{"id":73707,"date":"2021-04-05T13:53:10","date_gmt":"2021-04-05T11:53:10","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-gjyqtarja-etleva-temo-gjykoi-ne-konflikt-interesi\/2021\/04\/05\/"},"modified":"2023-04-06T21:54:42","modified_gmt":"2023-04-06T19:54:42","slug":"kpk-gjyqtarja-etleva-temo-gjykoi-ne-konflikt-interesi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-gjyqtarja-etleva-temo-gjykoi-ne-konflikt-interesi\/2021\/04\/05\/","title":{"rendered":"KPK: Gjyqtarja Etleva Temo gjykoi n\u00eb konflikt interesi"},"content":{"rendered":"<p>Vendimi i arsyetuar i Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit p\u00ebr gjyqtaren e Apelit Kor\u00e7\u00eb, Etleva Temo, evidenton gjykimin e dhjet\u00ebra \u00e7\u00ebshtjeve n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb interesit me pal\u00eb nd\u00ebrgjyq\u00ebse me t\u00eb cilat kishin pasur marrdh\u00ebnie financiare, nd\u00ebrkoh\u00eb mungesa e burimeve p\u00ebr krijimin e pasurive dhe disa transaksione fiktive n\u00eb shit-blerjen e makinave vulos\u00ebn shkarkimin e subjektit.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_74097\" aria-describedby=\"caption-attachment-74097\" style=\"width: 518px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Prokurorja-Etelava-Temo-duke-dal\u00eb-nga-seanca-publike-e-KPK.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-74097\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Prokurorja-Etelava-Temo-duke-dal\u00eb-nga-seanca-publike-e-KPK-518x400.jpg\" alt=\"\" width=\"518\" height=\"400\" data-id=\"74097\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-74097\" class=\"wp-caption-text\">Gjyqtarja Etleva Temo duke dal\u00eb nga seanca publike e KPK | Foto : Edmond Hoxhaj\/BIRN<\/figcaption><\/figure>\n<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK vendosi m\u00eb 12 tetor 2020, shkarkimin nga detyra t\u00eb gjyqtares s\u00eb Apelit Kor\u00e7\u00eb , Etleva Temo pasi u konstatuan mungesa financiare p\u00ebr krijimin e pasurive, deklarime t\u00eb rreme, veprime fiktive n\u00eb transaksionet e disa makinave si dhe konflikt interesi gjat\u00eb gjykimit t\u00eb disa \u00e7\u00ebshtjeve.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, Temo u vler\u00ebsua pozitivisht p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs.<\/p>\n<p>Procesi i vetingut p\u00ebr gjyqtaren Temo po kryhet nga trupi gjykues i p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga Firdes Shuli kryesuese, Olsi Komici relator dhe Pamela Qirko an\u00ebtare. N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar ishte i pranish\u00ebm n\u00eb seanc\u00eb d\u00ebgjimore, Branko Hrvatin.<\/p>\n<p>Etleva Temo e ka nisur karrier\u00ebn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 2003 si gjyqtare n\u00eb Gjykat\u00ebn e Pogradecit. N\u00eb vitin 2014, Temo u promovua si gjyqtare n\u00eb Gjykat\u00ebn e Apelit t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs, ku e ushtroi detyr\u00ebn deri n\u00eb shkarkimin e saj .<\/p>\n<p><strong>Transakasionet fiktive t\u00eb makinave<\/strong><\/p>\n<p>Nga hetimi ka rezultuar se bashk\u00ebshorti i gjyqtares Temo, A.T. ka kryer dy transaksione n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn dit\u00eb, p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn makin\u00eb q\u00eb zot\u00ebronte. Sipas KPK, m\u00eb dat\u00eb 13 shtator 2005 ai ka shitur p\u00ebr \u00e7mimin 250 mij\u00eb lek\u00eb nj\u00eb autoveture tip \u201cMercedes-Benz\u201d 190 D, me vit prodhimi 1986, q\u00eb e kishte bler\u00eb n\u00eb vitin 2002 kundrejt shum\u00ebs 200 mij\u00eb lek\u00eb. Po at\u00eb dit\u00eb, ka n\u00ebnshkruar nj\u00eb tjet\u00ebr kontrat\u00eb p\u00ebr k\u00ebmbimin e t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs makin\u00eb, &#8220;Mercedes-Benz&#8221;, 190 D me nj\u00eb tjet\u00ebr autovetur\u00eb tjet\u00ebr prodhim t\u00eb vitit 1999, t\u00eb cil\u00ebn Temo ka deklaruar se e ka shitur n\u00eb janar t\u00eb vitit 2007 kundrejt vler\u00ebs 9 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>N\u00eb vendim thuhet se subjekti nuk ka deklaruar n\u00eb vitin 2005 shitjen e autovetur\u00ebs tip \u201cMercedes-Benz\u201d 190 D p\u00ebr \u00e7mimin 250 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Temo ka shpjeguar se automjeti i bler\u00eb n\u00eb shtator t\u00eb 2002-it \u00ebsht\u00eb shk\u00ebmbyer me nj\u00eb makin\u00eb tjet\u00ebr n\u00eb vitin 2005 dhe se nuk disponohet asnj\u00eb kontrat\u00eb shitje e k\u00ebtij mjeti. Ajo ka pretenduar se \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb dijeni vet\u00ebm gjat\u00eb hetimit administrativ, se jan\u00eb lidhur dy kontrata t\u00eb ndryshme n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn dit\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioni v\u00ebren se nga verifikimi i dosjes origjinale t\u00eb automjetit tip &#8220;Mercedes Benz&#8221; 190 D, pasqyrohet dokumentacioni i plot\u00eb p\u00ebr kontratat e shit-blerjes, q\u00eb nga pronari i par\u00eb, tek kalimi i pron\u00ebsis\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb bashk\u00ebshortit t\u00eb subjektit n\u00eb vitin 2002 dhe nga ky i fundit, te bler\u00ebsi F.\u00c7. n\u00eb vitin 2005, si dhe transaksione t\u00eb tjera t\u00eb m\u00ebpasshme.<\/p>\n<p>&#8220;[&#8230;]n\u00ebse veprimi i shk\u00ebmbimit do t\u00eb ishte veprim i rregullt sipas pretendimit t\u00eb subjektit, dosja origjinale e automjetit me targa ***, n\u00eb DPSHTRr, do t\u00eb ishte n\u00eb em\u00ebr t\u00eb shtetasit G.A. meqen\u00ebse ky shtetas e ka p\u00ebrfituar k\u00ebt\u00eb automjet me an\u00eb t\u00eb shk\u00ebmbimit&#8221;, konstaton trupi gjykues.<\/p>\n<p>Komisioni evidenton faktin se mjeti q\u00eb zot\u00ebronte bashk\u00ebshorti i subjektit ishte vit prodhimi 1986, i tipit 190 D, nd\u00ebrsa ai i shtetasit G.A., i vitit 1999 .\u00a0 &#8220;Pra, ka nj\u00eb diferenc\u00eb t\u00eb theksuar t\u00eb dy automjeteve duke krahasuar tipin, fuqin\u00eb motorrike dhe vitin e prodhimit&#8221;, vler\u00ebson trupi gjykues dhe shprehet se nuk ka llogjik\u00eb ekonomike t\u00eb tregut t\u00eb makinave t\u00eb b\u00ebhet nj\u00eb shk\u00ebmbim i till\u00eb.<\/p>\n<p>Gjithashtu, KPK\u00a0 konstaton se subjekti nuk ka depozituar asnj\u00eb prov\u00eb n\u00ebse bashk\u00ebshorti i saj ka kryer sh\u00ebrbime q\u00eb mund t\u00eb rrisnin vler\u00ebn e mjetit q\u00eb ai ka marr\u00eb prej G.A. n\u00eb vitin 2005 n\u00ebp\u00ebrmjet kontrat\u00ebs s\u00eb k\u00ebmbimit, duke e shitur n\u00eb shum\u00ebn 9 mij\u00eb euro n\u00eb vitin 2007.<\/p>\n<p>Komisioni ka zbuluar se kontrata e shitjes e vitit 2007 nuk \u00ebsht\u00eb depozituar dhe regjistruar n\u00eb DPSHTRr, por rezulton e regjistruar nj\u00eb tjet\u00ebr kontrat\u00eb e vitit 2008, sipas t\u00eb cil\u00ebs bashk\u00ebshorti i subjektit, A.T. ia ka shitur k\u00ebt\u00eb mjet z. A.B. p\u00ebr \u00e7mimin 2 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Lidhur me kontrat\u00ebn e shitjes t\u00eb vitit 2008, subjekti ka sqaruar se bler\u00ebsi e kishte marr\u00eb makin\u00ebn nga personi t\u00eb cilit ia kishte shitur bashk\u00ebshorti n\u00eb vitin 2007, por se ai nuk e kishte regjistruar n\u00eb DPSHTRr dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb aryse nuk realizonte dot kalimin n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Trupi gjykues vler\u00ebson se subjekti nuk ka qen\u00eb bind\u00ebse n\u00eb shpjegimet e saj dhe v\u00ebren se, megjith\u00ebse Temo pretendon p\u00ebr nj\u00eb veprim formal t\u00eb bashk\u00ebshortit, duhej ta kishte deklaruar n\u00eb vitin 2008.<\/p>\n<p>&#8220;[&#8230;]bashk\u00ebshorti i subjektit, ka kryer veprime fiktive duke lidhur dy kontrata shitblerje p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjtin automjet, konkretisht, kontrat\u00ebn e\u00a0 shitblerjes, dat\u00eb 25.1.2007, me vler\u00eb 9,000 euro me bler\u00ebsin S.Z., e cila nuk rezulton t\u00eb jet\u00eb depozituar dhe regjistruar n\u00eb DPSHTRr dhe kontrat\u00ebn e shitblerjes, dat\u00eb 30.3.2008, me bler\u00ebs\u00a0 A.B. p\u00ebr \u00e7mimin 2,000 euro, kontrat\u00eb kjo e depozituar n\u00eb DPSHTRr, por q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb deklaruar asnj\u00ebher\u00eb nga subjekti i rivler\u00ebsimit n\u00eb DIPP&#8221;, citohet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Sipas trupit gjykues, ky fiktivitet p\u00ebrforcohet edhe nga fakti se \u00ebsht\u00eb pasqyruar nj\u00eb diferenc\u00eb \u00e7mimi nga 9 mij\u00eb euro n\u00eb kontrat\u00ebn e vitit 2007 &#8211; n\u00eb 2 mij\u00eb euro n\u00eb at\u00eb t\u00eb vitit 2008. &#8220;[&#8230;]nj\u00eb diferenc\u00eb komplet e pajustifikuar (pa dh\u00ebn\u00eb asnj\u00eb arsye) p\u00ebr intervalin kohor kur jan\u00eb firmosur k\u00ebto kontrata dhe p\u00ebr logjik\u00ebn e \u00e7mimeve n\u00eb tregun e automjeteve&#8221;, konstaton KPK.<\/p>\n<p>Komisioni konkludon se automjeti tip \u201cMercedes-Benz\u201d 190 D nuk \u00ebsht\u00eb disponuar nga bashk\u00ebshorti i subjektit n\u00eb dat\u00ebn 13 shtator 2005, kur \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb shk\u00ebmbimi, pasi po n\u00eb k\u00ebt\u00eb dat\u00eb, ia ka shitur t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn makin\u00eb shtetasit F.\u00c7.. Sipas KPK, nisur nga ky fakt, mungon burimi i krijimit t\u00eb automjetit q\u00eb G.A. i ka dh\u00ebn\u00eb bashk\u00ebshortit t\u00eb subjektit.<\/p>\n<p><strong>Konflikti i interesit <\/strong><\/p>\n<p>Trupi gjukyes ka hetuar lidhur me ndonj\u00eb konflikt t\u00eb mundsh\u00ebm t\u00eb gjyqtares Temo me personat me t\u00eb cil\u00ebt bashk\u00ebshorti ka kryer transaksionet me automjetet, prej nga ka rezultuar se n\u00eb vitin 2018 ajo ka ka qen\u00eb pjes\u00eb e trup\u00ebs q\u00eb ka gjykuar nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje civile n\u00eb me padit\u00ebs G.A. dhe i paditur UK Pogradec me objekt d\u00ebmshp\u00ebrblim page. Procesi ka p\u00ebrfunduar m\u00eb l\u00ebnien n\u00eb fuqi t\u00eb vendimit n\u00eb favor t\u00eb shtetasit G.A., me t\u00eb cilin bashk\u00ebshorti ka kryer kontrat\u00ebn e k\u00ebmbimit n\u00eb vitin 2005.<\/p>\n<p>Subjekti e ka kund\u00ebrshtuar gjendjen e saj n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb interesit gjat\u00eb gjykimit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes civile t\u00eb G.A.. Ajo ka pretenduar se veprimi juridik i shk\u00ebmbimit t\u00eb mjeteve ka qen\u00eb i p\u00ebrfunduar 13 vjet m\u00eb par\u00eb dhe n\u00eb kushtet kur nuk ka qen\u00eb pjes\u00eb e veprimit juridik nuk mund t\u00eb ket\u00eb q\u00ebn\u00eb n\u00eb dijeni se b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjtin person.<\/p>\n<p>Por, KPK vler\u00ebson se gjyqtarja Temo \u00ebsht\u00eb ndodhur n\u00eb situat\u00ebn e konfliktit t\u00eb interesit, pasi kontrata e shk\u00ebmbimit mes G.A.\u00a0 dhe bashk\u00ebshortit t\u00eb saj, ka qen\u00eb nj\u00eb veprim duksh\u00ebm n\u00eb favor t\u00eb k\u00ebtij t\u00eb fundit.<\/p>\n<p>Nj\u00eb denoncim nga publiku ka zbuluar raste t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritura t\u00eb konflikt t\u00eb interesit n\u00eb gjykimin e disa \u00e7\u00ebshtjeve ku pal\u00eb kan\u00eb qen\u00eb dy persona me t\u00eb cil\u00ebt ka udh\u00ebtuar jasht\u00eb shtetit ajo vet\u00eb, bashk\u00ebshorti dhe djali.<\/p>\n<p>N\u00eb vendim thuhet se Komisioni ka verifikuar n\u00eb sistemin TIMS automjetet me t\u00eb cilat subjekti dhe bashk\u00ebshorti i saj kan\u00eb realizuar hyrje-dalje jasht\u00eb territorit shqiptar, prej nga ka rezultuar se t\u00eb tre an\u00ebtar\u00ebt e familjes Temo kan\u00eb pasur kan\u00eb kryer udh\u00ebtime n\u00eb periudha t\u00eb ndryshme me automjetet n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb A.B. dhe A.M..<\/p>\n<p>Nga p\u00ebrgjigjigjet e administruara nga Gjykata e Rrethit Gjyq\u00ebsor Pogradec dhe ajo e Apelit Kor\u00e7\u00eb ka rezultuar se Temo ka gjykuar 7 \u00e7\u00ebshtje civile t\u00eb shtetasit A.B. dhe 1 \u00e7\u00ebshtje me pal\u00eb A.M. n\u00eb vitin 2009, kur edhe kan\u00eb udh\u00ebtuar familjarisht me makin\u00ebn e k\u00ebtij t\u00eb fundit.<\/p>\n<p>Komisioni nuk i vler\u00ebson bind\u00ebse shpjegimet e subjektit se kan\u00eb udh\u00ebtuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb rast\u00ebsore me dy shtetasit A.B. dhe A.M. dhe se nuk ka pasur dijeni p\u00ebr disa prej udh\u00ebtimeve kur nuk ka qen\u00eb e pranishme.<\/p>\n<p>&#8220;Subjekti nuk ka provuar n\u00ebse t\u00eb dy k\u00ebta shtetas ushtronin aktivitet sh\u00ebrbimi si taksi n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb legjitimoheshin udh\u00ebtimet[&#8230;]&#8221;, shprehet trupi gjykues dhe konkludon se subjekti i rivler\u00ebsimit \u00ebsht\u00eb ndodhur n\u00eb situat\u00ebn e konfliktit t\u00eb interesit n\u00eb gjykimin e \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb k\u00ebtyre shtetasve.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, nga hetimi ka rezultuar se n\u00eb llogarin\u00eb bankare t\u00eb subjektit jan\u00eb kryer depozitime t\u00eb vlerave t\u00eb ndryshme nga n\u00ebpun\u00ebs t\u00eb gjykatave ku ajo ka punuar,\u00a0 n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb vazhduar dhe p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb. Temo ka deklaruar se me k\u00ebta shtetas ka marr\u00ebdh\u00ebnie shoq\u00ebrore pasi kan\u00eb punuar p\u00ebr shum\u00eb vite s\u00eb bashku dhe se i kan\u00eb kryer pagesat n\u00eb llogarin\u00eb e saj kur nuk kishte mund\u00ebsi fizike t&#8217;i kryente vet\u00eb k\u00ebto veprime.<\/p>\n<p>Komisioni, megjith\u00ebse i quan joprofesionale k\u00ebto veprime n\u00eb interes t\u00eb gjyqtares Temo, vler\u00ebson se nuk mund t\u00eb konsiderohen deri n\u00eb at\u00eb mas\u00eb sa t\u00eb p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb shkak p\u00ebr t\u2019u konsideruar si c\u00ebnim i etik\u00ebs s\u00eb figur\u00ebs s\u00eb gjyqtarit.<\/p>\n<p>N\u00eb vendim evidentohen raste konflikti interesi t\u00eb subjektit n\u00eb pjes\u00ebmarrjen e saj n\u00eb gjykime me pal\u00eb &#8220;Albtelecom&#8221; sh.a., duke qen\u00eb vet\u00eb aksionere n\u00eb k\u00ebt\u00eb shoq\u00ebri.<\/p>\n<p>Komisioni v\u00ebren se subjekti i rivler\u00ebsimit dhe bashk\u00ebshorti i saj zot\u00ebrojn\u00eb secili nga 50 aksione me vler\u00eb 50 mij\u00eb lek\u00eb ose 0,000027 % pjes\u00eb t\u00eb kapitalit t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb &#8220;ALbtelecom&#8221; sh.a..<\/p>\n<p>Temo ka deklaruar se kur bashk\u00ebshorti i saj ka punuar n\u00eb &#8220;Albtelecom&#8221; sh.a. ajo kishte dh\u00ebn\u00eb gjitmon\u00eb dor\u00ebheqjen, kur pal\u00eb kishte qen\u00eb edhe kjo shoq\u00ebri. Ajo ka shtuar se administratori i shoq\u00ebris\u00eb u kishte k\u00ebrkuar t\u00eb gjith\u00eb punonj\u00ebsve t\u00eb depozitonin letra me vler\u00eb n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb aksioneve, por se ajo nuk kishte qen\u00eb n\u00eb dijeni.<\/p>\n<p>Nga vendimet e v\u00ebna n\u00eb dispozicion t\u00eb KPK nga Gjykata e Apelit Kor\u00e7\u00eb ka rezultuar se n\u00eb 5 raste Temo ka qen\u00eb an\u00ebtare e trupit gjykues q\u00eb ka gjykuar \u00e7\u00ebshtjet civile, me pal\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb \u201cAlbtelecom\u201d sh.a., t\u00eb cilat kan\u00eb p\u00ebrfunduar n\u00eb favor t\u00eb k\u00ebsaj shoq\u00ebrie dhe nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje pjes\u00ebrisht n\u00eb favor t\u00eb saj. Nd\u00ebrsa n\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje q\u00eb ka p\u00ebrfunduar po n\u00eb favor t\u00eb k\u00ebsaj shoq\u00ebrie ka qen\u00eb kryesuese e trupit gjykues.<\/p>\n<p>Komisioni v\u00ebren se subjekti nuk ka dh\u00ebn\u00eb shpjegime bind\u00ebse n\u00eb lidhje me mosdeklarimin e aksioneve n\u00eb deklaratat periodike vjetore dhe n\u00eb deklarat\u00ebn Vetting, pavar\u00ebsisht vler\u00ebs s\u00eb vog\u00ebl t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>&#8220;[&#8230;]n\u00eb rastin konkret t\u00eb subjektit, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ka interesa t\u00eb drejtp\u00ebrdrejta ose t\u00eb t\u00ebrthorta, duhej t\u00eb kishte deklaruar heqjen dor\u00eb nga gjykimi i \u00e7\u00ebshtjeve[&#8230;]&#8221;, shprehet trupi gjykues dhe vler\u00ebson se subjekti i rivler\u00ebsimit ka b\u00ebr\u00eb deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm n\u00eb lidhje me mosdeklarimin e aksioneve n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb \u201cALBtelecom\u201d sh.a.. , si dhe ka qen\u00eb n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb interesit.<\/p>\n<p>Tjet\u00ebr rast konflikti interesi i konstatuar nga Komisioni \u00ebsht\u00eb edhe gjykimi i nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje me pal\u00eb nd\u00ebrgjyq\u00ebse administratorin e nj\u00eb shoq\u00ebrie kur kishte qen\u00eb i pun\u00ebsuar bashk\u00ebshorti i saj.<\/p>\n<p>Nga analiza financiare e kryer n\u00eb KPK rezulton se gjyqtarja Temo dhe bashk\u00ebshorti i saj nuk kan\u00eb patur burime t\u00eb mjaftueshme financiare p\u00ebr kryerjen e investimeve dhe t\u00eb shpenzimeve t\u00eb deklaruara, pasi p\u00ebr periudh\u00ebn 2003-2016 kan\u00eb rezultuar me balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn 3 milion\u00eb e 216 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, trupi gjykues i KPK i kryesuar nga Firdes Shuli, me relator Olsi Komicin dhe an\u00ebtare Pamela Qirkon, konkludon se Temo ka kryer deklarim t\u00eb pasakt\u00eb dhe t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm t\u00eb pasuris\u00eb; ka kryer deklarim t\u00eb rrem\u00eb dhe veprime fiktive; se ka zhvilluar procese gjyq\u00ebsore n\u00eb situat\u00eb konflikti interesi.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Vendimi i arsyetuar i Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit p\u00ebr gjyqtaren e Apelit Kor\u00e7\u00eb, Etleva Temo, evidenton gjykimin e dhjet\u00ebra \u00e7\u00ebshtjeve n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb interesit me pal\u00eb nd\u00ebrgjyq\u00ebse me t\u00eb cilat kishin pasur marrdh\u00ebnie financiare, nd\u00ebrkoh\u00eb mungesa e burimeve p\u00ebr krijimin e pasurive dhe disa transaksione fiktive n\u00eb shit-blerjen e makinave vulos\u00ebn shkarkimin [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":73708,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,117,362],"tags":[610,305,107,118],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Prokurorja-Etelava-Temo-duke-dal\u00eb-nga-seanca-publike-e-KPK.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtarja Etleva Temo duke dal\u00eb nga seanca publike e KPK | Foto : Edmond Hoxhaj\/BIRN","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73707"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=73707"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73707\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":73709,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73707\/revisions\/73709"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/73708"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=73707"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=73707"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=73707"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}