{"id":73749,"date":"2021-03-25T15:50:43","date_gmt":"2021-03-25T14:50:43","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-u-nda-per-vendimin-e-kpk-ndaj-gjyqtares-arjana-lico\/2021\/03\/25\/"},"modified":"2023-04-06T21:57:30","modified_gmt":"2023-04-06T19:57:30","slug":"kpa-u-nda-per-vendimin-e-kpk-ndaj-gjyqtares-arjana-lico","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-u-nda-per-vendimin-e-kpk-ndaj-gjyqtares-arjana-lico\/2021\/03\/25\/","title":{"rendered":"KPA u nda p\u00ebr vendimin e KPK ndaj gjyqtares Arjana Li\u00e7o"},"content":{"rendered":"<p>Shumica e trupit gjykues t\u00eb Kolegjit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit arsyeton se, edhe pse gjyqtarja e Tiran\u00ebs Arjana Li\u00e7o kishte mbushur mosh\u00ebn e pensionit, nd\u00ebprerja e vetingut dhe sanksionimi q\u00eb i ndalon rikthimin n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb dor\u00ebheqjes \u00ebsht\u00eb i drejt\u00eb, pasi Kushtetuta dhe ligji i jep t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr t\u00eb kandiduar n\u00eb disa pozicione deri n\u00eb mosh\u00ebn 70 vje\u00e7. Pakica k\u00ebrkon ndryshimin e vendimit t\u00eb Komisionit duke arsyetuar se ndaj Li\u00e7os nuk kishte filluar m\u00eb p\u00ebrpara hetimi adiministrativ dhe se subjekti nuk kishte tentuar t\u00eb zvarriste procesin e vetingut.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_52571\" aria-describedby=\"caption-attachment-52571\" style=\"width: 600px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/20180910_125649_100918008-3_5ip2h61.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-52571\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/20180910_125649_100918008-3_5ip2h61-600x355.jpg\" alt=\"\" width=\"600\" height=\"355\" data-id=\"52571\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-52571\" class=\"wp-caption-text\">Kryetarja e Kolegjit te Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit, KPA, Natasha Mulaj, relatorja, Rezarta Schuetz dhe anetar\u00ebt, Sokol \u00c7omo, Ardian Hajdari, Albana Shtylla, gjat\u00eb nj\u00eb seance t\u00eb KPA, | Foto : LSA<\/figcaption><\/figure>\n<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA \u00ebsht\u00eb ndar\u00eb p\u00ebr ankimin e kryer nga ish-gjyqtarja e Tiran\u00ebs Arjana Li\u00e7o ndaj vendimit t\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK q\u00eb vendosi m\u00eb 5 mars 2020\u00a0nd\u00ebrprerjen e procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit p\u00ebr k\u00ebt\u00eb subjekt rivler\u00ebsimi, si dhe i hoqi t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr t&#8217;u rikthyer n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb gjat\u00eb 15 viteve t\u00eb ardhshme, p\u00ebr shak t\u00eb dor\u00ebheqjes s\u00eb saj nga detyra.<\/p>\n<p>Kryesuesja Rezarta Schuetz, relatorja Albana Shtylla dhe an\u00ebtar\u00ebt Ardian Hajdari dhe Ina Rama vler\u00ebsojn\u00eb se vendimi i KPK p\u00ebr Li\u00e7on \u00ebsht\u00eb i drejt\u00eb dhe se duhet t\u00eb lihet n\u00eb fuqi, nd\u00ebrsa an\u00ebtarja Natasha Mulaj k\u00ebrkon ndryshimin e vendimarrjes s\u00eb shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Li\u00e7o k\u00ebrkoi n\u00eb ankim ndryshimin e vendimit t\u00eb Komisonit dhe\u00a0deklarimin t\u00eb p\u00ebrfunduar t\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit kalimtar p\u00ebr t\u00eb, pa nj\u00eb vendim p\u00ebrfundimtar t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes, p\u00ebr shkak se objekti p\u00ebr t\u00eb cilin ka nisur procedura \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb i pamundur.<\/p>\n<p>Ajo pretendoi se nuk ka qen\u00eb e shortuar p\u00ebr procesin e rivler\u00ebsimit dhe se nuk \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb dijeni, as p\u00ebr procesin q\u00eb po zhvillohej ndaj saj dhe as p\u00ebr trupin gjykues.<\/p>\n<p>Li\u00e7o parashtroi edhe n\u00eb seancat publike n\u00eb KPA, se nuk i \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb mund\u00ebsia nga KPK p\u00ebr t&#8217;u d\u00ebgjur dhe se i\u00a0\u00ebsht\u00eb cenuar e drejta p\u00ebr\u00a0nj\u00eb proces t\u00eb rregullt ligjor. Gjithashtu, ajo pretendoi se sanksioni q\u00eb i ndalon rikthimin n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb 15-vje\u00e7are \u00ebsht\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin, i pazbatuesh\u00ebm dhe absurd.<\/p>\n<p>Duke ju referuar vendimit nr.34, dat\u00eb 18 prill 2017 t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese,\u00a0Li\u00e7o shprehet se dalja n\u00eb pension pleq\u00ebrie nuk mund t\u00eb konsiderohet dor\u00ebheqje nga detyra. Ajo sqaron se ka paraqitur para KLGj-s\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr mbarimin e statusit t\u00eb gjyqtarit dhe i ka bashk\u00eblidhur k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr pension pleq\u00ebrie,\u00a0duke hequr dor\u00eb nga ky status me vullnetin e saj t\u00eb lir\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas Li\u00e7os,\u00a0Komisioni ka mbajtur standard t\u00eb dyfisht\u00eb n\u00eb vendimmarrjen ndaj saj, n\u00eb ndryshim nga vendimmarrje t\u00eb tjera p\u00ebr subjekte t\u00eb tjera rivler\u00ebsimi, t\u00eb cilat kan\u00eb dal\u00eb n\u00eb pension pleq\u00ebrie n\u00eb zbatim t\u00eb vendimit nr.34\/2017 t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese.<\/p>\n<p>KPA e la n\u00eb fuqi me shumic\u00eb votash vendimin e Komisionit, por shprehet se vendimarrja e k\u00ebtij t\u00eb fundit n\u00eb munges\u00eb t\u00eb njoftimit t\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit, pa i b\u00ebr\u00eb t\u00eb ditur rezultatin e pritsh\u00ebm t\u00eb k\u00ebsaj procedure dhe pa i dh\u00ebn\u00eb asaj t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr t\u2019u d\u00ebgjuar, p\u00ebrb\u00ebn cenim t\u00eb procesit t\u00eb rregullt ligjor. P\u00ebr t\u00eb korrigjuar k\u00ebt\u00eb mang\u00ebsi t\u00eb KPK-s\u00eb, Kolegji\u00a0vendosi kalimin e \u00e7\u00ebshtjes p\u00ebr shqyrtim n\u00eb seanc\u00eb gjyq\u00ebsore publike.<\/p>\n<p>Trupi gjykues i Kolegjit konstaton se legjislacioni p\u00ebr statusin e magjistratit ka parashikuar mbarimin e k\u00ebtij statusi n\u00eb fund t\u00eb muajit n\u00eb t\u00eb cilin magjistrati mbush mosh\u00ebn 67 vje\u00e7, duke i dh\u00ebn\u00eb mund\u00ebsin\u00eb atij t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb n\u00eb detyr\u00eb, pavar\u00ebsisht mbushjes s\u00eb mosh\u00ebs p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfituar pensionin e pleq\u00ebris\u00eb sipas ligjit p\u00ebr sigurimet shoq\u00ebrore.<\/p>\n<p>&#8220;Parashikimet e nenit 64, pikat 1 dhe 5 t\u00eb ligjit nr. 96\/2016, nuk duhen interpretuar n\u00eb asnj\u00eb rast si detyruese p\u00ebr magjistratin, por si lejuese, n\u00eb kuptimin q\u00eb pavar\u00ebsisht mosh\u00ebs s\u00eb lejuar nga ligji p\u00ebr sigurimet shoq\u00ebrore p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfituar pension pleq\u00ebrie, magjistrati, n\u00ebse e vler\u00ebson t\u00eb nevojshme, mund t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb n\u00eb detyr\u00eb p\u00ebrtej k\u00ebsaj moshe, n\u00ebse ajo \u00ebsht\u00eb m\u00eb e ul\u00ebt se mosha 67 vje\u00e7, e parashikuar si kufiri maksimal moshor p\u00ebr t\u00eb ushtruar statusin e magjistratit&#8221;, v\u00ebren KPA.<\/p>\n<p>Kolegji sjell n\u00eb v\u00ebmendje se sipas parashikimeve kushtetuese, individ\u00ebt me eksperienc\u00eb pune prej t\u00eb pakt\u00ebn 15 vjet\u00ebsh, si gjyqtar\u00eb, avokat\u00eb, profesor\u00eb ose lektor\u00eb t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs, n\u00ebpun\u00ebs t\u00eb nivelit t\u00eb lart\u00eb n\u00eb administrat\u00ebn publike, apo jurist me nj\u00eb veprimtari t\u00eb spikatur n\u00eb nj\u00eb fush\u00eb t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs etj., kan\u00eb mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb p\u00ebrzgjidhen si gjyqtar\u00eb t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese, gjyqtar\u00eb t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb, an\u00ebtar\u00eb t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor, t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Prokuroris\u00eb apo Prokuror i P\u00ebrgjithsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Duke ju referuar po dispozitave kushtetuese, si dhe atyre ligjore q\u00eb rregullojn\u00eb mbarimin e mandatit p\u00ebr pozicionin e gjyqtar\u00ebve n\u00eb gjykatat apo k\u00ebshillat e sip\u00ebrcituara, si dhe p\u00ebr pozicionin e Prokurorit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm, shumica konstaton se ve\u00e7 p\u00ebrcaktimit t\u00eb p\u00ebrfundimit t\u00eb mandadit, t\u00eb em\u00ebruarit n\u00eb k\u00ebto insitucione mund t\u00eb dalin n\u00eb pension pleq\u00ebrie me mbushjen e mosh\u00ebs 70 vje\u00e7.<\/p>\n<p>\u201cTrupi gjykues vler\u00ebson se edhe subjekti i rivler\u00ebsimit, znj. Arjana Li\u00e7o, edhe pse \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfituese e pensionit t\u00eb pleq\u00ebris\u00eb prej dat\u00ebs 24.01.2020, n\u00ebse ajo plot\u00ebson kriteret p\u00ebr gjyqtare t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese, gjyqtare t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb, an\u00ebtare t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor dhe t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Prokuroris\u00eb apo p\u00ebr Prokurore e P\u00ebrgjithshme, ka mund\u00ebsi q\u00eb t\u00eb nd\u00ebrpres\u00eb pensionin e pleq\u00ebris\u00eb dhe t\u00eb zgjidhet n\u00eb nj\u00eb nga detyrat e sip\u00ebrcituara dhe, me arritjen e mosh\u00ebs 70 vje\u00e7, t\u00eb rikthehet p\u00ebrs\u00ebri si p\u00ebrfituese e pensionit t\u00eb pleq\u00ebris\u00eb\u201d, konkludon shumica dhe shprehet se ndalimi i vendosur n\u00eb pik\u00ebn 2 t\u00eb nenit G t\u00eb Aneksit t\u00eb Kushtetut\u00ebs merr kuptim dhe b\u00ebhet i zbatuesh\u00ebm edhe p\u00ebr magjistrat\u00ebt t\u00eb cil\u00ebt japin dor\u00ebheqjen p\u00ebr arsye t\u00eb mbushjes s\u00eb mosh\u00ebs s\u00eb pensionit t\u00eb pleq\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Gjithashtu, Kolegji arsyeton se vullneti p\u00ebr t\u00eb mos iu shmangur procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit sipas p\u00ebrcaktimit t\u00eb tij n\u00eb dispozitat kushtetuese dhe n\u00eb ligjin nr. 84\/2016, shprehet vet\u00ebm n\u00ebp\u00ebrmjet q\u00ebndrimit n\u00eb detyr\u00eb dhe p\u00ebrfundimit t\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit.<\/p>\n<p>\u201cN\u00ebse subjekti i rivler\u00ebsimit, me vullnetin e tij t\u00eb lir\u00eb dhe t\u00eb pavesuar, jep dor\u00ebheqjen nga detyra e gjyqtarit, ai duhet t\u00eb marr\u00eb parasysh edhe pasoj\u00ebn ligjore q\u00eb sjell dor\u00ebheqja nga detyra n\u00eb ecurin\u00eb e procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit, sipas nenit G t\u00eb Aneksit t\u00eb Kushtetut\u00ebs\u201d, thuhet n\u00eb vendim lidhur me sanksionin 15-vje\u00e7ar.<\/p>\n<p>Shumica thot\u00eb se t\u00eb nj\u00ebjtin q\u00ebndrim ka mbajtur dhe Gjykata Kushtetuese n\u00eb vendimin e saj nr. 78, dat\u00eb 12.12.2017, ku arsyeton se: \u201c[\u2026]p\u00ebr sa koh\u00eb q\u00eb subjekti i rivler\u00ebsimit \u00ebsht\u00eb n\u00eb detyr\u00eb dhe procesi i rivler\u00ebsimit nuk ka p\u00ebrfunduar ende, ai ka t\u00eb drejt\u00ebn t\u00eb jap\u00eb dor\u00ebheqjen dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast procesi i rivler\u00ebsimit nd\u00ebrpritet, duke u zbatuar parashikimet e nenit G t\u00eb Aneksit t\u00eb Kushtetut\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, shumica e gjen t\u00eb drejt\u00eb vendimin e KPK, nd\u00ebrsa an\u00ebtarja e trupit gjykues, Natasha Mulaj, rendit argumentet e saj p\u00ebrse vendimarrja p\u00ebr Li\u00e7on duhet ndryshuar.<\/p>\n<p>Mulaj v\u00ebren se nga\u00a0dokumentacioni q\u00eb p\u00ebrmban dosja gjyq\u00ebsore, nuk rezulton q\u00eb Komisioni t\u00eb kishte filluar m\u00eb p\u00ebrpara hetimin administrativ p\u00ebr kriterin e vler\u00ebsimit t\u00eb pasuris\u00eb, kontrollin e figur\u00ebs dhe vler\u00ebsimin e aft\u00ebsive profesionale p\u00ebr ish-gjyqtaren Arjana Li\u00e7o.<\/p>\n<p>&#8220;Gjithashtu, nuk ka rezultuar q\u00eb Komisioni t\u2019i ket\u00eb d\u00ebrguar pyet\u00ebsor\u00eb n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb hetimit administrativ apo t\u2019i ket\u00eb kaluar barr\u00eb prove mbi kriteret e vler\u00ebsimit,\u2019 konstaton Mulaj.<\/p>\n<p>\u201cNuk rezulton gjithashtu t\u00eb jen\u00eb depozituar k\u00ebrkesa p\u00ebr shtyrjen e hetimit administrativ n\u00eb Komision nga subjekti, si\u00e7 ka ndodhur n\u00eb disa raste t\u00eb ankimuara n\u00eb Kolegj, p\u00ebr t\u00eb tentuar shmangien nga procesi i rivler\u00ebsimit&#8221;, thekson ajo, nd\u00ebrsa shprehet se bazuar ne parashtrimet dhe deklarimet e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit n\u00eb seanc\u00ebn publike, ka krijuar bindjen se vendimi i Komisionit duhet t\u00eb ndryshohet.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shumica e trupit gjykues t\u00eb Kolegjit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit arsyeton se, edhe pse gjyqtarja e Tiran\u00ebs Arjana Li\u00e7o kishte mbushur mosh\u00ebn e pensionit, nd\u00ebprerja e vetingut dhe sanksionimi q\u00eb i ndalon rikthimin n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb dor\u00ebheqjes \u00ebsht\u00eb i drejt\u00eb, pasi Kushtetuta dhe ligji i jep t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr t\u00eb kandiduar [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":73750,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,114,362],"tags":[615,111,103,112],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/20180910_125649_100918008-3_5ip2h61.jpg","fifu_image_alt":"Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit | Foto : LSA","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73749"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=73749"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73749\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":73751,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73749\/revisions\/73751"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/73750"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=73749"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=73749"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=73749"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}