{"id":73866,"date":"2021-03-06T10:41:35","date_gmt":"2021-03-06T09:41:35","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-u-nda-per-pastertine-e-figures-se-gjyqtarit-petrit-como\/2021\/03\/06\/"},"modified":"2023-04-06T22:04:06","modified_gmt":"2023-04-06T20:04:06","slug":"kpk-u-nda-per-pastertine-e-figures-se-gjyqtarit-petrit-como","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-u-nda-per-pastertine-e-figures-se-gjyqtarit-petrit-como\/2021\/03\/06\/","title":{"rendered":"KPK u nda p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs s\u00eb gjyqtarit Petrit \u00c7omo"},"content":{"rendered":"<p>Shumica e trupit gjykues t\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit konkludon se nuk ka prova q\u00eb e implikojn\u00eb gjyqtarin e Tiran\u00ebs Petrit \u00c7omo, qoft\u00eb edhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb t\u00ebrthort\u00eb, me dyshimet e ngritura nga DSIK p\u00ebr kontakte t\u00eb pap\u00ebrshtatshme, favorizim n\u00eb gjykim apo ndikim t\u00eb paligjsh\u00ebm. Pakica vler\u00ebson se provat mb\u00ebshtetin konkluzionin p\u00ebr pap\u00ebrshtatshm\u00ebrin\u00eb e \u00c7omos dhe v\u00ebren se Komisioni duhej t\u00eb kishte kryer verifikime n\u00eb m\u00ebnyra t\u00eb tjera.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_72952\" aria-describedby=\"caption-attachment-72952\" style=\"width: 533px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Petrit-\u00c7omo-pas-vendimit.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-72952\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Petrit-\u00c7omo-pas-vendimit-533x400.jpg\" alt=\"\" width=\"533\" height=\"400\" data-id=\"72952\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-72952\" class=\"wp-caption-text\">Zv.kryetari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Tiran\u00ebs, Petrit \u00c7omo pas vendimit t\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit. Foto: Edmond Hoxhaj.<\/figcaption><\/figure>\n<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikikimit, KPK u nda n\u00eb vendimin e dat\u00ebs 6 gusht 2020 p\u00ebr konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb gjyqtarit t\u00eb Tiran\u00ebs Petrit \u00c7omo, duke dal\u00eb me q\u00ebndrime t\u00eb ndryshme p\u00ebr kriterin e past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs.<\/p>\n<p>Shumica e p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga kryesuesja e trupit gjykues Brunilda Bekteshi dhe realtori Olsi Komici e rr\u00ebzuan raportin negativ t\u00eb Drejtoris\u00eb s\u00eb Sigurimit t\u00eb Informacionit t\u00eb Klasifikuar, DSIK duke konkluduar se \u00c7omo kishte arritur nj\u00eb nivel t\u00eb besuesh\u00ebm p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa an\u00ebtarja Xhensile Pine, n\u00eb pakic\u00eb, shprehet se pas shqyrtimit t\u00eb dokumentacionit p\u00ebr kriterin e figur\u00ebs, arrin n\u00eb p\u00ebrfundimin se n\u00eb vler\u00ebsimin t\u00ebr\u00ebsor, subjekti i rivler\u00ebsimit ka c\u00ebnuar besimin e publikut te drejt\u00ebsia dhe se duhej t\u00eb ishte shkarkuar.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, Komisioni konkludon se \u00c7omo ka arritur nivel t\u00eb besuesh\u00ebm p\u00ebr kriterin e pasuris\u00eb dhe se konsiderohet \u201ci aft\u00eb\u201d n\u00eb vler\u00ebsimin e aft\u00ebsive profesionale.<\/p>\n<p>Petrit \u00c7omo e ka filluar karrier\u00ebn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 2000 dhe ka punuar p\u00ebr gati dy dekada si gjyqtar dhe zv.kryetar i Gjykat\u00ebs s\u00eb Tiran\u00ebs. N\u00eb vitin 2015, \u00c7omo u zgjodh an\u00ebtar i K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb \u2013detyr\u00eb t\u00eb cil\u00ebn e mbajti deri n\u00eb shkrirjen e k\u00ebtij institucioni.<\/p>\n<p>Sipas raportit t\u00eb DSIK p\u00ebr gjyqtarin \u00c7omo administrohen informacione nga t\u00eb cilat mund t\u00eb ngrihen dyshime t\u00eb arsyeshme p\u00ebr kontakte t\u00eb pap\u00ebrshtatshme me persona t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb krimin e organizuar ose me persona t\u00eb dyshuar t\u00eb krimit t\u00eb organizuar.<\/p>\n<p>Gjithashtu, DSIK ka raportuar se ndaj \u00c7omos disponohen t\u00eb dh\u00ebna nga t\u00eb cilat ngrihen dyshime p\u00ebr favorizim t\u00eb personave n\u00eb gjykim dhe ushtrim t\u00eb ndikimit t\u00eb paligjsh\u00ebm.<\/p>\n<p>\u201cPetrit M. \u00c7omo *********** ka pasur kontakte t\u00eb pap\u00ebrshtatshme me nj\u00eb person t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb krimin e organizuar, si dhe ngrihen dyshime se nj\u00eb person tjet\u00ebr ka ushtruar ndikim t\u00eb paligjsh\u00ebm ndaj gjyqtarit Petrit \u00c7omo, n\u00eb Gjykat\u00ebn e Rrethit Gjyq\u00ebsor Tiran\u00eb p\u00ebr disa \u00e7\u00ebshtje gjyq\u00ebsore\u201d, thuhet n\u00eb raportin e DSIK t\u00eb dor\u00ebzuar n\u00eb Komision.<\/p>\n<p>Sipas DSIK, informacioni n\u00eb ngarkim t\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit evidenton qart\u00eb se ka pasur kontakte t\u00eb pap\u00ebrshtatshme me nj\u00eb person t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb krimin e organizuar, gj\u00eb q\u00eb nuk e ka pasqyruar n\u00eb deklarat\u00ebn e kontrollit t\u00eb figur\u00ebs.<\/p>\n<p>Shumica shprehet se jan\u00eb kryer hetime t\u00eb thelluara n\u00eb lidhje me k\u00ebto konstatime, duke verifikuar n\u00ebse personi i dyshuar si kontakt i pap\u00ebrshtatsh\u00ebm ka qen\u00eb ose jo i p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb krimin e organizuar.<\/p>\n<p>N\u00eb vendim thuhet se Gjykata e Posa\u00e7me e Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb p\u00ebr Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar konfirmon se nuk rezulton q\u00eb ndaj k\u00ebtij personi t\u00eb jen\u00eb dh\u00ebn\u00eb vendime apo t\u00eb ket\u00eb \u00e7\u00ebshtje aktualisht n\u00eb gjykim n\u00eb ngarkim t\u00eb tij. Gjithashtu, SPAK ka konfirmuar se ndaj k\u00ebtij shtetasi nuk rezulton t\u00eb jet\u00eb regjistruar ndonj\u00eb procedim penal p\u00ebr p\u00ebrfshirje n\u00eb krim t\u00eb organizuar.<\/p>\n<p>Sipas KPK, edhe Prokuroria e P\u00ebrgjithshme dhe ato t\u00eb rretheve kan\u00eb informuar se ndaj k\u00ebtij personi nuk ka pasur procedim penal p\u00ebr vepra penale q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb m\u00eb krimin e organizuar. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Prokuroria e Fierit ka konfirmuar se n\u00eb vitin 2017 ka regjistruar procedim penal p\u00ebr \u201cpengime p\u00ebr ekzekutimin e vendimeve t\u00eb gjykat\u00ebs\u201d ndaj personit q\u00eb DSIK e referon si kontakt t\u00eb pap\u00ebrshtatsh\u00ebm t\u00eb gjyqtarit \u00c7omo.<\/p>\n<p>Subjekti i rivler\u00ebsimit i ka kund\u00ebrshtuar raportin e DSIK, duke i konsideruar konkluzionet e paraqitura si krejt\u00ebsisht subjektive dhe t\u00eb pabazuara n\u00eb asnj\u00eb prov\u00eb.<\/p>\n<p>Shumica shprehet se pas hetimeve t\u00eb thelluara nuk jan\u00eb gjetur prova e implikojn\u00eb \u00c7omon me dyshimet e ngritura nga DSIK, qoft\u00eb edhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb t\u00ebrthort\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas KPK, nuk u provua favorizimi i personave t\u00eb ndrysh\u00ebm n\u00eb procese gjyq\u00ebsore, p\u00ebr arsye se nga korrespondencat e kryera me organet ligjzbatuese nuk u provua pjes\u00ebmarrja e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit qoft\u00eb si gjyqtar i vet\u00ebm, apo edhe si an\u00ebtar trupe gjykuese, n\u00eb procese gjyq\u00ebsore ku kan\u00eb qen\u00eb pal\u00eb subjektet e p\u00ebrmendura n\u00eb raportin e DSIK.<\/p>\n<p>Gjithashtu, shumica vler\u00ebson se nuk u provua ushtrimi i ndikimit t\u00eb paligjsh\u00ebm q\u00eb lidhet drejtp\u00ebrdrejt me detyr\u00ebn funksionale t\u00eb subjektit tek subjekte t\u00eb tjera rivler\u00ebsimi, gjyqtar\u00eb apo prokuror\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cEdhe n\u00eb nj\u00eb rast t\u00eb konstatuar n\u00eb raport nuk v\u00ebrtetohet, qoft\u00eb nga organet ligjzbatuese, ashtu edhe nga hetimi i Komisionit, lidhja shkak-pasoj\u00eb, nuk v\u00ebrtetohet lidhja konkluzive nd\u00ebrmjet marrjes p\u00ebrsip\u00ebr p\u00ebr dh\u00ebnien e ndihm\u00ebs, kontaktimit t\u00eb ndonj\u00eb subjekti rivler\u00ebsimi, gjyqtar, k\u00ebrkimit p\u00ebr t\u00eb favorizuar nj\u00eb pal\u00eb nd\u00ebrgjyq\u00ebse, si dhe dh\u00ebnia e nj\u00eb vendimi gjyq\u00ebsor n\u00eb favor t\u00eb pal\u00ebs nd\u00ebrgjyq\u00ebse si rezultat i ushtrimit t\u00eb ndikimit t\u00eb paligjsh\u00ebm nga subjekti i rivler\u00ebsimit\u201d, argumenton shumica dhe vler\u00ebson se n\u00eb k\u00ebto kushte \u00ebsht\u00eb e pamundur t\u2019i atribuohet subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit vepra e ushtrimit t\u00eb ndikimit t\u00eb paligjsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Bekteshi dhe Komici theksojn\u00eb se, shtetasi q\u00eb supozohet se \u00ebsht\u00eb favorizuar \u00ebsht\u00eb shpallur i pafajsh\u00ebm me vendim t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Rrethit Gjyq\u00ebsor Tiran\u00eb, vendimmarrje q\u00eb \u00ebsht\u00eb l\u00ebn\u00eb n\u00eb fuqi edhe nga Apeli. Komisioni evidenton se nuk u provuan dyshimet p\u00ebr kryerjen e ndonj\u00eb veprimi n\u00eb t\u00eb ardhmen, qoft\u00eb edhe n\u00eb form\u00eb tentativash t\u00eb subjektit, q\u00eb t\u00eb mund t\u00eb vler\u00ebsoheshin deri n\u00eb at\u00eb mas\u00eb q\u00eb mund t\u00eb c\u00ebnojn\u00eb besimin e publikut.<\/p>\n<p>Shumica i gjen objektivisht bind\u00ebse shpjegimet e \u00c7omos dhe \u00e7mon se nuk ka rrethana t\u00eb provuara q\u00eb mund ta ngarkojn\u00eb at\u00eb me ndonj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi shkarkuese.<\/p>\n<p>Komisioni v\u00ebren se nga hetimet e kryera nuk rezultoi q\u00eb \u00c7omo t\u00eb ket\u00eb pasur kontakte t\u00eb pap\u00ebrshtatshme n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb apo t\u00eb t\u00ebrthort\u00eb, t\u00eb jet\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb veprime korruptive apo t\u00eb ket\u00eb kryer veprime me q\u00ebllim ushtrimin e ndikimit t\u00eb paligjsh\u00ebm n\u00eb \u00e7\u00ebshtje gjyq\u00ebsore. N\u00eb p\u00ebrfundim, shumica vler\u00ebson se subjekti i rivler\u00ebsimit ka arritur nivel t\u00eb besuesh\u00ebm p\u00ebr kriterin e figur\u00ebs.<\/p>\n<p>An\u00ebtarja Xhensila Pine, n\u00eb pakic\u00eb shprehet se ka votuar kund\u00ebr vendimit p\u00ebr konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb gjyqtarit \u00c7omo dhe parashtron argumentet p\u00ebr q\u00ebndrimin e saj.<\/p>\n<p>Pine analizon raportin e\u00a0Drejtoris\u00eb s\u00eb Sigurimit t\u00eb Informacionit t\u00eb Klasifikuar, DSIK p\u00ebr gjyqtarin \u00c7omo,\u00a0ku \u00ebsht\u00eb konkluduar pap\u00ebrshtatshm\u00ebria e tij p\u00ebr vazhdimin e detyr\u00ebs. Ajo sqaron se\u00a0trupi gjykues i Komisionit s\u00eb bashku me v\u00ebzhguesen nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb ONM-s\u00eb, me q\u00ebllim verifikimin e burimeve t\u00eb informacionit, ka aksesuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb drejt\u00ebp\u00ebrdrejt\u00eb informacionet e klasifikuara &#8220;sekret shtet\u00ebror&#8221; q\u00eb i p\u00ebrket praktik\u00ebs\u00a0s\u00eb verifikimit t\u00eb kryer nga organet ligjzbatuese p\u00ebr kontrollin e kriterit t\u00eb figur\u00ebs p\u00ebr gjyqtarin Petrit \u00c7omo.<\/p>\n<p>&#8220;N\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt t\u00eb sa ka arsyetuar shumica e trupit gjykues, kam vler\u00ebsuar se nga dokumentacioni i verifikuar, provat e aksesuara \u2018sekret shtet\u00ebror\u2019, mb\u00ebshtesin p\u00ebrfundimin e arritur prej Grupit t\u00eb Pun\u00ebs, mbi &#8216;ushtrim t\u00eb ndikimit t\u00eb paligjsh\u00ebm gjat\u00eb kryerjes s\u00eb detyr\u00ebs'&#8221;, vler\u00ebson Pine.<\/p>\n<p>Sipas saj, ndryshe nga sa konstaton DSIK, shumica ka referuar t\u00eb nj\u00ebjtin person lidhur me dyshimet p\u00ebr ndikim t\u00eb paligjsh\u00ebm dhe kontaktin e pap\u00ebrshtatsh\u00ebm, kur sipas raportit ata identifikoheshin si dy individ\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm.<\/p>\n<p>\u201c[\u2026]hetimi i shtrir\u00eb ndaj personit i cili referohej se kishte ushtruar ndikim t\u00eb paligjsh\u00ebm ndaj subjektit nuk mund t\u00eb referohej dhe p\u00ebrdorej edhe lidhur me arsyetimin p\u00ebr kontaktin e pap\u00ebrshtatsh\u00ebm, p\u00ebr sa n\u00eb raportin e kontrollit t\u00eb figur\u00ebs ata identifikoheshin si dy individ\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm\u201d, thekson Pine.<\/p>\n<p>Pine vler\u00ebson ndryshe edhe lidhur me nj\u00eb informacion p\u00ebr shtetasin T.M. n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e administratorit t\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebrie dhe shtetasit P.B. n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e aksionerit t\u00eb vet\u00ebm.<\/p>\n<p>Shumica e trajton k\u00ebt\u00eb informacion edhe n\u00eb kriterin e aft\u00ebsive profesionale, ku v\u00ebrehet se inicialet e pronarit t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb jan\u00eb t\u00eb ndryshme nga ato t\u00eb sh\u00ebnuara n\u00eb mendimin e pakic\u00ebs, pasi aksioneri i vet\u00ebm i shoq\u00ebris\u00eb p\u00ebrshkruhet si A.B..<\/p>\n<p>Komisioni sqaron se, nisur nga disa indicie ka vler\u00ebsuar t\u00eb verifikoj\u00eb disa \u00e7\u00ebshtjeve me pal\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri q\u00eb zot\u00ebrohet nga shtetasi A.B. dhe e administruar nga shtetasi T.M..<\/p>\n<p>N\u00eb vendim thuhet se subjekti ka shpjeguar se edhe n\u00eb pyet\u00ebsor\u00ebt e m\u00ebparsh\u00ebm ka sqaruar njohjen me shtetasin A. B..\u00a0 Sipas \u00c7omos, ky person nuk ka qen\u00eb kurr\u00eb subjekt i krimit t\u00eb organizuar dhe se n\u00eb dijenin\u00eb e tij nuk ka qen\u00eb i d\u00ebnuar as p\u00ebr ndonj\u00eb vep\u00ebr penale t\u00eb zakonshme. P\u00ebr shtetasin T.M., \u00c7omo ka deklaruar se nuk kujton ta ket\u00eb takuar ndonj\u00ebher\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas shumic\u00ebs, T.M. ka pasur nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje penale n\u00eb vitin 2015 \u201crefuzim p\u00ebr deklarim, mosdeklarim, fshehje ose deklarim i rrem\u00eb i pasurive, interesave private t\u00eb personave t\u00eb zgjedhur dhe n\u00ebpun\u00ebsve publik\u00eb ose i \u00e7do personi tjet\u00ebr q\u00eb ka detyrimin ligjor p\u00ebr deklarim\u201d, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn \u00ebsht\u00eb shpallur i pafajsh\u00ebm dhe \u00ebsht\u00eb l\u00ebn\u00eb n\u00eb fuqi edhe n\u00eb Apel. Komisioni konstaton se kjo \u00e7\u00ebshtje nuk \u00ebsht\u00eb shqyrtuar nga gjyqtari \u00c7omo.<\/p>\n<p>P\u00ebr vitin 2014 nuk ka rezultuar ndonj\u00eb \u00e7\u00ebshtje me pal\u00eb shtetasin T.M.. Nd\u00ebrsa p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb dhe pronarin e saj A.B., gjykata ka v\u00ebn\u00eb n\u00eb dispozicion t\u00eb Komisionit 18 vendime gjyq\u00ebsore civile. \u201cNga verifikimi i k\u00ebtyre vendimeve rezulton se subjekti Petrit \u00c7omo nuk ka qen\u00eb gjyqtari q\u00eb ka gjykuar apo q\u00eb t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb pjes\u00eb e trup\u00ebs gjykuese t\u00eb tyre\u201d, konstaton shumica.<\/p>\n<p>Pine n\u00eb pakic\u00eb v\u00ebren se korrespondenca me Gjykat\u00ebn e Tiran\u00ebs p\u00ebr shtetasin T.M. p\u00ebr vitin 2014 duhej t\u00eb ishte kryer jo vet\u00ebm p\u00ebr at\u00eb si individ, por edhe si administrator i shoq\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cAksioneri i vet\u00ebm i k\u00ebsaj shoq\u00ebrie, z. P.B., n\u00eb dat\u00ebn 17.10.2015, referuar t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb sistemit TIMS \u00ebsht\u00eb arrestuar dhe proceduar penalisht p\u00ebr vepr\u00ebn e parashikuar nga neni 283 i Kodi Penal, duke rezultuar n\u00eb rrethin e personave t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb krimin e organizuar[\u2026]\u201d, konstaton Pine.<\/p>\n<p>Ajo sjell n\u00eb v\u00ebmendje deklarimin e \u00c7omos se nuk kishte njohje me z.T.M. dhe vler\u00ebson se vet\u00ebm verifikimi dhe identifikimi p\u00ebr proceset e k\u00ebtij shtetasi si p\u00ebrfaq\u00ebsues ligjor i k\u00ebsaj shoq\u00ebrie do t\u2019i mund\u00ebsonte trupit gjykues t\u00eb analizonte njohjen e subjektitt\u00eb rivler\u00ebsimit me aksionerin e vet\u00ebm t\u00eb k\u00ebsaj shoq\u00ebrie, z.P.B. &#8211; p\u00ebr t\u00eb arsyetuar n\u00eb vijim mbi konkluzionin tjet\u00ebr t\u00eb arritur nga DSIK, sipas t\u00eb cilit subjekti nuk ka deklaruar nj\u00eb kontakt t\u00eb pap\u00ebrshtatsh\u00ebm me nj\u00eb person t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb krimin e organizuar.<\/p>\n<p>\u201c[\u2026]e cila ngarkonte subjektin e rivler\u00ebsimit Petrit \u00c7omo me p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e fshehjes s\u00eb nj\u00eb fakti, e plot\u00ebsimit t\u00eb pasakt\u00eb dhe me v\u00ebrtet\u00ebsi t\u00eb Deklarat\u00ebs p\u00ebr Kontrollin e Figur\u00ebs\u201d, konstaton Pine.<\/p>\n<p>An\u00ebtarja n\u00eb pakic\u00eb, Xhensila Pine arrin n\u00eb p\u00ebrfundimin se, n\u00eb drejtim t\u00eb verifikimeve t\u00eb kriterit t\u00eb figur\u00ebs, n\u00eb vler\u00ebsimin t\u00ebr\u00ebsor, gjyqtari Petrit \u00c7omo ka c\u00ebnuar besimin e publikut te drejt\u00ebsia dhe se duhej t\u00eb ishte shkarkuar nga detyra.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shumica e trupit gjykues t\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit konkludon se nuk ka prova q\u00eb e implikojn\u00eb gjyqtarin e Tiran\u00ebs Petrit \u00c7omo, qoft\u00eb edhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb t\u00ebrthort\u00eb, me dyshimet e ngritura nga DSIK p\u00ebr kontakte t\u00eb pap\u00ebrshtatshme, favorizim n\u00eb gjykim apo ndikim t\u00eb paligjsh\u00ebm. Pakica vler\u00ebson se provat mb\u00ebshtetin konkluzionin p\u00ebr pap\u00ebrshtatshm\u00ebrin\u00eb e [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":73867,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,117,362],"tags":[125,107,118,627],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Petrit-\u00c7omo-pas-vendimit.jpg","fifu_image_alt":"Zv.kryetari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Tiran\u00ebs, Petrit \u00c7omo pas vendimit t\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73866"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=73866"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73866\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":73868,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73866\/revisions\/73868"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/73867"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=73866"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=73866"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=73866"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}