{"id":73653,"date":"2021-04-15T18:23:05","date_gmt":"2021-04-15T16:23:05","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gabimi-material-kpk-ricel-hetimin-per-gjyqtarin-ramazan-avdiu\/2021\/04\/15\/"},"modified":"2023-04-06T21:51:26","modified_gmt":"2023-04-06T19:51:26","slug":"gabimi-material-kpk-ricel-hetimin-per-gjyqtarin-ramazan-avdiu","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gabimi-material-kpk-ricel-hetimin-per-gjyqtarin-ramazan-avdiu\/2021\/04\/15\/","title":{"rendered":"Gabimi material: KPK ri\u00e7el hetimin p\u00ebr gjyqtarin Ramazan Avdiu"},"content":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit gjeti munges\u00eb burimesh t\u00eb ligjshme p\u00ebr nj\u00eb seri huash t\u00eb dh\u00ebna me interes nga gjyqtari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Elbasanit, Ramazan Avdiu \u2013por rihapi hetimin pas k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr t\u00eb korrigjuar nj\u00eb gabim n\u00eb analiz\u00ebn financiare.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_78010\" aria-describedby=\"caption-attachment-78010\" style=\"width: 533px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Ramaza-Avdiu-ne-KPK.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-78010\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Ramaza-Avdiu-ne-KPK-533x400.jpg\" alt=\"\" width=\"533\" height=\"400\" data-id=\"78010\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-78010\" class=\"wp-caption-text\">Gjyqtari Ramazan Avdiu n\u00eb seanc\u00ebn d\u00ebgjimore me KPK. Foto: Edmond Hoxhaj.<\/figcaption><\/figure>\n<p>Seanca d\u00ebgjimore e zhvilluar n\u00eb Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit me gjyqtarin e Elbasanit, Ramazan Avdiu nxorri n\u00eb pah nj\u00eb s\u00ebr\u00eb problemesh me pasuris\u00eb, nd\u00ebrsa rrjedhja ndryshoi n\u00eb fund, kur subjekti evidentoi nj\u00eb gabim n\u00eb analiz\u00ebn financiare.<\/p>\n<p>Avdiu k\u00ebrkoi ri\u00e7elje t\u00eb hetimit, duke pretenduar se n\u00eb analiz\u00eb nuk ishte p\u00ebrfshir\u00eb e gjith\u00eb gjendja cash e deklaruar n\u00eb vitin 2003. K\u00ebrkesa u pranua nga Komisioni, e cila vendosi ta korrigjoj\u00eb k\u00ebt\u00eb gabim.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, Komisioni rr\u00ebzoi k\u00ebrkes\u00ebn e p\u00ebrs\u00ebritur t\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit p\u00ebr ri\u00e7eljen e hetimit p\u00ebr dy kriteret e tjera, at\u00eb t\u00eb past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs dhe profesionalizmit.<\/p>\n<p>Trupi gjykues q\u00eb po kryen procesin e vetingut p\u00ebr gjyqtarin e Gjykat\u00ebs s\u00eb Elbasanit, Ramazan Avdiu kryesohet nga Olsi Komici, me relatore Valbona Sanxhaktarin dhe an\u00ebtare Xhensila Pinen. N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e vezhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar ishte e pranishme Maria Tuma.<\/p>\n<p>Ramazan Avdiu e ka nisur karrier\u00ebn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 1995 dhe ka punuar fillimisht si gjyqtar dhe m\u00eb pas kryetar n\u00eb Gjykat\u00ebn e Gramshit deri n\u00eb vitin 2007, kur u suprimua kjo gjykat\u00eb. Prej vitit 2008, Avdiu e ushtron funksionin n\u00eb Gjykat\u00ebn e Rrethit Gjyq\u00ebsor Elbasan.<\/p>\n<p><strong>Problemet p\u00ebr pasurin\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Relatorja e \u00e7\u00ebshtjes, Valbona Sanxhaktari tha n\u00eb fillim t\u00eb seanc\u00ebs se hetimi administrativ p\u00ebr gjyqtarin Avdiu ishte p\u00ebrfunduar vet\u00ebm p\u00ebr kriterin e pasuris\u00eb. Relatorja renditi gjat\u00eb seanc\u00ebs nj\u00eb s\u00ebr\u00eb transaksionesh huadh\u00ebnie me interes, t\u00eb kryera nd\u00ebr vite nga gjyqtari Ramazan Avdiu.<\/p>\n<p>Vlerat e dh\u00ebna hua s\u00eb bashku me interesin jan\u00eb deklaruar nga gjyqtari si burim p\u00ebr krijimin e depozitave bankare.<\/p>\n<p>Sipas KPK, subjekti ka shpjeguar se n\u00eb vitin 2015 i ka dh\u00ebn\u00eb hua shum\u00ebn 600 mij\u00eb lek\u00eb me interes shtetasit F.M. dhe se ky i fundit i ka kthyer shum\u00ebn 1 milion lek\u00eb, q\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur p\u00ebr \u00e7eljen e depozit\u00ebs.<\/p>\n<p>Komisioni konstaton se huamarr\u00ebsi nuk ka patur mund\u00ebsi p\u00ebr kthimin e vler\u00ebs s\u00eb huas\u00eb dhe t\u00eb interesave dhe i ka kaluar subjektit barr\u00ebn e prov\u00ebs p\u00ebr pamund\u00ebsi financiare p\u00ebr hapjen e depozit\u00ebs bankare.<\/p>\n<p>Situat\u00eb e ngjashme \u00ebsht\u00eb paraqitur edhe p\u00ebr \u00e7eljen e dy depozitave n\u00eb vitin 2013, nj\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 500 mij\u00eb lek\u00eb dhe tjetra 800 mij\u00eb lek\u00eb. K\u00ebt\u00eb vit subjekti rezulton t\u00eb ket\u00eb dh\u00ebn\u00eb hua shum\u00ebn 1 milion lek\u00eb dhe t\u00eb ket\u00eb pasur shpenzime p\u00ebr shkollimin e vajz\u00ebs. Nga analiza financiare ka rezultuar se Avdiu nuk ka pasur mund\u00ebsi as p\u00ebr krijimin e k\u00ebtyre depozitave.<\/p>\n<p>N\u00eb seanc\u00eb u evidentua se gjyqtari Avdiu kishte p\u00ebrfituar 957 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb vitin 2009 nga ekzekutimi i nj\u00eb vendimi me objekt shp\u00ebrblimin, p\u00ebr shkak t\u00eb mosrespektimit t\u00eb nj\u00eb kontrate huadh\u00ebnie nga ana e huamarr\u00ebsit.<\/p>\n<p>Subjekti ka dh\u00ebn\u00eb hua vler\u00ebn 10 mij\u00eb USD n\u00eb vitin 2002 me interes 10% n\u00eb vit dhe p\u00ebr shkak t\u00eb mosrespektimit t\u00eb kontrat\u00ebs, me vendim t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Gramshit, ve\u00e7 vler\u00ebs s\u00eb huas\u00eb ka p\u00ebrfituar edhe shp\u00ebrblim, n\u00eb vler\u00ebn totale 2.4 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Fillimisht Gjykata e Gramshit ka disponuar me bllokimin e pasurive t\u00eb huamarr\u00ebsit, q\u00eb pas vendimit t\u00eb d\u00ebmshp\u00ebrblimit jan\u00eb shitur prej zyr\u00ebs s\u00eb p\u00ebrmbaruesit gjyq\u00ebsor duke b\u00ebr\u00eb t\u00eb mundur shlyerjen e huas\u00eb dhe t\u00eb interesave n\u00eb favor t\u00eb gjyqtarit Avdiu.<\/p>\n<p>Komisioni konstaton se Avdiu nuk ka arritur t\u00eb provoj\u00eb burimin e vler\u00ebs 10 mij\u00eb USD dh\u00ebn\u00eb hua dhe p\u00ebr pasoj\u00eb vlera e p\u00ebrfituar nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb analiz\u00ebn financiare.<\/p>\n<p>Sanxhaktari tha se nga hetimi administrativ i kryer mbi huat\u00eb e dh\u00ebna nga subjekti i rivler\u00ebsimit me interes, duket se shumat e kthyera jan\u00eb trajtuar dhe deklaruar nga Avdiu si kthim i principalit, me q\u00ebllim shpangien e pagimit t\u00eb detyrimeve p\u00ebr t\u00eb ardhurat e siguruara nga interesat. Gjithashtu, n\u00eb disa raste jan\u00eb konstatuar edhe pamund\u00ebsi financiare p\u00ebr dh\u00ebnien e huave.<\/p>\n<p>Komisioni konstaton se Avdiu nuk ka pasqyruar n\u00eb deklarat\u00ebn veting nj\u00eb huadh\u00ebnie n\u00eb shum\u00ebn 2.5 milion\u00eb lek\u00eb n\u00eb vitin 2004 shtetasit D.Y.. Sanxhaktari sqaroi se Avdiu ka shpjeguar gjat\u00eb hetimit se vlera e dh\u00ebn\u00eb hua p\u00ebrfaq\u00ebsonte kursimet e v\u00ebllez\u00ebrve t\u00eb tij q\u00eb kishin punuar si emigrant\u00eb n\u00eb Mbret\u00ebrin\u00eb e Bashkuar.<\/p>\n<p>P\u00ebr shkak t\u00eb moskthimit t\u00eb vler\u00ebs nga huamarr\u00ebsi, subjekti ka kryer k\u00ebrkes\u00eb padi dhe ka fituar t\u00eb drejt\u00ebn e kthimit t\u00eb vler\u00ebs me vendim t\u00eb form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb n\u00eb vitin 2016, por pa aritur ta ekzekutoj\u00eb ende. Sanxhaktari pohoi se subjekti i rivler\u00ebsimit ka deklaruar se, n\u00ebse vendimi do t\u00eb ekzekutohet, vler\u00ebn do ta marrin v\u00ebllez\u00ebrit e tij.<\/p>\n<p>Komisioni vler\u00ebson se Avdiu ka kryer deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr k\u00ebt\u00eb transaksion. Ai ka depozituar si prova dokumentacionin e transfertave t\u00eb shumave t\u00eb parave nga Mbret\u00ebria e Bashkuar n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb, por q\u00eb vet\u00ebm pak prej tyre rezulton t\u00eb jen\u00eb d\u00ebrguar nga v\u00ebllez\u00ebrit, nd\u00ebrsa pjesa tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb transferuar nga persona t\u00eb tjer\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cKrijohet bindja se subjekti i rivler\u00ebsimit ka dashur t\u00eb fsheh\u00eb k\u00ebto veprime nga verifikimi I ILDKPKI dhe nga hetimi administrativ i Komisionit,\u201d tha Sanxhaktari.<\/p>\n<p>Avdiu nuk ka deklaruar edhe nj\u00eb depozit\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 1.5 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb \u00e7elur n\u00eb vitin 2010, p\u00ebr krijimin e t\u00eb cil\u00ebs ka rezultuar se nuk ka pasur burime t\u00eb ligjshme.<\/p>\n<p>Komisioni evidenton se subjekti nuk ka deklaruar pjes\u00ebn e tij takuese n\u00eb disa ngastra toke ar\u00eb n\u00eb fshatin Drashovic\u00eb t\u00eb Gramshit.<\/p>\n<p>Gjithashtu, \u00ebsht\u00eb konstatuar se subjekti nuk ka deklaruar pjes\u00ebn takuese edhe p\u00ebr nj\u00eb pasuri truall me sip\u00ebrfaqe 300 m2 dhe nd\u00ebrtes\u00eb me sip\u00ebrfaqe 70 m2. Sanxhaktari pohoi se subjekti ka shpjeguar se banesa \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar nga prind\u00ebrit n\u00eb vitin 1985.<\/p>\n<p>P\u00ebr nj\u00eb apartament me sip\u00ebrfaqe 58.2 m2 t\u00eb bler\u00eb n\u00eb vitin 1996 n\u00eb Gramsh kundrejt \u00e7mimit 420 mij\u00eb lek\u00eb, gjyqtari Avdiu ka deklaruar si burim t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara nga shtija e nj\u00eb zetori n\u00eb shum\u00ebn 100\u00a0 mij\u00eb lek\u00eb dhe t\u00eb ardhura t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Sanxhaktari tha se subjekti nuk ka depozituar dokumentacion ligjor p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetuar vler\u00ebn 100 mij\u00eb lek\u00eb t\u00eb p\u00ebrfituar nga shitja e zetorit, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ka rezultuar n\u00eb pamund\u00ebsi financiare dhe p\u00ebr shum\u00ebn e mbetur.<\/p>\n<p>N\u00eb seanc\u00eb u evidentua nj\u00eb nd\u00ebrtim informal me sip\u00ebrfaqe 68 m2 n\u00eb apartamentin n\u00eb Gramsh, p\u00ebr legalizimin e t\u00eb cilit bashk\u00ebshortja e gjyqtarit Avdiu ka aplikuar n\u00eb vitin 2014.<\/p>\n<p>Komisioni konstaton se subjekti ka kryer nd\u00ebrtim informal dhe se nuk ka patur mund\u00ebsi financiare p\u00ebr kryerjen e k\u00ebtij investimi. \u201cEdhe n\u00ebse merret n\u00eb konsiderat\u00eb vlera e shpenzuar e deklaruar prej subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit, rezulton se nuk ka pasur burime financiare t\u00eb ligjshme\u201d, pohoi Sanxhaktari.<\/p>\n<p>Gjyqtari Avdiu ka rezultuar n\u00eb pamund\u00ebsi financiare edhe p\u00ebr blerjen e nj\u00eb autoveture tip Volks\u00ebagen n\u00eb vitin 2012 p\u00ebr \u00e7mimin 2500 euro, pasi ka rezultuar me balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn 400 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Relatorja Sanxhaktari pohoi se gjat\u00eb analiz\u00ebs financiare t\u00eb p\u00ebrgjithshme p\u00ebr periudh\u00ebn 2003-2016 jan\u00eb konstatuar probleme n\u00eb transaksionet e huadh\u00ebnieve dhe t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara nga subjekti. Ajo theksoi se jan\u00eb marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb vet\u00ebm ato t\u00eb ardhura p\u00ebr t\u00eb cilat jan\u00eb paguar detyrimet tatimore p\u00ebrkat\u00ebse dhe se kan\u00eb rezultuar balanca negative.<\/p>\n<p>Sanxhakatari pohoi se Komisioni ka rr\u00ebzuar k\u00ebrkes\u00ebn e subjektit p\u00ebr ri\u00e7eljen e hetimit p\u00ebr dy kriteret e tjera, at\u00eb t\u00eb past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs dhe profesionalizmit.<\/p>\n<p><strong>Ri\u00e7elja e hetimit p\u00ebr pasurin\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Gjyqtari Ramazan Avdiu n\u00eb fjal\u00ebn e tij nuk u ndal n\u00eb gjetjet e Komisionit, por evidentoi nj\u00eb gabim material t\u00eb kryer n\u00eb analiz\u00ebn financiare.<\/p>\n<p>\u201cK\u00ebrkoj ri\u00e7eljen e hetimit p\u00ebr kriterin e pasuris\u00eb, pasi keni b\u00ebr\u00eb nj\u00eb gabim. Shuma cash e deklaruar nga ana ime n\u00eb vitin 2003 \u00ebsht\u00eb 350 mij\u00eb lek\u00eb dhe nga ana juaj \u00ebsht\u00eb konsideruar 35 mij\u00eb lek\u00eb\u201d, pohoi Avdiu.<\/p>\n<p>Ai k\u00ebmb\u00ebnguli se ky gabim i Komisonit ishte sjell\u00eb efekte t\u00eb nj\u00ebpasnj\u00ebshme n\u00eb analiz\u00ebn financiare t\u00eb kryer nga KPK. Avdiu pretendoi se e kishte k\u00ebrkuar edhe m\u00eb par\u00eb korrigjimin e k\u00ebtij gabimi dhe shtoi se Komisioni nuk ishte shprehur n\u00eb vendimin e nd\u00ebrmjet\u00ebm p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje.<\/p>\n<p>\u201cMendoj se ka pasur shkaqe t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr ri\u00e7eljen e hetimit p\u00ebr kriterin e pasuris\u00eb. Kam sqaruar efektet konkrete t\u00eb k\u00ebtij gabimit tuaj. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb shkak, kund\u00ebrshtimet e mia nuk jan\u00eb t\u00eb plota\u201d, theksoi Avdiu.<\/p>\n<p>Ai e cil\u00ebsoi si arbirtrare p\u00ebrllogaritjen e shpenzimeve t\u00eb jetes\u00ebs n\u00eb mas\u00ebn 66% dhe solli n\u00eb v\u00ebmendje se nuk ishte marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb fakti q\u00eb jetonte n\u00eb nj\u00eb zon\u00eb malore.<\/p>\n<p>Gjyqtari Avdiu foli edhe p\u00ebr nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb gjykuar prej tij. Ai tha se n\u00eb vitin 2014 ishte publikuar nj\u00eb list\u00eb me 65 vendime t\u00eb gjykatave n\u00eb gjith\u00eb vendin, p\u00ebr t\u00eb cilat ish-Ministri i Brendsh\u00ebm, Saimir Tahiri i kishte k\u00ebrkuar ish-Presidentit Bujar Nishani q\u00eb t\u2019i k\u00ebrkonte K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb t\u2019i verifikonte.<\/p>\n<p>Avdiu pohoi se p\u00ebr rastin e tij, ai kishte caktuar mas\u00ebn e arrestit sht\u00ebpiak, pasi kjo mas\u00eb ishte k\u00ebrkuar nga prokurori.<\/p>\n<p>\u201cDoja t\u00eb thoja se jan\u00eb p\u00ebrhapur t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb rreme. M\u00eb kan\u00eb c\u00ebnuar duke m\u00eb caktuar tek lista e zez\u00eb\u201d, ju p\u00ebrgjigj Avdiu kryesuesit Komici, i cili i t\u00ebrhoqi v\u00ebmendjen q\u00eb t\u00eb jepte shpjegime mbi barr\u00ebn e prov\u00ebs dhe jo p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje q\u00eb nuk ishin trajtuar nga Komisioni.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, gjyqtari Avdiu k\u00ebrkoi ri\u00e7eljen e hetimit p\u00ebr t\u00eb tri kriteret rivler\u00ebsimit.<\/p>\n<p>Pasi u t\u00ebrhoq, trupi gjykues vendosi t\u00eb pranoj\u00eb ri\u00e7eljen e hetimit p\u00ebr kriterin e pasuris\u00eb p\u00ebr korrigjimin e gabimit material, nd\u00ebrsa rr\u00ebzoi k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr ri\u00e7eljen e hetimit p\u00ebr dy kriteret e tjera, past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs dhe profesionalizmin. Kryesuesi Komici shpjegoi se, deri n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment, p\u00ebr dy kriteret e tjera i q\u00ebndronin vendimit t\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebm t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit gjeti munges\u00eb burimesh t\u00eb ligjshme p\u00ebr nj\u00eb seri huash t\u00eb dh\u00ebna me interes nga gjyqtari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Elbasanit, Ramazan Avdiu \u2013por rihapi hetimin pas k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr t\u00eb korrigjuar nj\u00eb gabim n\u00eb analiz\u00ebn financiare.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":73654,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[415,117,2,362],"tags":[200,103,118],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Ramaza-Avdiu-ne-KPK.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtari Ramazan Avdiu n\u00eb seanc\u00ebn d\u00ebgjimore me KPK. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73653"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=73653"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73653\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":73655,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73653\/revisions\/73655"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/73654"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=73653"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=73653"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=73653"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}