{"id":73686,"date":"2021-04-12T12:31:06","date_gmt":"2021-04-12T10:31:06","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-nuk-gjeti-prova-per-ndikim-politik-ne-vendimin-e-kpk-per-gjyqtaren-eneida-civici\/2021\/04\/12\/"},"modified":"2023-04-06T21:52:57","modified_gmt":"2023-04-06T19:52:57","slug":"kpa-nuk-gjeti-prova-per-ndikim-politik-ne-vendimin-e-kpk-per-gjyqtaren-eneida-civici","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-nuk-gjeti-prova-per-ndikim-politik-ne-vendimin-e-kpk-per-gjyqtaren-eneida-civici\/2021\/04\/12\/","title":{"rendered":"KPA nuk gjeti prova p\u00ebr ndikim politik n\u00eb vendimin e KPK p\u00ebr gjyqtaren Eneida Civici"},"content":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit identifikon nj\u00eb s\u00ebr\u00eb parregullsish procedurale gjat\u00eb kryerjes s\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit p\u00ebr ish-gjyqtaren e Tiran\u00ebs, Eneida Civici, por i vler\u00ebson ato pa ndikim n\u00eb vendimmarrjen p\u00ebr nd\u00ebrprerjen e vetingut dhe vendosjen e ndalimit p\u00ebr 15 vite nga institucionet e drejt\u00ebsis\u00eb.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_75659\" aria-describedby=\"caption-attachment-75659\" style=\"width: 533px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-75659\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Eneida-Civici-KPA-533x400.jpg\" alt=\"\" width=\"533\" height=\"400\" data-id=\"75659\" \/><figcaption id=\"caption-attachment-75659\" class=\"wp-caption-text\">Ish-gjyqtarja e Tiran\u00ebs, Eneida Civici n\u00eb seanc\u00ebn d\u00ebgjimore t\u00eb Kolegjit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit. Foto: KPA<\/figcaption><\/figure>\n<p>Megjith\u00ebse Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA gjeti gabime materiale n\u00eb procesin e rivler\u00ebsimit t\u00eb kryer nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK p\u00ebr ish-gjyqtaren e Tiran\u00ebs, Eneida Civici, si dhe c\u00ebnim t\u00eb procesit t\u00eb rregullt ligjor duke mos i dh\u00ebn\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr t\u2019u d\u00ebgjuar, vendimi i marr\u00eb p\u00ebr nd\u00ebrprerjen e vetingut dhe sanksioni q\u00eb i heq ish-gjyqtares t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr t\u2019u em\u00ebruar n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb jan\u00eb \u00e7muar t\u00eb pac\u00ebnueshme.<\/p>\n<p>Kolegji i vler\u00ebsoi t\u00eb pabazuara pretendimet e Civicit p\u00ebr nd\u00ebrhyrje politike n\u00eb vler\u00ebsimin e saj me p\u00ebrpar\u00ebsi, t\u00eb rrjedhur nga nj\u00eb deklarat\u00eb e Ministres s\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb ndaj nj\u00eb vendimi t\u00eb ish-K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb, KLD ku subjekti b\u00ebnte pjes\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb tetor t\u00eb vitit 2019, K\u00ebshilli i Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor, KLGj, vendosi t\u00eb deklaroj\u00eb mbarimin e statusit t\u00eb magjistratit p\u00ebr gjyqtaren Eneida Civici, pas dor\u00ebheqjes s\u00eb saj me motivin e \u201cangazhimit n\u00eb nj\u00eb pozicion pune jasht\u00eb sistemit gjyq\u00ebsor.<\/p>\n<p>Pasi u njoh me k\u00ebt\u00eb vendim t\u00eb KLGj-s\u00eb, Komisioni vendosi m\u00eb 9 mars 2020 t\u00eb deklaroj\u00eb nd\u00ebrprerjen e procesit t\u00eb vetingut p\u00ebr gjyqtaren Civici dhe heqjen e t\u00eb drejt\u00ebs p\u00ebr t\u2019u em\u00ebruar gjyqtar ose prokuror i \u00e7do niveli, an\u00ebtar i K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor ose i K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Prokuroris\u00eb, Inspektor i Lart\u00eb i Drejt\u00ebsis\u00eb ose Prokuror i P\u00ebrgjithsh\u00ebm, p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb 15-vje\u00e7are.<\/p>\n<p>Vendimi i KPK u ankimua nga gjyqtarja Civici e cila pretendoi se jan\u00eb kryer shkelje t\u00eb r\u00ebnda procedurale nga ana e trupit gjykues t\u00eb KPK<\/p>\n<p>Eneida Civici, pretendoi se sanksioni i vendosur \u00ebsht\u00eb jo proporcional, pasi ajo e ka paraqitur dor\u00ebheqjen, e detyruar nga shkeljet e kryera nga KPK gjat\u00eb procedur\u00ebs s\u00eb rivler\u00ebsimit t\u00eb saj. Ajo ka deklaruar se me dor\u00ebheqjen nuk ka pasur si q\u00ebllim t\u2019i shmanget procesit t\u00eb vetingut, por n\u00eb mbrojtje t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs themelore p\u00ebr jet\u00eb familjare, ka zgjedhur n\u00eb p\u00ebrputhje me t\u00eb drejtat dhe lirit\u00eb e saj nj\u00eb tjet\u00ebr pun\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas Civicit, m\u00eb dat\u00eb 08 janar 2019 i \u00ebsht\u00eb komunikuar, se trupi gjykues q\u00eb do t\u00eb shqyrtonte \u00e7\u00ebshtjen e rivler\u00ebsimit t\u00eb saj p\u00ebrb\u00ebhej nga komisioner\u00ebt Alma Faskaj, Brundilda Bekteshi dhe Xhensila Pine. Duke iu referuar vendimit t\u00eb Komisionit, ajo konstaton se fillimisht pjes\u00eb e trupit gjykues ka qen\u00eb Olsi Komici, i cili n\u00eb vijim t\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr dor\u00ebheqje, \u00ebsht\u00eb z\u00ebvend\u00ebsuar me komisioneren Alma Faskaj. Nd\u00ebrkoh\u00eb, n\u00eb vendim trupi gjykues paraqitet me komsioner\u00ebt Alma Faksaj, Brunilda Bekteshi dhe Lulzim Hamitaj.<\/p>\n<p>Subjekti i rivler\u00ebsimit pretendoi gjat\u00eb procesit n\u00eb KPA se, nuk \u00ebsht\u00eb njohur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb rregullt me p\u00ebrb\u00ebrjen e trupit gjykues dhe ndryshimet e m\u00ebvonshme q\u00eb ka p\u00ebsuar ai, duke i c\u00ebnuar asaj t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr t\u00eb deklaruar konfliktin e mundsh\u00ebm t\u00eb interesit mes saj dhe komisionerit Lulzim Hamitaj, si dhe kryerjen e k\u00ebtij veprimi procedural nga ana e vet\u00eb Hamitajt.<\/p>\n<p>Duke ju referuar vendimit t\u00eb KPK, Civici thekson se \u00ebsht\u00eb e pav\u00ebrtet\u00eb q\u00eb n\u00eb mbledhjen e dat\u00ebs 20 n\u00ebntor 2018, Hamitaj t\u00eb kishte deklaruar munges\u00ebn e konfliktit t\u00eb interesit pasi ai nuk ka qen\u00eb pjes\u00eb e trupit gjykues deri n\u00eb at\u00eb dit\u00eb.<\/p>\n<p>Pas verifikimit t\u00eb akteve t\u00eb fashikujve t\u00eb p\u00ebrcjell\u00eb nga KPK, Kolegji konstaton se nuk ka prova apo dokumente q\u00eb t\u00eb v\u00ebrtetojn\u00eb se subjekti \u00ebsht\u00eb njoftuar lidhur me ndryshimet e p\u00ebsuara n\u00eb trupin gjykues q\u00eb ka kryer procesin e rivler\u00ebsimit.<\/p>\n<p>\u201cEdhe pse njoftimi i subjektit lidhur me ndryshimet e p\u00ebsuara n\u00eb trupin gjykues, mund t\u00eb mos ket\u00eb ndodhur, trupi gjykues \u00e7moi se kjo parregullsi procedurale n\u00eb njoftimin e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit nuk u provua t\u00eb ket\u00eb c\u00ebnuar thelbin e s\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit p\u00ebr proces t\u00eb rregullt ligjor\u201d, \u00e7mon Kolegji dhe v\u00ebren se edhe pas ardhjes n\u00eb dijeni t\u00eb caktimit n\u00eb trupin gjykues t\u00eb Hamitajt, Civici nuk p\u00ebrmendi n\u00eb ankimin e saj ekzistenc\u00ebn e konfliktit t\u00eb interesit me k\u00ebt\u00eb komisioner.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb vler\u00ebsimin e trupit gjykues, vendimi i marr\u00eb nga trupi gjykues i Komisionit, p\u00ebrb\u00ebrja e t\u00eb cilit ka qen\u00eb e rregullt dhe n\u00eb p\u00ebrputhje me ligjin, por q\u00eb nuk i \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb e ditur rregullisht dhe n\u00eb koh\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit, znj. Eneida Civici, nuk rezultoi t\u00eb jet\u00eb i cenuesh\u00ebm n\u00eb drejtim t\u00eb ekzistenc\u00ebs s\u00eb shkaqeve, t\u00eb cilat, n\u00eb dukje apo n\u00eb thelb, cenojn\u00eb paan\u00ebsin\u00eb e trupit vendimmarr\u00ebs\u201d, konkludon Kolegji lidhur me k\u00ebt\u00eb shkak.<\/p>\n<p>Kolegji e gjen t\u00eb drejt\u00eb pretendimin e Civicit p\u00ebr paraqitje t\u00eb fakteve t\u00eb pav\u00ebrteta n\u00eb vendimin e KPK, lidhur me prezenc\u00ebn e komisionerit Lulzim Hamitaj n\u00eb mbledhjen e dat\u00ebs 20 n\u00ebntor 2018. Ky konstatim \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsuar si gabim material q\u00eb nuk e c\u00ebnon vendimin e Komisionit, pasi n\u00eb fashikullin e \u00e7\u00ebshtjes \u00ebsht\u00eb gjetur deklarata p\u00ebr munges\u00eb konflikti interesi e Hamitajt n\u00eb procesin e vler\u00ebsimit t\u00eb Civicit, ndryshe nga sa ka pretenduar kjo e fundit.<\/p>\n<p>Lidhur me mosdh\u00ebnien e mund\u00ebsis\u00eb subjektit p\u00ebr t\u2019u njohur me rezultatet e hetimit dhe p\u00ebr t\u2019u d\u00ebgjuar n\u00eb seanc\u00eb d\u00ebgjimore, Kolegji vler\u00ebson se Komisioni ka cenuar procesin e rregullt ligjor. P\u00ebr t\u00eb korrigjuar k\u00ebt\u00eb gabim procedural t\u00eb KPK, KPA vendosi ta kaloj\u00eb \u00e7\u00ebshtjen p\u00ebr shqyrtim n\u00eb seanc\u00eb publike.<\/p>\n<p>Pretendimi i Civicit se dor\u00ebheqja nga detyra \u00ebsht\u00eb diktuar nga shkeljet procedurale t\u00eb Komisionit, vler\u00ebsohet nga Kolegji pa ndikim n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb zbatimit t\u00eb nenit G t\u00eb Aneksit t\u00eb Kushtetut\u00ebs, q\u00eb parashikon sanksionin 15-vje\u00e7ar n\u00eb rast t\u00eb dor\u00ebheqjes s\u00eb subjektit nga detyra.<\/p>\n<p>Duke ju referuar edhe jurispudenc\u00ebs s\u00eb m\u00ebparshme dhe asaj t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese, trupi gjykues v\u00ebren se, n\u00ebse kufizimi i parashikuar n\u00eb pik\u00ebn 2 t\u00eb nenit G t\u00eb Aneksit t\u00eb Kushtetut\u00ebs \u00ebsht\u00eb proporcional apo jo, nuk mund t\u00eb jet\u00eb objekt i gjykimit n\u00eb Kolegj, p\u00ebr sa koh\u00eb q\u00eb ai \u00ebsht\u00eb nj\u00eb parashikim kushtetues.<\/p>\n<p>\u201cIshte detyr\u00eb e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit t\u00eb merrte parasysh pasojat juridike q\u00eb do t\u00eb sillte dor\u00ebheqja e saj nga detyra\u201d, shprehet trupi gjykues dhe konkludon se vendimi i KPK \u00ebsht\u00eb marr\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me parashikimet kushtetuese dhe ligjore.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa pretendimet e tjera n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb c\u00ebnimit t\u00eb parimit t\u00eb procesit t\u00eb rregullt ligjor, Kolegji arrin n\u00eb p\u00ebrfundimin se ato lidhen me m\u00ebnyr\u00ebn e kryerjes nga Komisioni t\u00eb procedurave p\u00ebr rivler\u00ebsimin kalimtar t\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit dhe, si t\u00eb tilla, nuk ndikojn\u00eb n\u00eb vendimmarrje.<\/p>\n<p>Eneida Civici pretendoi gjat\u00eb procesit se, Komisioni, i ndikuar nga thirrja e Ministres s\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb, Etilda Gjoni n\u00eb nj\u00eb konferenc\u00eb t\u00eb saj p\u00ebr shtyp t\u00eb dat\u00ebs 20 tetor 2019, si reagim ndaj nj\u00eb vendimi t\u00eb ish-K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb, KLD p\u00ebr dh\u00ebnie leje prind\u00ebrore gjyqtarit Gjin Gjoni, e ka vendosur at\u00eb n\u00eb listat prioritare t\u00eb vetingut.<\/p>\n<p>Sipas Civicit, an\u00ebtar\u00ebt e KLD nuk parashikoheshin si subjekte t\u00eb posa\u00e7\u00ebm, por miratimi i list\u00ebs p\u00ebr t\u2019u vetuar kishte ardhur menj\u00ebher\u00eb pas k\u00ebrkes\u00ebs publike dhe politike t\u00eb ministres s\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb drejtuar Komisionit, p\u00ebr t\u00eb shkarkuar t\u00eb gjith\u00eb gjyqtar\u00ebt q\u00eb ishin an\u00ebtar\u00eb t\u00eb KLD-s\u00eb dhe q\u00eb kishin miratuar vendimin n\u00eb fjal\u00eb.<\/p>\n<p>Kolegji konstaton se pas verifikimit t\u00eb procedur\u00ebs s\u00eb kryer nga KPK, nuk ka rezultuar q\u00eb Civici t\u2019i jet\u00eb n\u00ebnshtruar procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit ex officio dhe me p\u00ebrpar\u00ebsi n\u00eb koh\u00eb. Trupi gjykues shton se Civici nuk paraqiti ndonj\u00eb prov\u00eb n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb pretendimit t\u00eb saj.<\/p>\n<p>\u201cPretendimet p\u00ebr nd\u00ebrhyrje politike dhe c\u00ebnim t\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Komisionit n\u00eb kuptim t\u00eb sa m\u00eb sip\u00ebr, u vler\u00ebsuan nga trupi gjykues se, p\u00ebrve\u00e7se mbet\u00ebn n\u00eb nivel pretendimi t\u00eb pabazuar n\u00eb fakte, n\u00eb \u00e7do rast nuk mund t\u00eb p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb shkak p\u00ebr c\u00ebnimin e vendimmarrjes s\u00eb Komisionit p\u00ebr nd\u00ebrprerjen e procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit p\u00ebr subjektin e rivler\u00ebsimit, znj. Eneida Civici\u201d, p\u00ebrfundon Kolegji.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit identifikon nj\u00eb s\u00ebr\u00eb parregullsish procedurale gjat\u00eb kryerjes s\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit p\u00ebr ish-gjyqtaren e Tiran\u00ebs, Eneida Civici, por i vler\u00ebson ato pa ndikim n\u00eb vendimmarrjen p\u00ebr nd\u00ebrprerjen e vetingut dhe vendosjen e ndalimit p\u00ebr 15 vite nga institucionet e drejt\u00ebsis\u00eb.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":73687,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,114,362],"tags":[607,111,103,112],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Eneida-Civici-KPA.jpg","fifu_image_alt":"Ish-gjyqtarja e Tiran\u00ebs, Eneida Civici n\u00eb seanc\u00ebn d\u00ebgjimore t\u00eb Kolegjit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit. Foto: KPA ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73686"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=73686"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73686\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":73688,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73686\/revisions\/73688"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/73687"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=73686"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=73686"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=73686"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}