{"id":73773,"date":"2021-03-23T18:03:29","date_gmt":"2021-03-23T17:03:29","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjyqtari-bari-shyti-perballet-me-proteste-dhe-raporte-negative-ne-kpk\/2021\/03\/23\/"},"modified":"2023-04-06T21:58:48","modified_gmt":"2023-04-06T19:58:48","slug":"gjyqtari-bari-shyti-perballet-me-proteste-dhe-raporte-negative-ne-kpk","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjyqtari-bari-shyti-perballet-me-proteste-dhe-raporte-negative-ne-kpk\/2021\/03\/23\/","title":{"rendered":"Gjyqtari Bari Shyti p\u00ebrballet me protest\u00eb dhe raporte negative n\u00eb KPK"},"content":{"rendered":"<p>Gjyqtari i Gjykat\u00ebs Administrative t\u00eb Apelit, Bari Shyti u prit me protest\u00eb dhe u p\u00ebrball me akuza p\u00ebr deklarime kontradiktore dhe munges\u00eb burimesh prej 8.6 milion\u00eb lek\u00ebsh n\u00eb KPK, si dhe nj\u00eb raport negativ t\u00eb DSIK p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_77478\" aria-describedby=\"caption-attachment-77478\" style=\"width: 533px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Bari-Shyti-KPK-.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-77478\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Bari-Shyti-KPK--533x400.jpg\" alt=\"\" width=\"533\" height=\"400\" data-id=\"77478\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-77478\" class=\"wp-caption-text\">Gjyqtari Bari Shyti pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb KPK. Foto: Vladimir Karaj.<\/figcaption><\/figure>\n<p>Gjyqtari i Gjykat\u00ebs Administrative t\u00eb Apelit, Bari Shyti pretendoi t\u00eb mart\u00ebn gjat\u00eb shpjegimeve t\u00eb tij n\u00eb KPK se ishte p\u00ebrpjekur t\u00eb ishte sa m\u00eb korrekt n\u00eb deklarimet periodike t\u00eb pasuris\u00eb, por thuajse gjith\u00eb relatimi i Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen ndaj tij u ngrit mbi deklarimet e tij kontradiktore dhe me pasakt\u00ebsi, p\u00ebrfshi edhe akte noteriale t\u00eb nj\u00ebjta, por me p\u00ebrmbajtje t\u00eb ndryshme.<\/p>\n<p>Relatorja Firdes Shuli tha se trupa e me kryesuese Genta Tafa (Bungo) dhe an\u00ebtare Suela Zhegu, kishte p\u00ebrfunduar nj\u00eb her\u00eb hetimet ndaj Shytit vet\u00ebm n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb, por m\u00eb pas kishte ri\u00e7elur hetimin n\u00eb t\u00eb tre kriteret. Sipas Shulit, n\u00eb fund Shyti rezultonte me bilanc negativ me 8.6 milion\u00eb lek\u00eb dhe kishte raport negativ nga Drejtoria e Sigurimit t\u00eb Informacionit t\u00eb Klasifikuar.<\/p>\n<p>Shyti u p\u00ebrball n\u00eb hyrje t\u00eb Pallatit t\u00eb Kongreseve ku zhvillohen seancat e KPK me nj\u00eb grup protestuesish q\u00eb k\u00ebrkonin shkarkimin e tij dhe e akuzonin p\u00ebr korrupsion. Megjithat\u00eb, ai k\u00ebmb\u00ebnguli q\u00eb KPK t\u00eb merrte n\u00eb konsiderat\u00eb shpjegimet e tij.<\/p>\n<p>Ai fal\u00ebnderoi Komisionin p\u00ebr rihapjen e hetimit p\u00ebr dy kriteret e tjera dhe u p\u00ebrpoq t\u00eb sqaronte kontradiktat n\u00eb deklarime. Ai pretendoi se kishte b\u00ebr\u00eb analiz\u00eb financiare me ekspert q\u00eb e nxirrte me bilance pozitive n\u00eb t\u00eb gjitha vitet dhe po ashtu pretendoi se t\u00eb ardhurat, p\u00ebrfshi 21 mij\u00eb dollar\u00eb t\u00eb fituara nga kromi nd\u00ebrsa ishte gjyqtar, ishin me burime t\u00eb ligjshme.<\/p>\n<p>Bari Shyti e ka nisur karrier\u00ebn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 1993 dhe ka punuar si gjyqtar n\u00eb Gjykatat e Bulqiz\u00ebs dhe at\u00eb t\u00eb Dibr\u00ebs. N\u00eb vitin 2013, ai u dekretua si gjyqtar n\u00eb Gjykat\u00ebn Administrative t\u00eb Durr\u00ebsit dhe prej vitit 2016 e ushtron funksionin n\u00eb Gjykat\u00ebn Administrative t\u00eb Apelit.<\/p>\n<p><strong>Apartamenti n\u00eb plazh<\/strong><\/p>\n<p>Para se t\u00eb p\u00ebrballej me KPK gjyqtari Bari Shyti u p\u00ebrball me nj\u00eb grup prej 10 vetash, t\u00eb cil\u00ebt mbanin parulla t\u00eb shkruara me dor\u00eb kund\u00ebr tij. Protestuesit akuzonin Shytin p\u00ebr korrupsion, pasuri t\u00eb fshehura dhe paaft\u00ebsi.<\/p>\n<p>Nj\u00eb grua me t\u00eb cil\u00ebn BIRN foli tha se me Shtyin kishte humbur disa \u00e7\u00ebshtje dhe se vendimet e tij kishin qen\u00eb t\u00eb pabazuara. Ajo megjithat\u00eb refuzoi t\u00eb identifikonte \u00e7\u00ebshtjen dhe t\u00eb jepte emrin. \u201cM\u00eb vijn\u00eb te dera e sht\u00ebpis\u00eb pastaj,\u201d tha gruaja.<\/p>\n<p>As atmosfera n\u00eb seanc\u00eb nuk ishte e favorshme. Shyti u p\u00ebrball me nj\u00eb relacion t\u00eb gjat\u00eb q\u00eb i kishte gjetur nj\u00eb s\u00ebr\u00eb problemesh n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb dhe nj\u00eb raport negativ nga DSIK, e cila e cil\u00ebsonte t\u00eb pap\u00ebrshtatsh\u00ebm bazuar mbi akuza p\u00ebr korrupsion.<\/p>\n<p>Relatorja Firdes Shuli tha n\u00eb seanc\u00eb se Shyti kishte probleme me tre sht\u00ebpit\u00eb e deklaruara. P\u00ebr nj\u00eb apartament n\u00eb plazh q\u00eb ishte bler\u00eb fillimisht bashk\u00eb me v\u00ebllan\u00eb q\u00eb jetonte n\u00eb Belgjik\u00eb dhe q\u00eb m\u00eb pas i kishte kaluar Shytit, u gjet se nuk ishte deklaruar n\u00eb dy vitet e para edhe pse kishte nj\u00eb kontrat\u00eb dhe nj\u00eb fatur\u00eb q\u00eb tregonin se ishte paguar i gjithi n\u00eb vler\u00ebn 2.8 milion n\u00eb vitin 2005.<\/p>\n<p>Shyti pretendoi se k\u00ebto dokumente ishin b\u00ebr\u00eb p\u00ebr efekt marrje n\u00eb dor\u00ebzim, por k\u00ebmb\u00ebnguli q\u00eb pagesa e ishte p\u00ebrfunduar n\u00eb vitin 2007, kur edhe ai kishte deklaruar p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb pjes\u00ebn e tij n\u00eb k\u00ebt\u00eb pasuri.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, KPK vuri n\u00eb dukje se edhe deklarata e vitit 2007 nuk ishte e plot\u00eb, pasi k\u00ebtu Shyti kishte deklaruar si t\u00eb paguar 1.4 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb gjysm\u00ebs q\u00eb i p\u00ebrkiste atij, por q\u00eb m\u00eb pas i tha KPK se 600 mij\u00eb lek\u00eb ishin paguar n\u00eb fakt me letra me vler\u00eb n\u00eb vitin 2005.<\/p>\n<p>Shyti pretendoi se deklarimi i dh\u00ebn\u00eb ishte i sakt\u00eb dhe se veprimet e hershme ishin b\u00ebr\u00eb n\u00eb mir\u00ebbesim mes njer\u00ebzish t\u00eb njohur.<\/p>\n<p>Komisioni tha se merrte n\u00eb konsiderat\u00eb kontrat\u00ebn e porosis\u00eb dhe fatur\u00ebn q\u00eb tregonin blerje n\u00eb vitin 2005 dhe se Shyti rezultonte pas k\u00ebsaj me bilanc negativ prej 1 milion lek\u00ebsh.<\/p>\n<p>Shyti m\u00eb von\u00eb i kishte shitur gjysm\u00ebn e tij t\u00eb apartamentit v\u00ebllait dhe n\u00eb nj\u00eb moment t\u00eb dyt\u00eb e kishte bler\u00eb at\u00eb t\u00eb gjithin nga v\u00ebllai, duke marr\u00eb si detyrim shum\u00ebn 30 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Shuli tha se Shyti nuk kishte pranuar barr\u00eb prove p\u00ebr burimin e t\u00eb ardhurave t\u00eb v\u00ebllait, duke pretenduar se nuk ishte huamarr\u00ebs ndaj tij. Ai k\u00ebmb\u00ebnguli n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb edhe n\u00eb seanc\u00eb dhe gjat\u00eb pyetjeve duke pretenduar se secili v\u00eblla mbante p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr pjes\u00ebn e tij.<\/p>\n<p>Por kryesuesja Tafa dhe relatorja Shuli i vun\u00eb n\u00eb dukje se situata ishte e till\u00eb kur pasuria po hetohej si pasuri e tij e fshehur dhe se n\u00eb momentin kur Shyti kishte marr\u00eb pron\u00ebsin\u00eb mbi apartamentin, ai po ashtu kishte pranuar detyrime ndaj t\u00eb v\u00ebllait n\u00eb shum\u00ebn 30 mij\u00eb euro, q\u00eb \u00a0relatorja tha se konsideroheshin hua.<\/p>\n<p>Shyti n\u00eb seanc\u00eb tha se i v\u00ebllai kishte qen\u00eb emigrant ilegal n\u00eb Belgjik\u00eb dhe tha se kishte gjetur prova p\u00ebr t\u00eb ardhurat nga asistenca sociale, por jo nga pun\u00ebsimi. \u00a0Burimet e tjera t\u00eb k\u00ebtij apartamenti po ashtu rezultuan me probleme.<\/p>\n<p><strong>21 mij\u00eb dollar\u00eb nga kromi <\/strong><\/p>\n<figure id=\"attachment_77480\" aria-describedby=\"caption-attachment-77480\" style=\"width: 533px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Protesta-Bari-Shyti-.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-77480\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Protesta-Bari-Shyti--533x400.jpg\" alt=\"\" width=\"533\" height=\"400\" data-id=\"77480\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-77480\" class=\"wp-caption-text\">Nje grup qytetar\u00ebsh protestuan kund\u00ebr gjyqtarit Bari Shyti. Foto: Vladimir Karaj.<\/figcaption><\/figure>\n<p>Probleme me deklarimet kontradiktore rezultuan edhe nga hetimi i nj\u00eb apartamenti dhe garazhi n\u00eb Tiran\u00eb. KPK tha se garazhi i bler\u00eb me hua 5 mij\u00eb euro nuk ishte deklaruar p\u00ebr disa vite me radh\u00eb edhe pse kishte qen\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn kontrat\u00eb, nd\u00ebrsa vuri n\u00eb dukje se nga hetimi kishte rezultuar munges\u00eb burimesh t\u00eb ligjshme n\u00eb shum\u00ebn 5 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebto p\u00ebrfshiheshin 21 mij\u00eb dollar\u00eb q\u00eb Shyti pretendonte se i kishte p\u00ebrfituar nga nxjerrja prej nj\u00eb stoku kromi t\u00eb 60 ton\u00ebve mineral, t\u00eb cil\u00ebn ia kishte shitur kompanis\u00eb s\u00eb v\u00ebllait.<\/p>\n<p>KPK vuri n\u00eb dukje se p\u00ebr shum\u00ebn nuk provohej pagesa e tatimeve dhe se nga Drejtoria e Tatimeve ishte v\u00ebn\u00eb n\u00eb dukje se p\u00ebr t\u00eb shitur dhe bler\u00eb mineral, Shyti duhej t\u00eb kishte pasur aktivitet t\u00eb regjistruar n\u00eb gjykat\u00eb.<\/p>\n<p>KPK po ashtu vuri n\u00eb dukje se nd\u00ebrsa ishte p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb tregti kromi, Shyti kishte statusin e magjistratit dhe vuri n\u00eb dukje se p\u00ebrfshirja n\u00eb biznes binte ndesh me Kushtetut\u00ebn dhe faktin se gjyqtari nuk mund t\u00eb kryente pun\u00eb t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>N\u00eb seanc\u00eb Shyti pretendoi se kishte punuar me kromin n\u00eb vitin kur gjykata e Bulqiz\u00ebs ishte suprimuar dhe ai dhe koleg\u00eb t\u00eb tjer\u00eb ishin l\u00ebn\u00eb pa pun\u00eb dhe t\u00eb pasigurt p\u00ebr t\u00eb ardhmen. Ai pranoi megjithat\u00eb se gjat\u00eb k\u00ebsaj kohe, vijonte t\u00eb paguhej si gjyqtar, por tha se pagat i merrnin nj\u00eb her\u00eb n\u00eb 3-4 muaj.<\/p>\n<p>Ai tha se nuk kishte menduar t\u00eb regjistronte biznesin pasi ishte i p\u00ebrkohsh\u00ebm, nd\u00ebrsa pretendoi se n\u00ebse shikohej \u00e7mimi me t\u00eb cilin ai kishte shitur kromin, mund t\u00eb llogaritej edhe se tatimet p\u00ebr t\u00eb ishin paguar. KPK nuk sqaroi se \u00e7far\u00eb lloj pune kishte b\u00ebr\u00eb specifikisht Shyti n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast.<\/p>\n<p>Si burim me probleme u identifikua k\u00ebtu edhe shuma prej 18500 euro q\u00eb v\u00ebllai emigrant n\u00eb Belgjik\u00eb i kishte dh\u00ebn\u00eb Shytit fillimisht p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb plot\u00ebsisht apartamentin n\u00eb plazh, po ashtu me probleme rezultoi dhe nj\u00eb hua 9 mij\u00eb dollar\u00eb nga v\u00ebllai q\u00eb zot\u00ebronte kompanin\u00eb minerare.<\/p>\n<p>Nj\u00eb sht\u00ebpi n\u00eb Bulqiz\u00eb, nga shitja e t\u00eb cil\u00ebs ishte financuar blerja e apartamentit n\u00eb Tiran\u00eb, kishte po ashtu probleme. Relatorja tha se kishte dy deklarime t\u00eb ndryshme dhe dy kontrata t\u00eb ndryshme noteriale mbi \u00e7mimin e blerjes s\u00eb k\u00ebtij apartamenti.<\/p>\n<p>Sipas KPK, apartamenti ishte deklaruar i bler\u00eb p\u00ebr 250 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb vitin 2003 dhe p\u00ebr 650 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb deklarat\u00ebn veting. Nj\u00eb kontrat\u00eb shitje e marr\u00eb prej KPK nga noteri kishte \u00e7mimin 200 mij\u00eb lek\u00eb dhe nj\u00eb kontrat\u00eb e paraqitur nga Shyti, identike me t\u00eb par\u00ebn n\u00eb data dhe t\u00eb dh\u00ebna protokolli (ekstremitete), kishte \u00e7mimin 600 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Shyti tha se i q\u00ebndronte deklarimit t\u00eb b\u00ebr\u00eb se sht\u00ebpia ishte bler\u00eb p\u00ebr 200 mij\u00eb lek\u00eb dhe\u00a0 n\u00eb t\u00eb ishin b\u00ebr\u00eb investime. Ai nuk dha shpjegime mbi dy kontratat, q\u00eb sipas KPK-s\u00eb dukeshin se ishin b\u00ebr\u00eb p\u00ebr t\u00eb shmangur tatimet p\u00ebr \u00e7mimin real.<\/p>\n<p>KPK tha se kishte gjetur po ashtu nj\u00eb s\u00ebr\u00eb problemesh sa i p\u00ebrket deklarimeve t\u00eb kursimeve, gjendjes Cash , nj\u00eb llogarie dy em\u00ebrore me v\u00ebllan\u00eb tjet\u00ebr, nj\u00eb dhurat\u00eb nga v\u00ebllai n\u00eb Belgjik\u00eb dhe t\u00eb ngjashme. Komisioni vuri n\u00eb dukje po ashtu se kishte pranuar disa prap\u00ebsime t\u00eb Shytit q\u00eb e kishin zbritur bilancin negativ nga mbi 10 milion n\u00eb 8.6 milion.<\/p>\n<p>Shyti pretendoi nd\u00ebr t\u00eb tjera se i ishin llogaritur m\u00eb shum\u00eb shpenzime, duke referuar faktin q\u00eb kishte banuar n\u00eb Dib\u00ebr dhe shpenzimet ishin m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta, k\u00ebmb\u00ebnguli t\u2019i njiheshin si ulje shpenzimesh t\u00eb ardhurat nga bujq\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb gjitha vitet dhe si t\u00eb ardhura t\u00eb ligjshme ato t\u00eb v\u00ebllait nga Belgjika. Ai tha se v\u00ebllai kishte punuar bojaxhi n\u00eb Belgjik\u00eb dhe se pagesat i kishte marr\u00eb si dhurata dhe nuk kishte dokumente.<\/p>\n<p><strong>Problemet e figur\u00ebs dhe profesionalizmit<\/strong><\/p>\n<p>Shuli tha n\u00eb relatim se DSIK kishte sjell\u00eb dy raporte t\u00eb ndryshme p\u00ebr Shytin. Raporti i par\u00eb e konsideronte at\u00eb t\u00eb p\u00ebrshtatsh\u00ebm p\u00ebr vijimi e detyr\u00ebs. Nd\u00ebrkoh\u00eb n\u00eb raportin e dyt\u00eb,\u00a0 Shyti akuzohej p\u00ebr korrupsion dhe cil\u00ebsohej i pap\u00ebrshtatsh\u00ebm<\/p>\n<p>Sipas asaj q\u00eb u lexua n\u00eb seanc\u00eb, Shyti ishte p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb korrupsion n\u00eb vitin 2015. Komisioni tha se Struktura e Posa\u00e7me Kund\u00ebr Korrupsionit kishte pasur nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb paregjistruar me em\u00ebr n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn p\u00ebrmendej edhe emri i gjyqtarit, por se hetimet ishin pushuar.<\/p>\n<p>Vet\u00eb Shyti kund\u00ebrshtoi akuz\u00ebn, nd\u00ebrsa tha se ai kishte kryer detyr\u00ebn me ndershm\u00ebri. Duke iu referuar vendimit t\u00eb SPAK, Shyti tha se as ai as personat e tjer\u00eb t\u00eb kall\u00ebzuar nuk ishin gjetur me probleme.<\/p>\n<p>KPK nuk vuri nd\u00ebrkoh\u00eb n\u00eb dukje ve\u00e7an\u00ebrisht probleme t\u00eb profesionalizmit, nd\u00ebrsa tha se gjetjet e KLGJ dhe t\u00eb Komisionit ishin t\u00eb nj\u00ebjta. Megjithat\u00eb nga 20 denoncimet ndaj gjyqtarit, dy prej tyre ishin marr\u00eb parasysh dhe sipas KPK kishin t\u00eb b\u00ebnin me zvarritje t\u00eb gjykimit tej afateve t\u00eb parashikuara.<\/p>\n<p>Shyti pranoi problemin, nd\u00ebrsa tha se kishte ardhur edhe si pasoj\u00eb e mbingarkes\u00ebs.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb KPK tha se kishte kaluar barr\u00eb prove n\u00eb lidhje me vendimin e Shytit gjat\u00eb koh\u00ebs q\u00eb ishte n\u00eb Gjykat\u00ebn Administrative t\u00eb Durr\u00ebsit n\u00eb favor t\u00eb nj\u00eb kompanie kund\u00ebr Drejtoris\u00eb Rajonale t\u00eb Tatimeve n\u00eb Elbasan. Sipas Komisionit, vendimi i Shytit ishte rr\u00ebzuar n\u00eb Apel, nd\u00ebrsa KPK konstatoi se Shyti kishte marr\u00eb vendim edhe pse nuk kishte juridiksion mbi \u00e7\u00ebshtjen q\u00eb nuk kishte ezauruar ankimet administrative para se t\u00eb d\u00ebrgohej n\u00eb gjykat\u00eb.<\/p>\n<p>Shyti i kund\u00ebrshtoi k\u00ebto gjetje. Ai pretendoi se \u00e7\u00ebshtja kishte qen\u00eb n\u00eb juridiksionin e gjykat\u00ebs dhe se kishte sjell\u00eb nj\u00eb s\u00ebr\u00eb \u00e7\u00ebshtjesh t\u00eb ngjashme.<\/p>\n<p>KPK po ashtu vuri n\u00eb dukje se Shyti dukej se ishte n\u00eb konflikt interesi, pasi kishte shqyrtuar \u00e7\u00ebshtje me pal\u00eb dhe pal\u00eb t\u00eb tret\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb nga e cila kishte bler\u00eb sht\u00ebpin\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb. Shyti pretendoi se nuk ishte n\u00eb konflikt interesi, pasi kontrata me k\u00ebt\u00eb shoq\u00ebri ishte p\u00ebrmbyllur plot\u00ebsisht.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjyqtari i Gjykat\u00ebs Administrative t\u00eb Apelit, Bari Shyti u prit me protest\u00eb dhe u p\u00ebrball me akuza p\u00ebr deklarime kontradiktore dhe munges\u00eb burimesh prej 8.6 milion\u00eb lek\u00ebsh n\u00eb KPK, si dhe nj\u00eb raport negativ t\u00eb DSIK p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":97,"featured_media":73774,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[415,117,2,362],"tags":[145,103,118],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Protesta-Bari-Shyti-.jpg","fifu_image_alt":"Nje grup qytetar\u00ebsh protestuan kund\u00ebr gjyqtarit Bari Shyti. Foto: Vladimir Karaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73773"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/97"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=73773"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73773\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":73775,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73773\/revisions\/73775"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/73774"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=73773"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=73773"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=73773"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}