{"id":73713,"date":"2021-04-01T17:03:12","date_gmt":"2021-04-01T15:03:12","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-cel-hetimin-gjyqesor-per-kastriot-seliten\/2021\/04\/01\/"},"modified":"2023-04-06T21:55:23","modified_gmt":"2023-04-06T19:55:23","slug":"kpa-cel-hetimin-gjyqesor-per-kastriot-seliten","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-cel-hetimin-gjyqesor-per-kastriot-seliten\/2021\/04\/01\/","title":{"rendered":"KPA \u00e7el hetimin gjyq\u00ebsor p\u00ebr Kastriot Selit\u00ebn"},"content":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit vendosi t\u00eb administroj\u00eb provat e reja t\u00eb dor\u00ebzuara nga kreu i Gjykat\u00ebs Administrative t\u00eb Apelit, Kastriot Selita si dhe t\u00eb hetoj\u00eb mbi 12 denoncimet e reja t\u00eb mb\u00ebrritura ndaj tij.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_77119\" aria-describedby=\"caption-attachment-77119\" style=\"width: 533px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/7F8A667E-5A05-4F7E-80EB-90C0EE1B9574.jpeg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-77119\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/7F8A667E-5A05-4F7E-80EB-90C0EE1B9574-533x400.jpeg\" alt=\"\" width=\"533\" height=\"400\" data-id=\"77119\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-77119\" class=\"wp-caption-text\">Kryetari i Gjykat\u00ebs Administrative t\u00eb Apelit, Kastriot Selita n\u00eb KPA. Foto: Vladimir Karaj.<\/figcaption><\/figure>\n<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit vendosi t\u00eb enjten t\u00eb \u00e7el\u00eb hetimin gjyq\u00ebsor p\u00ebr kreun e Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit Administrativ, Kastriot Selita si dhe t\u00eb hetoj\u00eb mbi 12 denoncimet e reja, q\u00eb mb\u00ebrrit\u00ebn ndaj tij pas mbylljes s\u00eb procesit n\u00eb KPK.<\/p>\n<p>Vendimi u mor nga trupa gjyq\u00ebsore e kryesuar nga Albana Shtylla, me relatore Ina Ram\u00ebn dhe an\u00ebtar\u00eb Sokol \u00c7omo, Natasha Mulaj dhe Rezarta Schuetz. N\u00eb pretendimet paraprake, si Selita ashtu edhe komisioneri Florian Ballhysa k\u00ebrkuan ri\u00e7elje t\u00eb hetimit. Gjithashtu, u vendos t\u00eb administrohen si prova dokumentet e dor\u00ebzuara nga Selita.<\/p>\n<p>Kastriot Selita, i cili drejton Gjykat\u00ebn Administrative t\u00eb Apelit prej vitit 2013 u konfirmua n\u00eb detyr\u00eb nga KPK n\u00eb qershor 2019 me votat e Brunilda Bekteshit dhe Lulzim Hamitajt, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb kryesuesi Olsi Komici votoi p\u00ebr shkarkimin.<\/p>\n<p>KPK vendosi gjithashtu ta referoj\u00eb Selit\u00ebn lidhur me vendimin e dh\u00ebn\u00eb prej tij p\u00ebr Bledar Valikajn; e konsideruar me mang\u00ebsi profesionale p\u00ebr shkak se gjyqtari kishte disponuar me urdh\u00ebrimin e KLP-s\u00eb p\u00ebr em\u00ebrimin si prokuror, pa k\u00ebrkes\u00ebn e pal\u00ebs. Ankimi i Komisionerit Publik erdhi pas rekomandimit t\u00eb ONM p\u00ebr rihapjen e hetimeve.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb seanc\u00ebs s\u00eb t\u00eb enjtes, Komisioneri Publik, Florjan Ballhysa parashtroi prap\u00ebsimet lidhur me pretendimet e ngritura nga kreu i Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit Administrativ, Kastriot Selita kund\u00ebr ankimit ndaj vendimit t\u00eb Komisionit p\u00ebr konfirmimin e tij n\u00eb detyr\u00eb.<\/p>\n<p>Ballhysa u shpreh n\u00eb fillim t\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij se edhe pas analizimit t\u00eb provave t\u00eb reja t\u00eb dor\u00ebzuara nga Selita, shkaqet e ngritura n\u00eb ankim mbeten p\u00ebr t\u2019u marr\u00eb n\u00eb shqyrtim nga Kolegji.<\/p>\n<p>Ai u ndal n\u00eb apartamentin 124.9 m2 n\u00eb Tiran\u00eb, me burim t\u00eb pjessh\u00ebm t\u00eb ardhurat e krijuara nga shitja e nj\u00eb sht\u00ebpie banimi 2 kate + papafingo, me sip\u00ebrfaqe 268,2 m2 nga vjehrri i tij.<\/p>\n<p>Duke iu referuar shpjegimeve t\u00eb Selit\u00ebs, Komisioneri tha se subjekti ka deklaruar se p\u00ebr krijimin e sht\u00ebpis\u00eb me 2 kate + papafingo kan\u00eb sh\u00ebrbyer t\u00eb ardhurat e vjehrrit nga shitja e banes\u00ebs n\u00eb Peshkopi n\u00eb shum\u00ebn 2 milion\u00eb lek\u00eb dhe t\u00eb ardhurat nga puna n\u00eb shum\u00ebn 3.6 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Ballhysa k\u00ebrkoi q\u00eb ve\u00e7 vlerave t\u00eb deklaruara nga subjekti, t\u00eb konsiderohen n\u00eb analiz\u00ebn financiare edhe dy shpenzime t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Sipas tij, vlera e deklaruar e investimit \u00ebsht\u00eb 5 milion\u00eb lek\u00eb, por nga hetimi n\u00eb KPK ka rezultuar se \u00ebsht\u00eb kryer edhe nj\u00eb pages\u00eb tjet\u00ebr n\u00eb shum\u00ebn 377 mij\u00eb lek\u00eb. Komisioneri tha se kjo vler\u00eb duhet shtuar n\u00eb shpenzimet e kryera p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri.<\/p>\n<p>Gjithashtu, ai i k\u00ebrkoi Kolegjit q\u00eb n\u00ebse do t\u00eb vendoste t\u00eb kryente analiz\u00eb financiare lidhur me mund\u00ebsit\u00eb e krijimit t\u00eb k\u00ebsaj pasurie, t\u00eb llogaritet edhe shuma 400 mij\u00eb lek\u00eb e shpenzuar p\u00ebr blerjen e nj\u00eb atoveture.<\/p>\n<p>Ai i cil\u00ebsoi si deklarative shpjegimet e dh\u00ebna nga Selita lidhur me mobilimin e sht\u00ebpis\u00eb private, i cili ka pretenduar se familja e vjehrrit ka p\u00ebrdorur moblijet e apartamentit q\u00eb kishte shitur n\u00eb Dib\u00ebr. &#8220;\u00cbsht\u00eb deklarat\u00eb e pabazuar n\u00eb prova t\u00eb tjera dhe t\u00eb merret me rezerva,&#8221; k\u00ebrkoi Ballhysa.<\/p>\n<p>Lidhur me pretendimin e Selit\u00ebs se t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara nga bashk\u00ebshortja nga nj\u00eb kontrat\u00eb konsulence me nj\u00eb fondacion n\u00eb vitin 2004 ishin t\u00eb ligjshme, Ballhysa tha se provat e dor\u00ebzuara nga subjekti nuk mund ta v\u00ebrtetojn\u00eb k\u00ebt\u00eb deklarim t\u00eb subjektit.<\/p>\n<p>Sipas Ballhys\u00ebs, nj\u00eb pages\u00eb e kryer p\u00ebr tatimin n\u00eb burim nga ana e fondacionit ishte m\u00eb e ul\u00ebt nga sa duhej t\u00eb paguante bashk\u00ebshortja e Selit\u00ebs dhe se nuk korrespodonte me vler\u00ebn e detyrimeve tatimore q\u00eb ajo duhej t\u00eb kishte shlyer. &#8220;Duket se subjekti nuk provon pages\u00ebn e detyrimeve p\u00ebr t\u00eb ardhurat e bashk\u00ebshortes nga kjo kontrat\u00eb,&#8221; shtoi Ballhysa.<\/p>\n<p>P\u00ebr blerjen e apartamentit 29.86 m2 dhe garazh 12.5 m2 n\u00eb Tiran\u00eb, subjekti ka deklaruar s\u00ebrish t\u00eb ardhurat e bashk\u00ebshortes, t\u00eb p\u00ebrfituara nga shitja e nj\u00eb apartamenti q\u00eb ishte bler\u00eb me t\u00eb ardhurat e shitjes s\u00eb sht\u00ebpie n\u00eb Linz\u00eb. Si burim krijimi t\u00eb k\u00ebsaj t\u00eb fundit, jan\u00eb deklaruar nj\u00eb kredi n\u00eb shum\u00ebn 23 mij\u00eb euro dhe 9 mij\u00eb euro kursime familjare.<\/p>\n<p>Ballhysa solli n\u00eb v\u00ebmendje se nga verifikimi i dokumentacionit bankar rezultonte q\u00eb kredia t\u00eb ishte p\u00ebrdorur p\u00ebr shlyerjen e nj\u00eb huaje shtetasit F.Sh..<\/p>\n<p>Sipas Komisionerit, deklarimet e Selit\u00ebs se F.Sh. i ka kthyer fondet t\u00eb pap\u00ebrdorura dhe se m\u00eb pas \u00ebsht\u00eb vepruar n\u00ebp\u00ebrmjet bank\u00ebs, nuk jan\u00eb bind\u00ebse. &#8220;Duket se kredia ka sh\u00ebrbyer p\u00ebr shlyerjen e huas\u00eb s\u00eb F.Sh dhe jo p\u00ebr apartamentin,&#8221; pohoi Ballhysa.<\/p>\n<p>Gjithashtu, Ballhysa theksoi se nuk ishin paguar detyrimet p\u00ebrkat\u00ebse p\u00ebr t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara nga shitja e apartamentit 102 m2 n\u00eb Selit\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioneri solli n\u00eb v\u00ebmendje se bashk\u00ebshortja kishte deklaruar se zot\u00ebronte si pjes\u00eb takuese 25% t\u00eb banes\u00ebs s\u00eb shitur q\u00eb ka sh\u00ebrbyer si burim p\u00ebr krijimin e apartamentit 29.86 m2, por nga hetimi kishte rezultuar se ajo kishte p\u00ebrfituar 55% nga shitja.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, Ballhysa k\u00ebrkoi t\u00eb pranoheshin provat q\u00eb v\u00ebrtetonin t\u00eb ardhurat n\u00eb shum\u00ebn 9 mij\u00eb euro t\u00eb deklaruar si nj\u00eb nga burimet e krijimit t\u00eb k\u00ebsaj pasurie.<\/p>\n<p>Edhe pse subjekti ka deklaruar se shitja e apartamentit n\u00eb Selit\u00eb \u00ebsht\u00eb kryer realisht n\u00eb vitin 2007, p\u00ebrpara martes\u00ebs, Ballhysa vler\u00ebson se p\u00ebrfitimi i vler\u00ebs 18 mij\u00eb euro nga bashk\u00ebshortja e subjektit nuk mund t\u00eb konsiderohet e ligjshme.<\/p>\n<p>P\u00ebr apartamentin Duplex me sip\u00ebrfaqe totale 205.33 m2 dhe truall me sip\u00ebrfaqe 521, 8 m2 n\u00eb Lal\u00ebz t\u00eb Durr\u00ebsit, Komisioneri evidentoi mosp\u00ebrputhje n\u00eb deklarimet e nj\u00eb prej burimeve t\u00eb krijimit. Sipas Ballhy\u00ebs, Selita ka deklaruar si nj\u00eb prej burimeve shum\u00ebn 30 mij\u00eb euro t\u00eb kursyer nga bashk\u00ebshortja para martese dhe jo t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara nga shitja e pronave t\u00eb zot\u00ebruara nga trungu i saj familjar.<\/p>\n<p>Komisioneri publik e cil\u00ebsoi t\u00eb paprovuar edhe mund\u00ebsin\u00eb e v\u00ebllait t\u00eb subjektit p\u00ebr t\u2019i dhuruar nj\u00eb autovetur\u00eb me vler\u00eb 4000 euro. Pretendimi i Selit\u00ebs se v\u00ebllai ishte pajisur me leje q\u00ebndrimi n\u00eb Itali vet\u00ebm n\u00eb vitin 2009 dhe se kjo kishte qen\u00eb arsyeja q\u00eb kontributet kishin nisur t\u00eb paguheshin nga ajo periudh\u00eb, nuk u konsideruan t\u00eb mjaftueshme nga Ballhysa.<\/p>\n<p>Komisioneri u ndal n\u00eb vijim n\u00eb shkaqet p\u00ebr kriterin e profesionalizmit. Ai tha se nj\u00eb prov\u00eb e dor\u00ebzuar nga Selita lidhur me nj\u00eb shkak p\u00ebr konflikt t\u00eb mundsh\u00ebm interesi n\u00eb gjykimin e nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje me dy kompani, nuk kishte lidhje me gjykimin n\u00eb fjal\u00eb.<\/p>\n<p>Ballhysa solli n\u00eb v\u00ebmendje jurispudenc\u00ebn e GJEDNJ lidhur me trajtimin e munges\u00ebs s\u00eb pan\u00ebsis\u00eb n\u00eb gjykim dhe objektivitetit.<\/p>\n<p>&#8220;Subjekti, duke qen\u00eb relator n\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje ku ai dhe bashk\u00ebshortja kan\u00eb pasur marr\u00ebdh\u00ebnie me pal\u00ebt, duket se ka konflikt interesi dhe mungon panashm\u00ebria,&#8221; tha nd\u00ebr t\u00eb tjera Komisioneri dhe n\u00ebnvizoi se Selita nuk ka paraqitur gjithmon\u00eb dor\u00ebheqjen dhe ndonj\u00ebher\u00eb ka qen\u00eb i vonuar.<\/p>\n<p>Ballhysa k\u00ebrkoi q\u00eb Kolegji t\u00eb verifikonte 12 denoncimet e kryera nga publiku duke cil\u00ebsuar t\u00eb pabazuara parashtrimet e paraqitura nga Selita gjat\u00eb seanc\u00ebs parardh\u00ebse. Gjithashtu, Komisioneri k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshihej n\u00eb vler\u00ebsim edhe \u00e7\u00ebshtja t\u00eb cil\u00ebn KPK e ka transferuar p\u00ebr vler\u00ebsim pran\u00eb Inspektorit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb, ILD.<\/p>\n<p>Gjyqtari Selita tha se lidhur me pretendimet e Komisionerit do t\u00eb mbante q\u00ebndrim n\u00eb nj\u00eb seanc\u00eb t\u00eb ardhshme. &#8220;Ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me disa intepretime p\u00ebr t\u00eb qart\u00ebsuar pretendimet e ngritura nga Komisoneri, q\u00eb i kund\u00ebrshton gjith\u00eb pretendimet e mia, q\u00eb jan\u00eb me referenca ligjore t\u00eb pastra q\u00eb \u00e7do jurist do kishte nj\u00eb lloj konsidrate,&#8221; tha Selita dhe dor\u00ebzoi kopje formale t\u00eb disa provave q\u00eb kishte dor\u00ebzuar gjat\u00eb seanc\u00ebs s\u00eb 17 marsit.<\/p>\n<p>Pasi u t\u00ebrhoq, trupi gjykues vendosi t\u00eb deklaroj\u00eb t\u00eb hapur hetimin gjyq\u00ebsor, t\u00eb hetoj\u00eb dhe verifikoj\u00eb denoncimet e paraqitura si dhe t\u00eb lejoj\u00eb marrjen e provave t\u00eb paraqitura nga subjekti i rivler\u00ebsimit.<\/p>\n<p>Seanca e radh\u00ebs u vendos t\u00eb zhvillohet m\u00eb 28 prill, ora 10:00.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit vendosi t\u00eb administroj\u00eb provat e reja t\u00eb dor\u00ebzuara nga kreu i Gjykat\u00ebs Administrative t\u00eb Apelit, Kastriot Selita si dhe t\u00eb hetoj\u00eb mbi 12 denoncimet e reja t\u00eb mb\u00ebrritura ndaj tij.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":73714,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[415,114,2,362],"tags":[145,103,112],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/7F8A667E-5A05-4F7E-80EB-90C0EE1B9574.jpeg","fifu_image_alt":"Kryetari i Gjykat\u00ebs Administrative t\u00eb Apelit, Kastriot Selita n\u00eb KPA. Foto: Vladimir Karaj.","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73713"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=73713"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73713\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":73715,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73713\/revisions\/73715"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/73714"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=73713"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=73713"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=73713"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}