{"id":73542,"date":"2021-04-29T14:40:17","date_gmt":"2021-04-29T12:40:17","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjyqtari-genti-dokollari-perballet-me-vetingun\/2021\/04\/29\/"},"modified":"2023-04-06T21:44:20","modified_gmt":"2023-04-06T19:44:20","slug":"gjyqtari-genti-dokollari-perballet-me-vetingun","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjyqtari-genti-dokollari-perballet-me-vetingun\/2021\/04\/29\/","title":{"rendered":"Gjyqtari Genti Dokollari p\u00ebrballet me vetingun"},"content":{"rendered":"<p>Gjyqtari i Kor\u00e7\u00ebs, Genti Dokollari u pyet gjat\u00eb seanc\u00ebs p\u00ebr blerjen me \u00e7mim preferencial t\u00eb nj\u00eb automjeti nga nj\u00eb mik i tij, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ai mori vler\u00ebsime pozitive p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs dhe profesionalizmin.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_78563\" aria-describedby=\"caption-attachment-78563\" style=\"width: 533px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Gjyqtari-Genti-Dokollari-pas-seances-ne-KPK-.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-78563\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Gjyqtari-Genti-Dokollari-pas-seances-ne-KPK--533x400.jpg\" alt=\"\" width=\"533\" height=\"400\" data-id=\"78563\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-78563\" class=\"wp-caption-text\">Gjyqtari Genti Dokollari pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore me KPK. Foto: Edmond Hoxhaj.<\/figcaption><\/figure>\n<p>Gjyqtari Genti Dokollari u p\u00ebrball t\u00eb enjten me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK, kur gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore u evidentuan gjetjet p\u00ebr tre kriteret e rivler\u00ebsimit, pasurin\u00eb, past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs dhe profesionalizmin.<\/p>\n<p>Trupi gjykues q\u00eb po kryen rivler\u00ebsimin p\u00ebr gjyqtarin Genti Dokollari kryesohet nga Brunilda Bekteshi, me relator Lulzim Hamitajn dhe an\u00ebtare Etleda \u00c7iftjan. N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar ishte i pranish\u00ebm Francesco Cardi.<\/p>\n<p>Genti Dokollari u diplomua n\u00eb Shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs n\u00eb vitin 2013 dhe stazhin e kreu n\u00eb vitin 2014 n\u00eb Gjykat\u00ebn e Tiran\u00ebs. N\u00eb k\u00ebt\u00eb gjykat\u00eb ai \u00ebsht\u00eb caktuar provizorisht deri n\u00eb vitin 2017, nd\u00ebrsa m\u00eb von\u00eb u em\u00ebrua si gjyqtar n\u00eb Gjykat\u00ebn e Rrethit Gjyq\u00ebsor Kor\u00e7\u00eb.<\/p>\n<p>Prej vitit 2018, Dokollari e kryen funksionin si i caktuar provizorisht n\u00eb Gjykat\u00ebn e Kavaj\u00ebs. Dokollari ka aplikuar gjithashtu p\u00ebr t\u2019u promovuar si gjyqtar Apeli n\u00eb K\u00ebshillin e Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor. Paralelisht me funksionin si gjyqtar, ai \u00ebsht\u00eb angazhuar edhe n\u00eb m\u00ebsimdh\u00ebnie.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore t\u00eb zhvilluar t\u00eb enjten nuk u evidentuan probleme p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs dhe profesionalizmin, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb gjyqtari Dokollari dha shpjegime p\u00ebr \u00e7mimin e blerjes s\u00eb nj\u00eb automjeti \u201cBenz\u201d dhe dhurimet e kryera nga prind\u00ebrit. Dokollari theksoi se ai dhe prind\u00ebrit kishin pasur burime t\u00eb ligjshme p\u00ebr t\u00eb gjitha shpenzimet dhe investimet q\u00eb kishin kryer.<\/p>\n<p>Komisioni nuk ka gjetur probleme n\u00eb p\u00ebrdorimin e dy apartamenteve pa kund\u00ebrshp\u00ebrblim, nj\u00eb n\u00eb qytetin e Kor\u00e7\u00ebs dhe tjetri n\u00eb Tiran\u00eb. Apartamenti n\u00eb Tiran\u00eb ka rezultuar se \u00ebsht\u00eb bler\u00eb nga prind\u00ebrit n\u00eb vitin 2008 p\u00ebr \u00e7mimin 55 mij\u00eb euro, kur subjekti ishte student.<\/p>\n<p>Gjyqtari Dokollari u pyet m\u00eb s\u00eb shumti lidhur me blerjen e nj\u00eb automjeti tip \u201cBenz\u201d n\u00eb vitin 2014 kundrejt shum\u00ebs 840 mij\u00eb lek\u00eb \u2013 nd\u00ebrkoh\u00eb shit\u00ebsi e kishte bler\u00eb at\u00eb n\u00eb vitin 2010 p\u00ebr 21 400 euro.<\/p>\n<p>Nga hetimi ka rezultuar se subjekti e ka shitur k\u00ebt\u00eb pasuri p\u00ebr shum\u00ebn 8 mij\u00eb euro. Hamitaj pohoi se gjyqtari Dokollari kishe sqaruar se \u00e7mimi i blerjes kishte qen\u00eb preferencial, pasi me shit\u00ebsin kishte miq\u00ebsi t\u00eb hershme dhe se makina kishte pasur nevoj\u00eb p\u00ebr kryerjen e disa sh\u00ebrbimeve.<\/p>\n<p>Komisioni konstaton se subjekti nuk e ka deklaruar k\u00ebt\u00eb trajtim preferencial. Nd\u00ebrkoh\u00eb, \u00ebsht\u00eb hetuar n\u00ebse gjyqtari Dokollari ka shqyrtuar ndonj\u00eb \u00e7\u00ebshtje me pal\u00eb shit\u00ebsin e makin\u00ebs, por nuk ka rezultuar di\u00e7ka e till\u00eb, duke u p\u00ebrjashtuar mund\u00ebsia e konfliktit t\u00eb interesit.<\/p>\n<p>Komisioni konstatoi se Dokollari ka pasur burime p\u00ebr blerjen e k\u00ebsaj makine, por Hamitaj evidentoi se ai nuk ka deklaruar se si e ka p\u00ebrdorur nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb kredis\u00eb q\u00eb kishte marr\u00eb p\u00ebr shlyerjen e \u00e7mimit t\u00eb automjetit.<\/p>\n<p>Hamitaj tha se Dokollari ka shpjeguar se nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb shum\u00ebs s\u00eb mbetur ua kishte dh\u00ebn\u00eb prind\u00ebrve p\u00ebr mobilimin e apartamentit.<\/p>\n<p>Gjyqtari Genti Dokollari k\u00ebmb\u00ebnguli q\u00eb shpjegimet t\u2019i jepte duke q\u00ebndruar n\u00eb k\u00ebmb\u00eb. Ai u shpreh dakord me gjetjet dhe theksoi se kishte dor\u00ebzuar prova dhe shpjegime t\u00eb sinqerta p\u00ebr t\u00eb gjitha veprimet e tij.<\/p>\n<p>\u201cKam shpjeguar se me shit\u00ebsin e automjetit tip Benz kam miq\u00ebsi t\u00eb ngusht\u00eb, njihemi prej 12 vitesh, q\u00eb nga viti 2009. Si prova p\u00ebr miq\u00ebsin\u00eb ton\u00eb kam dor\u00ebzuar fotot q\u00eb kemi b\u00ebr\u00eb s\u00eb bashku, t\u00eb cilat kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb facebook q\u00eb prej vitit 2011,\u201d pohoi Dokollari. Ai sqaroi se n\u00eb koh\u00ebn e kryerjes s\u00eb transaksionit, miku i tij kishte pasur tre makina dhe se nj\u00ebra i p\u00ebrkiste t\u00eb nj\u00ebjtit model t\u00eb Benz-it q\u00eb i kishte shitur.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr \u00e7mimin keni t\u00eb drejt\u00eb. Por n\u00eb koh\u00ebn kur e kam bler\u00eb, vlera nuk ka qen\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 1.1 milion lek\u00eb,\u201d sqaroi Dokollari dhe vijoi se kishte depozituar nj\u00eb kontrat\u00eb p\u00ebr shitjen e nj\u00eb makine t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 990 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Ai deklaroi se nuk i kishte kushtuar v\u00ebmendjen e duhur trajtimit preferencial, pasi n\u00eb at\u00eb koh\u00eb nuk e kishte konsideruar si t\u00eb till\u00eb. \u00a0Dokollari shtoi se kishte kryer shpenzime p\u00ebr nd\u00ebrrimin e gomave dhe disa sh\u00ebrbime t\u00eb tjera p\u00ebr makin\u00ebn, por se nuk kishte arritur t\u00eb gjente t\u00eb gjith\u00eb faturat p\u00ebr pagesat e kryera.<\/p>\n<p>Komisioni konstaton pamund\u00ebsi t\u00eb prind\u00ebrve p\u00ebr dhurimin e nj\u00eb shume 969 mij\u00eb lek\u00eb. Sipas KPK-s\u00eb, prind\u00ebrit kan\u00eb rezultuar me pamund\u00ebsi n\u00eb shum\u00ebn 480 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr dhurimin e shum\u00ebs s\u00eb transferuar n\u00eb llogarin\u00eb bankare t\u00eb subjektit.<\/p>\n<p>Gjyqtari Dokollari shpjegoi se prind\u00ebrit i kishin transferuar gjithmon\u00eb para n\u00eb llogarin\u00eb bankare, q\u00eb kur ai kishte nisur studimet. Ai tha se e \u00ebma kishte pasur aktivitet privat q\u00eb prej vitit 1994 dhe se n\u00eb vitin 2001, kishin pasur kursime n\u00eb shum\u00ebn 5.5 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb jam f\u00ebmij\u00eb i vet\u00ebm dhe prind\u00ebrit jetojn\u00eb ende n\u00eb Leskovik. Kam sjell\u00eb dokumenta p\u00ebr transfertat prej 10 vitesh. Nuk \u00ebsht\u00eb se jan\u00eb b\u00ebr\u00eb transferta vet\u00ebm n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb,\u201d pohoi Dokollari. Ai vijoi se pasi kishte bler\u00eb automjetin tip \u201cBenz\u201d, u kishte d\u00ebrguar prind\u00ebrve 1 milion lek\u00eb nga pjesa e mbetur e kredis\u00eb, si nj\u00eb lloj kompesimi.<\/p>\n<p>\u201cMendoj se e keni konsideruar shpenzim vler\u00ebn 1 milion lek\u00eb q\u00eb ua kam dh\u00ebn\u00eb prind\u00ebrve dhe kan\u00eb dal\u00eb me minus,\u201d tha Dokollari.<\/p>\n<p>Nga hetimi ka rezultuar pamund\u00ebsi financiare edhe p\u00ebr krijimin e nj\u00eb gjendje cash n\u00eb shum\u00ebn 100 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb vitin 2017 nga ana e subjektit, pasi ka rezultuar balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn 38 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Dokollari tha se kishte deklaruar n\u00eb vitin 2016 gjendje cash n\u00eb shum\u00ebn 50 mij\u00eb lek\u00eb dhe se nuk gjendej n\u00eb pamund\u00ebsi financiare.<\/p>\n<p>Komisioni e ka shtrir\u00eb hetimin administrativ edhe pas periudh\u00ebs s\u00eb rivler\u00ebsimit, prej nga ka rezultuar se gjyqtari Genti Dokollari ka bler\u00eb dy automjete tip BMW, nj\u00eb n\u00eb vitin 2017 dhe tjetr\u00ebn n\u00eb 2019-\u00ebn.<\/p>\n<p>Si burim krijimi p\u00ebr blerjen e automjetit tip BMW n\u00eb vitin 2017 p\u00ebr \u00e7mimin 10 mij\u00eb euro, Dokollari ka deklaruar t\u00eb ardhurat nga shitja e Benz-it n\u00eb shum\u00ebn 8000 euro; kursime dhe 1000 euro t\u00eb dhuruara nga prind\u00ebrit.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2017, ai ka deklaruar lidhjen e kontrat\u00ebs me rezerva dhe pagimin e kaparit n\u00eb shum\u00ebn 1000 euro q\u00eb i kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb prind\u00ebrit. Komisioni ka konstatuar balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00eb 211 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb vitin 2018, p\u00ebr t\u00eb cilat Dokollari ka dh\u00ebn\u00eb shpjegime.<\/p>\n<p>P\u00ebr blerjen e automjetit tip BMW X5 n\u00eb shum\u00ebn 25 mij\u00eb e 500 USD n\u00eb vitin 2019, Dokollari ka deklaruar se kan\u00eb sh\u00ebrbyer t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara nga shitja e makin\u00ebs s\u00eb m\u00ebparshme n\u00eb shum\u00ebn 9000 euro; kredi n\u00eb shum\u00ebn 1.5 milion\u00eb lek\u00eb dhe 185 mij\u00eb lek\u00eb t\u00eb kursyera nga pagat.<\/p>\n<p>Hamitaj tha se Dokollari ka pasur burime t\u00eb ligjshme p\u00ebr blerjen e k\u00ebtij mjeti.<\/p>\n<p>Sipas relatorit Hamitaj, nga analiza financiare e p\u00ebrgjithshme, gjyqtari Genti Dokollari dhe personat e lidhur kan\u00eb rezultuar me balanc\u00eb pozitive p\u00ebr \u00e7do vit. Ai shtoi se balancat negative jan\u00eb konstatuar vet\u00ebm n\u00eb momentet e kryerjes s\u00eb disa prej investimeve apo transaksioneve t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Gjyqtari Dokollari deklaroi se kishte pasur burime t\u00eb ligjshme p\u00ebr kryerjen e investimeve dhe shpenzimeve gjat\u00eb gjith\u00eb periudh\u00ebs. \u201c\u00c7do vit sipas jush kam pasur mund\u00ebsi t\u00eb kursej 500 mij\u00eb lek\u00eb, por i kam shpenzuar,\u201d pohoi ai.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb seanc\u00ebs, gjyqtari Dokollari u pyet nga relatori Lulzim Hamitaj dhe an\u00ebtarja Etleda \u00c7iftja se p\u00ebrse prind\u00ebrit vazhdonin ta ndihmonin dhe p\u00ebrse ai dukej si nj\u00eb njeri me \u201cfat\u201d q\u00eb e ndihmonin t\u00eb gjith\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cJu ose jeni me shum\u00eb fat, ose jeni i aft\u00eb n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie nd\u00ebrpersonale,\u201d hamend\u00ebsoi Hamitaj.<\/p>\n<p>Gjyqtari Dokollari tha se kjo perceptohej p\u00ebr shkak se ai kishte deklaruar \u00e7do gj\u00eb q\u00eb kishte pasur detyrim. Subjekti theksoi se ishte f\u00ebmij\u00eb i vet\u00ebm dhe se n\u00ebna dhe babai kujdeseshin p\u00ebrher\u00eb p\u00ebr t\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cMua m\u00eb penalizon fakti se kam qen\u00eb korrekt dhe i v\u00ebrtet\u00eb n\u00eb deklarime. Kam deklaruar at\u00eb q\u00eb ka ndodhur,\u201d pohoi ai dhe theksoi se \u00e7do marr\u00ebdh\u00ebnie kishte qen\u00eb me njer\u00ebz t\u00eb nj\u00eb rrethi t\u00eb ngusht\u00eb. I pyetur nga \u00c7iftja se si do t\u00eb vepronte kur t\u00eb gjykonte ndonj\u00eb \u00e7\u00ebshtje ku miqt\u00eb e tij do t\u00eb kishin interes, Dokollari iu p\u00ebrgjigj se \u201cdo t\u00eb respektonte ligjin\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij, gjyqtari Genti Dokollari k\u00ebrkoi konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb. KPK njoftoi se do t\u00eb shpall\u00eb vendimin t\u00eb premten m\u00eb 30 prill, n\u00eb or\u00ebn 12:30.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjyqtari i Kor\u00e7\u00ebs, Genti Dokollari u pyet gjat\u00eb seanc\u00ebs p\u00ebr blerjen me \u00e7mim preferencial t\u00eb nj\u00eb automjeti nga nj\u00eb mik i tij, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ai mori vler\u00ebsime pozitive p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs dhe profesionalizmin.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":73543,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[415,117,2,362],"tags":[147,103,118],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Gjyqtari-Genti-Dokollari-pas-seances-ne-KPK-.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtari Genti Dokollari pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore me KPK. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73542"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=73542"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73542\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":73544,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73542\/revisions\/73544"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/73543"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=73542"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=73542"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=73542"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}