{"id":73527,"date":"2021-04-30T19:17:34","date_gmt":"2021-04-30T17:17:34","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjyqtari-ramazan-avdiu-kundershton-barren-e-proves-per-pasurine\/2021\/04\/30\/"},"modified":"2023-04-06T21:43:42","modified_gmt":"2023-04-06T19:43:42","slug":"gjyqtari-ramazan-avdiu-kundershton-barren-e-proves-per-pasurine","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjyqtari-ramazan-avdiu-kundershton-barren-e-proves-per-pasurine\/2021\/04\/30\/","title":{"rendered":"Gjyqtari Ramazan Avdiu kund\u00ebrshton barr\u00ebn e prov\u00ebs p\u00ebr pasurin\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>P\u00ebr pes\u00eb or\u00eb me radh\u00eb, gjyqtari i Elbasanit, Ramazan Avdiu shpjegoi versionin e tij p\u00ebr shpenzimet n\u00eb vite, burimin e krijimit t\u00eb pasurive q\u00eb zot\u00ebron si dhe p\u00ebr mund\u00ebsit\u00eb financiare p\u00ebr dh\u00ebnien e disa huave me interes dhe kthimin e tyre.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_78585\" aria-describedby=\"caption-attachment-78585\" style=\"width: 533px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Ramazan-Aliu-pas-seances-.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"wp-image-78585 size-large\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Ramazan-Aliu-pas-seances--533x400.jpg\" alt=\"\" width=\"533\" height=\"400\" data-id=\"78585\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-78585\" class=\"wp-caption-text\">Gjyqtari Ramazan Avdiu (djathas) pas seanc\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb d\u00ebgjimore me KPK. Foto: Edmond Hoxhaj.<\/figcaption><\/figure>\n<p>Gjyqtari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Elbasanit, Ramazan Avdiu dha shpjegime p\u00ebr gati pes\u00eb or\u00eb t\u00eb premten lidhur me barr\u00ebn e prov\u00ebs s\u00eb kaluar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK vet\u00ebm p\u00ebr kriterin e pasuris\u00eb. N\u00eb seanc\u00ebn e par\u00eb, KPK gjeti probleme p\u00ebr kat\u00ebr huadh\u00ebnie me interes nga ana e Avdiut si dhe munges\u00eb burimesh financiare p\u00ebr krijimin e pasuris\u00eb.<\/p>\n<p>Me k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb subjektit, trupi gjykues korrigjoi nj\u00eb gabim material n\u00eb analiz\u00ebn financiare. Megjithat\u00eb, relatorja Sanxhaktari tha se balanca negative e analiz\u00ebs s\u00eb p\u00ebrgjithshme mbetej e p\u00ebraf\u00ebrt.<\/p>\n<p>Dy an\u00ebtar\u00ebt e tjer\u00eb t\u00eb trupit gjykues q\u00eb po kryen rivler\u00ebsimin e gjyqtarit Avdiu jan\u00eb Xhensila Pine dhe Olsi Komici, ky i fundit n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e kryesuesit. Nga v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar ishte e pranishme Marie Tuma.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore, Avdiu e konsideroi t\u00eb pav\u00ebrtet\u00eb raportin e KPK-s\u00eb dhe k\u00ebrkoi t\u00eb jepte sqarime t\u00eb holl\u00ebsishme \u2013pasi si\u00e7 tha, qytetar\u00ebt duhet t\u00eb m\u00ebsojn\u00eb se cili \u00ebsht\u00eb. Kryesuesi i trup\u00ebs, Olsi Komici i t\u00ebrhoqi shpesh v\u00ebmendjen subjektit q\u00eb t\u00eb jet\u00eb konciz.<\/p>\n<p>Gjyqtari Avdiu pretendoi se konsiderimi i gjendjes cash n\u00eb shum\u00ebn 350 mij\u00eb lek\u00eb kishte sjell\u00eb ndryshime jo vet\u00ebm n\u00eb vitin 2003, por efektet pozitive shtrihen n\u00eb giith\u00eb analiz\u00ebn financiare. Ai theksoi se p\u00ebr shkak t\u00eb mosreflektimit t\u00eb efekteve q\u00eb kishte sjell\u00eb n\u00eb vitet e m\u00ebvonshme p\u00ebrfshirja e k\u00ebsaj shume, e kishte t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb kuptonte q\u00ebndrimin e Komisionit.<\/p>\n<p>Ai e quajti hetimin administrativ t\u00eb KPK t\u00eb p\u00ebrcipt\u00eb dhe t\u00eb nxituar. Fillimisht u ndal n\u00eb p\u00ebrllogaritjen e shpenzimeve t\u00eb Komisionit p\u00ebr periudh\u00ebn 1994-2002. Avdiu k\u00ebmb\u00ebnguli se ishte e padrejt\u00eb q\u00eb shpenzimet jan\u00eb konsideruar n\u00eb vler\u00ebn 66% t\u00eb t\u00eb ardhurave.<\/p>\n<p>Gjyqtari Avdiu argumentoi se shpenzimet e p\u00ebrllogaritura nga KPK gjat\u00eb periudh\u00ebs q\u00eb ai kishte nisur pun\u00ebn si gjyqtar tejkalonin t\u00eb ardhurat e punonj\u00ebsve t\u00eb administrates ose ishin t\u00eb p\u00ebraf\u00ebrta me pagat e drejtuesve t\u00eb nivelit t\u00eb lart\u00eb. Gjithashtu, theksoi se ai ishte m\u00ebsuar q\u00eb n\u00eb vog\u00ebli t\u00eb b\u00ebnte nj\u00eb jet\u00eb modeste, ashtu si dhe prind\u00ebrit dhe familjar\u00ebt e tij.<\/p>\n<p>Subjekti pohoi se p\u00ebr periudh\u00ebn 1989-2009 kishte bler\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb apartament n\u00eb qytetin e Gramshit dhe se nuk kishte kryer shpenzime p\u00ebr riparime. P\u00ebr t\u00eb provuar k\u00ebt\u00eb pretendim, ai tha se kishte dor\u00ebzuar videoregjistrime t\u00eb kryera n\u00eb vitet 1996-1999 gjat\u00eb festave familjare, ku shfaqej gjendja e apartamentit.<\/p>\n<p>Duke iu referuar raporteve t\u00eb INSTAT, ai deklaroi se kostoja e jetes\u00ebs n\u00eb qytetin e Gramshit ishte m\u00eb e vog\u00ebl se n\u00eb qytetin e Elbasanit dhe se para vitit 2002, niveli i shpenzimeve nuk mund t\u00eb p\u00ebrllogaritej m\u00eb shum\u00eb se 38% e t\u00eb ardhurave. Avdiu i k\u00ebrkoi Komisionit q\u00eb t\u00eb krynte rianalizimin e pasuris\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb dhe pohoi se duhej q\u00eb pas korrigjimit t\u00eb gabimit material t\u00eb ishin reflektuar edhe efektet n\u00eb vitet e m\u00ebvonshme.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim ai e quajti t\u00eb padrejt\u00eb p\u00ebrjashtimin nga analiza financiare t\u00eb kursimit n\u00eb shum\u00ebn 3 mij\u00eb e 641 USD n\u00eb vitin 2007, vler\u00eb p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn tha se rridhte nga mbyllja e nj\u00eb depozite n\u00eb vitin 2005 q\u00eb kishte pasur si burim gjendjen cash 350 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb vitin 2003.<\/p>\n<p>\u201cPas korrigjimit t\u00eb gabimit rezulton se kam pasur mund\u00ebsi ta krijoj k\u00ebt\u00eb shum\u00eb,\u201d theksoi Avdiu dhe k\u00ebrkoi q\u00eb shuma 3 641 dollar\u00eb t\u00eb njihej si gjendje cash n\u00eb fund t\u00eb vitit 2007.<\/p>\n<p>Avdiu e kund\u00ebrshtoi konstatimin e KPK p\u00ebr munges\u00ebn e burimeve t\u00eb ligjshme p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti me sip\u00ebrfaqe 58.2 m2 n\u00eb vitin 1996 n\u00eb Gramsh kundrejt \u00e7mimit 420 mij\u00eb lek\u00eb. Lidhur me burimin e deklaruar si t\u00eb p\u00ebrfituar nga shitja e nj\u00eb zetori, Avdiu sqaroi se mjetin nuk e kishte bler\u00eb p\u00ebr veten e tij, por p\u00ebr familjar\u00ebt q\u00eb jetonin dhe punonin n\u00eb fshat.<\/p>\n<p>P\u00ebr nd\u00ebrtimin e nj\u00eb shtese t\u00eb paligjshme n\u00eb vitin 2012 n\u00eb apartamentin e bler\u00eb n\u00eb vitin 1996, Avdiu u shpreh se kishte qen\u00eb kund\u00ebr k\u00ebsaj nisme, por pasi fqinj\u00ebt kishin nisur nd\u00ebrtimet ishte detyruar t\u00eb p\u00ebrfshihej edhe ai. \u201cKur nis\u00ebn punimet un\u00eb kisha bler\u00eb nj\u00eb apartament tjet\u00ebr dhe nuk kisha nevoj\u00eb,\u201d sqaroi subjekti.<\/p>\n<p>Ai pretendoi se deri n\u00eb vitin 2002 kishte pasur t\u00eb ardhura t\u00eb ligjshme p\u00ebr blerjen e apartamentit, dh\u00ebnien e huas\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 1.4 milion\u00eb lek\u00eb shtetasit H.B. dhe shpenzimet e jetes\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cDal me bilanc pozitiv 180 mij\u00eb lek\u00eb,\u201d k\u00ebmb\u00ebnguli ai dhe k\u00ebrkoi t\u00eb pranoheshin burime t\u00eb krijimit t\u00eb k\u00ebtyre pasurive t\u00eb gjitha shumat e deklaruara.<\/p>\n<p>Avdiu pretendoi se kishte pasur burime t\u00eb ligjshme edhe p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti tjet\u00ebr me sip\u00ebrfaqe 88.7 m2 p\u00ebr \u00e7mimin 3 milion\u00eb n\u00eb vitin 2010. Ai kund\u00ebrshtoi konstatimin e vler\u00ebs mesatare t\u00eb tregur n\u00eb shum\u00ebn 3.4 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri dhe solli n\u00eb v\u00ebmendje se gjendej n\u00eb nj\u00eb pallat t\u00eb nd\u00ebrtuar n\u00eb vitin 1968, p\u00ebr t\u00eb cilin shkalla e amortizimit shkonte n\u00eb mas\u00ebn 42%. \u201c\u00cbsht\u00eb i padrejt\u00eb p\u00ebrcaktimi i \u00e7mimit t\u00eb referenc\u00ebs\u201d, tha subjekti.<\/p>\n<p>Sipas Avdiut, korrigjimi i kursimeve mbulonte me t\u00eb ardhura t\u00eb ligjshme edhe dh\u00ebnien e nj\u00eb huaje n\u00eb shum\u00ebn 2.1 milion\u00eb lek\u00eb shtetasit P.B.. Sipas subjektit, ndryshe nga sa ka konsatuar Komisioni, huamarr\u00ebsi ka pasur burime p\u00ebr kthimin e vler\u00ebs, pasi ka zot\u00ebruar nj\u00eb aktivitet privat.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb e kam njohur kthimin e shum\u00ebs, ju nuk e pranoni. N\u00ebse ju nuk i pranoni, at\u00ebher\u00eb nuk i ka kthyer dhe kjo do t\u00eb \u00e7onte n\u00eb konstatimin se kam b\u00ebr\u00eb deklarim t\u00eb rrem\u00eb. Ju nuk e konsideroni se sipas jush nuk ka pasur burime t\u00eb ligjshme. Un\u00eb nuk mund t\u00eb kontrolloja ligjshm\u00ebrin\u00eb e burimeve t\u00eb huamarr\u00ebsit,\u201d tha Avdiu dhe theksoi se kishte dor\u00ebzuar shpjegime dhe prova q\u00eb v\u00ebrtetonin se P.B. kishte pasur burime t\u00eb ligjshme t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr kthimin e huas\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr mospagimin e detyrimeve tatimore, ai pretendoi se kishte marr\u00eb vet\u00ebm principalin dhe nuk i ishin dh\u00ebn\u00eb ende interesat. \u00a0Avdiu k\u00ebmb\u00ebnguli se edhe nj\u00eb huamarr\u00ebs tjet\u00ebr, A.D., kishte pasur mund\u00ebsi financiare p\u00ebr kthimin e shum\u00ebs q\u00eb i kishte dh\u00ebn\u00eb.<\/p>\n<p>Ai deklaroi disa her\u00eb gjat\u00eb seanc\u00ebs se interesat kishin qen\u00eb t\u00eb nj\u00ebjta me ato t\u00eb bankave ose m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta dhe se nuk kishte arsye p\u00ebr ngritje dyshimesh p\u00ebr fshehje t\u00eb t\u00eb ardhurave, apo p\u00ebr c\u00ebnim t\u00eb besimit t\u00eb publikut tek drejt\u00ebsia. \u201cDyshime do t\u00eb kishte n\u00ebse interesi do t\u00eb kishte qen\u00eb i lart\u00eb,\u201d v\u00ebrejti Avdiu.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, Avdiu k\u00ebrkoi q\u00eb analiza financiare p\u00ebr periudh\u00ebn 1994-2002 t\u00eb rib\u00ebhej sipas situat\u00ebs faktike t\u00eb pretenduar prej tij dhe q\u00eb n\u00eb analiz\u00ebn e periudh\u00ebs 2003-2016 t\u00eb p\u00ebrfshiheshin efektet e krijuara nga korrigjimi i gjendjes cash t\u00eb vitit 2003, si dhe shumat e kthyera nga huamarr\u00ebsit.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore, relatorja Sanxhaktari evidentoi se, p\u00ebr shkak t\u00eb mos shlyerjes s\u00eb huas\u00eb s\u00eb dh\u00ebn\u00eb n\u00eb vitin 2002, subjekti kishte p\u00ebrfituar edhe d\u00ebmshp\u00ebrblim. Sipas saj, kjo shum\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur p\u00ebr dh\u00ebnien e tre huave t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Gjithashtu, ajo evidentoi se subjekti, vet\u00ebm me pagat e tij e t\u00eb bashk\u00ebshortes, kishte arritur t\u00eb blinte nj\u00eb apartament n\u00eb vitin 1996 n\u00eb Gramsh q\u00eb s\u00eb bashku me shtes\u00ebn e vitit 2012 kan\u00eb sip\u00ebrfaqe totale 128 m2; nj\u00eb apartament tjet\u00ebr n\u00eb k\u00ebt\u00eb qytet me sip\u00ebrfaqe 88 m2 dhe nj\u00eb apartament me sip\u00ebrfaqe 70.6 m2 n\u00eb Tiran\u00eb vitin 2017.<\/p>\n<p>I pyetur nga Sanxhaktari se p\u00ebrse nuk i kishte depozituar kursimet n\u00eb bank\u00eb, por i kishte dh\u00ebn\u00eb hua n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb informale duke i deklaruar ato vet\u00ebm n\u00eb momentin t\u00eb kthimit t\u00eb shumave, Avdiu pretendoi se huamarr\u00ebsit ia kishin k\u00ebrkuar vet\u00eb dhe kishte menduar t\u2019i ndihmonte.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore, ai k\u00ebrkoi ri\u00e7eljen e hetimit administrativ p\u00ebr pasurin\u00eb; rib\u00ebrjen e rezultatit t\u00eb hetimit duke u vler\u00ebsuar t\u00eb gjitha k\u00ebrkesat e paraqitura gjat\u00eb k\u00ebtij procesi; si dhe ri\u00e7eljen e hetimit p\u00ebr figur\u00ebn dhe profesionalizmin.<\/p>\n<p>KPK njoftoi se vendimi do t\u00eb shpallet m\u00eb dat\u00eb 6 maj, ora 09:15.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>P\u00ebr pes\u00eb or\u00eb me radh\u00eb, gjyqtari i Elbasanit, Ramazan Avdiu shpjegoi versionin e tij p\u00ebr shpenzimet n\u00eb vite, burimin e krijimit t\u00eb pasurive q\u00eb zot\u00ebron si dhe p\u00ebr mund\u00ebsit\u00eb financiare p\u00ebr dh\u00ebnien e disa huave me interes dhe kthimin e tyre.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":73528,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[415,117,2,362],"tags":[200,103,118],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Ramazan-Aliu-pas-seances-.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtari Ramazan Aliu (djathas) pas seanc\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb d\u00ebgjimore me KPK. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73527"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=73527"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73527\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":73529,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73527\/revisions\/73529"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/73528"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=73527"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=73527"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=73527"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}