{"id":73737,"date":"2021-03-30T20:57:22","date_gmt":"2021-03-30T18:57:22","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-degjon-parashtrimet-e-paleve-ne-ceshtjen-ndaj-prokurorit-anton-martini\/2021\/03\/30\/"},"modified":"2023-04-06T21:56:31","modified_gmt":"2023-04-06T19:56:31","slug":"kpa-degjon-parashtrimet-e-paleve-ne-ceshtjen-ndaj-prokurorit-anton-martini","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-degjon-parashtrimet-e-paleve-ne-ceshtjen-ndaj-prokurorit-anton-martini\/2021\/03\/30\/","title":{"rendered":"KPA d\u00ebgjon parashtrimet e pal\u00ebve n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen ndaj prokurorit Anton Martini"},"content":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit vendosi t\u00eb konsideroj\u00eb si pjes\u00eb t\u00eb kund\u00ebrankimit pretendimin e prokurorit Anton Martini p\u00ebr shkelje afatesh nga Komisioneri Publik, i cili ka k\u00ebrkuar n\u00eb KPA shkarkimin e tij.\u00a0<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_66546\" aria-describedby=\"caption-attachment-66546\" style=\"width: 533px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-66546\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/IMG-4047-533x400.jpg\" alt=\"\" width=\"533\" height=\"400\" data-id=\"66546\" \/><figcaption id=\"caption-attachment-66546\" class=\"wp-caption-text\">Prokurori Anton Martini pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb KPK. Foto:Vladimir Karaj\/BIRN<\/figcaption><\/figure>\n<p>Prokurori Anton Martini dhe Komisioneri Publik paraqit\u00ebn t\u00eb mart\u00ebn n\u00eb Kolegjin e Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit parashtrimet dhe provat e reja n\u00eb procesin e filluar pas ankimit\u00a0 t\u00eb vendimit t\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit.<\/p>\n<p>N\u00eb fjal\u00ebn e tij Komisioneri Publik Florian Ballhysa u q\u00ebndroi shkaqeve t\u00eb parashtruara n\u00eb ankim dhe k\u00ebrkoi shkarkimin e Martinit pas rivler\u00ebsimit n\u00eb t\u00eb tre kriteret.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb Martini dhe avokati i tij Julian M\u00ebrtiti, k\u00ebrkuan rr\u00ebzimin e ankimit p\u00ebr shkak t\u00eb shkeljes s\u00eb afateve dhe pretenduan se shkaqet e referuara nga Komisioneri nuk q\u00ebndronin. N\u00eb nj\u00eb fjal\u00eb emocionale Martini tha se jetonte n\u00ebn ruajtje prej vitit 2008 p\u00ebr shkak t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnimeve q\u00eb tha se kishte marr\u00eb prej detyr\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cAjo q\u00eb m\u00eb mbetet peng \u00ebsht\u00eb se f\u00ebmij\u00ebt u rrit\u00ebn me mendimin se duhet t\u00eb mbroheshin nga policia pasi mund t\u00eb goditeshin p\u00ebr shkak t\u00eb pun\u00ebs q\u00eb b\u00ebnte babai\u201d, deklaroi Martini<\/p>\n<p>Martini kaloi shkall\u00ebn e par\u00eb t\u00eb rivler\u00ebsimit n\u00eb janar 2020 me shumic\u00eb votash. Ai u konfirmua me votat e kryesueses Genta Tafa Bungo dhe relatores Pamela Qirko. An\u00ebtarja n\u00eb pakic\u00eb, Etleda \u00c7iftja k\u00ebrkoi shkarkimin e prokurorit Anton Martini p\u00ebr at\u00eb q\u00eb e konsideroi \u201cdeklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm t\u00eb pasuris\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Vendimi i konfirmimit u ankimua nga Komisioneri Publik n\u00eb qershor, disa jav\u00eb pas afatit, q\u00eb Komisioneri thot\u00eb se ishte pezulluar p\u00ebr shkak t\u00eb pandemis\u00eb.<\/p>\n<p>Trupi gjykues q\u00eb do shqyrtoj\u00eb \u00e7\u00ebshtjen \u00ebsht\u00eb i kryesuar nga Ardian Hajdari, me relatore Albana Shtyll\u00ebn dhe an\u00ebtar\u00eb Natasha Mulajn, Rezarta Schuetz, Sokol \u00c7omon.<\/p>\n<p><strong>Pretendimi mbi afatet<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebrfaq\u00ebsuesi i prokurorit Martini, avokati Julian M\u00ebrtiri i parashtroi Kolegjit fillimisht kund\u00ebrshtimin e tij ndaj ankimit t\u00eb Komisionerit Publik me dy kund\u00ebr ankime.<\/p>\n<p>Ai argumentoi se Komisioneri Publik, e kishte kryer ankimin jasht\u00eb afatit 15 ditor t\u00eb p\u00ebrcaktuar n\u00eb ligj. M\u00ebrtiri tha se KPK e kishte publikuar vendimin e arsyetuar p\u00ebr Martinin m\u00eb dat\u00eb 24 mars, nd\u00ebrsa Komisioneri e kishte kryer ankimin m\u00eb dat\u00eb 10 qershor.<\/p>\n<p>\u201cVet\u00eb subjekti i rivler\u00ebsimit ka ushtruar ankim ndaj vendimit t\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, brenda afatit\u201d, tha M\u00ebrtiri, duke l\u00ebn\u00eb t\u00eb kuptohej se edhe Martini ishte ankuar ndaj vendimit t\u00eb KPK.<\/p>\n<p>M\u00ebrtiri tha se vendimi i KPK-\u00eb u ishte dh\u00ebn\u00eb pal\u00ebve m\u00eb dat\u00eb 24 mars 2020, ONM dhe Martini e kishin marr\u00eb at\u00eb n\u00eb dor\u00ebzim, nd\u00ebrsa Komisioneri Publik nuk e kishte pranuar shkres\u00ebn.<\/p>\n<p>Sipas M\u00ebrtirit mos marrja e shkres\u00ebs zyrtare me vendimin e arsyetuar nga Komisioneri bazuar mbi aktin normativ t\u00eb marsit 2020 p\u00ebr masat gjat\u00eb pandemis\u00eb, nuk ishte arsye p\u00ebr t\u00eb mos u njohur me vendimin n\u00eb koh\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb mos ushtruar ankimin n\u00eb koh\u00eb.<\/p>\n<p>Ai vijoi se KPK e kishte njoftuar vendimin e arsyetuar dhe mendimin e pakic\u00ebs, t\u00eb skanuar, edhe n\u00ebp\u00ebrmjet email-it. Sipas M\u00ebrtirit, njoftimi me email ishte pranuar tashm\u00eb si komunikim zyrtar dhe mund t\u00eb kishte sh\u00ebrbyer p\u00ebr t\u00eb vijuar ankimin.<\/p>\n<p>P\u00ebrfaq\u00ebsuesi i Martinit i adresoi Kolegjit shqyrtimin e disa \u00e7\u00ebshtje p\u00ebr t\u00eb konkluduar n\u00ebse Komisioneri Publik ishte njoftuar ose jo me vendimin e arsyetuar q\u00eb prej 24 marsit 2020.<\/p>\n<p>M\u00ebrtiri k\u00ebrkoi q\u00eb Kolegji t\u00eb vler\u00ebsoj\u00eb n\u00ebse quhet se Komisioneri ka marr\u00eb njoftim ose jo n\u00ebp\u00ebrmjet publikimit t\u00eb vendimit t\u00eb arsyetuar n\u00eb faqen online t\u00eb KPK. Gjithashtu, M\u00ebrtiri k\u00ebrkoi t\u00eb \u00e7mohet n\u00ebse Komisioneri mund ta shqyrtonte ose jo vendimin e KPK n\u00eb kushtet e pezullimit.<\/p>\n<p>M\u00ebrtiri theksoi se \u00ebsht\u00eb n\u00eb diskrecionin e institucionit q\u00eb t\u00eb zgjedh\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn e njoftimit, nd\u00ebrsa tha se shkelja e afateve c\u00ebnonte sigurin\u00eb juridike.<\/p>\n<p>\u201cBazuar n\u00eb legjislacionin p\u00ebrkat\u00ebs, publikimi n\u00eb faqen online t\u00eb KPK konsiderohet njoftim zyrtar\u201d, pohoi M\u00ebrtiri dhe theksoi se, pas puplikimit t\u00eb vendimit t\u00eb arsyetuar m\u00eb dat\u00eb 24 mars 2020, afati i ankimit kishte p\u00ebrfunduar m\u00eb 8 maj.<\/p>\n<p>\u201c\u00c7mojm\u00eb se Komisioneri Publik ka qen\u00eb n\u00eb interpretim t\u00eb gabuar t\u00eb aktit normativ kur nxorri njoftim n\u00eb faqe se ishin pezulluar afatet e ankimit\u201d, k\u00ebmb\u00ebnguli M\u00ebrtiri.<\/p>\n<p>Nga ana e tij Komisioneri Publik, Florian Ballhysa deklaroi n\u00eb fillim t\u00eb seanc\u00ebs se ankimi ishte kryer brenda afatit dhe i k\u00ebrkoi Kolegjit q\u00eb t\u00eb vler\u00ebsoj\u00eb t\u00eb tre kriteret e rivler\u00ebsimit.<\/p>\n<p>I pyetur nga Kolegji, Komisioneri Ballhysa tha se pretendimin e Martinit mbi afatet e shikonte n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e kund\u00ebrankimit t\u00eb tij.\u00a0 Trupi gjykues n\u00eb vendim t\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebm vler\u00ebsoi po ashtu se do ta trajtonte k\u00ebt\u00eb pretendim si pjes\u00eb t\u00eb kund\u00ebrankimit.<\/p>\n<p><strong>Pretendimet mbi pasurin\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Ballhysa tha n\u00eb seanc\u00eb se ai i q\u00ebndronte shkakut t\u00eb ngritur n\u00eb ankim lidhur me pages\u00ebn ose jo t\u00eb nj\u00eb k\u00ebsti prej 5 mij\u00eb eurosh p\u00ebr apartamentin me sip\u00ebrfaqe 97.16 m2 + tarrac\u00eb dhe vend garazhi n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Ballhysa solli n\u00eb v\u00ebmendje se KPK i kishte vler\u00ebsuar si bind\u00ebse shpjegimet e subjektit se vlera 5 mij\u00eb euro nuk i ishte paguar ende shoq\u00ebris\u00eb nd\u00ebrturese pasi garazhi nuk ishte dor\u00ebzuar, por shtoi se k\u00ebto konkluzione nuk jan\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me p\u00ebrmbajtjen e provave t\u00eb administruara.<\/p>\n<p>Ballhysa deklaroi se prokurori Martini rezultonte me balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn 1.9 milion\u00eb p\u00ebr periudh\u00ebn 2003-2017.<\/p>\n<p>Duke analizuar ligjshm\u00ebrin\u00eb e burimeve t\u00eb deklaruara p\u00ebr blerjen e apartamentit, Ballhysa pohoi se nj\u00eb pjes\u00eb e kredis\u00eb s\u00eb but\u00eb e t\u00ebrhequr n\u00eb vitin 2007 nuk \u00ebsht\u00eb deklaruar periodikisht si gjendje cash dhe p\u00ebr pasoj\u00eb nuk mund t\u00eb konsiderohet si burim i ligjsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Sipas Ballhys\u00ebs, Komisioni ka gabuar n\u00eb konsiderimin n\u00eb analiz\u00ebn financiare t\u00eb k\u00ebsaj vlere, t\u00eb dhurimeve nga v\u00ebllez\u00ebrit q\u00eb jetojn\u00eb jasht\u00eb shtetit dhe shtesat nga pagat. \u201cDuhet t\u00eb konsiderohen vet\u00ebm ato q\u00eb jan\u00eb deklaruar periodikisht\u201d, theksoi Ballhysa dhe shtoi se subjekti nuk kishte deklaruar asnj\u00ebher\u00eb pak\u00ebsimet e kursimeve, si dhe nuk kishte arritur t\u00eb provonte mund\u00ebsin\u00eb e v\u00ebllait q\u00eb jeton n\u00eb Mbret\u00ebrin\u00eb e Bashkuar p\u00ebr kursimin e vler\u00ebs s\u00eb dhuruar.<\/p>\n<p>Komisioneri u ndal edhe n\u00eb marrjen e nj\u00eb kredie me kushte leht\u00ebsuese n\u00eb vitin 2007 q\u00eb nuk u p\u00ebrdor menj\u00ebher\u00eb p\u00ebr strehimin, por u investua pjes\u00ebrisht n\u00eb bono thesari. Ballhysa tha se veprimet e kryera p\u00ebr q\u00ebllim p\u00ebrfitimi financiar jan\u00eb n\u00eb kontradikt\u00eb me sjelljen q\u00eb pritet t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb prokuror dhe se jan\u00eb n\u00eb c\u00ebnim t\u00eb besimit t\u00eb publikut tek sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrfaq\u00ebsuesi ligjor i prokurorit Martini i kund\u00ebrshtoi konstatimet e Komisionerit. Ai k\u00ebmb\u00ebnguli se Martini e ka kryer deklarimin t\u00eb sakt\u00eb vjetor t\u00eb likujditeve dhe se ishte deklaruar sakt\u00eb edhe burimi i pages\u00ebs s\u00eb vler\u00ebs 50 mij\u00eb euro p\u00ebr apartamentin n\u00eb vitin 2015, q\u00eb p\u00ebrb\u00ebheshin nga nj\u00eb pjes\u00eb e kredis\u00eb dhe kursimet.<\/p>\n<p>\u201cKomisioneri thot\u00eb se nuk ka pasur mund\u00ebsi t\u00eb kursente 4.2 milion\u00eb lek\u00eb dhe se n\u00eb rastin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb mund t\u00eb kursente 3.6 milion\u00eb lek\u00eb. Edhe k\u00ebshtu ka pasur mund\u00ebsi t\u00eb shlyente pages\u00ebn[..]\u201d, tha M\u00ebrtiri.<\/p>\n<p>Avokati M\u00ebrtiri vijoi se subjekti ka deklaruar n\u00eb vitin 2007 se ka depozituar p\u00ebr bono thesari gjysm\u00ebn e kredis\u00eb, gj\u00eb q\u00eb sipas tij tregon se gjysma tjet\u00ebr gjendej n\u00eb sht\u00ebpi. \u201cSubjekti mund t\u00eb mos jet\u00eb i sakt\u00eb n\u00eb deklarime, por \u00ebsht\u00eb i qart\u00eb se gjendja cash ka qen\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi\u201d, pohoi ai.<\/p>\n<p>M\u00ebrtiri k\u00ebrkoi t\u00eb depozitonte si prov\u00eb t\u00eb re dokumentacion ligjor p\u00ebr t\u00eb ardhurat e bashk\u00ebshortes s\u00eb v\u00ebllait t\u00eb Martinit n\u00eb Mbret\u00ebrin\u00eb e Bashkuar.<\/p>\n<p><strong>Pretendimet mbi profesionalizmin<\/strong><\/p>\n<p>Lidhur me profesionalizimin Ballhysa u ndal fillimisht n\u00eb denoncimin e nj\u00eb gazetari, A.Xh. i cili \u00ebsht\u00eb ankuar n\u00eb Prokurorin\u00eb e P\u00ebrgjithshme ndaj prokurorit Martini lidhur me hetimin e kryer p\u00ebr nj\u00eb kall\u00ebzim q\u00eb ai kishte kryer p\u00ebr kanosje dhe zhvatje p\u00ebrmes forc\u00ebs nga nj\u00eb ish-oficer i gard\u00ebs dhe nj\u00eb person tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Sipas Ballhys\u00ebs, n\u00eb hetim ka shmangie t\u00eb veprimeve hetimore. Ai shtoi se nj\u00eb vendim i ish-Gjykat\u00ebs s\u00eb Krimeve t\u00eb R\u00ebnda, p\u00ebr d\u00ebnimin e t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebve persona dhe p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn vep\u00ebr penale nxjerr n\u00eb pah gabimet e kryera gjat\u00eb hetimit p\u00ebr kall\u00ebzimin e kryer nga A.Xh. n\u00eb vitin 2013 kur ka ndodhur ngjarja.<\/p>\n<p>Lidhur me k\u00ebt\u00eb rast, M\u00ebrtiri shpjegoi se prokurori Martini kishte regjistruar procedim penal ende pa u identifikuar ator\u00ebt dhe se kishte k\u00ebrkuar autorizimin e p\u00ebrgjigmit t\u00eb nurmave celular\u00eb t\u00eb indetifikuar nga kall\u00ebzuesi A.Xh.<\/p>\n<p>M\u00ebrtiri shpjegoi se \u00e7\u00ebshtja ishte bashkuar me nj\u00eb tjet\u00ebr procedim p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjta vepra penale p\u00ebr t\u00eb cilat akuzoheshin t\u00eb pandehurit dhe se subjekti kishte k\u00ebrkuar d\u00ebnimin e tyre.<\/p>\n<p>Ai theksoi se kall\u00ebzuesi nuk kishte ardhur t\u00eb jepte m\u00eb deklarime, pasi ishte larguar jasht\u00eb shtetit p\u00ebr azil disa dit\u00eb pas kryerjes s\u00eb kall\u00ebzimit dhe se ishte kthyer n\u00eb vitin 2015 kur ishte p\u00ebrfunduar \u00e7\u00ebshtja. Sipas M\u00ebrtirit, gjykata kishte evidentuar se pushimi i \u00e7\u00ebshtjes kishte ardhur p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb dh\u00ebnies s\u00eb deklarimeve nga ana e kall\u00ebzuesit.<\/p>\n<p>Komisioneri pretendoi se deh disa mesazhe d\u00ebrguar nj\u00eb avokateje ishin n\u00eb shkelje t\u00eb sjelljes q\u00eb duhet t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb magjistrat. Ai i cil\u00ebsoi k\u00ebto veprime n\u00eb c\u00ebnim t\u00eb etik\u00ebs.<\/p>\n<p>M\u00ebrtiri tha se prokurori Martini kishte dh\u00ebn\u00eb shpjegime lidhur me k\u00ebt\u00eb ankes\u00eb dhe pretendoi se ankimi nuk q\u00ebndronte.<\/p>\n<p>Komisioneri po ashtu risolli n\u00eb v\u00ebmendje denoncimet mbi shortin n\u00eb Prokurorin\u00eb e Shkodr\u00ebs, nj\u00eb rast shkelje t\u00eb afateve dhe n\u00eb nj\u00eb rast mos njoftim t\u00eb pal\u00ebve p\u00ebr vendimin e pushimit.<\/p>\n<p>Avokati M\u00ebrtiri tha se n\u00eb rastin e fundit nuk kishte patur pal\u00eb n\u00eb hetim t\u00eb cilit duhej t\u2019i komunikohej vendimi, nd\u00ebrsa p\u00ebr policin\u00eb theksoi se ishte pal\u00eb procedurale. Ai po ashtu kund\u00ebrshtoi pretendimet n\u00eb lidhje me shortin, duke th\u00ebn\u00eb se Martini kishte b\u00ebr\u00eb nj\u00eb ndarje t\u00eb barabart\u00eb t\u00eb \u00e7\u00ebshtjeve, n\u00eb baz\u00eb t\u00eb sektor\u00ebve.<\/p>\n<p><strong>Q\u00ebndrimi i Martinit<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb fjal\u00ebn e tij n\u00eb fund t\u00eb seanc\u00ebs Prokurori Anton Martini k\u00ebrkoi disa her\u00eb ndjese p\u00ebr p\u00ebr emocionet nd\u00ebrsa i tha KPA se \u201cpo i kalonte para syve jeta e tij\u201d gjat\u00eb 23 viteve t\u00eb fundit.<\/p>\n<p>Martini vuri theksin se p\u00ebr shkak t\u00eb kryerjes s\u00eb hetimeve ndaj organizatave kriminale dhe p\u00ebrballjes me persona me rrezikshm\u00ebri t\u00eb lart\u00eb shoq\u00ebrore, prej vitit 2008 ruhej nga policia. \u201cJo n\u00eb pak raste jam k\u00ebrc\u00ebnuar un\u00eb dhe familja ime\u201d, tha ai nd\u00ebrsa shtoi se kishte hetuar bandat q\u00eb prej vitit 2003 n\u00eb Lushnj\u00eb dhe q\u00eb prej asaj kohe merrte k\u00ebrc\u00ebnime t\u00eb vazhdueshme.<\/p>\n<p>\u201cdhe evidentoi shkresa nga institucione t\u00eb ndryshme n\u00eb t\u00eb cilat analizoheshin k\u00ebrc\u00ebnimet e kryera ndaj tij p\u00ebr shkak t\u00eb detyr\u00ebs.<\/p>\n<p>Martini tha se kishte hetuar dhe k\u00ebrkuar d\u00ebnim p\u00ebr drejtuesit e an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Band\u00ebs s\u00eb Lushnj\u00ebs, Band\u00ebs s\u00eb Durr\u00ebsit dhe t\u00eb C\u00ebrrikut. Gjithashtu, solli n\u00eb v\u00ebmendje se kishte drejtuar hetimin p\u00ebr nd\u00ebrhyrjen n\u00eb Lazarat dhe nj\u00eb s\u00ebr\u00eb dosjesh t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>\u201cI them k\u00ebto gj\u00ebra se m\u00eb thuhet se kam c\u00ebnuar besimin e publikut tek dr\u00ebjt\u00ebsia, por me pun\u00ebn q\u00eb kam kryer gjat\u00eb k\u00ebtyre viteve s\u00eb bashku me koleg\u00ebt e mi, vet\u00ebm kam kontribuar p\u00ebr ta rritur besimin e publikut tek drejt\u00ebsia\u201d, pohoi Martini.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr sht\u00ebpin\u00eb u kam 102 milion\u00eb lek\u00eb borxh bankave\u201d, vijoi ai dhe shtoi se v\u00ebllez\u00ebrit kishin d\u00ebrguar vite m\u00eb par\u00eb shuma t\u00eb konsiderueshme n\u00eb llogarin\u00eb e tij bankare t\u00eb cilat ishin p\u00ebrdorur prej t\u00eb atit p\u00ebr nd\u00ebrtimin e nj\u00eb sht\u00ebpie. \u201cPor, asnj\u00ebher\u00eb nuk e kam p\u00ebrdorur k\u00ebt\u00eb fakt p\u00ebr deklaruar se ato d\u00ebrgesa ishin p\u00ebr llogarin\u00eb time. Jam martuar me sht\u00ebpi me qira dhe i linda e rrita f\u00ebmijt\u00eb e mi n\u00eb sht\u00ebpi me qira\u201d, pohoi Martini dhe k\u00ebrkoi q\u00eb konfirmimi n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb lihej n\u00eb fuqi.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb seanc\u00ebs, Kolegji njoftoi se ndaj prokurorit Martini ishin depozituar edhe 3 denoncime t\u00eb reja. Seanca e radh\u00ebs kur Komisioneri do t\u00eb paraqes\u00eb prap\u00ebsimet ndaj parashtrimeve t\u00eb Martinit do t\u00eb zhvillohet m\u00eb 1 prill, ora 14:00.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit vendosi t\u00eb konsideroj\u00eb si pjes\u00eb t\u00eb kund\u00ebrankimit pretendimin e prokurorit Anton Martini p\u00ebr shkelje afatesh nga Komisioneri Publik, i cili ka k\u00ebrkuar n\u00eb KPA shkarkimin e tij.\u00a0<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":73738,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[114,2,362],"tags":[522,112,149,178,122],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/IMG-4047.jpg","fifu_image_alt":"Prokurori Anton Martini pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb KPK. Foto:Vladimir Karaj\/BIRN","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73737"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=73737"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73737\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":73739,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73737\/revisions\/73739"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/73738"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=73737"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=73737"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=73737"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}