{"id":73728,"date":"2021-03-31T15:38:02","date_gmt":"2021-03-31T13:38:02","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjyqtarja-alma-hicka-rikthehet-ne-kpk-me-te-njejtat-probleme-te-pasurise\/2021\/03\/31\/"},"modified":"2023-04-06T21:56:14","modified_gmt":"2023-04-06T19:56:14","slug":"gjyqtarja-alma-hicka-rikthehet-ne-kpk-me-te-njejtat-probleme-te-pasurise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjyqtarja-alma-hicka-rikthehet-ne-kpk-me-te-njejtat-probleme-te-pasurise\/2021\/03\/31\/","title":{"rendered":"Gjyqtarja Alma Hicka rikthehet n\u00eb KPK me t\u00eb nj\u00ebjtat probleme t\u00eb pasuris\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit relatoi p\u00ebr s\u00eb dyti munges\u00ebn e dokumentimit t\u00eb t\u00eb ardhurave t\u00eb prind\u00ebrve si dhe dyshimet p\u00ebr nj\u00eb rast t\u00eb konfliktit t\u00eb interesit, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb kandidatja p\u00ebr Gjykat\u00ebn e Lart\u00eb, Alma Hicka k\u00ebrkoi konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_77632\" aria-describedby=\"caption-attachment-77632\" style=\"width: 533px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Alma-Hicka-KPK.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-77632\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Alma-Hicka-KPK-533x400.jpg\" alt=\"\" width=\"533\" height=\"400\" data-id=\"77632\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-77632\" class=\"wp-caption-text\">Gjyqtarja Alma Hicka pas seanc\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb d\u00ebgjimore n\u00eb KPK. Foto: Edmond Hoxhaj.<\/figcaption><\/figure>\n<p>N\u00eb seanc\u00ebn e dyt\u00eb d\u00ebgjimore t\u00eb zhvilluar t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn n\u00eb Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit me kandiaten p\u00ebr Gjykat\u00ebn e Lart\u00eb, Alma Hicka, u relatuan s\u00ebrish mungesa t\u00eb burimeve t\u00eb ligjshme p\u00ebr krijimin e pasurive, si dhe nj\u00eb rast konflikti interesi gjat\u00eb koh\u00ebs q\u00eb ajo ushtronte detyr\u00ebn e Avokates s\u00eb Shtetit.<\/p>\n<p>Kryesuesja e trupit gjykues, Etleda \u00c7iftja tha n\u00eb fillim t\u00eb seanc\u00ebs se Komisioni ka vler\u00ebsuar t\u2019i jap\u00eb shpjegime shtes\u00eb subjektit, p\u00ebr t\u00eb shmangur \u00e7do situat\u00eb t\u00eb pafavorshme apo disavantazh t\u00eb saj n\u00eb sigurimin e dokumenteve.<\/p>\n<p>N\u00eb seanc\u00ebn e par\u00eb d\u00ebgjimore t\u00eb zhvilluar m\u00eb 10 mars, Hicka u p\u00ebprball me probleme p\u00ebr pasurin\u00eb dhe dyshime p\u00ebr konflikt inetresi. Komisioni b\u00ebri me dije se analiza financiare e nxirrte gjyqtaren Hicka me nj\u00eb bilanc negativ prej 10.7 milion\u00eb lek\u00ebsh, nd\u00ebrsa ishin gjetur nj\u00eb s\u00ebr\u00eb mosp\u00ebrputhjesh mes deklarimeve vjetore dhe deklarimeve p\u00ebr vetingun.<\/p>\n<p>Komisioni i ka kaluar Hick\u00ebs barr\u00eb prove p\u00ebr burimin e pasuris\u00eb s\u00eb prind\u00ebrve t\u00eb saj, t\u00eb cil\u00ebt i kishin dh\u00ebn\u00eb tre hua, pasurit\u00eb e bashk\u00ebshortit si dhe p\u00ebr dyshimet p\u00ebr konflikt interesi t\u00eb ngritura nga ILDKPKI.<\/p>\n<p>N\u00eb seanc\u00ebn e s\u00eb m\u00ebrkur\u00ebs, relatorja Xhensila Pine u ndal n\u00eb verifikimet shtes\u00eb t\u00eb kryera nga KPK p\u00ebr t\u00eb ardhurat e prind\u00ebrve t\u00eb gjyqtares Alma Hicka, huadh\u00ebniet e t\u00eb cil\u00ebve kishin sh\u00ebrbyer si burim p\u00ebr pasurit\u00eb e subjektit.<\/p>\n<p>Huaja e par\u00eb prej 250 mij\u00eb lek\u00eb \u00ebsht\u00eb marr\u00eb n\u00eb vitin 2003 p\u00ebr blerjen e nj\u00eb makine; e dyta n\u00eb shum\u00ebn 13 mij\u00eb euro po p\u00ebr blerjen e nj\u00eb makine n\u00eb vler\u00ebn 23.900 euro n\u00eb vitin 2010 si dhe huaja e tret\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 4.2 milion\u00eb lek\u00eb n\u00eb vitin 2015 p\u00ebr t\u00eb financuar k\u00ebstet e nj\u00eb apartamenti 90 mij\u00eb euro t\u00eb bler\u00eb nga subjekti n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioni konstaton se nga verifikimet e reja, nuk jan\u00eb siguruar dokumente provuese apo t\u00eb dh\u00ebna p\u00ebr t\u00eb ardhurat nga vet\u00ebpun\u00ebsimi i n\u00ebn\u00ebs s\u00eb subjektit, nd\u00ebrsa babai ka rezultuar se ka qen\u00eb i pun\u00ebsuar n\u00eb vitet 2013 dhe 2016<\/p>\n<p>Relatorja Pine evidentoi nj\u00eb s\u00ebr\u00eb transaksionesh t\u00eb kryera nga prind\u00ebrit e subjektit lidhur me investimin e likujditeteve t\u00eb tyre n\u00eb bono thesari.<\/p>\n<p>Nga hetimi ka rezultuar se prind\u00ebrit kan\u00eb disponuar likujditete n\u00eb shum\u00ebn 5.7 milion\u00eb lek\u00eb deri n\u00eb vitin 2010 dhe se n\u00eb 2014-\u00ebn, kishin investuar n\u00eb bono thesari n\u00eb vler\u00ebn 6.5 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Por Komisioni thekson se Hicka nuk ka provuar dot gjendjen e pamund\u00ebsis\u00eb s\u00eb saj p\u00ebr t\u00eb siguruar dokumentacion justifikues ligjor lidhur me t\u00eb ardhurat e pretenduara si t\u00eb p\u00ebrfituara nga n\u00ebna si tregtare ambulante.<\/p>\n<p>Sipas relatimit, nga analiza financiare p\u00ebr periudh\u00ebn 2004-2010 rezulton se prind\u00ebrit e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit nuk justifikojn\u00eb me burime t\u00eb ligjshme krijimin e likujditeteve dhe huan\u00eb e dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr blerjen e makin\u00ebs.<\/p>\n<p>I nj\u00ebjti rezultat \u00ebsht\u00eb gjetur edhe p\u00ebr dh\u00ebnien e huas\u00eb p\u00ebr blerjen e apartamentit n\u00eb vitin 2015. \u201cP\u00ebr dh\u00ebnien e huas\u00eb n\u00eb vler\u00ebn 5 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr blerjen e apartamentit n\u00eb Tiran\u00eb, duket se prind\u00ebrit e subjektit nuk justifikojn\u00eb dh\u00ebnien e k\u00ebsaj shume, investimet n\u00eb bono thesari, krijimin e likujditeteve dhe shpenzimet e jetes\u00ebs\u201d, vijoi relatorja Pine.<\/p>\n<p>Gjyqtarja Hicka i kund\u00ebrshtoi rezultatet e hetimit t\u00eb KPK p\u00ebr t\u00eb ardhurat e prind\u00ebrve. Ajo tha se kishte sjell\u00eb prova t\u00eb reja nga sigurimet shoq\u00ebrore p\u00ebr t\u00eb ardhurat e t\u00eb atit n\u00eb vitet 2004 dhe 2005, kur pagat nuk depozitoheshin n\u00eb bank\u00eb. Hicka pretendoi se i ati trajtohej nga nd\u00ebrmarrja ku kishte punuar ato vite me dieta p\u00ebr ushqimin n\u00eb shum\u00ebn 10 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb muaj dhe me shp\u00ebrblime t\u00eb vazhdueshme.<\/p>\n<p>\u201cPor nuk ishin reflektuar nga Komisioni,\u201d pretendoi ajo.<\/p>\n<p>Lidhur me t\u00eb ardhurat e n\u00ebn\u00ebs, ajo argumentoi se kishte paguar vet\u00ebm taksa vendore p\u00ebr vendin n\u00eb tregun q\u00eb shiste, q\u00eb zot\u00ebrohej nga bashkia.<\/p>\n<p>\u201cN\u00ebse nuk do t\u00eb kishte paguar taksat, bashkia nuk do ta lejonte, pasi tregu \u00ebsht\u00eb i bashkis\u00eb. Edhe sot subjektet q\u00eb tregtojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb ambulante nuk jan\u00eb t\u00eb regjistruara n\u00eb DRT Fier, edhe pse jan\u00eb regjistruar n\u00eb Bashkin\u00eb Lushnj\u00eb,\u201d deklaroi Hicka dhe vijoi se kishte dor\u00ebzuar dokumente p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetuar k\u00ebt\u00eb fakt.<\/p>\n<p>Sipas subjektit, bashkia nuk dispononte regjistra p\u00ebr periudh\u00ebn kur n\u00ebna e saj kishte ushtruar aktivitetin si tregtare ambulante. Ajo tha se regjistrimi n\u00eb tatime kryhej me q\u00ebllim pagimin e sigurimeve dhe theksoi se n\u00ebna nuk kishte paguar sigurime dhe prandaj nuk kishte pension.<\/p>\n<p>Hicka deklaroi se k\u00ebto dokumente nuk ruheshin n\u00eb arkiv\u00eb, por nga vet\u00eb institucionet q\u00eb i kishin krijuar. \u201cKam b\u00ebr\u00eb gjith\u00eb p\u00ebrpjekjet e mundshme, por ka qen\u00eb e pamundur t\u00eb gjendet dokumentet p\u00ebr pagimin e taksave,\u201d tha Hicka.<\/p>\n<p>Ajo i k\u00ebrkoi KPK-s\u00eb q\u00eb t\u2019i llogaris\u00eb t\u00eb ardhurat bruto dhe t\u00eb konkludoj\u00eb se prind\u00ebrit kan\u00eb patur mund\u00ebsi p\u00ebr dh\u00ebnien e huave, pa i konsideruar shpenzimet.<\/p>\n<p>\u201cPasi \u00ebsht\u00eb e pamundur t\u00eb identifikohet se nga cilat t\u00eb ardhura jan\u00eb kryer shpenzimet,\u201d vijoi subjekti. Sipas Hick\u00ebs, prind\u00ebrit i kan\u00eb krijuar likujditetet p\u00ebrpara se ajo t\u00eb fillonte detyr\u00ebn.<\/p>\n<p>Pine parashtroi rezultatet e hetimit edhe p\u00ebr nj\u00eb rast t\u00eb mundsh\u00ebm konflikti interesi gjat\u00eb periudh\u00ebs kur Hicka mbante detyr\u00ebn e Avokates s\u00eb Shtetit.<\/p>\n<p>Ajo shpjegoi se subjekti kishte qen\u00eb pjes\u00eb e grupit nd\u00ebrinstitucional t\u00eb pun\u00ebs n\u00eb nj\u00eb proces ku bashk\u00ebshorti ka qen\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues i nj\u00ebr\u00ebs pale n\u00eb proces. Pine solli n\u00eb v\u00ebmendje se nuk kishte qen\u00eb e specifikuar q\u00eb n\u00eb grupin nd\u00ebrinstitucional t\u00eb pun\u00ebs duhej me patjet\u00ebr t\u00eb merrte pjes\u00eb titullari i \u00e7do institucioni, por se mund t\u00eb ishte caktuar edhe nj\u00eb n\u00ebpun\u00ebs q\u00eb zot\u00ebronte aft\u00ebsit\u00eb profesionale p\u00ebr t\u00eb trajtuar procedur\u00ebn n\u00eb fjal\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cSubjekti i rivler\u00ebsimit nuk e ka deklaruar gjendjen e konfliktit t\u00eb interesit dhe nuk ka njoftuar institucionin epror, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast Ministrin\u00eb e Drejt\u00ebsis\u00eb\u201d, tha Pine.<\/p>\n<p>Hicka pretendoi se puna e saj si Avokate e Shtetit ishte jasht\u00eb juridiksionit t\u00eb KPK. Ajo shtoi se procesi n\u00eb fjal\u00eb nuk kishte qen\u00eb vendimarr\u00ebs dhe se nuk kishte lidhur ndonj\u00eb kontrat\u00eb q\u00eb t\u00eb gjendej n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb interesit.<\/p>\n<p>Sipas subjektit, roli i saj kishte qen\u00eb k\u00ebshillimor dhe se vendimarrja ishte e K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave dhe e Kuvendit. Hicka pohoi se shteti kishte pajtuar edhe avokat\u00eb privat\u00eb n\u00eb rolin k\u00ebshillimor dhe se detyra e saj ishte t\u00eb trajtonte q\u00ebndrimin e tyre.<\/p>\n<p>Edhe pse Komisioni nuk e b\u00ebri me dije n\u00eb seanc\u00eb kompanin\u00eb q\u00eb kishte qen\u00eb pal\u00eb n\u00eb proces, Hicka b\u00ebri me dije se b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr CEZ a.s. dhe mohoi q\u00eb bashk\u00ebshorti t\u00eb kishte qen\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues i k\u00ebsaj shoq\u00ebrie. \u201cAi ka qen\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues i CEZ Shp\u00ebrndarje q\u00eb sot \u00ebsht\u00eb OSHEE,\u201d shpjegoi Hicka dhe pretendoi se bashk\u00ebshorti nuk kishte asnj\u00eb lidhje me kthimin kuotave t\u00eb CEZ a.s..<\/p>\n<p>\u201cK\u00ebshtu q\u00eb nuk ka konflikt interesi. Avokatura e Shtetit nuk ishte pale, por vet\u00ebm k\u00ebshilluese\u201d, ritheksoi Hicka dhe k\u00ebrkoi konfirmimin e saj n\u00eb detyr\u00eb.<\/p>\n<p>KPK njoftoi se vendimi do t\u00eb shpallet me dat\u00eb 2 prill, ora 09:30.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit relatoi p\u00ebr s\u00eb dyti munges\u00ebn e dokumentimit t\u00eb t\u00eb ardhurave t\u00eb prind\u00ebrve si dhe dyshimet p\u00ebr nj\u00eb rast t\u00eb konfliktit t\u00eb interesit, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb kandidatja p\u00ebr Gjykat\u00ebn e Lart\u00eb, Alma Hicka k\u00ebrkoi konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":73729,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[415,117,2,362],"tags":[111,103,118],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Alma-Hicka-KPK.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtarja Alma Hicka pas seanc\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb d\u00ebgjimore n\u00eb KPK. Foto: Edmond Hoxhaj.  ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73728"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=73728"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73728\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":73730,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73728\/revisions\/73730"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/73729"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=73728"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=73728"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=73728"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}