{"id":73644,"date":"2021-04-16T17:45:43","date_gmt":"2021-04-16T15:45:43","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gentiana-xhelili-perballet-me-pikepyetje-per-pasurine-dhe-profesionalizmin\/2021\/04\/16\/"},"modified":"2023-04-06T21:51:06","modified_gmt":"2023-04-06T19:51:06","slug":"gentiana-xhelili-perballet-me-pikepyetje-per-pasurine-dhe-profesionalizmin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gentiana-xhelili-perballet-me-pikepyetje-per-pasurine-dhe-profesionalizmin\/2021\/04\/16\/","title":{"rendered":"Gentiana Xhelili p\u00ebrballet me pik\u00ebpyetje p\u00ebr pasurin\u00eb dhe profesionalizmin"},"content":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konstatoi pamund\u00ebsi financiare t\u00eb gjyqtares s\u00eb Gjykat\u00ebs Administrative Vlor\u00eb, Gentiana Xhelili p\u00ebr krijimin e kursimeve dhe aseteve \u2013por subjekti u mbrojt me argumentin se kishte ngat\u00ebrruar lek\u00ebt e reja me t\u00eb vjetra.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_78027\" aria-describedby=\"caption-attachment-78027\" style=\"width: 533px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Gjyqtarja-Gentiana-Xhelili-KPK-.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-78027\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Gjyqtarja-Gentiana-Xhelili-KPK--533x400.jpg\" alt=\"\" width=\"533\" height=\"400\" data-id=\"78027\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-78027\" class=\"wp-caption-text\">Gjyqtarja Gentiana Xhelili n\u00eb seanc\u00ebn d\u00ebgjimore me KPK. Foto: Edmond Hoxhaj<\/figcaption><\/figure>\n<p>Gjyqtarja e Gjykat\u00ebs Administrative t\u00eb Vlor\u00ebs, Gentiana Xhelili u p\u00ebrball t\u00eb premten me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, kur gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore u evidentuan probleme me pasurin\u00eb dhe profesionalizmin, p\u00ebr t\u00eb cilat ajo dha shpjegime. Nd\u00ebrkoh\u00eb, Xhelili u vler\u00ebsua pozitivisht p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs.<\/p>\n<p>Trupi gjykues q\u00eb po kryen procesin e vetingut p\u00ebr Xhelilin p\u00ebrb\u00ebhet nga Pamela Qirko, me relatore Etleda \u00c7iftjan dhe an\u00ebtar Roland Ilian. N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar ishte i pranish\u00ebm Gerrit Sprenger.<\/p>\n<p>Komisioni konstatoi munges\u00eb t\u00eb burimeve financiare p\u00ebr blerjen e dy automjeteve, \u00e7mimet e shitjes s\u00eb t\u00eb cilave jan\u00eb deklaruar si burime p\u00ebr krijimin e nj\u00eb gjendje cash n\u00eb shum\u00ebn 4 mij\u00eb euro n\u00eb vitin 2016.<\/p>\n<p>Sipas KPK, subjekti nuk ka pasur mund\u00ebsi t\u00eb blej\u00eb autovetur\u00ebn tip \u201cBenz\u201d n\u00eb vitin 2010, t\u00eb cil\u00ebn e ka shitur n\u00eb vitin 2016 p\u00ebr 3100 euro. Nj\u00eb automjet i dyt\u00eb i deklaruar si i dhuruar nga nj\u00eb ambasad\u00eb e huaj rezultoi sipas Komisionit se ishte bler\u00eb p\u00ebr 362 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Xhelili shpjegoi se k\u00ebt\u00eb makin\u00eb ia kishte dh\u00ebn\u00eb motra q\u00eb punon n\u00eb ambasad\u00ebn belge n\u00eb Athin\u00eb. Ajo shpjegoi se motr\u00ebs ia kishte dh\u00ebn\u00eb makin\u00ebn ambasada pa ndonj\u00eb pages\u00eb dhe se motra ia kishte dhuruar asaj.<\/p>\n<p>Gjyqtarja Xhelili tha se dogana nuk e njihte dhurimin p\u00ebr kryerjen e procedur\u00ebs s\u00eb zhdoganimit dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, ishte sh\u00ebnuar si \u00e7mim i blerjes, vlera e referenc\u00ebs. Subjekti solli n\u00eb v\u00ebmendje se kishte depozituar n\u00eb Komision edhe nj\u00eb deklarat\u00eb t\u00eb ambasadorit t\u00eb at\u00ebhersh\u00ebm belg n\u00eb Athin\u00eb, ku thuhej se makina kishte qen\u00eb e dhuruar.<\/p>\n<p>N\u00eb interesim t\u00eb relatores \u00c7iftja lidhur me p\u00ebrfituesin e vler\u00ebs s\u00eb shitjes s\u00eb makin\u00ebs t\u00eb deklaruar si t\u00eb dhuruar, Xhelili pohoi se kishte qen\u00eb ajo dhe familja e saj.<\/p>\n<p>Komisioni konstatoi gjithashtu se nuk jan\u00eb paguar n\u00eb koh\u00eb detyrimet tatimore p\u00ebr t\u00eb ardhurat e deklaruara si t\u00eb p\u00ebrfituara nga prind\u00ebrit e bashk\u00ebshortit t\u00eb subjektit nga qiraja e nj\u00eb apartamenti n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb shum\u00ebn totale 1.4 milion\u00eb lek\u00eb si dhe t\u00eb adhura t\u00eb tjera nga dh\u00ebnia me qira e tok\u00ebs bujq\u00ebsore p\u00ebr periudh\u00ebn 2011-2014 n\u00eb shum\u00ebn 1.2 milion\u00eb lek\u00eb. Gjithashtu jan\u00eb v\u00ebrejtur edhe pasakt\u00ebsi n\u00eb deklarimin e vlerve t\u00eb p\u00ebrfituara dhe p\u00ebr k\u00ebto arsye, KPK nuk i ka p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb analiz\u00ebn financiare.<\/p>\n<p>Q\u00eb n\u00eb fillim t\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb saj, gjyqtarja Gentiana Xhelili k\u00ebrkoi konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb. Ajo shpjegoi situat\u00ebn e t\u00eb ardhurave t\u00eb p\u00ebrfituara nga prind\u00ebrit e bashk\u00ebshortit prej qiras\u00eb s\u00eb apartamentit dhe tok\u00ebs bujq\u00ebsore dhe i cil\u00ebsoi ato t\u00eb ligjshme.<\/p>\n<p>\u201cI kam deklaruar me sinqeritet t\u00eb gjitha. Kur u transferuam n\u00eb Sarand\u00eb e dham\u00eb sht\u00ebpin\u00eb me qira n\u00eb vitin 2010. N\u00eb vitin 2011 \u00ebsht\u00eb lidhur edhe qiraja p\u00ebr tok\u00ebn me shkres\u00eb t\u00eb thjesht\u00eb, ligji e prashikon se nuk \u00ebsht\u00eb e nevojshme t\u00eb b\u00ebhet me noter. Nuk kishte q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb fshihej qiraja\u201d, deklaroi Xhelili dhe e konsideroi t\u00eb padrejt\u00eb mosp\u00ebrfshirjen e t\u00eb ardhurave nga qiraja n\u00eb analiz\u00ebn financiare.<\/p>\n<p>Sipas Xhelilit, edhe pse pagesa e detyrimeve tatimore p\u00ebr k\u00ebto t\u00eb ardhura nuk ishte kryer n\u00eb koh\u00ebn e duhur, ato jan\u00eb t\u00eb ligjshme pasi shlyerja m\u00eb von\u00eb nuk bie n\u00eb kund\u00ebrshtim me asnj\u00eb ligj.<\/p>\n<p>Relatorja \u00c7iftja evidentoi se subjekti ka pretenduar se i ka deklaruar gabimisht n\u00eb vitin 2014 kursimet n\u00eb shum\u00ebn 7 milion\u00eb lek\u00eb dhe n\u00eb vitin 2015 n\u00eb vler\u00ebn 8 milion\u00eb lek\u00eb, duke i sh\u00ebnuar me \u201clek\u00eb t\u00eb vjetra\u201d.<\/p>\n<p>Komisioni konstaton se n\u00eb vitet 2014 dhe 2015, por edhe n\u00eb vite t\u00eb tjera subjekti e ka pasur t\u00eb qart\u00eb konceptin e monedh\u00ebs, pasi i ka pasqyruar shumat n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb regullt.<\/p>\n<p>\u201cDeri tani Komisioni merr n\u00eb konsiderat\u00eb deklarimet p\u00ebr vlerat 7 milion\u00eb lek\u00eb dhe 8 milion\u00eb lek\u00eb,\u201d pohoi \u00c7iftja.<\/p>\n<p>Xhelili k\u00ebmb\u00ebnguli n\u00eb seanc\u00eb se k\u00ebto deklarime ishin lapsuse t\u00eb kryera nga ana e saj, pasi i kishte sh\u00ebnuar vlerat me \u201clek\u00eb t\u00eb vjetra\u201d. \u201cKam sh\u00ebnuar nj\u00eb zero m\u00eb shum\u00eb,\u201d tha ajo.<\/p>\n<p>\u201cVet\u00ebm nj\u00eb person alogjik do t\u00eb kishte vendosur kursimin 7 milion\u00eb lek\u00eb me k\u00ebto t\u00eb ardhura q\u00eb kam pasur. Ka ndodhur n\u00eb vitin 2014 dhe pastaj ka ndodhur edhe n\u00eb 2015-\u00ebn. E pranoj q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb lapsus, por lapsuset edhe ndodhin,\u201d tha ajo.<\/p>\n<p>Pyetjeve t\u00eb Sprenger lidhur me \u201clapsuset\u201d e pretenduara, Xhelili ju p\u00ebrgjigj duke sjell\u00eb shembuj t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb t\u00eb kryer prej saj n\u00eb deklarime t\u00eb m\u00ebparshme, madje dhe n\u00eb vendime gjyq\u00ebsore, ku i kishte sh\u00ebnuar vlerat financiare me \u201clek\u00eb t\u00eb vjetra\u201d.<\/p>\n<p>\u201cKur kam ardhur nj\u00eb her\u00eb nga shteti grek kam bler\u00eb nj\u00eb kile domate me 50 mij\u00eb lek\u00eb t\u00eb vjetra se sh\u00ebnonte 5 mij\u00eb lek\u00eb,\u201d pohoi gjyqtarja.<\/p>\n<p>Komisioni konstaton munges\u00eb fondesh p\u00ebr blerjen e kuotave n\u00eb shum\u00ebn 7.5 milion\u00eb lek\u00eb n\u00eb vitin 2017, si burim i t\u00eb cilave subjekti ka deklaruar shum\u00ebn 4 milion\u00eb lek\u00eb nga kursimet prej qirave; 2.5 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb p\u00ebrfituara nga nj\u00eb vendim gjyq\u00ebsor p\u00ebr d\u00ebmshp\u00ebrblim p\u00ebr nj\u00eb aksident t\u00eb motr\u00ebs; si dhe 1.5 milion\u00eb lek\u00eb kursime t\u00eb bashk\u00ebshortit. Nga hetimi ka rezultuar se nuk kishte pasur mund\u00ebsi p\u00ebr krijimin e kursimeve, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nuk ka gjetur pobleme n\u00eb shum\u00ebn e p\u00ebrfituar me vendim gjyq\u00ebsor.<\/p>\n<p>Sprenger e pyeti subjektin se si kishte pasur mund\u00ebsi q\u00eb ajo kishte p\u00ebrfituar shp\u00ebrblim p\u00ebr shkak t\u00eb aksidentit t\u00eb motr\u00ebs.<\/p>\n<p>Xhelili deklaroi se k\u00ebrkes\u00eb -padia p\u00ebr shp\u00ebrblimin e d\u00ebmit jopasuror ishte kryer nga gjith\u00eb an\u00ebtar\u00ebt e familjes s\u00eb origjin\u00ebs dhe se legjislacioni e parashikon nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb. \u201cKa shum\u00eb vendime t\u00eb tilla. Ka nj\u00eb vendim unifikues t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb q\u00eb p\u00ebrcakton se kompensohen edhe familjar\u00ebt\u201d, argumentoi Xhelili.<\/p>\n<p>Komisioni konstaton mosp\u00ebrputhje t\u00eb deklarimit t\u00eb subjektit me dokumentet e administruara gjat\u00eb hetimit, lidhur me nj\u00eb transfert\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 20 mij\u00eb euro t\u00eb depozituar n\u00eb llogarin\u00eb bankare t\u00eb Xhelilit n\u00eb vitin 2010 nga e motra.<\/p>\n<p>Xhelili pretendoi se transferta ishte kryer vet\u00ebm p\u00ebr shkak t\u00eb vjedhjes s\u00eb portofolit t\u00eb motr\u00ebs, ku gjendej edhe karta e bank\u00ebs s\u00eb bashku me kodin. Ajo pohoi se grabit\u00ebsi kishte t\u00ebrhequr 60 mij\u00eb lek\u00eb dhe se transaksioni ishte kryer p\u00ebr siguri. Gjithashtu, Xhelili tha se motra kishte kryer kall\u00ebzim penal p\u00ebr ngjarjen.<\/p>\n<p>Lidhur me sh\u00ebnimin e kryer si kthim borxhi, Xhelili sqaroi se k\u00ebt\u00eb mund ta kishte kryer pa dashje punonj\u00ebsja e bank\u00ebs.<\/p>\n<p>E pyetur nga Sprenger p\u00ebr burimin e k\u00ebsaj vlere dhe m\u00ebnyr\u00eb e transferimit n\u00eb Shqip\u00ebri, Xhelili shpjegoi se motr\u00ebs ia kishte dh\u00ebn\u00eb motra tjet\u00ebr q\u00eb jetonte e punonte n\u00eb Greqi dhe se ajo i kishte transferuar pjes\u00eb-pjes\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cT\u00eb b\u00ebn sens t\u00eb hap\u00ebsh nj\u00eb llogari p\u00ebr disa muaj,\u201d e pyeti Sprenger. Xhelili tha shkurtimisht \u201cpo\u201d.<\/p>\n<p><strong>Gjetjet p\u00ebr profesionalizmin<\/strong><\/p>\n<p>Relatorja \u00c7iftja renditi nj\u00eb s\u00ebr\u00eb vendimesh t\u00eb verifikuara nga Komisioni prej nga kishte rezultuar se gjyqtarja Xhelili i kishte kryer gjykimet jasht\u00eb afateve t\u00eb p\u00ebrcaktuara. Gjithashtu u evidentuan edhe disa ankesa t\u00eb kryera pran\u00eb KLD p\u00ebr zvarritje t\u00eb proceseve gjyq\u00ebsore.<\/p>\n<p>Gjyqtarja Xhelili deklaroi se kishte pasur mbingarkes\u00eb. \u201cKur erdha n\u00eb Vlor\u00eb, kam gjykuar p\u00ebr nj\u00eb vit e gjysm\u00eb 1200 dosje. Kam gjykuar pes\u00ebfishin e nj\u00eb gjyqtari me ngarkes\u00eb maksimale,\u201d pretendoi ajo, nd\u00ebrsa shtoi se nuk mund t\u00eb penalizohej nga nj\u00eb vendim i KLD p\u00ebr afatet, pasi ligji prevalonte.<\/p>\n<p>\u00c7iftja evidentoi se nj\u00eb rast kur Ministri i Drejt\u00ebsis\u00eb i kishte k\u00ebrkuar K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb, KLD q\u00eb t\u00eb niste procedim disiplinor p\u00ebr nj\u00eb ankes\u00eb t\u00eb kryer p\u00ebr nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje me pal\u00eb ZVRPP Vlor\u00eb dhe disa qytetar\u00eb.<\/p>\n<p>Nga verifikimi i \u00e7\u00ebshtjes \u00ebsht\u00eb konstatuar se ka pasur mosp\u00ebrputhje mes fakteve t\u00eb evidentuara n\u00eb seanc\u00eb me ato t\u00eb pasqyruara n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb vendim ka t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb pasakta q\u00eb nuk kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me gjykimin dhe ka procesverbale me t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb ndryshme. Rezulton se ZVRPP Vlor\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb njoftuar p\u00ebr vendimin, duke b\u00ebr\u00eb q\u00eb t\u2019i humbas\u00eb e drejta p\u00ebr ankim,\u201d tha nd\u00ebr t\u00eb tjera relatorja \u00c7iftja.<\/p>\n<p>Gjyqtarja Xhelili deklaroi se i kishte njoftuar pal\u00ebt n\u00eb proces, p\u00ebrfshi edhe Avokatin e Shtetit. Ajo shtoi se sh\u00ebnimi se ZVRPP Vlor\u00eb ishte prezente kishte qen\u00eb nj\u00eb lapsus n\u00eb vendim q\u00eb ishte korrigjuar m\u00eb pas.<\/p>\n<p>Relatorja \u00c7iftja theksoi faktin se ZVRPP-s\u00eb i ishte hequr e drejta p\u00ebr t\u00eb kryer ankim dhe i k\u00ebrkoi subjektit t\u00eb qart\u00ebsonte k\u00ebt\u00eb situat\u00eb. Ajo e pyeti n\u00ebse korigjimi ishte kryer para apo pas k\u00ebrkese\u00ebs s\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb p\u00ebr caktimin e mas\u00ebs disiplinore.<\/p>\n<p>Xhelili shpjegoi se gabimi ishte konstatuar gjat\u00eb inspektimit dhe korrigjimi ishte kryer n\u00eb vitin 2016, para se t\u00eb k\u00ebrkohej masa ndaj saj n\u00eb vitin 2018. Ajo deklaroi se pas korrigjimit, ZVRPP ishte ishte njoftuar p\u00ebr vendimin dhe se e kishte pasur t\u00eb drejt\u00ebn e ankimit, por e kishte kryer jasht\u00eb afatit.<\/p>\n<p>Xhelili i kund\u00ebrshtoi dhe gjetjet p\u00ebr ankesat e tjera t\u00eb kryera n\u00eb ish-KLD.<\/p>\n<p>Mes 12 denoncimeve nga publiku, n\u00eb seanc\u00eb u diksutua m\u00eb gjat\u00eb p\u00ebr at\u00eb t\u00eb kryer nga nj\u00eb ish-punonj\u00ebse e gjykat\u00ebs, e cila ka pretenduar se Xhelili, n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e n\u00ebnkryetares e ka diskriminuar, pasi i ka ushtruar presion psikologjik dhe e ka detyruar t\u00eb n\u00ebnshkruaj\u00eb largimin nga puna.<\/p>\n<p>Xhelili shpjegoi se shorti n\u00eb gjykat\u00eb zhvillohej nga punonj\u00ebsja e IT dhe se kur ishte em\u00ebruar si n\u00ebnkryetare, kishte konstatuar se nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje i kishte kaluar nj\u00eb gjyqtari tjet\u00ebr nga atij q\u00eb i kishte r\u00ebn\u00eb me short.<\/p>\n<p>\u201cI thash\u00eb pse e b\u00ebre? Ke t\u00eb drejt\u00eb m\u00eb tha, nuk e b\u00ebj m\u00eb\u201d, pohoi Xhelili dhe shtoi se punonj\u00ebsja e IT kishte b\u00ebr\u00eb k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr dor\u00ebheqje.<\/p>\n<p>Gjyqtarja Xhelili vijoi se kishte verifikuar hedhjen e shorteve q\u00eb prej vitit 2015 kur punonj\u00ebsa e IT kishte filluar pun\u00eb, prej nga ishte konstatuar se ishin ndryshuar gjithmon\u00eb gjyqtar\u00ebt.<\/p>\n<p>\u201cIshte ndryshim shorti, i hiqej \u00e7\u00ebshtja nj\u00eb gjyqtari dhe i kalohej nj\u00eb tjetri. Kam kryer edhe kall\u00ebzim penal n\u00eb prokurori\u201d, sqaroi Xhelilidhe k\u00ebrkoi q\u00eb ky denoncim t\u00eb mos merrej parasysh.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb seanc\u00ebs, gjyqtarja Xhelili u shpreh se kishte arritur nivel t\u00eb besuesh\u00ebm n\u00eb t\u00eb tri kriteret e rivler\u00ebsimit dhe k\u00ebrkoi konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb.<\/p>\n<p>KPK njoftoi se do t\u00eb shpall\u00eb vendimin m\u00eb 20 prill, n\u00eb or\u00ebn 10:00.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konstatoi pamund\u00ebsi financiare t\u00eb gjyqtares s\u00eb Gjykat\u00ebs Administrative Vlor\u00eb, Gentiana Xhelili p\u00ebr krijimin e kursimeve dhe aseteve \u2013por subjekti u mbrojt me argumentin se kishte ngat\u00ebrruar lek\u00ebt e reja me t\u00eb vjetra.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":73645,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[415,117,2,362],"tags":[231,103,118],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Gjyqtarja-Gentiana-Xhelili-KPK-1-1.jpg","fifu_image_alt":"Gentiana Xhelili p\u00ebrballet me pik\u00ebpyetje p\u00ebr pasurin\u00eb dhe profesionalizmin","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73644"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=73644"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73644\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":73646,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73644\/revisions\/73646"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/73645"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=73644"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=73644"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=73644"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}