{"id":73578,"date":"2021-04-23T10:15:14","date_gmt":"2021-04-23T08:15:14","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/prokurori-enrik-haxhiraj-rezultoi-me-mungesa-te-medha-per-krijimin-e-pasurive\/2021\/04\/23\/"},"modified":"2023-04-06T21:47:37","modified_gmt":"2023-04-06T19:47:37","slug":"prokurori-enrik-haxhiraj-rezultoi-me-mungesa-te-medha-per-krijimin-e-pasurive","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/prokurori-enrik-haxhiraj-rezultoi-me-mungesa-te-medha-per-krijimin-e-pasurive\/2021\/04\/23\/","title":{"rendered":"Prokurori Enrik Haxhiraj rezultoi me mungesa t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr krijimin e pasurive"},"content":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konkludon se prokurori i Apelit Vlor\u00eb, Enrik Haxhiraj ka kryer pasakt\u00ebsi t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritura n\u00eb deklarimin e burimeve t\u00eb krijimit t\u00eb pasurive, q\u00eb kan\u00eb sjell\u00eb mosp\u00ebrfshirjen n\u00eb analiz\u00ebn financiare t\u00eb gjendjeve cash t\u00eb pretenduara prej tij gjat\u00eb hetimit administrativ. Haxhiraj ka rezultuar n\u00eb pamund\u00ebsi financiare p\u00ebr nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb investimeve t\u00eb kryera n\u00eb nj\u00eb vil\u00eb n\u00eb \u201cUjin e Ftoht\u00eb\u201d n\u00eb Vlor\u00eb, blerjen e nj\u00eb nj\u00ebsie sh\u00ebrbimi po n\u00eb k\u00ebt\u00eb qytet dhe p\u00ebr nj\u00eb apartament n\u00eb Tiran\u00eb.\u00a0<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_76119\" aria-describedby=\"caption-attachment-76119\" style=\"width: 484px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Prokurori-Enrik-Haxhiraj-duke-dal\u00eb-nga-seanca-n\u00eb-KPK.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"wp-image-76119 size-large\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Prokurori-Enrik-Haxhiraj-duke-dal\u00eb-nga-seanca-n\u00eb-KPK-484x400.jpg\" alt=\"\" width=\"484\" height=\"400\" data-id=\"76119\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-76119\" class=\"wp-caption-text\">Prokurori Enrik Haxhiraj duke dal\u00eb nga seanca n\u00eb KPK | Foto : Edmond Hoxhaj\/BIRN<\/figcaption><\/figure>\n<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK vendosi m\u00eb 19 janar t\u00eb shkarkoj\u00eb nga detyra prokurorin e Apelit Vlor\u00eb, Enrik Haxhiraj pasi u konstatuan mungesa financiare n\u00eb vlera t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr t\u00eb justifikuar plot\u00ebsisht pasurit\u00eb dhe shpenzime nd\u00ebr vite, si dhe p\u00ebr pasakt\u00ebsi e deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr burimin e tyre.<\/p>\n<p>Komisioni e p\u00ebrfundoi hetimin p\u00ebr prokurorin Haxhiraj vet\u00ebm n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb, nga ku rezultuan balanca negative gjat\u00eb disa viteve kur jan\u00eb deklaruar nj\u00eb pjes\u00eb e shpenzimeve p\u00ebr nd\u00ebrtimin e nj\u00eb vile n\u00eb \u201cUjin e Ftoht\u00eb\u201d n\u00eb Vlor\u00eb, pagesa \u00e7mimit t\u00eb nj\u00eb nj\u00ebsie sh\u00ebrbimi po n\u00eb Vlor\u00eb dhe shlyerja e k\u00ebsteve t\u00eb nj\u00eb apartamenti n\u00eb Tiran\u00eb, n\u00eb vler\u00ebn totale 10 milion\u00eb e 939 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Enrik Haxhiraj e ka filluar karrier\u00ebn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 1989 si prokuror n\u00eb Prokurorin\u00eb e Vlor\u00ebs. N\u00eb vitin 1992 \u00ebsht\u00eb em\u00ebruar si zv\/drejtues po n\u00eb at\u00eb prokurori dhe p\u00ebr periudh\u00ebn 1995-1998 ka mbajtur pozicicionin e drejtuesit. Nga viti 1998, deri n\u00eb shkarkimin nga detyra, ai ka punuar p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se dy dekada si prokuror n\u00eb Prokurorin\u00eb e Apelit t\u00eb Vlor\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioni ka gjetur shkarkuese nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb problemeve t\u00eb evidentuara gjat\u00eb hetimit administrativ p\u00ebr pasurin\u00eb e prokurorit Haxhiraj.<\/p>\n<p>N\u00eb vendimin e arsyetuar t\u00eb KPK thuhet se Haxhiraj nuk ka pasqyruar n\u00eb deklarat\u00ebn veting burimin e krijimit t\u00eb pasuris\u00eb s\u00eb llojit truall me sip\u00ebrfaqe 500.27 m\u00b2 dhe objektit me sip\u00ebrfaqe nd\u00ebrtimore 184.34 m\u00b2 n\u00eb, n\u00eb vendin e quajtur \u201cUji i Ftoht\u00eb\u201d, Vlor\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrtesa \u00ebsht\u00eb deklaruar me 4 kate, me sip\u00ebrfaqe 60 m2 t\u00eb katit n\u00ebntok\u00ebsor, me katin p\u00ebrdhe me sip\u00ebrfaqe 184 m2, kati i par\u00eb me sip\u00ebrfaqe 176 m2 dhe kati i dyt\u00eb 65 m2. Gjithashtu, subjekti ka deklaruar se kalimi n\u00eb pron\u00ebsi i parcel\u00ebs nd\u00ebrtimore \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb dat\u00ebn 9 shkurt 2011 dhe se p\u00ebr godin\u00ebn \u00ebsht\u00eb nxjerr\u00eb leja e legalizimit n\u00eb dat\u00ebn 27 prill t\u00eb po atij viti.<\/p>\n<p>Si vler\u00eb investimi p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri, Haxhiraj ka deklaruar shum\u00ebn 18 milion\u00eb e 66 mij\u00eb lek\u00eb, referuar vler\u00ebs s\u00eb p\u00ebrcaktuar n\u00eb formularin e pages\u00ebs s\u00eb taks\u00ebs s\u00eb ndikimit n\u00eb infrastruktur\u00eb, q\u00eb \u00ebsht\u00eb gjetur e drejt\u00eb edhe nga Komisioni, por pa p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb shum\u00eb pages\u00ebn e taks\u00ebs s\u00eb ndikimit n\u00eb infrastruktur\u00eb dhe ato p\u00ebr kalimin n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb parcel\u00ebs nd\u00ebrtimore.<\/p>\n<p>Si nj\u00eb prej burimeve t\u00eb p\u00ebrdorura p\u00ebr kryerjen e investimeve n\u00eb faz\u00ebn e par\u00eb, \u00ebsht\u00eb deklaruar se kan\u00eb sh\u00ebrbyer shumat e t\u00ebrhequra nga depozita e kursimit dyem\u00ebrore pran\u00eb Bank\u00ebs s\u00eb Kursimeve, q\u00eb n\u00eb shtator t\u00eb vitit 2002 ka qen\u00eb me gjendje llogarie n\u00eb shum\u00ebn 10 milion\u00eb e 252 mij\u00eb lek\u00eb t\u00eb kijuar nga t\u00eb ardhurat e bashk\u00ebshortes nga puna si notere prej vitit 1994 dhe paga e prokurorit Haxhiraj.<\/p>\n<p>Komisioni v\u00ebren se, n\u00eb munges\u00eb t\u00eb informacionit t\u00eb sakt\u00eb p\u00ebr koh\u00ebn e likuidimit t\u00eb shum\u00ebs p\u00ebr faz\u00ebn e par\u00eb t\u00eb punimeve, n\u00eb lidhje me investimin e kryer p\u00ebr k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb deri n\u00eb dhjetor 2002-it, rezulton se nga depozita e deklaruar n\u00eb Bank\u00ebn e Kursimeve mund t\u00eb jet\u00eb p\u00ebrdorur vet\u00ebm shuma 1 milon e 633 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Tjet\u00ebr burim i deklaruar \u00ebsht\u00eb shuma 3 milion\u00eb e 931 mij\u00eb lek\u00eb q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebson shumat 20 mij\u00eb euro dhe 10 mij\u00eb dollar\u00eb, marr\u00eb hua p\u00ebr nd\u00ebrtimin e k\u00ebsaj sht\u00ebpie nga shoq\u00ebria \u201cL.T\u2013E\u201d sh.p.k., me p\u00ebrfaq\u00ebsues ligjor V.M dhe shtetasin italian C.C, n\u00eb baz\u00eb t\u00eb kontrat\u00ebs s\u00eb huas t\u00eb dat\u00ebs 29 prill 2002.<\/p>\n<p>Nga hetimi ka rezultuar se personi tjet\u00ebr i lidhur, shtetasi V.M, nuk ka pasur burime financiare t\u00eb ligjshme p\u00ebr t\u00eb mund\u00ebsuar dh\u00ebnien e huas n\u00eb dat\u00ebn 29 prill 2002. Si rrjedhim, trupi gjykues \u00e7mon se subjekti i rivler\u00ebsimit ka kryer deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr burimin e krijimit t\u00eb k\u00ebsaj pasurie.<\/p>\n<p>Si burim, Haxhiraj ka deklaruar edhe shum\u00ebn 697 mij\u00eb lek\u00eb, e siguruar nga t\u00eb ardhurat e aktivitetit t\u00eb noteris\u00eb t\u00eb bashk\u00ebshortes dhe paga e tij p\u00ebr k\u00ebt\u00eb periudhe kohore.<\/p>\n<p>Komisioni v\u00ebren se deri m\u00eb dat\u00eb 31 dhjetor 2002, krahas investimeve t\u00eb kryera n\u00eb vil\u00ebn 4 kate, Haxhiraj ka krijuar edhe pasuri t\u00eb tjera t\u00eb luajtshme dhe t\u00eb paluajtshme. N\u00eb vitin 2000 ai ka bler\u00eb nj\u00eb apartament banimi me vler\u00eb 1 milion lek\u00eb dhe nj\u00eb automjet t\u00eb mark\u00ebs \u201cMitsubishi\u201d n\u00eb shum\u00ebn 900 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Gjithashtu, Komisioni ka gjetur se vlera e depozit\u00ebs bankare n\u00eb ish-Bank\u00ebn e Kursimeve \u00ebsht\u00eb rritur pasi, nga 6,3 milion\u00eb lek\u00eb q\u00eb ka qen\u00eb n\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 2000, n\u00eb fund t\u00eb 2002-it ka qen\u00eb 8.1 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioni vler\u00ebson se subjekti i rivler\u00ebsimit dhe personat e lidhur kan\u00eb pasur burime financiare t\u00eb ligjshme t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb justifikuar krijimin e k\u00ebtyre pasurive dhe p\u00ebr investimin e kryer gjat\u00eb faz\u00ebs s\u00eb par\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtimit t\u00eb vil\u00ebs n\u00eb Ujin e Ftoht\u00eb gjat\u00eb faz\u00ebs s\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Po ashtu, ka rezultuar se subjekti ka patur burime financiare t\u00eb ligjshme edhe p\u00ebr punimet e kryera gjat\u00eb faz\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb, nga data 3 janar 2003 \u2013 31 dhjetor 2003 n\u00eb shum\u00ebn 5 milion\u00eb lek\u00eb dhe po aq gjat\u00eb faz\u00ebs s\u00eb tret\u00eb janar-tetor 2004.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit, subjekti ka deklauar se p\u00ebr periudh\u00ebn 2005-2008 ka kryer investime t\u00eb tjera n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e banimit n\u00eb Vlor\u00eb, p\u00ebrkat\u00ebsisht n\u00eb shumat 488 mij\u00eb lek\u00eb; 443 mij\u00eb lek\u00eb; 502 mij\u00eb lek\u00eb dhe 516 mij\u00eb lek\u00eb. Si burim p\u00ebr k\u00ebto investime jan\u00eb deklaruar t\u00eb ardhurat e bashk\u00ebshortes nga aktiviteti i noteris\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioni konstaton se k\u00ebto shpenzime nuk jan\u00eb deklaruar n\u00eb deklafrimet vjetore t\u00eb dor\u00ebzuara nga subjekti n\u00eb ILDKPKI dhe ka \u00e7muar q\u00eb t\u00eb gjitha k\u00ebto vlera investimesh t\u2019i pasqyroj\u00eb n\u00eb periudhat p\u00ebrkat\u00ebse, n\u00eb analiz\u00ebn financiare p\u00ebrmbledh\u00ebse.<\/p>\n<p>Pasi subjekti nuk ka deklaruar gjendje cash n\u00eb deklaratat periodike vjetore para vitit 2006, KPK nuk i ka konsideruar pretendimet e tij p\u00ebr mund\u00ebsi t\u00eb krijimit t\u00eb likujditeteve n\u00eb fund t\u00eb vitit 2005, duke Ii vler\u00ebsuar shpjegimet krejt\u00ebsisht deklarative e t\u00eb pamb\u00ebshtetura n\u00eb prova.<\/p>\n<p>Nga analiza financiare kan\u00eb rezultuar balanca negative gjat\u00eb viteve 2006, 2007 dhe 2008 p\u00ebrkat\u00ebsisht n\u00eb vlerat 345 mij\u00eb lek\u00eb, 69 mij\u00eb lek\u00eb dhe 1 milion e 572 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn 3 milion\u00eb e 935 mij\u00eb lek\u00eb ka rezultuar edhe n\u00eb vitin 2010, kur subjekti ka kryer pagesat n\u00eb favor t\u00eb Drejtoris\u00eb s\u00eb ALUIZNI-t Vlor\u00eb, p\u00ebr kalimin e parcel\u00ebs nd\u00ebrtimore. P\u00ebr shlyerjen e k\u00ebytij detyrimi, Haxhiraj ka paguar shum\u00ebn 1 milion e 780 mij\u00eb lek\u00eb me bono privatizimi dhe pages\u00ebn prej 1 milion e 620 mij\u00eb lek\u00ebsh.<\/p>\n<p>Pasi Haxhiraj dhe bashk\u00ebshortja e tij nuk kan\u00eb deklaruar shtesa t\u00eb likuiditeteve cash p\u00ebr periudh\u00ebn e deklarimit 2003 \u2013 2008, Komisioni vler\u00ebson se ata kan\u00eb kryer deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr burimin e krijimit t\u00eb pagesave t\u00eb kryera n\u00eb favor t\u00eb ALUIZNI-t Vlor\u00eb, e p\u00ebr pasoj\u00eb kan\u00eb rezultuar n\u00eb pamund\u00ebsi financiare.<\/p>\n<p>Nga analiza financiare e kryer p\u00ebr gjat\u00ebmojurin e par\u00eb t\u00eb vitit 2010, kur sipas Komisionit duhej t\u00eb ishin krijuar burimet p\u00ebr pagesat e kryera pran\u00eb AULIZNI-t, ka rezultuar balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn -1 milion e 759 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>KPK arrin n\u00eb konkluzion se prokurori Haxhiraj nuk ka patur mund\u00ebsi financiare p\u00ebr kryerjen e t\u00eb gjitha investimeve n\u00eb vil\u00ebn n\u00eb \u201cUjin e Ftoht\u00eb\u201d Vlor\u00eb dhe se ka kryer deklarim t\u00eb pasakt\u00eb dhe t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri dhe burimet e krijimit t\u00eb saj.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, Komisioni e ka rr\u00ebzuar konstatimin e ILDKPKI-s\u00eb se nd\u00ebrtimi i paligjsh\u00ebm, i b\u00ebr\u00eb nga subjekti i rivler\u00ebsimit, bie ndesh me nenin 199\/a t\u00eb Kodit Penal. KPK sjell n\u00eb v\u00ebmendje se kjo vep\u00ebr \u00ebsht\u00eb parashikuar p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb Kodin Penal n\u00eb vitin 2008, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb objekti ka nisur t\u00eb nd\u00ebrtohet n\u00eb vitin 2002 dhe aplikimi p\u00ebr legalizim \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb 2005-\u00ebn.<\/p>\n<p>Trupi gjykues ka analizuar edhe situa\u00ebn e z\u00ebnies s\u00eb truallit nga prokurori Haxhiraj. Fllimisht Komisioni ka vler\u00ebsuar se z\u00ebnia e truallit n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb p\u00ebrb\u00ebnte kund\u00ebrvajtje penale dhe binte ndesh me nenin 200 t\u00eb Kodit Penal \u201cPushtimi i tok\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>Haxhiraj ka deklaruar se nuk ka zaptuar tok\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb kund\u00ebrligjshme n\u00eb vitin 2002. Ai ka pretenduar se sip\u00ebrfaqja e tok\u00ebs rreth 500 m2 ndodhet brenda parcel\u00ebs s\u00eb tok\u00ebs bujq\u00ebsore t\u00eb dh\u00ebn\u00eb prej vitit 1994 n\u00eb p\u00ebrdorim dhe m\u00eb pas n\u00eb pron\u00ebsi fqinjit t\u00eb tij Dh.S. n\u00eb baz\u00eb t\u00eb ligjit \u201cP\u00ebr tok\u00ebn\u201d,\u00a0 n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e pun\u00ebtorit t\u00eb nd\u00ebrmarrjes bujq\u00ebsore \u201cullishte\u201d t\u00eb asaj kohe.<\/p>\n<p>Subjekti ka sqaruar se ka r\u00ebn\u00eb dakord me fqinjin Dh.S. q\u00eb t\u00eb blinte sip\u00ebrfaqen 500 m2 dhe se kur t\u00eb p\u00ebrfundonte menaxhimi i tok\u00ebs ata do t\u00eb kryenin procedurat e nevojshme ligjore t\u00eb shitblerjes s\u00eb k\u00ebsaj pasurie.<\/p>\n<p>Komisioni evidenton se z\u00ebnia e truallit dhe nd\u00ebrtimi i paligjsh\u00ebm i kryer nuk p\u00ebrputhen me etik\u00ebn e prokurorit dhe duket sikur e c\u00ebnon at\u00eb. Por, nga ana tjet\u00ebr, duke vler\u00ebsuar se n\u00eb kushtet kur n\u00eb at\u00eb koh\u00eb nuk ishte kryer ndarja e sakt\u00eb e titujve t\u00eb pron\u00ebsis\u00eb, konsideron se kjo shkelje nuk mund t\u00eb p\u00ebrb\u00ebj\u00eb shkak p\u00ebr shkarkimin e subjektit.<\/p>\n<p>N\u00eb arritjen e k\u00ebtij konkluzioni, Komisioni \u00e7mon si t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm faktin se poseduesi i k\u00ebsaj toke nuk ka k\u00ebrkuar q\u00eb t\u2019i kthehet kjo pasuri.<\/p>\n<p>Trupi gjykues konkludon se Haxhiraj dhe bashk\u00ebshortja e tij nuk kan\u00eb pasur mund\u00ebsi financiare edhe p\u00ebr blerjen e nj\u00eb nj\u00ebsie sh\u00ebrbimi me sip\u00ebrfaqe 23.8 m2 n\u00eb tetor t\u00eb vitit 2013 n\u00eb Vlor\u00eb, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb bashk\u00ebshores s\u00eb tij, kundrejt vler\u00ebs 9 milion\u00eb lek\u00eb. N\u00eb kontrat\u00ebn e shitblerjes \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcaktuar se likujdimi i vler\u00ebs s\u00eb \u00e7mimit \u00ebsht\u00eb kryer n\u00eb vitin 203.<\/p>\n<p>Sipas KPK, nga verifikimi i dokumentacionit bankar ka rezultuar se llogarit\u00eb bankare dhe marr\u00ebdh\u00ebniet e biznesit t\u00eb bashk\u00ebshortes s\u00eb subjektit si notere, jan\u00eb nd\u00ebrthurur me llogarit\u00eb bankare dhe marr\u00ebdh\u00ebniet kontraktuale personale, duke sjell\u00eb mosverifikimin dhe llogaritjen e sakt\u00eb t\u00eb periudh\u00ebs dhe shumave t\u00eb likuiduara, si edhe llogaritjen e burimit t\u00eb t\u00eb ardhurave t\u00eb deklaruara p\u00ebr krijimin e pasurive dhe kryerjen e shpenzimeve.<\/p>\n<p>Pretendimet e subjektit se nuk \u00ebsht\u00eb likuiduar \u00e7mimi i plot\u00eb p\u00ebr blerjen e k\u00ebsaj pasurie gjat\u00eb vitit 2013, jan\u00eb vler\u00ebsuar si deklarative dhe t\u00eb pabazuara nga Komisioni.<\/p>\n<p>\u201cVlen t\u00eb theksohet fakti se n\u00eb DPV-n\u00eb e vitit 2013 nuk jan\u00eb deklaruar detyrime t\u00eb mbetura n\u00eb funksion t\u00eb kontrat\u00ebs s\u00eb shitblerjes s\u00eb k\u00ebsaj pasurie dhe se, as n\u00eb DPV-t\u00eb vjetore t\u00eb viteve 2014, 2015 dhe 2016 subjekti nuk ka deklaruar pagesa t\u00eb kryera apo detyrime t\u00eb mbetura lidhur me k\u00ebt\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie kontraktuale, deklarime t\u00eb cilat do t\u00eb mund t\u00eb vler\u00ebsoheshin si prov\u00eb nga Komisioni\u201d, thekson trupi gjykues.<\/p>\n<p>Komisioni konstaton pamund\u00ebsi financiare p\u00ebr shlyerjen e k\u00ebsteve p\u00ebr nj\u00eb apartament me sip\u00ebrfaqe 100 m2 n\u00eb Tiran\u00eb, t\u00eb porositur n\u00eb korrik t\u00eb vitit 2009.<\/p>\n<p>Nga analiza financiare ka rezultuar se vitet 2009, 2010, 2011, 2013 dhe 2014, kur jan\u00eb deklaruar pagesat p\u00ebr likuidimin e \u00e7mimit t\u00eb shitjes t\u00eb k\u00ebsaj pasurie, Haxhiraj ka rezultuar me balanc\u00eb negative fondesh.<\/p>\n<p>Nga analiza financiare p\u00ebrfundimtare p\u00ebr periudh\u00ebn 2003 \u2013 2016, kan\u00eb rezultuar me balanc\u00eb negative vitet 2006, 2007, 2008, 2009, 2010, 2011, 2013 dhe 2014 me vler\u00eb totale 10 milion\u00eb e 939 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konkludon se prokurori i Apelit Vlor\u00eb, Enrik Haxhiraj ka kryer pasakt\u00ebsi t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritura n\u00eb deklarimin e burimeve t\u00eb krijimit t\u00eb pasurive, q\u00eb kan\u00eb sjell\u00eb mosp\u00ebrfshirjen n\u00eb analiz\u00ebn financiare t\u00eb gjendjeve cash t\u00eb pretenduara prej tij gjat\u00eb hetimit administrativ. Haxhiraj ka rezultuar n\u00eb pamund\u00ebsi financiare p\u00ebr nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb investimeve t\u00eb [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":73579,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,117,362],"tags":[600,118,149,463],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Prokurori-Enrik-Haxhiraj-duke-dal\u00eb-nga-seanca-n\u00eb-KPK.jpg","fifu_image_alt":"Prokurori Enrik Haxhiraj duke dal\u00eb nga seanca n\u00eb KPK | Foto : Edmond Hoxhaj\/BIRN","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73578"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=73578"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73578\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":73580,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73578\/revisions\/73580"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/73579"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=73578"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=73578"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=73578"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}