{"id":73521,"date":"2021-05-03T15:46:31","date_gmt":"2021-05-03T13:46:31","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-u-bind-nga-provat-e-terthorta-te-gjyqtares-flora-hajredinaj\/2021\/05\/03\/"},"modified":"2023-04-06T21:43:23","modified_gmt":"2023-04-06T19:43:23","slug":"kpk-u-bind-nga-provat-e-terthorta-te-gjyqtares-flora-hajredinaj","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-u-bind-nga-provat-e-terthorta-te-gjyqtares-flora-hajredinaj\/2021\/05\/03\/","title":{"rendered":"KPK u bind nga provat e \u201ct\u00ebrthorta\u201d t\u00eb gjyqtares Flora Hajredinaj"},"content":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit i ka vler\u00ebsuar t\u00eb mjaftueshme deklarimet vjetore t\u00eb gjyqtares Flora Hajredinaj dhe deklaratat e personave t\u00eb ndrysh\u00ebm mbi egzistenc\u00ebn e nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie qiraje t\u00eb paprovuar me dokumentacion ligjor, prej nga jan\u00eb p\u00ebrfituar nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb ardhurave q\u00eb kan\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr krijimin e nj\u00eb vlere n\u00eb shum\u00ebn 40 mij\u00eb euro q\u00eb babai i bashk\u00ebshortit u ka dhuruar &#8211; vler\u00eb e cila ka sh\u00ebrbyer p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti n\u00eb Tiran\u00eb.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_74269\" aria-describedby=\"caption-attachment-74269\" style=\"width: 533px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Flora-Hajredinaj.gif\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-74269\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Flora-Hajredinaj-533x400.gif\" alt=\"\" width=\"533\" height=\"400\" data-id=\"74269\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-74269\" class=\"wp-caption-text\">Gjyqtarja Flora Hajredinaj. Foto: BIRN<\/figcaption><\/figure>\n<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK konfirmoi n\u00eb detyr\u00eb m\u00eb 16 tetor 2020, gjyqtaren Flora Hajredinaj t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me t\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb p\u00ebr Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, pasi p\u00ebrmbysi rezultatet paraprake t\u00eb hetimit administrativ p\u00ebr munges\u00eb burimesh p\u00ebr krijimin e pasuris\u00eb, si dhe nj\u00eb raport negativ t\u00eb Drejtoris\u00eb s\u00eb Sigurimit t\u00eb Informacionit t\u00eb Klasifikuar, DSIK.<\/p>\n<p>Inspektorati i Lart\u00eb i Deklarimit dhe Kontrollit t\u00eb Pasurive dhe Konfliktit t\u00eb Interesave, ILDKPKI nuk ka gjetur probleme n\u00eb deklarimin e pasuris\u00eb t\u00eb kryer nga gjyqtarja Hajredinaj.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, nga hetimi paraprak i KPK \u00ebsht\u00eb konstatuar fillimisht nj\u00eb balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn 4 milion\u00eb e 975 mij\u00eb lek\u00eb, pasi \u00ebsht\u00eb konsideruar i paprovuar burimi i nj\u00eb dhurimi t\u00eb kryer nga vjehrri n\u00eb shum\u00ebn 40 mij\u00eb euro. Ky konstatim paraprak \u00ebsht\u00eb ndryshuar m\u00eb pas nga Komisioni q\u00eb i ka vler\u00ebsuar bind\u00ebse shpjegimet dhe dokumentet e depozituara prej subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit p\u00ebr dhurimin e vler\u00ebs 40 mij\u00eb, edhe pse cil\u00ebsohen si prova \u201ct\u00eb t\u00ebrthorta\u201d.<\/p>\n<p>Komisioni vler\u00ebson t\u00eb pabazuar raportin e dyt\u00eb t\u00eb DSIK-s\u00eb, ku ngrihen dyshime se ka favorizuar kundrejt mit\u00ebs disa persona n\u00eb proceset gjyq\u00ebsore dhe se sekser ka qen\u00eb bashk\u00ebshorti i saj. Gjithashtu, KPK vler\u00ebson jopenalizues edhe mosdeklarimin e mosdh\u00ebnies s\u00eb viz\u00ebs s\u00eb vizitorit nga Ambasada Amerikane, n\u00eb janar t\u00eb vitit 2009.<\/p>\n<p>Vler\u00ebsimi i KPK \u00ebsht\u00eb gjetur i drejt\u00eb edhe nga Komisioneri Publik, q\u00eb njoftoi m\u00eb 30 prill mosankimin e vendimit.<\/p>\n<p>Gjyqtarja Flora Hajredinaj ka nj\u00eb karrier\u00eb prej dy dekadash n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb, ku ka punuar fillimisht si gjyqtare n\u00eb Dib\u00ebr dhe prej vitit 2003 n\u00eb ish-Gjykat\u00ebn e Krimeve t\u00eb R\u00ebnda. Me shkrirjen e k\u00ebsaj gjykate si rrjedhoj\u00eb e reform\u00ebs n\u00eb drejt\u00ebsi, Hajradinaj kaloi te Gjykata e Posa\u00e7me p\u00ebr Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.<\/p>\n<p>Trupi gjykues q\u00eb kreu rivler\u00ebsimin p\u00ebr gjyqtaren Hajredinaj kryesohej nga Brunilda Bekteshi, mr erelator Olsi Komicin dhe an\u00ebtare Firdes Shulin.<\/p>\n<p><strong>Burime t\u00eb ligjshme me prova \u201ct\u00eb t\u00ebrthorta\u201d<\/strong><\/p>\n<p>Mungesa financiare p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti me sip\u00ebrfaqe 119.56 m2 n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb gusht t\u00eb vitit 2006 p\u00ebr \u00e7mimin 81 mij\u00eb euro, \u00ebsht\u00eb konstatuar fillimisht nga Komisioni, pasi nuk \u00ebsht\u00eb konsideruar si i ligjsh\u00ebm nj\u00eb prej burimeve t\u00eb deklaruara nga Hajredinaj, shuma 40 mij\u00eb euro e dhuruar nga babai i bashk\u00ebshortit n\u00eb vitin 2005 pasi u shk\u00ebput\u00ebn nga trungu familjar.<\/p>\n<p>Hajredinaj ka depozituar n\u00eb Komision nj\u00eb deklarat\u00eb noteriale t\u00eb vjehrrit t\u00eb vitit 2016, ku ai shprehet se shuma 40 mij\u00eb euro \u00ebsht\u00eb kursyer bashk\u00ebrisht dhe p\u00ebrb\u00ebhet nga pensionet e tyre; pagat e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit dhe bashk\u00ebshortit t\u00eb saj; t\u00eb ardhurat e dy djemve nga emigracioni dhe qirat\u00eb e dy dyqaneve n\u00eb qytetin Bajram Currit prej vitit 1995 e n\u00eb vazhdim.<\/p>\n<p>N\u00eb analiz\u00ebn paraprake, Komisioni ka konstatuar se vjehrri dhe vjehrra nuk kan\u00eb pasur mund\u00ebsi t\u00eb kursenin nga pensionet e tyre; se p\u00ebr t\u00eb ardhurat e kunet\u00ebve nga emigracioni nuk jan\u00eb depozituar dokumente dhe n\u00eb analiz\u00ebn financiare fillestare jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb vet\u00ebm t\u00eb ardhurat e subjektit n\u00eb vler\u00ebn 1 milion e 885 mij\u00eb lek\u00eb dhe t\u00eb bashk\u00ebshortit n\u00eb shum\u00ebn 300 mij\u00eb lek\u00eb, prej nga balanca negative ka rezultuar 2 milion\u00eb e 715 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Pasi \u00ebsht\u00eb njohur me shpjegimet dhe provat e dor\u00ebzuara prej gjyqtares Hajredinaj, Komisioni \u00ebsht\u00eb bindur dhe rendit n\u00eb vendimin e arsyetuar argumentet q\u00eb kan\u00eb \u00e7uar n\u00eb vler\u00ebsimin se shuma 40 mij\u00eb euro \u00ebsht\u00eb krijuar me burime t\u00eb ligjshme.<\/p>\n<p>Sipas KPK, dy dyqanet e dh\u00ebna me qira jan\u00eb pasuri t\u00eb paluajtshme q\u00eb p\u00ebrdoren dhe jan\u00eb p\u00ebrdorur vet\u00ebm p\u00ebr aktivitet tregtar dhe se ky fakt provohet nga kontratat e blerjes s\u00eb lokaleve n\u00eb vitin1993 nga bashk\u00ebshorti i subjektit, K.H., i cili ka qen\u00eb i regjistruar si person juridik privat n\u00eb prill t\u00eb vitit 1992.<\/p>\n<p>N\u00eb arsyetimin ligjor t\u00eb KPK evidentohet se Hajredinaj nuk ka qen\u00eb p\u00ebrfituesi i drejtp\u00ebrdrejt\u00eb i vlerave t\u00eb qiras\u00eb, pasi k\u00ebto t\u00eb ardhura jan\u00eb p\u00ebrfituar dhe administruar nga babai i bashk\u00ebshortit, n\u00ebn cil\u00ebsin\u00eb e kryefamiljarit.<\/p>\n<p>Sipas trupit gjykues, duke qen\u00eb se subjekti i rivler\u00ebsimit me bashk\u00ebshortin dhe djalin jetonin n\u00eb nj\u00eb familje t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt me vjehrrin, vjehrr\u00ebn dhe dy v\u00ebllez\u00ebrit e bashk\u00ebshortit &#8211; n\u00eb k\u00ebto familje t\u00eb m\u00ebdha njihej zakoni dhe tradita q\u00eb i pari i familjes drejtonte administronte dhe investonte t\u00eb gjitha pasurit\u00eb e familjes sipas nevoj\u00ebs s\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb saj.<\/p>\n<p>\u201cKjo lloj marr\u00ebdh\u00ebnieje njihet dhe nga e drejta zakonore shqiptare si nj\u00eb nga burimet e s\u00eb drejt\u00ebs, si e drejt\u00eb popullore e pashkruar, e transmetuar brez pas brezi nga tradita gojore q\u00eb ka sh\u00ebrbyer p\u00ebr rregullimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve juridike gjat\u00eb shekujve n\u00eb vendin ton\u00eb\u201d, argumenton trupi gjykues.<\/p>\n<p>N\u00eb vendim thuhet se vjehrri i gjyqtares Hajredinaj dhe qiramarr\u00ebsi B.K. kan\u00eb pasur t\u00eb lidhur nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie qiraje t\u00eb paformalizuar me nj\u00eb kontrat\u00eb noteriale, por q\u00eb sipas KPK, njihet si nj\u00eb format i parashikuar nga dispozitat e Kodit Civil.<\/p>\n<p>\u201c[\u2026]marr\u00ebdh\u00ebnia e qiras\u00eb nd\u00ebrmjet qiramarr\u00ebsit B.K. dhe qiradh\u00ebn\u00ebsit T.H. provohet me prova dhe burime t\u00eb t\u00ebrthorta\u201d, vler\u00ebson trupi gjykues. Si prova p\u00ebr k\u00ebt\u00eb konstatim, Komisioni rendit deklaratat noteriale t\u00eb personave t\u00eb ndrysh\u00ebm si; ish-punonj\u00ebs n\u00eb aktivitetin e qiramarr\u00ebsit B.K.; t\u00eb bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebve t\u00eb tij n\u00eb tregti; si dhe t\u00eb tregtar\u00ebve fqinj.<\/p>\n<p>N\u00eb vendim thuhet se me k\u00ebto deklarata konfirmohet fakti se lokalet n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb vjehrrit t\u00eb subjektit q\u00eb nga viti 1995 i ka marr\u00eb me qira shtetasi B.K., i cili ushtron aktivitet tregtar deri m\u00eb sot.<\/p>\n<p>\u201cUshtrimi i aktivitetit tregtar nga shtetasi B.K. provohet edhe nga v\u00ebrtetimi i sigurimeve shoq\u00ebrore se ky shtetas nuk rezulton t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb i pun\u00ebsuar n\u00eb nd\u00ebrmarrje shtet\u00ebrore p\u00ebr periudh\u00ebn 1994 \u2013 2010\u201d, vler\u00ebson m\u00eb tej Komisioni. Gjithashtu, konstatohet se Hajredinaj e ka deklaruar rregullisht k\u00ebt\u00eb marrdh\u00ebnie qiraje dhe vlerat e p\u00ebrfituara.<\/p>\n<p>Referuar legjislacionit p\u00ebr pages\u00ebn e detyrimeve tatimore, Komisioni \u00e7mon se \u00ebsht\u00eb qiramarr\u00ebsi ai q\u00eb ka ka detyrimin p\u00ebr t\u00eb paguar tatimin n\u00eb burim. Ky fakt \u00ebsht\u00eb pranuar edhe vet\u00eb qiramarr\u00ebsi me an\u00eb t\u00eb nj\u00eb deklarate noteriale t\u00eb vitit 2017, i cili ka shtuar se p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye pagesa neto e qiras\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb gjithmon\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 27 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb muaj, duke u mbajtur pjesa e tatimit n\u00eb burim.<\/p>\n<p>Trupi gjykues sjell n\u00eb v\u00ebmendje se subjekti i rivler\u00ebsimit nuk ka qen\u00eb n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie direkte qiradh\u00ebnie-qiramarrje me shtetasin B.K.; nuk ka qen\u00eb pronare e dy lokaleve; si dhe nuk ka qen\u00eb pjes\u00ebtare e familjes Hajredinaj n\u00eb vitin 1995 kur \u00ebsht\u00eb lidhur marr\u00ebdh\u00ebnia e qiras\u00eb.<\/p>\n<p>\u201c[\u2026]nuk mund t\u00eb ngarkohet me p\u00ebrgjegj\u00ebsi ligjore p\u00ebr mospagimin e detyrimeve tatimore q\u00eb me ligj i takojn\u00eb p\u00ebr t\u2019u paguar nga qiramarr\u00ebsi[\u2026]\u201d, thuhet n\u00eb vendim dhe sqarohet se qiramarr\u00ebsi ka paguar n\u00eb n\u00ebntor t\u00eb vitit 2019 tatimin mbi t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara nga qiraja.<\/p>\n<p>Duke ju referuar g\u00ebrm\u00ebs \u201cb\u201d t\u00eb pik\u00ebs 1 t\u00eb nenit 49 t\u00eb ligjit p\u00ebr vetingun e gjyqtar\u00ebve dhe prokuror\u00ebve, Komisioni vler\u00ebson se, deklaratat e subjektit dhe t\u00eb d\u00ebshmitar\u00ebve marrin vler\u00eb provuese t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, pasi jan\u00eb gjetur n\u00eb mb\u00ebshtetje dhe t\u00eb harmonizuara me t\u00eb dh\u00ebnat e tjera t\u00eb paraqitura gjat\u00eb procesit dhe arrin n\u00eb p\u00ebrfundimin se t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara nga qiraja jan\u00eb t\u00eb ligjshme.<\/p>\n<p>Komisioni thot\u00eb se ka llogaritur t\u00eb ardhur\u00ebn neto t\u00eb p\u00ebrfituar nga qiraja p\u00ebr \u00e7do vit sipas legjislacionit tatimor n\u00eb fuqi n\u00eb lidhje me norm\u00ebn e tatimit, q\u00eb deri m\u00eb dat\u00eb 30 prill 2005 kan\u00eb rezultuar n\u00eb vler\u00ebn prej 3 milion\u00eb e 325 mij\u00eb lek\u00eb. Sipas KPK, kjo vler\u00eb s\u00eb bashku me kursimet nga pagat plot\u00ebsojn\u00eb shum\u00ebn e dhuruar prej 40 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit i ka vler\u00ebsuar t\u00eb mjaftueshme deklarimet vjetore t\u00eb gjyqtares Flora Hajredinaj dhe deklaratat e personave t\u00eb ndrysh\u00ebm mbi egzistenc\u00ebn e nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie qiraje t\u00eb paprovuar me dokumentacion ligjor, prej nga jan\u00eb p\u00ebrfituar nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb ardhurave q\u00eb kan\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr krijimin e nj\u00eb vlere n\u00eb shum\u00ebn 40 mij\u00eb euro q\u00eb [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":73522,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,117,362],"tags":[595,107,118,258],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Flora-Hajredinaj.gif","fifu_image_alt":"Gjyqtarja Flora Hajredinaj. Foto: BIRN","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73521"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=73521"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73521\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":73523,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73521\/revisions\/73523"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/73522"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=73521"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=73521"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=73521"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}