{"id":73776,"date":"2021-03-23T17:46:04","date_gmt":"2021-03-23T16:46:04","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjyqtarja-e-fierit-marsela-dervishi-drejt-konfirmimit-ne-detyre\/2021\/03\/23\/"},"modified":"2023-04-06T21:58:52","modified_gmt":"2023-04-06T19:58:52","slug":"gjyqtarja-e-fierit-marsela-dervishi-drejt-konfirmimit-ne-detyre","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjyqtarja-e-fierit-marsela-dervishi-drejt-konfirmimit-ne-detyre\/2021\/03\/23\/","title":{"rendered":"Gjyqtarja e Fierit, Marsela Dervishi drejt konfirmimit n\u00eb detyr\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit nuk evidentoi probleme lidhur me kriterin e pasuris\u00eb dhe figur\u00ebs p\u00ebr gjyqtaren Marsela Dervishi, nd\u00ebrsa ajo kund\u00ebrshtoi gjetjet lidhur me ankesat e kryera p\u00ebr vonesa e zvarritje t\u00eb proceseve.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_77475\" aria-describedby=\"caption-attachment-77475\" style=\"width: 533px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Marsela-Dervishi.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-77475\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Marsela-Dervishi-533x400.jpg\" alt=\"\" width=\"533\" height=\"400\" data-id=\"77475\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-77475\" class=\"wp-caption-text\">Gjyqtarja Marsela Dervishi (djathtas) duke dale nga KPK | Foto : Edmodn Hoxhaj<\/figcaption><\/figure>\n<p>Gjyqtarja Marsela Dervishi e Gjykat\u00ebs s\u00eb Fierit u p\u00ebrball t\u00eb mart\u00ebn me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK. Trupa gjyq\u00ebsore q\u00eb po kryen procesin e vetingut p\u00ebr Dervishin kryesohet nga Xhensila Pine, me relatore Firdes Shulin dhe an\u00ebtar Olsi Komicin. N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar ishte e pranishme Elka Ermenkova.<\/p>\n<p>Marsela Dervishi p\u00ebrfundoi studimet n\u00eb Shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs n\u00eb vitin 2012 dhe pas nj\u00eb periudhe stazhi n\u00eb Tiran\u00eb, u em\u00ebrua gjyqtare n\u00eb Gjykat\u00ebn e Fierit. Aktualisht, Dervishi \u00ebsht\u00eb kandidate p\u00ebr t\u2019u promovuar n\u00eb Apel, pas shpalljes s\u00eb vendeve vakante nga K\u00ebshilli i Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore nuk u identifikuan probleme dometh\u00ebn\u00ebse n\u00eb asnj\u00eb prej kritereve t\u00eb rivler\u00ebsimit.<\/p>\n<p>Komisioni i ka gjetur t\u00eb sakta deklarimet e subjektit p\u00ebr blerjen e nj\u00eb automjeti tip \u201cWolksvagen\u201d n\u00eb vitin 2022 kundrejt shum\u00ebs 400 mij\u00eb lek\u00eb dhe p\u00ebr krijimin e nj\u00eb depozite n\u00eb 2013-\u00ebn n\u00eb vler\u00ebn 872 mij\u00eb lek\u00eb t\u00eb dhuruar nga gjysh\u00ebrit.<\/p>\n<p>Si burim p\u00ebr blerjen e makin\u00ebs subjekti ka deklaruar kursimet, nd\u00ebrsa p\u00ebr krijimin e depozit\u00ebs, ajo ka shpjeguar se gjysh\u00ebrit i kan\u00eb kaluar n\u00eb llogari vler\u00ebn q\u00eb ata kishin n\u00eb nj\u00eb depozit\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb tyre. Komisioni i ka gjetur t\u00eb v\u00ebrteta deklarimet e Dervishit p\u00ebr k\u00ebto pasuri. Nga hetimi administrativ jan\u00eb konfirmuar deklarimet e subjektit edhe p\u00ebr nj\u00eb marr\u00ebveshje huaje overdraft n\u00eb vitin 2016 p\u00ebr shum\u00ebn 240 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Relatorja Shuli tha se verifikimit i jan\u00eb n\u00ebnshtruar edhe deklarimet dhe pasurit\u00eb e bashk\u00ebjetuesit t\u00eb gjyqtares Dervishi, z.I.N. Ky i fundit ka deklaruar n\u00eb vitin 2015 likujditete jasht\u00eb sistemit bankar n\u00eb vler\u00ebn 1.3 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Si burim krijimi t\u00eb k\u00ebsaj vlere, ai ka deklaruar dhurimin e shumave t\u00eb pensioneve t\u00eb prind\u00ebrve p\u00ebr periudh\u00ebn 2009-2015.<\/p>\n<p>Subjekti ka shpjeguar se prind\u00ebrit e bashk\u00ebjetuesit jan\u00eb transferuar t\u00eb jetojn\u00eb prej vitit 2009 n\u00eb Kanada, tek djali tjet\u00ebr. Ajo ka sqaruar se pensionet e tyre jan\u00eb t\u00ebrhequr nga tezja e bashk\u00ebjetuesit dhe bashk\u00ebshorti i saj, t\u00eb cil\u00ebt me nj\u00eb pjes\u00eb kan\u00eb paguar detyrimet p\u00ebr nj\u00eb kredi q\u00eb I.N. ka marr\u00eb, nd\u00ebrsa pjesa tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb ruajtur si kursim.<\/p>\n<p>Si burim p\u00ebr krijimin e likujditeteve bashk\u00ebjetuesi i subjektit ka deklaruar edhe t\u00eb ardhurat nga shitja e nj\u00eb livadhi n\u00eb vitin 2005 nga babai i tij kundrejt vler\u00ebs 700 mij\u00eb lek\u00eb, pasuri q\u00eb ishte p\u00ebrfituar n\u00eb vitin 2000 me vendim t\u00eb Komisionit t\u00eb Kthimit t\u00eb Kompesimit t\u00eb Pronave.<\/p>\n<p>Relatorja Shuli tha se nga verifikimet e kryera prej Komisionit deklarimet e gjyqtares Dervishi dhe bashk\u00ebshortit t\u00eb saj kan\u00eb rezultuar t\u00eb v\u00ebrteta dhe t\u00eb provuara.<\/p>\n<p>Pa probleme ka rezultuar edhe kredia n\u00eb shum\u00ebn 790 mij\u00eb lek\u00eb e marr\u00eb prej bashk\u00ebjetuesit n\u00eb vitin 2011.<\/p>\n<p>Komisioni konstaton se gjyqtarja Dervishi nuk ka deklruar p\u00ebrdorimin e banesave q\u00eb ka marr\u00eb me qira, edhe pse i ka deklaruar si adresa banimi. Shuli pohoi se subjekti ka shpjeguar se nuk kishte detyrim t\u00eb deklaronte p\u00ebrdorimin e sht\u00ebpive t\u00eb marra me qira.<\/p>\n<p>N\u00eb seanc\u00eb u tha se Dervishit i \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar t\u00eb qart\u00ebsoj\u00eb situat\u00ebn e shpenzimeve nga v\u00ebllai i bashk\u00ebjetuesit p\u00ebr lindjen e djalit n\u00eb Kanada. Sipas Komisionit, subjekti ka deklaruar n\u00eb vitin 2015 shpenzime p\u00ebr shtrimin n\u00eb spital n\u00eb vler\u00ebn 3511 dollar\u00eb kanadez\u00eb t\u00eb mbuluar nga v\u00ebllai i bashk\u00ebjuetuesit.<\/p>\n<p>Shuli tha n\u00eb seanc\u00eb se ka pasur paqart\u00ebsi lidhur me shpenzimet konkrete, si dhe lidhur me koh\u00ebn kur ishte b\u00ebr\u00eb shtrimi n\u00eb spital dhe kur dalja. Relatorja shtoi se Dervishi ka dor\u00ebzuar prova dhe shpjegime t\u00eb cilat do t\u00eb vler\u00ebsohen gjat\u00eb vendimarrjes.<\/p>\n<p>Gjyqtarja Marsela Dervishi \u00ebsht\u00eb konstatuar e p\u00ebrshtatshme p\u00ebr t\u00eb vazhduar detyr\u00ebn lidhur me kriterin e past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ajo dha shpjegime lidhur me disa gjetje t\u00eb Komisionit e denoncime nga publiku q\u00eb kishin t\u00eb b\u00ebnin me zvarritje t\u00eb proceseve gjyq\u00ebsore.<\/p>\n<p>Ndaj saj jan\u00eb kryer gjithsej 5 denoncime nga publiku, 2 nga t\u00eb cilat, ku pretendohej p\u00ebr tejkalim t\u00eb afatit dhe zvarritje t\u00eb procesit, jan\u00eb verifikuar prej KPK.<\/p>\n<p>Lidhur me nj\u00eb prej rasteve t\u00eb verifikuar nga Komisioni ka rezultuar se ish-K\u00ebshilli i Lart\u00eb i Drejt\u00ebsis\u00eb kishte nisur procedim disiplinor p\u00ebr zvarritjen e procesit, por q\u00eb m\u00eb pas e kishte arkivuar \u00e7\u00ebshtjen deri n\u00eb p\u00ebrfundimin e \u00e7\u00ebshtjes n\u00eb apel.<\/p>\n<p>Relatorja Shuli tha se n\u00eb vitin 2014, Dervishit i ishte t\u00ebrhequr v\u00ebrejte me shkrim. Ajo shtoi se subjekti kishte deklaruar se nuk ishte njohur p\u00ebr k\u00ebt\u00eb v\u00ebrejtje.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, K\u00ebshilli i Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor, KLGj ka d\u00ebrguar raport pozitiv p\u00ebr Dervishin lidhur me aft\u00ebsit\u00eb profesijonale, ato organizative dhe etik\u00ebn. Sipas Shulit, konstatimet KLGj jan\u00eb konfirmuar edhe nga verifikimi i tre dosjeve t\u00eb p\u00ebrzgjedhura nga subjekti dhe pes\u00eb t\u00eb tjerave t\u00eb shortuara.<\/p>\n<p>Gjyqtarja Derivishi foli shkurtimisht gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore. Ajo tha se ishte dakord me relatimin dhe konstatimet e Komisionit, duke theksuar se p\u00ebr \u00e7do gjetje apo paqart\u00ebsi kishte depozituar dokumente dhe shpjegime t\u00eb holl\u00ebsishme.<\/p>\n<p>Ajo u ndal n\u00eb gjetjet p\u00ebr profesionalizmin, ku lidhur me nisjen e procedimit disiplinor tha se \u00e7\u00ebshtja ishte arkivuar pasi nuk ishin gjetur probleme.<\/p>\n<p>Lidhur me konstatimin e KPK p\u00ebr t\u00ebrheqjen e v\u00ebrejtjes me shkrim, Dervishi dekalaroi se ajo shkres\u00eb ishte pa num\u00ebr protokolli dhe pa vul\u00eb dhe nuk mund t\u00eb ishte nj\u00eb akt zyrtar. Ajo sqaroi se n\u00eb aktin e inspektor\u00ebve kishte pasur gabime n\u00eb p\u00ebrllogaritjen e koh\u00ebzgjatjes s\u00eb shqyrtimit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes. Sipas saj, inspektor\u00ebt kan\u00eb p\u00ebrllogaritur edhe periudh\u00ebn kur dosja kishte qen\u00eb e pashortuar dhe nuk ishte caktuar ende se cili gjyqtar do ta gjykonte.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, gjyqtarja Dervishi deklaroi se e vler\u00ebsonte maksimalisht provesin e rivler\u00ebsimit dhe k\u00ebrkoi konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb.<\/p>\n<p>KPK njoftoi se do t\u00eb shpall\u00eb vendimin m\u00eb dat\u00eb 25 mars, ora 09:00.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit nuk evidentoi probleme lidhur me kriterin e pasuris\u00eb dhe figur\u00ebs p\u00ebr gjyqtaren Marsela Dervishi, nd\u00ebrsa ajo kund\u00ebrshtoi gjetjet lidhur me ankesat e kryera p\u00ebr vonesa e zvarritje t\u00eb proceseve.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":73777,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[117,2,362],"tags":[402,107,118,616],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Marsela-Dervishi.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtarja Marsela Dervishi (djathtas) duke dale nga KPK | Foto : Edmodn Hoxhaj ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73776"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=73776"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73776\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":73778,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73776\/revisions\/73778"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/73777"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=73776"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=73776"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=73776"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}