{"id":73740,"date":"2021-03-28T12:35:18","date_gmt":"2021-03-28T10:35:18","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/vendimi-i-kpk-pelivan-malaj-me-mungesa-te-medha-burimesh-per-pasurine\/2021\/03\/28\/"},"modified":"2023-04-06T21:56:56","modified_gmt":"2023-04-06T19:56:56","slug":"vendimi-i-kpk-pelivan-malaj-me-mungesa-te-medha-burimesh-per-pasurine","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/vendimi-i-kpk-pelivan-malaj-me-mungesa-te-medha-burimesh-per-pasurine\/2021\/03\/28\/","title":{"rendered":"Vendimi i KPK: Pelivan Malaj me mungesa t\u00eb m\u00ebdha burimesh p\u00ebr pasurin\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi shkarkimin e prokurorit Pelivan Malaj, pasi gjeti mungesa t\u00eb m\u00ebdha financiare, deklarime t\u00eb rreme dhe dy raste konflikti q\u00eb p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb shkak p\u00ebr cenimin e besimit te sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_75851\" aria-describedby=\"caption-attachment-75851\" style=\"width: 533px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/pelivan-Malaj-pas-seances.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-75851\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/pelivan-Malaj-pas-seances-533x400.jpg\" alt=\"\" width=\"533\" height=\"400\" data-id=\"75851\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-75851\" class=\"wp-caption-text\">Prokurori i Apelit t\u00eb Vlor\u00ebs, Pelivan Malaj pas seanc\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb d\u00ebgjimore n\u00eb KPK. Foto: Edmond Hoxhaj.<\/figcaption><\/figure>\n<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi m\u00eb 11 janar 2021 t\u00eb shkarkoj\u00eb nga detyra prokurorin e Apelit Vlor\u00eb, Pelivan Malaj, pasi u konstatua se kishte kryer deklarim t\u00eb pasakt\u00eb e t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr pasurit\u00eb si dhe u gjet me munges\u00eb t\u00eb burimeve financiare n\u00eb vlera t\u00eb m\u00ebdha.<\/p>\n<p>N\u00eb vendimin e arsyetuar, Komisioni thekson se Malaj nuk ka qen\u00eb gjithmon\u00eb bashk\u00ebpunues gjat\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit, duke mos i\u2019u p\u00ebrgjigjur drejtp\u00ebrdrejt t\u00eb gjitha pyetjeve t\u00eb d\u00ebrguara gjat\u00eb hetimit administrativ si edhe nuk ka depozituar n\u00eb koh\u00eb dokumentacionin e k\u00ebrkuar.<\/p>\n<p>Sipas KPK-s\u00eb, prokurori Malaj nuk ka pasur mund\u00ebsi financiare p\u00ebr shylerjen e \u00e7mimit t\u00eb nj\u00eb apartamenti me sip\u00ebrfaqe 120 m2 n\u00eb Vlor\u00eb, bler\u00eb m\u00eb 31 janar 2005 p\u00ebr vler\u00ebn 31 mij\u00eb dollar\u00eb. Si burim krijimi t\u00eb k\u00ebsaj pasurie ai ka deklaruar\u00a0t\u00eb ardhurat nga shitja e nj\u00eb apartamenti t\u00eb p\u00ebrfituar m\u00eb par\u00eb nga privatizimi dhe nga puna e tij si avokat.<\/p>\n<p>Komisioni ka analizuar t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara nga shitja e apartamentit dhe ka arritur n\u00eb p\u00ebrfundimin se Malaj ka p\u00ebrfituar 1.9 milion\u00eb lek\u00eb nga shitja dhe jo 2.7 milion\u00eb lek\u00eb, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb sh\u00ebnuar n\u00eb deklarat\u00ebn e pasuris\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb vendim thuhet se subjeki ka kryer deklarim t\u00eb pasakt\u00eb lidhur me vler\u00ebn e p\u00ebrfituar nga ky transaksion, pasi nuk arriti t\u00eb provoj\u00eb shitjen e apartamentit t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm me nj\u00eb \u00e7mim m\u00eb t\u00eb lart\u00eb nga ai i p\u00ebrcaktuar n\u00eb kontrat\u00eb, si dhe pages\u00ebn e detyrimeve tatimore p\u00ebr t\u00eb ardhurat e pretenduara. Nga hetimi ka rezultuar se edhe t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara nga ushtrimi i profesionit t\u00eb avokatit nuk kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr shlyerjen e \u00e7mimit t\u00eb apartamentit n\u00eb shum\u00ebn 31 mij\u00eb dollar\u00eb.<\/p>\n<p>Trupi gjykues ka konstatuar fillimisht se subjekti nuk justifikonte t\u00eb ardhurat e pretenduara nga aktiviteti i avokatis\u00eb, pasi nuk jan\u00eb gjendur t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb regjistrimit t\u00eb tij si tatimpagues.<\/p>\n<p>Pasi Malaj ka dor\u00ebzuar prova t\u00eb reja, KPK ka kryer p\u00ebrllogaritje n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb alternative p\u00ebr t\u00eb ardhurat e mundshme. Nga kjo p\u00ebrllogaritje, Komisioni konkludon se qarkullimi i realizuar nga Malaj p\u00ebr periudh\u00ebn 1994 \u2013 2002 ka qen\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 8 milion\u00eb e 963 mij\u00eb lek\u00eb. Marzhi i fitimit neto \u00ebsht\u00eb p\u00ebrllogaritur n\u00eb mas\u00ebn 80% t\u00eb qarkullimit.<\/p>\n<p>Ve\u00e7 shpenzimeve t\u00eb jetes\u00ebs, n\u00eb analiz\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb edhe vlera e nd\u00ebrtimit t\u00eb nj\u00eb zyre avokatie me sip\u00ebrfaqe 20 m2 n\u00eb vitin 1997 n\u00eb shum\u00ebn 700 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Nga analiza financiare p\u00ebrfundimtare e kryer lidhur me mund\u00ebsin\u00eb e subjektit p\u00ebr blerjen e apartamentit n\u00eb vitin 1999, ka rezultuar balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn 3,9 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Malaj ka rezultuar n\u00eb pamund\u00ebsi financiare edhe p\u00ebr pages\u00ebn e k\u00ebstit t\u00eb par\u00eb t\u00eb nj\u00eb apartamenti me sip\u00ebrfaqe 75 m2 t\u00eb porositur n\u00eb vitin 2005 pran\u00eb Kopshtit Zoologjik n\u00eb Tiran\u00eb, t\u00eb bler\u00eb p\u00ebr shum\u00ebn 45 mij\u00eb \u00a0euro, pasuri p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn ka deklaruar se e ka shitur n\u00eb janar t\u00eb vitit 2017 kundrejt vler\u00ebs 7.5 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Nga analiza financiare ka rezultuar se Malaj ka qen\u00eb n\u00eb pamund\u00ebsi finanaciare n\u00eb shum\u00ebn 872 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr t\u00eb justifikuar plot\u00ebsisht pages\u00ebn e k\u00ebstit t\u00eb par\u00eb n\u00eb shum\u00ebn prej 9 mij\u00eb euro, n\u00eb prill t\u00eb vitit 2005.<\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong>KPK konkludon se Malaj ka kryer deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb autovetur\u00eb tip \u201cJaguar\u201d t\u00eb bler\u00eb nga djali i tij n\u00eb tetor t\u00eb vitit 2013, kundrejt vler\u00ebs 6 mij\u00eb e 500 euro dhe se nuk ka pasur burime t\u00eb ligjshme p\u00ebr krijimin e k\u00ebsaj pasurie.<\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong>Prokurori Malaj ka deklaruar se djali i tij, E.M. e ka bler\u00eb makin\u00ebn me t\u00eb ardhurat e tij si avokat dhe se ai ka p\u00ebrfituar nga ky profesion 9.6 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr periudh\u00ebn 2007 \u2013 2015. Por nga hetimi ka rezultuar se djali i subjektit nuk ka qen\u00eb i regjistruar p\u00ebr ushtrimin e aktivitetit si avokat p\u00ebrpara vitit 2014.<\/p>\n<p>Trupi gjykues vler\u00ebson se Malaj ka kryer deklarim t\u00eb rrem\u00eb dhe t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm n\u00eb deklarat\u00ebn veting lidhur me t\u00eb ardhurat e pretenduara si t\u00eb p\u00ebrfituara prej djalit nga puna si avokat.<\/p>\n<p><strong>Transaksionet e padeklaruara<\/strong><\/p>\n<p>Gjat\u00eb hetimit administrativ u gjet\u00ebn disa pasuri t\u00eb padeklaruara nga subjekti dhe familjar\u00ebt e tij. KPK thot\u00eb gjithashtu se Malaj nuk kishte burime t\u00eb ligjshme p\u00ebr krijimin e tyre.<\/p>\n<p>Nga hetimi administrativ ka rezultuar se djali i subjektit ka porositur n\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 2015 nj\u00eb apartament me sip\u00ebrfaqe 73.81 m2 n\u00eb Vlor\u00eb, p\u00ebr \u00e7mimin 6,3 milion\u00eb lek\u00eb. Trupi gjykues v\u00ebren se Malaj nuk e ka pasqyruar k\u00ebt\u00eb pasuri n\u00eb deklarat\u00ebn \u2018veting\u2019 dhe as n\u00eb ato t\u00eb viteve 2015 e 2016.<\/p>\n<p>Lidhur me mosdeklarimin dhe burimin e t\u00eb ardhurave q\u00eb kan\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr pages\u00ebn e shum\u00ebs 6,3 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr blerjen e k\u00ebtij apartamenti, subjekti ka argumentuar se kontrata nuk \u00ebsht\u00eb finalizuar dhe se nuk provohet q\u00eb djali t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb pal\u00eb bler\u00ebse &#8211; pasi ka hequr dor\u00eb dhe ky vullnet \u00ebsht\u00eb pranuar edhe nga firma nd\u00ebrtuese.<\/p>\n<p>N\u00eb deklarat\u00ebn veting, Malaj ka pasqyruar nj\u00eb\u00a0kontrat\u00eb kredie t\u00eb 11 n\u00ebntorit 2010 me afat 10 vjet, p\u00ebr blerjen e nj\u00eb zyre avokatie p\u00ebr djalin E.M., n\u00eb shum\u00ebn 40 mij\u00eb euro.\u00a0Nd\u00ebrsa n\u00eb deklarimin periodik t\u00eb vitit 2010, rezulton e pasqyruar nj\u00eb kredi bankare p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjtin q\u00ebllim e n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn shum\u00eb, por n\u00eb nj\u00eb nj\u00eb bank\u00eb tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Sipas KPK, Malaj nuk ka deklaruar n\u00eb vitin 2010 dhe n\u00eb at\u00eb veting pasurin\u00eb e prenotuar prej tij \u2013 t\u00eb drejtat reale mbi t\u00eb, pagesat e kryera gjat\u00eb atij viti, si edhe burimin e t\u00eb ardhurave q\u00eb kan\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr pagesat e kryera.<\/p>\n<p>Nga hetimi ka rezultuar se me kontrat\u00ebn premtim shitje t\u00eb tetorit 2010,\u00a0pala bler\u00ebse, subjekti i rivler\u00ebsimit dhe Gj.M., kan\u00eb r\u00ebn\u00eb dakord me dy shoq\u00ebri q\u00eb t\u00eb blejn\u00eb nj\u00eb nj\u00ebsi sh\u00ebrbimi p\u00ebr vler\u00ebn 72 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Trupi gjykues evidenton se Malaj\u00a0nuk shpjegon kronologjin\u00eb e pagesave t\u00eb kryera prej tij nd\u00ebr vite, n\u00ebse \u00ebsht\u00eb revokuar kontrata e porosis\u00eb dhe n\u00ebse i jan\u00eb kthyer shumat e paguara prej tij, p\u00ebrkat\u00ebsisht vlera\u00a028 mij\u00eb euro e paguar dit\u00ebn e n\u00ebnshkrimit t\u00eb kontrat\u00ebs si edhe shuma 39 mij\u00eb e 300 euro paguar me bank\u00eb.<\/p>\n<p>Nga analiza financiare \u00ebsht\u00eb konkluduar pamund\u00ebsi financiare p\u00ebr kryerjen e pages\u00ebs 28 mij\u00eb euro, pasi p\u00ebr periudh\u00ebn janar-tetor 2010 ka rezultuar balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn 3 milion\u00eb e 243 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Pas kalimit t\u00eb barr\u00ebs s\u00eb prov\u00ebs, Malaj\u00a0ka pretenduar se e vetmja pages\u00eb e kryer n\u00eb favor t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb nd\u00ebrtuese \u00ebsht\u00eb ajo e kryer n\u00ebp\u00ebrmjet bank\u00ebs, me burim t\u00eb ardhurat nga kredia e marr\u00eb n\u00eb vler\u00ebn 40 mij\u00eb euro. Gjithashtu, subjekti ka deklaruar se kontrata nuk \u00ebsht\u00eb finalizuar dhe zyra nuk u ble, pasi jan\u00eb penguar punimet.<\/p>\n<p>Por, trupi gjykues i \u00e7mon deklarative shpjegimet e tij dhe konkludon se subjekti\u00a0nuk arriti t\u00eb provoj\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn e rezultateve t\u00eb hetimit.<\/p>\n<p>Nga verifikimi i dokumentacionit lidhur risktrukturimin e kredis\u00eb s\u00eb marr\u00eb n\u00eb vitin 2010, t\u00eb deklaruar nga subjekti n\u00eb vitin 2017, Komisioni ka gjetur\u00a0se n\u00eb kontrat\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcaktuar se pas disbursimit t\u00eb kredis\u00eb, shuma 4 milion\u00eb lek\u00eb do transferohej n\u00eb llogarin\u00eb e nj\u00eb noteri publik\u00a0p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti nga djali i prokurorit Malaj.<\/p>\n<p>Komisioni konstaton se ai nuk e ka pasqyruar n\u00eb deklarat\u00ebn vjetore dhe as n\u00eb at\u00eb veting k\u00ebt\u00eb pasuri t\u00eb porositur n\u00eb janar t\u00eb 2017-\u00ebs.\u00a0Subjekti ka parashtruar se\u00a0sendi i sh\u00ebnuar n\u00eb kontrat\u00eb nuk ka p\u00ebrfunduar, dhe nuk ka ende asnj\u00eb t\u00eb drejt\u00eb reale mbi t\u00eb.<\/p>\n<p>Trupi gjykues v\u00ebren se Malaj ka dh\u00ebn\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtat shpjegime lidhur me mosdeklarimin e k\u00ebtyre tri aseteve, duke pretenduar se\u00a0nuk jan\u00eb marr\u00eb n\u00eb dor\u00ebzim, pasi nuk jan\u00eb finalizuar me kontrata p\u00ebrfundimtare shitjeje dhe se n\u00eb k\u00ebto kushte nuk ka pasur detyrimin p\u00ebr pasqyrimin e tyre.<\/p>\n<p>Komisioni konkludon se megjith\u00ebse nuk u provua q\u00eb Malaj t\u00eb ket\u00eb patur t\u00eb drejta reale mbi k\u00ebto pasuri, p\u00ebr aq koh\u00eb ka kryer pagesa dhe kan\u00eb lindur detyrime financiare ndaj t\u00eb tret\u00ebve, ai ka pasur detyrimin p\u00ebr deklarimin e tyre.<\/p>\n<p>&#8220;P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, Komisioni \u00e7mon se subjekti ka pasur\/ka detyrimin t\u00eb deklaroj\u00eb edhe shoq\u00ebrin\u00eb\/shoq\u00ebrit\u00eb apo individ\u00ebt me t\u00eb cil\u00ebt ka hyr\u00eb n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie kontraktuale,\u201d shprehet Komisioni dhe vler\u00ebson se mosdeklarimi nd\u00ebr vite i k\u00ebtyre marr\u00ebdh\u00ebnieve juridike dhe veprimeve financiare lidhur me to, duket se shmang mund\u00ebsin\u00eb e kontrollit nga ILDKPKI-ja.<\/p>\n<p>KPK thot\u00eb gjithashtu n\u00eb vendim se mosdeklarimi i k\u00ebtyre transaksioneve n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d ka qen\u00eb nj\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr shmangien e hetimit administrativ p\u00ebr burimin e pagesave si dhe p\u00ebr mund\u00ebsin\u00eb e konfiktit t\u00eb mundsh\u00ebm t\u00eb interesit.<\/p>\n<p>Komisioni konstaton se Malaj nuk ka deklaruar disa transaksione t\u00eb dyshimta t\u00eb djalit t\u00eb tij, t\u00eb pretenduara si t\u00eb marra hua si dhe kronologjin\u00eb e shlyerjes s\u00eb tyre. Gjithashtu, evidentohet se subjekti nuk ka depozituar dokumentacion justifikues ligjor p\u00ebr t\u00eb provuar deklarimet e tij lidhur me k\u00ebto huamarrje t\u00eb pretenduara, si edhe p\u00ebr ligjshm\u00ebrin\u00eb e burimeve financiare t\u00eb huadh\u00ebn\u00ebsve t\u00eb pretenduar. Pasakt\u00ebsi jan\u00eb gjetur edhe n\u00eb deklarimin e likujditeteve nd\u00ebr vite.<\/p>\n<p>Nga analiza financiare p\u00ebr vitet 2003 \u2013 2016, balanca negative ka rezultuar n\u00eb vler\u00ebn 11.6 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p><strong>C\u00ebnimi i besimit<\/strong><\/p>\n<p>Nga hetimi ka rezultuar se subjekti nuk ka deklaruar marrjen e nj\u00eb huaje n\u00eb shum\u00ebn 40 mij\u00eb dollar\u00eb nga shtetasi S.Sh. n\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 2011. Malaj ka shpjeguar se nuk e ka deklaruar, pasi kontrata e huamarrjes nuk u ekzekutua, huadh\u00ebn\u00ebsi nuk e dha k\u00ebt\u00eb shum\u00eb dhe pal\u00ebt u t\u00ebrhoq\u00ebn. Por n\u00eb kontrat\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcaktuar se shuma 40 mij\u00eb dollar\u00eb \u00ebsht\u00eb marr\u00eb jasht\u00eb zyr\u00ebs noteriale.<\/p>\n<p>N\u00eb kushtet kur kontrata e huamarrjes nuk \u00ebsht\u00eb revokuar, trupi gjykues \u00e7mon se kjo marr\u00ebdh\u00ebnie e ka vendosur Malajn n\u00eb kushte t\u00eb tilla q\u00eb, huadh\u00ebn\u00ebsi mund ta vinte leht\u00ebsisht n\u00ebn presion duke i k\u00ebrkuar zbatimin e kontrat\u00ebs dhe se nuk mund t\u00eb pajtohen me funksionin e tij si prokuror dhe p\u00ebrb\u00ebn shkak p\u00ebr cenimin e besimit t\u00eb publikut.<\/p>\n<p>Komisioni konstaton se Malaj ka c\u00ebnuar besimin e publikut edhe n\u00eb nj\u00eb rast tjet\u00ebr. Nga hetimi administrativ ka rezultuar se subjekti, n\u00eb periudha t\u00eb ndryshme, ka udh\u00ebtuar apo ka p\u00ebrdorur disa automjete.<\/p>\n<p>Trupi gjykues ve\u00e7on nj\u00eb rast, kur Malaj ka udh\u00ebtuar jasht\u00eb shtetit me makin\u00ebn e nj\u00eb personi, ndaj t\u00eb cilit ka p\u00ebrfaq\u00ebsuar dy \u00e7\u00ebshtje penale n\u00eb Apel.<\/p>\n<p>Edhe pse subjekti ka deklaruar se ka mbajtur q\u00ebndrim ligjor n\u00eb k\u00ebto \u00e7\u00ebshtje, duke ushtruar rekurs n\u00eb Gjykat\u00ebn e Lart\u00eb, KPK arrin n\u00eb p\u00ebrfundimin se Malaj ka qen\u00eb n\u00eb kushtet kur duhej t\u00eb kishte hequr dor\u00eb nga p\u00ebrfaq\u00ebsimi i akuz\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi shkarkimin e prokurorit Pelivan Malaj, pasi gjeti mungesa t\u00eb m\u00ebdha financiare, deklarime t\u00eb rreme dhe dy raste konflikti q\u00eb p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb shkak p\u00ebr cenimin e besimit te sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":73741,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,415,117,362],"tags":[118,119,463],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/pelivan-Malaj-pas-seances.jpg","fifu_image_alt":"Prokurori i Apelit t\u00eb Vlor\u00ebs, Pelivan Malaj pas seanc\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb d\u00ebgjimore n\u00eb KPK. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73740"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=73740"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73740\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":73742,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73740\/revisions\/73742"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/73741"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=73740"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=73740"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=73740"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}