{"id":73809,"date":"2021-03-17T22:13:40","date_gmt":"2021-03-17T21:13:40","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/tension-dhe-melodrame-ne-seancen-e-prokurores-rita-gjati-ne-kpk\/2021\/03\/17\/"},"modified":"2023-04-06T22:00:43","modified_gmt":"2023-04-06T20:00:43","slug":"tension-dhe-melodrame-ne-seancen-e-prokurores-rita-gjati-ne-kpk","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/tension-dhe-melodrame-ne-seancen-e-prokurores-rita-gjati-ne-kpk\/2021\/03\/17\/","title":{"rendered":"Tension dhe melodram\u00eb n\u00eb seanc\u00ebn e prokurores Rita Gjati n\u00eb KPK"},"content":{"rendered":"<p>Prokurorja e Kuk\u00ebsit, Rita Gjati dhe avokati i saj e braktis\u00ebn n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb demonstrative seanc\u00ebn d\u00ebgjimore n\u00eb KPK, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nga relatimi u gjet\u00ebn probleme t\u00eb pasuris\u00eb, kontakte t\u00eb pap\u00ebrshtatshme dhe cil\u00ebsi t\u00eb papranueshme profesionale.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_77315\" aria-describedby=\"caption-attachment-77315\" style=\"width: 470px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-77315\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Rita-Gjati-ne-seance-470x400.jpg\" alt=\"\" width=\"470\" height=\"400\" data-id=\"77315\" \/><figcaption id=\"caption-attachment-77315\" class=\"wp-caption-text\">Prokurorja e Kuk\u00ebsit, Rita Gjati n\u00eb KPK. Foto: LSA<\/figcaption><\/figure>\n<p>Kur Komisioni i Pavarur i Kualifikimit u t\u00ebrhoq p\u00ebr t\u00eb shqyrtuar k\u00ebrkes\u00ebn e fundit paraprake p\u00ebr pezullim t\u00eb procesit t\u00eb avokatit Saimir Visha \u2013p\u00ebrfaq\u00ebsues i prokurores s\u00eb Kuk\u00ebsit, Rita Gjati, rreth k\u00ebsaj t\u00eb fundit u mblodh\u00ebn ve\u00e7 avokatit dhe ndihm\u00ebses s\u00eb tij, edhe tre -kat\u00ebr t\u00eb af\u00ebrm.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb k\u00ebsaj kohe, Gjati u pa t\u00eb qante dhe l\u00ebshoi kok\u00ebn mes duarve, nd\u00ebrsa dikush i rrihte shpatullat. Ata q\u00eb e mb\u00ebshtesnin, u d\u00ebgjuan t\u2019i sugjeronin se nuk duhej t\u00eb lejonte relatimin. \u201cN\u00eb djall shkofshin&#8230; Mos i jep mund\u00ebsi t\u00eb flasi (relatores)&#8230; Preja fjal\u00ebn,\u201d sugjeruan t\u00eb af\u00ebrmit.<\/p>\n<p>Kur trupa u kthye n\u00eb sall\u00eb dhe kryesuesja p\u00ebrfundoi leximin\u00a0 e vendimit t\u00eb refuzimit dhe tentoi t\u2019ia kalonte fjal\u00ebn relatores Genta Tafa (Bungo), avokati Visha brofi n\u00eb k\u00ebmb\u00eb, megjith\u00ebse ishte k\u00ebshilluar her\u00eb pas here t\u00eb fliste ulur p\u00ebr shkak t\u00eb p\u00ebrkthimit.<\/p>\n<p>Ai tha se ndjehej i fyer, pasi nuk i ishte pranuar asnj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cM\u00eb vjen turp q\u00eb kam ardhur para k\u00ebtij Komisioni,\u201d tha ai me z\u00eb t\u00eb lart\u00eb, nd\u00ebrsa shpalli se hiqte dor\u00eb nga mbrojtja dhe akuzoi trup\u00ebn se nuk i kishte dh\u00ebn\u00eb Gjatit as t\u00eb drejtat q\u00eb i jepeshin nj\u00eb t\u00eb pandehuri t\u00eb thjesht\u00eb. Visha m\u00eb pas aludoi se \u00e7\u00ebshtja ishte e paragjykuar dhe se tashm\u00eb e dinte vendimin.<\/p>\n<p>Ai la sall\u00ebn duke i th\u00ebn\u00eb trup\u00ebs: \u201cSh\u00ebndet n\u00eb familjet tuaja\u201d.<\/p>\n<p>P\u00ebrpjekja e kryesueses p\u00ebr t\u00eb vijuar seanc\u00ebn u has pas k\u00ebsaj me kund\u00ebrshtimin e Gjatit. Duke iu drejtuar p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb trup\u00ebs vet\u00eb, Gjati parashtroi pamund\u00ebsi mjek\u00ebsore p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb mbrojtjen e duhur, p\u00ebr shkak se sapo kishte kaluar COVID-19 dhe kishte qen\u00eb me raport deri s\u00eb fundmi. Ajo tha se braktisja prej avokatit e kishte kapur n\u00eb befasi dhe k\u00ebrkoi koh\u00eb p\u00ebr nj\u00eb avokat tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Kur KPK vendosi me shumic\u00eb votash q\u00eb k\u00ebrkesa ishte e pabazuar dhe se subjekti nuk kishte sjell\u00eb raport q\u00eb provonte pamund\u00ebsin\u00eb fizike, Gjati dhe t\u00eb af\u00ebrmit braktis\u00ebn po ashtu seanc\u00ebn. Gjati pretendoi se nuk iu dha mund\u00ebsia p\u00ebr mbrojtje dinjitoze.<\/p>\n<p>Ironikisht n\u00eb relatimin q\u00eb u lexua m\u00eb von\u00eb pa prani t\u00eb subjektit, KPK vuri n\u00eb dukje se i kishte kaluar asaj barr\u00eb prove edhe se nuk u kishte dh\u00ebn\u00eb t\u00eb drejtat p\u00ebr mbrojtje, personave q\u00eb kishte hetuar.<\/p>\n<p>Relatorja Genta Tafa (Bungo) vuri n\u00eb dukje se prokurores i ishte kaluar barr\u00eb prove edhe p\u00ebr mosdeklarimin e nj\u00eb trualli 550 metra n\u00eb Sarand\u00eb n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb djalit t\u00eb saj, q\u00eb kur ky kishte qen\u00eb 5 vje\u00e7.<\/p>\n<p>Sipas KPK, u gjet\u00ebn munges\u00eb burimesh n\u00eb rreth 6.7 milion lek\u00eb si dhe \u00a0mosdeklarim t\u00eb kontaktit t\u00eb pap\u00ebrshtatsh\u00ebm me Sh.K, nj\u00eb nd\u00ebrtues i d\u00ebnuar si an\u00ebtar i nj\u00eb grupi t\u00eb strukturuar kriminal t\u00eb trafikut t\u00eb narkotik\u00ebve n\u00eb vitin 2018, t\u00eb cilit familja e saj i detyrohej 4 milion\u00eb lek\u00eb. Gjati u akuzua gjithashtu p\u00ebr deklarim t\u00eb rrem\u00eb para Komisionit, cil\u00ebsi t\u00eb papranueshme profesionale dhe gjykim t\u00eb dob\u00ebt.<\/p>\n<p>Bungo tha se Gjati kishte kund\u00ebrshtuar k\u00ebto gjetje dhe se q\u00ebndrimi i saj \u201cpjes\u00ebrisht bashk\u00ebpunues\u201d do merrej n\u00eb konsiderat\u00eb.<\/p>\n<p><strong>P\u00ebrpjekja p\u00ebr t\u00eb shtyr\u00eb seanc\u00ebn<\/strong><\/p>\n<p>Seanca e t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebs filloi me njoftimin nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit se nj\u00eb trup\u00eb tjet\u00ebr e KPK kishte shqyrtuar dhe rr\u00ebzuar k\u00ebrkes\u00ebn e Gjatit p\u00ebrmes avokatit Visha p\u00ebr p\u00ebrjashtim t\u00eb trup\u00ebs s\u00eb kryesuar nga Alma Faskaj, me relator\u00eb Genta Tafa (Bungo) dhe an\u00ebtar Lulzim Hamitaj.<\/p>\n<p>KPK po ashtu njoftoi se ishte rr\u00ebzuar si e pabazuar n\u00eb ligj k\u00ebrkesa p\u00ebr t\u00eb shtyr\u00eb procesin deri n\u00eb p\u00ebrfundimin e shqyrtimit t\u00eb nj\u00eb padie n\u00eb SPAK p\u00ebr \u201cshp\u00ebrdorim detyre\u201d ndaj trup\u00ebs.<\/p>\n<p>Po ashtu u tha se nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb me shkrim p\u00ebr p\u00ebrjashtim t\u00eb trup\u00ebs, e nj\u00ebjt\u00eb n\u00eb p\u00ebrmbajtje dhe form\u00eb me at\u00eb t\u00eb shqyrtuar m\u00eb par\u00eb, nuk ishte marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb si gj\u00eb e gjykuar.<\/p>\n<p>Kryesuesja po ashtu rilexoi rregullat e seanc\u00ebs. Kur ajo k\u00ebrkoi t\u2019i jepte fjal\u00ebn relatores avokati Visha nd\u00ebrhyri duke pretenduar se ishin marr\u00eb kat\u00ebr vendime pa pranin\u00eb e tyre dhe se ata nuk ishin njohur me k\u00ebto vendime. \u201cPo na ky\u00e7et goja me rregullore\u201d, tha Visha.<\/p>\n<p>Kryesuesja kund\u00ebrshtoi duke th\u00ebn\u00eb se vendimet u ishin njoftuar n\u00eb e-mail, por Visha k\u00ebmb\u00ebnguli. Sekretarja e seanc\u00ebs i dor\u00ebzoi atij, nd\u00ebrsa ishte ende duke replikuar vendimin n\u00eb formatin e printuar.<\/p>\n<p>Visha ri parashtroi k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr p\u00ebrjashtim t\u00eb trup\u00ebs duke aluduar p\u00ebr nj\u00ebanshm\u00ebri dhe tha se nuk pranonte q\u00eb ajo t\u00eb shihej si gj\u00eb e gjykuar edhe pse kishte t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn form\u00eb.<\/p>\n<p>Kryesuesja pas vendimit t\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebm ktheu p\u00ebrgjigje se situata nuk kishte ndryshuar dhe k\u00ebrkoi s\u00ebrish t\u00eb kalonte fjal\u00ebn p\u00ebr relatoren, duke th\u00ebn\u00eb se t\u00eb gjitha pretendimet ishin shqyrtuar.<\/p>\n<p>Por avokati nd\u00ebrhyri. Ai tha se kishin nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb re p\u00ebr ri\u00e7elje hetimi, bazuar n\u00eb dyshimin se raporti i dyt\u00eb i DSIK ishte \u201cnj\u00eb falsitet\u201d. Visha tha se raporti ishte marr\u00eb n\u00eb dor\u00ebzim nga KPK, nj\u00eb dit\u00eb para se t\u00eb firmosej dhe vulosej.\u00a0 Visha tha se raporti kishte ndryshuar nga p\u00ebrshtatshm\u00ebri n\u00eb pap\u00ebrshtatshm\u00ebri brenda pak dit\u00ebsh dhe k\u00ebrkoi ri\u00e7elje t\u00eb hetimit.<\/p>\n<p>Pasi u t\u00ebrhoq p\u00ebr vendim t\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebm KPK u kthye n\u00eb sall\u00eb duke njoftuar rr\u00ebzimin e k\u00ebrkes\u00ebs si t\u00eb pabazuar.<\/p>\n<p>Por relatorja nuk u la t\u00eb fliste. Visha q\u00eb k\u00ebrkoi s\u00ebrish fjal\u00ebn tha se ata kishin b\u00ebr\u00eb padi n\u00eb Gjykat\u00ebn Administrative p\u00ebr t\u00eb shpallur absolutisht t\u00eb pavlefsh\u00ebm raportin e DSIK-s\u00eb dhe k\u00ebrkoi q\u00eb procesi t\u00eb pezullohej deri sa kjo padi t\u00eb shqyrtohej. N\u00eb k\u00ebt\u00eb moment kryesuesja k\u00ebrkoi t\u00eb dinte n\u00ebse kishte k\u00ebrkesa t\u00eb tjera paraprake. Visha tha se n\u00eb at\u00eb moment procedurial, nuk kishte.<\/p>\n<p>Pasi KPK u t\u00ebrhoq p\u00ebr vendim, shoq\u00ebruesit dhe mbrojt\u00ebsit e Gjatit u p\u00ebrfshin n\u00eb nj\u00eb diskutim p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si do t\u00eb reagonin. Gjati vet\u00eb shprehu me z\u00eb t\u00eb lart\u00eb dyshimin se k\u00ebrkesa do t\u00eb refuzohej, t\u00eb cil\u00ebs Visha iu p\u00ebrgjigj duke qeshur dhe n\u00eb ironizoi \u201cPse e di q\u00eb do e refuzojn\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Nj\u00eb prej shoq\u00ebruesve t\u00eb Gjatit e k\u00ebshilloi k\u00ebt\u00eb t\u00eb fundit q\u00eb t\u00eb mos e linte relatoren t\u00eb fliste. Nga cop\u00ebzat e bised\u00ebs t\u00eb th\u00ebn\u00eb me z\u00eb q\u00eb mund t\u00eb d\u00ebgjohej n\u00eb fund t\u00eb sall\u00ebs, ajo k\u00ebrkoi q\u00eb Gjati t\u00eb linte t\u00eb fliste avokatin.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb k\u00ebsaj nd\u00ebrprerje Gjati u duke se u b\u00eb emocionale. Disa her\u00eb personat q\u00eb e shoq\u00ebronin u afruan p\u00ebr ta inkurajuar.<\/p>\n<p>Kur KPK njoftoi refuzimin e k\u00ebrkes\u00ebs, duke e cil\u00ebsuar padin\u00eb n\u00eb Gjykat\u00eb Administrative si \u201cshkak t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm\u201d, Visha u ngrit n\u00eb k\u00ebmb\u00eb dhe njoftoi se nuk do t\u00eb vijonte m\u00eb mbrojtjen.<\/p>\n<p>\u201cDuke ndjer\u00eb veten t\u00eb fyer, heq dor\u00eb nga mbrojtja\u201d, tha ai nd\u00ebr t\u00eb tjera, nd\u00ebrsa shtoi se nuk donte t\u00eb ishte pal\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces, pasi e dinte p\u00ebrfundimin.<\/p>\n<p>Ai la sall\u00ebn s\u00ebbashku me nj\u00eb person q\u00eb duket se ishte ndihm\u00ebse e tij n\u00eb proces. Gjati q\u00eb mori fjal\u00ebn pas largimit t\u00eb Vish\u00ebs, duke nd\u00ebrprer\u00eb s\u00ebrish kryesuesen, pretendoi se nuk kishte dijeni p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vendim.<\/p>\n<p>\u201cM\u00eb kapi n\u00eb befasi l\u00ebvizja e mbrojt\u00ebsit. Kam mb\u00ebshtetur gjith\u00eb mbrojtjen te ai\u201d, tha ajo, duke parashtruar si rrethan\u00eb se familjarisht sapo kishin kaluar COVID-19 dhe se vet\u00ebm dy dit\u00eb m\u00eb par\u00eb i kishte p\u00ebrfunduar raporti mjek\u00ebsor\u00eb q\u00eb kishte pasur. Ajo tha se e kishte t\u00eb pamundur t\u00eb b\u00ebnte mbrojtjen dhe k\u00ebrkoi shtyrje p\u00ebr t\u00eb zgjedhur nj\u00eb mbrojt\u00ebs tjet\u00ebr, duke qen\u00eb se q\u00eb n\u00eb fillim kishte k\u00ebrkuar t\u00eb kishte avokat.<\/p>\n<p>Kryesuesja k\u00ebrkoi t\u00eb dinte n\u00ebse kishte raport q\u00eb mb\u00ebshteste paaft\u00ebsin\u00eb p\u00ebr tu mbrojtur. Gjati iu referua raporteve t\u00eb m\u00ebparshme.<\/p>\n<p>KPK u t\u00ebrhoq p\u00ebr vendim tjet\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebm dhe pas rikthimit n\u00eb sall\u00eb njoftoi se k\u00ebrkesa p\u00ebr shtyrje ishte refuzuar me shumic\u00eb votash, pasi nuk u paraqit raport q\u00eb t\u00eb provonte pamund\u00ebsin\u00eb fizike p\u00ebr t\u00eb kryer mbrojtjen.<\/p>\n<p>Gjati pas k\u00ebsaj tha se refuzonte t\u00eb ishte pjes\u00eb e seanc\u00ebs. Ajo u largua nga salla s\u00ebbashku me personat q\u00eb e shoq\u00ebronin.<\/p>\n<p><strong>Problemet e pasuris\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Pasi mori m\u00eb n\u00eb fund fjal\u00ebn n\u00eb nj\u00eb sall\u00eb tashm\u00eb t\u00eb zbrazur relatorja Genta Tafa (Bungo), tha se Gjati, q\u00eb kishte filluar pun\u00eb n\u00eb fillim t\u00eb viteve 2000 ishte hetuar n\u00eb t\u00eb tre kriteret.<\/p>\n<p>Relatorja lexoi fillimisht nj\u00eb raport t\u00eb Inspektoriatit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Deklarimit dhe Kontrollit t\u00eb Pasurive, i cili kishte gjetur pasakt\u00ebsi n\u00eb deklarimet e Gjatit dhe po ashtu munges\u00eb dokumentacioni.<\/p>\n<p>Nga hetimi KPK tha se nj\u00eb apartament n\u00eb Sarand\u00eb i bler\u00eb n\u00eb koh\u00ebn kur Gjati kishte punuar dhe jetuar n\u00eb at\u00eb qytet ishte deklaruar si i financuar nga shitja e nj\u00eb trualli po n\u00eb at\u00eb qytet t\u00eb p\u00ebrfituar me vendim t\u00eb K\u00ebshillit Bashkiak, dy kredi dhe t\u00eb ardhurat nga paga. Apartamenti ishte nd\u00ebrtuar n\u00eb nj\u00eb pallat q\u00eb ishte investim i nj\u00eb grupi punonj\u00ebsish t\u00eb Uj\u00ebsjell\u00ebsit t\u00eb Delvin\u00ebs.<\/p>\n<p>KPK vuri n\u00eb dukje si t\u00eb dyshimt\u00eb faktin se bashk\u00ebshorti i Gjatit kishte p\u00ebrfituar 511 metra truall me vendim t\u00eb K\u00ebshillit Bashkiak p\u00ebr shum\u00ebn 245 mij\u00eb lek\u00eb dhe e kishte shitur 4 dit\u00eb pas blerjes p\u00ebr shum\u00eb 1 milion lek\u00eb. KPK tha se p\u00ebr k\u00ebt\u00eb nuk ishin paguar tatimet.<\/p>\n<p>Relatorja tha se kjo shum\u00eb nuk ishte njohur si burim i ligjsh\u00ebm, po ashtu nuk ishin njohur as dy kredit\u00eb q\u00eb shkonin 1 milion lek\u00eb, sepse ishin marr\u00eb pas vitit 2002 kur ishte deklaruar investimi.<\/p>\n<p>Komisioni tha se pron\u00ebsia n\u00eb garazhin 98 metra, i pa ndar\u00eb nga pjesa tjet\u00ebr nuk ishte deklaruar asnj\u00ebher\u00eb. Pretendimeve t\u00eb Gjatit se n\u00eb garazh nuk kishte investuar, KPK i vuri p\u00ebrball\u00eb deklarimet e t\u00eb shoqit n\u00eb padin\u00eb civile ndaj administratorit, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ai citohet t\u00eb p\u00ebrmend\u00eb edhe investimin n\u00eb garazh.<\/p>\n<p>Analiza financiare sipas KPK p\u00ebr k\u00ebt\u00eb apartament e nxori Gjatin me munges\u00eb t\u00eb burimeve t\u00eb ligjshme p\u00ebr 4.4 milion lek\u00eb.<\/p>\n<p>KPK n\u00eb vijim tha se gjeti nj\u00eb s\u00ebr\u00eb problemesh n\u00eb deklarimet vjetore t\u00eb Gjatit dhe disa mosdeklarime. Relatorja tha se nj\u00eb hua nga v\u00ebllai i burrit, Gjati e kishte deklaruar si t\u00eb shpenzuar p\u00ebr probleme sh\u00ebndeti p\u00ebr KPK, por e kishte deklaruar m\u00eb her\u00eb si t\u00eb p\u00ebrdorur p\u00ebr mobilim e riparim sht\u00ebpie. KPK tha se dukej se Gjati kishte b\u00ebr\u00eb deklarim t\u00eb rrem\u00eb para Komisionit.<\/p>\n<p>Ngjash\u00ebm KPK rr\u00ebzoi disa burime financiare t\u00eb Gjatit, duke referuar se ato nuk ishin p\u00ebrdorur si\u00e7 ishin deklaruar pas verifikimeve n\u00eb banka dhe nj\u00eb bilanc negativ 6.7 milion lek\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Borxhi ndaj t\u00eb d\u00ebnuarit p\u00ebr trafik<\/strong><\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb nj\u00eb apartament i bler\u00eb nga djali i prokurores n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb vitin 2015, duket se solli probleme n\u00eb dy kriteret p\u00ebr prokuroren. KPK tha se Gjati kishte marr\u00eb dy kredi konsumatore p\u00ebr mobilim t\u00eb apartamentit ku jetonte, por m\u00eb pas i kishte deklaruar ato si burim p\u00ebr pages\u00ebn e nj\u00eb k\u00ebsti t\u00eb apartamentit t\u00eb djalit.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrshkrimin e relatores rezultoi se ishte marr\u00eb n\u00eb dor\u00ebzim nj\u00eb akt noterial n\u00eb em\u00ebr t\u00eb djalit t\u00eb prokurores, i cili supozohej se kishte firmosur me nd\u00ebrtuesin Sh.K\u00a0 nj\u00eb kontrat\u00eb p\u00ebr nj\u00eb apartament 6 milion lek\u00eb. Sipas kontrat\u00ebs noteriale 2 milion lek\u00eb ishin paguar n\u00eb dor\u00eb me n\u00ebnshkrimin e kontrat\u00ebs, pjesa tjet\u00ebr do t\u00eb paguhej m\u00eb von\u00eb. Po ashtu k\u00ebtu p\u00ebrmendej edhe fakti se pagesa do t\u00eb kryhej me shitjen e 550 metrave truall q\u00eb djali i subjektit posedonte n\u00eb Sarand\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioni tha se nga hetimi kishte rezultuar q\u00eb djali i Gjatit nuk kishte qen\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri kur kishte n\u00ebnshkruar deklarat\u00ebn noteriale q\u00eb ishte paraqitur si prov\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri n\u00eb ILDKPKI. Gjatit i kaloi barr\u00eb prove p\u00ebr k\u00ebt\u00eb kontrat\u00eb q\u00eb nuk p\u00ebrputhej me t\u00eb dh\u00ebnat e administruara m\u00eb pas.<\/p>\n<p>Gjati m\u00eb von\u00eb pranoi n\u00eb deklarime p\u00ebr KPK se parat\u00eb ishin paguar nga ajo dhe bashk\u00ebshorti i cili kishte prokur\u00eb p\u00ebr t\u00eb vepruar n\u00eb em\u00ebr t\u00eb djalit. Po ashtu u p\u00ebrmend edhe nj\u00eb kontrat\u00eb premtim shitje p\u00ebr truallin n\u00eb Sarand\u00eb p\u00ebr 5 milion lek\u00eb q\u00eb do merreshin n\u00eb k\u00ebste. Trualli, u tha se nuk ishte regjistruar n\u00eb em\u00ebr t\u00eb djalit t\u00eb subjektit m\u00eb Agjencin\u00eb Shtet\u00ebrore t\u00eb Kadastr\u00ebs, por se ai e posedonte q\u00eb n\u00eb mosh\u00ebn 5-vje\u00e7are me vendim t\u00eb K\u00ebshillit Bashkiak t\u00eb Sarand\u00ebs.<\/p>\n<p>Relatorja tha se ky fakt ishte i dyshimt\u00eb dhe se kjo pasuri nuk ishte deklaruar n\u00eb asnj\u00eb prej deklaratave t\u00eb subjektit, duke ngritur dyshime p\u00ebr pasuri t\u00eb fshehur.<\/p>\n<p>Nga hetimi mbi k\u00ebt\u00eb apartament n\u00eb Tiran\u00eb rezultuan edhe kontaktet me Sh.K, i cili \u00ebsht\u00eb d\u00ebnuar n\u00eb vitin 2018 nga Gjykata e Krimeve t\u00eb R\u00ebnda, si an\u00ebtar\u00eb n\u00eb grup t\u00eb strukturuar kriminal dhe trafik narkotik\u00ebsh.<\/p>\n<p>Sipas KPK, Gjati kishte pranuar se kontaktet me Sh.K, i kishte mbajtur ajo dhe bashk\u00ebshorti dhe jo djali. Duk\u00eb l\u00ebn\u00eb t\u00eb kuptohej po ashtu se ajo dhe bashk\u00ebshorti kishin paguar 2 milion lek\u00eb t\u00eb k\u00ebstit t\u00eb par\u00eb p\u00ebr apartamentin dhe i detyroheshin Sh.K edhe 4 milion lek\u00eb t\u00eb tjera, p\u00ebr pages\u00ebn e t\u00eb cilave nuk ishte p\u00ebrcaktuar ndonj\u00eb afat kohor\u00eb.<\/p>\n<p>Kontakti i fundit sipas KPK rezultonte n\u00eb mars t\u00eb vitit 2015. Komisioni tha se Gjati kishte qen\u00eb n\u00eb dijeni para se t\u00eb dor\u00ebzonte n\u00eb janar 2017 deklarat\u00ebn e past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs se Sh.K, q\u00eb ishte arrestuar n\u00eb korrik 2016 p\u00ebr akuz\u00ebn e trafikut t\u00eb narkotik\u00ebve dhe grupit kriminal, ishte n\u00eb procedim penal. Komisioni tha se e vler\u00ebsoi mosdeklarimin e kontaktit dhe detyrimit prej 4 milion lek\u00ebsh ndaj k\u00ebtij personi si plot\u00ebsim jo t\u00eb sakt\u00eb t\u00eb formularit t\u00eb past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb DSIK pasi kishte d\u00ebrguar fillimisht nj\u00eb raport pozitiv e kishte ndryshuar raportin me nj\u00eb t\u00eb dyt\u00eb sipas t\u00eb cilit Gjati dyshohej p\u00ebr mitmarrje n\u00eb disa raste dhe n\u00eb vite t\u00eb ndryshme. KPK tha se gjatit i ishte kaluar barr\u00eb prove mbi k\u00ebt\u00eb raport dhe se shpjegimet e saj do merreshin n\u00eb konsiderat\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Problemet e profesionalizmit<\/strong><\/p>\n<p>Sipas KPK Rita Gjati e ka filluar karrier\u00ebn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb si prokurore n\u00eb Sarand\u00eb. Nga relatimi doli se ndaj saj ishin marr\u00eb disa her\u00eb masa disiplinore. N\u00eb vitin 2004 p\u00ebr shkak t\u00eb problemeve t\u00eb gjetura ajo ishte ulur n\u00eb detyr\u00ebn e Oficeres s\u00eb Policis\u00eb Gjyq\u00ebsore p\u00ebr 6 muaj. N\u00eb vitin 2006 ndaj saj ishte marr\u00eb mas\u00eb v\u00ebrejtje me paralajm\u00ebrim p\u00ebr largim nga detyra.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2008 ajo \u00ebsht\u00eb shkarkuar nga Presidenti i Republik\u00ebs me k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb Prokurores s\u00eb P\u00ebrgjithshme t\u00eb koh\u00ebs, Ina Rama pasi nj\u00eb inspektim gjeti nj\u00eb s\u00ebr\u00eb shkeljesh.<\/p>\n<p>Dekreti i presidentit u kund\u00ebrshtua n\u00eb gjykat\u00eb si i paligjsh\u00ebm. Gjykata e Apelit t\u00eb Tiran\u00ebs i dha t\u00eb drejt\u00eb Gjatit dhe i njohur edhe nj\u00eb d\u00ebmshp\u00ebrblim. Ajo u rikthye n\u00eb detyr\u00eb n\u00eb vitin 2013 dhe n\u00eb vitin 2014 u em\u00ebrua n\u00eb Prokurorin\u00eb e Kuk\u00ebsit, ku vazhdon t\u00eb kryej\u00eb detyr\u00ebn.<\/p>\n<p>KPK tha se Prokuroria e P\u00ebrgjithshme, e cila kishte b\u00ebr\u00eb nj\u00eb raport vler\u00ebsimit\u00a0 t\u00eb 3 dokumenteve t\u00eb zgjedhura nga Gjati dhe pes\u00eb dokumenteve t\u00eb marra me short, kishte gjetur nj\u00eb s\u00ebr\u00eb problemesh. Sipas relatores n\u00eb dokumentet q\u00eb vet\u00eb Gjati kishte dor\u00ebzuar, ishte gjetur nga Prokuroria e P\u00ebrgjithshme \u201ckonfodim i termit burim prove\u201d.<\/p>\n<p>Probleme t\u00eb ngjashme u gjet\u00ebn edhe n\u00eb dosje t\u00eb tjera, p\u00ebrfshi referim n\u00eb akuz\u00eb t\u00eb ndryshme n\u00eb fillim t\u00eb k\u00ebrkesave p\u00ebr gjykim dhe akuz\u00eb t\u00eb ndryshme n\u00eb konkluzionet n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtat k\u00ebrkesa.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb prej dosjeve t\u00eb shortuara u gjet se Gjati kishte vijuar n\u00eb vitin 2015 p\u00ebr 24 dit\u00eb hetimet ndaj nj\u00eb gruaje t\u00eb akuzuar p\u00ebr \u201cMashtrim me sigurimet\u201d edhe pse kishte pasur n\u00eb dor\u00eb certifikat\u00eb t\u00eb vdekjes s\u00eb saj n\u00eb vitin 2011. Po ashtu edhe pse duhej ta kishte pushuar \u00e7\u00ebshtjen pasi e hetuara kishte vdekur, Gjati kishte kryer veprime hetimore dhe pushimin e kishte arsyetuar me \u201cparashkrim t\u00eb vepr\u00ebs penale\u201d.<\/p>\n<p>Gjatit i kaloi barr\u00eb prove p\u00ebr tre ankesa p\u00ebr zvarritje dhe hetime t\u00eb paplota. Po ashtu asaj i kaloi barr\u00eb prove mbi tre kall\u00ebzime n\u00eb Prokurorin\u00eb e Lezh\u00ebs. Nj\u00eb kall\u00ebzues q\u00eb kishte dy \u00e7\u00ebshtje penale ndaj Gjatit, pretendon se ajo e kishte k\u00ebrc\u00ebnuar n\u00eb telefon. Tafa tha se e pyetur nga KPK Gjati kishte pretenduar se denoncuesi ishte ai q\u00eb e kishte telefonuar, por KPK-s\u00eb i kishte rezultuar se ishte ajo telefonuesja.<\/p>\n<p>KPK vuri n\u00eb dukje se n\u00eb vitin 2018 Gjati kishte k\u00ebrkuar n\u00eb gjykat\u00eb zbutje t\u00eb mas\u00ebs s\u00eb siguris\u00eb, nga arrest n\u00eb burg n\u00eb arrest n\u00eb sht\u00ebpi, ndaj nj\u00eb personi t\u00eb d\u00ebnuar n\u00eb Rijeka t\u00eb Kroacis\u00eb, p\u00ebr plagosje dhe disa vepra t\u00eb tjera penale.\u00a0 Sipas KPK vet\u00eb Gjati n\u00eb seanc\u00ebn e dat\u00ebs 12 n\u00ebntor 2018, kishte paraqitur deklarat\u00ebn e nj\u00eb pronareje hoteli e cila pranonte t\u00eb strehonte t\u00eb arrestuarin p\u00ebr q\u00ebllim ekstradimi n\u00eb hotelin e saj.\u00a0 Personi n\u00eb fjal\u00eb ishte arratisur n\u00eb janar 2019. KPK tha se nuk kishte as rrethana dhe as prov\u00eb pse masa e siguris\u00eb duhej t\u00eb ishte ndryshuar.<\/p>\n<p>N\u00eb fund KPK tha se gjeti \u201cgabime thelb\u00ebsore\u201d n\u00eb dosjet e Gjatit dhe u shpreh se ajo dukej nuk plot\u00ebsonte kriterin e aft\u00ebsive profesionale. Seanca e njoftimit u caktua n\u00eb 19 mars ora 9.00.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prokurorja e Kuk\u00ebsit, Rita Gjati dhe avokati i saj e braktis\u00ebn n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb demonstrative seanc\u00ebn d\u00ebgjimore n\u00eb KPK, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nga relatimi u gjet\u00ebn probleme t\u00eb pasuris\u00eb, kontakte t\u00eb pap\u00ebrshtatshme dhe cil\u00ebsi t\u00eb papranueshme profesionale.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":97,"featured_media":73810,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[117,2,473],"tags":[118,119,397,590],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Rita-Gjati-ne-seance.jpg","fifu_image_alt":"Prokurorja e Kuk\u00ebsit, Rita Gjati n\u00eb KPK. Foto: LSA","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73809"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/97"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=73809"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73809\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":73811,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73809\/revisions\/73811"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/73810"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=73809"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=73809"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=73809"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}