{"id":73629,"date":"2021-04-19T18:04:02","date_gmt":"2021-04-19T16:04:02","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjyqtarja-dhurata-bilo-perballet-me-mungesa-financiare-per-krijimin-e-pasurive\/2021\/04\/19\/"},"modified":"2023-04-06T21:50:24","modified_gmt":"2023-04-06T19:50:24","slug":"gjyqtarja-dhurata-bilo-perballet-me-mungesa-financiare-per-krijimin-e-pasurive","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjyqtarja-dhurata-bilo-perballet-me-mungesa-financiare-per-krijimin-e-pasurive\/2021\/04\/19\/","title":{"rendered":"Gjyqtarja Dhurata Bilo p\u00ebrballet me mungesa financiare p\u00ebr krijimin e pasurive"},"content":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konstaton deklarime t\u00eb pasakta p\u00ebr pasurit\u00eb dhe pamund\u00ebsi financiare n\u00eb vlera t\u00eb konsiderueshme p\u00ebr krijimin e tyre. Bilo deklaroi se kishte punuar me ndershm\u00ebri dhe se t\u00eb ardhurat e saj i tejkalonin investimet dhe shpenzimet e kryera. Ajo k\u00ebrkoi ri\u00e7eljen e hetimit edhe p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs dhe profesionalizmin.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_78097\" aria-describedby=\"caption-attachment-78097\" style=\"width: 600px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Gjyqtarja-Dhurata-Bilo-duke-dal\u00eb-nga-seanca-d\u00ebgjmore-n\u00eb-KPK.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-78097\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Gjyqtarja-Dhurata-Bilo-duke-dal\u00eb-nga-seanca-d\u00ebgjmore-n\u00eb-KPK-600x390.jpg\" alt=\"\" width=\"600\" height=\"390\" data-id=\"78097\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-78097\" class=\"wp-caption-text\">Gjyqtarja Dhurata Bilo duke dal\u00eb nga seanca d\u00ebgjmore n\u00eb KPK | Foto : Edmond Hoxhaj<\/figcaption><\/figure>\n<p>Gjyqtarja e Gjykat\u00ebs s\u00eb Durr\u00ebsit, Dhurata Bilo u p\u00ebrball t\u00eb h\u00ebn\u00ebn me barr\u00ebn e prov\u00ebs q\u00eb Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK i kishte kaluar p\u00ebr pasurin\u00eb, kriteri i vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb cilin ishte p\u00ebrfunduar hetimi administrativ.<\/p>\n<p>Trupi gjykues q\u00eb po kryen procesin e rivler\u00ebsimit p\u00ebr gjyqtaren Bilo kryesohet nga Olsi Komici, me relatore Suela Zhegun dhe an\u00ebtare Genta Tafa Bungon. N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar ishte e pranishme, Elka Ermenkova.<\/p>\n<p>Dhurata Bilo e ka filluar karrier\u00ebn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 1993 dhe punon prej gati dy dekadash si gjyqtare n\u00eb Gjykat\u00ebn e Durr\u00ebsit. Gjyqtarja Bilo i \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshtruar nj\u00eb inspektimi nga KLD n\u00eb vitin 2015 si dhe nj\u00eb hetimi t\u00eb prokuroris\u00eb n\u00eb vitin 2016, pas dyshimeve p\u00ebr falsifikimin e pron\u00ebsis\u00eb s\u00eb ish-hotel Vollg\u00ebs, por t\u00eb dyja \u00e7\u00ebshtjet u mbyll\u00ebn pa pasoja.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore u relatuan mungesa financiare n\u00eb vlera t\u00eb konsidrueshme p\u00ebr krijimin e pasurive, si dhe pasakt\u00ebsi e mosp\u00ebrputhje mes deklarimeve dhe rezultateve t\u00eb hetimit.<\/p>\n<p>Relatorja Zhegu pohoi se Komisioni e ka rr\u00ebzuar k\u00ebrkes\u00ebn e Bilos p\u00ebr ri\u00e7eljen e hetimit p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs dhe profesionalizmin, por shtoi se n\u00ebse provat dhe shpjegimet e dor\u00ebzuara nga subjekti do t\u00eb v\u00ebrtetojn\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn e barr\u00ebs s\u00eb prov\u00ebs, at\u00ebher\u00eb do t\u00eb ri\u00e7elet hetimi.<\/p>\n<p>Gjyqtarja Bilo e konsideroi n\u00eb c\u00ebnim t\u00eb transparenc\u00ebs p\u00ebr publikun vendimmarrjen p\u00ebr mosp\u00ebrfundimin e hetimit edhe p\u00ebr dy kriteret e tjera t\u00eb rivler\u00ebsimit.<\/p>\n<p>\u201cPrej 28 vitesh jam gjyqtare dhe e kam ushtruar detyr\u00ebn me ndershm\u00ebri\u201d, theksoi ajo n\u00eb fillim t\u00eb fjal\u00ebs.<\/p>\n<p>Zhegu tha se subjekti kishte ndjekur procedurat e legalizimit p\u00ebr nj\u00eb shtes\u00eb n\u00eb nj\u00eb apartament me sip\u00ebrfaqe 67 m2 t\u00eb p\u00ebrfituar nga privatizimi, ku ajo zot\u00ebron 1\/4 pjes\u00eb takuese.<\/p>\n<p>Bilo tha n\u00eb seanc\u00eb se pages\u00ebn pran\u00eb ALUIZNI-it e kishte kryer me udh\u00ebzim t\u00eb v\u00ebllez\u00ebrve. Ajo shtoi se v\u00ebllai i vog\u00ebl ka qen\u00eb mjaft i interesuar p\u00ebr t\u00eb investuar n\u00eb at\u00eb banes\u00eb dhe se i kishte kredituar n\u00eb llogari shum\u00ebn 10 mij\u00eb euro. \u201cPor shtesa nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb dhe iu kam vendosur n\u00eb dispozicion foto q\u00eb tregojn\u00eb se nuk \u00ebsht\u00eb kryer nd\u00ebrtim n\u00eb katin ton\u00eb\u201d, sqaroi Bilo.<\/p>\n<p>Bilo u pyet gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore lidhur me transaksionet e kryera p\u00ebr blerjen dhe rikonstruksionin e nj\u00eb sht\u00ebpie dykat\u00ebshe n\u00eb qytetin e Durr\u00ebsit. Nga hetimi ka rezultuar se sht\u00ebpia me sip\u00ebrfaqe nd\u00ebrtimi 71 m2 dhe truall 154.14 m2 \u00ebsht\u00eb bler\u00eb n\u00eb tetor t\u00eb vitit 2002, kundrejt vler\u00ebs 2 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn dit\u00eb kur gjyqtarja Bilo ka bler\u00eb sht\u00ebpin\u00eb, ka n\u00ebnshkruar nj\u00eb kontrta\u00eb huaje me shit\u00ebsen, sipas s\u00eb cil\u00ebs, kjo e fundit i jepte hua shum\u00ebn 1.4 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioni ka gjetur se subjekti ka n\u00ebnshkruar n\u00eb vitin 2003 nj\u00eb kontrat\u00eb investimi p\u00ebr k\u00ebt\u00eb sht\u00ebpi, n\u00eb shum\u00ebn 3.84 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr kryerjen e disa shtesave. Po n\u00eb k\u00ebt\u00eb vit, ka rezultuar se ajo ka marr\u00eb dy kredi, nj\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 15 mij\u00eb USD dhe tjetr\u00ebn 10 mij\u00eb USD.<\/p>\n<p>Zhegu pohoi se subjekti ka deklaruar se nuk ka kryer shtesa pasi kontrata \u00ebsht\u00eb anuluar.<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb e paqart\u00eb p\u00ebrse subjekti ka dor\u00ebzuar n\u00eb ILDKPKI kontrat\u00ebn p\u00ebr shtesat kur kontrata nuk \u00ebsht\u00eb ekzekutuar\u201d, evidentoi Zhegu.<\/p>\n<p>Si burim krijimi p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri, Bilo ka deklaruar kursime dhe kredi. Nj\u00eb nd\u00ebr burimet e deklaruara ka qen\u00eb dhe shuma 1.5 milion\u00eb lek\u00eb e p\u00ebrfituar me statusin si e pastreh\u00eb.<\/p>\n<p>Pasi kontrata e investimit nuk \u00ebsht\u00eb revokuar, Komisioni ka p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb analiz\u00ebn financiare p\u00ebr mund\u00ebsin\u00eb e blerjes s\u00eb k\u00ebsaj pasurie edhe vler\u00ebn e p\u00ebrcaktuar aty n\u00eb shum\u00ebn 3.84 milion\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas KPK, nga t\u00eb ardhurat dhe shpenzimet e p\u00ebrllogaritura p\u00ebr periudh\u00ebn 1993-2003, ka rezultuar balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn 2.1 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cVihet n\u00eb diksutim sht\u00ebpia q\u00eb provohet se kam krijuar me kredin\u00eb, kursimet dhe fondin si e pastreh\u00eb. Kam nj\u00eb makin\u00eb t\u00eb 10 viteve m\u00eb par\u00eb dhe kam prenotuar sht\u00ebpin\u00eb n\u00eb Golem. K\u00ebto jan\u00eb pasurit\u00eb e mia. Kam qen\u00eb dhe jam e vetme n\u00eb trung familjar\u201d, deklaroi Bilo.<\/p>\n<p>Ajo k\u00ebmb\u00ebnguli se t\u00eb ardhurat e saj p\u00ebr periudh\u00ebn 1993-2016 i tejkalonin vlerat e investimeve dhe t\u00eb shpenzimeve dhe se rezultonte me balanc\u00eb pozitive n\u00eb shum\u00ebn 3.1 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Gjyqtarja Bilo shpjegoi n\u00eb seanc\u00eb se kur kishte punuar si gjyqtare n\u00eb Berat, Ministria e Drejt\u00ebsis\u00eb kishte qen\u00eb e interesuar p\u00ebr strehimin e saj dhe n\u00eb bashk\u00ebpunim me Bashkin\u00eb e Beratit dhe Entin e Banesave ishte vendosur t\u00eb banonte p\u00ebrkoh\u00ebsisht n\u00eb konviktin e vajzave t\u00eb shkoll\u00ebs bujq\u00ebsore t\u00eb k\u00ebtij qyteti. \u201cPor ajo p\u00ebrkoh\u00ebsisht zgjati 5 vjet\u201d, tha Bilo dhe sqaroi se kur godin\u00ebs s\u00eb konviktit i kishte dal\u00eb pronari, at\u00ebher\u00eb ishte miratuar edhe statusi i t\u00eb pastrehut.<\/p>\n<p>Sipas subjektit, kur ajo ishte transferuar n\u00eb vitin 2001 n\u00eb Durr\u00ebs, bashkia e k\u00ebtij qyteti, n\u00eb bashk\u00ebpunim me Entin e Banesave dhe Bashkin\u00eb e Beratit, kishin miratuar dh\u00ebnien e fondit.<\/p>\n<p>Bilo u ndal edhe tek huaja. Sipas gjyqtares, n\u00eb momentin e n\u00ebnshkrimit t\u00eb kontrat\u00ebs s\u00eb shit-blerjes s\u00eb sht\u00ebpis\u00eb dykat\u00ebshe ajo dispononte shum\u00ebn 600 mij\u00eb lek\u00eb pasi nuk ishte disbursuar fondi i p\u00ebrfituar si i pastreh\u00eb. \u201cP\u00ebr t\u00eb garantuar pal\u00ebn shit\u00ebse p\u00ebr pjes\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb \u00e7mimit, u dakord\u00ebsuam t\u00eb n\u00ebnshkruanim edhe kontrat\u00ebn e huas\u00eb p\u00ebr vler\u00ebn e mbetur 1.4 milion\u00eb lek\u00eb\u201d, sqaroi Bilo.<\/p>\n<p>Ajo shtoi se kontratat ishin n\u00ebnshkruar me q\u00ebllim kalimin e sht\u00ebpis\u00eb n\u00eb emrin e saj dhe marrjen e kredive me t\u00eb cilat do t\u00eb kryhej edhe investimi.<\/p>\n<p>Bilo k\u00ebmb\u00ebnguli se nuk kishte kryer shtesa n\u00eb k\u00ebt\u00eb sht\u00ebpi dhe deklaroi se p\u00ebr rikonstruksionin kishte shpenzuar 1 milion e 390 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Ajo e pranoi se kontrata e investimit nuk ishte revokuar, por theksoi se asnj\u00eb nga pal\u00ebt nuk kishte pasur pretendime. \u201cKontrata \u00ebsht\u00eb revokuar n\u00eb heshtje. [\u2026] Kontrat\u00ebn e kam paraqitur n\u00eb ILDKPKI si rjedhoj\u00eb e sinqeritetit t\u00eb tepruar\u201d, deklaroi Bilo.<\/p>\n<p>Komisioni ngre dyshime p\u00ebr situat\u00ebn e gjyqtares Bilo n\u00eb transaksionin e shitjes s\u00eb nj\u00eb automjeti n\u00eb vitin 2010, \u00e7mimi i t\u00eb cilit \u00ebsht\u00eb deklaruar si burim p\u00ebr blerjen e nj\u00eb makine tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>P\u00ebr blerjen e autovetur\u00ebs tip Benz n\u00eb shum\u00ebn 6 mij\u00eb euro + 326 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr zhdoganimin n\u00eb vitin 2010, Bilo ka deklaruar t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara nga shitja makin\u00ebs tip Volkswagen n\u00eb shum\u00ebn 9 mij\u00eb euro. Relatorja Zhegu sqaroi se shitja e k\u00ebtij mjeti ishte kryer nj\u00eb muaj pasi ishte bler\u00eb Benz-i dhe se t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara nuk mund t\u00eb sh\u00ebrbenin p\u00ebr krijimin e pasuris\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, nga hetimi ka rezultuar se Bilo ka gjykuar tre \u00e7\u00ebshtje ku pal\u00eb ka qen\u00eb shtetasi q\u00eb ka bler\u00eb autovtur\u00ebn tip Volks\u00ebagen. Zhegu pohoi se subjektit i \u00ebsht\u00eb kaluar barra e prov\u00ebs p\u00ebr t\u00eb shpjeguar k\u00ebt\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie private.<\/p>\n<p>Bilo deklaroi se edhe pse automjetin tip Volkswagen e ishte shitur pas blerjes s\u00eb Benz-it, kishte marr\u00eb m\u00eb par\u00eb prej bler\u00ebsit si kapar shum\u00ebn 7 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Ajo shtoi se nuk e kuptonte p\u00ebrse ishte konstatuar si \u201cmarr\u00ebdh\u00ebnie private\u201d shitja e makin\u00ebs nj\u00eb personi q\u00eb kishte qen\u00eb pal\u00eb gjykim n\u00eb tre procese t\u00eb gjykuara prej saj, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nuk ishte konstatuar konflikt interesi.<\/p>\n<p>Bilo deklaroi se dy nga gjykimet kishin ndodhur shum\u00eb vite para shitjes s\u00eb makin\u00ebs dhe tjetri shum\u00eb vite m\u00eb pas. \u201cT\u00eb gjitha vendimet kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb drejta dhe jan\u00eb l\u00ebn\u00eb n\u00eb fuqi\u201d, pohoi Blio.<\/p>\n<p>P\u00ebr nj\u00eb apartament me sip\u00ebrfaqe 102 m2 n\u00eb Golem t\u00eb porositur n\u00eb vitin 2013 kundrejt shum\u00ebs 41 mij\u00eb e 600 euro, Bilo ka deklaruar se jan\u00eb shlyer dy k\u00ebstet e para n\u00eb vler\u00ebn totale 31 mij\u00eb e 600 euro q\u00eb kan\u00eb pasur si burim kursimet n\u00eb shum\u00ebn 20 mij\u00eb euro dhe vler\u00ebn 11 mij\u00eb e 600 euro, q\u00eb sipas subjektit i \u00ebsht\u00eb dhuruar nga e \u00ebma. Gjyqtarja Bilo ka shpjeguar se shuma e dhuruar nga e \u00ebma rrjedh nga pagesat e pensionit t\u00eb saj nga viti 1997 e n\u00eb vazhdim.<\/p>\n<p>Komisioni konstaton se Bilo nuk ka deklaruar gjendje cash p\u00ebr periudh\u00ebn 2003-2011 dhe se n\u00eb vitin 2012 ka deklaruar vet\u00ebm shm\u00ebn 600 mij\u00eb lek\u00eb. Nga analiza financiare e KPK ka rezultuar se subjekti nuk ka pasur mund\u00ebsi financiare p\u00ebr shlyerjen e k\u00ebstit t\u00eb par\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 20 mij\u00eb euro, pasi ka rezultuar me balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn 2.2 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Nga hetimi ka rezultuar se Bilo e ka depozitur me afat shum\u00ebn 11 mij\u00eb e 600 euro t\u00eb dhuruar nga n\u00ebna dhe e ka t\u00ebrhequr n\u00eb vitin 2014, nj\u00eb vit pas pages\u00ebs s\u00eb k\u00ebstit t\u00eb dyt\u00eb.<\/p>\n<p>Zhegu pohoi se vlera e dhuruar nga n\u00ebna nuk mund t\u00eb ket\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr pages\u00ebn e k\u00ebstit t\u00eb dyt\u00eb dhe nga analiza financiare ka rezultuar balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn 1.6 milion\u00eb lek\u00eb, duke rezultuar n\u00eb pamund\u00ebsi p\u00ebr krijimin e k\u00ebsaj pasurie n\u00eb vler\u00ebn totale 3.8 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas KPK, balanca negative jan\u00eb konstatuar edhe n\u00eb vitet 2015 dhe 2016.<\/p>\n<p>Gjyqtarja Bilo tha se kishte pasur gjendje financiare p\u00ebr shlyerjen e k\u00ebstit t\u00eb par\u00eb, pavar\u00ebsisht se nuk kishte deklaruar gjendjen cash nd\u00ebr vite.<\/p>\n<p>Ajo k\u00ebmb\u00ebnguli se kishte pasur mund\u00ebsi edhe p\u00ebr pages\u00ebn e k\u00ebstit t\u00eb dyt\u00eb, pasi kishte p\u00ebrdorur shum\u00ebn q\u00eb i kishte d\u00ebrguar v\u00ebllai dhe se kur ishte maturuar depozita e krijuar me vler\u00ebn e dhuruar nga n\u00ebna ia kishte kthyer n\u00eb vitet n\u00eb vijim.<\/p>\n<p>N\u00eb fund, gjyqtarja Dhurata Bilo k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb merreshin parasysh parashtrimet dhe provat e dor\u00ebzuara prej saj, si dhe t\u00eb ri\u00e7elej hetimi p\u00ebr dy kriteret e tjer\u00eb, at\u00eb t\u00eb past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs dhe profesionalizmit.<\/p>\n<p>KPK njoftoi se vendimi do t\u00eb shpallet m\u00eb dat\u00eb 22 prill, ora 09:20.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konstaton deklarime t\u00eb pasakta p\u00ebr pasurit\u00eb dhe pamund\u00ebsi financiare n\u00eb vlera t\u00eb konsiderueshme p\u00ebr krijimin e tyre. Bilo deklaroi se kishte punuar me ndershm\u00ebri dhe se t\u00eb ardhurat e saj i tejkalonin investimet dhe shpenzimet e kryera. Ajo k\u00ebrkoi ri\u00e7eljen e hetimit edhe p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs dhe profesionalizmin.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":73630,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[117,2,362],"tags":[576,180,107,118],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Gjyqtarja-Dhurata-Bilo-duke-dal\u00eb-nga-seanca-d\u00ebgjmore-n\u00eb-KPK.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtarja Dhurata Bilo duke dal\u00eb nga seanca d\u00ebgjmore n\u00eb KPK | Foto : Edmond Hoxhaj","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73629"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=73629"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73629\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":73631,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73629\/revisions\/73631"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/73630"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=73629"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=73629"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=73629"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}