{"id":73515,"date":"2021-05-05T08:48:49","date_gmt":"2021-05-05T06:48:49","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-u-nda-per-ligjshmerine-e-burimeve-te-pasurise-se-prokurores-marjeta-zaimi\/2021\/05\/05\/"},"modified":"2023-04-06T21:42:45","modified_gmt":"2023-04-06T19:42:45","slug":"kpk-u-nda-per-ligjshmerine-e-burimeve-te-pasurise-se-prokurores-marjeta-zaimi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-u-nda-per-ligjshmerine-e-burimeve-te-pasurise-se-prokurores-marjeta-zaimi\/2021\/05\/05\/","title":{"rendered":"KPK u nda p\u00ebr ligjshm\u00ebrin\u00eb e burimeve t\u00eb pasuris\u00eb s\u00eb prokurores Marjeta Zaimi"},"content":{"rendered":"<p>Shumica e trupit gjykues t\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit \u00ebsht\u00eb bindur nga shpjegimet e prokurores s\u00eb Tiran\u00ebs, Marjeta Zaimi p\u00ebr burimet e pasurive, megjith\u00ebse nj\u00eb pjes\u00eb e tyre kan\u00eb rezultuar kontradiktore me deklarimet e m\u00ebparshme.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_76577\" aria-describedby=\"caption-attachment-76577\" style=\"width: 533px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Marjeta-Zaimi-seanca-KPK.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-76577\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Marjeta-Zaimi-seanca-KPK-533x400.jpg\" alt=\"\" width=\"533\" height=\"400\" data-id=\"76577\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-76577\" class=\"wp-caption-text\">Prokurorja Marjeta Zaimi e Prokuroris\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb KPK.<\/figcaption><\/figure>\n<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK vendosi m\u00eb 16 shkurt 2021, t\u00eb konfirmoj\u00eb n\u00eb detyr\u00eb me shumic\u00eb votash prokuroren e Tiran\u00ebs, Marjeta Zaimi. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb trupi gjykues \u00ebsht\u00eb dakord\u00ebsuar se prokurorja Zaimi e meritonte konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs dhe profesionalizmin, \u00ebsht\u00eb ndar\u00eb p\u00ebr kriterin e pasuris\u00eb.<\/p>\n<p>Relatori Olsi Komici dhe an\u00ebtarja e trupit gjykues Pamela Qirko jan\u00eb bindur nga shpjegimet e Zaimit p\u00ebr pasakt\u00ebsit\u00eb n\u00eb deklarime dhe munges\u00ebn e burimeve financiare p\u00ebr krijimin e nj\u00eb depozite dhe blerjen e nj\u00eb apartamenti n\u00eb Tiran\u00eb. Nd\u00ebrsa kryesuesja Firdes Shuli k\u00ebmb\u00ebngul se subjekti nuk e kund\u00ebrshtoi dot barr\u00ebn e prov\u00ebs dhe duhet shkarkuar.<\/p>\n<p>Debati n\u00eb vendimin e arsyetuar t\u00eb n\u00ebnshkruar nga Komici dhe Qirko, n\u00eb shumic\u00eb, me mendimin e pakic\u00ebs t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuar nga kryesuesja Shuli, zhvillohet mbi ligjshm\u00ebrin\u00eb e burimit t\u00eb krijimit t\u00eb nj\u00eb depozite n\u00eb shum\u00ebn 1 milion lek\u00eb m\u00eb 25 tetor t\u00eb vitit 2010 dhe p\u00ebr mund\u00ebsin\u00eb e prokurores Zaimi p\u00ebr pages\u00ebn e dy k\u00ebsteve n\u00eb qershor t\u00eb 2011-\u00ebs p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Si burime krijimi t\u00eb depozit\u00ebs n\u00eb vitin 2010, Zaimi ka deklaruar nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb depozitave t\u00eb t\u00ebrhequra n\u00eb vitet 2009 \u2013 2010 dhe kursimet nga paga, t\u00eb pasqyruara n\u00eb deklarimin e pasuris\u00eb n\u00eb vitin 2010.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb hetimit administrativ ajo ka ndryshuar q\u00ebndrim duke shpjeguar se vlera q\u00eb kishte sh\u00ebrbyer p\u00ebr \u00e7eljen e depozit\u00ebs n\u00eb 2010-\u00ebn ishte t\u00ebrhequr m\u00eb 4 n\u00ebntor t\u00eb 2008-\u00ebs dhe se ishte n\u00eb shum\u00ebn 1 milion e 662 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Zaimi ka deklaruar se gjendja cash n\u00eb vitin 2008 \u00ebsht\u00eb deklaruar e ndar\u00eb, sipas burimit t\u00eb krijimit 1 milion lek\u00eb nga nj\u00eb pjes\u00eb e kontrat\u00ebs paraprake t\u00eb shitjes s\u00eb nj\u00eb pasurie dhe vlera 1 milion e 662 mij\u00eb lek\u00eb nga t\u00ebrheqja e depozit\u00ebs m\u00eb 31 tetor t\u00eb vitit 2008.<\/p>\n<p>Shumica i quan bind\u00ebse shpjegimet subjektit duke argumentuar se ajo e ka pasqyruar n\u00eb vitin 2008 t\u00ebrheqjen e depozit\u00ebs edhe pse nuk e ka deklaruar si gjendje cash. Gjithashtu, n\u00eb vendim argumentohet se nuk ka rezultuar q\u00eb me shum\u00ebn e t\u00ebrhequr t\u00eb jet\u00eb krijuar ndonj\u00eb pasuri tjet\u00ebr deri n\u00eb fund t\u00eb vitit.<\/p>\n<p>Ndryshe nga dy koleg\u00ebt e saj, Shuli vler\u00ebson q\u00eb shuma 1 milion\u00eb e 662 mij\u00eb lek\u00eb t\u00eb mos konsiderohet si burim i ligjsh\u00ebm p\u00ebr krijimin e gjendjes cash n\u00eb vler\u00ebn 3.5 milion\u00eb lek\u00eb n\u00eb vitin 2009, p\u00ebr nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb s\u00eb cil\u00ebs subjekti pretendon se e ka p\u00ebrdorur p\u00ebr krijimin e depozit\u00ebs n\u00eb 2010-\u00ebn.<\/p>\n<p>Ajo thekson se Zaimi ka deklaruar n\u00eb 2010 dhe n\u00eb deklarat\u00ebn veting se burime t\u00eb krijimit t\u00eb depozit\u00ebs 1 milion\u00eb lek\u00eb ka n\u00eb qen\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb e depozitave t\u00eb t\u00ebrhequra n\u00eb vitet 2009 e 2010 dhe kursimet nga paga.<\/p>\n<p>\u201cSi\u00e7 v\u00ebrehet, subjekti nuk ka p\u00ebrmendur si burim t\u00ebrheqjen e depozit\u00ebs n\u00eb vitin 2008, prej 1,662,600 lek\u00ebsh, t\u00eb pretenduar t\u00eb mbajtur cash gjat\u00eb k\u00ebtij viti\u201d, evidenton Shuli.<\/p>\n<p>Kryesuesja Shuli v\u00ebren se subjekti e ka pasur t\u00eb qart\u00eb deklarimin e gjendjes cash n\u00eb vitin 2008, pasi ka deklaruar t\u00eb ardhura cash n\u00eb shum\u00ebn 1,5 milion lek\u00eb me burim nga kontrata paraprake e shitjes s\u00eb sht\u00ebpis\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ka pasqyruar edhe depozit\u00ebn e t\u00ebrhequr n\u00eb shum\u00ebn 1 milion\u00eb e 662 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Ajo e vler\u00ebson jo bind\u00ebs arsyetimin e shumic\u00ebs se nga hetimi nuk rezultoi q\u00eb Zaimi t\u00eb ket\u00eb krijuar ndonj\u00eb pasuri tjet\u00ebr deri n\u00eb fund t\u00eb vitit 2008 dhe konkludon se shuma prej 1 milion e 662 mij\u00eb lek\u00eb e t\u00ebrhequr n\u00eb vitin 2008 nuk duhet t\u00eb konsiderohet si burim p\u00ebr cash-in 3.5 milion\u00eb lek\u00ebsh t\u00eb deklaruar n\u00eb vitin 2009.<\/p>\n<p>P\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti me sip\u00ebrfaqe 103 m2 n\u00eb Selit\u00eb t\u00eb Tiran\u00ebs n\u00eb prill t\u00eb vitit 2011 \u00a0kundrejt \u00e7mimit 87 mij\u00eb e 750 euro, bashk\u00ebshorti i subjektit ka deklaruar si burim krijimi nj\u00eb kredi n\u00eb BKT n\u00eb shum\u00ebn 5 milion\u00eb lek\u00eb; depozita bankare n\u00eb shumat 2 milion\u00eb e 498 mij\u00eb lek\u00eb, 646 mij\u00eb lek\u00eb dhe 845 mij\u00eb lek\u00eb; si dhe pak\u00ebsimin i gjendjes cash n\u00eb shum\u00ebn 2 milion\u00eb e 494 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioni ka konstatuar deklarime kontradiktore t\u00eb pal\u00ebve n\u00eb lidhje me koh\u00ebn e kryerjes s\u00eb pagesave p\u00ebr apartamentin; mosdeklarimin nj\u00eb pagese n\u00eb shum\u00ebn 23 mij\u00eb euro t\u00eb kryer n\u00eb vitin 2011, si dhe t\u00eb ndihmave nga familjar\u00ebt n\u00eb shumat 8 mij\u00eb euro dhe 250 mij\u00eb lek\u00eb, q\u00eb ka mbetur e paprovuar me dokumentacion.<\/p>\n<p>Zaimi ka dh\u00ebn\u00eb dy versione t\u00eb ndryshme p\u00ebr p\u00ebrdorimin e ndihm\u00ebs nga familjar\u00ebt, pasi nj\u00ebher\u00eb ka deklaruar se ka sh\u00ebrbyr si burim p\u00ebr kryerjen e nj\u00eb pagese n\u00eb shum\u00ebn 2.5 milion\u00eb lek\u00eb m\u00eb 8 qershor 2011 dhe nj\u00eb her\u00eb p\u00ebr pages\u00ebn e shum\u00ebs 23 mij\u00eb euro n\u00eb dat\u00ebn 22 qershor.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, ndihma e pretenduar nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb analiz\u00ebn paraprake t\u00eb KPK prej nga ka rezultuar munges\u00eb burimesh t\u00eb ligjshme p\u00ebr pages\u00ebn e shum\u00ebs 2,5 milion\u00eb lek\u00eb n\u00eb dat\u00ebn 8 qershor 2011 nga kursimet, pasi gjendja cash e deklaruar n\u00eb shum\u00ebn 950 mij\u00eb lek\u00eb, ka qen\u00eb e pamjaftueshme.<\/p>\n<p>Komisioni ka konstatuar munges\u00eb burimesh t\u00eb ligjshme edhe p\u00ebr pages\u00ebn e shum\u00ebs 23 mij\u00eb euro n\u00eb dat\u00ebn 22 qershor 2011, pasi gjendja cash \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur p\u00ebr pages\u00ebn e dat\u00ebs 8 qershor 2011.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht k\u00ebtyre konstatimeve, shumica \u00ebsht\u00eb bindur m\u00eb von\u00eb nga shpjegimet e Zaimit. Sipas KPK, Zaimi ka dh\u00ebn\u00eb shpjegime t\u00eb mjaftueshme n\u00eb lidhje me mosdeklarimin e ndihm\u00ebs familjare.<\/p>\n<p>\u201cDuke qen\u00eb se veprimet juridike, dh\u00ebnia e ndihm\u00ebs prej familjar\u00ebve dhe shlyerja e saj n\u00ebp\u00ebrmjet t\u00ebrheqjes s\u00eb depozitave bankare, jan\u00eb kryer dhe p\u00ebrfunduar po brenda vitit 2011, [\u2026], nuk ishte detyrim p\u00ebr deklarim n\u00eb deklarat\u00ebn periodike t\u00eb vitit 2011 dhe aq m\u00eb tep\u00ebr n\u00eb deklarat\u00ebn Vetting\u201d, arsyeton shumica.<\/p>\n<p>Komici dhe Qirko shprehen se familjar\u00ebt e subjektit rezultojn\u00eb rezident\u00eb t\u00eb p\u00ebrhersh\u00ebm n\u00eb Itali e Greqi, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb shumat e kontribuara jan\u00eb n\u00eb vlera relativisht t\u00eb vogla. Ata shtojn\u00eb se Zaimi ka pasur mund\u00ebsi t\u2019i kthej\u00eb shumat e pretenduara.<\/p>\n<p>Lidhur me mosp\u00ebrputhjen e deklarimeve p\u00ebr destinacionin e p\u00ebrdorimit t\u00eb ndihm\u00ebs familjare, Zaimi ka pretenduar se kjo ka ndodhur pasi i \u00ebsht\u00eb referuar kujtes\u00ebs dhe jo dokumentacionit.<\/p>\n<p>Sipas shumic\u00ebs, edhe pse subjekti nuk e ka provuar marrjen e ndihm\u00ebs nga familjar\u00ebt, ajo ka dh\u00ebn\u00eb shpjegime t\u00eb plota se kjo ndihm\u00eb ka sh\u00ebrbyer si burim p\u00ebr pages\u00ebn e shum\u00ebs 23 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Pas analiz\u00ebs s\u00eb rishikuar shumica arrin n\u00eb konkluzionin se Zaimi dhe bashk\u00ebshorti i saj kan\u00eb pasur pasakt\u00ebsi t\u00eb justifikuara p\u00ebr apartamentin n\u00eb Tiran\u00eb. Balanca negative e mbetur n\u00eb shum\u00ebn 199 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr pages\u00ebn e k\u00ebstit 23 mij\u00eb euro dhe pasakt\u00ebsit\u00eb nuk jan\u00eb konsideruar me pesh\u00eb.<\/p>\n<p>Shuli n\u00eb pakic\u00eb vler\u00ebson se Zaimi nuk ka dh\u00ebn\u00eb shpjegime bind\u00ebse p\u00ebr mosp\u00ebrputhjet e konstatuara n\u00eb lidhje me deklarimet p\u00ebr koh\u00ebn e kryerjes s\u00eb pagesave t\u00eb apartamentit. Sipas saj, rezulton se pagesat jan\u00eb kryer n\u00eb rrug\u00eb bankare dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb ato jan\u00eb leht\u00ebsisht t\u00eb verifikueshme.<\/p>\n<p>Ajo i q\u00ebndron konstatimit fillestar t\u00eb KPK se subjekti ka munges\u00eb burimesh p\u00ebr pages\u00ebn e shum\u00ebs 2.5 milion\u00eb lek\u00eb m\u00eb dat\u00eb 8 qershor 2011 t\u00eb prejardhur nga gjendja cash e vitit 2010, pasi gjendja cash e deklaruar ka qen\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 950 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Shuli evidenton se n\u00eb t\u00eb gjitha deklarimet p\u00ebrpara vitit 2011, Zaimi ka deklaruar gjendje cash dhe jo shtesa, megjith\u00ebse deklarata periodike e pasuris\u00eb k\u00ebrkon deklarimin e shtesave dhe pak\u00ebsimeve t\u00eb pasurive gjat\u00eb nj\u00eb viti.<\/p>\n<p>Gjithashtu, Shuli sjell n\u00eb v\u00ebmendje mospasqyrimin n\u00eb deklarat\u00ebn e vitit 2011 dhe n\u00eb at\u00eb veting t\u00eb ndihma financiare nga familjar\u00ebt, si edhe mosdokumentimin e marrjes s\u00eb vlerave t\u00eb pretenduara. Bazuar n\u00eb k\u00ebto konstatime, ajo vler\u00ebson se ndihma financiare nuk mund t\u00eb konsiderohet si burim p\u00ebr pages\u00ebn e k\u00ebstit 23 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>\u201c[\u2026]nuk bie dakord me qasjen e shumic\u00ebs dhe q\u00ebndrimin e mbajtur n\u00eb lidhje me konsiderimin e likujditeteve ne cash, p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, n\u00eb kushtet kur n\u00eb disa raste subjekti ka kryer deklarime kontradiktore e jan\u00eb v\u00ebrejtur mosp\u00ebrputhje deklarimesh, t\u00eb cilat e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb objektivisht t\u00eb pamundur v\u00ebrtetimin e pretendimeve t\u00eb tij n\u00eb lidhje me likujditetet cash\u201d, vler\u00ebson Shuli dhe \u00a0konkludon se Zaimi gjendet n\u00eb pamund\u00ebsi financiare nd\u00ebr vite n\u00eb shum\u00ebn 2 milion\u00eb e 880 mij\u00eb lek\u00eb dhe se duhet shkarkuar nga detyra.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shumica e trupit gjykues t\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit \u00ebsht\u00eb bindur nga shpjegimet e prokurores s\u00eb Tiran\u00ebs, Marjeta Zaimi p\u00ebr burimet e pasurive, megjith\u00ebse nj\u00eb pjes\u00eb e tyre kan\u00eb rezultuar kontradiktore me deklarimet e m\u00ebparshme.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":73516,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,117,362],"tags":[111,118,594,149],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Marjeta-Zaimi-seanca-KPK.jpg","fifu_image_alt":"Prokurorja Marjeta Zaimi e Prokuroris\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb KPK. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73515"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=73515"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73515\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":73517,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73515\/revisions\/73517"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/73516"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=73515"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=73515"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=73515"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}