{"id":73845,"date":"2021-03-10T18:17:00","date_gmt":"2021-03-10T17:17:00","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/denoncimi-nga-i-vdekuri-njollos-hetimin-e-kpk-se-ndaj-gjyqtares-irida-kacerja\/2021\/03\/10\/"},"modified":"2023-04-06T22:03:00","modified_gmt":"2023-04-06T20:03:00","slug":"denoncimi-nga-i-vdekuri-njollos-hetimin-e-kpk-se-ndaj-gjyqtares-irida-kacerja","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/denoncimi-nga-i-vdekuri-njollos-hetimin-e-kpk-se-ndaj-gjyqtares-irida-kacerja\/2021\/03\/10\/","title":{"rendered":"\u2018Denoncimi nga i vdekuri\u2019 njollos hetimin e KPK-s\u00eb ndaj gjyqtares Irida Kacerja"},"content":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit p\u00ebrdori nj\u00eb denoncim t\u00eb \u2018falsifikuar\u2019 &#8211; nga nj\u00eb shtetas q\u00eb ka nd\u00ebrruar jet\u00eb n\u00eb vitin 2018, p\u00ebr t\u00eb ngritur pretendime mbi profesionalizmin e gjyqtares, Irida Kacerja.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_77144\" aria-describedby=\"caption-attachment-77144\" style=\"width: 600px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Gjyqtarja-Irida-Kacerja.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-77144\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Gjyqtarja-Irida-Kacerja-600x400.jpg\" alt=\"\" width=\"600\" height=\"400\" data-id=\"77144\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-77144\" class=\"wp-caption-text\">Gjyqtarja Irida Kacerja | Foto: B.Likmeta<\/figcaption><\/figure>\n<p>Gjyqtarja e Gjykat\u00ebs s\u00eb Rrethit Gjyq\u00ebsor Shkod\u00ebr, Irida Kacerja u p\u00ebrball t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn me gjetjet e hetimit administrativ t\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifkimit, si pjes\u00eb e procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit kalimtar t\u00eb gjyqtar\u00ebv\u00eb dhe prokuror\u00ebve.<\/p>\n<p>Trupa gjykuese e KPK-s\u00eb p\u00ebrb\u00ebhej nga Valbona Sanxhaktari kryesuese, Etleda \u00c7iftja relatore dhe Genta Tafa Bungo an\u00ebtare. Hetimi administriv i KPK-s\u00eb ndaj subjektit u shtri n\u00eb t\u00eb tre kriteret e vetingut, p\u00ebrfshir\u00eb pasurin\u00eb, past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs dhe profesionalizmin.<\/p>\n<p>P\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs dhe pasurin\u00eb e subjektit, gjetjet e hetimit administrativ t\u00eb KPK-s\u00eb ishin n\u00eb t\u00ebr\u00ebsin\u00eb e tyre pozitive. Nd\u00ebrkoh\u00eb, p\u00ebr kriterin e tret\u00eb, KPK ngriti pretendime serioze mbi profesionalizmin dhe etik\u00ebn e gjyqtares, kryesisht t\u00eb bazuara n\u00eb nj\u00eb seri denoncimesh t\u00eb ardhura n\u00eb Komision p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje t\u00eb shqyrtuara nga subjekti dhe nj\u00eb raport inspektimi paraprak t\u00eb b\u00ebr\u00eb nga ish-K\u00ebshilli i Lart\u00eb i Drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas relatores Etleda \u00c7iftja denoncimet kishin ardhur n\u00eb KPK nga qytetar\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm, nj\u00eb grup gjyqtar\u00ebsh s\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Shkodr\u00ebs dhe n\u00eb nj\u00eb rast nga nj\u00eb ish-inspektor i K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb, i cili kishte p\u00ebrpiluar raportin paraprak ndaj subjektit n\u00eb vitin 2011.<\/p>\n<p>Por si\u00e7 doli nga debati n\u00eb seanc\u00eb d\u00ebgjimore, t\u00eb pakt\u00ebn dy nga denoncimet e p\u00ebrmendura nga KPK kund\u00ebr gjyqtares Kacerja rezultojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb t\u00eb \u2018falsifikuara\u2019, pasi n\u00eb nj\u00eb rast denoncuesi kishte nd\u00ebrruar jet\u00eb p\u00ebrpara se ta d\u00ebrgonte denoncimin, nd\u00ebrsa ish-inspektori i K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsi\u00eb mohoi ta kishte d\u00ebrguar denoncimin, n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb deklarate t\u00eb paraqitur nga subjekti n\u00eb seanc\u00eb.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb saj p\u00ebrpara KPK-s\u00eb gjyqtarja Kacerja, theksoi se 3 nga denoncimet duket se vinin nga i njejti person edhe pse me emra t\u00eb ndrysh\u00ebm, pasi p\u00ebrmbanin t\u00eb njejtat akuza.<\/p>\n<p>\u201cK\u00ebto denoncime kan\u00eb p\u00ebrmbajtje abuzive dhe kriminale,\u201d tha gjyqtarja Kacerja. \u201cQ\u00ebllimi ka qen\u00eb shpifja shtoi ajo.<\/p>\n<p>Kacerja e ka mbaruar Shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs n\u00eb vitin 2008. Nga viti 2007 deri n\u00eb vitin 2012 ajo ka sh\u00ebrbyer si gjyqtare n\u00eb Gjykat\u00ebn e Rrethit Gjyq\u00ebsor Shkod\u00ebr. Nga viti 2012 derin e vitin 2015, Kacerja ka punuar si k\u00ebshiltare ligjore n\u00eb Gjykat\u00ebn e Lart\u00eb, nd\u00ebrsa pas vitit 2015 \u00ebsht\u00eb rikthyer n\u00eb Gjykat\u00ebn e Shkodr\u00ebs. Subjekti i rivler\u00ebsimit \u00ebsht\u00eb kandidate p\u00ebr Gjykat\u00ebn e Posa\u00e7me t\u00eb Apelit p\u00ebr Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.<\/p>\n<p>Raportet i institucioneve ndihm\u00ebse p\u00ebr pasurin\u00eb, past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs dhe profesionalizmin e subjektit kan\u00eb qen\u00eb pozitive. Nd\u00ebrkoh\u00eb, hetimi administrativ i KPK-s\u00eb p\u00ebr pasurin\u00eb ka konstatur disa balanca negative n\u00eb shuma t\u00eb vogla p\u00ebr likuiditetet e subjektit n\u00eb vitet 2009-2011, por relatimi i Komisioneres Etleda \u00c7iftja u p\u00ebrqendrua gj\u00ebr\u00ebsisht n\u00eb denoncimet e ardhura n\u00eb KPK p\u00ebr profesionalizmin.<\/p>\n<p>Ndryshe nga raste t\u00eb tjera ku denoncimet trajtohen me nj\u00eb p\u00ebrmbledhje statistikore, \u00c7iftja i trajtoi me detaje denoncimet e b\u00ebra ndaj subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit, duke theksuar edhe gjetjet negative p\u00ebr t\u00eb cilat KPK i kishte kaluar barr\u00ebn e prov\u00ebs gjyqtares.<\/p>\n<p>Relatorja deklaroi se nga vler\u00ebsimi i dosjeve t\u00eb gjyqtares kur kjo e fundit punonte si k\u00ebshilltare n\u00eb Gjykat\u00ebn e Lart\u00eb, KPK kishte konstatuar se n\u00eb nj\u00eb rast subjekti kishte kishte argumentuar vet\u00ebm 1 nga 3 \u00e7\u00ebshtjet e rekursit t\u00eb sjell\u00eb nga prokuroria. \u00c7iftja theksoi n\u00eb fjal\u00ebn e saj se kjo e b\u00ebnt\u00eb relacionin e subjektit t\u00eb \u2018paarsyetuar.<\/p>\n<p>Relatorja tjeksoi se hetimi i KPK-s\u00eb kishte zbuluar se subjekti kishte shkelur marr\u00ebveshjen e ekstradimit midis SHBA-s\u00eb dhe Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje n\u00eb Gjykat\u00ebn e Shkodr\u00ebs. Duke cituar analiz\u00ebsn e KPK-s\u00eb p\u00ebr disa nga denoncimet q\u00eb kishin ardhur n\u00eb KPK, relatorja deklaroi se gjyqtajra n\u00eb nj\u00eb rast nuk kishte respektuar dispozitat ligjore, nuk kishte depozituar procesverbalet e nj\u00eb \u00e7\u00ebshtjeje dhe n\u00eb raste t\u00eb tjera kishte zvarritur gjyqe.<\/p>\n<p>Duke cituar nj\u00eb denoncim t\u00eb ardhur nga \u201cnj\u00eb grup gjyqtar\u00ebsh\u2019 n\u00eb Gjykat\u00ebn e Rrethit Gjyq\u00ebsor Shkod\u00ebr, relatorja deklaroi se subjekti akuzohej se mungonte pa arsyet n\u00eb pun\u00eb, favorizonte bashk\u00ebshortin avokat dhe shmangte trajtimin e \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb rrezikshme duke dh\u00ebn\u00eb dor\u00ebheqjen.<\/p>\n<p>Sipas KPK-s\u00eb nj\u00eb nga denoncimet i d\u00ebrguar nga nj\u00eb ish-inspektor i KLD-s\u00eb i referohej nj\u00eb raporti inspektimi paraprak, sipas t\u00eb cilit gjyqtarja kishte zvarritur nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje p\u00ebr 9 seanca p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb ekspertit.<\/p>\n<p>\u00c7iftja deklaroi se nj\u00eb vler\u00ebsim i b\u00ebr\u00eb nga KPK, kishte arritur p\u00ebrfundimin se subjekti nuk kishte respektuar afatet p\u00ebr dor\u00ebzimin e dosjeve dhe kishte munges\u00eb aft\u00ebsish organizative p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballuar ngarkes\u00ebn n\u00eb pun\u00eb.<\/p>\n<p>Gjetjet e hetimit administrativ t\u00eb KPK-s\u00eb mund t\u00eb perceptoheshin si t\u00eb r\u00ebnda p\u00ebr profesionalizmin e subjektit, po mos t\u00eb merrej n\u00eb konsiderat\u00eb fakti se disa nga denoncimet mbi t\u00eb cilat ato bazoheshin dhe faktet q\u00eb referonin ishin t\u00eb dyshimta.<\/p>\n<p>Si\u00e7 doli nga debati n\u00eb seanc\u00eb d\u00ebgjimore, nj\u00eb shtetas q\u00eb supozohej t\u00eb ishte autori i nj\u00eb prej denoncimeve, kishte vdekur n\u00eb vitin 2018 dhe mund ta kishte d\u00ebrguar ankes\u00ebn n\u00eb KPK vet\u00ebm nga bota e p\u00ebrtejme.<\/p>\n<p>Edhe ish-inspektori i KLD-s\u00eb q\u00eb reforohej n\u00eb hetimin administrativ t\u00eb relatores \u00c7iftja, mohonte n\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb t\u00eb depozituar n\u00eb Komision se ishte autorit i denoncimit.<\/p>\n<p>Sipas gjyqtares edhe p\u00ebrmbajtja e k\u00ebtij inspektimi ishte e pasakt\u00eb, pasi nuk kishte p\u00ebrfshir\u00eb nj\u00eb fashikull t\u00eb gjykimit dhe \u00e7\u00ebshtja nuk ishte shtyr\u00eb me p\u00ebr 9 senca, por p\u00ebr 4 seanca dhe k\u00ebto nuk kishin qen\u00eb t\u00eb nj\u00ebpasnj\u00ebshme.<\/p>\n<p>Sa p\u00ebr akuz\u00ebn se kishte shkelur traktatin e ekstradimit me SHBA, subjekti theksoi se p\u00ebr rastin n\u00eb fjal\u00eb nuk i ishte kaluar barra e prov\u00ebs dhe me sa mbante mend nga \u00e7\u00ebshtja b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb shtetas mbi 70 vje\u00e7 dhe t\u00eb paralizuar.<\/p>\n<p>T\u00eb ballafaqur me faktet dhe pretendimet q\u00eb vinin n\u00eb pik\u00ebpyetje hetimin administrativ t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb n\u00eb KPK, trupa gjykuese u t\u00ebrhoq p\u00ebr disa minuta.<\/p>\n<p>E paturbulluar p\u00ebr akuzat p\u00ebr falsifikime deklaratash dhe impersonime t\u00eb vdekurish, an\u00ebtarja Genta Tafa Bungo mori n\u00eb pyetje subjektin duke i k\u00ebrkuar llogari se si e kishte siguruar cerfikat\u00ebn e vdekjes t\u00eb denoncuesit dhe si e kishte kontaktuar inspektorin e KLD-s\u00eb, p\u00ebr t\u00eb cilin pretendoi se Komisioni ishte i paaft\u00eb ta gjente.<\/p>\n<p>Bungo theksoi se subjekti duhet t\u00eb mbrohej nga ata \u00e7far\u00eb p\u00ebrmbante denoncimi dhe pak r\u00ebnd\u00ebsi kishte n\u00ebse denoncuesi ishte i vdekur, duke theksuar se KPK merrte dhe denoncime anonime.<\/p>\n<p>Gjyqtarja Kacerja nuk e shpjegoi si e kishte siguaruar certifikat\u00ebn e vdekjes t\u00eb \u2018denoncuesit\u2019 nga Zyra e Gjendjes Civile. Sa p\u00ebr vonesat n\u00eb dor\u00ebzimin e vendimeve ajo ia atribuoj\u00eb ngarkes\u00ebs q\u00eb kishte dhoma civile e Gjykat\u00eb s\u00eb Rrethit Gjyq\u00ebsor Shkod\u00ebr.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore Kacerja i k\u00ebrkoi KPK-s\u00eb konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb. Vendimi do t\u00eb shpallet me 16 mars, ora 9:45.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit p\u00ebrdori nj\u00eb denoncim t\u00eb \u2018falsifikuar\u2019 &#8211; nga nj\u00eb shtetas q\u00eb ka nd\u00ebrruar jet\u00eb n\u00eb vitin 2018, p\u00ebr t\u00eb ngritur pretendime mbi profesionalizmin e gjyqtares, Irida Kacerja.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":73846,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[167,117,2,362],"tags":[132,107,626,118],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Gjyqtarja-Irida-Kacerja.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtarja Irida Kacerja | Foto: B.Likmeta","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73845"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=73845"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73845\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":73847,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73845\/revisions\/73847"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/73846"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=73845"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=73845"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=73845"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}