{"id":73611,"date":"2021-04-21T16:13:05","date_gmt":"2021-04-21T14:13:05","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjyqtari-ilir-perdeda-pyetet-ne-kpk-per-lirimin-e-nje-zyrtari-te-arrestuar-per-trafik-droge\/2021\/04\/21\/"},"modified":"2023-04-06T21:49:00","modified_gmt":"2023-04-06T19:49:00","slug":"gjyqtari-ilir-perdeda-pyetet-ne-kpk-per-lirimin-e-nje-zyrtari-te-arrestuar-per-trafik-droge","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjyqtari-ilir-perdeda-pyetet-ne-kpk-per-lirimin-e-nje-zyrtari-te-arrestuar-per-trafik-droge\/2021\/04\/21\/","title":{"rendered":"Gjyqtari Ilir P\u00ebrdeda pyetet n\u00eb KPK p\u00ebr lirimin e nj\u00eb zyrtari t\u00eb arrestuar p\u00ebr trafik droge"},"content":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit nuk evidentoi probleme p\u00ebr pasurin\u00eb dhe past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs p\u00ebr gjyqtarin e Lezh\u00ebs, Ilir P\u00ebrdeda. Gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore, P\u00ebrdeda u pyet lidhur me leht\u00ebsimin e mas\u00ebs s\u00eb siguris\u00eb t\u00eb vendosur m\u00eb par\u00eb ndaj nj\u00eb zyrtari t\u00eb akuzuar p\u00ebr trafik narkotik\u00ebsh.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_78199\" aria-describedby=\"caption-attachment-78199\" style=\"width: 521px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Gjyqtari-Ilir-P\u00ebrdeda-duke-dal\u00eb-nga-KPK.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-78199\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Gjyqtari-Ilir-P\u00ebrdeda-duke-dal\u00eb-nga-KPK-521x400.jpg\" alt=\"\" width=\"521\" height=\"400\" data-id=\"78199\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-78199\" class=\"wp-caption-text\">Gjyqtari Ilir P\u00ebrdeda duke dal\u00eb nga KPK | Foto : Edmond Hoxhaj<\/figcaption><\/figure>\n<p>Gjyqtari i Lezh\u00ebs, Ilir P\u00ebrdeda u p\u00ebrball t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, kur gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore ai u ptet lidhur me leht\u00ebsimin e mas\u00ebs s\u00eb siguris\u00eb nj\u00eb zyrtari t\u00eb arrestuar p\u00ebr trafik narkotik\u00ebsh. Gjyqtari P\u00ebrdeda deklaroi se kishte vendosur leht\u00ebsimin e mas\u00ebs s\u00eb siguris\u00eb bazuar n\u00eb prova. Nd\u00ebrkoh\u00eb, Komisioni nuk identifikoi probleme p\u00ebr pasurin\u00eb dhe past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs.<\/p>\n<p>Trupi gjykues q\u00eb po kryen rivler\u00ebsimin e prokurorit kryesohet nga Lulzim Hamitaj, me relatore Pamela Qirkon dhe an\u00ebtare Genta Tafa Bungon. N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar ishte i pranish\u00ebm Steven Kessler.<\/p>\n<p>Ilir P\u00ebrdeda e ka nisur karrier\u00ebn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 1993. Ai ka punuar si gjyqtar dhe kryetar gjykate n\u00eb Mirdit\u00eb dhe prej vitit 2008 e ushtron funksionin pran\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Rrethit Gjyq\u00ebsor Lezh\u00eb. Aktualisht, P\u00ebrdeda \u00ebsht\u00eb kandidat p\u00ebr t\u2019u promovuar si gjyqtar Apeli n\u00eb nj\u00eb prej garave t\u00eb hapura nga K\u00ebshilli i Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor.<\/p>\n<p>Komisioni evidentoi se P\u00ebrdeda \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsuar pozitivisht nga KLGJ lidhur me aft\u00ebsit\u00eb profesionale nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb u pyet p\u00ebr nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb b\u00ebr\u00eb publike n\u00eb media p\u00ebr leht\u00ebsimin e mas\u00ebs s\u00eb siguris\u00eb t\u00eb nj\u00eb zyrtari t\u00eb akuzuar p\u00ebr trafik narkotik\u00ebsh dhe p\u00ebr dy vendime t\u00eb tjera t\u00eb denoncuara nga publiku. Ndaj P\u00ebrded\u00ebs jan\u00eb depozituar gjithsej 18 denoncime, por n\u00eb shumic\u00ebn e tyre nuk jan\u00eb gjetur probleme.<\/p>\n<p>Qirko e pyeti P\u00ebrded\u00ebn lidhur me vendimin e dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr leht\u00ebsimin e mas\u00ebs s\u00eb siguris\u00eb nga \u201carrest n\u00eb burg\u201d n\u00eb \u201cdetyrim paraqitje\u201d p\u00ebr zyrtarin P.B., kur vet\u00eb i ndaluari p\u00ebr trafik narkotik\u00ebsh kishte k\u00ebrkuar \u201carrest sht\u00ebpie\u201d. Relatorja Qirko nuk e b\u00ebri t\u00eb ditur identitetin e plot\u00eb t\u00eb zyrtarit P.B., por, duke ju referuar raportimeve n\u00eb media p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, BIRN gjeti se b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb vendim t\u00eb shkurtit 2016, kur gjyqtari P\u00ebrdeda lliroi ish-administratorin e Komun\u00ebs Ka\u00e7inar n\u00eb Mirdit\u00eb, Petrit Bardhi &#8211; i akuzuar n\u00eb at\u00eb koh\u00eb p\u00ebr trafik l\u00ebnd\u00ebsh narkotike, pasi n\u00eb tetor t\u00eb vitit 2015 ju gjet\u00ebn pran\u00eb sht\u00ebpis\u00eb 424 kg l\u00ebnd\u00eb narkotike e llojit cannabis sattiva.<\/p>\n<p>\u201cAjo q\u00eb duket e pazakont\u00eb \u00ebsht\u00eb fakti se ai ka qen\u00eb funksionar publik i akuzuar p\u00ebr trafik narkotik\u00ebsh dhe pasi ka q\u00ebndruar p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb kohe n\u00eb mas\u00ebn e siguris\u00eb \u2018arrest n\u00eb burg\u2019, ka k\u00ebkuar \u2018arrest sht\u00ebpie\u2019, por ju keni vendosur ta lini n\u00eb \u2018detyrim paraqitje\u2019. A ka mund\u00ebsi q\u00eb gjykata t\u00eb vendos\u00eb nj\u00eb mas\u00eb sigurie m\u00eb t\u00eb leht\u00eb nga ajo e k\u00ebrkuar nga pal\u00ebt?\u201d, e pyeti relatorja Qirko gjyqtarin P\u00ebrdeda.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb praktik\u00ebn time po, pasi vler\u00ebsohet n\u00eb prova\u201d, tha P\u00ebrdeda. Ai shtoi se n\u00ebse gjykata vler\u00ebson se nuk duhet caktuar masa e siguris\u00eb e k\u00ebrkuar nga pal\u00ebt, at\u00ebher\u00eb vler\u00ebson tjet\u00ebr mas\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cAi \u00ebsht\u00eb deklaruar i pafajsh\u00ebm p\u00ebr at\u00eb akuz\u00eb, kishte indicie, por pasi kaluan 2 apo 3 muaj mendova se nuk mund t\u00eb lihej ajo mas\u00eb sigurie, pasi edhe arresti n\u00eb sht\u00ebpi ka kosto. Pas 3 muajve nuk kishte ende nj\u00eb akt ekspertimi n\u00ebse l\u00ebnda e sekuestruar ishte canabis. Media e tjet\u00ebrsoi\u201d, u mbrojt gjyqtari P\u00ebrdeda.<\/p>\n<p>Ai shtoi se kishte konstatuar se i arrestuari kishte edhe probleme sh\u00ebndet\u00ebsore q\u00eb ishin t\u00eb dokumentuara para se ndaj tij t\u00eb niste hetimi. \u201cPor kam shpjeguar se gjendja sh\u00ebnde\u00ebsore nuk e justifikonte ndryshimin e mas\u00ebs s\u00eb siguris\u00eb. Kam vler\u00ebsuar duke u bazuar tek provat\u201d, deklaroi P\u00ebrdeda.<\/p>\n<p>I pyetur nga kryesuesi Hamitaj se \u00e7far\u00eb kishte ndodhur me \u00e7\u00ebshtjen, P\u00ebrdeda pohoi se i zyrtari i proceduar p\u00ebr trafik droge ishte shpallur i pafajsh\u00ebm p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vep\u00ebr penale q\u00eb ai kishte gjykuar.<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb d\u00ebnuar p\u00ebr nj\u00eb tjet\u00ebr vep\u00ebr penale q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb gjykuar prej meje\u201d, pohoi ai.<\/p>\n<p>Subjekti i rivler\u00ebsimit u pyet nga Hamitaj edhe lidhur me dy vendime t\u00eb gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit, ku me t\u00eb parin ishte ndryshuar vendimi i P\u00ebrded\u00ebs dhe ishte k\u00ebrkuar kryerja e veprimeve t\u00eb tjera &#8211; nd\u00ebrsa me t\u00eb dytin ishte konstatuar se detyrat e l\u00ebna nga Apeli nuk ishin kryer plot\u00ebsisht.<\/p>\n<p>P\u00ebrdeda pohoi se pas rikthimit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes ishin kryer t\u00eb gjitha detyrat e caktuara.\u00a0 \u201cUn\u00eb, n\u00eb arsyetimin tim mendoj se i kam zbatuar, pavar\u00ebsisht se sa r\u00ebnd\u00ebsi u kam dh\u00ebn\u00eb n\u00eb vendimarrje\u201d, pohoi gjyqtari P\u00ebrdeda.<\/p>\n<p>Lidhur me nj\u00eb denoncim tjet\u00ebr, p\u00ebr zgjidhjen e nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje me objekt ndarjen e pasuris\u00eb s\u00eb familjes bujq\u00ebsore pas martes\u00ebs, P\u00ebrdeda tha se ishte bazuar n\u00eb nj\u00eb vendim t\u00eb Pleniumit t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb t\u00eb vitit 1953. Ai pohoi se nuk kishte praktika t\u00eb m\u00ebvonshme p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje t\u00eb ngjashme dhe se kishte konkluduar se denoncuesja e kishte humbur bashk\u00ebpron\u00ebsin\u00eb pas zgjidhjes s\u00eb martes\u00ebs.<\/p>\n<p>Sipas KPK, P\u00ebrdeda ka deklaruar sakt\u00eb nj\u00eb apartament me sip\u00ebrfaqe 83 m2 n\u00eb qytetin e Rubikut t\u00eb p\u00ebrfituar\u00a0n\u00ebp\u00ebrmjet privatizimit n\u00eb vitin 1993. Gjithashtu, n\u00eb seanc\u00eb u tha se prind\u00ebrit e tij kishin pasur burime financiare t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr kryerjen e pages\u00ebs 170 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr llogari t\u00eb nd\u00ebrmarrjes komunale.<\/p>\n<p>Pa probleme \u00ebsht\u00eb gjetur edhe nj\u00eb fond investimi n\u00eb bono thesari n\u00eb vler\u00ebn 7 milion\u00eb lek\u00eb n\u00eb vitin 2017.\u00a0Si burim p\u00ebr krijimin e k\u00ebsaj pasurie P\u00ebrdeda ka deklaruar t\u00eb ardhurat e siguruara nga pagat, nga aktiviteti farmaci i bashk\u00ebshortes dhe interesat bankar\u00eb nd\u00ebr vite. Relatorja Qirko tha se investimi n\u00eb bono thesari kishte nisur n\u00eb vitin 2007 dhe se P\u00ebrdeda i kishte deklaruar sakt\u00eb shtesat nd\u00ebr vite. N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb vler\u00ebsimit t\u00eb k\u00ebsaj pasurie, Komisioni ka konkluduar se P\u00ebrdeda dhe bashk\u00ebshortja e tij kan\u00eb pasur burime t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr ta krijuar.<\/p>\n<p>Gjithashtu ka rezutluar se bashk\u00ebshort\u00ebt P\u00ebrdeda kan\u00eb pasur burime t\u00eb ligjshme p\u00ebr krijimin e nj\u00eb gjendje cash n\u00eb shum\u00ebn 1 milion\u00eb lek\u00eb, si dhe p\u00ebr \u00e7eljen e nj\u00eb llogarie biznesi p\u00ebr aktivitetin farmaci n\u00eb shum\u00ebn 1.1 milion\u00eb lek\u00eb n\u00eb vitin 2016.<\/p>\n<p>Komisioni ka verifikuar edhe dy transaksione t\u00eb kryera nga bashk\u00ebshortja e P\u00ebrded\u00ebs n\u00eb vitin 2019. Sipas KPK, subjekti ka pasur mund\u00ebsi financiare p\u00ebr pages\u00ebn e vler\u00ebs 240 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb vitin 2019 p\u00ebr blerjen e nj\u00eb makine p\u00ebr vajz\u00ebn dhe dh\u00ebnien e nj\u00eb huaje p\u00ebr v\u00ebllan\u00eb e bashk\u00ebshortes n\u00eb shum\u00ebn 400 mij\u00eb lek\u00eb. T\u00eb dyja pagesat ka rezultuar se jan\u00eb kryer nga llogaria bankare e bashk\u00ebshortes s\u00eb subjektit.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore, gjyqtari Ilir P\u00ebrdeda fal\u00ebnderoi Komisionin p\u00ebr procesin e rivler\u00ebsimit t\u00eb kryer ndaj tij dhe k\u00ebrkoi konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb.<\/p>\n<p>KPK njoftoi se vendimi do t\u00eb shpallet me dat\u00eb 23 prill, ora 09:30.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit nuk evidentoi probleme p\u00ebr pasurin\u00eb dhe past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs p\u00ebr gjyqtarin e Lezh\u00ebs, Ilir P\u00ebrdeda. Gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore, P\u00ebrdeda u pyet lidhur me leht\u00ebsimin e mas\u00ebs s\u00eb siguris\u00eb t\u00eb vendosur m\u00eb par\u00eb ndaj nj\u00eb zyrtari t\u00eb akuzuar p\u00ebr trafik narkotik\u00ebsh.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":73612,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[167,117,2,362],"tags":[240,107,601,118],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Gjyqtari-Ilir-P\u00ebrdeda-duke-dal\u00eb-nga-KPK.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtari Ilir P\u00ebrdeda duke dal\u00eb nga KPK | Foto : Edmond Hoxhaj","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73611"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=73611"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73611\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":73613,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73611\/revisions\/73613"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/73612"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=73611"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=73611"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=73611"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}