{"id":73584,"date":"2021-04-22T21:24:08","date_gmt":"2021-04-22T19:24:08","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/eshte-sjelle-si-biznesmen-seance-me-probleme-per-prokurorin-artan-hazbi\/2021\/04\/22\/"},"modified":"2023-04-06T21:47:50","modified_gmt":"2023-04-06T19:47:50","slug":"eshte-sjelle-si-biznesmen-seance-me-probleme-per-prokurorin-artan-hazbi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/eshte-sjelle-si-biznesmen-seance-me-probleme-per-prokurorin-artan-hazbi\/2021\/04\/22\/","title":{"rendered":"\u2018\u00cbsht\u00eb sjell\u00eb si biznesmen\u2019: Seanc\u00eb me probleme p\u00ebr prokurorin Artan Hazbi"},"content":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konstatoi se prokurori i Lushnjes, Artan Hazbi ka kryer investime dhe transaksione me pronat n\u00eb kund\u00ebrshtim me detyr\u00ebn dhe ligjin. Hazbi tha se ishte i qet\u00eb n\u00eb nd\u00ebrgjegjen e tij dhe se nuk ishte nd\u00ebr \u201cdelet e zeza\u201d.\u00a0<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_78280\" aria-describedby=\"caption-attachment-78280\" style=\"width: 533px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Artan-Hazbi-pas-seances-se-KPK.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-78280\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Artan-Hazbi-pas-seances-se-KPK-533x400.jpg\" alt=\"\" width=\"533\" height=\"400\" data-id=\"78280\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-78280\" class=\"wp-caption-text\">Prokurori i Lusnjes, Artan Hazbi pas seanc\u00ebs n\u00eb KPK. Foto: Edmond Hoxhaj.<\/figcaption><\/figure>\n<p>Prokurori i Prokuroris\u00eb s\u00eb Lushnj\u00ebs, Artan Hazbi u p\u00ebrball t\u00eb enjten me gjetjet e Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK vet\u00ebm p\u00ebr kriterin e pasuris\u00eb. Gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore u evidentuan probleme t\u00eb shumta si mosdeklarime, fshehje, mungesa t\u00eb burimeve financiare \u2013nj\u00eb sjellje e krahasuar si nj\u00eb investitor apo biznesmen nga KPK, n\u00eb kund\u00ebrshtim me funksionin e gjyqtarit.<\/p>\n<p>Prokurori Hazbi k\u00ebmb\u00ebnguli se e kishte kryer detyr\u00ebn me ndershm\u00ebri, se kishte deklaruar me v\u00ebrtet\u00ebsi pasurit\u00eb q\u00eb ai dhe bashk\u00ebjetuesja e tij zot\u00ebrojn\u00eb dhe se t\u00eb ardhurat q\u00eb kan\u00eb pasur, kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr krijimin e tyre.<\/p>\n<p>\u201cKam fjetur n\u00eb zyr\u00ebn time\u201d, p\u00ebrs\u00ebriti ai disa her\u00eb gjat\u00eb seanc\u00ebs.<\/p>\n<p>Trupi gjykues q\u00eb po kryen procesin e vetingut p\u00ebr gjyqtarin Hazbi kryesohet nga Brunilda Bekteshi, me relatore Vabona Sanxhaktarin dhe an\u00ebtare Pamela Qirkon. N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar ishte e pranishme Marie Tuma.<\/p>\n<p>Artan Hazbi e ka filluar karrier\u00ebn n\u00eb vitin 1988 fillimisht si hetues dhe m\u00eb pas si prokuror n\u00eb Prokurorin\u00eb e Sarand\u00ebs. Prej vitit 2005, ai e ushtron funksionin n\u00eb Prokurorin\u00eb e Lushnj\u00ebs.<\/p>\n<p>Inspektorati i Lart\u00eb i Deklarimit dhe Kontrollit t\u00eb Pasurive dhe Konfliktit t\u00eb Interesave, ILDKPKI ka konstatuar se prokurori Hazbi ka deklarim t\u00eb rrem\u00eb dhe mosdeklarime, por ka pasur burime t\u00eb ligjshme p\u00ebr krijimin e pasuris\u00eb s\u00eb tij.<\/p>\n<p>Komisioni evidentoi disa probleme lidhur me blerjen, shitjen, administrimin dhe investimet n\u00eb disa troje n\u00eb Sarand\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas KPK, subjekti ka p\u00ebrfituar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb abuzive nj\u00eb truall me sip\u00ebrfaqe 306 m2 me vendim t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Bashkis\u00eb Sarand\u00eb t\u00eb vitit 1996, duke e bler\u00eb kundrejt vler\u00ebs 146 mij\u00eb lek\u00eb. Trualli rezulton t\u00eb jet\u00eb rivler\u00ebsuar n\u00eb vitin 2011 n\u00eb shum\u00ebn 5.1 milion\u00eb lek\u00eb dhe nj\u00eb her\u00eb tjet\u00ebr n\u00eb 2017-\u00ebn n\u00eb shum\u00ebn 3.2 milion\u00eb lek\u00eb. Megjith\u00ebse Hazbi ka pretenduar se nuk i kujtohet rivler\u00ebsimi i vitit 2011 dhe se vlera e k\u00ebsaj pasurie \u00ebsht\u00eb e p\u00ebraf\u00ebrt me rivler\u00ebsimin e 2017-\u00ebs, Komisioni konstaton se subjekti nuk e ka deklaruar k\u00ebt\u00eb pron\u00eb me q\u00ebllim fshehjen e vler\u00ebs reale.<\/p>\n<p>Sanxhaktari tha se subjekti duket se ka kryer veprime me q\u00ebllim fshehjen e t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs, me an\u00eb t\u00eb dy marr\u00ebveshjeve p\u00ebr investime t\u00eb kryera p\u00ebr nj\u00eb truall tjet\u00ebr n\u00eb Sarand\u00eb me sip\u00ebrfaqe 608 m2, q\u00eb e ka p\u00ebrfituar p\u00ebr vler\u00ebn 291 mij\u00eb lek\u00eb, po me vendim t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Bashkis\u00eb Sarand\u00eb n\u00eb vitin 1999.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2011, kjo pasuri \u00ebsht\u00eb rivler\u00ebsuar n\u00eb shum\u00ebn 11.8 milion\u00eb lek\u00eb. Relatorja vijoi se kjo pasuri \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfituar n\u00eb kund\u00ebrshtim me detyr\u00ebn e prokurorit.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2010 ai ka n\u00ebnshkruar marr\u00ebveshje me investitoren V.H., e cila aktualisht \u00ebsht\u00eb bashk\u00ebjetuesja dhe n\u00ebna e vajz\u00ebs s\u00eb tij dhe ka siguruar leje p\u00ebr nd\u00ebrtimin e nj\u00eb sht\u00ebpie dhe garazhi. Pas heqjes dor\u00eb t\u00eb investitores V.H., Hazbi ka n\u00ebnshkruar marr\u00ebveshje me nj\u00eb shoq\u00ebri nd\u00ebrtuese n\u00eb vitin 2011, e cila pasi ka kryer punime p\u00ebr sheshin e nd\u00ebrtimit, \u00ebsht\u00eb t\u00ebrhequr p\u00ebr munges\u00eb t\u00eb fondeve.<\/p>\n<p>Sanxhaktari evidentoi se edhe pse subjekti pretendon se ka nisur t\u00eb bashk\u00ebjetoj\u00eb me shtetasen V.H n\u00eb vitin 2014, ata kan\u00eb sjell\u00eb n\u00eb jet\u00eb f\u00ebmij\u00ebn e tyre n\u00eb vitin 2009.<\/p>\n<p>Prokurori Hazbi ka rezultuar n\u00eb pamund\u00ebsi financiare n\u00eb shum\u00ebn 328 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti 77 m2 n\u00eb Sarand\u00eb n\u00eb vitin 2007 p\u00ebr shum\u00ebn 1.8 milion\u00eb lek\u00eb. Kjo pasuri \u00ebsht\u00eb rivler\u00ebsuar n\u00eb shum\u00ebn 65 mij\u00eb euro dhe \u00ebsht\u00eb shk\u00ebmbyer prej prokuorit Hazbi n\u00eb vitin 2017 me nj\u00eb truall me sip\u00ebrfaqe 403 m2 dhe karabinan\u00eb e nj\u00eb objekti t\u00eb nd\u00ebrtuar aty me sip\u00ebrfaqe nd\u00ebrtimore 156 m2, t\u00eb destinuar p\u00ebr hotel n\u00eb Ksamil, e rivler\u00ebsuar 8 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2018, subjekti ka aplikuar p\u00ebr leje nd\u00ebrtimi dhe ka marr\u00eb nj\u00eb kredi n\u00eb shum\u00ebn 16 milion\u00eb lek\u00eb duke nisur punimet. Si burim tjet\u00ebr p\u00ebr investimin e kryer, ai ka deklaruar edhe vler\u00ebn e p\u00ebrfituar nga bashk\u00ebjetuesja prej shitjes s\u00eb nj\u00eb apartamenti n\u00eb qytetin e Lushnj\u00ebs q\u00eb ajo e kishte bler\u00eb n\u00eb vitin 2013.<\/p>\n<p>Hasbi tha n\u00eb seanc\u00eb se me ish-pronarin e truallit dhe nd\u00ebrtes\u00ebs ka pasur miq\u00ebsi dhe se ata jetonin n\u00eb Greqi. Sipas tij, T.X. i kishte th\u00ebn\u00eb se donte ta shiste k\u00ebt\u00eb pron\u00eb dhe t\u00eb blinte nj\u00eb apartament n\u00eb Sarand\u00eb p\u00ebr ta pasur kur t\u00eb vinte me pushime n\u00eb Shqip\u00ebri. Subjekti deklaroi se n\u00eb bised\u00eb e sip\u00ebr i kishte ofruar n\u00eb k\u00ebmbim apartamentin q\u00eb ai zot\u00ebronte n\u00eb Sarand\u00eb dhe jan\u00eb dakord\u00ebsuar.<\/p>\n<p>Sipas KPK, kostot p\u00ebr investimin e kryer nga prokurori Hasbi n\u00eb k\u00ebt\u00eb pasuri jan\u00eb rreth 18.5 milon\u00eb lek\u00eb, t\u00eb p\u00ebraf\u00ebrta me vler\u00ebn e deklaruar prej tij. Sanxhaktari evidentoi se kjo pron\u00eb \u00ebsht\u00eb krijuar pas plot\u00ebsimit t\u00eb deklarat\u00ebs veting dhe se nuk provohen t\u00eb gjitha t\u00eb ardhurat e pretenduara prej subjektit se kan\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr investimin e kryer.<\/p>\n<p>\u201cShk\u00ebmbimi \u00ebsht\u00eb i dyshimt\u00eb. Duket se subjekti i rivler\u00ebsimit ka vepruar si investitor dhe si\u00a0 biznesmen, n\u00eb kund\u00ebrshtim me detyr\u00ebn e tij,\u201d theksoi Sanxhaktari.<\/p>\n<p>Prokurori Hazbi ka privatizuar nj\u00eb apartament 1+1 me sip\u00ebrfaqe 55 m2 dhe truall 150 m2 n\u00eb Sarand\u00eb n\u00eb vitin 1995, kundrejt shum\u00ebs 72 mij\u00eb lek\u00eb. Relatorja tha se subjekti e ka shitur k\u00ebt\u00eb banes\u00eb n\u00eb vitin 1999 p\u00ebr shum\u00ebn 1.8 milion\u00eb lek\u00eb dhe ka rezultuar p\u00ebrs\u00ebri me statusin si i pastreh\u00eb.<\/p>\n<p>Sanxhaktari evidentoi se Enti i Banesave nuk mund t\u00eb shiste troje dhe theksoi se subjektit i ka kaluar barra e prov\u00ebs t\u00eb v\u00ebrtetonte pron\u00ebsin\u00eb e truallit 150 m2 q\u00eb ka shitur s\u00eb bashku me apartamentin.<\/p>\n<p>Nga hetimi ka rezultuar se subjekti nuk ka deklaruar blerjen e nj\u00eb trualli tjet\u00ebr n\u00eb Sarand\u00eb n\u00eb vitin 2002 n\u00eb shum\u00ebn 277 mij\u00eb lek\u00eb, q\u00eb e ka shitur tre dit\u00eb m\u00eb von\u00eb p\u00ebr 400 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioni ngre dyshime se prokurori Hazbi ka fshehur n\u00eb em\u00ebr t\u00eb v\u00ebllait t\u00eb ndjer\u00eb nj\u00eb apartament me sip\u00ebrfaqe 94.5 m2 n\u00eb Tiran\u00eb. Nga hetimi ka rezultuar se v\u00ebllai ka n\u00ebnshkruar nj\u00eb prokuror\u00eb t\u00eb posa\u00e7me p\u00ebr subjektin n\u00eb vitin 2008, q\u00eb ai kryente t\u00eb gjith\u00eb veprimet. Po at\u00eb dit\u00eb, subjekti ka n\u00ebnshkruar kontrat\u00ebn e porosis\u00eb. Rezulton se Hazbi e ka deklaruar si adres\u00eb banimi n\u00eb vitin 2011 k\u00ebt\u00eb pasuri.<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb e dyshimt\u00eb se p\u00ebrse v\u00ebllai ka n\u00ebnshkrur autorizimin n\u00eb Lushnj\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn dit\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb lidhur kontrata e porosis\u00eb dhe nuk ka ardhur vet\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb q\u00eb ta kryej\u00eb k\u00ebt\u00eb veprim,\u201d tha Sanxhaktari dhe shtoi se shit\u00ebsja e kishte bler\u00eb k\u00ebt\u00eb banes\u00eb vet\u00ebm pes\u00eb dit\u00eb m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Prokurori Hazbi deklaroi se apartamenti ishte bler\u00eb prej v\u00ebllait t\u00eb tij nga t\u00eb ardhurat e siguruara nga puna n\u00eb Greqi, me q\u00ebllim q\u00eb kur t\u00eb shkonin f\u00ebmij\u00ebt n\u00eb shkoll\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb, t\u00eb kishin strehim. Ai pretendoi se aty kishte jetuar djali i v\u00ebllait p\u00ebr periudh\u00ebn 2010-2014 dhe se tani jetonte ai p\u00ebr shkak t\u00eb probleme ligjore q\u00eb kishte mes shit\u00ebses dhe shoq\u00ebris\u00eb nd\u00ebrtuese. Hazbi theksoi se do t\u00eb q\u00ebndronte aty derisa apartamenti t\u00eb kalonte n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb v\u00ebllait dhe n\u00ebse d\u00ebshtonte, at\u00ebher\u00eb do t\u2019u kalonte nipit dhe mbes\u00ebs sht\u00ebpin\u00eb e tij dhe ullishten n\u00eb Konispol.<\/p>\n<p>Nga hetimi administrativ ka rezultuar se n\u00eb llogarin\u00eb e prokurorit Hazbi \u00ebsht\u00eb depozituar nga administratori i nj\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebrie nj\u00eb shum\u00eb 860 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb vitin 2006, q\u00eb subjekti e ka rikthyer n\u00eb vitin 2007. Sanxhaktari pohoi se subjekti e ka fshehur k\u00ebt\u00eb transaksion, pasi nuk e ka deklaruar edhe pse e ka disponuar si depozit\u00eb.<\/p>\n<p>Relatorja Sanxhaktari tha se prokurori Hazbi kishte kryer deklarim t\u00eb pasakt\u00eb p\u00ebr sip\u00ebrfaqen e tok\u00ebs s\u00eb p\u00ebrfituar nga ligji \u201cP\u00ebr tok\u00ebn\u201d dhe se nuk kishte qart\u00ebsuar investimin n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e trash\u00ebguar nga prind\u00ebrit n\u00eb Konsipol.<\/p>\n<p>Gjithashtu, u evdidentua se ai kishte p\u00ebrfituar subvencione p\u00ebr t\u00eb krijuar nj\u00eb ullishte n\u00eb fshatin e lindjes n\u00eb kund\u00ebrshtim me Kushtetut\u00ebn dhe detyr\u00ebn e prokurorit dhe se e kishte fshehur k\u00ebt\u00eb veprimtari, pasi nuk e kishte deklaruar. Sanxhaktari solli n\u00eb v\u00ebmendje se subvencionimet n\u00eb bujq\u00ebsi nuk mund t\u00eb p\u00ebrfitohen nga zyrtar\u00ebt publik\u00eb.<\/p>\n<p>Ai \u00ebsht\u00eb gjetur n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb interesit edhe me krijimin e nj\u00eb ferme blegtorale nga bashk\u00ebjetuesja n\u00eb vitin 2014 n\u00eb Sarand\u00eb. Ajo ka bler\u00eb 25 lop\u00eb p\u00ebr shum\u00ebn 400 mij\u00eb lek\u00eb dhe ka marr\u00eb me qira nga Bashkia Sarand\u00eb kullot\u00eb me sip\u00ebrfaqe 35 mij\u00eb m2.<\/p>\n<p>Sanxhaktari solli n\u00eb v\u00ebmendje ndryshimet ligjore t\u00eb vitit 2014 p\u00ebr konfiktin e interesit dhe tha se p\u00ebr shkak t\u00eb aktivitetit t\u00eb bashk\u00ebjetueses, prokurori Hazbi \u00ebsht\u00eb gjendur n\u00eb shkelje t\u00eb ligjit.<\/p>\n<p>Prokurori Hazbi k\u00ebrkoi n\u00eb fillim t\u00eb seanc\u00ebs q\u00eb t\u00eb mos mos lejoheshin publiku dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e medias, duke pretenduar se n\u00eb raport kishte t\u00eb dh\u00ebna kofidenciale dhe se vajza e tij e mitur do ta p\u00ebrjetonte keq emocionalisht n\u00ebse do lexonte artikujt n\u00eb portale. N\u00eb disa raste gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore, prokurori Hazbi foli me emocionalitet dhe u p\u00ebrlot kur fliste p\u00ebr bashk\u00ebjetuesen, f\u00ebmij\u00ebt e mitur, t\u00eb v\u00ebllan\u00eb dhe familjar\u00ebt.<\/p>\n<p>Pasi u t\u00ebrhoq, Komisioni e rr\u00ebzoi k\u00ebt\u00eb k\u00ebrkes\u00eb duke vler\u00ebsuar se t\u00eb dh\u00ebnat q\u00eb trajtohen n\u00eb raportin e hetimit administrativ jan\u00eb deklaruar m\u00eb par\u00eb prej Hazbit n\u00eb ILDKPKI dhe se ligji p\u00ebr vetingun p\u00ebrcakton q\u00eb seanca t\u00eb jet\u00eb publike dhe transparente.<\/p>\n<p>Komisioni rr\u00ebzoi edhe nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb dyt\u00eb t\u00eb Hazbit p\u00ebr shtyrjen e seanc\u00ebs d\u00ebgjimore deri n\u00eb p\u00ebrfundimin e nj\u00eb hetimi penal nga Prokuroria e Beratit, lidhur me nj\u00eb kall\u00ebzim q\u00eb kishin kryer ndaj personi q\u00eb kishte depozituar 1.5 milion\u00eb lek\u00eb n\u00eb llogarin\u00eb bankare t\u00eb bashk\u00ebjetueses, q\u00eb \u00a0sipas subjektit, transferta ishte kryer pa dijenin\u00eb e tyre.<\/p>\n<p>Nga analiza financiare p\u00ebr periudh\u00ebn 2002-2016 ka rezultuar balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn totale 5.7 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr kryerjen e investimeve dhe shpenzimeve.<\/p>\n<p>Hazbi k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshiheshin n\u00eb analiz\u00ebn financiare t\u00eb ardhurat e deklaruara prej tij dhe bashk\u00ebjetueses p\u00ebr krijimin e pasurive. Ai pretendoi se kishte p\u00ebrfituar 20 milion\u00eb lek\u00eb nga paga e tij se hetues dhe prokuror dhe se kishte krijuar t\u00eb ardhura t\u00eb tjera nga ullishtja. Gjithashtu, k\u00ebrkoi t\u00eb p\u00ebrfshiheshin n\u00eb analiz\u00ebn financiare edhe nj\u00eb dhurim n\u00eb vler\u00ebn 2.6 milion\u00eb q\u00eb i ishte b\u00ebr\u00eb bashk\u00ebjetueses nga i ati, i cili e kishte fituar k\u00ebt\u00eb shum\u00eb si i persekutuar.<\/p>\n<p>Ai theksoi n\u00eb fjal\u00ebn e tij se nuk b\u00ebnte pjes\u00eb tek \u201cdelet e zeza\u201d. \u201cJam nga prokuror\u00ebt q\u00eb kam punuar me drejt\u00ebsi. Gjysm\u00ebn e koh\u00ebs kam fjetur n\u00eb zyr\u00eb. Edhe n\u00eb vitin 1997, kur turmat donin t\u00eb digjnin zyrat, kemi mbrojtur dosjet dhe ambjentet e Prokuoris\u00eb s\u00eb Sarand\u00ebs,\u201d tha Hazbi n\u00eb seanc\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim ai k\u00ebrkoi ri\u00e7eljn e hetimit p\u00ebr dy kriteret e tjera dhe konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb.<\/p>\n<p>KPK njoftoi se seanca tjet\u00ebr do t\u00eb zhvillohet m\u00eb dat\u00eb 26 prill, ora 12:00.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konstatoi se prokurori i Lushnjes, Artan Hazbi ka kryer investime dhe transaksione me pronat n\u00eb kund\u00ebrshtim me detyr\u00ebn dhe ligjin. Hazbi tha se ishte i qet\u00eb n\u00eb nd\u00ebrgjegjen e tij dhe se nuk ishte nd\u00ebr \u201cdelet e zeza\u201d.\u00a0<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":73585,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[415,117,2,362],"tags":[118,119,196],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Artan-Hazbi-pas-seances-se-KPK.jpg","fifu_image_alt":"Prokurori i Lusnjes, Artan Hazbi pas seanc\u00ebs n\u00eb KPK. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73584"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=73584"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73584\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":73586,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73584\/revisions\/73586"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/73585"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=73584"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=73584"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=73584"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}