{"id":73818,"date":"2021-03-16T20:47:50","date_gmt":"2021-03-16T19:47:50","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjyqtari-olsi-xhavella-perballet-ne-kpk-me-pyetje-per-pasurine-dhe-profesionalizmin\/2021\/03\/16\/"},"modified":"2023-04-06T22:01:09","modified_gmt":"2023-04-06T20:01:09","slug":"gjyqtari-olsi-xhavella-perballet-ne-kpk-me-pyetje-per-pasurine-dhe-profesionalizmin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjyqtari-olsi-xhavella-perballet-ne-kpk-me-pyetje-per-pasurine-dhe-profesionalizmin\/2021\/03\/16\/","title":{"rendered":"Gjyqtari Olsi Xhavella p\u00ebrballet n\u00eb KPK me pyetje p\u00ebr pasurin\u00eb dhe profesionalizmin"},"content":{"rendered":"<p>Gjyqtari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs Olsi Xhavella u p\u00ebrball me pyetje lidhur me t\u00eb ardhurat e ligjshme t\u00eb n\u00ebn\u00ebs dhe vjehrrit, nd\u00ebrsa u pyet nga an\u00ebtari i ONM mbi vendimin e pafaj\u00ebsis\u00eb n\u00eb nj\u00eb rast dhune n\u00eb familje ndaj nj\u00eb bashk\u00ebshorti t\u00eb akuzuar p\u00ebr p\u00ebrndjekje.<br \/>\n<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_77322\" aria-describedby=\"caption-attachment-77322\" style=\"width: 536px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-77322\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/IMG-4486-536x400.jpg\" alt=\"\" width=\"536\" height=\"400\" data-id=\"77322\" \/><figcaption id=\"caption-attachment-77322\" class=\"wp-caption-text\">Gjyqtari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit Kor\u00e7\u00eb Olsi Xhavella, pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore. Foto:BIRN<\/figcaption><\/figure>\n<p>Komisioni i Pavarur i kualifikimit d\u00ebgjoi t\u00eb mart\u00ebn n\u00eb nj\u00eb seanc\u00eb gjyqtarin e Gjykat\u00ebs s\u00eb apelit t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs Olsi Xhavella. Trupa q\u00eb hetoi gjyqtarin e kryesuar nga Pamela Qirko, me relator Roland Ilia dhe an\u00ebtare Brunilda Bekteshi, kishte hetuar Xhavell\u00ebn n\u00eb t\u00eb tre kriteret.\u00a0 Sipas relatimit Xhavell\u00ebs i ishte kaluar barr\u00eb prove p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetuar ligjshm\u00ebrin\u00eb e t\u00eb ardhurave t\u00eb n\u00ebn\u00ebs n\u00eb emigrim, dokumentuar p\u00ebrdorimin e nj\u00eb kredie 15 mij\u00eb euro e marr\u00eb disa muaj pas n\u00ebnshkrimit t\u00eb nj\u00eb kontrate p\u00ebr nj\u00eb apartament dhe burimin e ligjsh\u00ebm t\u00eb 1 milion lek\u00ebve q\u00eb bashk\u00ebshortja kishte marr\u00eb nga familja e saj si prik\u00eb.<\/p>\n<p>Xhavella po ashtu u pyet nga v\u00ebzhguesi nd\u00ebrkomb\u00ebtar n\u00eb lidhje me nj\u00eb vendim pafaj\u00ebsie t\u00eb dh\u00ebn\u00eb n\u00eb vitin 2016 nga nj\u00eb trup\u00eb gjykuese e Apelit t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs pjes\u00eb e t\u00eb cil\u00ebs ishte edhe ai, ndaj nj\u00eb burri t\u00eb d\u00ebnuar n\u00eb shkall\u00eb t\u00eb par\u00eb p\u00ebr \u201cp\u00ebrndjekje\u201d ndaj bashk\u00ebshortes. Kjo e fundit kishte depozituar denoncim ndaj gjyqtarit.<\/p>\n<p>Xhavella u mbrojt duke pretenduar deklarime \u201cmaksimalisht t\u00eb sinqerta\u201d sa i p\u00ebrket pasuris\u00eb, nd\u00ebrsa tha se kishte b\u00ebr\u00eb nj\u00eb jet\u00eb modeste dhe shpesh shpenzimet ishin mbuluar me kredi, nd\u00ebrsa kursimet kishin qen\u00eb t\u00eb pakta.<\/p>\n<p>N\u00eb debatin me v\u00ebzhguesin Francesco Ciardi, Xhavella mbrojti vendimin duke iu referuar se p\u00ebr akuz\u00ebn e p\u00ebrndjekjes, t\u00eb ngritur nga prokuroria, i pandehuri ishte i pafajsh\u00ebm. Ai tha se prokuroria duhej t\u00eb kishte hetuar p\u00ebr akuz\u00ebn e \u201cdhun\u00ebs n\u00eb familje\u201d.<\/p>\n<p>Olsi Xhavella e ka filluar karrier\u00ebn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 2002 dhe ka punuar p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb dekad\u00eb n\u00eb gjykat\u00ebn e Kor\u00e7\u00ebs. N\u00eb vitin 2014, Xhavella u dekretua\u00a0 nga Presidenti i Republik\u00ebs si gjyqtar i Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit n\u00eb Kor\u00e7\u00eb.<\/p>\n<p><strong>\u00c7\u00ebshtjet e pasuris\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb relatimin e tij an\u00ebtari i trup\u00ebs Roland Ilia vuri n\u00eb dukje se Inspektorati i Lart\u00eb i Deklarimit dhe Kontrollit t\u00eb Pasurive dhe Konfliktit t\u00eb Interesit, kishte sjell\u00eb nj\u00eb raport negativ ndaj Xhavell\u00ebs.<\/p>\n<p>Sipas ILDKPKI gjyqtari nuk kishte burime t\u00eb ligjshme dhe kishte b\u00ebr\u00eb deklarim t\u00eb rrem\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb relatim Ilia vuri n\u00eb dukje nd\u00ebr t\u00eb tjera se gjyqtarit i ishte kaluar barr\u00eb prove p\u00ebr t\u00eb dokumentuar burimin e ligjsh\u00ebm t\u00eb nj\u00eb shume prej 700 mij\u00eb lek\u00ebsh dh\u00ebn\u00eb nga n\u00ebna e tij p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti 85 metra katror\u00eb n\u00eb vitin 2004. Nj\u00eb shum\u00eb prej 250 mij\u00eb lek\u00ebsh, po nga n\u00ebna dhe v\u00ebllai p\u00ebr blerjen e nj\u00eb makine dhe 1200 euro n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb m\u00eb vonshme.<\/p>\n<p>Ilia lexoi se Xhavella kishte pretenduar se ishte objektivisht e pamundur t\u00eb siguronte dokumentacion mbi k\u00ebto t\u00eb ardhura, pasi e \u00ebma kishte qen\u00eb emigrante dhe kishte punuar pa sigurime.<\/p>\n<p>Vet\u00eb Xhavella n\u00eb seanc\u00eb pretendoi se pas vdekjes s\u00eb babait n\u00eb fillim t\u00eb viteve 90\u2019 n\u00ebna kishte rritur at\u00eb dhe v\u00ebllain me pun\u00ebn si emigrante, por nuk kishte dokumente dhe as kishte qen\u00eb e siguruar.<\/p>\n<p>Ai tha se e \u00ebma kishte punuar e pasiguruar dhe se kjo ishte diktuar nga nevoja p\u00ebr ekzistenc\u00eb. Duke n\u00ebnkuptuar se ajo nuk kishte pasur mund\u00ebsi zgjedhjeje.<\/p>\n<p>\u201cN\u00ebse kjo m\u00eb cenon karrier\u00ebn, kjo hedh posht\u00eb sakrific\u00ebn e n\u00ebn\u00ebs time\u201d, tha ai, duke shtuar se kishte jetuar i vet\u00ebm q\u00eb n\u00eb mosh\u00ebn 15 vje\u00e7are dhe ishte shkolluar me parat\u00eb e emigracionit. \u201cN\u00ebse k\u00ebto para konsiderohen t\u00eb paligjshme, at\u00ebher\u00eb edhe diploma ime e shkoll\u00ebs s\u00eb mesme duhet t\u00eb hidhet posht\u00eb se \u00ebsht\u00eb financuar nga k\u00ebto para\u201d, tha Xhavella.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjtin apartament Xhavella kishte deklaruar 15 mij\u00eb euro kredi. Por trupa vuri n\u00eb dukje se kredia ishte marr\u00eb disa muaj pas n\u00ebnshkrimit para noterit t\u00eb kontrat\u00ebs q\u00eb theksonte se pagesa ishte b\u00ebr\u00eb at\u00eb dit\u00eb jasht\u00eb zyr\u00ebs noteriale.<\/p>\n<p>Ilia tha n\u00eb relatim se Xhavell\u00ebs i ishte k\u00ebrkuar t\u00eb provonte p\u00ebrdorimin e kredis\u00eb p\u00ebr sht\u00ebpi.<\/p>\n<p>Gjyqtari k\u00ebmb\u00ebnguli se vonesa n\u00eb koh\u00eb ishte thjesht\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb procedurave t\u00eb bank\u00ebs. Ai paraqiti si prov\u00eb deklarat\u00eb noteriale t\u00eb shit\u00ebses, nd\u00ebrsa pranoi se kishte qen\u00eb neglizhent sa i p\u00ebrket p\u00ebrcaktimit n\u00eb kontrat\u00eb t\u00eb koh\u00ebs s\u00eb pages\u00ebs. Xhavella pretendoi se 15 mij\u00eb eurot ishin p\u00ebrdorur p\u00ebr sht\u00ebpin\u00eb, duke v\u00ebn\u00eb n\u00eb dukje se ato nuk ishin deklaruar si likuiditet n\u00eb vitin pasardh\u00ebs.<\/p>\n<p>Ai p\u00ebrs\u00ebriti disa her\u00eb se deklarimi ishte i sinqert\u00eb, nd\u00ebrsa pretendoi se n\u00ebse do kishte tentuar fshehjen mund t\u00eb kishte p\u00ebrdorur forma t\u00eb tjera. Ai po ashtu tha se kredia ishte marr\u00eb me hipotek\u00eb sht\u00ebpin\u00eb n\u00eb fjal\u00eb, duke paraqitur k\u00ebt\u00eb si prov\u00eb p\u00ebr p\u00ebrdorimi e parave. Sipas tij kontrata q\u00eb kishte kaluar sht\u00ebpin\u00eb n\u00eb favor t\u00eb tij kishte qen\u00eb detyrim nga banka q\u00eb nuk pranonte t\u00eb financonte ndryshe sht\u00ebpin\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb sa i p\u00ebrket nj\u00eb t\u00eb ardhure prej 1 milion lek\u00ebsh q\u00eb bashk\u00ebshortja kishte pasur si prik\u00eb n\u00eb martes\u00eb dhe q\u00eb ishte p\u00ebrdorur n\u00eb blerjen e nj\u00eb apartamenti t\u00eb dyt\u00eb, Xhavella iu rikthye edhe nj\u00ebher\u00eb argumenteve mbi pun\u00ebn e pasiguruar.<\/p>\n<p>Ai tha se vjehrri kishte qen\u00eb saldator dhe se kishte punuar pa sigurime. Po ashtu ai k\u00ebmb\u00ebnguli se familja e bashk\u00ebshortes kishte pasur t\u00eb ardhura t\u00eb tjera, nd\u00ebr t\u00eb cilat edhe rreth 300 mij\u00eb lek\u00eb d\u00ebmshp\u00ebrblim si ish-t\u00eb p\u00ebrndjekur.<\/p>\n<p>Ilia tha se nga analiza financiare Xhavella rezultoi me munges\u00eb burimesh t\u00eb ligjshme, por pa v\u00ebn\u00eb n\u00eb dukje shum\u00ebn.<\/p>\n<p>Xhavella kund\u00ebrshtoi edhe analiz\u00ebn financiare t\u00eb KPK, duke arsyetuar nd\u00ebr t\u00eb tjera se disa over drafte q\u00eb ai dhe bashk\u00ebshortja kishin marr\u00eb, ishin konsideruar vet\u00ebm si shpenzime, pa u llogaritur si t\u00eb ardhura n\u00eb at\u00eb vit q\u00eb ishin marr\u00eb dhe p\u00ebrdorur.<\/p>\n<p><strong>\u00c7\u00ebshtja e profesionalizmit<\/strong><\/p>\n<p>Xhavella u vler\u00ebsua pozitivisht edhe prej DSIK-s\u00eb dhe prej K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor\u00eb edhe pse ky i fundit kishte kritikuar arsyetimin e vendimeve t\u00eb nd\u00ebrmjetme dhe munges\u00eb t\u00eb relacioneve.<\/p>\n<p>Disa denoncime t\u00eb ardhura n\u00eb drejtim t\u00eb Xhavell\u00ebs nuk u konsideruan nga KPK. Vet\u00eb Xhavella n\u00eb fjal\u00ebn e tij pretendoi se denoncimet preknin themelin e \u00e7\u00ebshtjes dhe ishin kompetenc\u00eb e nj\u00eb gjykat\u00eb m\u00eb t\u00eb lart\u00eb.<\/p>\n<p>Por v\u00ebzhguesi nd\u00ebrkomb\u00ebtar Francesco Ciardi i k\u00ebrkoi Xhavell\u00ebs shpjegime mbi nj\u00eb vendim t\u00eb vitit 2016. Ciardi tha se b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb rast kur Gjykata e Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb kishte gjetur nj\u00eb ish-bashk\u00ebshort fajtor p\u00ebr p\u00ebrndjekje. Nd\u00ebrkoh\u00eb Apeli, n\u00eb nj\u00eb trup\u00eb pjes\u00eb e t\u00eb cil\u00ebs ishte Xhavella,\u00a0 i kishte th\u00ebn\u00eb pafaj\u00ebsi duke arsyetuar se \u201cp\u00ebr shkak t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnies s\u00eb posa\u00e7me q\u00eb ka patur me t\u00eb d\u00ebmtuar\u00ebn\u201d nuk mund t\u00eb kryente vepr\u00ebn penale t\u00eb \u201cp\u00ebrndjekjes\u201d.<\/p>\n<p>Ciardi pyeti Xhavell\u00ebn n\u00ebse e njihte Konvent\u00ebn Europiane p\u00ebr dhun\u00ebn n\u00eb familje, q\u00eb Shqip\u00ebria ka ratifikuar n\u00eb vitin 2014 dhe n\u00ebse i ishte referuar asaj si\u00e7 k\u00ebrkohej nga Kushtetuta rreth hierarkis\u00eb s\u00eb ligjeve.<\/p>\n<p>Xhavella tha se kishte dijeni n\u00eb \u201cterma t\u00eb p\u00ebrgjithshme\u201d mbi konvent\u00ebn, por k\u00ebmb\u00ebnguli n\u00eb vendimin e dh\u00ebn\u00eb, duke iu referuar nj\u00eb paragrafi t\u00eb nenit 120\/a t\u00eb Kodit Penal n\u00eb t\u00eb cilin p\u00ebrmendet ish-bashk\u00ebshorti apo ish-bashk\u00ebshortja dhe jo bashk\u00ebshorti.<\/p>\n<p>Gjyqtari arsyetoi se sa koh\u00eb ishin t\u00eb martuar shfaqet e xhelozis\u00eb e t\u00eb ngjashme n\u00eb \u00e7ift nuk mund t\u00eb konsideroheshin \u201cp\u00ebrndjekje\u201d.<\/p>\n<p>Ciardi pyeti duke iu referuar fjal\u00ebs s\u00eb gjyqtarit n\u00ebse k\u00ebrc\u00ebnimi me thik\u00eb ishte apo jo di\u00e7ka e lejuar p\u00ebr shkak t\u00eb xhelozis\u00eb.<\/p>\n<p>Xhavella tha se ishte keqkuptuar, nd\u00ebrsa shtoi se n\u00eb gjykim kishte krijuar bindjen q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast kishim \u201cdhun\u00eb n\u00eb familje\u201d, por akuza nuk ishte ngritur p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vep\u00ebr dhe se pafaj\u00ebsia ishte dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr \u201cp\u00ebrndjekje\u201d.<\/p>\n<p>I pyetur p\u00ebrse nuk kishte vendosur ndryshimin e akuz\u00ebs, Xhavella k\u00ebmb\u00ebnguli se kjo b\u00ebhej vet\u00ebm n\u00eb raste specifike kur veprat penale ishin t\u00eb ngjashme. Megjithat\u00eb si\u00e7 u citua n\u00eb seanc\u00eb n\u00eb vendimi n\u00eb fjal\u00eb gjykata shprehet se \u201cnuk krijoi bindjen p\u00ebr ekzistenc\u00ebn e ndonj\u00eb vepre tjet\u00ebr penale\u201d.<\/p>\n<p>Xhavella tha se kishte indicie, por se n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast hetimi i prokuroris\u00eb ishte fokusuar te p\u00ebrndjekja dhe se megjith\u00ebse kishte indicie p\u00ebr dhun\u00eb nuk ishte hetuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim dhe faktet p\u00ebr k\u00ebt\u00eb nuk ishin verifikuar.<\/p>\n<p>Ai tha se gjykata nuk kishte t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb urdh\u00ebronte n\u00eb at\u00eb faz\u00eb prokurorin\u00eb p\u00ebr hetime, nd\u00ebrsa k\u00ebmb\u00ebnguli se \u00e7\u00ebshtja nuk ishte parashkruar dhe mund t\u00eb ishte rid\u00ebrguar n\u00eb gjykat\u00eb p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e dhun\u00ebs n\u00eb familje.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjyqtari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs Olsi Xhavella u p\u00ebrball me pyetje lidhur me t\u00eb ardhurat e ligjshme t\u00eb n\u00ebn\u00ebs dhe vjehrrit, nd\u00ebrsa u pyet nga an\u00ebtari i ONM mbi vendimin e pafaj\u00ebsis\u00eb n\u00eb nj\u00eb rast dhune n\u00eb familje ndaj nj\u00eb bashk\u00ebshorti t\u00eb akuzuar p\u00ebr p\u00ebrndjekje.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":97,"featured_media":73819,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[117,2,362],"tags":[305,107,118,623],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/IMG-4486.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit Kor\u00e7\u00eb, Olsi Xhavella, pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore. Foto:BIRN","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73818"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/97"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=73818"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73818\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":73820,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73818\/revisions\/73820"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/73819"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=73818"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=73818"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=73818"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}