{"id":73551,"date":"2021-04-28T20:40:55","date_gmt":"2021-04-28T18:40:55","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/standardet-e-dyfishta-kpk-mbajti-9-muaj-ne-sirtar-shkarkimin-e-aleks-nikollit\/2021\/04\/28\/"},"modified":"2023-04-06T21:44:37","modified_gmt":"2023-04-06T19:44:37","slug":"standardet-e-dyfishta-kpk-mbajti-9-muaj-ne-sirtar-shkarkimin-e-aleks-nikollit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/standardet-e-dyfishta-kpk-mbajti-9-muaj-ne-sirtar-shkarkimin-e-aleks-nikollit\/2021\/04\/28\/","title":{"rendered":"Standardet e dyfishta: KPK mbajti 9 muaj n\u00eb sirtar shkarkimin e Aleks Nikollit"},"content":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit p\u00ebrdor nj\u00eb standard p\u00ebr veten dhe nj\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebr gjyqtar\u00ebt q\u00eb gjykon, p\u00ebr sa i p\u00ebrket zbardhjes s\u00eb vendimeve dhe shkeljes s\u00eb afateve t\u00eb parashikuara n\u00eb ligj.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_73008\" aria-describedby=\"caption-attachment-73008\" style=\"width: 600px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/IMG-0751.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-73008\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/IMG-0751-600x400.jpg\" alt=\"\" width=\"600\" height=\"400\" data-id=\"73008\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-73008\" class=\"wp-caption-text\">Gjyqtari Aleks Nikolli pas vendimit t\u00eb KPK. Foto:Vladimir Karaj\/BIRN<\/figcaption><\/figure>\n<p>Nd\u00ebrsa ka referuar dhe hetuar disa gjyqtar\u00eb e prokuror\u00eb p\u00ebr shkelje t\u00eb afateve proceduriale p\u00ebr zbardhjen e vendimeve gjyq\u00ebsore, KPK e shtyu zbardhjen e vendimit t\u00eb shkarkimit e gjyqtarit Aleks Nikolli p\u00ebr gati 9 muaj.<\/p>\n<p>Publikimi i vendimit u b\u00eb me 19 prill, vet\u00ebm pasi BIRN i k\u00ebrkoi zyrtarisht shpjegime Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, pse ky vendim i shpallur me 10 gusht nuk ishte zbardhur.<\/p>\n<p>KPK e ka detyrim ligjor zbardhjen e vendimeve 30 dit\u00eb pas shpalljes s\u00eb tyre. Gjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb nd\u00ebrmjetme kur subjekti \u00ebsht\u00eb i shkarkuar nga KPK por nuk ka nj\u00eb vendim t\u00eb form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb nga KPA, ai paguhet me 75 p\u00ebrqind t\u00eb pag\u00ebs edhe pse nuk shkon n\u00eb pun\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb i pezulluar nga detyra.<\/p>\n<p>Nikolli u shkarkua me shumic\u00eb nga trupa q\u00eb kryesohej nga Brunilda Bekteshi, me an\u00ebtar Lulzim Hamitaj dhe relator Olsi Komici, pas hetimit vet\u00ebm n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas vendimit t\u00eb zbardhur pro shkarkimit t\u00eb subjektit nga detyra votuan komisioner\u00ebt Olsi Komici dhe Brunilda Bekteshit, nd\u00ebrsa Lulzim Hamitaj i cil\u00ebsoi t\u00eb pamjaftueshme shkaqet e shkarkimit dhe k\u00ebrkon n\u00eb mendim pakice rihapje t\u00eb hetimit p\u00ebr dy kriteret e tjera.<\/p>\n<p>I pyetur nga BIRN, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e justifikoi vones\u00ebn 9-mujore n\u00eb zbardhjen e vendimit t\u00eb Aleks Nikollit duke paraqitur si arsye situat\u00ebn e krijuar nga COVID-19, ngarkes\u00ebn e KPK dhe kompleksitetin e \u00e7\u00ebshtjes. Komision gjithashtu pretendoi se mos zbardhja n\u00eb koh\u00eb e vendimit nuk p\u00ebrb\u00ebnte d\u00ebm ndaj pal\u00ebve.<\/p>\n<p>\u201c[Ligji] nuk e lidh afatin e zbardhjes s\u00eb vendimeve me ndonj\u00eb pasoj\u00eb n\u00eb d\u00ebm t\u00eb pal\u00ebve, p\u00ebr shkak se nuk konsiderohet t\u00eb jet\u00eb afat i prer\u00eb ligjor (prekluziv), sikurse \u00ebsht\u00eb afati i ankimimit,\u201d tha KPK n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjigje me shkrim n\u00ebp\u00ebrmjet email-it.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb KPK i tha BIRN se nuk kishte asnj\u00eb \u00e7\u00ebshtje tjet\u00ebr q\u00eb priste t\u00eb zbardhej dhe q\u00eb ishte p\u00ebrtej afateve.<\/p>\n<p>\u201cPavar\u00ebsisht ngarkes\u00ebs, ju informojm\u00eb se Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, nuk ka asnj\u00eb vendim t\u00eb pazbardhur,\u201d theksoi KPK. \u201cParalelisht me proceset e tjera t\u00eb rivler\u00ebsimit, aktualisht relator\u00ebt po punojn\u00eb p\u00ebr zbardhjen e vendimeve t\u00eb marra s\u00eb fundmi,\u201d shtoi Komisioni.<\/p>\n<p>Si\u00e7 del n\u00eb vendimin e zbardhur t\u00eb KPK-s\u00eb, Aleks Nikolli u shkarkua p\u00ebr probleme n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb dhe dyshimet mbi nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie financiare fiktive me vjehrrin dhe bashk\u00ebshorten. Sipas vendimit Nikolli kishte nj\u00eb munges\u00eb burimesh prej 4,1 milion\u00eb lek\u00ebsh p\u00ebr investimin e nj\u00eb sht\u00ebpie tre kat\u00ebshe n\u00eb Ishull Lezh\u00eb.<\/p>\n<p>Pretendimet e Nikollit se nj\u00eb pjes\u00eb e pasuris\u00eb ishte investuar nga v\u00ebllez\u00ebrit u rr\u00ebzuan nga shumica, q\u00eb arsyetoi se ai nuk kishte provuar t\u00eb ardhurat e v\u00ebllez\u00ebrve n\u00eb emigracion dhe nuk kishte sjell\u00eb dokumentacion ligjor q\u00eb i dokumentonte ato.<\/p>\n<p>Ndryshe nga shumica, komisioneri Hamitaj n\u00eb pakic\u00eb pretendoi se analiza financiare nuk kishte marr\u00eb parasysh disa burime t\u00eb ligjshme t\u00eb pasuris\u00eb t\u00eb v\u00ebllez\u00ebrve n\u00eb emigracion.<\/p>\n<p>Po ashtu KPK gjeti t\u00eb dyshimt\u00eb p\u00ebrfitimin nga Nikolli t\u00eb nj\u00eb shume prej 1.2 milion\u00eb lek\u00ebsh nga nj\u00eb kompani nd\u00ebrtimi, si penalitet p\u00ebr nj\u00eb kontrat\u00eb t\u00eb d\u00ebshtuar sip\u00ebrmarrje. Nikolli pretendoi se kompania nuk e kishte p\u00ebrmbushur kontrat\u00ebn, por KPK e gjeti t\u00eb dyshimt\u00eb p\u00ebrfitimin sa koh\u00eb nj\u00eb penalitet i till\u00eb nuk ishte p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb kontrat\u00eb.<\/p>\n<p>Shumica gjeti me probleme edhe nj\u00eb transaksion mes Nikollit, vjehrrit dhe bashk\u00ebshortes s\u00eb tij.<\/p>\n<p>Nikolli pretendonte se kishte bler\u00eb p\u00ebr nj\u00eb \u00e7mim 1.2 milion\u00eb lek\u00eb nj\u00eb dyqan n\u00eb Lezh\u00eb nga vjehrri i tij. Gjyqtari pretendon se n\u00eb koh\u00ebn e blerjes ai nuk e kishte k\u00ebt\u00eb lidhje familjare dhe nuk ishte njohur ende me bashk\u00ebshorten. Ai thot\u00eb se \u00e7mimi i lir\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb diktohej nga vendndodhja e dyqanit dhe nj\u00eb s\u00ebr\u00eb problemesh t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Por pasi e bleu me \u00e7mim t\u00eb favorsh\u00ebm dyqanin, disa vite m\u00eb von\u00eb ai ia shiti at\u00eb familjes s\u00eb bashk\u00ebshortes &#8211; e cila e bleu at\u00eb p\u00ebr llogari t\u00eb bashk\u00ebshortes s\u00eb gjyqtarit. Nikolli sipas KPK dha arsye kontradiktore n\u00eb lidhje me rritjen e \u00e7mimit n\u00eb pak koh\u00eb t\u00eb s\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs nj\u00ebsi. Nd\u00ebrkoh\u00eb ia pretendoi se ajo nuk duhej t\u00eb p\u00ebrfshihej n\u00eb vetingun e tij, si pasuri e bashk\u00ebshortes para martese.<\/p>\n<p>KPK i rr\u00ebzoi k\u00ebt\u00ebo pretendime. N\u00eb arsyetim shumica thot\u00eb se kishte dyshime p\u00ebr \u201ccaktim t\u00eb nj\u00eb \u00e7mimi fiktiv nd\u00ebrmjet shit\u00ebsit (subjektit) dhe bler\u00ebsit (bashk\u00ebshortes s\u00eb ardhshme t\u00eb subjektit B.G.), n\u00eb kontrat\u00ebn e shitjes\u201d.<\/p>\n<p>Shumica vuri n\u00eb dukje se Nikolli kishte dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb s\u00ebr\u00eb deklarimesh kontradiktore p\u00ebr nj\u00ebsin\u00eb. Nd\u00ebr t\u00eb tjera blerja e saj nga familja e bashk\u00ebshortes s\u00eb tij p\u00ebr llogari t\u00eb saj ka rezultuar pa asnj\u00eb vler\u00eb ekonomike p\u00ebr ta, pasi nj\u00ebsia nuk ishte v\u00ebn\u00eb n\u00eb pun\u00eb p\u00ebr asnj\u00eb moment nga viti i blerjes, 2009 deri n\u00eb vitin 2016.<\/p>\n<p>N\u00eb pakic\u00eb Hamitaj e kund\u00ebrshtoi k\u00ebt\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb shumic\u00ebs, duke arsyetuar se nuk ishte shkak shkarkimi p\u00ebr kriterin e pasuris\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cFiktivitei i dyshuar mund t\u00eb shkaktoj\u00eb vler\u00ebsime negative lidhur me etik\u00ebn e subjektit, por nuk mund t\u00eb pasjell\u00eb mos konsiderimin e nj\u00eb t\u00eb ardhure t\u00eb provuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb plot\u00eb dhe t\u00eb tatuar\u201d, u shpreh ai.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb n\u00eb lidhje me huap\u00ebrdorjen e nj\u00eb apartamenti t\u00eb bler\u00eb nga v\u00ebllai q\u00eb jetonte n\u00eb Britani dhe shk\u00ebmbimin e tij me nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb n\u00eb Ishull-Lezh\u00eb, trupa \u00ebsht\u00eb ndar\u00eb n\u00eb tre mendime t\u00eb ndryshme. Bekteshi n\u00eb mendim paralel arsyeton se Nikolli duhej t\u00eb kishte shpjeguar burimin e ligjsh\u00ebm p\u00ebr k\u00ebt\u00eb apartament.<\/p>\n<p>N\u00eb shumic\u00eb \u00ebsht\u00eb arsyetuar se v\u00ebllai nuk kishte arsye dhe motiv p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti t\u00eb till\u00eb n\u00eb Lezh\u00eb, t\u00eb cilin nuk kishte nd\u00ebrmend ta shfryt\u00ebzonte dhe as pse duhej t\u00eb investonte aty n\u00eb nd\u00ebrtim shtesash.<\/p>\n<p>Shumica arrin n\u00eb p\u00ebrfundimin se Nikolli, kishte b\u00ebr\u00eb deklarim t\u00eb pasakt\u00eb dhe t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm t\u00eb pasuris\u00eb. Po ashtu ai akuzohet p\u00ebr shmangie me q\u00ebllim t\u00eb detyrimeve tatimore, kryerjen e veprimeve fiktive p\u00ebr ligj\u00ebrim t\u00eb ardhurave financiare nga burime t\u00eb paidentifikuara dhe veprime juridike fiktive me q\u00ebllim justifikimin e fshehjes s\u00eb pasuris\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb personave t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb lidhur.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit p\u00ebrdor nj\u00eb standard p\u00ebr veten dhe nj\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebr gjyqtar\u00ebt q\u00eb gjykon, p\u00ebr sa i p\u00ebrket zbardhjes s\u00eb vendimeve dhe shkeljes s\u00eb afateve t\u00eb parashikuara n\u00eb ligj.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":97,"featured_media":73552,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,117,362],"tags":[597,144,107,118],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/IMG-0751.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtari Aleks Nikolli pas vendimit t\u00eb KPK. Foto:Vladimir Karaj\/BIRN","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73551"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/97"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=73551"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73551\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":73553,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73551\/revisions\/73553"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/73552"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=73551"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=73551"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=73551"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}