{"id":73575,"date":"2021-04-23T10:20:58","date_gmt":"2021-04-23T08:20:58","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-konstaton-balanca-negative-me-te-medha-se-kpk-per-gjyqtaren-albina-spaha\/2021\/04\/23\/"},"modified":"2023-04-06T21:47:32","modified_gmt":"2023-04-06T19:47:32","slug":"kpa-konstaton-balanca-negative-me-te-medha-se-kpk-per-gjyqtaren-albina-spaha","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-konstaton-balanca-negative-me-te-medha-se-kpk-per-gjyqtaren-albina-spaha\/2021\/04\/23\/","title":{"rendered":"KPA konstaton balanca negative m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha se KPK p\u00ebr gjyqtaren Albina Spaha"},"content":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit vler\u00ebson se, edhe n\u00eb aplikim t\u00eb \u00e7do skenari t\u00eb mundsh\u00ebm garantist n\u00eb p\u00ebrllogaritjen e t\u00eb ardhurave, qoft\u00eb edhe atyre t\u00eb pretenduara nga gjyqtarja e Gjirokastr\u00ebs Albina Spaha n\u00eb deklaratat periodike dhe n\u00eb ankim, s\u00ebrish konstatohet pamund\u00ebsi financiare p\u00ebr krijimin e pasurive.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_61556\" aria-describedby=\"caption-attachment-61556\" style=\"width: 522px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/albina-spaha.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-61556\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/albina-spaha-522x400.jpg\" alt=\"\" width=\"522\" height=\"400\" data-id=\"61556\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-61556\" class=\"wp-caption-text\">Gjyqtarja e shkarkuar nga KPK Albina Spaha, pas vendimit t\u00eb Komisionit. Foto:BIRN<\/figcaption><\/figure>\n<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA e vler\u00ebson t\u00eb drejt\u00eb vendimin e Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK p\u00ebr shkarkimin nga detyra t\u00eb ish-kryetares s\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Gjirokastr\u00ebs Albina Spaha, duke e rr\u00ebzuar ankimin e k\u00ebsaj t\u00eb fundit.<\/p>\n<p>N\u00eb vendimin e arsyetuar, Kolegji analizon mund\u00ebsin\u00eb e gjyqtares s\u00eb Spaha p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti duke konkluduar balanc\u00eb negative m\u00eb t\u00eb madhe nga ajo e konstatuar prej Komisionit. Gjithashtu, KPA vler\u00ebson se Spaha dhe bashk\u00ebshorti i saj nuk kan\u00eb pasur mund\u00ebsi p\u00ebr krijimin e likujditeteve nd\u00ebr vite dhe p\u00ebr blerjen e nj\u00eb automjeti.<\/p>\n<p>Albina Spaha e ka nisur karrier\u00ebn n\u00eb sistemin gjyq\u00ebsor n\u00eb vitin 1998, fillimisht si gjyqtare n\u00eb Tepelen\u00eb dhe m\u00eb pas n\u00eb Gjykat\u00ebn e Rrethit Gjyq\u00ebsor Gjirokast\u00ebr ku edhe u komandua si kryetare n\u00eb vitin 2016.<\/p>\n<p>M\u00eb 15 prill 2019, Komisioni vendosi shkarkimin e gjyqtares Spaha p\u00ebr munges\u00eb t\u00eb burimeve \u00a0financiare t\u00eb ligjshme p\u00ebr t\u00eb justifikuar pasurit\u00eb, si dhe p\u00ebr deklarim t\u00eb pasakt\u00eb e t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm. Nd\u00ebrkoh\u00eb, ajo u rivler\u00ebsua pozitivisht p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs dhe profesionalizmin.<\/p>\n<p>N\u00eb ankimin e depozituar n\u00eb KPA, Spaha ka renditur nj\u00eb s\u00ebr\u00eb shkaqesh lidhur me procedur\u00ebn e ndjekur n\u00eb KPK p\u00ebr rivler\u00ebsimin e saj, q\u00eb jan\u00eb rr\u00ebzuara si t\u00eb pabazuar.<\/p>\n<p>Ashtu si KPK, edhe Kolegji konstaton nj\u00eb s\u00ebr\u00eb problemesh p\u00ebr apartamentin me sip\u00ebrfaqe 121.8 m2 n\u00eb Tiran\u00eb, i bler\u00eb n\u00eb gusht t\u00eb vitit 2007 kundrejt vler\u00ebs 4 milion\u00eb 558 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Spaha e ka deklaruar k\u00ebt\u00eb pasuri n\u00eb vitin 2007 kur \u00ebsht\u00eb realizuar kontrata e shitjes, por Komisioni ka konstatuar se kontrata e sip\u00ebrmarrjes \u00ebsht\u00eb lidhur n\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 2000, p\u00ebr nj\u00eb apartament me sip\u00ebrfaqe 158 m2 me \u00e7mim 55 mij\u00eb e 300 USD.<\/p>\n<p>Spaha pretendon se pasuria \u00ebsht\u00eb deklaruar n\u00eb deklarat\u00ebn periodike t\u00eb vitit 2007, bazuar n\u00eb dat\u00ebn e n\u00ebnshkrimit t\u00eb kontrat\u00ebs s\u00eb shitblerjes. Ajo ka argumentuar se kontrata e sip\u00ebrmarrjes e vitit 2000 kishte p\u00ebr objekt apartamentin me sip\u00ebrfaqe 158 m2, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ajo e shit-blerjes pasqyron apartamentin aktual. Subjekti ka k\u00ebmb\u00ebngulur, se megjith\u00ebse kontrata p\u00ebrcakton vler\u00ebn 48 mij\u00eb USD p\u00ebr blerjen e k\u00ebsaj pasurie, faktikisht \u00ebsht\u00eb paguar vet\u00ebm shuma 44 mij\u00eb USD. Spaha e ka mbrojtur k\u00ebt\u00eb situt\u00eb me faktin se pala shit\u00ebse nuk ka pasur asnj\u00eb pretendim lidhur me diferenc\u00ebn 4 mij\u00eb USD. Sipas saj, \u201cnuk i \u00ebsht\u00eb kushtuar r\u00ebnd\u00ebsi \u00e7mimit\u201d gjat\u00eb n\u00ebnshkrimit t\u00eb kontrat\u00ebs.<\/p>\n<p>Kolegji v\u00ebren se gjyqtarja Spaha dhe bashk\u00ebshorti i saj nuk kan\u00eb pasqyruar asnj\u00eb t\u00eb dh\u00ebn\u00eb lidhur me k\u00ebt\u00eb pasuri n\u00eb deklarat\u00ebn e fillestare t\u00eb vitit 2003 dhe se kjo situat\u00eb ka vazhduar edhe n\u00eb vitet pasues, 2004, 2005 dhe 2006.<\/p>\n<p>Spaha ka shpjeguar se kontrata e porosis\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb deklaruar p\u00ebr shkak t\u00eb konfliktit midis pronar\u00ebve t\u00eb truallit me pronar\u00ebt fqinj\u00eb q\u00eb ka sjell\u00eb zvarritjen e punimeve p\u00ebr disa vjet, ndryshimin e p\u00ebrmasave t\u00eb projektit si dhe t\u00eb p\u00ebrcaktimeve p\u00ebr likujdimin e punimeve.<\/p>\n<p>Trupi gjykues i Kolegjit v\u00ebren se subjekti i rivler\u00ebsimit \u00ebsht\u00eb kontradiktore n\u00eb vijim\u00ebsi gjat\u00eb deklarimit t\u00eb k\u00ebsaj pasurie.<\/p>\n<p>Sipas KPA, ajo nuk ka deklaruar asnj\u00eb t\u00eb dh\u00ebn\u00eb n\u00eb vitin 2003, megjith\u00ebse kishte nj\u00eb kontrat\u00eb porosie q\u00eb n\u00eb vitin 2000 q\u00eb p\u00ebrcaktonte se duhet t\u00eb kishte kryer likuidimin e \u00e7mimit brenda vitit 2001 dhe se n\u00eb vitin 2007 nuk ka pasqyruar n\u00ebnshkrimin e kontrat\u00ebs s\u00eb shitblerjes dhe m\u00ebnyr\u00ebn e likuidimit t\u00eb vler\u00ebs, qoft\u00eb si rezulton e p\u00ebrcaktuar n\u00eb kontrat\u00eb, qoft\u00eb sikurse ka pretenduar.<\/p>\n<p>Trupi gjykues evidenton se, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri, Spaha ka deklaruar t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb plota vet\u00ebm n\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 2014, kur \u00ebsht\u00eb pyetur nga ILDKPKI-ja lidhur me problematik\u00ebn e konstatuar n\u00eb deklarat\u00ebn e par\u00eb t\u00eb pasuris\u00eb p\u00ebr periudh\u00ebn para vitit 2003.<\/p>\n<p>Kolegji analizon edhe vler\u00ebn e \u00e7mimit t\u00eb deklaruar nga subjekti i rivler\u00ebsimit pran\u00eb ILDKPKI dhe n\u00eb deklarat\u00ebn veting n\u00eb shum\u00ebn 4 milion\u00eb e 558 mij\u00eb lek\u00eb, q\u00eb i korrespondon \u00e7mimit 44 mij\u00eb USD, por sipas kursit t\u00eb k\u00ebmbimit t\u00eb dy viteve para se t\u00eb kryhej pagesa.<\/p>\n<p>\u201cN\u00ebse vlera do t\u00eb ishte konvertuar me kursin e k\u00ebmbimit n\u00eb koh\u00ebn e pretenduar prej saj se ka ndodhur pagesa \u2012 n\u00eb dat\u00ebn 27 gusht 2007 \u2013 vlera n\u00eb lek\u00eb e 44.000 USD do t\u00eb ishte ndjesh\u00ebm m\u00eb e ul\u00ebt, 3.951.200 lek\u00eb\u201d, konstaton KPA dhe e shprehet se kjo p\u00ebrllogaritje atakon deklarimin e subjektit se shoq\u00ebris\u00eb nd\u00ebrtuese i \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb vlera e konvertuar n\u00eb lek\u00eb e shum\u00ebs 44 mij\u00eb USD, me kursin e k\u00ebmbimit t\u00eb bank\u00ebs n\u00eb gusht t\u00eb 2007-\u00ebs.<\/p>\n<p>Sipas KPA, n\u00ebse shuma e pages\u00ebs \u00ebsht\u00eb deklaruar e sakt\u00eb, ky fakt n\u00ebnkupton se duhet t\u00eb jet\u00eb kryer n\u00eb 30 dhjetor 2005 dhe jo n\u00eb gusht t\u00eb 2007-\u00ebs sikurse pretendon subjekti i rivler\u00ebsimit.<\/p>\n<p>\u201cMbetet i pashpjeguesh\u00ebm veprimi i zgjedhur nga subjekti i rivler\u00ebsimit q\u00eb n\u00eb dat\u00ebn 04.02.2009 deklaron t\u00eb ardhurat me t\u00eb cilat ka krijuar k\u00ebt\u00eb pasuri, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb deklaruar n\u00eb p\u00ebrmbajtjen e formular\u00ebve t\u00eb deklarat\u00ebs s\u00eb interesave privat\u00eb p\u00ebr vitin 2007 dhe as n\u00eb deklarat\u00ebn e interesave privat\u00eb p\u00ebr vitin 2008, qoft\u00eb kjo edhe n\u00eb form\u00eb korrigjimi apo sqarimi plot\u00ebsues\u201d, v\u00ebren trupi gjykues dhe evidenton faktin se p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri ka pasur kontrata t\u00eb lidhura me OSHEE dhe UKT q\u00eb n\u00eb vitet 2001-2002, q\u00eb p\u00ebrkon me kronologjin\u00eb kohore sipas kontrat\u00ebs s\u00eb sip\u00ebrmarrjes dhe koh\u00ebs s\u00eb kryerjes s\u00eb pagesave t\u00ebr\u00ebsisht.<\/p>\n<p>\u201cPo k\u00ebshtu, \u00ebsht\u00eb i pakontestuesh\u00ebm fakti q\u00eb subjekti i rivler\u00ebsimit ka zgjedhur t\u00eb mos sjell\u00eb asnj\u00eb dokumentacion t\u00eb hartuar n\u00eb koh\u00ebn kur ka likuiduar t\u00ebr\u00ebsisht apo pjes\u00ebrisht apartamentin p\u00ebr t\u00eb provuar pages\u00ebn e kryer\u201d, citohet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Sipas Kolegjit, pretendimi tjet\u00ebr i Spah\u00ebs se nd\u00ebrtimi \u00ebsht\u00eb shtyr\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb konfliktit disavje\u00e7ar me pronar\u00ebt, bie ndesh me dokumentacionin e aktit t\u00eb kolaudimit q\u00eb p\u00ebrcakton sakt\u00ebsisht se pezullimi i punimeve ka zgjatur vet\u00ebm 3.5 muaj.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb k\u00ebtyre konstatimeve, Kolegji vler\u00ebson se pretendimet e subjektit mbeten deklarative dhe t\u00eb pakonfirmuara.<\/p>\n<p>Spaha ka pretenduar se analiza financiare e kryer nga Komisioni p\u00ebr vitet 1994 \u2013 2001 nuk q\u00ebndron pasi nuk \u00ebsht\u00eb kryer asnj\u00eb pages\u00eb referuar kontrat\u00ebs s\u00eb sip\u00ebrmarrjes. Sipas saj, blerja e apartamentit \u00ebsht\u00eb likuiduar n\u00eb muajin gusht 2007, me burime financiare t\u00eb ligjshme, p\u00ebrfshir\u00eb t\u00eb ardhurat e bashk\u00ebshortit.<\/p>\n<p>N\u00eb ankim subjekti e ka pasqyruar analiz\u00ebn financiare n\u00eb dy variante, ku n\u00eb t\u00eb parin analizohen t\u00eb ardhurat p\u00ebr periudh\u00ebn 1994 \u2013 2001 dhe n\u00eb t\u00eb dytin t\u00eb ardhurat e periudh\u00ebs 2005, 2006 dhe 2007, q\u00eb sipas saj rezultojn\u00eb me balanca positive.<\/p>\n<p>Ajo ka pretenduar se Komisioni nuk duhej t\u00eb ishte bazuar n\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat e institucioneve shtet\u00ebrore, por duhet t\u00eb kishte marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb edhe dokumentet e dor\u00ebzuara prej saj dhe v\u00ebrtetimet e l\u00ebshuara nga dy shoq\u00ebri p\u00ebr t\u00eb ardhurat e bashk\u00ebshortit.<\/p>\n<p>Kolegji sjell n\u00eb v\u00ebmendje se edhe KPK ka kryer dy analiza financiare p\u00ebr t\u00eb verifikuar aft\u00ebsin\u00eb paguese t\u00eb Spah\u00ebs. N\u00eb analiz\u00ebn e par\u00eb p\u00ebr periudh\u00ebn 1994 \u2013 2001, ku \u00ebsht\u00eb konsideruar se \u00e7mimi i apartamentit \u00ebsht\u00eb paguar plot\u00ebsisht brenda vitit 2001, ka rezultuar balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn 5 milion\u00eb e 289 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb analiz\u00ebn e dyt\u00eb, duke pranuar hipotez\u00ebn q\u00eb apartamenti \u00ebsht\u00eb paguar n\u00eb vitin 2007 ashtu si pretendon subjekti, ka rezultuar munges\u00eb financiare n\u00eb vler\u00ebn totale 1.7 milion lek\u00eb.<\/p>\n<p>Trupi gjykues i Kolegjit v\u00ebren se deklarimet e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit p\u00ebr vler\u00ebn dhe koh\u00ebn e kryerjes s\u00eb pages\u00ebs jan\u00eb kontradiktore n\u00eb vetvete dhe bien ndesh me dokumentacionin p\u00ebrkat\u00ebs. Sipas KPA, faktet tregojn\u00eb se apartamenti \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur prej Spah\u00ebs m\u00eb par\u00eb se ajo pretendon.<\/p>\n<p>Kolegji ka kryer nj\u00eb analiz\u00eb financiare bazuar n\u00eb kontrat\u00ebn e sip\u00ebrmarrjes t\u00eb vitit 2000, p\u00ebr vler\u00ebn 55 mij\u00eb e 300 USD dhe sipas k\u00ebsteve t\u00eb r\u00ebna dakord nga pal\u00ebt, prej nga ka rezultuar pamund\u00ebsi financiare n\u00eb shum\u00ebn 7 milion\u00eb e 218 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Trupi gjykues v\u00ebren se rezultati negativ i analiz\u00ebs n\u00eb Kolegj p\u00ebr periudh\u00ebn 1994-2001 rezulton duksh\u00ebm m\u00eb i thell\u00eb se ai i konkluduar n\u00eb Komision, p\u00ebr shkak se KPK nuk ka p\u00ebrfshir\u00eb shpenzimet e jetes\u00ebs.<\/p>\n<p>Kolegji konstaton se mungesa e burimeve t\u00eb ligjshme q\u00ebndron edhe n\u00ebse p\u00ebrllogaritja e \u00e7mimit do t\u00eb b\u00ebhej sipas vler\u00ebs s\u00eb deklaruar n\u00eb deklarat\u00ebn veting, duke rezultuar n\u00eb vler\u00ebn negative prej 3 milion\u00eb e 948 mij\u00eb lek\u00ebsh.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb shteruar pretendimt e subjektit, KPA ka kryer analiz\u00eb financiare edhe p\u00ebr variantin e dyt\u00eb, at\u00eb t\u00eb pages\u00ebs nj\u00ebherazi t\u00eb vler\u00ebs s\u00eb apartamentit.<\/p>\n<p>Trupi gjykues v\u00ebren se n\u00eb \u00e7do skenar t\u00eb mundsh\u00ebm mbi vlerat e t\u00eb ardhurave, qoft\u00eb edhe atyre t\u00eb pretenduara n\u00eb deklaratat periodike vjetore dhe n\u00eb ankim nga subjekti i rivler\u00ebsimit, pavar\u00ebsisht nga ndonj\u00eb efekt pozitiv mbi bilancin e viteve t\u00eb ve\u00e7anta, pamund\u00ebsia financiare p\u00ebr t\u00eb mbuluar me t\u00eb ardhura t\u00eb ligjshme afekton vite t\u00eb tjera t\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit.<\/p>\n<p>Sipas analiz\u00ebs financiare p\u00ebr vitet 2005, 2006 deri n\u00eb gusht 2007, t\u00eb kryer n\u00eb KPA ka rezultuar pamund\u00ebsi financiare n\u00eb vler\u00ebn 1 milion e 89 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr pages\u00ebn e apartamentit.<\/p>\n<p>Kolegji vler\u00ebson se nj\u00eb pjes\u00eb e t\u00eb ardhurave t\u00eb pretenduara nga subjekti i rivler\u00ebsimit nga pun\u00ebsimi i bashk\u00ebshortit n\u00eb dy shoq\u00ebri nuk kalojn\u00eb testin e provueshm\u00ebris\u00eb dhe t\u00eb ligjshm\u00ebris\u00eb s\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Kolegji i ka vler\u00ebsuar deklarative pretendimet e Spah\u00ebs p\u00ebr k\u00ebto t\u00eb ardhura dhe \u00e7mon se, vler\u00ebsimi i sakt\u00eb i t\u00eb ardhurave t\u00eb ligjshme n\u00eb funksion t\u00eb kontrollit t\u00eb kriterit pasuror n\u00eb procesin e rivler\u00ebsimit \u00ebsht\u00eb mund\u00ebsuar vet\u00ebm mbi baz\u00ebn e dokumenteve nga institucionet shtet\u00ebrore.<\/p>\n<p>Gjyqtarja Spaha ka pretenduar se ka pasur burime t\u00eb ligjshme edhe p\u00ebr krijimin e disa depozitave bankare n\u00eb em\u00ebr t\u00eb saj dhe t\u00eb bashk\u00ebshortit.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, Kolegji konstaton se, edhe n\u00ebse merret i mir\u00ebq\u00ebn\u00eb pun\u00ebsimi i bashk\u00ebshortit t\u00eb subjektit pran\u00eb dy shoq\u00ebrive nd\u00ebrtuese, mbeten t\u00eb pav\u00ebrtetuara shumat e deklaruara si t\u00eb p\u00ebrfituara n\u00eb form\u00eb shp\u00ebrblimi. Nga analiza e KPA ka rezultuar se Spaha nuk ka pasur t\u00eb ardhura t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb justifikuar gjendjet e llogarive bankare nd\u00ebr vite, shtes\u00ebn e likuiditeteve cash dhe shpenzimet e kryera.<\/p>\n<p>\u201cKjo gjendje negative financiare do t\u00eb rezultonte edhe n\u00eb aplikim t\u00eb \u00e7do skenari t\u00eb mundsh\u00ebm garantist mbi t\u00eb ardhurat e pretenduara nga pun\u00ebsimi i bashk\u00ebshortit, duke e vendosur subjektin n\u00eb situat\u00ebn e pamjaftueshm\u00ebris\u00eb s\u00eb burimeve financiare t\u00eb ligjshme[\u2026]\u201d, citohet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb konsiderat\u00eb t\u00eb mosp\u00ebrkeq\u00ebsimit t\u00eb situat\u00ebs s\u00eb subjektit si rezultat i ankimit, pamjaftueshm\u00ebria e burimeve financiare t\u00eb ligjshme p\u00ebr t\u00eb krijuar pasurit\u00eb dhe kryer shpenzimet, p\u00ebrfshir\u00eb edhe periudh\u00ebn deri n\u00eb vitin 2001, konstatuar nga Komisioni, q\u00ebndron\u201d, vler\u00ebson trupi gjykues.<\/p>\n<p>N\u00eb disa raste analiza financiare e kryer nga KPA ka konkluduar balanca m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha negative nga ato t\u00eb konsatuara prej Komisionit.<\/p>\n<p>Pretendimet e Spah\u00ebs nuk e kan\u00eb bindur Kolegjin as p\u00ebr balanc\u00ebn negative t\u00eb konstatuar n\u00eb tetor t\u00eb vitit 2013, kur bashk\u00ebshorti i subjektit ka bler\u00eb nj\u00eb automjet tip \u201cToyota Rav. 4\u201d p\u00ebr \u00e7mimin 906 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit vler\u00ebson se, edhe n\u00eb aplikim t\u00eb \u00e7do skenari t\u00eb mundsh\u00ebm garantist n\u00eb p\u00ebrllogaritjen e t\u00eb ardhurave, qoft\u00eb edhe atyre t\u00eb pretenduara nga gjyqtarja e Gjirokastr\u00ebs Albina Spaha n\u00eb deklaratat periodike dhe n\u00eb ankim, s\u00ebrish konstatohet pamund\u00ebsi financiare p\u00ebr krijimin e pasurive.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":73576,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,481,114,362],"tags":[599,230,107,112],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/albina-spaha.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtarja e shkarkuar nga KPK Albina Spaha, pas vendimit t\u00eb Komisionit. Foto:BIRN","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73575"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=73575"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73575\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":73577,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73575\/revisions\/73577"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/73576"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=73575"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=73575"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=73575"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}