{"id":73839,"date":"2021-03-12T18:24:26","date_gmt":"2021-03-12T17:24:26","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-e-shkarkoi-gjyqtarin-shkelqim-mustafa-per-kriterin-e-pasurise\/2021\/03\/12\/"},"modified":"2023-04-06T22:02:25","modified_gmt":"2023-04-06T20:02:25","slug":"kpk-e-shkarkoi-gjyqtarin-shkelqim-mustafa-per-kriterin-e-pasurise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-e-shkarkoi-gjyqtarin-shkelqim-mustafa-per-kriterin-e-pasurise\/2021\/03\/12\/","title":{"rendered":"KPK e shkarkoi gjyqtarin Shk\u00eblqim Mustafa p\u00ebr kriterin e pasuris\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konkludon se gjyqtari i Apelit Tiran\u00eb, Shk\u00eblqim Mustafa ka fshehur pasurin\u00eb, ka b\u00ebr\u00eb deklarim t\u00eb rrem\u00eb dhe ka munges\u00eb burimesh t\u00eb ligjshme p\u00ebr pasurin\u00eb e deklaruar.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_76011\" aria-describedby=\"caption-attachment-76011\" style=\"width: 550px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Gjyqtari-Shkelqim-Mustafa-n\u00eb-KPK-pas-vendimit-t\u00eb-shkarkimit-nga-detyra.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-76011\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Gjyqtari-Shkelqim-Mustafa-n\u00eb-KPK-pas-vendimit-t\u00eb-shkarkimit-nga-detyra-550x400.jpg\" alt=\"\" width=\"550\" height=\"400\" data-id=\"76011\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-76011\" class=\"wp-caption-text\">Gjyqtari Shkelqim Mustafa n\u00eb KPK pas vendimit t\u00eb shkarkimit nga detyra | Foto nga : Edmond Hoxhaj\/ BIRN<\/figcaption><\/figure>\n<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK vendosi m\u00eb 13 janar t\u00eb shkarkoj\u00eb nga detyra gjyqtarin e Gjykat\u00ebs \u00a0s\u00eb Apelit Tiran\u00eb,\u00a0Shk\u00eblqim Mustafa, pasi u ngrit\u00ebn dyshime p\u00ebr veprime fiktive n\u00eb shitjen e nj\u00eb apartamenti me q\u00ebllim justifikimin e pasurive t\u00eb tjera, si dhe u konstatuan fshehje, deklarim i rrem\u00eb, mosdeklarime dhe munges\u00eb burimesh financiare p\u00ebr krijimin e pronave q\u00eb zot\u00ebron. Mustafa u vler\u00ebsua pozitivisht p\u00ebr figur\u00ebn dhe me nivel minimal kualifikues n\u00eb vler\u00ebsimin e aft\u00ebsive profesionale.<\/p>\n<p>Shk\u00eblqim Mustafa e ka filluar karrier\u00ebn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 1995 si prokuror n\u00eb Gjirokast\u00ebr, pozicion q\u00eb e ka mbajtur deri n\u00eb \u201898-\u00ebn. Po at\u00eb vit \u00ebsht\u00eb em\u00ebruar si gjyqtar n\u00eb Gjykat\u00ebn e Rrethit Gjyq\u00ebsor Gjirokast\u00ebr, ku e ka ushtruar detyr\u00ebn deri n\u00eb vitin 2010. N\u00eb vitin 2010, Mustafa u transferua si gjyqtar n\u00eb Gjykat\u00ebn e Tiran\u00ebs, nd\u00ebrsa prej vitit 2013 e ushtronte funksionin n\u00eb Gjykat\u00ebn e Apelit t\u00eb Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>Komsioni ngre dyshime se gjyqtari Mustafa ka kryer veprime fiktive n\u00eb shitjen dhe blerjen e nj\u00eb apartamenti me sip\u00ebrfaqe 88.8 m2 n\u00eb Gjirokast\u00ebr\u00a0me q\u00ebllim justifikimin e pasurive t\u00eb krijuara m\u00eb von\u00eb. Si burim p\u00ebr blerjen e k\u00ebtij apartamenti n\u00eb vitin 2006 nga vjehrri, kundrejt shum\u00ebs 3.7 milion\u00eb lek\u00eb, Mustafa ka deklaruar\u00a0t\u00eb ardhurat e krijuara nga shitja e nj\u00eb trualli dhe kredi n\u00eb vler\u00ebn 3 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Ai ka sqaruar se k\u00ebt\u00eb apartament e ka shitur n\u00eb gusht t\u00eb\u00a0vitit 2010 n\u00eb vler\u00ebn\u00a060 mij\u00eb euro dhe ka paraqitur n\u00eb Komision nj\u00eb dokument nga\u00a0ASHK-ja Gjirokast\u00ebr, ku konfirmohet pagesa e detyrimit financiar n\u00eb vler\u00ebn 441 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>I pyetur nga Komisioni lidhur me shkaqet e rritjes s\u00eb \u00e7mimit t\u00eb k\u00ebtij apartamenti nga 3.7 milion\u00eb lek\u00eb\u00a0n\u00eb vitin 2006 n\u00eb vler\u00ebn 60 mij\u00eb euro n\u00eb 2010-\u00ebn, ai ka shpjeguar se \u00e7mimi\u00a0i blerjes s\u00eb apartamentit p\u00ebrfshinte edhe mobilimin, q\u00eb ishte realizuar nga kunati para se subjekti ta blinte.<\/p>\n<p>Komisioni konstaton se \u00e7mimi i blerjes s\u00eb apartamentit n\u00eb Gjirokast\u00ebr nga subjekti n\u00eb vitin 2006\u00a0\u00ebsht\u00eb pak m\u00eb i lart\u00eb se ai i referenc\u00ebs s\u00eb zon\u00ebs &#8211; nd\u00ebrsa\u00a0\u00e7mimi i\u00a0shitjes n\u00eb vitin 2010 n\u00eb vler\u00ebn 60 mij\u00eb euro ka rezultuar\u00a0pothuajse dyfish m\u00eb i lart\u00eb nga \u00e7mimi i referenc\u00ebs s\u00eb zon\u00ebs.<\/p>\n<p>Mustafa ka shpjeguar\u00a0se \u00e7mimi i tjet\u00ebrsimit nga ana e tij n\u00eb vitin 2010 \u00ebsht\u00eb bazuar n\u00eb parimet e p\u00ebrgjithshme t\u00eb vler\u00ebsimit t\u00eb tregut q\u00eb aplikoheshin n\u00eb zon\u00ebn p\u00ebrkat\u00ebse dhe se prona \u00ebsht\u00eb tjet\u00ebrsuar s\u00eb bashku me mobilimin.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur shpjegimet e tij, Mustafa ka paraqitur\u00a0dy vendime gjykate q\u00eb kan\u00eb pasur p\u00ebr objekt\u00a0pjes\u00ebtimin e pasuris\u00eb bashk\u00ebshortore dhe ekspert\u00ebt e gjykat\u00ebs kan\u00eb vler\u00ebsuar p\u00ebr apartamentet me sip\u00ebrfaqe t\u00eb p\u00ebraf\u00ebrta dhe n\u00eb zona edhe m\u00eb t\u00eb dob\u00ebta se pallati i tij, nj\u00eb vler\u00eb t\u00eb p\u00ebraf\u00ebrt me \u00e7mimin e shitjes.<\/p>\n<p>Komisioni konstaton se \u00e7mimi i shitjes s\u00eb k\u00ebtij apartamenti n\u00eb vitin 2010 \u00ebsht\u00eb 221 % m\u00eb i lart\u00eb se ai i blerjes dhe, nj\u00ebkoh\u00ebsisht, disa her\u00eb m\u00eb i lart\u00eb se \u00e7mimi i tregut.<\/p>\n<p>&#8220;N\u00eb p\u00ebrfundim, lidhur me k\u00ebt\u00eb pasuri, trupi gjykues i Komisionit krijon bindjen se \u00e7mimi i shitjes s\u00eb k\u00ebtij apartamenti dy her\u00eb m\u00eb i lart\u00eb se ai i blerjes s\u00eb tij dhe p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr me sende e orendi t\u00eb kahershme, t\u00eb cilat logjikisht duhet t\u00eb ishin amortizuar dhe pa asnj\u00eb investim t\u00eb kryer nd\u00ebr vite, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrtej logjik\u00ebs ekonomike&#8221;, konkludon Komisioni dhe ngre dyshime p\u00ebr veprime fiktive t\u00eb gjyqtarit Mustafa n\u00eb blerjen dhe shitjen e k\u00ebsaj prone me q\u00ebllim justifikimin e burimit p\u00ebr krijimin e pasurive t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Sipas trupit gjykues, gjyqtari Mustafa gjendet n\u00eb kushtet e deklarimit t\u00eb rrem\u00eb lidhur me k\u00ebt\u00eb pasuri.<\/p>\n<p>Nga deklarimet e subjektit ka rezultuar se shuma prej 38 mij\u00eb euro e mbetur nga \u00e7mimi i shitjes s\u00eb apartamentit n\u00eb gusht t\u00eb 2010-\u00ebs,\u00a0pas likuidimit t\u00eb kredis\u00eb dhe blerjes s\u00eb nj\u00eb automjeti, i \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb hua shtetasit B. N.<\/p>\n<p>N\u00eb deklarat\u00ebn noteriale t\u00eb vitit 2011 t\u00eb n\u00ebnshkruar mes subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit dhe huamarr\u00ebsit p\u00ebrcaktohet se kjo shum\u00eb i \u00ebsht\u00eb dor\u00ebzuar B.N. n\u00eb tetor t\u00eb vitit 2010 dhe se\u00a0afati i kthimit t\u00eb saj\u00a0\u00ebsht\u00eb brenda dy vjet\u00ebsh, jo m\u00eb larg se marsi i vitit 2013.<\/p>\n<p>N\u00eb deklarat\u00eb \u00ebsht\u00eb r\u00ebn\u00eb dakord se kjo vler\u00eb do t\u00eb kthehet n\u00eb dy m\u00ebnyra nga B. N.: cash ose me shitjen e nj\u00eb apartamenti n\u00eb nj\u00eb pallat q\u00eb po nd\u00ebrtohet n\u00eb Tiran\u00eb. N\u00eb rastin e dyt\u00eb p\u00ebrcaktohej se pjesa tjet\u00ebr e pages\u00ebs q\u00eb detyrohet t\u00eb paguaj\u00eb Mustafa p\u00ebr blerjen e apartamentit do t\u00eb arrihet me nj\u00eb marr\u00ebveshje pasi t\u00eb ket\u00eb mbaruar apartamenti.<\/p>\n<p>Sipas deklaratave t\u00eb B.N., v\u00ebrehet se ai i ka kthyer Mustaf\u00ebs 10 mij\u00eb euro nga huaja 38 mij\u00eb euro, vler\u00eb p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn subjekti ka deklaruar se nj\u00eb pjes\u00eb e ka p\u00ebrdorur dhe se pjes\u00ebn tjet\u00ebr e ka derdhur n\u00eb bank\u00eb.<\/p>\n<p>Gjyqtari Mustafa ka shpjeguar n\u00eb deklarat\u00ebn veting se ka paguar shum\u00ebn 28 mij\u00eb euro z.B.N p\u00ebr nj\u00eb\u00a0apartament banimi me sip\u00ebrfaqe 126 m2, ndodhur n\u00eb nj\u00eb pallat shum\u00ebkat\u00ebsh n\u00eb Tiran\u00eb.\u00a0Nd\u00ebrkoh\u00eb, ka deklaruar se shuma tjet\u00ebr do t\u00eb likuidohet me kredi n\u00eb momentin e hipotekimit t\u00eb k\u00ebsaj pasurie.\u00a0Ai ka pretenduar gjat\u00eb hetimit administrativ se mungesa e hipotekimit t\u00eb k\u00ebsaj pasurie ka sjell\u00eb vones\u00ebn e marrjes s\u00eb kredis\u00eb p\u00ebr munges\u00eb kolaterali.<\/p>\n<p>Mustafa e ka deklaruar p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb k\u00ebt\u00eb pasuri n\u00eb deklarat\u00ebn veting dhe ka shpjeguar se banon aty q\u00eb prej dat\u00ebs 18 n\u00ebntor 2012, por nuk e ka pasqyruar k\u00ebt\u00eb fakt n\u00eb deklaratat periodike.\u00a0Subjekti ka sqaruar se apartamenti figuron ende n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb s\u00eb nd\u00ebrtimit p\u00ebr shkak t\u00eb nj\u00eb procesi gjyq\u00ebsor me pronar\u00ebt e truallit, mes tyre edhe B. N..<\/p>\n<p>Nga verifikimet ka rezultuar se nuk ka asnj\u00eb kontrat\u00eb apo marr\u00ebveshje t\u00eb deklaruar nga subjekti p\u00ebr blerjen apo porositjen e k\u00ebsaj pasurie dhe KPK v\u00ebren se pretendimet e tij gjat\u00eb hetimit administrativ nuk rezultojn\u00eb t\u00eb provuara n\u00eb deklarimet periodike vjetore dhe as n\u00eb ndonj\u00eb dokument t\u00eb hersh\u00ebm.<\/p>\n<p>N\u00eb vendim thuhet se sip\u00ebrfaqja e apartamentit q\u00eb zot\u00ebron Mustafa aktualisht \u00ebsht\u00eb ende n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb nd\u00ebrtuese, e bllokuar p\u00ebr shkak t\u00eb konfliktit q\u00eb ka me B. N.. Nd\u00ebrkoh\u00eb, sipas dokumenteve ka rezultuar se apartamenti n\u00eb fjal\u00eb \u00ebsht\u00eb me sip\u00ebrfaqe 108 m2 dhe jo 126 m2, sa \u00ebsht\u00eb deklaruar prej tij.\u00a0&#8220;Duket se subjekti i rivler\u00ebsimit zot\u00ebron edhe nj\u00eb pasuri tjet\u00ebr p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn nuk dihet origjina e saj&#8221;, citohet n\u00eb vendim<\/p>\n<p>Komisoni konstaton se \u00e7mimi prej 28 mij\u00eb euro i dh\u00ebn\u00eb hua shtetasit B. N., i pretenduar si paradh\u00ebnie p\u00ebr blerjen e k\u00ebtij apartamenti n\u00eb vitin 2010, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u00e7mim shum\u00eb her\u00eb m\u00eb i ul\u00ebt, krahasuar me vler\u00ebn e tregut p\u00ebr apartamentet n\u00eb k\u00ebt\u00eb zon\u00eb apo referuar \u00e7mimit t\u00eb referenc\u00ebs si n\u00eb vitin 2011 edhe n\u00eb vitin 2013. Duke ju referuar \u00e7mimeve t\u00eb EKB-s\u00eb, Komisioni konkludon se vlera e k\u00ebtij apartamenti \u00ebsht\u00eb 16 milion\u00eb e 698 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cSubjekti i rivler\u00ebsimit nuk deklaron n\u00eb deklarat\u00ebn Vetting dhe as n\u00eb DPV detyrimin e tij p\u00ebr k\u00ebt\u00eb apartament, q\u00eb duket se e zot\u00ebron prej vitit 2011, p\u00ebrkundrejt nj\u00eb pagese shum\u00eb her\u00eb m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl se kostoja reale e k\u00ebsaj pasurie\u201d, konstaton trupi gjykues dhe shprehet se Mustafa ka kryer fshehje t\u00eb k\u00ebsaj pasurie nd\u00ebr vite, se ka fshehur \u00e7mimin real, si dhe detyrimin real ndaj B. N..<\/p>\n<p>Nga hetimi ka rezultuar se gjat\u00eb 7 viteve t\u00eb fundit Mustafa ka p\u00ebrdorur nj\u00eb autmjet luksoz tip Benz t\u00eb llojit Foristrad\u00eb, t\u00eb bler\u00eb n\u00eb Gjermani n\u00eb vler\u00ebn 38 mij\u00eb euro + dogana n\u00eb shum\u00ebn 828 mij\u00eb lek\u00eb, fakt q\u00eb \u00a0nuk e ka pasqyruar n\u00eb deklarat\u00ebn veting dhe as periodikisht.<\/p>\n<p>Mjeti rezulton n\u00eb pron\u00ebsi I.M., djalit t\u00eb vajz\u00ebs s\u00eb xhaxhait t\u00eb subjektit, i cili ka deklaruar se \u00ebsht\u00eb pron\u00eb e shtetasit B. M., q\u00eb \u00ebsht\u00eb djali i xhaxhait,\u00a0me t\u00eb cilin ka marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb mir\u00ebfillta v\u00ebllaz\u00ebrore.<\/p>\n<p>Ai ka shtuar se shtetasit Xh. M. dhe B. M. jetojn\u00eb familjarisht prej m\u00eb shum\u00eb se 20 vjet n\u00eb Mbret\u00ebrin\u00eb e Bashkuar dhe meq\u00eb jan\u00eb t\u00eb pajisur me pasaporta angleze, kan\u00eb penges\u00eb p\u00ebr nxjerrjen e targave n\u00eb em\u00ebr t\u00eb tyre n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Sipas subjektit, B. M., n\u00eb vitin 2014 ka d\u00ebshiruar nj\u00eb automjet fuoristrad\u00eb q\u00eb ta linte n\u00eb Shqip\u00ebri dhe ta p\u00ebrdorte p\u00ebr periudh\u00ebn q\u00eb vinin familjarisht n\u00eb vendlindje dhe ka porositur t\u00eb af\u00ebrmin I.M. t\u00eb blinte n\u00eb Gjermani automjetin n\u00eb fjal\u00eb dhe ta regjistronte n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb vet.<\/p>\n<p>Mustafa ka shtuar se B.M. ja ka d\u00ebrgur lek\u00ebt I.M. pjes\u00ebrisht n\u00ebp\u00ebrmjet bank\u00ebs dhe pjes\u00ebn tjet\u00ebr n\u00eb cash. Gjithashtu ka pohuar se B.M.\u00a0nuk ka qen\u00eb fizikisht n\u00eb Gjermani n\u00eb momentin e blerjes, por se e ka p\u00ebrzgjedhur mjetin paraprakisht online n\u00eb internet.<\/p>\n<p>N\u00eb vendim thuhet se n\u00eb shtator t\u00eb vitit 2014, I.M. ka l\u00ebshuar autorizim p\u00ebr p\u00ebrdorimin e k\u00ebtij mjeti brenda dhe jasht\u00eb vendit nga gjyqtari Mustafa, p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb t\u00eb pacaktuar kohe.<\/p>\n<p>Sipas Komisionit, nga verifikimi i sistemit TIMS rezulton\u00a0se shtetasi I.M. del shpesh jasht\u00eb vendit me automjet, por nuk rezulton ta ket\u00eb p\u00ebrdorur fuoristrad\u00ebn p\u00ebr t\u00eb cilin i ka l\u00ebshuar autorizim p\u00ebr p\u00ebrdorim Mustaf\u00ebs. Edhe djali i xhaxhait t\u00eb subjektit B.M., babai i tij Xh.M. apo kunati, nuk rezulton t\u00eb ken\u00eb\u00a0p\u00ebrdorur ndonj\u00ebher\u00eb k\u00ebt\u00eb automjet, edhe pse kan\u00eb ardhur shpesh n\u00eb Shqip\u00ebri dhe kan\u00eb p\u00ebrdorur automjete t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, \u00ebsht\u00eb konstatuar se subjekti i rivler\u00ebsimit e ka p\u00ebrdorur rregullisht dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb shpesht\u00eb automjetin n\u00eb fjal\u00eb q\u00eb m\u00eb dat\u00eb 20 shtator 2014, megjith\u00ebse ndonj\u00ebher\u00eb ka p\u00ebrdorur edhe automjetin n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Komisioni v\u00ebren se Mustafa nuk ka paraqitur asnj\u00eb dokumentacion provues se cili \u00ebsht\u00eb pronari i automjetit, pasi shtetasi I. M. \u00ebsht\u00eb zhvendosur n\u00eb Mbret\u00ebrin\u00eb e Bashkuar, por nga hetimi administrativ ka rezultuar se ky automjet vazhdon t\u00eb p\u00ebrdoret rregullisht prej subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit.<\/p>\n<p>Sipas KPK, Mustafa nuk ka arritur t\u00eb provoj\u00eb me dokumentacion ligjor aft\u00ebsit\u00eb financiare t\u00eb B.M dhe I.M. p\u00ebr blerjen e k\u00ebtij mjeti.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb hetimit ka rezultuar se Mustafa nuk e ka pasqyruar p\u00ebrdorimin e k\u00ebtij mjeti as n\u00eb deklaratat periodike dhe as n\u00eb at\u00eb veting, megjith\u00ebse e ka p\u00ebrdorur rregullisht dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb vazhdueshme p\u00ebr 7 vite.<\/p>\n<p>&#8220;N\u00eb lidhje me mosdeklarimin tim t\u00eb faktit t\u00eb p\u00ebrdorimit t\u00eb automjetit, i sqaroj trupit gjykues q\u00eb ky fakt \u00ebsht\u00eb pasqyruar dhe pohuar prej meje p\u00ebrgjat\u00eb hetimit administrativ, kam qen\u00eb i sinqert\u00eb dhe transparent&#8221;, ka pohuar Mustafa dhe ka pretenduar se prej verifikimeve t\u00eb sistemit TIMS \u00ebsht\u00eb provuar se I.M. e ka p\u00ebrdorur n\u00eb kat\u00ebr udh\u00ebtime jasht\u00eb shtetit mjetin n\u00eb fjal\u00eb.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht pretendimeve t\u00eb Mustaf\u00ebs, trupi\u00a0gjykues i KPK arrin n\u00eb p\u00ebrfundimin se ai e ka fshehur k\u00ebt\u00eb pasuri n\u00eb deklarat\u00ebn veting.<\/p>\n<p>KPK konstaton se Mustafa nuk ka qen\u00eb i sakt\u00eb n\u00eb deklarimet vjetore dhe n\u00eb at\u00eb veting edhe p\u00ebr adresat e banimit.<\/p>\n<p>Nga analiza\u00a0financiare p\u00ebr periudh\u00ebn 2003 \u2013 2016 ka rezultuar balanc\u00eb negative n\u00eb vler\u00ebn totale 752 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioni arrin n\u00eb p\u00ebrfundimin se gjyqtari Shk\u00eblqim Mustafa ka kryer deklarim t\u00eb pasakt\u00eb e t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr kriterin e kontrollit t\u00eb pasuris\u00eb. P\u00ebr sa i p\u00ebrket profesionalizmit KPK shprehet se subjekti \u00ebsht\u00eb i &#8216;aft\u00eb&#8217; dhe se\u00a0e ka nivelin minimal kualifikues n\u00eb vler\u00ebsimin e aft\u00ebsive profesionale.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konkludon se gjyqtari i Apelit Tiran\u00eb, Shk\u00eblqim Mustafa ka fshehur pasurin\u00eb, ka b\u00ebr\u00eb deklarim t\u00eb rrem\u00eb dhe ka munges\u00eb burimesh t\u00eb ligjshme p\u00ebr pasurin\u00eb e deklaruar.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":73840,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,117,362],"tags":[125,107,118,193],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Gjyqtari-Shkelqim-Mustafa-n\u00eb-KPK-pas-vendimit-t\u00eb-shkarkimit-nga-detyra.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtari Shkelqim Mustafa n\u00eb KPK pas vendimit t\u00eb shkarkimit nga detyra | Foto nga : Edmond Hoxhaj\/ BIRN","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73839"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=73839"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73839\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":73841,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73839\/revisions\/73841"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/73840"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=73839"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=73839"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=73839"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}