{"id":73698,"date":"2021-04-09T18:16:51","date_gmt":"2021-04-09T16:16:51","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/veting-per-babane-bledar-maksuti-perballet-me-seance-te-pazakonte-ne-kpk\/2021\/04\/09\/"},"modified":"2023-04-06T21:53:42","modified_gmt":"2023-04-06T19:53:42","slug":"veting-per-babane-bledar-maksuti-perballet-me-seance-te-pazakonte-ne-kpk","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/veting-per-babane-bledar-maksuti-perballet-me-seance-te-pazakonte-ne-kpk\/2021\/04\/09\/","title":{"rendered":"\u2018Veting p\u00ebr baban\u00eb\u2019: Bledar Maksuti p\u00ebrballet me seanc\u00eb t\u00eb pazakont\u00eb n\u00eb KPK"},"content":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit gjeti pasakt\u00ebsi n\u00eb deklarime dhe munges\u00eb burimesh t\u00eb ligjshme n\u00eb t\u00eb ardhurat, shpenzimet dhe pasurit\u00eb e babait t\u00eb ndjer\u00eb t\u00eb prokurorit Bledar Maksuti \u2013duke evidentuar situat\u00ebn e pazakont\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_77832\" aria-describedby=\"caption-attachment-77832\" style=\"width: 533px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Bledar-Maksuti-pas-seances-ne-KPK-.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"wp-image-77832 size-large\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Bledar-Maksuti-pas-seances-ne-KPK--533x400.jpg\" alt=\"\" width=\"533\" height=\"400\" data-id=\"77832\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-77832\" class=\"wp-caption-text\">Prokurori i Tiran\u00ebs, Bledar Maksuti pas seanc\u00ebs n\u00eb KPK. Foto: Edmond Hoxhaj.<\/figcaption><\/figure>\n<p>Seanca d\u00ebgjimore me prokurorin e Tiran\u00ebs, Bledar Maksuti u duk si nj\u00eb proces vetingu ndaj babait t\u00eb tij t\u00eb ndjer\u00eb \u2013 ish-prokuror, noter dhe avokat si dhe krijuesi kryesor i pasurive n\u00eb familjen e subjektit.<\/p>\n<p>Anomalia u nxorr n\u00eb pah edhe nga trupa gjyq\u00ebsore e Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit si dhe nga v\u00ebzhguesja nd\u00ebrkomb\u00ebtare, Elka Ermenkova.<\/p>\n<p>\u201cM\u00eb duket sikur kemi b\u00ebr\u00eb vetingun e babait tuaj. M\u00eb vjen keq, se ai nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb,\u201d tha n\u00eb fund t\u00eb seanc\u00ebs relatorja Genta Tafa Bungo.<\/p>\n<p>Bledar Maksuti e ka filluar karrier\u00ebn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb si oficer i policis\u00eb gjyq\u00ebsore dhe e ushtron funksionin e prokurorit prej vitit 2008.<\/p>\n<p>N\u00eb seanc\u00ebn e s\u00eb premtes, ai u p\u00ebrball me gjetjet p\u00ebr pasakt\u00ebsi n\u00eb deklarime si dhe mungesa t\u00eb burimeve financiare \u2013t\u00eb cilat lidheshin n\u00eb t\u00eb gjitha rastet me t\u00eb ardhurat, shpenzimet dhe transaksionet e kryera nga babai i tij.<\/p>\n<p>Prokurori Maksuti tha n\u00eb seanc\u00eb se ka qen\u00eb n\u00eb nj\u00eb trung familjar me t\u00eb atin dhe se kan\u00eb jetuar gjithmon\u00eb bashk\u00eb. Ai k\u00ebmb\u00ebnguli se apartamenti i vet\u00ebm q\u00eb zot\u00ebron familja \u00ebsht\u00eb krijuar me t\u00eb ardhurat e ligjshme t\u00eb babait t\u00eb tij.<\/p>\n<p>\u201cMund t\u00eb ket\u00eb pasakt\u00ebsi, por gjith\u00e7ka \u00ebsht\u00eb deklaruar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb,\u201d tha Maksuti.<\/p>\n<p>Prokurori Bledar Maksuti u vler\u00ebsua pozitivisht p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs dhe profesionalizmin. Procesi i vetingut p\u00ebr t\u00eb po kryhet nga trupa e drejtuar nga Suela Zhegu, me relatore Genta Tafa Bungo dhe an\u00ebtar Lulzim Hamitaj.<\/p>\n<p><strong>Gjetjet p\u00ebr pasurin\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Sipas raportit t\u00eb Inspektoriatit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Deklarimit dhe Kontrollit t\u00eb Pasurive, ILDKPKI, prokurori Bledar Maksuti dhe personat e lidhur me t\u00eb kan\u00eb kryer deklarime t\u00eb pasakta nd\u00ebr vite, deklarime t\u00eb rreme si dhe nuk kan\u00eb burime t\u00eb ligjshme p\u00ebr pasurit\u00eb e krijuara.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb relatimit doli se pasuria kryesore e familjes ishte nj\u00eb apartament me sip\u00ebrfaqe 133.4 m2 me vler\u00eb 60 mij\u00eb euro n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Bungo relatori fillimisht lidhur me konstatimet e ILDKPKI, q\u00eb kishte raportuar fshehje t\u00eb kontrat\u00ebs s\u00eb sip\u00ebrmarrjes q\u00eb rezultonte n\u00eb shum\u00ebn 5.2 milion\u00eb lek\u00eb dhe deklarim t\u00eb rrem\u00eb lidhur me vler\u00ebn.<\/p>\n<p>ILDKPKI ka ngritur dyshime se \u00e7mimi i pasqyruar n\u00eb kontrat\u00eb ishte m\u00eb i vog\u00ebl nga \u00e7mimi real i deklaruar prej subjektit, me q\u00ebllim shmangien e pages\u00ebs s\u00eb nj\u00eb pjese t\u00eb detyrimeve.<\/p>\n<p>T\u00eb nj\u00ebtat konkluzione, ILDKPKI ka raportuar edhe p\u00ebr vlerat e pasqyruara n\u00eb kontratat e shitjes s\u00eb dy apartamenteve t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm; nj\u00eb n\u00eb Dib\u00ebr dhe i dyti n\u00eb rrug\u00ebn \u201cDon Bosko\u201d n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara nga shitja e k\u00ebtyre dy apartamenteve jan\u00eb deklaruar si burim p\u00ebr krijimin e apartamentit q\u00eb zot\u00ebron aktualisht familja Maksuti.<\/p>\n<p>Bungo tha se vlera e shitjes s\u00eb apartamentit n\u00eb Dib\u00ebr \u00ebsht\u00eb deklaruar 2.5 milion\u00eb lek\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb kontrat\u00eb figuron 1 milion lek\u00eb. Nd\u00ebrsa vlera e deklaruar p\u00ebr blerjen e apartamentit n\u00eb rrug\u00ebn \u201cDon Bosko\u201d n\u00eb Tiran\u00eb ka qen\u00eb 3.5 milion\u00eb lek\u00eb, nga 1.9 milion lek\u00eb q\u00eb pasqyrohet n\u00eb kontrat\u00ebn e shitjes.<\/p>\n<p>Komisioni evidenton mosp\u00ebrputhje mes vler\u00ebs 60 mij\u00eb euro t\u00eb pasqyruar n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d p\u00ebr blerjen e apartamentit aktual si dhe asaj 5.2 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb sh\u00ebnuar n\u00eb kontrat\u00eb.<\/p>\n<p>Relatorja Bungo pohoi se subjekti kishte shpjeguar se apartamenti ishte bler\u00eb karabina dhe vlera 60 mij\u00eb euro e deklaruar p\u00ebrfshin edhe investimet e tjera t\u00eb kryera prej tyre p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb apartamentin t\u00eb banuesh\u00ebm.<\/p>\n<p>Komisioni ka p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb analiz\u00ebn financiare vet\u00ebm vlerat e pasqyruara n\u00eb kontratat e shitjes s\u00eb dy apartamenteve dhe familja Maksuti ka rezultuar me diferenc\u00eb negative prej 4.5 milion\u00eb lek\u00ebsh.<\/p>\n<p>Sipas relatores, ndaj barr\u00ebs s\u00eb prov\u00ebs, subjekti i rivler\u00ebsimit ka dh\u00ebn\u00eb shpjegime dhe ka dor\u00ebzuar prova, t\u00eb cilat do t\u00eb vler\u00ebsohen gjat\u00eb vendimarrjes p\u00ebrfundimtare.<\/p>\n<p>Prokurori Maksuti fal\u00ebnderoi n\u00eb seanc\u00eb trupin gjykues p\u00ebr hetimin dhe komunikimin q\u00eb kishin pasur gjat\u00eb procesit dhe deklaroi se ishte p\u00ebrgjith\u00ebsisht dakord me vler\u00ebsimet e kryera p\u00ebr kriterin e past\u00ebrtis\u00eb dhe profesionalizmin.<\/p>\n<p>\u201cMe raportin e ILDKPKI nuk jam dakord,\u201d tha Maksuti, nd\u00ebrsa theksoi disa her\u00eb se familja e tij zot\u00ebron vet\u00ebm nj\u00eb apartament, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ai vet\u00eb, babai dhe bashk\u00ebshortja kan\u00eb pasur secili t\u00eb ardhura mbi mesataren.<\/p>\n<p>\u201cBabai ka punuar 30 vjet si prokuror para viteve \u201990 dhe prej vitit 1992, si avokat dhe noter. N\u00eb k\u00ebt\u00eb sht\u00ebpi kemi jetuar t\u00eb gjith\u00eb,\u201d tha ai, nd\u00ebrsa theksoi se nuk i takonte barra e prov\u00ebs p\u00ebr pasurit\u00eb e krijuara prej babait t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Ai shtoi m\u00eb tej se n\u00eb koh\u00ebn e blerjes s\u00eb apartamentit n\u00eb Dib\u00ebr ai kishte qen\u00eb vet\u00ebm 16 vje\u00e7, nd\u00ebrsa kur ishin kryer pagesat p\u00ebr apartamentin n\u00eb rrug\u00ebn \u201cDon Bosko\u201d kishte qen\u00eb student.<\/p>\n<p>\u201cKam kryer pagesat, pasi babai jetonte n\u00eb Peshkopi. Un\u00eb nuk kisha ku ti gjeja parat\u00eb n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb,\u201d shtoi Maksuti, duke i konsideruar t\u00eb dh\u00ebnat p\u00ebr shitjen t\u00eb v\u00ebrteta dhe t\u00eb sinqerta.<\/p>\n<p>Ai shtoi gjithashtu se apartamenti ku jetojn\u00eb aktualisht \u00ebsht\u00eb porositur nga i ati p\u00ebrpara se t\u00eb b\u00ebhej prokuror dhe ka qen\u00eb 100% n\u00eb pron\u00ebsin\u00eb e babait.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb nuk kam t\u00eb drejt\u00eb pron\u00ebsie p\u00ebr apartamentin,\u201dk\u00ebmb\u00ebnguli Maksuti.<\/p>\n<p>Relatimi nxorri mungesa financiare edhe n\u00eb shit-blerjen e disa automjeteve si dhe n\u00eb blerjen e nj\u00eb garazhi n\u00eb vler\u00ebn e 6 mij\u00eb eurove.<\/p>\n<p>Komisioni konstatoi mosdeklarimin e nj\u00eb huadh\u00ebnie n\u00eb shum\u00ebn 1 milion lek\u00eb nga prind\u00ebrit e subjektit nj\u00eb t\u00eb af\u00ebrmi n\u00eb vitin 2006. Nd\u00ebrkoh\u00eb, Bungo tha se nuk \u00ebsht\u00eb provuar mund\u00ebsia financiare e huamarr\u00ebsit p\u00ebr kthimin e vler\u00ebs 1 milion lek\u00eb n\u00eb vitin 2009.<\/p>\n<p>Pamund\u00ebsi financiare \u00ebsht\u00eb konstatuar edhe p\u00ebr nj\u00eb dhurim t\u00eb kryer nga prind\u00ebrit e bashk\u00ebshortes s\u00eb subjektit n\u00eb shum\u00ebn 800 mij\u00eb lek\u00eb si dhe p\u00ebr nj\u00eb vler\u00eb 200 mij\u00eb lek\u00eb t\u00eb deklaruar si t\u00eb dhuruar nga familjar\u00eb e t\u00eb af\u00ebrm t\u00eb ndrysh\u00ebm me rastin e lindjes s\u00eb f\u00ebmij\u00ebs. Megjith\u00ebse bashk\u00ebshortja e subjektit ka deklaruar gjendjen cash 800 mij\u00eb lek\u00eb, k\u00ebto shuma nuk jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb analiz\u00ebn financiare.<\/p>\n<p>Maksuti pohoi se shuma 800 mij\u00eb lek\u00eb i \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb bashk\u00ebshortes para martes\u00ebs dhe se nuk duhet t\u2019i kalonte barr\u00eb prove. Ai theksoi se ajo e kishte kthyer vler\u00ebn. P\u00ebr vler\u00ebn 200 mij\u00eb lek\u00eb t\u00eb deklaruar si dhurat\u00eb nga t\u00eb af\u00ebrmit p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt, Maksuti sqaroi se u ishin dh\u00ebn\u00eb shuma t\u00eb ndryshme nga familjar\u00ebt e t\u00eb af\u00ebrmit me rastin e lindjes s\u00eb tyre, ashtu si\u00e7 ndodh p\u00ebrher\u00eb n\u00eb raste t\u00eb tilla.<\/p>\n<p>Komisioni konstaton pamund\u00ebsi financiare edhe n\u00eb disa huadh\u00ebnie t\u00eb kryera nga babai i prokurorit Maksuti, megjith\u00ebse rezulton q\u00eb transaksionet t\u00eb ken\u00eb qen\u00eb t\u00eb dokumentuara. Babai i subjektit i ka dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb hua n\u00eb shum\u00ebn 4.5 milion\u00eb lek\u00eb nj\u00eb mikut t\u00eb tij. Si burim \u00ebsht\u00eb deklaruar shuma 45 mij\u00eb euro e kthyer nga motra e subjektit. Bungo tha se subjekti nuk ka deklaruar sakt\u00eb huan\u00eb q\u00eb babai i ka dh\u00ebn\u00eb motr\u00ebs si edhe kthimin e vler\u00ebs 5 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Relatorja shtoi se babai i subjektit nuk ka pasur mund\u00ebsi t\u2019i jap\u00eb vajz\u00ebs shum\u00ebn 45 mij\u00eb euro dhe p\u00ebr pasoj\u00eb kjo shum\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb analiz\u00ebn financiare, prej nga ka rezultuar n\u00eb pamund\u00ebsi edhe p\u00ebr dh\u00ebnien e huas\u00eb 4.5 milion\u00eb lek\u00eb n\u00eb vitin 2015.<\/p>\n<p>Babai i subjektit ka rezultuar n\u00eb pamund\u00ebsi financiare edhe p\u00ebr dh\u00ebnien e nj\u00eb huaje tjet\u00ebr n\u00eb vitin 2015 nipit t\u00eb tij, n\u00eb shum\u00ebn 1.5 milion\u00eb lek\u00eb. Sipas KPK, edhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb huadh\u00ebnie \u00ebsht\u00eb deklaruar si burim krijimi shuma 45 mij\u00eb euro e kthyer nga e bija.<\/p>\n<p>Lidhur me huat\u00eb, subjekti i rivler\u00ebsimit shpjegoi se babai i kishte ndihmuar gjithmon\u00eb t\u00eb af\u00ebrmit dhe miqt\u00eb kur kishin patur nevoj\u00eb.<\/p>\n<p>Bungo tha se prokurori Maksuti ka deklaruar t\u00eb ardhura n\u00eb vler\u00ebn 33 milion\u00eb lek\u00eb dhe se ka dor\u00ebzuar dokumentacion t\u00eb pjessh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb ardhurat e siguruara nga babai nga puna si avokat dhe noter. Sipas saj, subjekti nuk ka depozituar dokumentacion p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetuar t\u00eb ardhurat e t\u00eb atit p\u00ebr periudh\u00ebn 1993-1999 dhe shtoi se n\u00eb analiz\u00ebn financiare jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb vet\u00ebm ato vlera q\u00eb konfirmohen prej institucioneve shtet\u00ebrore.<\/p>\n<p>Relatorja Bungo tha se nga analiza e p\u00ebrgjithshme financiare ka rezultuar se subjekti dhe personat e lidhur kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb pamund\u00ebsi finanicare p\u00ebr krijimin e pasurive dhe kryerjen e shpenzimeve me nj\u00eb vler\u00eb totale 9.3 milion\u00eb lek\u00eb. Ajo shtoi se subjekti ka dor\u00ebzuar shpjegime dhe prova p\u00ebr barrat e prov\u00ebs q\u00eb i jan\u00eb kaluar q\u00eb do t\u00eb vler\u00ebsohen gjat\u00eb vendimarrjes p\u00ebrfundimtare.<\/p>\n<p>Prokurori Maksuti shpjegoi se pasi Drejtoria e Tatimeve Dib\u00ebr nuk ka kthyer p\u00ebrgjigje lidhur me detyrimet e paguara nga i ati, i ka k\u00ebrkuar t\u00eb l\u00ebshoj\u00eb v\u00ebrtetim n\u00ebse ka qen\u00eb i regjistruar apo n\u00ebse ka pasur detyrime t\u00eb papaguara.<\/p>\n<p>\u201cRezulton se ka qen\u00eb i regjistruar si avokat dhe noter dhe se nuk ka asnj\u00eb detyrim t\u00eb papaguar,\u201d pohoi Maksuti dhe vijoi se kishte kontrolluar n\u00eb zyr\u00ebn e t\u00eb atit dhe kishte gjetur aktet p\u00ebr periudh\u00ebn 1992-1996.<\/p>\n<p>\u201cE theksoj se ky \u00ebsht\u00eb burimi i pasuris\u00eb q\u00eb rrjedh nga puna e tij si avokat e noter,\u201d k\u00ebmb\u00ebnguli Maksuti dhe tha se kishte dor\u00ebzuar me qindra akte q\u00eb provonin pun\u00ebn e t\u00eb atit si avokat. \u201cKam gjetur regjistrat noterial\u00eb dhe ka b\u00ebr\u00eb 13 mij\u00eb akte at\u00ebher\u00eb,\u201d shtoi ai, duke theksuar se kishte dor\u00ebzuar disa regjistra n\u00eb form\u00eb t\u00eb skanuar.<\/p>\n<p>Maksuti theksoi se n\u00eb p\u00ebriudh\u00ebn kur ka punuar si prokuror, p\u00ebr arsye etike, ka q\u00ebndruar jasht\u00eb aktivitetit profesional t\u00eb t\u00eb atit.<\/p>\n<p>Pasi prokurori Maksuti dha shpjegimet e tij, relatorja Genta Tafa Bungo e cil\u00ebsoi si t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb situtat\u00ebn n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn gjendeshin p\u00ebr t\u00eb kryer rivler\u00ebsimin e tij p\u00ebr kriterin e pasuris\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioneri Hamitaj tha se ndante t\u00eb nj\u00ebjtin q\u00ebndrim me Bungon p\u00ebr faktin se dukej sikur vetingu po kryhej p\u00ebr t\u00eb atin e subjektit dhe e pyeti k\u00ebt\u00eb t\u00eb fundit n\u00ebse pretendimi p\u00ebr munges\u00ebn e detyrimeve n\u00eb tatime ishte apo jo i besuesh\u00ebm.<\/p>\n<p>Maksuti tha se kishte arritur t\u00eb gjente vet\u00eb 2 dokumente p\u00ebr pages\u00ebn e detyrimeve p\u00ebr dy vite dhe k\u00ebrkoi q\u00eb bazuar edhe n\u00eb v\u00ebrtetimin e l\u00ebshuar nga Tatimet se nuk kishte detyrime t\u00eb papaguara, t\u00eb merreshin t\u00eb mir\u00ebq\u00ebna edhe p\u00ebr vitet e tjera.<\/p>\n<p>Edhe v\u00ebzhguesja nd\u00ebrkomb\u00ebtare, Elka Ermenkova tha n\u00eb seanc\u00eb se i vinte keq q\u00eb gjith\u00e7ka ishte konstatuar kishte t\u00eb b\u00ebnte me baban\u00eb e subjektit.<\/p>\n<p>\u201cDua t\u00eb kuptoj se cili ishte q\u00ebndrimi juaj dhe i familjes tuaj p\u00ebr deklarimet pas vitit 2008, kur ju ishit prokuror\u201d, k\u00ebrkoi ajo.<\/p>\n<p>Maksuti pranoi n\u00eb seanc\u00eb se kishin r\u00ebn\u00eb n\u00eb dijeni se si duhej t\u00eb ishte deklarimi me miratimin e ligjit p\u00ebr procesin e rivler\u00ebsimit.<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb nj\u00eb faj i p\u00ebrbashk\u00ebt. Por i kam besuar dhe i besoj verb\u00ebrisht babait p\u00ebr ndershm\u00ebrin\u00eb e tij, lidhur edhe me deklarimet,\u201d tha ai.<\/p>\n<p>\u201cKam punuar me ndershm\u00ebri un\u00eb dhe im at\u00eb. Edhe ju po e thoni se po i b\u00ebhet vetingu atij\u201d, deklaroi prokurori Maksuti, i cili k\u00ebrkoi konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb.<\/p>\n<p>KPK njoftoi se do t\u00eb shpall\u00eb vendimin m\u00eb 16 prill, ora 09:15.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit gjeti pasakt\u00ebsi n\u00eb deklarime dhe munges\u00eb burimesh t\u00eb ligjshme n\u00eb t\u00eb ardhurat, shpenzimet dhe pasurit\u00eb e babait t\u00eb ndjer\u00eb t\u00eb prokurorit Bledar Maksuti \u2013duke evidentuar situat\u00ebn e pazakont\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":73699,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[415,117,2,362],"tags":[118,119,122],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Bledar-Maksuti-pas-seances-ne-KPK-.jpg","fifu_image_alt":"Prokurori i Tiran\u00ebs, Bledar Maksuti pas seanc\u00ebs n\u00eb KPK. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73698"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=73698"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73698\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":73700,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73698\/revisions\/73700"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/73699"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=73698"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=73698"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=73698"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}