{"id":73557,"date":"2021-04-27T17:54:19","date_gmt":"2021-04-27T15:54:19","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/ankimi-ndaj-konfirmimit-te-prokurorit-petrit-cano-kpa-njihet-me-parashtrimet-e-paleve\/2021\/04\/27\/"},"modified":"2023-04-06T21:45:16","modified_gmt":"2023-04-06T19:45:16","slug":"ankimi-ndaj-konfirmimit-te-prokurorit-petrit-cano-kpa-njihet-me-parashtrimet-e-paleve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/ankimi-ndaj-konfirmimit-te-prokurorit-petrit-cano-kpa-njihet-me-parashtrimet-e-paleve\/2021\/04\/27\/","title":{"rendered":"Ankimi ndaj konfirmimit t\u00eb prokurorit Petrit \u00c7ano, KPA njihet me parashtrimet e pal\u00ebve"},"content":{"rendered":"<p>Pasi Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit vendosi t\u00eb shqyrtoj\u00eb gjat\u00eb vendimit p\u00ebrfundimtar nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb paraprake t\u00eb prokurorit Petrit \u00c7ano p\u00ebr mospranimin e ankimit p\u00ebr shkak t\u00eb tejkalimit t\u00eb afatit,\u00a0 Komisioneri Publik evidentoi mang\u00ebsi t\u00eb hetimit t\u00eb kryer nga KPK dhe k\u00ebrkoi verifikimin e t\u00eb tri kritereve t\u00eb rivler\u00ebsimit. Prokurori \u00c7ano depozitoi prova p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetuar t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn e shkaqeve t\u00eb ankimit dhe k\u00ebrkoi \u00e7eljen e hetimit gjyq\u00ebsor.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_78494\" aria-describedby=\"caption-attachment-78494\" style=\"width: 534px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Petrit-\u00c7ano-duke-dal\u00eb-nga-KPA.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-78494\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Petrit-\u00c7ano-duke-dal\u00eb-nga-KPA-534x400.jpg\" alt=\"\" width=\"534\" height=\"400\" data-id=\"78494\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-78494\" class=\"wp-caption-text\">Petrit \u00c7ano duke dal\u00eb nga KPA | Foto: Edmodn. Hoxhaj<\/figcaption><\/figure>\n<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA u njoh t\u00eb mart\u00ebn me parashtrimet e Komisionerit Publik, Florian Ballhysa p\u00ebr ankimin e ushtruar ndaj vendimit t\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK p\u00ebr konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb drejtuesit t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Rrethit Gjyq\u00ebsor Kruj\u00eb, Petrit \u00c7ano, duke k\u00ebrkuar q\u00eb verifikimi t\u00eb kryhet n\u00eb t\u00eb tre kriteret e rivler\u00ebsimit. Edhe \u00c7ano paraqiti parashtrimet e tij dhe dor\u00ebzoi prova n\u00eb funksion t\u00eb mbrojtjes kund\u00ebr shkaqeve t\u00eb ankimit t\u00eb ngritura nga Ballhysa p\u00ebr kriterin e pasuris\u00eb.<\/p>\n<p>Prokurori Petrit \u00c7ano, paraqiti n\u00eb fillim t\u00eb seanc\u00ebs n\u00ebp\u00ebrmjet p\u00ebrfaq\u00ebsuesit t\u00eb tij ligjor, avokatit Julian M\u00ebrtiri, nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb paraprake p\u00ebr papranueshm\u00ebrin\u00eb e ankimit t\u00eb Komisionerit, me argumentin se ishte ushtruar jasht\u00eb afatit ligjor 15 ditor.<\/p>\n<p>Sipas avokatit M\u00ebrtiri, Komisioneri e ka kryer ankimin nj\u00eb dit\u00eb pasi kishte kaluar afati ditor prej njoftimit t\u00eb vendimit nga ana e Komisionit.<\/p>\n<p>Komisioneri Ballhysa solli n\u00eb v\u00ebmendje jurisupudenc\u00ebn e KPA n\u00eb rastet e k\u00ebrkimit t\u00eb mospranimit t\u00eb ankimit dhe theksoi se sipas Kodit t\u00eb Procedr\u00ebs Civile, dita e njoftimit nuk llogaritet n\u00eb afate.<\/p>\n<p>Pasi u t\u00ebrhoq, trupi gjykues i kryesuar nga Rezarta Schuetz, me relatore Ina Ram\u00ebn dhe an\u00ebtar\u00eb Albana Shtyll\u00ebn, Ardian Hajdarin e Sokol \u00c7omon vendosi q\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr mospranimin e ankimit ta shqyrtoj\u00eb gjat\u00eb vendimarrjes p\u00ebrfundimtare.<\/p>\n<p>Komisioneri Publik tha se kishte konstatuar mang\u00ebsi t\u00eb hetimit administrativ n\u00eb vendimin e Komisionerit Publik lidhur me kriterin e pasuris\u00eb dhe past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs. Ai shtoi se, nisur nga vendimi i K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Prokuroris\u00eb, KLP, p\u00ebr shkarkimin e prokurorit t\u00eb Kruj\u00ebs Bujar Memia, k\u00ebrkoi verifikimin e q\u00ebndrimit t\u00eb \u00c7anos n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e drejtuesit t\u00eb prokuroris\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas Ballhys\u00ebs, procedura e verifikimit t\u00eb figur\u00ebs ishte e paplot\u00eb, pasi n\u00eb raportin q\u00eb Drejtoria e Sigurimit t\u00eb Informacionit t\u00eb Klasifikuar, DSIK kishte dor\u00ebzuar n\u00eb Komision nuk p\u00ebrmbante informacione t\u00eb Sh\u00ebrbimit Informativ Shtet\u00ebror. Ai k\u00ebrkoi q\u00eb mang\u00ebsit\u00eb n\u00eb hetimin p\u00ebr kriterin e figur\u00ebs t\u00eb riparohen gjat\u00eb gjykimit t\u00eb k\u00ebtij ankimi n\u00eb Kolegj.<\/p>\n<p>P\u00ebrfaq\u00ebsuesi i prokurorit \u00c7ano, avokati Julian M\u00ebrtiri theksoi n\u00eb fillim t\u00eb seanc\u00ebs se shkaqet e ankimit kishin t\u00eb b\u00ebnin vet\u00ebm me kriterin e pasuris\u00eb, nd\u00ebrsa shtoi se n\u00eb parashtrime po k\u00ebrkohej vrifikimi i t\u00eb tre kritereve. Ai u ndal n\u00eb \u00e7do k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb Komisionerit.<\/p>\n<p>M\u00ebrtiri solli n\u00eb v\u00ebmendje se prokurori \u00c7ano ishte pajisur n\u00eb vitin 2020 nga DSIK me certifikat\u00eb sigurie p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje tep\u00ebr sekrete.<\/p>\n<p>Lidhur me kriterin e pasuris\u00eb, Ballhysa k\u00ebrkoi rihetimin e dy pasurive t\u00eb paluajtshme n\u00eb Tiran\u00eb, nj\u00eb apartamenti t\u00eb bler\u00eb nga subjekti n\u00eb vitin 2011 kundrejt \u00e7mimit 7.5 milion\u00eb lek\u00eb dhe nj\u00eb apartamenti 63 m2 t\u00eb bler\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb vajz\u00ebs n\u00eb vitin 2014 n\u00eb shum\u00ebn 53 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Komisioneri pretendoi se \u00e7mimi i blerjes s\u00eb dy apartamenteve ishte m\u00eb i vog\u00ebl nga ai i rerenc\u00ebs dhe i k\u00ebrkoi Kolegjit q\u00eb t\u00eb hetonte n\u00eb drejtim t\u00eb konfliktit t\u00eb mundsh\u00ebm t\u00eb interesit n\u00eb kryerjen e k\u00ebtyre transaksioneve, duke verifikuar n\u00ebse prokurori \u00c7ano kishte hetuar ndonj\u00eb \u00e7\u00ebshtje n\u00eb ngarkim t\u00eb shit\u00ebsve t\u00eb k\u00ebtyre pasurive. Gjithashtu, ai pretendoi se mund t\u00eb ket\u00eb pasur veprime fiktive me q\u00ebllim shmangien e detyrimeve tatimore.<\/p>\n<p>Lidhur me pretendimin p\u00ebr konfliktin e interesit n\u00eb dukje n\u00eb blerjen e dy apartamenteve n\u00eb Tiran\u00eb, avokati M\u00ebrtiri shpjegoi se subjekti kisht\u00eb marr\u00eb v\u00ebrtetime nga prokurorit\u00eb e Beratit, Vlor\u00ebs, Lushnj\u00ebs dhe Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me p\u00ebr Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, SPAK. M\u00ebrtiri shpjegoi se k\u00ebtyre prokurorive u ishte k\u00ebrkuar q\u00eb t\u00eb informonin n\u00ebse ndaj shit\u00ebsve t\u00eb k\u00ebtyre dokumenteve kishte pasur ndonj\u00eb kall\u00ebzim penal apo procedim, apo n\u00ebse ata kishin kryer ndonj\u00eb kall\u00ebzim.<\/p>\n<p>Sipas M\u00ebrtirit, t\u00eb gjith\u00eb prokurorit\u00eb kan\u00eb kthyer p\u00ebrgjigje se asnj\u00eb prej k\u00ebtyre personave nuk ka pasur \u00e7\u00ebshtje gjat\u00eb periudh\u00ebs q\u00eb \u00c7ano ka punuar ose i ka drejtuar k\u00ebto institucione. Ai theksoi se bazuar n\u00eb k\u00ebto prova v\u00ebrtetohej se mungonte konflikti i interesit.<\/p>\n<p>M\u00ebrtiri vijoi se ishte i pabazuar edhe pretendimi p\u00ebr kryerjen e veprimeve fiktive. Ai deklaroi se \u00e7mimi i apartamentit t\u00eb bler\u00eb nga subjekti n\u00eb vitin 2011 n\u00eb shum\u00ebn 7.5 milion\u00eb lek\u00eb ishte dakord\u00ebsuar q\u00eb prej vitit 2006 dhe se pjesa m\u00eb e madhe e vler\u00ebs ishte shlyer para n\u00ebnshkrimit t\u00eb kontrat\u00ebs s\u00eb shit-blerjes. Sipas M\u00ebrtirit, kjo ishte arsyeja p\u00ebrse apartamenti ishte bler\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 7.5 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr \u00e7mimin e apartamentit t\u00eb vajz\u00ebs s\u00eb subjektit, M\u00ebrtiri vuri n\u00eb dukje faktin se kjo pasuri gjendjen n\u00eb nj\u00eb pallat t\u00eb nd\u00ebrtuar dekada m\u00eb par\u00eb dhe se amortizimi sillte uljen e vler\u00ebs. Ai shpjegoi se i ishin drejtuar nj\u00eb eksperti ligjor p\u00ebr kryerjen e nj\u00eb analize lidhur me vler\u00ebn reale t\u00eb k\u00ebtij apartamenti.<\/p>\n<p>\u201cKur \u00ebsht\u00eb bler\u00eb apartamenti kishin kaluar 52 vite nga nd\u00ebrtimi i pallatit. Amortizimi p\u00ebrllogaritet 1.3% n\u00eb vit dhe n\u00eb total arrin n\u00eb 67%\u201d, sqaroi M\u00ebrtiri lidhur me konkluzionin e arritur nga ekspert\u00ebt. Sipas tij, ekspert\u00ebt kishin kryer edhe sondazh prej nga kishin konkluduar se vlera e shitjes n\u00eb vitin 2016 p\u00ebr nj\u00eb apartament me t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb ngjashme me at\u00eb t\u00eb vajz\u00ebs s\u00eb subjektit ishte rreth 56 mij\u00eb euro. \u201cEkspert\u00ebt kan\u00eb konkluduar se vlera e amortizimit zbritet nga shuma 56 mij\u00eb euro dhe mbetet 2.5 milion\u00eb lek\u00eb\u201d, sqaroi M\u00ebrtiri dhe tha se ve\u00e7 aktit t\u00eb ekspertimit, do t\u00eb dor\u00ebzonin si prova edhe 3 kontrata shit-blerje t\u00eb ngjashme me at\u00eb t\u00eb vajz\u00ebs s\u00eb subjektit. \u201cVlera 53 mij\u00eb euro \u00ebsht\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me \u00e7mimin e tregut\u201d, pohoi ai.<\/p>\n<p>Komisioneri Ballhysa k\u00ebrkoi hetim m\u00eb t\u00eb thelluar edhe p\u00ebr t\u00eb ardhurat e bashk\u00ebshortes t\u00eb p\u00ebrfituara nga administrimi i nj\u00eb kopshti p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb, konkretisht t\u00eb vler\u00ebs 1.4 milion\u00eb t\u00eb p\u00ebrfituara nga shitja e pajisjeve dhe mobiljeve pas mbylljes s\u00eb aktivitetit.<\/p>\n<p>Sipas Ballhys\u00ebs, kontrata e shitjes s\u00eb mobiljeve dhe pajisjeve ishte kryer nga bashk\u00ebshortja e subjektit dhe jo n\u00eb em\u00ebr t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb s\u00eb zot\u00ebruar prej saj. \u201cDuket se \u00ebsht\u00eb kryer n\u00eb tejkalim t\u00eb ligjit pasi nuk mund t\u00eb shiste pajisjet e personit juridik\u201d, tha Ballhysa.<\/p>\n<p>Ai pretendoi se nuk ishin shlyer t\u00eb gjitha detyrimet tatimore nga bashk\u00ebshortja e subjektit.<\/p>\n<p>M\u00ebrtiri e kund\u00ebrshtoi pretendimin p\u00ebr mosshlyerjen e gjith\u00eb detyrimeve nga ana e bashk\u00ebshortes dhe argumentoi se mospasja e detyrimeve tatimore konfirmohej edhe nga \u00e7regjistrimi i aktivitetit.<\/p>\n<p>Ai theksoi se mobiljet ishin shitur pasi ishte mbyllur aktiviteti dhe n\u00eb k\u00ebto kushte nuk kishte qen\u00eb e mundur q\u00eb ky transaksion t\u00eb ishte kryer n\u00eb em\u00ebr t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb q\u00eb ajo kishte zot\u00ebruar. \u201cK\u00ebto asete kur t\u00eb mbyllej aktiviteti do t\u2019i dor\u00ebzoheshin ortakut t\u00eb vet\u00ebm q\u00eb ishte bashk\u00ebshortja e subjektit. Aktivet e mbetura u shp\u00ebrndahen pronar\u00ebve\u201d, shpjegoi ai dhe k\u00ebmb\u00ebnguli se bashk\u00ebshortja e \u00c7anos nuk kishte pasur asnj\u00eb detyrim t\u00eb pashlyer.<\/p>\n<p>M\u00ebrtiri pohoi se prokurori \u00c7ano rezultonte \u00e7do vit me burime t\u00eb mjaftueshme financiare dhe k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb konsiderohej si e ardhur bonusi i karburantit n\u00eb shum\u00ebn 35 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb muaj i p\u00ebrfituar gjat\u00eb nj\u00eb priudhe kur ishte drejtues prokuorie n\u00eb Lushnj\u00eb.<\/p>\n<p>Lidhur me aspektin profesional, Ballhysa solli n\u00eb v\u00ebmendje vendimin e KLP-s\u00eb p\u00ebr shkarkimin e prokurorit t\u00eb Kruj\u00ebs Bujar Memia, ku konkludohej se ky i fundit kishte kryer shkelje t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritura duke mos ushtruar ankim ndaj vendimeve t\u00eb lirimeve t\u00eb parakohshme t\u00eb t\u00eb d\u00ebnuarve p\u00ebr krime t\u00eb r\u00ebnda.<\/p>\n<p>Ballhysa tha se para hyrjes n\u00eb fuqi t\u00eb ndryshimeve ligjore n\u00eb vitin 2017, subjekti i rivler\u00ebsimit, n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e drejtuesit t\u00eb prokuroris\u00eb mund t\u00eb korrigjonte vendimin dhe q\u00ebndrimin e prokurorit vart\u00ebs. Nd\u00ebrsa shtoi se pas ndryshimeve ligjore drejtuesi i prokuroris\u00eb ka kompetenc\u00eb t\u00eb nxjerr\u00eb udh\u00ebzime.<\/p>\n<p>Ai k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb kryhej hetim nga Kolegji lidhur me vendimet p\u00ebr q\u00ebndrim n\u00eb sht\u00ebpi, lirime me kusht apo njohje amnistie t\u00eb dh\u00ebna nga Gjykata e Kruj\u00ebs, n\u00eb t\u00eb cilat prokuroria \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuar nga Memia. Gjithashtu, Komisioneri k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb verifikoheshin udh\u00ebzimet e nxjerra n\u00eb lidhje me q\u00ebndrimet pasive t\u00eb Memis\u00eb ndaj vendimeve t\u00eb gjykat\u00ebs p\u00ebr lirimin e personave t\u00eb d\u00ebnuar, q\u00eb soll\u00ebn si pasoj\u00eb mosverifikimin e tyre nga gjykata eprore.<\/p>\n<p>Avokati M\u00ebrtiri theksoi se pretendimet e Komisionerit kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me nj\u00eb person tjet\u00ebr, p\u00ebr t\u00eb cilin autoritetet p\u00ebrkat\u00ebse kan\u00eb marr\u00eb vendim dhe kan\u00eb kryer hetim mbi gjith\u00eb \u00e7\u00ebshtjet e p\u00ebrfaq\u00ebsuara prej tij. Sipas M\u00ebrtirit, n\u00eb asnj\u00eb rast nuk jan\u00eb evidentuar probleme p\u00ebr subjektin e rivler\u00ebsimit.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebrmendet edhe n\u00eb vendimin e KLP se ai ka vepruar n\u00eb kund\u00ebrshtim me udh\u00ebzimin e drejtuesit t\u00eb prokuroris\u00eb\u201d, pohoi prokurori \u00c7ano lidhur me q\u00ebndrimin q\u00eb kishte mbajtur p\u00ebr veprimet e prokurorit Memia.<\/p>\n<p>M\u00ebrtiri deklaroi se k\u00ebrkimi i Komisionerit Publik ishte jasht\u00eb kompetenc\u00ebs s\u00eb tij. \u201cPretendimet e reja nuk mund t\u00eb shqyrtohen as nga Kolegji. Komisioneri Publik nuk i ka ngritur n\u00eb ankim por thot\u00eb se ka nj\u00eb vendim t\u00eb KLP-s\u00eb\u201d, pohoi M\u00ebrtiri dhe k\u00ebrkoi t\u00eb depozitonte si prov\u00eb t\u00eb gjitha v\u00ebrtetimet e marra nga prokurorit\u00eb e Beratit, Vlor\u00ebs, Lushnj\u00ebs, SPAK-ut, si dhe ekspertimin p\u00ebr apartamentin e vajz\u00ebs.<\/p>\n<p>Kolegji pyeti pal\u00ebt lidhur me dy denoncime t\u00eb kryera nga publiku ndaj prokurorit \u00c7ano. Komisioneri Ballhysa tha se nuk kishte gjetur ndonj\u00eb indicie n\u00eb k\u00ebto denoncime. Nd\u00ebrsa prokurori \u00c7ano i konsideroi si t\u00eb pabazuara.<\/p>\n<p>T\u00eb dyja pal\u00ebt k\u00ebrkuan \u00e7eljen e hetimit gjyq\u00ebsor, nd\u00ebrsa prokurori \u00c7ano k\u00ebrkoi edhe pranimin e provave t\u00eb dor\u00ebzuara prej tij n\u00eb seanc\u00ebn e t\u00eb mart\u00ebs.<\/p>\n<p>Pasi trupi gjykues i KPA u t\u00ebrhoq, vendosi t\u00eb shtyj\u00eb seanc\u00ebn m\u00eb dat\u00eb 14 maj t\u00eb or\u00ebs 10:30, p\u00ebr tu shprehur lidhur me provat dhe \u00e7eljen e hetimit gjyq\u00ebsor.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Pasi Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit vendosi t\u00eb shqyrtoj\u00eb gjat\u00eb vendimit p\u00ebrfundimtar nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb paraprake t\u00eb prokurorit Petrit \u00c7ano p\u00ebr mospranimin e ankimit p\u00ebr shkak t\u00eb tejkalimit t\u00eb afatit,\u00a0 Komisioneri Publik evidentoi mang\u00ebsi t\u00eb hetimit t\u00eb kryer nga KPK dhe k\u00ebrkoi verifikimin e t\u00eb tri kritereve t\u00eb rivler\u00ebsimit. Prokurori \u00c7ano depozitoi prova p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetuar [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":73558,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[114,2,362],"tags":[112,425,149,236],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Petrit-\u00c7ano-duke-dal\u00eb-nga-KPA.jpg","fifu_image_alt":"Prokurori Petrit \u00c7ano duke dal\u00eb nga KPA | Foto: Edmond Hoxhaj.","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73557"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=73557"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73557\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":73559,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73557\/revisions\/73559"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/73558"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=73557"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=73557"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=73557"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}