{"id":73764,"date":"2021-03-24T23:46:54","date_gmt":"2021-03-24T22:46:54","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/onm-elisabeta-imeraj-pergjoi-nderkombetaret-dhe-nderhyri-kpk-ne\/2021\/03\/24\/"},"modified":"2023-04-06T21:58:05","modified_gmt":"2023-04-06T19:58:05","slug":"onm-elisabeta-imeraj-pergjoi-nderkombetaret-dhe-nderhyri-kpk-ne","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/onm-elisabeta-imeraj-pergjoi-nderkombetaret-dhe-nderhyri-kpk-ne\/2021\/03\/24\/","title":{"rendered":"ONM: Elisabeta Imeraj \u2018p\u00ebrgjoi\u2019 nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt dhe nd\u00ebrhyri n\u00eb KPK"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb nj\u00eb seanc\u00eb t\u00eb paprecedent\u00eb q\u00eb zgjati thuajse 8 or\u00eb, p\u00ebrfaq\u00ebsuesi i ONM-s\u00eb, Theo Jacobs e akuzoi kryeprokuroren e Tiran\u00ebs p\u00ebr nj\u00eb seri t\u00eb gjat\u00eb veprash penale, p\u00ebrfshir\u00eb p\u00ebrgjime t\u00eb paligjshme dhe shantazhim t\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb KPK-s\u00eb, akuza t\u00eb cilat Imeraj i kund\u00ebrshtoi ashp\u00ebr. \u00a0<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_77520\" aria-describedby=\"caption-attachment-77520\" style=\"width: 530px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/PHOTO-2021-03-24-21-54-38-1.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-77520\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/PHOTO-2021-03-24-21-54-38-1-530x400.jpg\" alt=\"\" width=\"530\" height=\"400\" data-id=\"77520\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-77520\" class=\"wp-caption-text\">Elisabeta Imeraj gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb KPK | Foto :LSA<\/figcaption><\/figure>\n<p>Seanca d\u00ebgjimore e s\u00eb m\u00ebrkur\u00ebs n\u00eb Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit ndaj drejtueses s\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, Elisabeta Imeraj ishte n\u00eb rutin\u00eb, derisa fjal\u00ebn e mori v\u00ebzhguesi i Operacionit\u00a0 Nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Monitorimit, Theo Jacobs.<\/p>\n<p>Pas nj\u00eb relatimi t\u00eb vak\u00ebt, seanca dukej drejt fundit, kur kryesuesi i trup\u00ebs, Olsi Komici iu drejtua Jacobs n\u00ebse ai kishte pyetje.<\/p>\n<p>\u201cJu nuk keni pyetje i nderuar kryetar? Un\u00eb kam disa,\u201d tha Jacobs, duke par\u00eb nga paneli, an\u00ebtar\u00ebt e t\u00eb cilit sapo kishin deklaruar se nuk kishin pyetje shtes\u00eb.<\/p>\n<p>Jacobs hodhi nj\u00eb v\u00ebzhgim zhbirues drej trup\u00ebs gjykuese nga u b\u00eb e qart\u00eb se ai nuk ishte aspak i k\u00ebnaqur me relatimin e sapop\u00ebrfunduar dhe vijoi duke theksuar nd\u00ebr t\u00eb tjera, se do t\u00eb prezantonte 5 gjetje nga hetimet e Operacionit Nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Monitorimit.<\/p>\n<p>\u201cKisha shpresuar q\u00eb do t\u00eb ishin pjes\u00eb e raportimit, por meq\u00eb nuk i p\u00ebrmend\u00ebt, do e b\u00ebj un\u00eb,\u201d tha Jacobs.<\/p>\n<p>Pas k\u00ebsaj pasoi nj\u00eb p\u00ebrplasje e gjat\u00eb mbi 5 or\u00eb mes p\u00ebrfaq\u00ebsuesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar dhe subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit mbi ndikimin e \u2018paligjsh\u00ebm\u2019 t\u00eb Imerajt n\u00eb proces, pasurin\u00eb e saj, marr\u00ebdh\u00ebnien me ish-bashk\u00ebshortin dhe nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje p\u00ebr trafik nd\u00ebrkomb\u00ebtar narkotik\u00ebsh.<\/p>\n<p>Gjetja e ONM-s\u00eb q\u00eb mori pjes\u00ebn kryesore t\u00eb debatit kishte t\u00eb b\u00ebnte me at\u00eb q\u00eb Jacobs la t\u00eb kuptohej se e ishte nj\u00eb \u201cp\u00ebrpjekje t\u00eb organizuar\u201d p\u00ebr t\u00eb ndikuar n\u00eb proces.<\/p>\n<p>Ai tha se kolegu i tij, Hans Kijlstra \u2013 tashm\u00eb i larguar nga ONM, i kishte l\u00ebn\u00eb n\u00eb dor\u00eb disa v\u00ebzhgime bashk\u00eb me informacionin e sigururuar nga dy burime, nj\u00eb shqiptar dhe nj\u00eb i huaj, q\u00eb Imeraj kishte v\u00ebn\u00eb njer\u00ebz ta ndiqnin dhe ta fotografonin, p\u00ebrfshir\u00eb pretendimin se kishin foto kompromentuese ndaj tij.<\/p>\n<p>Ai po ashtu ve\u00e7oi dor\u00ebheqjen e ish-relatores Etleda \u00c7iftja, e cila shprehej se k\u00ebrkonte t\u00eb t\u00ebrhiqej pasi 7-8 persona i ishin afruar p\u00ebr t\u2019i k\u00ebrkuar \u201cq\u00ebndrim m\u00eb fleksib\u00ebl\u201d n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen ndaj Imerajt.<\/p>\n<p>Jacobs nuk e p\u00ebrmendi emrin e komisioneres, por ai u b\u00eb i ditur publikisht nga Imeraj, q\u00eb kund\u00ebrshtoi ashp\u00ebr gjetjet, duke iu referuar ironikisht atyre si t\u00eb marra nga denoncimi i \u201cRrahim Shehut\u201d -nj\u00eb em\u00ebr i rrem\u00eb i p\u00ebrdorur me gjas\u00eb nga nj\u00eb denoncues anonim, t\u00eb cilin prokurorja e p\u00ebrmendi shpesh p\u00ebr t\u00eb ironizuar gjetjet e Jacobs.<\/p>\n<p>Prokurorja pretendoi se t\u00eb gjitha institucionet, p\u00ebrfshir\u00eb Gard\u00ebn e Republik\u00ebs i kishin th\u00ebn\u00eb zyrtarisht se nuk kishin informacion dhe as ndonj\u00eb \u2018thashethem\u2019 q\u00eb Kijlstra ishte ndjekur apo fotografuar.<\/p>\n<p>Po ashtu, ajo akuzoi komisioneren Etleda \u00c7iftja se kishte braktisur detyr\u00ebn dhe se me dor\u00ebheqjen e kishte v\u00ebn\u00eb at\u00eb n\u00eb pozit\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb.<\/p>\n<p>Elisabeta Imeraj p\u00ebrfundoi Shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs n\u00eb vitin 2004, dhe pas nj\u00eb q\u00ebndrimi t\u00eb shkurt\u00ebr n\u00eb Shkod\u00ebr punoi p\u00ebr 13 vite si prokurore n\u00eb Prokurorin\u00eb e Krimeve t\u00eb R\u00ebnda. N\u00eb gusht 2018, ajo u komandua si drejtuese e Prokuroris\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb kishte kandiduar p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb e Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me, SPAK. Procesi ndaj saj \u00ebsht\u00eb nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb gjat\u00ebt n\u00eb KPK. Imeraj vet\u00eb u ankua se kishte mbi 2 vjet e gjys\u00ebm q\u00eb u p\u00ebrgjigjej pyetjeve nga Komisioni.<\/p>\n<p>Nga relatimi u kuptua q\u00eb trupa ndaj saj kishte ndryshuar disa her\u00eb.<\/p>\n<p><strong>P\u00ebrplasja me Jacobs p\u00ebr nd\u00ebrhyrjet n\u00eb proces<\/strong><\/p>\n<p>V\u00ebzhguesi i ONM-s\u00eb, Theo Jacobs ka pasur edhe m\u00eb her\u00ebt p\u00ebrplasje me subjekte t\u00eb rivler\u00ebsimit, por p\u00ebrballja e tij me Elisabeta Imerajn nuk ishte nj\u00eb pyetje apo koment sardonik. N\u00eb p\u00ebrmbajtje u duk se Jacobs b\u00ebri nj\u00eb relatim paralel me at\u00eb t\u00eb Komisionit, duke v\u00ebn\u00eb n\u00eb dukje sipas tij disa probleme t\u00eb Imerajt, t\u00eb cilat KPK i kishte paraqitur p\u00ebrciptazi apo nuk i p\u00ebrmendi fare.<\/p>\n<p>Gjetjet e ONM-s\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb raportin e v\u00ebzhguesit t\u00eb larguar, Hans Kijlstra ndaj Imerajt u vun\u00eb n\u00eb dukje nga relatori Roland Ilia, por ai nuk dha asnj\u00eb detaj mbi p\u00ebrmbajtjen e tyre. P\u00ebrkundrazi,\u00a0 Jacobs b\u00ebri nj\u00eb prezantim t\u00eb detajuar.<\/p>\n<p>Ai tha se Imeraj kishte d\u00ebrguar nj\u00eb let\u00ebr \u201ct\u00eb pabazuar n\u00eb ligj\u201d p\u00ebr drejtuesit e Operacionit Nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Monitorimit, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn kishte k\u00ebrkuar p\u00ebrjashtimin e Kijlstras nga procesi i saj. Jacobs\u00a0 vuri n\u00eb dukje se letra e n\u00ebnshkruar nga Imeraj ishte bazuar n\u00eb nj\u00eb informacion q\u00eb ajo kishte, se v\u00ebzhguesi ishte shprehur negativisht n\u00eb lidhje me pasurin\u00eb e saj dhe se ajo pretendonte se ishte e paragjykuar.<\/p>\n<p>Jacobs vuri m\u00eb pas n\u00eb dukje se pak koh\u00eb m\u00eb von\u00eb, kur Kijlstra po kthehej n\u00eb Tiran\u00eb nga Amsterdami &#8211; nd\u00ebrsa ishte n\u00eb avion me familjen e tij, kishte marr\u00eb nj\u00eb e-mail nga Imeraj, i cili ndryshonte t\u00ebr\u00ebsisht n\u00eb gjuh\u00eb nga k\u00ebrkesa p\u00ebr p\u00ebrjashtim.<\/p>\n<p>Ai tha se kolegu i tij ishte shokuar nga e-maili, i cili sipas tij linte t\u00eb kuptohej se Imeraj ishte e informuar p\u00ebr l\u00ebvizjet e tij. Jacobs citoi nd\u00ebr t\u00eb tjera nga e-maili se Imeraj i kishte shkruar kolegut t\u00eb tij se \u201cnuk kishte miq n\u00eb parti,\u201d duke n\u00ebnkuptuar se nuk kishte lidhje politike dhe as lidhje me krimin e organizuar.<\/p>\n<p>\u201cKjo mund t\u00eb habis\u00eb disa k\u00ebtu,\u201d tha Jacobs ironikisht dhe shtoi se n\u00eb e-mail Imeraj shprehte besim te procesi dhe te q\u00ebndrimi i v\u00ebzhguesit. Emaili ishte shkruar disa dit\u00eb pas nj\u00eb k\u00ebrkese q\u00eb Imeraj kishte d\u00ebrguar p\u00ebr p\u00ebrjashtimin e Kijlstras nga procesi.<\/p>\n<p>M\u00eb tej ai prezantoi dyshimet e kolegut se ishte ndjekur gjat\u00eb koh\u00ebs q\u00eb kishte qen\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb. Jacobs i parapriu Imerajt, nd\u00ebrsa b\u00ebri me dije se mbrojtja e saj se institucionet n\u00eb vend kishin kthyer p\u00ebrgjigje se nuk u ishte k\u00ebrkuar nga ajo t\u00eb p\u00ebrgjonin Kijlstran, nuk pinte uj\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cAskush nuk \u00ebsht\u00eb aq idiot sa t\u00eb pranoj\u00eb q\u00eb po b\u00ebnte p\u00ebrgjim t\u00eb paligjsh\u00ebm t\u00eb nj\u00eb v\u00ebzhguesi nd\u00ebrkomb\u00ebtar,\u201d tha Jacobs.<\/p>\n<p>Imeraj e mori fjal\u00ebn pas k\u00ebtyre gjetjeve dhe i kund\u00ebrshtoi ato pjes\u00ebrisht. Ajo deklaroi se e kishte b\u00ebr\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr p\u00ebrjashtim dhe e-mailin p\u00ebr Kijlstran, por kund\u00ebrshtoi q\u00eb n\u00eb to t\u00eb kishte sjellje joetike.<\/p>\n<p>Ajo tha se k\u00ebrkesa p\u00ebr p\u00ebrjashtim ishte e drejt\u00eb e saj si subjekt p\u00ebr t\u00eb pasur nj\u00eb proces t\u00eb rregullt, nd\u00ebrsa shtoi se e-maili ishte nj\u00eb shk\u00ebmbim formal. Imeraj theksoi se kishte bashk\u00ebpunuar me koleg\u00eb nga e gjith\u00eb bota dhe ndaj saj nuk kishte asnj\u00eb dyshim p\u00ebr sjellje joetike.<\/p>\n<p>Ajo pretendoi se akuzat p\u00ebr ndjekje dhe p\u00ebrgjime ishin t\u00eb pav\u00ebrteta, t\u00eb paverifikuara dhe se nj\u00eb mori institucionesh kishin mohuar t\u00eb kishin dijeni. Ajo shtoi se ishte e habitur q\u00eb ky q\u00ebndrim i Hans Kijlstras ishte b\u00ebr\u00eb 7 muaj pasi ai ishte larguar nga Shqip\u00ebria dhe vuri n\u00eb dukje se ai nuk ishte ankuar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb m\u00eb her\u00ebt.<\/p>\n<p>\u201cNuk jam as fotografe, as paparace,\u201d tha Imeraj, nd\u00ebrsa theksoi se kjo nuk ishte n\u00eb karakterin e saj dhe nuk e kishte k\u00ebrkuar di\u00e7ka t\u00eb till\u00eb. Imeraj po ashtu vuri n\u00eb dyshim fjal\u00ebt e ish-v\u00ebzhguesit, duke th\u00ebn\u00eb se ai nj\u00ebher\u00eb thoshte se nuk kishte t\u00eb dashur dhe nj\u00ebher\u00eb se ishte fotografuar me t\u00eb dashur\u00ebn.<\/p>\n<p>Kjo solli reagim t\u00eb ashp\u00ebr t\u00eb Jacobs, q\u00eb i tha Imerajt se nuk ishte korrekte n\u00eb citim. Imeraj k\u00ebmb\u00ebnguli se po citonte drejt, por v\u00ebzhguesi me ton t\u00eb ngritur tha se nuk toleronte sjellje t\u00eb till\u00eb ndaj kolegut t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Ai lexoi m\u00eb pas citimin e Kijlstras n\u00eb t\u00eb cilin thuhej se ishte fotografuar n\u00eb kafene me disa bashk\u00ebpun\u00ebtore shqiptare apo t\u00eb njohura t\u00eb tij femra, t\u00eb cilat pretendohej t\u00eb paraqiteshin si t\u00eb dashura.<\/p>\n<p>Imeraj k\u00ebmb\u00ebnguli n\u00eb shpjegimin e saj se asnj\u00eb institucion nuk kishte dijeni p\u00ebr k\u00ebt\u00eb dhe se ajo \u201cnuk e kishte b\u00ebr\u00eb kurr\u00eb\u201d k\u00ebt\u00eb veprim. Ajo k\u00ebrkoi disa her\u00eb q\u00eb Jacobs t\u00eb hiqte dor\u00eb nga denoncimet e pabazuara n\u00eb fakte dhe disa her\u00eb p\u00ebrmendi se si prokurore bazohej vet\u00ebm n\u00eb prova.<\/p>\n<p>Ngjash\u00ebm shkoi edhe p\u00ebrplasja mbi dor\u00ebheqjen e Etleda \u00c7iftjes nga \u00e7\u00ebshtja. Jacobs citoi minuta t\u00eb nj\u00eb seance t\u00eb nd\u00ebrmjetme t\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ai e kishte pyetur Komisioneren p\u00ebr arsyet e dor\u00ebheqjes. Jacobs deklaroi se \u00c7iftja kishte referuar kontakte nga persona t\u00eb njohur &#8211; t\u00eb af\u00ebrt dhe t\u00eb larg\u00ebt, q\u00eb i kishin k\u00ebrkuar \u2018fleksibilitet\u2019 n\u00eb rastin e Imerajt.<\/p>\n<p>Jacobs tha se k\u00ebto kontakte ndodhin pas seancave t\u00eb mbyllura t\u00eb Komisionit dhe vuri n\u00eb dukje se personat ishin t\u00eb informuar p\u00ebr koh\u00ebn e k\u00ebtyre seancave dhe p\u00ebr q\u00ebndrimin e an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb KPK-s\u00eb n\u00eb k\u00ebto takime. Nd\u00ebrsa vuri n\u00eb dukje se edhe pse nuk pajtohej, ai besonte q\u00eb nj\u00eb rast i till\u00eb mund t\u00eb ndodhte nga nj\u00eb i af\u00ebrm, por theksoi se n\u00eb rastin konkret ishin 7-8 kontakte t\u00eb pretenduara nga Komisionerja.\u00a0 Jacobs tha se kjo dukej se ishte \u201cnj\u00eb p\u00ebrpjekje e organizuar\u201d p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrhyr\u00eb n\u00eb proces.<\/p>\n<p>Sipas v\u00ebzhguesit, dy gjetjet lidheshin me nj\u00ebra- tjetr\u00ebn dhe se e ndihmonin \u201ct\u00eb lidhte pikat\u201d, duke ngritur dyshime mbi sjelljen e Imerajt n\u00eb raport me procesin.<\/p>\n<p>Imeraj kund\u00ebshtoi gjetjen. Ajo akuzoi \u00c7iftjen se me dor\u00ebheqjen e saj dhe k\u00ebt\u00eb q\u00ebndrim t\u00eb mbajtur n\u00eb seanc\u00ebn e mbyllur e kishte v\u00ebn\u00eb at\u00eb n\u00eb nj\u00eb pozit\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb kurr\u00eb nuk jam t\u00ebrhequr nga asnj\u00eb \u00e7\u00ebshtje, pavar\u00ebsisht kontakteve nga t\u00eb af\u00ebrm t\u00eb mi,\u201d tha Imeraj, nd\u00ebrsa vuri n\u00eb dukje se si prokurore kishte pasur p\u00ebrpjekje t\u00eb tilla, por q\u00eb nuk i kishte marr\u00eb parasysh.<\/p>\n<p>Ajo shtoi se sjellja e Komisioneres ishte braktisje e detyr\u00ebs dhe se ajo kishte b\u00ebr\u00eb \u201cshp\u00ebrdorim detyre\u201d. Imeraj shtoi se \u00c7iftja kishte qen\u00eb relatore p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb e \u00e7\u00ebshtjes dhe shprehu dyshime p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn dhe arsyetimin e largimit t\u00eb saj nga procesi.<\/p>\n<p>\u201cNuk di \u00e7far\u00eb emri t\u2019i v\u00eb k\u00ebsaj,\u201d tha Imeraj.<\/p>\n<p><strong>P\u00ebrplasja p\u00ebr pasurin\u00eb <\/strong><\/p>\n<p>E ndezur ishte edhe p\u00ebrplasja sa i p\u00ebrket pasurive t\u00eb Imerajt. Jacobs vuri n\u00eb dukje q\u00eb n\u00eb fillim se nuk i dukej e besueshme mbrojtja e prokurores. Ai tha se ajo n\u00eb nj\u00eb krah pretendonte se nuk kishte lidhje me pasurit\u00eb e bashk\u00ebshortit &#8211; p\u00ebr shkak t\u00eb nj\u00eb kontrate paramartesore dhe nga ana tjet\u00ebr pretendonte t\u2019i njiheshin p\u00ebrfitimet nga k\u00ebto pasuri n\u00eb analiz\u00eb financiare.<\/p>\n<p>Imeraj n\u00eb fjal\u00ebn e saj, n\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb gjetjeve t\u00eb KPK-s\u00eb, u mbrojt duke th\u00ebn\u00eb se pasuria p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn hetohej ndahej n\u00eb tre pjes\u00eb: ajo paramartesore, pasuria vetjake dhe pasuria e ish-bashk\u00ebshortit pas martese. Nd\u00ebrsa k\u00ebmb\u00ebnguli se nuk kishte arsye p\u00ebr t\u2019u hetuar p\u00ebr pasurin\u00eb e ish-bashk\u00ebshortit para martese dhe se marr\u00ebdh\u00ebniet ekonomike pas martese kishin qen\u00eb t\u00eb normuara me kontrat\u00eb. Imeraj k\u00ebmb\u00ebnguli se pasurit\u00eb ishin t\u00eb gjitha me burime t\u00eb ligjshme.<\/p>\n<p>Pyetjet e Jacobs &#8211; p\u00ebr t\u00eb cilat ai k\u00ebrkoi p\u00ebrgjigje \u2018po ose jo\u2019 mbi tre pasuri, p\u00ebr t\u00eb cilat edhe KPK kishte gjetur probleme, mosdeklarime dhe deklarime kontradiktore, u p\u00ebrball\u00ebn me kund\u00ebrshtim t\u00eb qart\u00eb t\u00eb Imerajt.<\/p>\n<p>Ajo tha se nuk do i n\u00ebnshtrohej nj\u00eb procesi n\u00eb t\u00eb cilin i \u2018diktohej\u2019 si do t\u00eb p\u00ebrgjigjej dhe e cil\u00ebsoi c\u00ebnim t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb saj p\u00ebr proces t\u00eb rregullt. Disa her\u00eb pal\u00ebt iu drejtuan p\u00ebr nd\u00ebrmjet\u00ebsim kryesuesit Komici, i cili duket se u p\u00ebrpoq t\u00eb qet\u00ebsonte uj\u00ebrat, duke i th\u00ebn\u00eb Imerajt se kishte t\u00eb drejt\u00ebn t\u00eb p\u00ebrgjigjej me \u201cnj\u00eb, dy apo tre fjali\u201d.<\/p>\n<p>\u201cPyetjet jan\u00eb koncize dhe p\u00ebr fakte t\u00eb njohura,\u201d tha Komici, nd\u00ebrsa disa her\u00eb k\u00ebmb\u00ebnguli q\u00eb pal\u00ebt t\u00eb kontrollonin gjuh\u00ebn q\u00eb po p\u00ebrdornin, nd\u00ebrsa Jacobs dhe Imeraj shk\u00ebmbenin ironi dhe batuta me nj\u00ebri -tjetrin.<\/p>\n<p>Jacobs vuri n\u00eb dukje se nd\u00ebrsa Imeraj pretendonte se nuk kishte t\u00eb b\u00ebnte me pasurit\u00eb e ish-bashk\u00ebshortit, kishte disa ura q\u00eb e lidhnin at\u00eb me k\u00ebto pasuri. Ai tha nd\u00ebr t\u00eb tjera se nj\u00eb kredi 2 milion\u00eb lek\u00eb e marr\u00eb para martese nga Imeraj p\u00ebr riparim sht\u00ebpie, ishte paguar n\u00eb disa k\u00ebste nga bashk\u00ebshorti dhe shtoi se ky i fundit kishte b\u00ebr\u00eb edhe shlyerjen e parakohshme t\u00eb k\u00ebsaj kredie.<\/p>\n<p>Jacobs p\u00ebrmendi disa skenar\u00eb, sipas s\u00eb cilave, prokurorja kishte b\u00ebr\u00eb nj\u00eb s\u00ebr\u00eb shkeljesh dhe mosdeklarimesh. Ai i m\u00ebshoi faktit se ishte pretenduar q\u00eb kredia nuk ishte p\u00ebrdorur dhe se po e nj\u00ebjta kredi ishte p\u00ebrdorur p\u00ebr shlyerjen e saj. Ai shtoi se kjo nuk ishte e besueshme, sa koh\u00eb nuk ishte deklaruar si e ardhur e mbartur dhe se arsyet e marrjes s\u00eb saj ndryshonin n\u00eb disa deklarime.<\/p>\n<p>Ai vuri n\u00eb dukje se marrja e kredis\u00eb p\u00ebrkonte\u00a0 n\u00eb koh\u00eb me blerjen nga ish-bashk\u00ebshorti t\u00eb nj\u00eb pasurie tok\u00eb ar\u00eb n\u00eb Mullet.\u00a0 Imeraj u p\u00ebrgjigj n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur se kishte dh\u00ebn\u00eb shpjegime t\u00eb detajuara dhe se u q\u00ebndronte atyre. Ajo ironizoi Jacobs mbi p\u00ebrmendjen e skenar\u00ebve dhe tha se \u201cnuk ishte artiste\u201d dhe se nuk b\u00ebnte skenar\u00eb.<\/p>\n<p>Replik\u00ebs s\u00eb Jacobs se po e b\u00ebnte seanc\u00ebn cirk, Imeraj iu p\u00ebrgjigj duke th\u00ebn\u00eb se \u201ckjo ishte jeta e saj dhe nuk ishte cirk\u201d.<\/p>\n<p>Ngjash\u00ebm t\u00eb dy debatuan mbi nj\u00eb pasuri t\u00eb bler\u00eb nga bashk\u00ebshorti n\u00eb kryeqytet n\u00eb vitin 2008. Pasuri p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn ishin kryer nj\u00eb mori transaksionesh, nga bashk\u00ebshorti, v\u00ebllai i tij dhe shit\u00ebsi. Sipas Jacobs, kjo pasuri lidhej me Imerajn n\u00eb n\u00ebnshkrimin prej saj t\u00eb nj\u00eb kontrate noteriale n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn p\u00ebrmendej marr\u00ebdh\u00ebnia mes bashk\u00ebshortit dhe shit\u00ebsit dhe \u00e7mimi 150 mij\u00eb euro. \u00c7mimi i m\u00ebvonsh\u00ebm i godin\u00ebs ishte raportuar n\u00eb deklarata 45 mij\u00eb euro, nd\u00ebrsa gjysma e kredis\u00eb 90 mij\u00eb euro e marr\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri ishte p\u00ebrdorur p\u00ebr nj\u00eb borxh t\u00eb kunatit.<\/p>\n<p>Jacobs tha se kjo situat\u00eb komplekse dhe shpjegimet e Imerajt nuk ishin bind\u00ebse. Ai theksoi se transaksionet e m\u00ebvonshme dhe deklarimet e prokurores dukej se ishin b\u00ebr\u00eb p\u00ebr t\u00eb fshehur vler\u00ebn e v\u00ebrtet\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb shmangur tatimet. Jacobs tha se kontrata noteriale ishte b\u00ebr\u00eb p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb kredin\u00eb 100 mij\u00eb euro. Ai theksi se p\u00ebr pjes\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj kredie &#8211; q\u00eb nuk deklarohej t\u00eb ishin shpenzuar, mungonin deklarimet.<\/p>\n<p>Imeraj tha se deklarata noteriale nuk mund t\u00eb sh\u00ebrbente p\u00ebr marrje kredie, nd\u00ebrsa theksoi se kishte dh\u00ebn\u00eb shpjegime t\u00eb detajuara mbi k\u00ebt\u00eb pasuri dhe t\u00eb tjerat. Problemet n\u00eb deklarimin e k\u00ebsaj pasurie u vun\u00eb n\u00eb dukje edhe nga KPK.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb Jacobs p\u00ebrmendi edhe nj\u00eb transaksion mes bashk\u00ebshortit dhe nj\u00eb biznesmeni p\u00ebr shk\u00ebmbimin e rreth 1500 metrave tok\u00eb n\u00eb Mullet me vler\u00eb 4.5 milion\u00eb lek\u00eb me 2500 metra truall tek Fusha e Aviacionit n\u00eb Tiran\u00eb me vler\u00eb 71 milion\u00eb lek\u00eb, ose 15 her\u00eb m\u00eb t\u00eb lart\u00eb . Jacobs tha se nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie mes ish-bashk\u00ebshortit dhe biznesmenit mbi nj\u00eb detyrim p\u00ebr tarifat e avokatit q\u00eb\u00a0 biznesmeni i kishte pasur ndaj tij, ishte deklaruar si e mbyllur m\u00eb her\u00ebt. Por ai tha se m\u00eb pas Imeraj, e kishte deklaruar edhe shk\u00ebmbimin e volitsh\u00ebm t\u00eb pronave si pjes\u00eb e shlyerjes s\u00eb borxhit.<\/p>\n<p>Ngjash\u00ebm si n\u00eb rastin e nj\u00eb makine Opel Astra t\u00eb shk\u00ebmbyer me nj\u00eb BMW X5, Imeraj u mbrojt duke th\u00ebn\u00eb se b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr persona t\u00eb lir\u00eb q\u00eb me vullnet t\u00eb lir\u00eb kishin b\u00ebr\u00eb kontrat\u00ebn e shk\u00ebmbimit, duke th\u00ebn\u00eb se \u201c\u00e7do gj\u00eb ishte ligjore\u201d.<\/p>\n<p>Gjetjet n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb dhe q\u00ebndrimin e Imerajt p\u00ebr to u p\u00ebrmend\u00ebn edhe nga KPK. Relatimi q\u00eb nisi nga pasuri pa probleme, vuri n\u00eb dukej disa mosdeklarime dhe disa pasuri me munges\u00eb burimesh, por edhe pse u p\u00ebrmend analiza financiare, KPK nuk tha sa ishin minuset e Imerajt.<\/p>\n<p>Kjo vet\u00eb n\u00eb fjal\u00ebn e saj p\u00ebrmendi bilance negative n\u00eb vlera t\u00eb vogla dhe k\u00ebmb\u00ebnguli njohje t\u00eb t\u00eb ardhurave nga qirat\u00eb, t\u00eb ardhurave t\u00eb bashk\u00ebshortit nga puna dhe t\u00eb ardhura t\u00eb tjera, q\u00eb si\u00e7 dukej nuk ishin konsideruar t\u00eb ligjshme n\u00eb gjetjet e KPK.<\/p>\n<p>Imeraj dhe Jacobs u p\u00ebrplas\u00ebn po ashtu edhe mbi sht\u00ebpin\u00eb 5-kat\u00ebshe n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ajo banonte, bashk\u00eb me ish-bashk\u00ebshortin dhe t\u00eb af\u00ebrmit e tij. Imeraj pretendoi se ajo ishte nd\u00ebrtuar para martese, por shtoi se burimet e saj ishin t\u00eb ligjshme.<\/p>\n<p>KPK dhe Jacobs vun\u00eb n\u00eb dukje se kostoja e deklaruar prej 4 milion\u00eb lek\u00ebsh nuk p\u00ebrputhej me koston e p\u00ebrllogaritur nga Enti Komnb\u00ebtar i Banesave q\u00eb llogaritej n\u00eb rreth 17 milion\u00eb lek\u00eb. Imeraj tha se bashk\u00ebshorti kishte paguar vet\u00ebm kostot p\u00ebr katin ku banonin dhe pretendoi se ish-kunati kishte d\u00ebrguar nga Britania p\u00ebrmes bank\u00ebs, shumat q\u00eb duheshin p\u00ebr t\u00eb mbuluar pjes\u00ebn tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Jacobs pretendoi se ligj\u00ebrisht, ish-kunati nuk kishte pasur t\u00eb ardhura t\u00eb mjaftueshme dhe se puna e tij n\u00eb nj\u00eb lavazh \u2018n\u00eb zot\u00ebrim\u2019 n\u00eb Mbret\u00ebrin\u00eb e Bashkuar kishte prodhuar m\u00eb pak para nga sa ai kishte d\u00ebrguar n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p><strong>Figura dhe profesionalizmi<\/strong><\/p>\n<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit b\u00ebri nj\u00eb p\u00ebrshkrim pozitiv t\u00eb dy kritereve t\u00eb tjera t\u00eb rivler\u00ebsimit t\u00eb Imerajt- profesionalizmit dhe past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs. KPK u shpreh se qoft\u00eb DSIK, qoft\u00eb ata vet\u00eb nuk kishin gjetur probleme t\u00eb figur\u00ebs dhe as kontakte t\u00eb pap\u00ebrshtatshme.<\/p>\n<p>37 denoncime q\u00eb u tha se ishin marr\u00eb, u p\u00ebrmend\u00ebn p\u00ebrciptazi. Relatori Ilia theksoi se disa ishin t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritura dhe se n\u00eb total ishin vet\u00ebm 26 denoncime q\u00eb ishin marr\u00eb parasysh. Imeraj pretendoi se nga k\u00ebto denoncime, vet\u00ebm 3 kishin t\u00eb b\u00ebnin me pun\u00ebn e saj si prokurore dhe pjesa tjet\u00ebr kishin t\u00eb b\u00ebnin me \u00e7\u00ebshtje penale n\u00eb Prokurorin\u00eb e Tiran\u00ebs, por q\u00eb nuk ishin \u00e7\u00ebshtje t\u00eb saj.<\/p>\n<p>Ngjash\u00ebm, Komisioni u shpreh pozitivisht p\u00ebr profesionalizmin e Imerajt. N\u00eb relatim u tha se n\u00eb dokumentet e shqyrtuara nuk ishin gjetur probleme dhe ajo u vler\u00ebsua \u2018maksimalisht\u2019. Ilia p\u00ebrmendi disa her\u00eb me nota pozitive pun\u00ebn e Imerajt dhe bilancin e saj.<\/p>\n<p>Prokurorja vet\u00eb po ashtu shtoi n\u00eb k\u00ebt\u00eb vler\u00ebsim se n\u00eb \u00e7\u00ebshtjet q\u00eb kishte d\u00ebrguar n\u00eb gjyq &#8211; me mbi 200 t\u00eb pandehur, vet\u00ebm dy prej tyre kishin marr\u00eb pafaj\u00ebsi, duke theksuar se kjo tregonte cil\u00ebsin\u00eb e hetimeve dhe pun\u00ebn e b\u00ebr\u00eb.<\/p>\n<p>Jacobs megjithat\u00eb u duk se nuk ishte dakord me asnj\u00eb prej vler\u00ebsimeve. Ai vuri n\u00eb dukje se Gjykata e Rom\u00ebs n\u00eb Itali kishte d\u00ebnuar dy persona p\u00ebr trafik q\u00ebniesh njer\u00ebzore dhe p\u00ebrdhunim t\u00eb nj\u00eb prostitute dhe ngriti akuz\u00eb se t\u00eb d\u00ebnuarit kishin qen\u00eb bashk\u00ebshorti i Imerajt dhe kunati i saj. Jacobs tha se d\u00ebnimi ishte dh\u00ebn\u00eb n\u00eb vitin 2002 dhe se ky kontakt nuk ishte deklaruar nga Imeraj.<\/p>\n<p>Ai tha se mbrojtja e saj n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb se \u201cnuk kishte dijeni\u201d,\u00a0 i lindte dyshime.<\/p>\n<p>Imeraj vet\u00eb ironizoi se k\u00ebto t\u00eb dh\u00ebna vinin nga denoncimi i rrem\u00eb. Ajo tha se institucionet shqiptare n\u00eb t\u00eb cilat kishte pyetur, nuk kishin asnj\u00eb informacion q\u00eb ish-bashk\u00ebshorti apo ish-kunati ishin d\u00ebnuar. Duke ironizuar nj\u00eb fjali t\u00eb Jacobs mbi mosnjohjen e italishtes, Imeraj tha se k\u00ebto nuk mund t\u00eb p\u00ebrdoreshin n\u00eb proces kund\u00ebr saj.<\/p>\n<p>Ajo shtoi se akuza nuk ishte e v\u00ebrtet\u00eb dhe se b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr persona t\u00eb tjer\u00eb me mbiemrin Bajri. Ajo tha se n\u00eb 2 vjet e gjysm\u00eb kishte dh\u00ebn\u00eb p\u00ebrgjigje p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb personat q\u00eb dilnin n\u00eb internet me mbiemrin e saj apo ish-bashk\u00ebshortit dhe shtoi se k\u00ebto ishin mbiemra t\u00eb p\u00ebrdorur dhe se jo t\u00eb gjith\u00eb ishin t\u00eb af\u00ebrm t\u00eb saj apo t\u00eb ish-bashk\u00ebshortit.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb mbi profesionalizmin, Jacobs tha se hiqte dor\u00eb nga leximi i nj\u00eb gjetjeje sepse ishte shum\u00eb e komplikuar p\u00ebr t\u2019u shpjeguar, por i m\u00ebshoi nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje droge t\u00eb prezantuar edhe nga Komisioni dhe p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn vet\u00eb Imeraj kishte dh\u00ebn\u00eb p\u00ebrgjigje n\u00eb fjal\u00ebn e saj.<\/p>\n<p>Jacobs tha se b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb hetim ndaj nj\u00eb t\u00eb dyshuari si drejtues i nj\u00eb grupi trafikant\u00ebsh t\u00eb 700 kilogram\u00ebve hashash. Ai tha se grupi ishte hetuar nga nj\u00eb prokuror tjet\u00ebr, q\u00eb m\u00eb pas e kishte ve\u00e7uar dosjen ndaj t\u00eb pandehurit B.P.<\/p>\n<p>Ky i pandehur dyshohej si drejtues dhe si personi q\u00eb kishte porositur 20 kamion\u00eb me materiale inerte p\u00ebr t\u00eb mund\u00ebsuar transportin e l\u00ebnd\u00ebve narkotike deri n\u00eb vendin ku do e merrte gomonia n\u00eb plazhin e Sh\u00ebngjinit. Pjesa tjet\u00ebr e grupit ishin d\u00ebrguar n\u00eb gjykat\u00eb dhe ishin d\u00ebnuar. Dosja ndaj B.P i ishte dh\u00ebn\u00eb Imerajt dhe nj\u00eb kolegu nga drejtuesi i at\u00ebhersh\u00ebm i prokuroris\u00eb, Besim Hajdamataj.<\/p>\n<p>Jacobs tha se pas marrjes s\u00eb dosjes ndaj B.P, Imeraj kishte b\u00ebr\u00eb k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr arrestimin e tij n\u00eb maj t\u00eb atij viti.<\/p>\n<p>\u201cKy \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vendim i jasht\u00ebzakonsh\u00ebm,\u201d tha ai, duke treguar vendimin e ish-Gjykat\u00ebs s\u00eb Krimeve t\u00eb R\u00ebnda q\u00eb miratonte k\u00ebrkes\u00ebn e Imerajt. Jacobs tha se vendimi tregonte se t\u00eb gjitha provat dhe p\u00ebrgjimet e lidhnin B.P me trafikun dhe madje e b\u00ebnin at\u00eb t\u00eb dalluesh\u00ebm si bos.<\/p>\n<p>Por Jacobs shtoi se nj\u00eb muaj pas k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr arrest, Imeraj kishte k\u00ebrkuar n\u00eb gjykat\u00eb lirimin e B.P n\u00eb mas\u00ebn \u201cdetyrim paraqitje\u201d, edhe pse provat e tregonin at\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb trafikun e narkotik\u00ebve. Nj\u00eb muaj m\u00eb von\u00eb, prokurorja kishte vendosur ndryshimin e akuz\u00ebs nga\u00a0 trafik droge n\u00eb moskall\u00ebzim krimi dhe shpallje t\u00eb moskompetec\u00ebs.<\/p>\n<p>Jacobs tha se kjo ishte nj\u00eb dukuri q\u00eb e kishte hasur shpesh n\u00eb hetimet e Prokuroris\u00eb s\u00eb Krimeve t\u00eb R\u00ebnda. Ai tha se kishte prokuror\u00eb, por jo Imeraj, q\u00eb mbanin n\u00eb burg p\u00ebr dy vjet persona p\u00ebr tre gram hashash, por q\u00eb nuk arrestonin t\u00eb dyshuarit kryesor\u00eb. Ai po ashtu tha se kishte \u00e7\u00ebshtje q\u00eb prezantoheshin si t\u00eb m\u00ebdha dhe m\u00eb pas \u201ctullumbacja shfryhej\u201d.<\/p>\n<p>Por duke iu drejtuar Imerajt, ai theksoi se e dinte pse ishte p\u00ebrshkall\u00ebzuar q\u00ebndrimi ndaj B.P n\u00eb pak muaj, edhe pse shtoi se nuk kishte prova. N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb ironike, ai i tha asaj t\u00eb mos mbrohej me faktin se kishte pasur urdh\u00ebr nga shefi, pasi Besim Hajdarmataj n\u00eb seanc\u00ebn e tij e kishte \u201chedhur posht\u00eb autobusit\u201d.<\/p>\n<p>Imeraj iu p\u00ebrgjigj po ironikisht, duke th\u00ebn\u00eb se nuk e kishte thirrur Hajdarmatajn \u2018as shef, as bos\u2019 dhe se ajo nuk ia shkarkonte p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb drejtuesit t\u00eb saj. Imeraj k\u00ebmb\u00ebnguli se \u00e7\u00ebshtja ishte hetuar intensivisht, por se nj\u00eb vendim i Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit t\u00eb Krimeve t\u00eb R\u00ebnda &#8211; q\u00eb mbi t\u00eb nj\u00ebjtat prova kishte shfaj\u00ebsuar nj\u00eb t\u00eb pandehur tjet\u00ebr n\u00eb at\u00eb grup, e kishte detyruar at\u00eb dhe kolegun e saj, tani pjes\u00eb e SPAK, t\u00eb nd\u00ebrmerrnin k\u00ebt\u00eb veprim.<\/p>\n<p>\u201cNe nuk arrit\u00ebm t\u00eb bindnim nj\u00eb an\u00ebtar t\u00eb grupit t\u00eb b\u00ebhej d\u00ebshmitar i drejt\u00ebsis\u00eb,\u201d tha Imeraj, duke th\u00ebn\u00eb se pas k\u00ebsaj nuk kishin pasur prova p\u00ebr t\u00eb vijuar \u00e7\u00ebshtjen. Ajo k\u00ebmb\u00ebnguli se nuk kishte asnj\u00eb cen n\u00eb profesionaliz\u00ebm dhe se rezultatet e saj si prokurore e b\u00ebnin t\u00eb qart\u00eb k\u00ebt\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb kontekstin e etik\u00ebs, Jacobs po ashtu solli edhe gjetjen e tij sipas s\u00eb cil\u00ebs divorci i Imerajt dukej \u2018fake\u2019. Jacobs tha se e mb\u00ebshteste gjetjen mbi faktin se t\u00eb dy ish-bashk\u00ebshort\u00ebt jetonin n\u00eb t\u00eb nj\u00ebt\u00ebn sht\u00ebpi edhe pse n\u00eb vendim e gjykat\u00ebs thuhej se bashk\u00ebjetesa ishte e pamundur.<\/p>\n<p>Ai tha se divorci ishte k\u00ebrkuar n\u00eb lidhje me procesin dhe shprehu habi q\u00eb Imeraj nuk kishte pasur dijeni p\u00ebr rrahjen q\u00eb ish-bashk\u00ebshorti i kishte b\u00ebr\u00eb nj\u00eb pedagogeje t\u00eb tij q\u00eb ishte an\u00ebtare e KPK, duke theksuar se kishin qen\u00eb studente n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb.<\/p>\n<p>Ai po ashtu referoi nj\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb pak\u00ebrkuar dhe sipas tij t\u00eb dyshimt\u00eb nga zyra e Gjendjes Civile n\u00eb lidhje me vendbanimin e Imerajt, pak dit\u00eb pasi ishte administruar nj\u00eb p\u00ebrgjigje zyrtare ku shkruhej se jetonin n\u00ebn t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn \u00e7ati.<\/p>\n<p>Imeraj tha se divorci ishte i v\u00ebrtet\u00eb, nd\u00ebrsa shtoi se dyshimet ngriheshin s\u00ebrish prej denoncimit anonim, q\u00eb sipas saj ishte bazuar mbi t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb rreme nga persona q\u00eb identifikoheshin me emrin \u201cRrahim Shehu\u201d dhe i k\u00ebrkoi Jacobs t\u00eb mos bazohej m\u00eb n\u00eb at\u00eb denoncim, por n\u00eb fakte.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb saj, Jacobs e nd\u00ebrpreu disa her\u00eb, duke p\u00ebrs\u00ebritur shprehjen \u201cJo zonj\u00eb\u201d, dhe k\u00ebmb\u00ebnguli se gjetjet ishin b\u00ebr\u00eb prej zyr\u00ebs s\u00eb tij dhe nuk kishin lidhje me denoncimin.<\/p>\n<p>Imeraj n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb tha se i ishte c\u00ebnuar e drejta e privat\u00ebsis\u00eb dhe se gjykat\u00ebs i ishin k\u00ebrkuar dokumente, q\u00eb nuk kishin t\u00eb b\u00ebnin me procesin. Jacobs n\u00eb nerva e sip\u00ebr replikoi: \u201cKy \u00ebsht\u00eb proces vetingu, ju k\u00ebtu nuk keni privat\u00ebsi\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrballjen e gjat\u00eb Jacobs-Imeraj, komisioner\u00ebt ishin n\u00eb pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe inaktiv\u00eb, nd\u00ebrsa shk\u00ebmbenin pusulla me nj\u00ebri- tjetrin. Komici si drejtues nd\u00ebrhyri disa her\u00eb &#8211; qoft\u00eb n\u00eb drejtim t\u00eb Imerajt dhe qoft\u00eb ndaj Jacobs, duke t\u00ebrhequr v\u00ebmendje p\u00ebr gjuh\u00ebn e p\u00ebrdorur nga t\u00eb dy.<\/p>\n<p>Pak para fundit t\u00eb s\u00e9anc\u00ebs, edhe Komici ngriti z\u00ebrin duke u k\u00ebrkuar pal\u00ebve t\u00eb mos debatonin jasht\u00eb asaj q\u00eb ishte pjes\u00eb e procesit. Seanca e shpalljes s\u00eb vendimit u caktua n\u00eb 26 mars n\u00eb or\u00ebn 9.00.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb nj\u00eb seanc\u00eb t\u00eb paprecedent\u00eb q\u00eb zgjati thuajse 8 or\u00eb, p\u00ebrfaq\u00ebsuesi i ONM-s\u00eb, Theo Jacobs e akuzoi kryeprokuroren e Tiran\u00ebs p\u00ebr nj\u00eb seri t\u00eb gjat\u00eb veprash penale, p\u00ebrfshir\u00eb p\u00ebrgjime t\u00eb paligjshme dhe shantazhim t\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb KPK-s\u00eb, akuza t\u00eb cilat Imeraj i kund\u00ebrshtoi ashp\u00ebr. \u00a0<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":97,"featured_media":73765,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[415,117,2,473],"tags":[611,118,149,122],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/PHOTO-2021-03-24-21-54-38-1.jpg","fifu_image_alt":"Elisabeta Imeraj gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb KPK | Foto :LSA","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73764"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/97"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=73764"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73764\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":73766,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73764\/revisions\/73766"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/73765"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=73764"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=73764"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=73764"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}