{"id":73854,"date":"2021-03-09T18:14:51","date_gmt":"2021-03-09T17:14:51","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/prokurori-genci-qana-perballet-me-bilance-negative-dhe-denoncime-ne-kpk\/2021\/03\/09\/"},"modified":"2023-04-06T22:03:17","modified_gmt":"2023-04-06T20:03:17","slug":"prokurori-genci-qana-perballet-me-bilance-negative-dhe-denoncime-ne-kpk","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/prokurori-genci-qana-perballet-me-bilance-negative-dhe-denoncime-ne-kpk\/2021\/03\/09\/","title":{"rendered":"Prokurori Genci Qana p\u00ebrballet me bilance negative dhe denoncime n\u00eb KPK"},"content":{"rendered":"<p>Prokurorit t\u00eb Tiran\u00ebs, Genci Qana iu vun\u00eb n\u00eb dukje bilance negative n\u00eb disa vite dhe mosdeklarimi i nj\u00eb huaje, nd\u00ebrsa u pyet mbi vendimmarrjen e tij n\u00eb dy \u00e7\u00ebshtje. Qana k\u00ebrkoi konfirmim n\u00eb detyr\u00eb.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_77114\" aria-describedby=\"caption-attachment-77114\" style=\"width: 513px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/KPK-genci-Qana.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-77114\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/KPK-genci-Qana-513x400.jpg\" alt=\"\" width=\"513\" height=\"400\" data-id=\"77114\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-77114\" class=\"wp-caption-text\">Prokurori Genci Qana (djathtas) pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb KPK. Foto: Vladimir Karaj.<\/figcaption><\/figure>\n<p>Prokurori i Prokuroris\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, Genci Qana u p\u00ebrball t\u00eb mart\u00ebn n\u00eb Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit me dyshime mbi burimin e ligjsh\u00ebm p\u00ebr disa prej pasurive t\u00eb tij dhe denoncime p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet q\u00eb kishte hetuar, p\u00ebrfshi pushimin e hetimeve p\u00ebr nj\u00eb aksident me vdekje n\u00eb pun\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas analiz\u00ebs financiare, Qana rezultonte me nj\u00eb bilanc negativ me\u00a0 1.4 milion lek\u00eb p\u00ebr periudh\u00ebn deri n\u00eb vitin 2003 dhe me mbi 2 milion\u00eb lek\u00eb nga viti 2003 deri n\u00eb vitin 2016.<\/p>\n<p>Nga relatimi rezultoi se KPK nuk kishte konsideruar t\u00eb ligjshme nj\u00eb hua 5 mij\u00eb euro dhe 730 mij\u00eb lek\u00eb t\u00eb t\u00ebrhequra nga llogarit\u00eb bankare p\u00ebr blerjen e nj\u00eb makine p\u00ebr 14 mij\u00eb euro n\u00eb vitin 2012, duke krijuar nj\u00eb minus prej 1.7 milion\u00eb lek\u00eb\u00a0 n\u00eb burime t\u00eb ligjshme.<\/p>\n<p>Qana tha se kishte \u201ckonsiderat\u00eb t\u00eb lart\u00eb p\u00ebr procesin\u201d. Ai pretendoi se bilancet negative\u00a0 vinin p\u00ebr shkak t\u00eb disa llogaritjeve t\u00eb gabuara nga KPK dhe k\u00ebrkoi konsiderimin si t\u00eb ligjshme t\u00eb huas\u00eb dhe t\u00eb ardhurave t\u00eb bashk\u00ebshortes, nd\u00ebrsa k\u00ebrkoi konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb.<\/p>\n<p>Ai u hetua nga nj\u00eb trup\u00eb e kryesuar nga Valbona Sanxhaktari, me an\u00ebtare Etleda \u00c7iftja dhe relatore Xhensila Pinen.<\/p>\n<p>Genci Qana e ka filluar karrier\u00ebn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitet \u201990. Ai ka punuar si prokuror i Prokuroris\u00eb s\u00eb Krimeve t\u00eb R\u00ebnda n\u00eb vitet 2003-2007 dhe prokuror i Prokuroris\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs n\u00eb vitet 2008-2020.<\/p>\n<p><strong>Hetimi i pasuris\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Relatorja Xhensila Pine tha n\u00eb seanc\u00eb se pasuria e par\u00eb e hetuar e prokurorit ishte nj\u00eb apartament i vitit 2001 n\u00eb Tiran\u00eb me vler\u00eb 2 milion\u00eb lek\u00eb. Pine tha se kishte dyshime mbi \u00e7mimin e ul\u00ebt, por nuk u gjet\u00ebn konflikte interesi mes tij dhe shit\u00ebsve.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, relatorja tha se burimi i deklaruar i kursimeve familjare rezultonte i pamjaftuesh\u00ebm n\u00eb vler\u00ebn e 1.4 milion\u00eb lek\u00ebve.<\/p>\n<p>Qana q\u00eb u ndal gjat\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb dhe pretendoi se diferenca negative vinte p\u00ebr shkak t\u00eb llogaritjes s\u00eb shpenzimeve t\u00eb tij s\u00eb bashku me prind\u00ebrit. Ai tha se edhe pse ishte n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin trung familjar, ai kishte jetuar me ekonomi m\u00eb vete dhe se p\u00ebr pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb koh\u00ebs kishte jetuar n\u00eb Elbasan dhe n\u00eb Librazhd. Ai tha se rillogaritja e shpenzimeve ndryshonte k\u00ebt\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb KPK.<\/p>\n<p>Po ashtu ai k\u00ebmb\u00ebnguli t\u00eb konsideroheshin t\u00eb ligjshme t\u00eb ardhurat e bashk\u00ebshortes, edhe pse pranoi se dokumentacioni q\u00eb sillte nuk ishte i plot\u00eb. Qano tha se e shoqja kishte punuar si punonj\u00ebse sociale n\u00eb nj\u00eb qend\u00ebr p\u00ebr grat\u00eb e dhunuara n\u00eb fund t\u00eb viteve 90\u2019, por se organizata q\u00eb e kishte pun\u00ebsuar nuk rezultonte t\u00eb kishte paguar sigurimet shoq\u00ebrore. Qano tha se kishte sjell\u00eb dokumente q\u00eb v\u00ebrtetonin pun\u00ebsimin dhe po ashtu edhe pages\u00ebn e detyrimeve.<\/p>\n<p>Ngjash\u00ebm ai pretendoi edhe p\u00ebr pun\u00ebn e dyt\u00eb t\u00eb bashk\u00ebshortes, po n\u00eb nj\u00eb organizat\u00eb ndihme. Ai solli si prova librez\u00ebn e pun\u00ebs dhe k\u00ebrkoi t\u00eb konsiderohesh edhe disa muaj, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt nuk rezultonin t\u00eb paguara sigurimet shoq\u00ebrore. Qana i k\u00ebrkoi KPK-s\u00eb t\u00eb konsideronte t\u00eb ardhura shumat e derdhura n\u00eb llogarin\u00eb bankare t\u00eb bashk\u00ebshortes nga pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi.<\/p>\n<p>Relatorja Pine vuri n\u00eb dukje se Qano kishte pamund\u00ebsi t\u00eb vogla edhe p\u00ebr blerjen e mobilimin nj\u00eb apartamenti n\u00eb Orikum. Ajo tha se ai rezultonte n\u00eb vitin 2011 me 343 mij\u00eb lek\u00eb bilanc negativ.<\/p>\n<p>Qano kund\u00ebrshtoi k\u00ebt\u00eb gjetje t\u00eb KPK, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn i kishte kaluar barra e prov\u00ebs, nd\u00ebrsa k\u00ebmb\u00ebnguli p\u00ebr rillogaritje bazuar kryesisht mbi kursin e k\u00ebmbimit. Ai pretendoi se parat\u00eb ishin konvertuar n\u00eb euro n\u00eb vitet para blerjes s\u00eb apartamentit. Po ashtu, ai pretendoi se nj\u00eb mik i tij me inicialet E.V kishte dhuruar nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb shpenzimeve prej 1900 eurosh p\u00ebr nj\u00eb pushim t\u00eb familjes n\u00eb Korfuz.<\/p>\n<p>Qana tha se nuk e kishte konsideruar k\u00ebt\u00eb si dhurat\u00eb, por si shpenzim, dhe nuk kishte menduar se duhej ta kishte deklaruar, duke u justifikuar edhe me mang\u00ebsi t\u00eb formularit t\u00eb vet\u00ebdeklarimit.<\/p>\n<p>Nga relatimi u duk se problemet kryesore t\u00eb Qan\u00ebs ishte blerja e nj\u00eb makine p\u00ebr 14 mij\u00eb euro n\u00eb vitin 2012. Sipas Pines, makina ishte deklaruar e bler\u00eb me kursime, 1 mij\u00eb euro nga shitja e nj\u00eb makine t\u00eb vjet\u00ebr, nj\u00eb dhurat\u00eb nga vjehrri dhe\u00a0 nj\u00eb hua 5 mij\u00eb euro nga nj\u00eb mik.<\/p>\n<p>Por nga hetimi rezultoi se provoheshin t\u00eb ardhurat e vjehrrit nga qiraja, por t\u00eb ardhurat e mikut nuk u dokumentuan. Qana k\u00ebmb\u00ebnguli se ai i kishte pasur mund\u00ebsit\u00eb financiare t\u2019i jepte shum\u00ebn n\u00eb fjal\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, KPK vuri n\u00eb dyshim p\u00ebrdorimin e 730 mij\u00eb lek\u00ebve kursime, q\u00eb sipas Komisionit ishin t\u00ebrhequr nga llogarit\u00eb bankare pas pages\u00ebs.<\/p>\n<p>Komisioni tha se n\u00eb pyet\u00ebsor Qana kishte pretenduar se kishte marr\u00eb pes\u00eb mij\u00eb euro n\u00eb p\u00ebrdorim nga E.V nj\u00eb mik i tij, personi q\u00eb po ashtu i kishte paguar pushimet. Ai pretendoi se me k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb kompanis\u00eb q\u00eb i kishte shitur makin\u00ebn, ishte detyruar t\u00eb p\u00ebrshpejtonte procesin dhe nuk kishte qen\u00eb e mundur t\u00ebrheqja e menj\u00ebhershme e parave nga llogarit\u00eb bankare gj\u00eb q\u00eb ishte b\u00ebr\u00eb disa dit\u00eb m\u00eb pas.<\/p>\n<p>Prokurori pretendoi se shuma prej 730 mij\u00eb lek\u00ebsh ishte deklaruar se ishte p\u00ebrdorur p\u00ebr makin\u00ebn n\u00eb vitin p\u00ebrkat\u00ebs dhe k\u00ebrkoi q\u00eb ajo t\u00eb konsiderohej e ligjshme. Ai tha se nuk e kishte cil\u00ebsuar t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm deklarimin e shum\u00ebs 5 mij\u00eb euro, q\u00eb ishte kthyer brenda disa dit\u00ebve.<\/p>\n<p>T\u00eb padeklaruara p\u00ebr disa vite rezultuan edhe disa pasuri q\u00eb vjehrri i kishte dhuruar bashk\u00ebshortes s\u00eb Qan\u00ebs. Sipas KPK-s\u00eb nj\u00eb apartament dhe dy garazhe ishin poseduar 3 vjet para deklarimit t\u00eb par\u00eb. Qana tha se kjo kishte t\u00eb b\u00ebnte me faktin q\u00eb k\u00ebto pasuri nuk kishin qen\u00eb t\u00eb regjistruara n\u00eb hipotek\u00eb dhe ishin deklaruar pas regjistrimit. Ai k\u00ebrkoi t\u00eb merrej parasysh fakti se k\u00ebto pasuri ishin me burim t\u00eb ligjsh\u00ebm dhe nuk kishte arsye t\u00eb fshehjes s\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, Qana pranoi se nuk i kishte pasur 150 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr blerjen e nj\u00eb makine Fiat Punto n\u00eb vitin 2012, por tha se ishte ndihmuar nga prind\u00ebrit e bashk\u00ebshortes dhe se k\u00ebto para i kishte kthyer n\u00eb vitin 2013.<\/p>\n<p><strong>Denoncimet dhe mbiemri<\/strong><\/p>\n<p>Ndaj Qan\u00ebs nuk u vun\u00eb n\u00eb dukje probleme nga Drejtoria e Sigurimit t\u00eb Informacionit t\u00eb Klasifikuar, por nj\u00eb denoncim ndaj prokurorit tregonte se ai kishte ndryshuar mbiemrin, gj\u00eb q\u00eb nuk rezultonte n\u00eb deklarimin e tij.<\/p>\n<p>Pine tha se pas verifikimit n\u00eb gjendje civile ku kishte rezultuar se n\u00eb nj\u00eb moment mbiemri kishte qen\u00eb Qama, ishte hetuar p\u00ebr pasuri me k\u00ebt\u00eb mbiem\u00ebr dhe i ishte kaluar barra e prov\u00ebs subjektit p\u00ebr mosdeklarim t\u00eb ndryshimit.<\/p>\n<p>Qana pretendoi n\u00eb seanc\u00eb se nuk kishte qen\u00eb n\u00eb dijeni t\u00eb ndryshimit, q\u00eb ishte sipas tij gabim n\u00eb zyrat e gjendjes civile q\u00eb ishte korrigjuar po prej tyre n\u00eb periudh\u00ebn 1996-1997, kur familja ishte shp\u00ebrngulur nga Berati n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Ai tha se ishte shqet\u00ebsuar kur e kishte m\u00ebsuar dhe se dokumentet e marra nga gjendja civile d\u00ebshmonin se ishte ndryshuar shkronja \u201cn\u201d n\u00eb\u00a0 \u201cm\u201d. Nga hetimi nuk rezultuan pasuri me k\u00ebt\u00eb mbiem\u00ebr.<\/p>\n<p>Pine relatoi p\u00ebr 9 denoncime ndaj subjektit, nd\u00ebr t\u00eb cilat p\u00ebrfshihej personi q\u00eb kishte denoncuar p\u00ebr mbiemrin dhe dy persona t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb kishin b\u00ebr\u00eb denoncime t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritura.<\/p>\n<p>Pine tha se nj\u00eb prej denoncuesve ishte djali i nj\u00eb viktime t\u00eb nj\u00eb aksidenti n\u00eb pun\u00eb, nd\u00ebrsa referoi se \u00e7\u00ebshtja ishte pushuar nga prokurori. Pine tha se n\u00eb vendimin e pushimit, sipas denoncuesit ishte cituar\u00a0 se kompania kishte pasur leje p\u00ebr prishje t\u00eb nj\u00eb objekti ku kishte ndodhur aksidenti edhe pse kjo nuk ishte e v\u00ebrtet\u00eb.<\/p>\n<p>Qana pretendoi se kishte hetuar me detaje \u00e7\u00ebshtjen dhe se kishte ndjekur edhe dyshimet e denoncuesit, duke thirrur d\u00ebshmitar\u00eb dhe marr\u00eb bisedat telefonike, por nuk kishte rezultuar shkelje e rregullave t\u00eb siguris\u00eb n\u00eb pun\u00eb prej kompanis\u00eb.<\/p>\n<p>Prokurori tha se personi q\u00eb ishte viktim\u00eb kishte qen\u00eb drejtues teknik dhe ishte ai q\u00eb duhej t\u00eb siguronte pun\u00ebtor\u00ebt. Ai shtoi se dyshimet e ngritura p\u00ebr hetimet fillestare t\u00eb policis\u00eb, bazoheshin kryesisht mbi raportimet konfuze fillestare se personi i goditur nga nj\u00eb cop\u00eb betoni n\u00eb kok\u00eb ishte menduar se mund t\u00eb kishte vdekur nga infarkti apo rritja e tensionit t\u00eb gjakut.<\/p>\n<p>\u00c7iftja dhe Sanxhaktari k\u00ebmb\u00ebngul\u00ebn me pyetje n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, duke k\u00ebrkuar t\u00eb dinin se pse i af\u00ebrmi i viktim\u00ebs vijonte t\u00eb denonconte dhe n\u00ebse E.V, q\u00eb sipas Sanxhaktarit ishte avokat n\u00eb \u00e7\u00ebshtje q\u00eb kishin t\u00eb b\u00ebnin me aksidentet n\u00eb pun\u00eb, kishte pasur \u00e7\u00ebshtje me subjektin. Qana s\u00ebrish tha se denoncuesit i ishte dh\u00ebn\u00eb mund\u00ebsia t\u00eb shpjegohej dhe se ishin kryer hetimet e k\u00ebrkuara prej tij. Nd\u00ebrsa tha se nuk kishte \u00e7\u00ebshtje me E.V apo bashk\u00ebshorten si avokat\u00eb.<\/p>\n<p>Ai po ashtu tha se n\u00eb pushim nuk ishte shprehur q\u00eb kishte leje p\u00ebr prishje, por se n\u00eb lejen e nd\u00ebrtimit specifikohej e drejta e kompanis\u00eb p\u00ebr t\u00eb liruar sheshin.<\/p>\n<p>Qana tha se vendimet e gjykatave i kishin dh\u00ebn\u00eb t\u00eb drejt\u00eb n\u00eb dy denoncimet e tjera, nd\u00ebrsa u shpreh n\u00eb nj\u00eb rast se \u00e7\u00ebshtja mund t\u00eb ndiqej n\u00eb rrug\u00eb civile, por nuk kishte vep\u00ebr penale.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prokurorit t\u00eb Tiran\u00ebs, Genci Qana iu vun\u00eb n\u00eb dukje bilance negative n\u00eb disa vite dhe mosdeklarimi i nj\u00eb huaje, nd\u00ebrsa u pyet mbi vendimmarrjen e tij n\u00eb dy \u00e7\u00ebshtje. Qana k\u00ebrkoi konfirmim n\u00eb detyr\u00eb.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":97,"featured_media":73855,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[415,117,2,362],"tags":[118,119,122],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/KPK-genci-Qana.jpg","fifu_image_alt":"Prokurori Genci Qana (djathtas) pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb KPK. Foto: Vladimir Karaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73854"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/97"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=73854"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73854\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":73856,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73854\/revisions\/73856"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/73855"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=73854"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=73854"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=73854"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}