{"id":73800,"date":"2021-03-18T21:06:21","date_gmt":"2021-03-18T20:06:21","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-celi-hetimin-dhe-pranoi-pjeserisht-provat-e-prokurorit-artan-madani\/2021\/03\/18\/"},"modified":"2023-04-06T22:00:12","modified_gmt":"2023-04-06T20:00:12","slug":"kpa-celi-hetimin-dhe-pranoi-pjeserisht-provat-e-prokurorit-artan-madani","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-celi-hetimin-dhe-pranoi-pjeserisht-provat-e-prokurorit-artan-madani\/2021\/03\/18\/","title":{"rendered":"KPA \u00e7eli hetimin dhe pranoi pjes\u00ebrisht provat e prokurorit Artan Madani"},"content":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit d\u00ebgjoi parashtrimet e pal\u00ebve n\u00eb procesin ndaj prokurorit Artan Madani. Nd\u00ebrsa pranoi disa prova t\u00eb reja, KPA i ktheu Madanit p\u00ebr plot\u00ebsim disa dokumente pa vul\u00eb apostile.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_76604\" aria-describedby=\"caption-attachment-76604\" style=\"width: 600px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-76604\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Prokurori-Artan-Madani-n\u00eb-Kolegjin-e-Posa\u00e7\u00ebm-t\u00eb-Aeplimit-600x400.jpg\" alt=\"\" width=\"600\" height=\"400\" data-id=\"76604\" \/><figcaption id=\"caption-attachment-76604\" class=\"wp-caption-text\">Prokurori Artan Madani n\u00eb Kolegjin e Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit | Foto: Besar Likmeta<\/figcaption><\/figure>\n<p>Pas disa shtyrjesh p\u00ebr shkak t\u00eb COVID-19 Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit zhvilloi t\u00eb enjten seanc\u00ebn n\u00eb ankimin e Komisionerit Publik ndaj prokurorit t\u00eb Kavaj\u00ebs Artan Madani.\u00a0Trupa e kryesuar nga Albana Shtylla kryesuese, Ardian Hajdari relator, si dhe Ina Rama, Rezarta Schuetz, Nashata Mulaj an\u00ebtare, d\u00ebgjoi fillimisht parashtrimet e Komisionerit Publik Florian Ballhysa, i cili k\u00ebrkoi shkarkimin e Madanit nga detyra.<\/p>\n<p>Ballhysa tha se nuk k\u00ebrkonte hetim shtes\u00eb pasi \u201creferuar gjendjes s\u00eb fakteve dhe provave n\u00eb rastin konkret, Komisioneri Publik vler\u00ebson se subjekti i rivler\u00ebsimit nuk arrin nivel t\u00eb besuesh\u00ebm p\u00ebr konfirmimin e tij n\u00eb detyr\u00eb\u201d. K\u00ebrkesa e Komisonerit bazohej n\u00eb problemet q\u00eb sipas tij ishin gjetur n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb dhe q\u00eb nuk ishin vler\u00ebsuar drejt nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.<\/p>\n<p>N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr vet\u00eb Madani, k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb lihej n\u00eb fuqi vendimi i Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, i cili e konfirmoi at\u00eb me shumic\u00eb votash n\u00eb korrik 2019. Madani tha se kishte besim te trupa dhe procesi, por i k\u00ebrkoi asaj t\u00eb lexonte me v\u00ebmendje kund\u00ebrshtimet q\u00eb ai kishte sjell\u00eb, duke i m\u00ebshuar sinqeritetit n\u00eb deklarimet e b\u00ebra.<\/p>\n<p>Anikimi i Komisionerit Publik n\u00eb Kolegjin e Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit u b\u00eb pas rekomandimit t\u00eb Operacionit Nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Monitorimit, ONM.<\/p>\n<p><strong>Parashtrimet e Komisionerit mbi pasurin\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>\u00c7\u00ebshtja ndaj Madanit \u00ebsht\u00eb fokusuar kryesisht n\u00eb blerjen e nj\u00eb apartamenti 146 metra n\u00eb fillim t\u00eb viteve 2000 dhe kursimet cash dhe nj\u00eb fond investimi t\u00eb Madanit, p\u00ebr t\u00eb cilat Komisioneri tha se deklarimet nuk ishin t\u00eb sakta, ishin kontradiktore dhe se prokurorit i mungonin burimet e ligjshme.<\/p>\n<p>Komisioneri iu referua n\u00eb fillim t\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij vendimeve t\u00eb m\u00ebparshme t\u00eb Kolegjit n\u00eb lidhje me \u00e7\u00ebshtje t\u00eb ngjashme, mbi vler\u00ebn e prov\u00ebs dhe sakt\u00ebsin\u00eb e deklaratave periodike, vler\u00ebn e deklarimeve noteriale t\u00eb l\u00ebshuara p\u00ebr procesin e vetingut.<\/p>\n<p>Komisioneri iu referua deklarimeve t\u00eb Madanit n\u00eb lidhje me nj\u00eb apartament 146 metra t\u00eb bler\u00eb p\u00ebr 5.6 milion lek\u00eb, nj\u00eb garazh dhe burimin e krijimit t\u00eb k\u00ebtyre pasurive q\u00eb p\u00ebrfshinte para nga prind\u00ebrit e tij dhe nj\u00eb shum\u00eb parash nga vjehrri.<\/p>\n<p>Ai tha se deklarimet e Madanit ishin kontradiktore dhe se ai nuk kishte provuar dot t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn e barr\u00ebs s\u00eb prov\u00ebs.<\/p>\n<p>Komisioneri k\u00ebmb\u00ebnguli se nga kontratat dhe dokumentet pretendimi i Madanit se godina ishte marr\u00eb karabina dhe se ishte bler\u00eb p\u00ebr 1.9 milion lek\u00eb, nd\u00ebrsa pjesa tjet\u00ebr e \u00e7mimit 3.7 milion ishte shpenzime t\u00eb tij n\u00eb nd\u00ebrtim nuk ishte e v\u00ebrtet\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas tij t\u00eb af\u00ebrmit e Madanit nuk kishin pasur t\u00eb ardhura t\u00eb mjaftueshme dhe kishin kryer shpenzime t\u00eb tjera n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb. Ai, duke iu referuar Rekomadnimit t\u00eb ONM, \u00a0tha se ndihma e marr\u00eb nga t\u00eb af\u00ebrmit n\u00eb shum\u00ebn 3.1 milion lek\u00eb nuk duhej konsideruar e ligjshme dhe se pa k\u00ebt\u00eb Madani rezultonte deri n\u00eb vitin 2003 me 4 milion lek\u00eb bilanc negativ.<\/p>\n<p>Komisioneri po ashtu ngriti pretendimin se Madani nuk kishte pasur burime t\u00eb ligjshme p\u00ebr gjendjen cash dhe parat\u00eb e investuara n\u00eb nj\u00eb fond.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb p\u00ebrfundim, Komisioneri Publik, referuar balanc\u00ebs negative t\u00eb fondeve p\u00ebr periudh\u00ebn 2004-2016, \u00e7mon se, referuar nenit D t\u00eb aneksit t\u00eb Kushtetut\u00ebs, subjekti i rivler\u00ebsimit \u00ebsht\u00eb n\u00eb kushtet e deklarimit t\u00eb pasakt\u00eb, t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm dhe munges\u00ebs s\u00eb burimeve t\u00eb ligjshme p\u00ebr investimin n\u00eb \u201cFondin e Investimeve ***\u201d, n\u00eb shum\u00ebn 5.500.000 lek\u00eb, n\u00eb *** Bank, dhe gjendjes cash n\u00eb banes\u00eb, t\u00eb deklaruar n\u00eb shum\u00ebn 1.200.000 lek\u00eb\u201d, tha ai n\u00eb parashtrime.<\/p>\n<p>Ballhysa\u00a0ngriti dyshime po ashtu se nj\u00eb makin\u00eb e p\u00ebrdorur nga Madani ishte nj\u00eb pasuri e fshehur.<\/p>\n<p><strong>Parashtrimi i Madanit<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebrfaq\u00ebsuesi i Madanit, avokati Klodian Sk\u00ebnderaj, kund\u00ebrshtoi pretendimet e Komisionerit mbi rastet e ngjashme t\u00eb trajtuara nga Kolegji.<\/p>\n<p>Sk\u00ebnderaj q\u00eb lexoi mbrojtjen duke iu referuar ankimit, parashtroi se marr\u00ebdh\u00ebniet financiare t\u00eb subjektit me prind\u00ebrit e tij dhe t\u00eb bashk\u00ebshortes kishin ndodhur n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur nuk kishte ligj p\u00ebr deklarimin dhe nuk p\u00ebrkonin me kazuset e p\u00ebrmendura nga Komisioneri Publik.<\/p>\n<p>Ai i m\u00ebshoi faktit se deklarimi i vler\u00ebs s\u00eb apartamentit prej 5.6 milion lek\u00ebsh q\u00eb n\u00eb deklarimin e par\u00eb tregonte se Madani nuk kishte pasur p\u00ebr q\u00ebllim asnj\u00eb fshehje dhe kishte deklaruar drejt edhe burimet edhe pse detajet p\u00ebr k\u00ebto nuk k\u00ebrkoheshin.<\/p>\n<p>Sk\u00ebnderaj arsyetoi nd\u00ebr t\u00eb tjera se godina kishte qen\u00eb karabina, duke sjell\u00eb si prov\u00eb kontratat me rrjetin e energjis\u00eb dhe faturat p\u00ebr Madanin dhe disa banor\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, q\u00eb kishin filluar dy vjet pas kontrat\u00ebs s\u00eb blerjes s\u00eb pasuris\u00eb.<\/p>\n<p>Avokati k\u00ebmb\u00ebnguli se \u00e7mimi 1.9 milion ishte ai q\u00eb ishte paguar shit\u00ebsit dhe pjesa tjet\u00ebr ishte investim. Vet\u00eb Madani n\u00eb fjal\u00ebn e tij tha se ai kishte deklaruar vler\u00ebn reale t\u00eb banes\u00ebs, nd\u00ebrsa fqinj\u00ebt e tij kishin kontrata mjaft m\u00eb t\u00eb lira. Ai shpjegoi se parat\u00eb e marra nga prind\u00ebrit nuk ishin as hua, por ndihm\u00eb nga familja n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn kishte qen\u00eb pjes\u00eb.<\/p>\n<p>Ai po ashtu pretendoi sa i ati dhe vjehrri kishin pasur burime t\u00eb mjaftueshme financiare dhe se detyrimi p\u00ebr deklarim t\u00eb dhurimeve ishte p\u00ebrcaktuar m\u00eb von\u00eb n\u00eb ligj.<\/p>\n<p>Po ashtu Madani tha se k\u00ebrkonte t\u00eb mos gjykohej mbi kazuse duke shtuar se n\u00eb eksperienc\u00ebn e tij n\u00eb drejt\u00ebsi asnj\u00eb rast nuk i ngjante tjetrit.<\/p>\n<p>Avokati kund\u00ebrshtoi p\u00ebrfundimet e Komisonerit Publik mbi shpenzimet dhe mund\u00ebsit\u00eb p\u00ebr kursim t\u00eb shumave cash dhe asaj t\u00eb investuar, duke referuar disa prova t\u00eb reja mbi udh\u00ebtimet jasht\u00eb vendit. Madani k\u00ebmb\u00ebnguli nd\u00ebr t\u00eb tjera q\u00eb bonuset e udh\u00ebtimit q\u00eb ai kishte p\u00ebrfituar si prokuror dhe dietat p\u00ebr pun\u00eb larg vendit t\u00eb banimit t\u00eb mos konsideroheshin si shpenzime.<\/p>\n<p>Ai tha se nd\u00ebr gjith\u00eb pretendimet e Komisionerit vet\u00ebm nj\u00eb shum\u00eb prej 250 mij\u00eb lek\u00ebsh ishte harruar t\u00eb deklarohej nga bashk\u00ebshortja dhe pretendoi se b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb lapsus nga ngarkesa.<\/p>\n<p>Madani vet\u00eb po ashtu i tha trup\u00ebs se t\u00eb ardhurat e v\u00ebllait t\u00eb tij t\u00eb d\u00ebnuar n\u00eb Itali, nuk kishin sh\u00ebrbyer ne pasurin\u00eb e tij. Duke iu referuar d\u00ebnimit Madani tha se ai kishte qen\u00eb \u201cd\u00ebnim p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb familjen\u201d.<\/p>\n<p>Kryesuesja e seanc\u00ebs Albana Shtylla i vuri n\u00eb dukje prokurorit se kjo \u00e7\u00ebshtje nuk ishte n\u00eb ankim, por Madani tha se kishte dashur ta sqaronte dhe kishte p\u00ebrfshir\u00eb vet\u00eb n\u00eb parashtrime.<\/p>\n<p>N\u00eb KPA pranoi nj\u00eb s\u00ebr\u00eb provash t\u00eb reja q\u00eb lidheshin me procesin, por i ktheu Madanit pas disa dokumente nga jasht\u00eb vendit pasi n\u00eb to mungonte vula apostile. Madanit iu k\u00ebrkua t\u2019i risillte ato n\u00eb form\u00ebn e k\u00ebrkuar n\u00eb seanc\u00ebn e radh\u00ebs n\u00eb 13 prill.<\/p>\n<p>Komisioneri Publik ishte sot i pranish\u00ebm n\u00eb Kolegjin e Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit, ku filloi shqyrtimi gjyq\u00ebsor i ankimit kund\u00ebr vendimit nr. 173, dat\u00eb 1.7.2019, t\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, p\u00ebr subjektin e rivler\u00ebsimit z. Artan Madani, me detyr\u00eb prokuror\/Drejtues n\u00eb Prokurorin\u00eb e Rrethit Gjyq\u00ebsor, Kavaj\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioneri Publik, n\u00eb parashtrim t\u00eb ankimit, iu q\u00ebndroi gjetjeve t\u00eb tij dhe bazuar edhe n\u00eb konstatimet e rekomandimit t\u00eb ONM-s\u00eb p\u00ebr t\u00eb ushtruar ankim, vler\u00ebsoi se vendimi i Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, p\u00ebr konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit, nuk p\u00ebrputhet me juridiksionin e Kolegjit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit, lidhur me interpretimin e dispozitave t\u00eb aneksit t\u00eb Kushtetut\u00ebs dhe ligjit nr. 84\/2016. Komisioneri Publik i q\u00ebndroi k\u00ebrkimit t\u00eb ankimit p\u00ebr ndryshimin e vendimit t\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit dhe shkarkimin nga detyra t\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit p\u00ebr deklarim t\u00eb pasakt\u00eb dhe t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm t\u00eb pasuris\u00eb dhe cenim t\u00eb besimit t\u00eb publikut.<\/p>\n<p>Subjekti i rivler\u00ebsimit, n\u00eb prap\u00ebsim t\u00eb shkaqeve t\u00eb ankimit, k\u00ebrkoi ri\u00e7eljen e hetimit gjyq\u00ebsor dhe administrimin n\u00eb funksion t\u00eb tij, t\u00eb disa akteve, t\u00eb referuara n\u00eb seanc\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioneri Publik, i pyetur nga kryesuesja e seanc\u00ebs p\u00ebr q\u00ebndrimin e tij rreth k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit, p\u00ebr ri\u00e7eljen e hetimit gjyq\u00ebsor, parashtroi se n\u00eb rastin konkret n\u00eb ankim nuk \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar nga Kolegji hetim i m\u00ebtejsh\u00ebm, por se nuk do t\u00eb kishte kund\u00ebrshtime n\u00ebse trupi gjykues do t\u00eb vendoste rishqyrtimin gjyq\u00ebsor t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes.<\/p>\n<p>Trupi gjykues, me vendim t\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebm, pranoi \u00e7eljen e hetimit gjyq\u00ebsor, duke pranuar administrimin e nj\u00eb pjese t\u00eb akteve, t\u00eb dor\u00ebzuara n\u00eb seanc\u00eb nga subjekti i rivler\u00ebsimit. Nd\u00ebrkoh\u00eb, p\u00ebr pjes\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb akteve, t\u00eb cilat kryesisht ishin l\u00ebshuar nga institucione t\u00eb administrat\u00ebs shtet\u00ebrore t\u00eb vendeve t\u00eb huaja, p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb koh\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit, p\u00ebr t\u2019i paraqitur n\u00eb form\u00ebn e k\u00ebrkuar nga ligji, vendosi ta shtyj\u00eb seanc\u00ebn p\u00ebr n\u00eb dat\u00ebn 13.4.2021, ora 10:00.<\/p>\n<p>Mb\u00ebshtetur n\u00eb pik\u00ebn 1, t\u00eb nenit 16, t\u00eb rregullores s\u00eb Institucionit t\u00eb Komisioner\u00ebve Publik\u00eb, ankimi dhe parashtrimet jan\u00eb publikuar n\u00eb faqen zyrtare t\u00eb k\u00ebtij institucioni: http:\/\/ikp.al\/ankime\/<\/p>\n<p>Institucioni i Komisioner\u00ebve Publik\u00eb \u00ebsht\u00eb ngritur dhe funksionon n\u00eb baz\u00eb t\u00eb nenit 179\/b dhe aneksit t\u00eb Kushtetut\u00ebs s\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, dhe ligjit nr. 84\/2016, \u201cP\u00ebr rivler\u00ebsimin kalimtar t\u00eb gjyqtar\u00ebve dhe prokuror\u00ebve n\u00eb Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Komisioner\u00ebt Publik\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb interesin publik gjat\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit kalimtar t\u00eb gjyqtar\u00ebve dhe prokuror\u00ebve n\u00eb Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit d\u00ebgjoi parashtrimet e pal\u00ebve n\u00eb procesin ndaj prokurorit Artan Madani. Nd\u00ebrsa pranoi disa prova t\u00eb reja, KPA i ktheu Madanit p\u00ebr plot\u00ebsim disa dokumente pa vul\u00eb apostile.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":97,"featured_media":73801,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[114,2,362],"tags":[591,112,149,264],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Prokurori-Artan-Madani-n\u00eb-Kolegjin-e-Posa\u00e7\u00ebm-t\u00eb-Aeplimit.jpg","fifu_image_alt":"Prokurori Artan Madani n\u00eb Kolegjin e Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit | Foto: Besar Likmeta\n","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73800"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/97"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=73800"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73800\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":73802,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73800\/revisions\/73802"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/73801"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=73800"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=73800"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=73800"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}