{"id":73734,"date":"2021-03-31T09:55:09","date_gmt":"2021-03-31T07:55:09","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-prokurori-shkelzen-cena-cenoi-besimin-e-publikut-tek-drejtesia\/2021\/03\/31\/"},"modified":"2023-04-06T21:56:26","modified_gmt":"2023-04-06T19:56:26","slug":"kpa-prokurori-shkelzen-cena-cenoi-besimin-e-publikut-tek-drejtesia","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-prokurori-shkelzen-cena-cenoi-besimin-e-publikut-tek-drejtesia\/2021\/03\/31\/","title":{"rendered":"KPA: Prokurori Shk\u00eblzen Cena c\u00ebnoi besimin e publikut tek drejt\u00ebsia"},"content":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit i vler\u00ebson t\u00eb drejta pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb shkaqeve t\u00eb ngritura nga Komisioni p\u00ebr shkarkimin e prokurorit t\u00eb Dibr\u00ebs Shk\u00eblzen Cena, duke konkluduar munges\u00eb burimesh p\u00ebr krijimin e pasurive, si dhe veprime e mosveprime q\u00eb c\u00ebnojn\u00eb besimin e publikut tek drejt\u00ebsia.\u00a0<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_63000\" aria-describedby=\"caption-attachment-63000\" style=\"width: 600px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/IMG-5295_Moment.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-63000\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/IMG-5295_Moment-600x338.jpg\" alt=\"\" width=\"600\" height=\"338\" data-id=\"63000\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-63000\" class=\"wp-caption-text\">Prokurori i Dibr\u00ebs Shk\u00eblzen Cena, pas vendimit t\u00eb KPK. Foto:BIRN<\/figcaption><\/figure>\n<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA i ka l\u00ebn\u00eb n\u00eb fuqi pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb shkaqeve dhe konkluzionin p\u00ebrfundimtar t\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK p\u00ebr shkarkimin nga detyra t\u00eb ish-prokurorit t\u00eb Dibr\u00ebs Shk\u00eblzen Cena, edhe pse i ka dh\u00ebn\u00eb t\u00eb drejt\u00eb k\u00ebtij t\u00eb fundit p\u00ebr disa prej pretendimeve t\u00eb ankimit.<\/p>\n<p>Trupi gjykues i Kolegjit i kryesuar nga Natasha Mulaj, me relator Ardian Hajdarin dhe an\u00ebtar\u00eb Albana Shtyll\u00ebn, Ina Ram\u00ebn dhe Sokol \u00c7omon, konkludon se prokurori Cena rezulton me balanca negative n\u00eb disa vite p\u00ebr krijimin e pasurive dhe se me veprimet e tij ka c\u00ebnuar besimin e publikut tek drejt\u00ebsia. K\u00ebt\u00eb konkluzion Kolegji e mb\u00ebshtet n\u00eb mosdeklarimin e nj\u00eb aktmarrveshje p\u00ebr premtim shitje t\u00eb nj\u00eb apartamenti dhe kryerjen e nj\u00eb pagese n\u00eb funksion t\u00eb saj, si dhe n\u00eb hetimet q\u00eb Cena ka kryer p\u00ebr disa procedime penale.<\/p>\n<p>Shk\u00eblzen\u00a0Cena\u00a0e ka filluar karrier\u00ebn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 2000, si prokuror n\u00eb Prokurorin\u00eb e Kuk\u00ebsit. Ai \u00ebsht\u00eb transferuar nga Kuk\u00ebsi n\u00eb Kurbin n\u00eb vitin 2012, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb prej vitit 2016 e ushtronte funksionin n\u00eb Prokurorin\u00eb e Rrethit Gjyq\u00ebsor Dib\u00ebr. Rivler\u00ebsimi i tij u krye me prioritet p\u00ebr shkak t\u00eb kandidimit p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb pjes\u00eb e Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar, SPAK.<\/p>\n<p><strong>Mungesat financiare<\/strong><\/p>\n<p>Kolegji, ashtu si dhe Komisioni, arrin n\u00eb p\u00ebrfundimin se prokurori Cena nuk ka pasur mund\u00ebsi financiare p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti banimi me sip\u00ebrfaqe 55,25 m2 n\u00eb Kuk\u00ebs n\u00eb vitin 1999 kundrejt \u00e7mimit 600 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Po ashtu, nga analiza financiare e kryer n\u00eb KPA ka rezultuar se subjekti ka pasur balanca negative t\u00eb p\u00ebraf\u00ebrta me ato t\u00eb konstatuara prej KPK n\u00eb vitet 2006, 2011, 2013, 2014 dhe 2015. Cena ka pretenduar n\u00eb ankim se konkluzioni i KPK p\u00ebr pamjaftueshm\u00ebri t\u00eb mbulimit t\u00eb pasuris\u00eb n\u00eb k\u00ebto vite n\u00eb vler\u00ebn totale 3 milion\u00eb e 880 mij\u00eb lek\u00eb \u00ebsht\u00eb i pabazuar dhe i pasakt\u00eb, pasi \u00ebsht\u00eb kryer mbi baza statistikore dhe jo dokumentare.<\/p>\n<p>Por Kolegji rendit rezultatet e analiz\u00ebs financiare p\u00ebr k\u00ebto vite, kur jan\u00eb konstatuar balanca negative n\u00eb total n\u00eb shum\u00ebn 3 milion\u00eb e 748 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas KPA, familja e subjektit nuk mund t\u00eb p\u00ebrballonte n\u00eb vitin 2006 blerjen e nj\u00eb automjeti n\u00eb shum\u00ebn 400 mij\u00eb lek\u00eb, pages\u00ebn e vler\u00ebs 28 mij\u00eb euro t\u00eb p\u00ebrcaktuar n\u00eb marr\u00ebveshjen p\u00ebr premtim shitje t\u00eb apartamentit n\u00eb Tiran\u00eb, si dhe krijimin e kursimeve cah n\u00eb shum\u00ebn 1 milion lek\u00eb. Nga analiza e kryer n\u00eb Kolegj, Cena ka rezultuar me balanc\u00eb negative n\u00eb vler\u00ebn 2 milion\u00eb 566 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb vitin 2006.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb viteve 2011 dhe 2013 ka rezultuar n\u00eb pamund\u00ebsi p\u00ebr kryerjen e shpenzimeve dhe pages\u00ebn e k\u00ebsteve t\u00eb nj\u00eb kredie, p\u00ebrkat\u00ebsisht n\u00eb shumat 39 mij\u00eb lek\u00eb dhe 100 mij\u00eb lek\u00eb. N\u00eb 2014-\u00ebn \u00ebst\u00eb konstatuar balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn 909 mij\u00eb lek\u00eb \u00a0p\u00ebr p\u00ebrballimet e shpenzimeve jetike, blerjen e nj\u00eb automjeti dhe pages\u00ebn e k\u00ebsteve t\u00eb kredis\u00eb. Gjithashtu, ka rezultuar balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn 132 mij\u00eb lek\u00eb edhe n\u00eb vitin 2015.<\/p>\n<p>Kolegji konkludon se prokurori Shk\u00eblzen Cena ka kryer deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr pasurin\u00eb duke e konsideruar shkarkues k\u00ebt\u00eb shkak.<\/p>\n<p><strong>C\u00ebnimi i besimit tek drejt\u00ebsia<\/strong><\/p>\n<p>Trupi gjykues rendit n\u00eb vendimin e arsyetuar edhe shkaqet n\u00eb t\u00eb cilat ka bazuar konkluzionin se prokurori Cena ka c\u00ebnimin e besimit t\u00eb publikut tek drejt\u00ebsia.<\/p>\n<p>Kolegji konstaton se subjekti nuk ka deklaruar nj\u00eb aktmarr\u00ebveshjeje t\u00eb vitit 2006 p\u00ebr premtim shitje t\u00eb n\u00ebnshkruar me shtetasin D.B. p\u00ebr nj\u00eb apartament 1+1 n\u00eb Tiran\u00eb, si dhe pages\u00ebn pages\u00ebn e kryer n\u00eb shum\u00ebn 28 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Cena pretendon se kjo marr\u00ebveshje nuk ka prodhuar asnj\u00eb efekt juridik dhe \u00ebsht\u00eb revokuar n\u00eb heshtje nga t\u00eb dyja pal\u00ebt. Ai ka deklaruar se kishte r\u00ebn\u00eb dakord me D.B. q\u00eb, n\u00ebse do t\u00eb arrinte t\u00eb merrte kredin\u00eb n\u00eb vler\u00ebn 28 mij\u00eb euro, at\u00ebher\u00eb do t\u00eb paguante shum\u00ebn e p\u00ebrcaktuar n\u00eb aktmarr\u00ebveshje dhe do t\u00eb p\u00ebrfitonte apartamentin n\u00eb Tiran\u00eb t\u00eb porositur nga D.B. Sipas Cen\u00ebs, D.B. ia kishte paguar k\u00ebt\u00eb shum\u00eb shoq\u00ebris\u00eb nd\u00ebrtuese n\u00eb dit\u00ebn e hartimit t\u00eb kontrat\u00ebs s\u00eb sip\u00ebrmarrjes.<\/p>\n<p>Ai ka shpjeguar se D.B. e ka revokuar kontrat\u00ebn e sip\u00ebrmarrjes me shoq\u00ebrin\u00eb nd\u00ebrtuese n\u00eb vitin 2007 dhe ka porositur nj\u00eb apartament m\u00eb t\u00eb madh. Sipas Cen\u00ebs, D.B. e ka bler\u00eb apartamentin e porositur n\u00eb vitin 2007 dhe ka shtuar se aty ai jeton me qira edhe sot.<\/p>\n<p>Cena pretendon se revokimi i kontrat\u00ebs s\u00eb sip\u00ebrmarrjes s\u00eb vitit 2006 nga ana e D.B. dhe lidhja e nj\u00eb kontrate tjet\u00ebr porosie me shoq\u00ebrin\u00eb nd\u00ebrtuese p\u00ebr nj\u00eb tjet\u00ebr apartament, ka sjell\u00eb si pasoj\u00eb edhe revokimin e aktmarr\u00ebvshjes s\u00eb n\u00ebnshkruar mes tyre.<\/p>\n<p>Kolegji konstaton se n\u00eb kontrat\u00ebn e aktmarr\u00ebveshjes \u00ebsht\u00eb e shprehur se subjekti i ka shlyer shtetasit D.B. shum\u00ebn 28 mij\u00eb euro dhe i vler\u00ebson jo bind\u00ebse shpjegimet e tij. Deklarimet e prokurorit Cena dhe t\u00eb D.B. se nuk ishte paguar shuma 28 mij\u00eb euro dhe se ky sh\u00ebnim n\u00eb aktmarr\u00ebveshje ishte nj\u00eb lapsus i noterit, \u00ebsht\u00eb kund\u00ebrshtuar nga ky i fundit.<\/p>\n<p>Noteri ka deklaruar se pal\u00ebt kan\u00eb qen\u00eb dakord me at\u00eb \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb sh\u00ebnuar n\u00eb aktmarr\u00ebveshje lidhur me shlyerjen e shum\u00ebs 28 mij\u00eb euro.\u00a0 \u201cKolegji konstaton se d\u00ebshmia e z. D. B bie ndesh me d\u00ebshmin\u00eb e noterit, i cili pohon se akti ishte i v\u00ebrtet\u00eb, duke sjell\u00eb n\u00eb v\u00ebmendje se t\u00eb tre t\u00eb pranishmit ishin jurist\u00eb q\u00eb kuptojn\u00eb r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e nj\u00eb akti noterial dhe efekteve juridike t\u00eb tij dhe, p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, se akti u ishte lexuar me z\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb pranishm\u00ebve n\u00ebnshkrues\u201d, citohet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>\u201cFakti i citimit t\u00eb shum\u00ebs prej 28.000 eurosh, e cila p\u00ebrkon me shum\u00ebn q\u00eb z. D. B kishte dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr apartamentin e tij, p\u00ebrjashton mund\u00ebsin\u00eb e lapsusit nga ana e noterit[\u2026]\u201d, vijon argumentimin trupi gjykues i KPA dhe konkludon se pretendimi i prokurorit Cena se nuk e ka paguar vler\u00ebn 28 mij\u00eb, \u00ebsht\u00eb jobind\u00ebs dhe gjendet i pabazuar.<\/p>\n<p>Kolegji, ashtu si dhe KPK, vler\u00ebson se prokurori Cena nuk ka b\u00ebr\u00eb prezente gjat\u00eb gjykimit t\u00eb nj\u00eb t\u00eb pandehuri p\u00ebr vepr\u00ebn penale \u201cKontraband\u00eb me mallra t\u00eb tjera\u201d rrethanat r\u00ebnduese, duke sjell\u00eb p\u00ebr pasoj\u00eb d\u00ebnimin e tij me mas\u00ebn m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2006, prokurori Cena ka hetuar nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje lidhur me nj\u00eb rast t\u00eb kontrabandimit t\u00eb vi\u00e7ave pran\u00eb pik\u00ebs doganore t\u00eb Morin\u00ebs, por ai nuk ka b\u00ebr\u00eb prezente n\u00eb diskutimet p\u00ebrfundimtare rrethan\u00ebn r\u00ebnduese t\u00eb t\u00eb akuzuarit, i cili kishte qen\u00eb p\u00ebrs\u00ebrit\u00ebs n\u00eb kryerjen e k\u00ebsaj paligjshm\u00ebrie, pasi ishte d\u00ebnuar vet\u00ebm nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn vep\u00ebr penale, nga e nj\u00ebjta gjykat\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, \u00ebsht\u00eb mund\u00ebsuar nga ana e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit nj\u00eb orientim i gjykat\u00ebs drejt caktimit t\u00eb d\u00ebnimit pa e v\u00ebn\u00eb n\u00eb dijeni p\u00ebr recidivitetin e t\u00eb akuzuarit, duke i mund\u00ebsuar k\u00ebshtu edhe atij nj\u00eb d\u00ebnim m\u00eb t\u00eb favorsh\u00ebm nga ai q\u00eb i takonte sikur t\u00eb ishte b\u00ebr\u00eb prezente edhe rrethana r\u00ebnduese e sip\u00ebrcituar\u201d, vler\u00ebson Kolegji dhe konkludon se Cena n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast ka demonstruar mang\u00ebsi n\u00eb njohurit\u00eb ligjore.<\/p>\n<p>KPK ka konstatuar gjat\u00eb hetimit administrativ se Cena ka kryer hetim t\u00eb paplot\u00eb p\u00ebr nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje penale n\u00eb vitin 2010, ndaj shtetasit I.H. ., i hetuar p\u00ebr vepr\u00ebn penale \u201ctregtim dhe transportim t\u00eb mallrave q\u00eb jan\u00eb kontraband\u00eb\u201d. Komisioni ka konstatuar se Cena nuk i ka mbledhur t\u00eb gjitha provat e nevojshme n\u00eb funksion t\u00eb vepr\u00ebs penale p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn ishte proceduar I.H., duke konkluduar me pushimin e \u00e7\u00ebshtjes<\/p>\n<p>Sipas KPK, edhe pse i proceduari ka dh\u00ebn\u00eb deklarime t\u00eb nj\u00ebpasnj\u00ebshme kontradiktore p\u00ebr faturat tatimore t\u00eb mallit q\u00eb i \u00ebsht\u00eb gjetur, subjekti nuk ka nd\u00ebrmarr\u00eb asnj\u00eb veprim hetimor dhe se dukej se ai e kishte favorizuar n\u00eb koh\u00eb shtetasin I.H. me q\u00ebllim marrjen e faturave dhe dor\u00ebzimin e tyre, edhe pse datojn\u00eb shum\u00eb m\u00eb her\u00ebt kapjes s\u00eb tij n\u00eb flagranc\u00eb.<\/p>\n<p>Edhe Kolegji v\u00ebren se n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, nuk ishin kryer veprime hetimore ndaj firm\u00ebs private prej s\u00eb cil\u00ebs ishin l\u00ebshuar faturat tatimore, p\u00ebr t\u2019u siguruar n\u00eb lidhje me v\u00ebrtet\u00ebsin\u00eb e deklarimeve t\u00eb t\u00eb arrestuarit si dhe origjin\u00ebn e mallit, p\u00ebr t\u00eb konkluduar m\u00eb pas n\u00ebse ishte apo jo kontraband\u00eb.<\/p>\n<p>\u201c[\u2026]nga korrespondenca me Deg\u00ebn e Dogan\u00ebs s\u00eb Morin\u00ebs, Kuk\u00ebs, ishte konfirmuar se shtetasi I. H. nuk i kishte zhdoganuar ato mallra, m\u00eb pas nuk \u00ebsht\u00eb hetuar n\u00ebse mallrat e tregtuara nga firma private ishin t\u00eb zhdoganuara apo t\u00eb blera nga nj\u00eb tjet\u00ebr biznes[\u2026], konstaton Kolegji.<\/p>\n<p>N\u00eb vendim thuhet se Cena nuk ka kryer ndonj\u00eb korrespondenc\u00eb me institucionin tatimor p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetuar n\u00ebse k\u00ebto fatura t\u00eb l\u00ebshuara p\u00ebr mallin ishin t\u00eb regjistruara dhe t\u00eb deklaruara n\u00eb sistemin tatimor.<\/p>\n<p>\u201c[\u2026]subjekti i rivler\u00ebsimit nuk ka nd\u00ebrmarr\u00eb logjikisht hetimin, sipas k\u00ebrkesave ligjore p\u00ebr t\u00eb mbledhur provat e k\u00ebrkuara me ligj p\u00ebr qart\u00ebsimin e rrethanave[\u2026], \u00e7mon trupi gjykues i KPA.<\/p>\n<p>Kolegji konstaton mang\u00ebsi n\u00eb qart\u00ebsimin e pjes\u00ebs arsyetuese n\u00eb dy vendimeve pushimi, t\u00eb marra n\u00eb vitin 2015 nga Cena kur ai sh\u00ebrbente pran\u00eb prokuroris\u00eb s\u00eb Kurbinit.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb prej \u00e7\u00ebshtjeve, t\u00eb regjistruar p\u00ebr veprat penale \u201cFyerje\u201d dhe \u201cP\u00ebrdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike\u201d, Kolegji v\u00ebren se, pavar\u00ebsisht se subjekti ka deklaruar se n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast hetimi \u00ebsht\u00eb pushuar p\u00ebr shkak t\u00eb heqjes dor\u00eb t\u00eb kall\u00ebzuesit dhe se nuk \u00ebsht\u00eb i nevojsh\u00ebm analizimi i elementeve t\u00eb faktit dhe i figurave t\u00eb veprave penale, rezulton t\u00eb ket\u00eb mang\u00ebsi n\u00eb drejtim t\u00eb qart\u00ebsimit t\u00eb pjes\u00ebs arsyetuese t\u00eb vendimit duke e b\u00ebr\u00eb t\u00eb pakuptuesh\u00ebm.<\/p>\n<p>Procedimin tjet\u00ebr t\u00eb vitit 2015 p\u00ebr \u201cNd\u00ebrtim t\u00eb paligjsh\u00ebm\u201d Cena e ka pushuar me argumentimin se vendosja e dyerve dhe dritareve apo punimet p\u00ebr riparim fasade objekti kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb p\u00ebrjashtruara nga leja e nd\u00ebrtimit sipas VKM-s\u00eb nr. 408, dat\u00eb 13 maj 2015.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb vendimin e pushimit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes, rezulton se argumentohet fakti q\u00eb nuk dihet koha e kryerjes s\u00eb vepr\u00ebs penale, nd\u00ebrsa procedimi \u00ebsht\u00eb pushuar pik\u00ebrisht p\u00ebr shkak t\u00eb ligjit t\u00eb koh\u00ebs \u2018P\u00ebr dh\u00ebnie amnistie\u2019\u201d, konstaton Kolegji dhe vler\u00ebson se arsyetimi i subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit paraqet mang\u00ebsi.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb shqyrtimit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi, megjith\u00ebse disa prej shkaqeve t\u00eb ankimit, t\u00eb parashtruara nga subjekti i rivler\u00ebsimit e t\u00eb analizuara nga trupi gjykues i Kolegjit, rezultuan t\u00eb bazuara, ato u vler\u00ebsuan si t\u00eb pamjaftueshme p\u00ebr t\u00eb ndryshuar vendimin e Komisionit\u201d, \u00e7mon trupi gjykues i KPA.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit i vler\u00ebson t\u00eb drejta pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb shkaqeve t\u00eb ngritura nga Komisioni p\u00ebr shkarkimin e prokurorit t\u00eb Dibr\u00ebs Shk\u00eblzen Cena, duke konkluduar munges\u00eb burimesh p\u00ebr krijimin e pasurive, si dhe veprime e mosveprime q\u00eb c\u00ebnojn\u00eb besimin e publikut tek drejt\u00ebsia.\u00a0<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":73735,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,481,114,362],"tags":[112,446,149,614],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/IMG-5295_Moment.jpg","fifu_image_alt":"Prokurori i Dibr\u00ebs Shk\u00eblzen Cena, pas vendimit t\u00eb KPK. Foto:BIRN","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73734"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=73734"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73734\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":73736,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73734\/revisions\/73736"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/73735"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=73734"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=73734"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=73734"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}