{"id":73812,"date":"2021-03-17T22:08:06","date_gmt":"2021-03-17T21:08:06","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kolegji-nis-procesin-per-kastriot-seliten-me-12-denoncime-te-reja\/2021\/03\/17\/"},"modified":"2023-04-06T22:00:48","modified_gmt":"2023-04-06T20:00:48","slug":"kolegji-nis-procesin-per-kastriot-seliten-me-12-denoncime-te-reja","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kolegji-nis-procesin-per-kastriot-seliten-me-12-denoncime-te-reja\/2021\/03\/17\/","title":{"rendered":"Kolegji nis procesin p\u00ebr Kastriot Selit\u00ebn me 12 denoncime t\u00eb reja"},"content":{"rendered":"<p>Komisioneri Publik k\u00ebrkoi rihapjen e hetimit p\u00ebr pasurin\u00eb dhe aft\u00ebsit\u00eb profesionale t\u00eb kreut t\u00eb Gjykat\u00ebs Administrative t\u00eb Apelit, Kastriot Selita, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ky i fundit i konsideroi si ankimin ashtu edhe denoncimet n\u00eb adres\u00eb t\u00eb tij si t\u00eb pabaza.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_77119\" aria-describedby=\"caption-attachment-77119\" style=\"width: 533px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/7F8A667E-5A05-4F7E-80EB-90C0EE1B9574.jpeg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-77119\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/7F8A667E-5A05-4F7E-80EB-90C0EE1B9574-533x400.jpeg\" alt=\"\" width=\"533\" height=\"400\" data-id=\"77119\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-77119\" class=\"wp-caption-text\">Kryetari i Gjykat\u00ebs Administrative t\u00eb Apelit, Kastriot Selita n\u00eb KPA. Foto: Vladimir Karaj.<\/figcaption><\/figure>\n<p>Kreu i Gjykat\u00ebs Administrative t\u00eb Apelit, Kastriot Selita nisi p\u00ebrballjen e dyt\u00eb me institucionet e vetingut t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn \u2013pothuajse dy vjet pas konfirmimit t\u00eb diskutuesh\u00ebm n\u00eb detyr\u00eb nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Selita po p\u00ebrballet n\u00eb Kolegj me ankimin e Komisionerit Publik, Florian Ballhysa si dhe me 12 denoncime t\u00eb reja t\u00eb mb\u00ebrritura pas p\u00ebrfundimit t\u00eb procesit n\u00eb shkall\u00ebn e par\u00eb t\u00eb vetingut.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb seanc\u00ebs s\u00eb par\u00eb d\u00ebgjimore, komisioneri Florian Ballhysa i k\u00ebrkoi Kolegjit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit q\u00eb t\u00eb ri\u00e7elte hetimin p\u00ebr nj\u00eb seri episodesh t\u00eb pasuris\u00eb si dhe p\u00ebr kriterin e aft\u00ebsive profesionale p\u00ebr Selit\u00ebn. Trupa gjyq\u00ebsore n\u00eb KPA drejtohet nga Albana Shtylla, me relatore Ina Rama dhe an\u00ebtar\u00eb Sokol \u00c7omo, Natasha Mulaj dhe Rezarta Schuetz.<\/p>\n<p>\u201cProcesi i hetimit n\u00eb Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit nuk ka qen\u00eb i plot\u00eb dhe vendimarrja nuk \u00ebsht\u00eb pajtueshm\u00ebri me provat e administruara n\u00eb dosje,\u201d tha Ballhysa, duke k\u00ebrkuar nga Kolegji hetimin e m\u00ebtejsh\u00ebm t\u00eb disa \u00e7\u00ebshtjeve si dhe vler\u00ebsimin apo interpretimin e disa t\u00eb tjerave.<\/p>\n<p>Ballhysa k\u00ebrkoi m\u00eb tej ri\u00e7eljen e hetimit p\u00ebr burimin e krijimit t\u00eb disa pronave t\u00eb zot\u00ebruara nga Selita dh\u00eb bashk\u00ebshortja e tij, t\u00eb tilla si nj\u00eb apartament me sip\u00ebrfaqe 124.9 m2 n\u00eb rezidenc\u00ebn Ambasador 3, nj\u00eb apartament dhe garazh n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn adres\u00eb, nj\u00eb apartament 205 m2 dhe nj\u00eb sip\u00ebrfaqe trualli n\u00eb Lal\u00ebz t\u00eb Durr\u00ebsit si dhe blerjen e nj\u00eb automjeti.<\/p>\n<p>Pik\u00ebpyetjet e ngritura mbi pasurit\u00eb e m\u00ebsip\u00ebrme i kan\u00eb rr\u00ebnj\u00ebt tek burimet financiare q\u00eb bashk\u00ebshortja e Selit\u00ebs ka p\u00ebrfituar nga shitja e nj\u00eb sht\u00ebpie dy-kat\u00ebshe +papafingo nga familja e saj n\u00eb Linz\u00eb, t\u00eb investuara m\u00eb pas n\u00eb transaksione t\u00eb tjera pronash.<\/p>\n<p>Lidhur me sht\u00ebpin\u00eb e familjes s\u00eb bashk\u00ebshortes, e shitur n\u00eb vler\u00ebn e 220 mij\u00eb eurove, Ballhysa i k\u00ebrkoi Kolegjit q\u00eb t\u00eb hetonte mbi kostot e nd\u00ebrtimit, ligjshm\u00ebrin\u00eb e burimeve si dhe metodologjin\u00eb e p\u00ebrdorur nga KPK n\u00eb analiz\u00ebn financiare.<\/p>\n<p>Komisioneri theksoi se objekti \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsuar me 3 vlera t\u00eb ndryshme nga KPK, por n\u00eb analiz\u00ebn financiare \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb vlera m\u00eb e ul\u00ebt prej 4.7 milion\u00eb lek\u00ebsh. Ai ngriti gjithashtu pik\u00ebpyetje se pse KPK kishte llogaritur n\u00eb analiz\u00eb t\u00eb ardhurat e familjes pas dat\u00ebs s\u00eb kryerjes s\u00eb pagesave p\u00ebr nd\u00ebrtimin e sht\u00ebpis\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb kriterin e aft\u00ebsive profesionale, ankimi i Komisionerit Publik u fokusua n\u00eb dyshimet p\u00ebr konflikt interesi dhe konflikt interesi n\u00eb dukje, n\u00eb nj\u00eb rekomandim t\u00eb dyt\u00eb t\u00eb Operacionit Nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Monitorimit si dhe n\u00eb disa denoncime nga publiku.<\/p>\n<p>Duke cituar v\u00ebzhguesit e ONM, Ballhysa tha n\u00eb seanc\u00eb se subjekti i rivler\u00ebsimit duket se nuk \u00ebsht\u00eb mjaftuesh\u00ebm i ndjesh\u00ebm p\u00ebr konfliktin e interesit dhe nuk ka vepruar n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn e duhur lidhur me konfliktin n\u00eb dukje t\u00eb interesit.<\/p>\n<p>N\u00eb seanc\u00eb u p\u00ebrmend nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje e gjykuar nga Selita n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e relatorit ndaj nj\u00eb kompanie, administratori i s\u00eb cil\u00ebs kishte bler\u00eb apartamentin e bashk\u00ebshortes s\u00eb tij n\u00eb vitin 2015 p\u00ebr 110 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr \u00e7\u00ebshtje, Selita kishte gjykuar nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje me pal\u00eb t\u00eb tret\u00eb nj\u00eb kompani nd\u00ebrtimi, ku nj\u00eb vit m\u00eb pas kishte bler\u00eb nj\u00eb apartament dhe nj\u00eb garazh. Sipas Komisionerit, kjo \u00e7\u00ebshtje nuk ishte vler\u00ebsuar nga KPK, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb i k\u00ebrkoi Kolegjit t\u00eb vler\u00ebsonte n\u00ebse gjykimi ishte ndikuar nga trysnia e interesave private t\u00eb subjektit.<\/p>\n<p>Sipas Komisionerit, Selita nuk ka respektuar n\u00eb t\u00eb gjitha rastet dor\u00ebheqjen nga shqyrtimi i \u00e7\u00ebshtjeve me pal\u00eb drejtorin\u00eb e P\u00ebrgjithshme t\u00eb Tatimeve, ku bashk\u00ebshortja e tij ka qen\u00eb titullare.<\/p>\n<p>Hetimi n\u00eb KPK u kritikua edhe p\u00ebr mostrajtimin e t\u00eb gjitha denoncimeve t\u00eb mb\u00ebrritura n\u00eb adres\u00eb t\u00eb subjektit, ku p\u00ebrmendeshin nd\u00ebr t\u00eb tjera standarde t\u00eb ndryshme n\u00eb gjykim. Sa i p\u00ebrket \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb transferuar n\u00eb Inspektoriatin e Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb lidhur me prokurorin Bledar Valikaj, Komisioneri Publik tha se mang\u00ebsit\u00eb e v\u00ebrejtura n\u00eb gjykim duhej t\u00eb sh\u00ebrbenin p\u00ebr vler\u00ebsimin t\u00ebr\u00ebsor t\u00eb subjektit.<\/p>\n<p>\u201cRastet e m\u00ebsip\u00ebrme nuk jan\u00eb t\u00eb shk\u00ebputura dhe n\u00eb nj\u00eb analiz\u00eb t\u00ebr\u00ebsore t\u00eb tyre mund t\u00eb vler\u00ebsohet se subjekti ka cenuar besimin e publikut te drejt\u00ebsia,\u201d tha Ballhysa, duke iu referuar rasteve t\u00eb dyshuara t\u00eb konfliktit t\u00eb interesit.<\/p>\n<p>Para se fjala t\u2019i kalonte Selit\u00ebs, Ballhysa k\u00ebrkoi q\u00eb Kolegji t\u00eb ri\u00e7elte hetimin p\u00ebr t\u00eb gjitha shkaqet e ankimit.<\/p>\n<p>N\u00eb parashtrimet e tij q\u00eb zgjat\u00ebn gati 3 or\u00eb, kreu i Gjykat\u00ebs Administrative t\u00eb Apelit, Kastriot Selita i konsideroi t\u00eb pabaza t\u00eb gjitha pikat e ankimit t\u00eb Komisionerit Publik si dhe dor\u00ebzoi prova t\u00eb reja p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetuar pretendimet e tij.<\/p>\n<p>P\u00ebr sht\u00ebpin\u00eb e familjes s\u00eb bashk\u00ebshortes s\u00eb tij n\u00eb Linz\u00eb, Selita tha se kishte dor\u00ebzuar n\u00eb KPK preventivin, faturat tatimore t\u00eb pagesave n\u00eb vitet 2003 dhe 2004 si dhe situacionet e punimeve dhe k\u00ebmb\u00ebnguli se vlera e nd\u00ebrtimit ishte 4.7 milion\u00eb lek\u00eb. Ai shtoi se kostoja ishte deklaruar nga vjehrri dhe bashk\u00ebshortja e tij n\u00eb ILDKPKI dhe e konsideroi t\u00eb pasakt\u00eb referimin me koston minimale t\u00eb Entit Komb\u00ebtar t\u00eb Banesave.<\/p>\n<p>Kryegjyqtari shtoi se t\u00eb ardhurat e bashk\u00ebshortes nga nj\u00eb kontrat\u00eb konsulence me nj\u00eb fondacion ishin t\u00eb ligjshme dhe e konsideroi t\u00eb pasakt\u00eb pretendimin e Ballhys\u00ebs se ajo kishte detyrimin p\u00ebr t\u00eb paguar t\u00eb gjitha detyrimet tatimore.<\/p>\n<p>Ai tha se ishte n\u00eb pamund\u00ebsi objektive p\u00ebr t\u00eb paraqitur dokumentacionin e plot\u00eb p\u00ebr shkak se fondacioni nuk kryente aktivitet prej vitesh n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Selita shtoi se nuk kishte pasur shpenzime mobilimi p\u00ebr sht\u00ebpin\u00eb n\u00eb Linz\u00eb, p\u00ebr shkak se ishin p\u00ebrdorur mobiljet e sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb m\u00ebparshme n\u00eb Peshkopi. P\u00ebr shpenzimet e jetes\u00ebs s\u00eb familjes s\u00eb bashk\u00ebshortes, ai u rezervua t\u00eb mbante q\u00ebndrim pas kryerjes s\u00eb analiz\u00ebs financiare t\u00eb KPA- por theksoi se ato kishin qen\u00eb minimale.<\/p>\n<p>Lidhur me pages\u00ebn me vones\u00eb t\u00eb detyrimeve tatimore p\u00ebr shitjen e nj\u00eb apartamenti n\u00eb vitin 2007, subjekti b\u00ebri nj\u00eb interpretim juridik t\u00eb shitjes s\u00eb t\u00eb drejtave reale dhe shtoi se u pagua menj\u00ebher\u00eb pasi u konstatua.<\/p>\n<p>\u201cKemi paguar 15% dhe jo 10% sa ishte n\u00eb vitin 2007 dhe kjo ka ndodhur p\u00ebrpara dor\u00ebzimit t\u00eb deklarat\u00ebs veting,\u201d tha Selita, duke pretenduar se Komisioneri nuk kishte ankuar shum\u00eb raste t\u00eb tjera q\u00eb i kishin kryer pagesat pas deklaratave veting.<\/p>\n<p>Pasi dha sqarime p\u00ebr t\u00eb gjitha pikat e ngritura nga Komisioneri, Selita pretendoi gjithashtu se t\u00eb gjitha dhurimet dhe transaksionet mes bashk\u00ebshortes dhe familjes s\u00eb saj kishin ndodhur p\u00ebrpara martes\u00ebs s\u00eb tij dhe nuk mund ta ngarkonin at\u00eb me p\u00ebrgjegj\u00ebsi.<\/p>\n<p>Selita hodhi posht\u00eb t\u00eb gjitha pretendimet p\u00ebr konflikt interesi, nd\u00ebrsa tha se proceset gjyq\u00ebsore kishin ndodhur n\u00eb distanc\u00eb kohore me transaksionet e kryera nga bashk\u00ebshortja.<\/p>\n<p>\u201cVler\u00ebsimi i bazuar n\u00eb prova \u00ebsht\u00eb i qart\u00eb, n\u00eb asnj\u00eb rast nuk kam qen\u00eb n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb interesit,\u201d pretendoi ai.<\/p>\n<p>Selita i konsideroi t\u00eb pabaza dhe n\u00eb disa raste pa asnj\u00eb lidhje me t\u00eb 12 denoncimet e reja t\u00eb mb\u00ebrritura n\u00eb Kolegjin e Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit.<\/p>\n<p>Ai e konsideroi t\u00eb gabuar vendimin e KPK-s\u00eb p\u00ebr t\u00eb transferuar vendimin n\u00eb favor t\u00eb Bledar Valikaj \u2013bashk\u00ebshorti i deputetes socialiste Ermonela Felaj te Inspektori i Lart\u00eb i Drejt\u00ebsis\u00eb, duke e konsideruar procesin t\u00eb rregullt dhe ligjor.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij, Selita renditi list\u00ebn e provave t\u00eb reja t\u00eb dor\u00ebzuara n\u00eb KPA p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur pretendimet e tij dhe k\u00ebrkoi administrimin e tyre.<\/p>\n<p>E pyetur nga kryesuesja Albana Shtylla n\u00ebse kishte pretendime p\u00ebr provat, komisioneri Florian Ballhysa tha se k\u00ebrkonte koh\u00eb p\u00ebr t\u2019u shprehur p\u00ebr p\u00ebrmbajtjen si dhe p\u00ebr t\u2019u njohur me pretendimet e subjektit mbi 12 denoncimet e reja.<\/p>\n<p>Pas nj\u00eb konsultimi \u201cvesh m\u00eb vesh\u201d, trupa gjykuese vendosi ta shtyj\u00eb seanc\u00ebn n\u00eb dat\u00ebn 1 prill p\u00ebr t\u00eb vendosur mbi \u00e7eljen e hetimit dhe pranimit t\u00eb provave t\u00eb reja, t\u00eb dor\u00ebzuara nga subjekti.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisioneri Publik k\u00ebrkoi rihapjen e hetimit p\u00ebr pasurin\u00eb dhe aft\u00ebsit\u00eb profesionale t\u00eb kreut t\u00eb Gjykat\u00ebs Administrative t\u00eb Apelit, Kastriot Selita, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ky i fundit i konsideroi si ankimin ashtu edhe denoncimet n\u00eb adres\u00eb t\u00eb tij si t\u00eb pabaza.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":7,"featured_media":73813,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[415,114,2,362],"tags":[145,103,112],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/7F8A667E-5A05-4F7E-80EB-90C0EE1B9574.jpeg","fifu_image_alt":"Kryetari i Gjykat\u00ebs Administrative t\u00eb Apelit, Kastriot Selita n\u00eb KPA. Foto: Vladimir Karaj.","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73812"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/7"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=73812"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73812\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":73814,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73812\/revisions\/73814"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/73813"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=73812"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=73812"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=73812"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}