{"id":73545,"date":"2021-04-29T14:34:50","date_gmt":"2021-04-29T12:34:50","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-vleresoi-te-ligjshme-apriori-burimet-e-pasurive-te-gjyqtares-iliba-bezati\/2021\/04\/29\/"},"modified":"2023-04-06T21:44:24","modified_gmt":"2023-04-06T19:44:24","slug":"kpk-vleresoi-te-ligjshme-apriori-burimet-e-pasurive-te-gjyqtares-iliba-bezati","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-vleresoi-te-ligjshme-apriori-burimet-e-pasurive-te-gjyqtares-iliba-bezati\/2021\/04\/29\/","title":{"rendered":"KPK vler\u00ebsoi t\u00eb ligjshme \u201capriori\u201d burimet e pasurive t\u00eb gjyqtares Iliba Bezati"},"content":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit rr\u00ebzoi si t\u00eb paprovuar nj\u00eb raport t\u00eb DSIK-s\u00eb kund\u00ebr gjyqtares Iliba Bezati, nd\u00ebrsa arsyetoi se ajo nuk mbante p\u00ebrgjegj\u00ebsi mbi ligjshm\u00ebrin\u00eb e burimit t\u00eb t\u00eb ardhurave t\u00eb vjehrr\u00ebs q\u00eb kishin sh\u00ebrbyer si burim kryesor i pasuris\u00eb s\u00eb saj.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_76940\" aria-describedby=\"caption-attachment-76940\" style=\"width: 575px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-76940\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Gjyqtarja-Iliba-Bezati-575x400.jpg\" alt=\"\" width=\"575\" height=\"400\" data-id=\"76940\" \/><figcaption id=\"caption-attachment-76940\" class=\"wp-caption-text\">Gjyqtarja Iliba Bezati | Foto : Edmond Hoxhaj<\/figcaption><\/figure>\n<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK vendosi m\u00eb 1 mars 2021 t\u00eb konfirmoj\u00eb n\u00eb detyr\u00eb gjyqtaren e Apelit Vlor\u00eb, Iliba Bezati, pasi rr\u00ebzoi dy raporte negative t\u00eb institucioneve ndihm\u00ebse ndaj saj p\u00ebr pasurin\u00eb dhe figur\u00ebn. KPK po ashtu vler\u00ebsoi se n\u00eb 32 denoncime nga publiku dhe nga mediet p\u00ebr shpalljen t\u00eb pafajsh\u00ebm apo leht\u00ebsimin e pozitave t\u00eb zyrtar\u00ebve t\u00eb akuzuar apo t\u00eb pandehurve p\u00ebr vrasje, nuk gjendeshin probleme ose ato nuk ishin objekt i vetingut.<\/p>\n<p>N\u00eb vendimin e arsyetuar, Komisioni arsyeton se gjyqtarja Bezati kishte arritur nivel t\u00eb besuesh\u00ebm p\u00ebr pasurin\u00eb dhe past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs, si dhe nivel kualifikues p\u00ebr profesionalizmin. \u201cBazuar n\u00eb provat q\u00eb disponon n\u00eb vler\u00ebsimin e \u00e7\u00ebshtjes n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi, si dhe n\u00eb bindjen e brendshme, trupi gjykues arrin n\u00eb konkluzionin q\u00eb subjekti i rivler\u00ebsimit, znj. Iliba Bezati, duhet t\u00eb konfirmohet n\u00eb detyr\u00eb\u201d, thuhet n\u00eb vendimin e KPK-s\u00eb.<\/p>\n<p>Rivler\u00ebsimi p\u00ebr gjyqtaren Bezati u krye nga trupi gjykues i kryesuar nga Olsi Komici, me relator Lulzim Hamitajn dhe an\u00ebtare Brunilda Bekteshin.<\/p>\n<p>Iliba Bezati e ka filluar karrier\u00ebn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 1998 dhe ka punuar si gjyqtare n\u00eb Gjykat\u00ebn e Vlor\u00ebs deri n\u00eb vitin 2005. Ajo punon si gjyqtare n\u00eb Gjykat\u00ebn e Apelit t\u00eb Vlor\u00ebs prej 15 vitesh.<\/p>\n<p><strong>Burimet e ligjshme <\/strong><\/p>\n<p>Inspektorati i Lart\u00eb i Deklarimit dhe Kontrollit t\u00eb Pasurive dhe Konfliktit t\u00eb Interesave, ILDKPKI, ka konstatuar se gjyqtarja Iliba Bezati kishte kryer deklarim t\u00eb pasakt\u00eb dhe jo n\u00eb p\u00ebrputhje me ligjin p\u00ebr pasurin\u00eb; se nuk ka pasur burime financiare t\u00eb ligjshme p\u00ebr justifikimin e tyre; se ka kryer fshehje e deklarim t\u00eb rrem\u00eb dhe se bashk\u00ebshorti i saj ka p\u00ebrfituar t\u00eb ardhura n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb interesave.<\/p>\n<p>Por n\u00eb arsyetimin e saj KPK i ka rr\u00ebzuar t\u00eb gjitha k\u00ebto pretendime.<\/p>\n<p>P\u00ebr nj\u00eb apartament banimi me sip\u00ebrfaqe 82 m2 n\u00eb Vlor\u00eb t\u00eb bler\u00eb n\u00eb vitin 2002 p\u00ebr \u00e7mimin 1,9 milion lek\u00eb, gjyqtarja Bezati ka sh\u00ebnuar n\u00eb deklarat\u00ebn veting se vlera e k\u00ebsaj pasurie \u00ebsht\u00eb 6 milion\u00eb lek\u00eb, duke shpjeguar se ka kryer edhe investime shtes\u00eb p\u00ebr blerjen e materialeve hidroasanitare, pllakave dhe pajisjeve t\u00eb mobilimit p\u00ebr shum\u00ebn totale 4.1 milion\u00eb lek\u00eb. KPK n\u00eb fund e ka cil\u00ebsuar t\u00eb rregullt k\u00ebt\u00eb kontrat\u00eb, bazuar kryesisht n\u00eb kontrata t\u00eb ngjashme shitblerje t\u00eb depozituara nga Bezati.<\/p>\n<p>Nj\u00ebsoj KPK ka vler\u00ebsuar burimin e \u00a0krijimit t\u00eb k\u00ebsaj pasurie, q\u00eb kryesisht bazohej mbi nj\u00eb dhurim t\u00eb prind\u00ebrve t\u00eb bashk\u00ebshortit dhe kursimet familjare.<\/p>\n<p>Dyshimet se p\u00ebr t\u00eb ardhurat e prind\u00ebrve t\u00eb bashk\u00ebshortit, kryesisht shit-blerje e pronave t\u00eb trash\u00ebguara nga vjehrra, nuk provohej t\u00eb ishin paguar tatimet, u p\u00ebrmbys\u00ebn nga KPK me nj\u00eb arsyetim t\u00eb t\u00ebrthort\u00eb. \u00a0Komisioni arsyetoi se tatimet duhej t\u00eb ishin paguar, pasi pronat ishin rregjistruar n\u00eb kadast\u00ebr dhe se p\u00ebr rregjistrimin n\u00eb at\u00eb koh\u00eb duhej q\u00eb pas shit-blerjes t\u00eb paguhej edhe tatimi. Por n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb kontradiktore me k\u00ebt\u00eb arsyetim KPK vendosi edhe t\u00eb zbres\u00eb nga t\u00eb ardhurat e vjehrr\u00ebs 3 p\u00ebr qind, shum\u00eb q\u00eb i takonte tatimit p\u00ebr transaksionet me tok\u00ebn.<\/p>\n<p>Gjithashtu KPK shkarkoi gjyqtaren nga p\u00ebrgjegj\u00ebsia, duke arsyetuar se ajo nuk kishte p\u00ebrgjegj\u00ebsi mbi veprimet e personave t\u00eb lidhur. \u00a0\u201cTrupi gjykues \u00e7mon se nuk gjenden elemente konkrete q\u00eb mund t\u00eb passjellin ndonj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi t\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit, si sa i takon ligjshm\u00ebris\u00eb s\u00eb burimeve ashtu edhe p\u00ebr sa i p\u00ebrket kryerjes s\u00eb veprimeve juridike e financiare, si dhe deklarimin e tyre p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri\u201d, thuhet n\u00eb arsyetim.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb hetimit paraprak, KPK vler\u00ebsoi se Bezati dhe personat e tjer\u00eb t\u00eb lidhur kan\u00eb pasur mund\u00ebsi n\u00eb vitin 2002 p\u00ebr blerjen e k\u00ebsaj pasurie me burime financiare t\u00eb ligjshme, ndon\u00ebse nuk ka rezultuar e provuar pagesa e tatimit mbi t\u00eb ardhurat prej shitjeve t\u00eb pasurive t\u00eb paluajtshme nga ana e vjehrr\u00ebs s\u00eb saj.<\/p>\n<p>P\u00ebr nj\u00eb apartament tjet\u00ebr banimi me sip\u00ebrfaqe totale 121.6 m\u00b2 n\u00eb Tiran\u00eb, t\u00eb porositur m\u00eb dat\u00eb 7 n\u00ebntor 2005 kundrejt \u00e7mimit total 60 mij\u00eb e 800 euro, Bezati ka deklaruar si burim krijimi shum\u00ebn 1 milion lek\u00eb t\u00eb p\u00ebrfituar nga shitja e pjes\u00ebs takuese s\u00eb nj\u00eb banese s\u00eb privatizuar; 2,7 milion\u00eb lek\u00eb dhurat\u00eb nga prind\u00ebrit e bashk\u00ebshortit dhe 30 mij\u00eb euro t\u00eb marra hua nga shtetasi J.H.<\/p>\n<p>Nga hetimi ka rezultuar se sht\u00ebpia e p\u00ebrfituar n\u00ebp\u00ebrmjet privatizimit, \u00ebsht\u00eb shitur 44 dit\u00eb pasi \u00ebsht\u00eb bler\u00eb apartamenti n\u00eb Tiran\u00eb dhe pas kryerjes s\u00eb pages\u00ebs fillestare n\u00eb vler\u00ebn 60 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Bezati ka pretenduar se sht\u00ebpia ishte shitur n\u00eb fund t\u00eb muajit tetor 2005. Lidhur me konstatimin p\u00ebr n\u00ebnshkrimin e kontrat\u00ebs n\u00eb muajin dhjetor 2005, ajo \u00ebsht\u00eb mbrojtur duke deklaruar se e \u00ebma kishte pasur pamund\u00ebsi sh\u00ebndet\u00ebsore nga gjymtyr\u00ebt p\u00ebr t\u00eb l\u00ebvizur p\u00ebr t\u00eb lidhur kontrat\u00ebn e shitjes para noterit n\u00eb momentin kur ishte kryer faktikisht.<\/p>\n<p>Komisioni, p\u00ebrndryshe sa ka b\u00ebr\u00eb n\u00eb raste t\u00eb ngjashme kur \u00ebsht\u00eb bazuar vet\u00ebm mbi kontratat, \u00a0v\u00ebren k\u00ebtu se Bezati ka provuar gjendjen e r\u00ebnduar sh\u00ebndet\u00ebsore t\u00eb n\u00ebn\u00ebs dhe \u00ebsht\u00eb bindur nga deklarimet e saj. Gjithashtu, trupi gjykues i KPK argumenton se n\u00ebna e subjektit ka pasur mund\u00ebsi t\u2019i jepte shum\u00ebn 1 milion lek\u00eb n\u00eb momentin kur ajo pretendon.<\/p>\n<p>N\u00eb vendim nuk evidentohen probleme penalizuese edhe p\u00ebr burimet dhe pasurit\u00eb e tjera q\u00eb zot\u00ebron familja e gjyqtares Iliba Bezati.<\/p>\n<p>Komisioni analizon n\u00eb vendim edhe nj\u00eb konstatim t\u00eb ILDKPKI-s\u00eb, n\u00eb t\u00eb cilin \u00ebsht\u00eb cituar ekzistenca e konfliktit t\u00eb interesit p\u00ebr shkak se bashk\u00ebshorti i subjektit ka qen\u00eb pedagog me koh\u00eb t\u00eb plot\u00eb n\u00eb Universitetin e Vlor\u00ebs, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ka realizuar t\u00eb ardhura edhe si i pun\u00ebsuar si drejtor shitjesh n\u00eb nj\u00eb subjekt privat.<\/p>\n<p>Komisioni konstaton se bashk\u00ebshorti i subjektit nuk \u00ebsht\u00eb subjekt deklarimi dhe se nuk rezulton q\u00eb pozicioni akademik si pedagog t\u00eb ket\u00eb funksion vendimmarr\u00ebs n\u00eb k\u00ebt\u00eb universitet. Gjithashtu, v\u00ebrehet se nuk ekziston ndonj\u00eb kufizim ligjor p\u00ebr dy pun\u00ebsimin.<\/p>\n<p>Nga analiza financiare e rishikuar n\u00eb baz\u00eb t\u00eb pretendimeve t\u00eb subjektit, balanca 1,1 milion\u00eb lek\u00eb e konstatuar fillimisht, \u00ebsht\u00eb reduktuar n\u00eb shum\u00ebn 607 mij\u00eb lek\u00eb. Trupi gjykues \u00e7mon se balanca negative \u00ebsht\u00eb minimale dhe e shp\u00ebrndar\u00eb n\u00eb vite dhe se nuk mund t\u00eb p\u00ebrb\u00ebj\u00eb shkak t\u00eb mjaftuesh\u00ebm p\u00ebr aplikimin e mas\u00ebs s\u00eb shkarkimit nga detyra.<\/p>\n<p><strong>Profesionalizmi dhe figura<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb vendimin e KPK analizohen dhjetra \u00e7\u00ebshtje t\u00eb gjykuara nga gjyqtarja Bezati, ku 32 jan\u00eb denoncuar nga publiku dhe mediet.<\/p>\n<p>Komisioni ka verifikuar nj\u00eb vendim t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit Vlor\u00eb ku Bezati ka qen\u00eb an\u00ebtare e trupit gjykues, q\u00eb \u00ebsht\u00eb c\u00ebnuar nga Gjykata e Lart\u00eb. Gjykata e Apelit Vlor\u00eb ka ndryshuar nj\u00eb mas\u00eb sigurie \u201carrest n\u00eb burg\u201d t\u00eb vendosur nga shkalla e par\u00eb ndaj nj\u00eb personi t\u00eb akuzuar p\u00ebr \u201cpastrim t\u00eb produkteve t\u00eb vepr\u00ebs penale\u201d, duke e l\u00ebn\u00eb n\u00eb \u201cdetyrim paraqitje\u201d. Pasi prokuroria ka ushtruar rekurs, Gjykata e Lart\u00eb e ka vler\u00ebsuar t\u00eb pabazuar n\u00eb ligjin procedural k\u00ebt\u00eb vendim t\u00eb Apelit.<\/p>\n<p>Kolegji Penal i Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb e ka vler\u00ebsuar t\u00eb drejt\u00eb vendimin e shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb duke mbajtur parasysh edhe faktin se pas dh\u00ebnies s\u00eb k\u00ebtij vendimi, personi n\u00ebn hetim M. Rr. i \u00ebsht\u00eb shmangur procedimit penal, duke u larguar n\u00eb drejtim t\u00eb paditur.<\/p>\n<p>Bezati ka deklaruar se nga aktet procedurale t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb konstatohet se vendimi p\u00ebr deklarimin e ikjes p\u00ebrmendet vet\u00ebm n\u00eb fjal\u00ebn e prokurorit t\u00eb Prokuroris\u00eb se P\u00ebrgjithshme para Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb dhe nuk \u00ebsht\u00eb i administruar n\u00eb dosje. Ajo ka pretenduar se shkaku i evidentuar nga Gjykata e Lart\u00eb nuk lidhet me zbatimin e ligjit, por me vler\u00ebsimin e nj\u00eb rrethane q\u00eb nuk i \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshtruar fare hetimit gjyq\u00ebsor.<\/p>\n<p>Trupi gjykues i KPK \u00e7mon se nuk kan\u00eb rezultuar probleme lidhur me veprime apo mosveprime t\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit q\u00eb mund t\u00eb ngrinin dyshime t\u00eb mb\u00ebshtetura mbi shkelje procedural apo c\u00ebnim t\u00eb etik\u00ebs s\u00eb gjyqtarit.<\/p>\n<p>N\u00eb vendimin e KPK trajtohet nj\u00eb investigim i kryer nga BIRN lidhur me dy v\u00ebllez\u00ebr t\u00eb akuzuar p\u00ebr shfryt\u00ebzimin p\u00ebr prostitucion dhe vrasjen barbare t\u00eb nj\u00eb 24-vje\u00e7areje n\u00eb shkurt t\u00eb vitit 1998, nj\u00eb prej t\u00eb cil\u00ebve u shpall i pafajsh\u00ebm nga nj\u00eb trup\u00eb gjyq\u00ebsore e Apelit Vlor\u00eb, ku Bezati ishte n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e an\u00ebtares.<\/p>\n<p>Komisioni analizon argumentet me t\u00eb cil\u00ebt Apeli Vlor\u00eb ka dh\u00ebn\u00eb pafaj\u00ebsi p\u00ebr nj\u00eb prej t\u00eb akuzuarve, Shp\u00ebtim \u00c7ilotajn. Sipas trupit gjykues ku ka b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb edhe Bezati, dijenia apo shoq\u00ebrimi i shpesht\u00eb i viktim\u00ebs p\u00ebr n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb publike nga Shp\u00ebtim \u00c7ilotaj nuk p\u00ebrb\u00ebn prov\u00eb p\u00ebr ta akuzuar p\u00ebr vepr\u00ebn penale t\u00eb shfryt\u00ebzimit t\u00eb prostitucionit n\u00eb rrethana r\u00ebnduese.<\/p>\n<p>Gjithashtu, Apeli ka rr\u00ebzuar edhe akuz\u00ebn e vrasjes duke vler\u00ebsuar se shkalla e par\u00eb nuk ka p\u00ebrcaktuar n\u00ebse i pandehuri ka qen\u00eb pa nd\u00ebrprerje n\u00eb banes\u00eb n\u00eb dark\u00ebn kur ka ndodhur ngjarja.<\/p>\n<p>Komisioni n\u00eb vendim e konsideron k\u00ebt\u00eb si \u00e7\u00ebshtje themeli dhe jasht\u00eb kompetencave t\u00eb tij, nd\u00ebrsa arsyeton se nuk ishte gjetur shkelje procedurale dhe s\u2019kishte dyshime p\u00ebr favorizim.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb nj\u00eblloj si n\u00eb seanc\u00ebn d\u00ebgjimore edhe n\u00eb vendimin e zbardhur KPK pretendon se ka gjetur gabim n\u00eb shkrimin e BIRN n\u00eb lidhje me nj\u00eb shum\u00eb prej 1 milion lek\u00ebsh t\u00eb paguar si garanci pasurore nga \u00c7ilotaj dy jav\u00eb pasi ai ishte arrestuar n\u00eb vitin 2004.<\/p>\n<p>Komisioni shprehet se n\u00eb vendimin e Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit t\u00eb\u00a0 Vlor\u00ebs n\u00eb vitin 17 shtator 2008 \u201cnuk rezulton t\u00eb k\u00ebt\u00eb informacion lidhur me l\u00ebnien t\u00eb lir\u00eb t\u00eb shtetasit Sh. \u00c7., kundrejt garancis\u00eb prej 1,000,000 lek\u00ebsh, sikurse shprehet BIRN n\u00eb artikullin e botuar\u201d. \u00a0N\u00eb fakt referenca n\u00eb shkrim mbi \u00a0garancin\u00eb pasurore i p\u00ebrket nj\u00eb vendimi p\u00ebr mas\u00eb sigurie t\u00eb vitit 2004 dhe jo vendimit t\u00eb themelit t\u00eb vitit 2008.<\/p>\n<p>Me t\u00eb nj\u00ebjtat argumente n\u00eb vendimin e KPK analizohet edhe lajmi i publikuar n\u00eb televizionin Ora News p\u00ebr shpalljen t\u00eb pafajsh\u00ebm t\u00eb ish-kryetarit t\u00eb Bashkis\u00eb Vlor\u00eb, Shp\u00ebtim Gjikaj, t\u00eb akuzuar p\u00ebr falsifikim t\u00eb dokumenteve p\u00ebr nd\u00ebrtimin e nj\u00eb pallati 11-kat\u00ebsh n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb qytetit bregdetar.<\/p>\n<p>Komisioni vler\u00ebson se gjyqtarja Bezati dhe koleg\u00ebt e saj kan\u00eb vepruar n\u00eb p\u00ebrputhje me procedurat p\u00ebrkat\u00ebse edhe p\u00ebr leht\u00ebsimin e mas\u00ebs s\u00eb siguris\u00eb ndaj Taulant Malajt, nj\u00eb t\u00eb akuzuari p\u00ebr vrasje me dashje, nga \u201carrest n\u00eb burg\u201d n\u00eb \u201carrest sht\u00ebpie\u201d, ngjarje e publikuar n\u00eb median online Newsbomb.<\/p>\n<p>Edhe nj\u00eb denoncim i gazet\u00ebs \u201cSot\u201d p\u00ebr ndryshimin e mas\u00ebs s\u00eb siguris\u00eb nga \u201carrest n\u00eb burg\u201d n\u00eb \u201carrest sht\u00ebpie\u201d t\u00eb nj\u00eb t\u00eb akuzuari p\u00ebr \u201carm\u00ebmbajtje pa leje\u201d dhe \u201cprodhim e shitje e arm\u00ebve luftarake\u201d, i cili u arrestua pas atentatit ndaj tij, \u00ebsht\u00eb gjetur pa probleme.<\/p>\n<p>Gjyqtarja Bezati ka qen\u00eb kryesuese e trupit gjykues t\u00eb Apelit Vlor\u00eb q\u00eb ka pushuar m\u00eb 15 qershor 2010 \u00e7\u00ebshtjen n\u00eb ngarkim t\u00eb kryetarit t\u00eb bashkis\u00eb Himar\u00eb, Vasil Bollano i cili akuzohej p\u00ebr \u201cshp\u00ebrdorim t\u00eb detyr\u00ebs\u201d. Bezati dhe koleg\u00ebt e saj kan\u00eb vler\u00ebsuar se vendimi i shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb ka qen\u00eb rrjedhoj\u00eb e zbatimit t\u00eb gabuar t\u00eb ligjit dhe vler\u00ebsimit jo t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb provave dhe fakteve, pasi veprimet dhe mosveprimet e Bollanos nuk p\u00ebrb\u00ebnin vep\u00ebr penale. N\u00eb vendim evidentohet se Gjykata e Lart\u00eb ka vendosur t\u00eb mos e pranoj\u00eb rekursin kund\u00ebr k\u00ebtij vendimi t\u00eb Apelit.<\/p>\n<p>Sipas Komisionit, pretendimet e ngritura n\u00eb denoncimet mediatike kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me shqyrtimin dhe themelin e \u00e7\u00ebshtjes, gj\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb tejkalim t\u00eb kompetenc\u00ebs l\u00ebndore t\u00eb institucionit t\u00eb vetingut. Gjithashtu, theksohet se nuk jan\u00eb v\u00ebrejtur shkelje proceduriale, favorizimeve t\u00eb pal\u00ebve nd\u00ebrgjyq\u00ebse apo c\u00ebnim i etik\u00ebs s\u00eb gjyqtarit nga ana e Bezatit.<\/p>\n<p>KPK ka rr\u00ebzuar si t\u00eb pabazuar edhe raportin p\u00ebrfundimtar t\u00eb Drejtoris\u00eb s\u00eb Siguris\u00eb s\u00eb Informacionit t\u00eb Klasifikuar, DSIK q\u00eb ka konstatuar pap\u00ebrshtatshm\u00ebrin\u00eb e gjyqtares Bezati p\u00ebr vazhdimin e detyr\u00ebs. \u201cNga dosjet n\u00eb fjal\u00eb nuk u konstatua ndonj\u00eb shkelje apo arsyetim i pabazuar q\u00eb t\u00eb mund t\u00eb konfirmonte n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb apo t\u00eb t\u00ebrthort\u00eb ekzistenc\u00ebn e ndonj\u00eb favorizimi t\u00eb kryer nga subjekti i rivler\u00ebsimit n\u00eb favor t\u00eb personit t\u00eb pandehur t\u00eb cituar\u201d, thuhet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit rr\u00ebzoi si t\u00eb paprovuar nj\u00eb raport t\u00eb DSIK-s\u00eb kund\u00ebr gjyqtares Iliba Bezati, nd\u00ebrsa arsyetoi se ajo nuk mbante p\u00ebrgjegj\u00ebsi mbi ligjshm\u00ebrin\u00eb e burimit t\u00eb t\u00eb ardhurave t\u00eb vjehrr\u00ebs q\u00eb kishin sh\u00ebrbyer si burim kryesor i pasuris\u00eb s\u00eb saj.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":73546,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,117,362],"tags":[191,103,593,118],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Gjyqtarja-Iliba-Bezati.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtarja Iliba Bezati | Foto : Edmond Hoxhaj","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73545"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=73545"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73545\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":73547,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73545\/revisions\/73547"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/73546"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=73545"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=73545"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=73545"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}