishte deklaruar n\u00eb pyet\u00ebsor\u00eb se makina nuk ishte bler\u00eb p\u00ebr tu shitur, por se kishte pasur nj\u00eb defekt dhe se bler\u00ebsi kishte r\u00ebn\u00eb dakord. KPK tha se nuk rezultoi q\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb shitje t\u00eb ishin paguar detyrimet tatimore.<\/p>\n<p>Nj\u00eb s\u00ebr\u00eb mjetesh t\u00eb tjera t\u00eb blera dhe t\u00eb shitura nd\u00ebr vite rezultuan me probleme dokumentacioni dhe t\u00eb ngjashme. KPK tha se p\u00ebr nj\u00eb makin\u00eb kishte dy kontrata shitje p\u00ebr dy persona t\u00eb ndrysh\u00ebm n\u00eb koh\u00eb t\u00eb ndryshme. Kraja nuk dha shpjegime mbi k\u00ebto probleme n\u00eb seanc\u00eb.<\/p>\n<p>Avokatja Riso k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb merreshin d\u00ebshmit\u00eb e dy v\u00ebllez\u00ebrve n\u00eb lidhje me t\u00eb ardhurat p\u00ebr apartamentin. KPK e mbledhur n\u00eb dhom\u00eb k\u00ebshillimi i pranoi d\u00ebshmit\u00eb dhe caktoi nj\u00eb afat 9 ditor\u00eb p\u00ebr depozitimin e tyre. Megjithat\u00eb gjat\u00eb diskutimit relatorja i tha subjektit se dy v\u00ebllez\u00ebrit kishin depozituar edhe m\u00eb her\u00ebt d\u00ebshmi dhe nuk e kuptonte pse duheshin depozituar d\u00ebshmi t\u00eb reja.<\/p>\n<p>N\u00eb fund Kraja k\u00ebrkoi\u00a0 p\u00ebrmes avokates rihapje t\u00eb hetimit n\u00eb dy kriteret e tjera. KPK njoftoi seanc\u00ebn e radh\u00ebs n\u00eb 18 maj, n\u00eb or\u00ebn 9.30.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb p\u00ebrballje e radh\u00ebs me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, prokurori i Tiran\u00ebs Avni Kraja u vu p\u00ebrball\u00eb dyshimeve se nuk justifikonte me burime t\u00eb ligjshme 14 milion\u00eb lek\u00eb shpenzime dhe probleme me deklarimet vjetore e ato p\u00ebr llogari t\u00eb vetingut. Kraja k\u00ebrkoi rihapje hetimi n\u00eb dy kriteret e tjera.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":97,"featured_media":73498,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[117,2,362],"tags":[543,118,149,122],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/PHOTO-2021-05-06-16-43-03.jpg","fifu_image_alt":"Prokuror i Tiran\u00ebs, Avni Kraja | Foto : LSA","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73497"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/97"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=73497"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73497\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":73499,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73497\/revisions\/73499"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/73498"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=73497"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=73497"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=73497"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}