{"id":73746,"date":"2021-03-25T23:23:16","date_gmt":"2021-03-25T22:23:16","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-gjyqtarja-enkelejda-metaliaj-ka-mungese-burimesh-te-ligjshme-per-pasurine\/2021\/03\/25\/"},"modified":"2023-04-06T21:57:23","modified_gmt":"2023-04-06T19:57:23","slug":"kpk-gjyqtarja-enkelejda-metaliaj-ka-mungese-burimesh-te-ligjshme-per-pasurine","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-gjyqtarja-enkelejda-metaliaj-ka-mungese-burimesh-te-ligjshme-per-pasurine\/2021\/03\/25\/","title":{"rendered":"KPK: Gjyqtarja Enkelejda Metaliaj ka munges\u00eb burimesh t\u00eb ligjshme p\u00ebr pasurin\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konstaton se gjyqtarja e Apelit Administrativ nuk ka provuar me dokumentacion ligjor ligjshm\u00ebrin\u00eb e nj\u00eb huaje n\u00eb shum\u00ebn 35 mij\u00eb, si dhe ka mungesa finanaciare edhe p\u00ebr pages\u00ebn e dy k\u00ebsteve t\u00eb nj\u00eb apartamentti tjet\u00ebr, si dhe mosp\u00ebrputhje e pasakt\u00ebsi n\u00eb deklarime.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_77554\" aria-describedby=\"caption-attachment-77554\" style=\"width: 533px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Senca-degjimore-per-gjyqtaren-Enkelede-Metaliaj.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-77554\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Senca-degjimore-per-gjyqtaren-Enkelede-Metaliaj-533x400.jpg\" alt=\"\" width=\"533\" height=\"400\" data-id=\"77554\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-77554\" class=\"wp-caption-text\">Senca degjimore per gjyqtaren Enkelede Metaliaj<\/figcaption><\/figure>\n<p>Gjyqtarja e Apelit Administrativ, Enkelejda Metaliaj(Softa) nuk u paraqit t\u00eb enjten personalisht n\u00eb seanc\u00ebn d\u00ebgjimore n\u00eb Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK. Ajo u p\u00ebrfaq\u00ebsua nga avokati Klodian Sk\u00ebnderaj, i cili shpjegoi se Metaliaj nuk ishte paraqitur p\u00ebr shkak t\u00eb gjendjes s\u00eb saj sh\u00ebndet\u00ebsore, por se nuk kishte ndonj\u00eb shkak p\u00ebr shtyrje t\u00eb seanc\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb mes t\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore, kur trupi gjykues vendosi t\u00eb merrte 5 minuta pushim, nj\u00eb qytetare k\u00ebrkoi t\u2019i jepej mund\u00ebsia t\u00eb depozitonte nj\u00eb denoncim ndaj subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit.<\/p>\n<p>Denoncuesja deklaroi se gjyqtarja Enkelejda Metaliaj s\u00eb bashku me kolegun e saj Arjan Qafa, me shumic\u00eb votash, kishin ndryshuar nj\u00eb vendim t\u00eb shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb, duke i hequr t\u00eb drejt\u00ebn e pron\u00ebsis\u00eb mbi nj\u00eb sip\u00ebrfaqe trualli p\u00ebr t\u00eb cilin pretendonte se e kishte fituar me vendim t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Strasburgut. Komisioni i k\u00ebrkoi denoncueses q\u00eb t\u00eb depozitonte dokumentet lidhur me pretendimet e saj n\u00eb fund t\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore.<\/p>\n<p>Avokati Klodian Sk\u00ebnderaj deklaroi se denoncuesja kishte kryer edhe kall\u00ebzim penal lidhur me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn prokuroria kishte vendosur mosfillim t\u00eb procedimit dhe se vendimi nuk ishte ankimuar.<\/p>\n<p>Sk\u00ebnderaj k\u00ebrkoi q\u00eb t\u2019i jepej mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb depozituar t\u00eb nes\u00ebrmen (t\u00eb premten), kopje t\u00eb vendimit t\u00eb prokuroris\u00eb p\u00ebr mosfillimin e hetimeve. Kryesuesja Etleda \u00c7iftja e sqaroi avokatin Sk\u00ebnderaj se, n\u00ebse Komisioni do t\u00eb vendoste rihapjen e hetimit pas verifikimit t\u00eb k\u00ebtij denoncimi, at\u00ebher\u00eb subjekti do t\u00eb njoftohej p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb shpjegime.<\/p>\n<p>Metaliaj u vler\u00ebsua pozitivisht p\u00ebr figur\u00ebn dhe profesionalizmin, nd\u00ebrsa p\u00ebr kriterin e pasuris\u00eb u evidentuan balanca negative, mosp\u00ebrputhje e mosdeklarime.<\/p>\n<p>Trupi gjykues q\u00eb po kryen procesin e rivler\u00ebsimit p\u00ebr gjytaren Enkelejda Metaliaj (Softa) kryesohet nga Etleda \u00c7iftja, me relatore Pamela Qirkon dhe an\u00ebtar Roland Ilian. N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar ishte e pranishme Maria Tuma.<\/p>\n<p>Enkelejda Metaliaj (Softa) e ka nisur karrier\u00ebn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 2000 dhe ka punuar si gjyqtare n\u00eb Gjykatat e Durr\u00ebsit dhe Tiran\u00ebs. N\u00eb vitin 2016, ajo u dekretua si gjyqtare e Gjykat\u00ebs Administrative t\u00eb Apelit.<\/p>\n<p><strong>Gjetjet p\u00ebr pasurin\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Inspektorati i Lart\u00eb i Deklarimit dhe Kontrollit t\u00eb Pasurive dhe Konfliktit t\u00eb Interesave, ILDKPKI ka konstatuar se gjyqtarja Enkeleda Metaliaj ka kryer deklarim t\u00eb pasakt\u00eb p\u00ebr pasurin\u00eb, se nuk ka pasur burime t\u00eb ligjshme p\u00ebr krijimin e tyre, ka kryer fshehje e deklarim t\u00eb rrem\u00eb, por se nuk gjendet n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb inetresit.<\/p>\n<p>Avokati Sk\u00ebnderaj kund\u00ebrshtoi konstatimet e ILDKPKI duke pretenduar se raporti ishte hartuar n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb interesit. Ai sqaroi se bashk\u00ebshorti i subjektit, ka punuar pran\u00eb isntitucionit t\u00eb ILDKPKI prej vitit 2004 dhe se deri n\u00eb vitin 2013 ishte vler\u00ebsuar shum\u00eb mir\u00eb, kurse n\u00eb vitin 2014, kur ishte nd\u00ebrruar kreu i institucionit kishte marr\u00eb vler\u00ebsim jo pozitiv. Sk\u00ebnderaj vijoi se bashk\u00ebshorti i Metaliajt kishte kryer padi n\u00eb Gjykat\u00ebn Administrative duke k\u00ebrkuar pavlefshm\u00ebrin\u00eb absolute t\u00eb k\u00ebtij akti t\u00eb titullarit, q\u00eb ishte rr\u00ebzuar nga shkall\u00eb e par\u00eb, por m\u00eb von\u00eb apeli i kishte dh\u00ebn\u00eb t\u00eb drejt\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioni i ka kaluar gjyqtares Metaliaj barr\u00ebn e prov\u00ebs p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetuar burimin e ligjsh\u00ebm t\u00eb nj\u00eb huaje n\u00eb vler\u00ebn 35 mij\u00eb euro, q\u00eb bashk\u00ebshorti ka marr\u00eb nga v\u00ebllai i tij n\u00eb vitin 2010 p\u00ebr shlyerjen e \u00e7mimit t\u00eb nj\u00eb apartamenti me sip\u00ebrfaqe 76 m2 t\u00eb bler\u00eb po at\u00eb vit kundrejt shum\u00ebs 40 mij\u00eb dollar\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas KPK, subjekti ka dor\u00ebzuar dokumente p\u00ebr aktivitetin dhe t\u00eb ardhurat e siguruara nga huadh\u00ebn\u00ebsi S.M., si dhe nj\u00eb kontrat\u00eb pune t\u00eb n\u00ebnshkruar me nj\u00eb shoq\u00ebri p\u00ebr vler\u00ebn 60 mij\u00eb euro. Relatorja Qirko tha se kunati i subjektit ishte n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e furnizuesit n\u00eb k\u00ebt\u00eb kontrat\u00eb.<\/p>\n<p>Nga verifikimi i dokumentacionit t\u00eb depozituar nga subjekti, ka rezultuar se dhuruesi e kishte regjistruar aktivitetin e tij n\u00eb vitin 2008, por p\u00ebr periudh\u00ebn 2008-2009 nuk ka deklaruar fitim. \u201cSubjekti i rivler\u00ebsimit e ka deklaruar fitimin, por pa e mb\u00ebshtetur me dokumente\u201d, shpjegoi Qirko dhe vijoi se nuk v\u00ebrtetohej pagimi i tatimeve p\u00ebr qarkullim mbi fash\u00ebn 2 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Avokati Sk\u00ebnderaj tha n\u00eb seanc\u00eb se subjekti kishte dor\u00ebzuar dokumente q\u00eb v\u00ebrtetonin regjistrimin e aktivitetit t\u00eb tij. Lidhur me kontrat\u00ebn e vitit 2008 n\u00eb vler\u00ebn 60 mij\u00eb euro, ai theksoi se bazuar n\u00eb legjislacionin p\u00ebrkat\u00ebs, ishte parashikuar q\u00eb detyrimet tatimore t\u2019i shlyente porosit\u00ebsi dhe jo kunati i Metaliajt. \u201cSipas k\u00ebsaj kontrate rolin e agjentit tatimor p\u00ebr t\u00eb realizuar pages\u00ebn e tatimit n\u00eb burim e ka pasur shoq\u00ebria porosit\u00ebse\u201d, deklaroi avokati Sk\u00ebnderaj dhe k\u00ebmb\u00ebnguli se shuma e ark\u00ebtuar nga S.M. duhet t\u00eb konsiderohet si burim i ligjsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Ai shtoi se kishin depozituar si prova edhe t\u00eb dh\u00ebnat bankare t\u00eb kunatit t\u00eb Metaliajt, S.M., nga ku rezulton se, p\u00ebrpara se t\u00eb regjistronte aktivitetin n\u00eb vitin 2008, n\u00eb llogarin\u00eb e tij jan\u00eb derdhur vlera t\u00eb ndryshme nga ai vet\u00eb, por edhe nga subjekte t\u00eb tjera. \u201cMe \u00e7far\u00eb ka jetuar ai m\u00eb par\u00eb? Ai ka ushtruar profesionin e gdhend\u00ebsist t\u00eb drurit\u201d, tha avokati Skenderaj dhe, duke sjell\u00eb n\u00eb v\u00ebmendje jurispudenc\u00ebn e Kolegjit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit, k\u00ebrkoi q\u00eb huaja t\u00eb vler\u00ebsohet bazuar n\u00eb parmin e proporcionalitetit dhe t\u00eb quhet si burim i ligjsh\u00ebm.<\/p>\n<p>N\u00eb seanc\u00eb u tha se Metaliaj ka shpjeguar se apartamenti me sip\u00ebrfaqe 76 m2 \u00ebsht\u00eb bler\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin pallat dhe kat ku bashk\u00ebshorti kishte bler\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr banes\u00eb n\u00eb vitin 2002 me sip\u00ebrfaqe 96 m2, kundrejt vler\u00ebs 28 mij\u00eb e 600 euro dhe se i kan\u00eb bashkuar.<\/p>\n<p>Qirko tha se p\u00ebr k\u00ebt\u00eb apartament v\u00ebrehen mosp\u00ebrputhje t\u00eb \u00e7mimit t\u00eb pasqyruar n\u00eb deklarat\u00ebn veting nga subjekti, me at\u00eb t\u00eb sh\u00ebnuar n\u00eb kontrat\u00ebn e sip\u00ebrmarrjes. Ajo shtoi se nisur nga fakti se k\u00ebt\u00eb apartament e ka bler\u00eb bashk\u00ebshorti i gjyqtares Metaliaj para martese, i cili edhe ai \u00ebsht\u00eb subjekt rivler\u00ebsimi, nj\u00eb hetim m\u00eb i thelluar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri do t\u00eb kryhet gjat\u00eb procesit t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Avokati Sk\u00ebnderaj e kund\u00ebrshtoi gjetjen p\u00ebr mosp\u00ebrputhje t\u00eb \u00e7mimit dhe theksoi se vlera e paguar p\u00ebr apartamentin 96 m2 ishte 28 mij\u00eb e 600 dollar\u00eb, nd\u00ebrsa p\u00ebr apartamentin tjet\u00ebr tha se ishte bler\u00eb p\u00ebr \u00e7mimin 40 mij\u00eb dollar\u00eb. Ai k\u00ebmb\u00ebnguli se k\u00ebto deklarime ishin t\u00eb provuara me mandatet e pagesave dhe se ishin pasqyruar t\u00eb tilla edhe n\u00eb deklarimet periodike.<\/p>\n<p>Komisioni konstaton pamund\u00ebsi financiare edhe p\u00ebr shlyerjen e dy k\u00ebsteve fundit t\u00eb nj\u00eb apartamenti me sip\u00ebrfaqe 96.5 m2 n\u00eb Durr\u00ebs t\u00eb porositur n\u00eb vitin 2007. Si burim krijimi t\u00eb k\u00ebsaj pasurie Metaliaj ka deklaruar t\u00eb ardhurat nga shitja e nj\u00eb apartamenti tjet\u00ebr n\u00eb Durr\u00ebs p\u00ebr \u00e7mimin 3.5 milion\u00eb lek\u00eb, pasuri q\u00eb subjekti e ka bler\u00eb n\u00eb vitin 2001 p\u00ebr 1 milion lek\u00eb, me burim t\u00eb ardhurat nga pagat dhe kursimet familjare.<\/p>\n<p>Sipas KPK, subjekti nuk ka pasqyruar n\u00eb deklarat\u00ebn veting t\u00eb gjitha burimet financiare q\u00eb kan\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr pages\u00ebn e k\u00ebsteve t\u00eb apartamentit 96.5 m2 n\u00eb Durr\u00ebs. P\u00ebr pages\u00ebn e dy k\u00ebsteve t\u00eb para, p\u00ebrkat\u00ebsisht n\u00eb shumat 9 mij\u00eb euro dhe 30 mij\u00eb euro ka rezultuar se bashk\u00ebshort\u00ebt Metaliaj kan\u00eb pasur burime t\u00eb mjaftueshme. Nd\u00ebrsa vitet 2009 dhe 2010, kur jan\u00eb paguar k\u00ebsti i tret\u00eb n\u00eb vler\u00ebn 5000 euro dhe k\u00ebsti i kat\u00ebrt n\u00eb 4250 euro, kan\u00eb rezultuar me balanca negative.<\/p>\n<p>Qirko tha se subjekti ka dor\u00ebzuar prova dhe shpjegime q\u00eb do t\u00eb vler\u00ebsohen gjat\u00eb vendimarrjes.<\/p>\n<p>N\u00eb seanc\u00eb u evidentua se gjyqtarja Metalia kishte bler\u00eb bono thesari n\u00eb vler\u00ebn 7 milion\u00eb lek\u00eb, shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn ka deklaruar se i \u00ebsht\u00eb dhuruar nga motra dhe v\u00ebllai n\u00eb vitin 2012 pas shitjes s\u00eb dy apartamenteve dhe nj\u00eb trualli. Qirko pohoi se subjekti ka shpjeguar se v\u00ebllai dhe motra, ve\u00e7 vler\u00ebs s\u00eb pjes\u00ebs takuese i kan\u00eb kaluar edhe shum\u00ebn 7 milion\u00eb lek\u00eb, pasi gjyqtarja Metaliaj kujdesej p\u00ebr n\u00ebn\u00ebn.<\/p>\n<p>Pasurit\u00eb e shitura ishin nj\u00eb apartament me sip\u00ebrfaqe 86 m2 n\u00eb Durr\u00ebs e privatizuar nga prind\u00ebrit dhe nj\u00eb shtes\u00eb me sip\u00ebrfaqe 53 m2 dhe po aq truall, t\u00eb legalizuara.<\/p>\n<p>Qirko tha se subjekti ka shpjeguar se p\u00ebr shtes\u00ebn nuk ka pasur ndonj\u00eb kontribut ose lidhje, pasi \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar n\u00eb vitin 1997 nga shoq\u00ebria nd\u00ebrtuese e motr\u00ebs. Nga verifikimet ka rezultuar se p\u00ebr legalizimin e nd\u00ebrtimit t\u00eb paligjsh\u00ebm ka aplikuar babai i Metaliajt dhe se leja e legalizimit \u00ebsht\u00eb l\u00ebshuar n\u00eb emrin e trash\u00ebgimtar\u00ebve ligjor\u00eb.<\/p>\n<p>Lidhur me mosdeklarimin e shtes\u00ebs 53 m2, avokati Sk\u00ebnderaj shpjegoi se ajo pasuri \u00ebsht\u00eb pasqyruar n\u00eb deklarat\u00ebn e vitit 2011, pasi ka dal\u00eb leja.<\/p>\n<p>Komisioni konstaton se subjekti ka kryer deklarim t\u00eb pasakt\u00eb p\u00ebr shitjen e k\u00ebtyre pasurive dhe se apartamenti i privatizuar \u00ebsht\u00eb l\u00ebn\u00eb si kolateral p\u00ebr marrjen e nj\u00eb kredie nga subjekti dhe v\u00ebllai i saj n\u00eb vitin 2005, fakt q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb deklaruar.<\/p>\n<p>Avokati Sk\u00ebnderaj pohoi se, megjith\u00ebse subjekti citohet si kredimarr\u00ebse dhe prind\u00ebrit, v\u00ebllai e motra si dor\u00ebzan\u00ebse, Metaliaj nuk kishte t\u00eb b\u00ebnte me k\u00ebt\u00eb transaksion. Ai tha se kredia ishte marr\u00eb p\u00ebr pages\u00ebn e apartamentit t\u00eb v\u00ebllait t\u00eb subjektit dhe se kjo e fundit duhej t\u00eb ishte n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e dor\u00ebzan\u00ebses pasi apartamenti i vendosur si kolateral ishte pron\u00eb e gjith\u00eb familjes.<\/p>\n<p>\u201cGabimi \u00ebsht\u00eb se bashk\u00ebshortja e v\u00ebllait t\u00eb subjektit duhej t\u00eb ishte n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e bashk\u00ebkredimarr\u00ebses dhe jo t\u00eb dor\u00ebzaneses, pasi ajo nuk kishte pjes\u00eb takuese tek apartamenti i l\u00ebn\u00eb kolateral\u201d, pohoi Sk\u00ebnderaj.<\/p>\n<p>Sipas tij, v\u00ebrtetohej me dokumente se kredia kishte kaluar n\u00eb em\u00ebr t\u00eb v\u00ebllait e m\u00eb pas p\u00ebr llogari t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb nd\u00ebrtuese. \u201cEdhe sot kjo pasuri p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn \u00ebsht\u00eb marr\u00eb kredia figuron n\u00eb em\u00ebr t\u00eb bashk\u00ebshortes s\u00eb v\u00ebllait t\u00eb subjektit dhe t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve\u201d, vijoi ai.<\/p>\n<p>Nga hetimi administrativ ka rezultuar se m\u00eb 8 shkurt 2012, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb subjektit \u00ebsht\u00eb transferuar nj\u00eb vler\u00eb 25 mij\u00eb euro, t\u00eb cil\u00ebn m\u00eb pas gjyqtarja Metaliaj e ka kaluar p\u00ebr llogari t\u00eb motr\u00ebs s\u00eb saj.<\/p>\n<p>Sipas Qirkos, subjekti ka shpjeguar se vlera n\u00eb fjal\u00eb ka pasur si q\u00ebllim shlyerjen e kredis\u00eb s\u00eb v\u00ebllait t\u00eb ndjer\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioni ka gjetur se bashk\u00ebshorti i Metaliajt ka kryer k\u00ebrkes\u00eb pran\u00eb zyr\u00ebs s\u00eb ALUIZN-it Lezh\u00eb n\u00eb vitin 2014 p\u00ebr legalizimin e nj\u00eb objekti dy kate + papafingo n\u00eb Mamurras, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb vitin 2015 ka kryer deklarim se hiqte dor\u00eb nga legalizimi i pron\u00ebs s\u00eb v\u00ebllait. Qirko tha se m\u00eb pas procedura \u00ebsht\u00eb ndjekur nga kunati i subjektit dhe se prona \u00ebsht\u00eb regjistruar n\u00eb em\u00ebr t\u00eb tij.<\/p>\n<p>P\u00ebr lejen e nd\u00ebrtimit n\u00eb Mamurras, Sk\u00ebnderaj shpjegoi se banesa ishte nd\u00ebrtuar para viteve \u201990. Ai tha se kjo nuk ishte nj\u00eb pasuri e nd\u00ebrtuar pas martese dhe pretendoi se megjith\u00ebse n\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr legalizimin e objektit figuronte emri i bashk\u00ebshortit t\u00eb subjektit, aty gjendej edhe nj\u00eb num\u00ebr telefoni q\u00eb nuk i p\u00ebrket atij.<\/p>\n<p>\u201cGjith\u00eb procedura e legalizimit t\u00eb atij objekti \u00ebsht\u00eb ndjekur nga v\u00ebllai i bashk\u00ebshortit t\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit\u201d, pohoi Sk\u00ebnderaj.<\/p>\n<p>Avokati Sk\u00ebnderaj u ndal edhe n\u00eb metodologjin\u00eb e analiz\u00ebs financiare t\u00eb kryer nga KPK. Sipas tij, t\u00eb ardhurat nga paga e bashk\u00ebshortit t\u00eb subjektit ishte p\u00ebrllogaritur duke ju referuar dokumentacioneve t\u00eb p\u00ebrcjella nga institucionet.<\/p>\n<p>Ai k\u00ebrkoi q\u00eb p\u00ebrllogaritja t\u00eb kryhej duke u bazuar n\u00eb hyrjet q\u00eb bashk\u00ebshorti i subjektit kishte pasur n\u00eb llogarin\u00eb e tij bankare \u00e7do vit. Sk\u00ebnderaj pohoi se p\u00ebr vitin 2014, t\u00eb ardhurat nga paga e bashk\u00ebshortit jan\u00eb p\u00ebrllogaritur n\u00eb vler\u00ebn 518 mij\u00eb lek\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb, q\u00eb sipas tij hyrjet n\u00eb bank\u00eb kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 1 milion e 10 mij\u00eb lek\u00eb. Gjithashtu, ai pretendoi se p\u00ebr vitin 2015, bashk\u00ebshorti i subjektit kishte pasur t\u00eb ardhura 997 mij\u00eb lek\u00eb q\u00eb ishin depozituar n\u00eb bank\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb bazuar n\u00eb dokumentet e p\u00ebrcjella prej institucioneve jan\u00eb p\u00ebrllogaritur n\u00eb shum\u00ebn 612 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Avokati Sk\u00ebnderaj k\u00ebrkoi q\u00eb n\u00eb analiz\u00ebn financiare t\u00eb konsideroheshin edhe t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara prej subjektit nga puna p\u00ebr periudh\u00ebn 1989-1993. Sipas tij, n\u00ebse konsideroheshin t\u00eb gjitha t\u00eb ardhurat e familjes s\u00eb Metaliaj, analiza financiare do t\u00eb rezultonte me balanc\u00eb pozitive.<\/p>\n<p>Metaliaj u vler\u00ebsua pozitivisht p\u00ebr aft\u00ebsit\u00eb profesionale, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb i jan\u00eb k\u00ebrkuar shpjegime p\u00ebr 25 denoncimet e kryera nga publiku lidhur me shqyrtimin e \u00e7\u00ebshtjeve n\u00eb Apelin Administrativ.<\/p>\n<p>Avokati Sk\u00ebnderaj pohoi se subjekti kishte dh\u00ebn\u00eb shpjegime t\u00eb holl\u00ebsishme lidhur me zhvillimin e seancave pa regjistrim audio.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb senac\u00ebs, avokati Sk\u00ebnderaj k\u00ebrkoi konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb gjyqtares enkelejda Metaliaj.<\/p>\n<p>Komisioni b\u00ebri me dije se, p\u00ebr shkak t\u00eb verifikimit t\u00eb denoncimit t\u00eb ri, data dhe ora kur do t\u00eb zhvillohet seanca e radh\u00ebs do t\u00eb njohtohen n\u00eb faqen online n\u00eb internet.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konstaton se gjyqtarja e Apelit Administrativ nuk ka provuar me dokumentacion ligjor ligjshm\u00ebrin\u00eb e nj\u00eb huaje n\u00eb shum\u00ebn 35 mij\u00eb, si dhe ka mungesa finanaciare edhe p\u00ebr pages\u00ebn e dy k\u00ebsteve t\u00eb nj\u00eb apartamentti tjet\u00ebr, si dhe mosp\u00ebrputhje e pasakt\u00ebsi n\u00eb deklarime.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":73747,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[167,117,2,362],"tags":[567,145,107,118],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Senca-degjimore-per-gjyqtaren-Enkelede-Metaliaj.jpg","fifu_image_alt":"Senca degjimore per gjyqtaren Enkelede Metaliaj","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73746"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=73746"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73746\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":73748,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73746\/revisions\/73748"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/73747"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=73746"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=73746"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=73746"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}