{"id":73650,"date":"2021-04-15T20:11:01","date_gmt":"2021-04-15T18:11:01","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/rihetimi-per-prokurorin-kol-hysenaj-nuk-solli-ndryshime\/2021\/04\/15\/"},"modified":"2023-04-06T21:51:21","modified_gmt":"2023-04-06T19:51:21","slug":"rihetimi-per-prokurorin-kol-hysenaj-nuk-solli-ndryshime","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/rihetimi-per-prokurorin-kol-hysenaj-nuk-solli-ndryshime\/2021\/04\/15\/","title":{"rendered":"Rihetimi p\u00ebr prokurorin Kol Hysenaj nuk solli ndryshime"},"content":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konstaton se nga ri\u00e7elja e hetimit p\u00ebr prokurorin e Tiran\u00ebs, Kol Hysenaj, jan\u00eb konstatuar s\u00ebrish probleme p\u00ebr kriterin e pasuris\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ndaj tij jan\u00eb depozituar edhe 5 denoncime t\u00eb reja nga publiku. \u00a0<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_78013\" aria-describedby=\"caption-attachment-78013\" style=\"width: 583px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Prokurori-Kol-Hysenaj-duke-dal\u00eb-nga-KPK.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-78013\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Prokurori-Kol-Hysenaj-duke-dal\u00eb-nga-KPK-583x400.jpg\" alt=\"\" width=\"583\" height=\"400\" data-id=\"78013\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-78013\" class=\"wp-caption-text\">Prokurori Kol Hysenaj duke dal\u00eb nga KPK<\/figcaption><\/figure>\n<p>Kryesuesja e trupit gjykues t\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK q\u00eb po kryen vetingun e prokuorit t\u00eb Tiran\u00ebs, Kol Hysenaj, Pamela Qirko, shpjegoi t\u00eb enjten gjat\u00eb seanc\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb d\u00ebgjimore se ri\u00e7elja e hetimit m\u00eb 23 shtator 2020 ishte vendosur me q\u00ebllim kryerjen e disa veprimeve hetimore n\u00eb funksion t\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb seanc\u00ebs t\u00eb zhvilluar m\u00eb 18 shtator, prokurori Hysenaj u p\u00ebrball me nj\u00eb s\u00ebr\u00eb problemesh n\u00eb t\u00eb tri kriteret e rivler\u00ebsimit. Komisioni evidentoi at\u00ebher\u00eb mosdeklarim t\u00eb kursimeve dhe gjendjes cash n\u00eb vite, si dhe deklarim t\u00eb paplot\u00eb t\u00eb burimeve p\u00ebr disa prej pasurive t\u00eb deklaruara. Gjithashtu, Komisioni vler\u00ebsoi si \u201cfinanciarisht jo t\u00eb logjikshm\u201d nj\u00eb s\u00ebr\u00eb transakionesh.<\/p>\n<p>Prokurori Hysenaj u p\u00ebrball n\u00eb seanc\u00ebn e par\u00eb edhe me nj\u00eb raport t\u00eb rishikuar t\u00eb Drejtoris\u00eb s\u00eb Sigurimit t\u00eb Informacionit t\u00eb Klasifikuar, DSIK q\u00eb e gjente t\u00eb pap\u00ebrshtatash\u00ebm p\u00ebr t\u00eb ushtruar detyr\u00ebn.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, KPK vuri n\u00eb dukje se atij i ishin k\u00ebrkuar sqarime p\u00ebr tre denoncime n\u00eb kriterin e profesionalizmit, si dhe u trajtua dhe nj\u00eb aksident ku ishte p\u00ebrfshir\u00eb Hysenaj q\u00eb kishte pasur edhe viktim\u00eb.<\/p>\n<p>Kol\u00eb Hysenaj e ka filluar karrier\u00ebn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 1997 dhe ka punuar p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se dy dekada si prokuror n\u00eb Prokurorit\u00eb e Lushnjes, Kavaj\u00ebs dhe Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Rihetimi p\u00ebr pasurit\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Gjat\u00eb seanc\u00ebs s\u00eb t\u00eb enjtes, relatorja Firdes Shuli pohoi se me q\u00ebllim qart\u00ebsimin e blerjes s\u00eb garazhit me sip\u00ebrfaqe 25 m2 i ishin k\u00ebrkuar kadastr\u00ebs q\u00eb t\u00eb vendoste n\u00eb dispozicion 12 kontrata shit-blerjesh p\u00ebr banesat e t\u00eb nj\u00ebjtit pallat ku gjendet sht\u00ebpia e prokurorit Hysenaj.<\/p>\n<p>Shuli theksoi se vet\u00ebm n\u00eb nj\u00eb rast rezultonte q\u00eb kontrata t\u00eb ishte e ngjashme me at\u00eb t\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit, ku apartamenti dhe garazhi konsiderohen si e nj\u00ebjta pasuri. \u201cN\u00eb gjith\u00eb kontratat e tjera ishte objekt apartamenti dhe jo garazhi,\u2019 pohoi Shuli.<\/p>\n<p>Prokurori Hysenaj deklaroi n\u00eb seanc\u00ebn e t\u00eb enjtes se zot\u00ebronte vet\u00ebm ato pasuri q\u00eb ka deklaruar.<\/p>\n<p>Ai k\u00ebmb\u00ebnguli se garazhi \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e apartamentit.<\/p>\n<p>\u201cM\u00eb vjen mir\u00eb q\u00eb doli fjala ime. T\u00eb tjer\u00ebt q\u00eb nuk e kan\u00eb sh\u00ebnuar garazhin me apartamentin nuk e kan\u00eb paguar. [\u2026]N\u00ebse do blija garazhin m\u00eb vete do shp\u00ebrdorja ligjin,\u201d pohoi Hysenaj dhe vijoi se \u00e7mimi i paguar prej tij \u00ebsht\u00eb m\u00eb i lart\u00eb se t\u00eb tjer\u00ebt dhe se nuk ka pasur trajtim preferencial.<\/p>\n<p>Relatorja sqaroi se Drejtoria e Tatimeve kishte d\u00ebrguar dy shkresa me t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb ndryshme lidhur me ardhurat e bashk\u00ebshortes s\u00eb subjektit nga aktiviteti privat bar-kafe dhe se p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye i jan\u00eb k\u00ebrkuar sqarime k\u00ebtij institucioni.<\/p>\n<p>Shuli pohoi se tatimet kishin sqaruar se n\u00eb shkres\u00ebn e par\u00eb p\u00ebr periudh\u00ebn 2008-2014, t\u00eb dh\u00ebnat ishin pasqyuar bazuar n\u00eb deklarimet e subjektit, pasi regjistrimi ishte kryer n\u00eb vitin 2013. Nd\u00ebrsa p\u00ebr periudh\u00ebn 2015-2016 \u00ebsht\u00eb konstatuar se ka pasur t\u00eb ardhura n\u00eb shum\u00ebn 539 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Ajo vijoi se nisur nga t\u00eb dh\u00ebnat e reja t\u00eb d\u00ebrguara nga tatimet, KPK ka \u00e7muar t\u00eb konsideroj\u00eb n\u00eb analiz\u00ebn financiare shum\u00ebn 539 mij\u00eb lek\u00eb dhe jo vler\u00ebn 6.5 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb pasqyruar n\u00eb shkres\u00ebn e m\u00ebparshme t\u00eb bazuar n\u00eb deklarimet e subjektit.<\/p>\n<p>\u201cAfekton gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb dhe subjektit i \u00ebsht\u00eb kaluar barr\u00eb prove t\u00eb v\u00ebrtetoj pages\u00ebn e\u00a0 detyrimeve p\u00ebr barin\u201d, pohoi Shuli.<\/p>\n<p>Prokurori Hysenaj deklaroi se bashk\u00ebshortja e kishte regjistuar biznesin e saj dhe se p\u00ebr periudh\u00ebn 2007-2014 ka ushtruar rregullisht aktivitetin. Ai solli n\u00eb v\u00ebmendje se aktivitti ishte regjistruar me vendim gjykate dhe se nuk ishte aplikuar p\u00ebr ndryshimin e statusit.<\/p>\n<p>Hysenaj e quajti si nj\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb kryer \u201cpadashje\u201d at\u00eb t\u00eb drejtoris\u00eb s\u00eb tatimeve, duke u shprehur se duhej q\u00eb t\u00eb kishin komunikuar m\u00eb par\u00eb me bashkin\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cE kam b\u00ebr\u00eb un\u00eb. U kam k\u00ebrkuar ta shtrijn\u00eb verifikimin deri n\u00eb vitin 2018 dhe rezulton se nuk ka asnj\u00eb detyrim t\u00eb papaguar\u201d, theksoi Hysenaj.<\/p>\n<p>Komisioni ka pyetur dy d\u00ebshmitar\u00eb lidhur me konstatimet p\u00ebr blerjen e nj\u00eb autoveture tip Benz n\u00eb vitin 2008 p\u00ebr shum\u00ebn 500 mij\u00eb lek\u00eb dhe t\u00eb shitur dy vjet m\u00eb von\u00eb n\u00eb vler\u00ebn 22 mij\u00eb euro. Sipas Shulit, n\u00eb deklarimt e d\u00ebshmitar\u00ebve jan\u00eb v\u00ebrejutr paqart\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb cilat i jan\u00eb k\u00ebrkuar shpjegime Hysenajt, t\u00eb fokusuara n\u00eb riparimin e k\u00ebtij mjeti.<\/p>\n<p>P\u00ebr automjetin tip Benz, Hysenaj pretendoi se kishte kryer riparime q\u00eb kishin sjell\u00eb edhe rritjen e vler\u00ebs s\u00eb mjetit.<\/p>\n<p>P\u00ebr mospagimin detyrimeve p\u00ebr t\u00eb ardhurat e siguruara nga shitja, Hysenaj tha se legjislacioni p\u00ebrkat\u00ebs nuk referonte pages\u00ebn e detyrimeve p\u00ebr pasurit\u00eb e luajtshme, por p\u00ebr ato t\u00eb paluajtshme.<\/p>\n<p>Ai shtoi se n\u00eb periudh\u00ebn kur ishte kryer shitja kishte pasur dy fatkeq\u00ebsi familjare dhe nuk kishte qen\u00eb i p\u00ebrq\u00ebndruar p\u00ebr pages\u00ebn e taksave n\u00eb at\u00eb koh\u00eb. \u201cKam respektuar gjithmon\u00eb ligjin\u201d, pohoi Hysenaj.<\/p>\n<p>Ai u pyet nga v\u00ebzhguesi i ONM lidhur me automjetin tip Benz. \u201cDua t\u00eb pyes p\u00ebr Merzedesin e famsh\u00ebm\u201d, tha v\u00ebzhguesi Gerrit Sprenger dhe solli n\u00eb v\u00ebmendje se detyrimet p\u00ebr t\u00eb ardhurat nga shitja ishin paguar n\u00eb 2019-\u00ebn.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb e kam begatuar shtetin dhe me penalitet\u201d, pohoi Hysenaj dhe shpjegoi se kishte investuar 780 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr riparimin e defekteve t\u00eb k\u00ebsaj makine.<\/p>\n<p>Nga hetimi shtes\u00eb \u00ebsht\u00eb konstatuar pamund\u00ebsi financiare p\u00ebr krijimin shum\u00ebs 20 mij\u00eb euro t\u00eb depozituar n\u00eb bank\u00eb n\u00eb vitin 2010. Sipas Shulit, ka rezultuar balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn 2 milion\u00eb e 690 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Prokurori Hysenaj deklaroi se kishte patur t\u00eb ardhura t\u00eb mjaftueshme t\u00eb siguruara nga pagat dhe aktiviteti i bashk\u00ebshortes p\u00ebr krijimin e shum\u00ebs 20 mij\u00eb euro si dhe p\u00ebr blerjen e nj\u00eb trualli n\u00eb B\u00ebrxull\u00eb.<\/p>\n<p>Ai k\u00ebrkoi ndryshimin e analiz\u00ebs finaciare p\u00ebr vitin 2004, duke k\u00ebrkuar heqjen e shpenzimeve p\u00ebr udh\u00ebtimin n\u00eb SHBA, duke pretenduar se kishte qen\u00eb p\u00ebr arsye trajnimi dhe me shpenzime t\u00eb mbuluara.<\/p>\n<p>\u201cBurimet e mia jan\u00eb t\u00eb ligjshme\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>V\u00ebzhguesi nd\u00ebrkomb\u00ebtar, Gerrit Sprenger e pyeti prokurorin Hysenaj lidhur me diferencat e m\u00ebdha n\u00eb deklarimin e gjendjes cash nd\u00ebr vite. Hysenaj deklaroi se gjendja e tij n\u00eb banes\u00eb n\u00eb vitin 2014 ka qen\u00eb aq sa e ka deklaruar, n\u00eb shum\u00ebn 130 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Komisioni ka kontaktuar me denoncuesin M.D., sipas t\u00eb cilit prokurori Hysenaj i kishte k\u00ebkruar n\u00ebp\u00ebrmjet avokatit shum\u00ebn 8 mij\u00eb euro p\u00ebr ta l\u00ebn\u00eb n\u00eb detyrim paraqitje dhe se e kishte mbajtur fjal\u00ebn. Shuli tha se denoncuesi kishte sqaruar se nuk kishte kryer asnj\u00eb denoncim ndaj subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit.<\/p>\n<p>Pokurori Hysenaj e cil\u00ebsoi se denoncim t\u00eb rrem\u00eb at\u00eb t\u00eb kryer nga M.D.. Ai deklaroi se ishte kthyer n\u00eb objekt t\u00eb sulmeve t\u00eb portaleve. \u201cMua nuk m\u00eb kan\u00eb goditur dot, por bashk\u00ebshorten dhe f\u00ebmijt\u00eb pak, pasi kan\u00eb hequr dor\u00eb nga rrjetet sociale p\u00ebr k\u00ebt\u00eb shkak\u201d, pohoi Hysenaj.<\/p>\n<p><strong>Denoncimet e reja<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb seanc\u00eb u tha se pas ri\u00e7eljes s\u00eb hetimit administrativ, n\u00eb KPK ishin depozituar edhe 5 denoncime ndaj subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit, tre prej t\u00eb cilave anonime.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb prej denoncimeve pretendohej se dosja hetimore p\u00ebr k\u00ebrc\u00ebnimin e gazetarit E.A. nga subjekti mbahej pa kryer veprime prej nj\u00eb viti, me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb p\u00ebrfundonte procesi i rivler\u00ebsimit p\u00ebr Hysenajn.<\/p>\n<p>Shuli sqaroi se n\u00eb denoncimin e dyt\u00eb pretendohet p\u00ebr nj\u00eb pasuri t\u00eb fshehur t\u00eb prokurorit n\u00eb Fush\u00eb-prez\u00eb t\u00eb Vor\u00ebs, truall dhe nd\u00ebrtes\u00eb e regjistruar n\u00eb em\u00ebr t\u00eb vjehrrit t\u00eb Hysenajt.<\/p>\n<p>Prokurori Hysenaj e quajti t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb faktin se vjehrri kishte nd\u00ebrtuar nj\u00eb objekt, por ai theksoi se ajo pasuri ishte krijuar prej tre kunet\u00ebve t\u00eb tij q\u00eb jetojn\u00eb dhe punojn\u00eb n\u00eb Itali. \u201cNuk do lejoja q\u00eb bashk\u00ebshortja t\u00eb p\u00ebrfitonte nga djersa e tre v\u00ebllez\u00ebrve q\u00eb punojn\u00eb n\u00eb nd\u00ebrtim\u201d, pohoi Hysenaj duke e cil\u00ebsuar t\u00eb g\u00ebnjesht\u00ebrt pretendimin e denoncuesit.<\/p>\n<p>Edhe n\u00eb denoncimin e tret\u00eb \u00ebsht\u00eb pretenduar p\u00ebr pasuri t\u00eb fshehur n\u00eb qytetin e Kor\u00e7\u00ebs. Denoncuesi ka vendosur n\u00eb dispozicion t\u00eb Komisionit vet\u00ebm nj\u00eb foto t\u00eb objektit dhe ka pretenduar se kjo pasuri \u00ebsht\u00eb e regjistruar n\u00eb em\u00ebr t\u00eb shokut t\u00eb ngusht\u00eb t\u00eb djalit t\u00eb subjektit.<\/p>\n<p>Hysenaj e cil\u00ebsoi t\u00eb pav\u00ebrtet\u00eb edhe k\u00ebt\u00eb denoncim. Ai tha se djali nuk kishte asnj\u00eb shok me at\u00eb em\u00ebr q\u00eb pretendonte denoncuesi dhe se nuk dispononte asnj\u00eb pasuri t\u00eb till\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cNuk ka denoncime anonime. I ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb dor\u00eb, p\u00ebr arsye profesionale. I kam k\u00ebrkuar nj\u00eb doktori shekncash q\u00eb ti vler\u00ebsoj\u00eb denoncimet dhe ai ka konstatuar se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dor\u00eb\u201d, pohoi Hysenaj.<\/p>\n<p>Dy denoncimet e tjera t\u00eb kyera p\u00ebr nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje q\u00eb kishte t\u00eb b\u00ebnte me hetimin e disa zyrtar\u00ebve p\u00ebr dh\u00ebnin e tokave me qira n\u00eb Lezh\u00eb. Denoncuesi ka pretenduar se prokurori ka kryer shkelje procedurale pasi nuk e ka thirrur dhe se ka ngritur akuz\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr tre nga pes\u00eb an\u00ebtar\u00ebt e bordit q\u00eb kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb tokat me qira, edhe pse kan\u00eb kryer t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtat veprime.<\/p>\n<p>Gjithashtu, \u00ebsht\u00eb pretenduar se prokurori e ka intimiduar duke i d\u00ebrguar policin\u00eb edhe pse ka qen\u00eb dakord t\u00eb shkonte vet\u00eb n\u00eb prokurori.<\/p>\n<p>Prokurori Hysenaj deklaroi se hetimi ishte nisur m\u00eb par\u00eb n\u00eb Prokurorin\u00eb e Lezh\u00ebs dhe m\u00eb pas ishte transferuar n\u00eb Tiran\u00eb. P\u00ebr personat p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt nuk \u00ebsht\u00eb ngitur akuz\u00eb, ai pohoi se nuk kishin qen\u00eb n\u00eb Lezh\u00eb dhe nuk kishin n\u00ebnshkruar.<\/p>\n<p>Ai tha se denoncuesi N.B. g\u00ebnjente se nuk ishte thirur pasi kishte firmosur p\u00ebr p\u00ebrgjigjen q\u00eb i \u00ebsht\u00eb kthyer.<\/p>\n<p>Lidhur me pretendimin p\u00ebr intimidim, Hysenaj shpjegoi se denoncuesi ishte thirrur dhe nuk ishte paraqitur. Ai shtoi se t\u00eb gjitha k\u00ebto pretendime ishin ngritur edhe n\u00eb seanc\u00ebn paraprake dhe ishin rr\u00ebzuar.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb seanc\u00ebs, Hysenaj u pyet nga Sprenger lidhur me situat\u00ebn e mjetit q\u00eb ai drejtonte n\u00eb aksidentin e vitit 2008. Sprenger v\u00ebrejti se mjeti nuk dispononte dokumentet e duhura.<\/p>\n<p>Prokuori Hysenaj tha se mjeti nuk ishte i tij, por e kishte marr\u00eb p\u00ebr ta p\u00ebrdorur nga nj\u00eb miku i tij dhe se nuk i kishte k\u00ebrkuar q\u00eb ti shfaqete dokumentet. \u201cUn\u00eb vet\u00eb kam patur leje drejtimi dhe kam qen\u00eb i siguruar\u201d, pohoi Hysenaj.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, prokurori Kol Hysenaj deklaroi se kishte aritur nivel t\u00eb besuesh\u00ebm n\u00eb t\u00eb tri kriteret dhe k\u00ebrkoi konfirmimin e tij n\u00eb detyr\u00eb.<\/p>\n<p>KPK njoftoi se do t\u00eb shpall\u00eb vendimin m\u00eb dat\u00eb 19 prill, ora 10:00.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konstaton se nga ri\u00e7elja e hetimit p\u00ebr prokurorin e Tiran\u00ebs, Kol Hysenaj, jan\u00eb konstatuar s\u00ebrish probleme p\u00ebr kriterin e pasuris\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ndaj tij jan\u00eb depozituar edhe 5 denoncime t\u00eb reja nga publiku. \u00a0<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":73651,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[167,117,2,362],"tags":[565,118,149,122],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Prokurori-Kol-Hysenaj-duke-dal\u00eb-nga-KPK.jpg","fifu_image_alt":"Prokurori Kol Hysenaj duke dal\u00eb nga KPK. Foto: BIRN","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73650"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=73650"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73650\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":73652,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73650\/revisions\/73652"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/73651"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=73650"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=73650"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=73650"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}