{"id":73674,"date":"2021-04-13T15:54:08","date_gmt":"2021-04-13T13:54:08","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/problemet-me-dy-makina-dhe-nje-apartament-vune-ne-veshtiresi-prokurorin-tasim-puci\/2021\/04\/13\/"},"modified":"2023-04-06T21:52:27","modified_gmt":"2023-04-06T19:52:27","slug":"problemet-me-dy-makina-dhe-nje-apartament-vune-ne-veshtiresi-prokurorin-tasim-puci","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/problemet-me-dy-makina-dhe-nje-apartament-vune-ne-veshtiresi-prokurorin-tasim-puci\/2021\/04\/13\/","title":{"rendered":"Problemet me dy makina dhe nj\u00eb apartament vun\u00eb n\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi prokurorin Tasim Puci"},"content":{"rendered":"<p>Prokurori i Beratit, Tasim Puci u pyet n\u00eb lidhje me nj\u00eb kontrat\u00eb noteriale n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ai rezultonte pronar i nj\u00eb apartamenti, t\u00eb cilin ia kalonte vjehrrit dhe disa shk\u00ebmbime financiare me k\u00ebt\u00eb t\u00eb fundit. Puci k\u00ebrkoi konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb, nd\u00ebrsa pretendoi se nuk kishte asnj\u00eb pasuri.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_77943\" aria-describedby=\"caption-attachment-77943\" style=\"width: 500px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Tasim-Puci-ne-KPK.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-77943\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Tasim-Puci-ne-KPK-500x400.jpg\" alt=\"\" width=\"500\" height=\"400\" data-id=\"77943\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-77943\" class=\"wp-caption-text\">Prokurori i Beratit, Tasim Puci n\u00eb seanc\u00ebn d\u00ebgjimore me KPK. Foto: LSA<\/figcaption><\/figure>\n<p>Prokurori Tasim Puci e mbylli seanc\u00ebn e tij d\u00ebgjimore t\u00eb mart\u00ebn n\u00eb k\u00ebmb\u00eb, nd\u00ebrsa lexoi nj\u00eb deklarat\u00eb me referenca biblike mbi p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb dhe mbajtjen e saj. \u201cUn\u00eb gjithmon\u00eb e kam ditur q\u00eb dikur do t\u00eb jap llogari,\u201d tha Puci.<\/p>\n<p>Ai n\u00eb fjal\u00ebn e tij iu referua Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit si \u201cgjykuesi i fundit\u201d q\u00eb kishte p\u00ebr detyr\u00eb sipas referenc\u00ebs biblike, t\u00eb ndante egjr\u00ebn dhe grurin edhe pse k\u00ebto ishin rritur bashk\u00eb.<\/p>\n<p>Si\u00e7 u tha n\u00eb seanc\u00eb, trupa e kryesuar nga Olsi Komici, me relatore Suela Zhegun dhe an\u00ebtare Genta Tafa (Bungon), kishte hetuar Pucin n\u00eb t\u00eb tre kriteret dhe bazuar n\u00eb relatim, ai ishte gjetur me probleme n\u00eb t\u00eb treja.<\/p>\n<p>Por nga q\u00ebndrimet n\u00eb seanc\u00eb dhe diskutimi n\u00eb pyetje p\u00ebrgjigje, Komisioni duket se ishte fokusuar n\u00eb pasurin\u00eb e Pucit, kryesisht nj\u00eb apartament 108 metra katror\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb vjehrrit, por q\u00eb kishte pasur kontrat\u00eb dritash n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Pucit. Ky i fundit rezultoi se kishte b\u00ebr\u00eb nj\u00eb kontrat\u00eb noteriale, nga e cila lihej t\u00eb kuptohej se kishte pasur pron\u00ebsin\u00eb e apartamentit, gj\u00eb q\u00eb e mohoi gjat\u00eb seanc\u00ebs. Por \u00e7far\u00eb kishte ndodhur mbeti e paqart\u00eb.<\/p>\n<p>Tasim\u200c \u200cPuci\u200c e ka nisur karrier\u00ebn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 1998 si oficer i Policis\u00eb Gjyq\u00ebsore dhe ka punuar si prokuror n\u00eb Prokurorit\u00eb e Beratit, \u00c7orovod\u00ebs dhe Lushnj\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Relatimi mbi pasurin\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>\u200cInspektorati i Lart\u00eb i Deklarimit dhe Kontrollit t\u00eb Pasurive dhe Konfliktit t\u00eb Interesave kishte sjell\u00eb n\u00eb KPK nj\u00eb raport negativ p\u00ebr Pucin. Sipas k\u00ebtij raporti Puci kishte b\u00ebr\u00eb fshehje pasurie, nuk kishte burime t\u00eb ligjshme dhe kishte deklarime t\u00eb pasakt\u00eb e t\u00eb rrem\u00eb t\u00eb pasuris\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioni tha nga verifikimi se n\u00eb em\u00ebr t\u00eb subjektit n\u00eb fakt nuk kishte as pasuri t\u00eb luajtshme as t\u00eb paluajtshme. Sipas Zhegut dy makina t\u00eb deklaruara nga Puci n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb tij dhe p\u00ebr t\u00eb cilat kishte kontrata shit-blerje, nuk ishin regjistruar asnj\u00ebher\u00eb n\u00eb Drejtorin\u00eb e P\u00ebrgjithshme t\u00eb Transportit Rrugor\u00eb.<\/p>\n<p>Zhegu tha se ishin ngritur dyshime se mos regjistrimi i makinave t\u00eb blera n\u00eb vitet 2000, nj\u00ebra prej t\u00eb cilave e shitur m\u00eb pas p\u00ebr skrap, ishte b\u00ebr\u00eb me q\u00ebllim shmangien e pages\u00ebs s\u00eb detyrimeve. Komisioni sipas relatores i kishte kaluar Pucit barr\u00eb prove p\u00ebr mos regjistrimin e makinave.<\/p>\n<p>Puci pretendoi n\u00eb seanc\u00eb se ai nuk i kishte p\u00ebrdorur makinat dhe se si e para edhe ajo q\u00eb kishte tani, q\u00ebndronin t\u00eb parkuara n\u00eb oborrin e prokuroris\u00eb, pasi ai jetonte af\u00ebr dhe nuk l\u00ebvizte me to. Puci duke iu referuar nj\u00eb aksidenti n\u00eb vitin 2002, deklaroi se kishte nj\u00eb far\u00eb fobie nga makinat, por tha se do b\u00ebnte regjistrimin.<\/p>\n<p>Por Komisioni vuri n\u00eb dukje se makina e dyt\u00eb ishte p\u00ebrdorur dhe ndaj saj kishte tre gjoba nga policia, t\u00eb cilat nuk ishin paguar. Puci pranoi marrjen e gjobave, nj\u00ebra prej t\u00eb cilave ishte p\u00ebr l\u00ebvizje me patent\u00eb t\u00eb skaduar, por tha se ato ishin vendosur n\u00eb rastet e rralla q\u00eb makina ishte p\u00ebrdorur, duke k\u00ebmb\u00ebngulur se ishin l\u00ebvizje emergjente.<\/p>\n<p>Pasuria tjet\u00ebr n\u00eb diskutim ishte apartamenti, me t\u00eb cilin Puci pretendoi se nuk kishte asnj\u00eb lidhje dhe as nuk kishte qen\u00eb n\u00eb t\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 2-3 her\u00eb. KPK nga ana e saj kishte gjetur nj\u00eb kontrat\u00eb me OSHEE n\u00eb em\u00ebr t\u00eb tij p\u00ebr at\u00eb apartament, nj\u00eb kontrat\u00eb sip\u00ebrmarrje dhe nj\u00eb kontrat\u00eb noteriale t\u00eb vitit 2011 n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ai hiqte dor\u00eb nga t\u00eb drejtat prej apartamentit dhe ja kalonte k\u00ebto vjehrrit.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontrat\u00eb thuhej se Puci kishte shlyer gjith\u00eb vler\u00ebn e apartamentit. Bazuar mbi k\u00ebt\u00eb kontrat\u00eb KPK gjeti se ai ishte me bilanc negativ prej rreth 2 milion lek\u00eb dhe se nuk kishte pasur mund\u00ebsi t\u00eb paguante apartamentin.<\/p>\n<p>Puci n\u00eb fjal\u00ebn e tij mohoi t\u00eb kishte n\u00eb pron\u00ebsi hyrjen. Ai tha se ajo ishte bler\u00eb nga vjehrri dhe kunati dhe se ai kishte paguar vet\u00ebm nj\u00eb fatur\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb kompanis\u00eb dhe ajo fatur\u00eb ishte paguar pasi i vjehrri kishte qen\u00eb i pamundur me sh\u00ebndet.<\/p>\n<p>Puci paraqiti dokumente t\u00eb tjera nga ato q\u00eb referoi KPK, duke v\u00ebn\u00eb n\u00eb dukje nj\u00eb kontrat\u00eb sip\u00ebrmarrje mes vjehrrit dhe kompanis\u00eb s\u00eb nd\u00ebrtimit dhe kontrat\u00ebn e shit-blerjes. Ai tha se dokumentet e tjera ishin n\u00eb emrin e tij p\u00ebr arsye q\u00eb ai nuk i dinte dhe se nuk kishte qen\u00eb n\u00eb dijeni t\u00eb tyre. \u201cN\u00eb fillim u terrorizova\u201d, tha Puci p\u00ebr kontrat\u00ebn noteriale.<\/p>\n<p>N\u00eb seanc\u00eb u la t\u00eb kuptohej q\u00eb ai kishte dh\u00ebn\u00eb shpjegime t\u00eb ndryshme me shkrim, duke pranuar se mund t\u00eb kishte firmosur si garantues, nd\u00ebrsa gjat\u00eb pyetjeve mbajti q\u00ebndrimin se nuk e dinte arsyen e k\u00ebtyre kontratave, q\u00eb mund t\u00eb ishin b\u00ebr\u00eb nga vjehrri dhe kompania e nd\u00ebrtimit.<\/p>\n<p>Puci tha si argument n\u00eb favor t\u00eb tij se vjehrri n\u00eb testament apartamentin ia kishte l\u00ebn\u00eb nipit t\u00eb tij q\u00eb jetonte n\u00eb SHBA, pasi i biri ishte ndar\u00eb nga jeta. Ai tha se nuk kishte jetuar aty dhe se familja e tij kishte jetuar n\u00eb Berat deri n\u00eb vitin 2017 dhe se gruaja dhe f\u00ebmij\u00ebt po jetonin me vjehrrin vet\u00ebm pas vdekjes s\u00eb bashk\u00ebshortes, p\u00ebr tu kujdesur p\u00ebr t\u00eb. Ai tha se ai vet\u00eb vijonte t\u00eb q\u00ebndronte n\u00eb Berat edhe n\u00eb fundjava dhe familja i shkonte atje p\u00ebr vizita.<\/p>\n<p>K\u00ebmb\u00ebnguljes s\u00eb trup\u00ebs pse kishte firmosur kontrat\u00ebn noteriale dhe n\u00ebse ishte apo jo firma e tij, Puci iu p\u00ebrgjigj n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb evazive, duke k\u00ebmb\u00ebngulur munges\u00ebn e dijenis\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Problemet e figur\u00ebs dhe profesionalizmit<\/strong><\/p>\n<p>Zhegu relatoi shkurt se Drejtoria e Sigurimit t\u00eb Informacionit t\u00eb Klasifikuar, DSIK, e kishte cil\u00ebsuar Pucin n\u00eb nj\u00eb raport t\u00eb par\u00eb p\u00ebr figur\u00ebn n\u00eb vitin 2017 si t\u00eb p\u00ebrshtatsh\u00ebm. Por n\u00eb nj\u00eb raport t\u00eb dyt\u00eb ai u gjet i pap\u00ebrshtatsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Vet\u00eb KPK nuk relatoi m\u00eb gjat\u00eb mbi k\u00ebto gjetje. Puci e cil\u00ebsoi raportin t\u00eb pav\u00ebrtet\u00eb, nd\u00ebrsa duke iu referuar p\u00ebrmendjes n\u00eb t\u00eb nj\u00eb rasti t\u00eb dyshuar korrupsioni n\u00eb vitin 2008, shtroi si pyetje se pse ky rast nuk ishte p\u00ebrmendur n\u00eb raportin e par\u00eb. Puci tha se nuk kishte dijeni ku bazohej raporti dhe k\u00ebmb\u00ebnguli duke iu referuar \u00e7\u00ebshtjeve p\u00ebr t\u00eb cilat kishte kall\u00ebzime ndaj tij se gjetjet nuk ishin t\u00eb sakta dhe se b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje q\u00eb ai i kishte trash\u00ebguar nga prokuror\u00eb t\u00eb tjer\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioni nd\u00ebrkoh\u00eb vuri n\u00eb dukje se nga nj\u00eb num\u00ebr denoncimesh vet\u00ebm tre ishin marr\u00eb parasysh, nd\u00ebrsa u p\u00ebrmend\u00ebn edhe disa gjetje nga dosjet e shqyrtuara.<\/p>\n<p>Zhegu n\u00eb relatimi theksoi tre raste q\u00eb kishin t\u00eb b\u00ebnin me profesionalizmin e Pucit. N\u00eb ratin e par\u00eb rezultonte se nj\u00eb vendim mos fillimi i prokurorit ishte prishur nga eprori dhe m\u00eb pas Puci kishte ndjekur \u00e7\u00ebshtjen dhe kishte k\u00ebrkuar faj\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb pandehurit dhe madje kishte apeluar pafaj\u00ebsin\u00eb e vendosur nga Gjykata e Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb p\u00ebr dy prej tyre.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb rast tjet\u00ebr cil\u00ebsimin e akuz\u00ebs si shp\u00ebrdorim detyre, kur b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr vjedhje p\u00ebrmes shp\u00ebrdorimit t\u00eb detyr\u00ebs dhe k\u00ebrkimin e nj\u00eb mjaft t\u00eb ul\u00ebt p\u00ebr t\u00eb akuzuarin. Dhe nj\u00eb vendim pushimi, p\u00ebr nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje me akuza t\u00eb ngjashme.<\/p>\n<p>Puci referoi me detaje nj\u00ebr\u00ebn prej \u00e7\u00ebshtjeve, duke th\u00ebn\u00eb se abuzimi i pretenduar n\u00eb shitjen e nj\u00eb tuboje \u00e7eliku t\u00eb uj\u00ebsjell\u00ebsit t\u00eb Ku\u00e7ov\u00ebs, ishte 12 mij\u00eb lek\u00eb dhe se i akuzuari kishte bler\u00eb me parat\u00eb nj\u00eb saldatri\u00e7e n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb nd\u00ebrmarrjes dhe i kishte dh\u00ebn\u00eb po ashtu edhe parat\u00eb cash. Gjat\u00eb fjal\u00ebs ai u nd\u00ebrpre nga kryesuesi q\u00eb i k\u00ebrkoi t\u00eb mos hynte n\u00eb detaje t\u00eb \u00e7\u00ebshtjeve.<\/p>\n<p>P\u00ebr rastin q\u00eb ishte nisur procedimi me nd\u00ebrhyrjen e eprorit, Puci pretendoi se qe nj\u00eb vendim i marr\u00eb n\u00eb konsultim dhe se b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn shp\u00ebrdorimi i detyr\u00ebs edhe pse kishte ndodhur nuk kishte pasur pasoja.<\/p>\n<p>Ai tha se n\u00eb rastin e nj\u00eb punonj\u00ebsi t\u00eb post\u00ebs q\u00eb kishte vjedhur pensionet nuk kishte k\u00ebrkuar d\u00ebnim m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb, pasi kishte mbajtur parasysh se i akuzuari duhej t\u00eb kthente shum\u00ebn t\u00eb d\u00ebmtuarve dhe kjo nuk mund t\u00eb ndodhte n\u00ebse ai do ishte n\u00eb qeli.<\/p>\n<p>Pas fjal\u00ebs s\u00eb Pucit q\u00eb k\u00ebrkoi t\u00eb konfirmohej, Komisioni njoftoi se vendimi do t\u00eb jepej n\u00eb or\u00ebn 9.30 n\u00eb dat\u00ebn 15 prill.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>\u200c<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prokurori i Beratit, Tasim Puci u pyet n\u00eb lidhje me nj\u00eb kontrat\u00eb noteriale n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ai rezultonte pronar i nj\u00eb apartamenti, t\u00eb cilin ia kalonte vjehrrit dhe disa shk\u00ebmbime financiare me k\u00ebt\u00eb t\u00eb fundit. Puci k\u00ebrkoi konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb, nd\u00ebrsa pretendoi se nuk kishte asnj\u00eb pasuri.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":97,"featured_media":73675,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[415,117,2,362],"tags":[118,119,385],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Tasim-Puci-ne-KPK.jpg","fifu_image_alt":"Prokurori i Beratit, Tasim Puci n\u00eb seanc\u00ebn d\u00ebgjimore me KPK. Foto: LSA ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73674"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/97"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=73674"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73674\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":73676,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73674\/revisions\/73676"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/73675"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=73674"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=73674"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=73674"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}