{"id":73878,"date":"2021-03-03T18:32:49","date_gmt":"2021-03-03T17:32:49","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/prokurorja-e-tiranes-ledina-riza-jep-shpjegime-per-depozitat-bankare\/2021\/03\/03\/"},"modified":"2023-04-06T22:04:58","modified_gmt":"2023-04-06T20:04:58","slug":"prokurorja-e-tiranes-ledina-riza-jep-shpjegime-per-depozitat-bankare","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/prokurorja-e-tiranes-ledina-riza-jep-shpjegime-per-depozitat-bankare\/2021\/03\/03\/","title":{"rendered":"Prokurorja e Tiran\u00ebs, Ledina Riza jep shpjegime p\u00ebr depozitat bankare"},"content":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit nuk ka gjetur probleme me pasurit\u00eb e paluajtshme, profesionalizmin dhe figur\u00ebn e prokurores Ledina Riza, por identifikoi balanca negative p\u00ebr krijimin e nj\u00eb pjese t\u00eb likujditeteve bankare.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_77008\" aria-describedby=\"caption-attachment-77008\" style=\"width: 533px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Ledina-Riza-pas-KPK-.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-77008\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Ledina-Riza-pas-KPK--533x400.jpg\" alt=\"\" width=\"533\" height=\"400\" data-id=\"77008\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-77008\" class=\"wp-caption-text\">Prokurorja Ledina Riza pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb KPK. Foto: Edmond Hoxhaj.<\/figcaption><\/figure>\n<p>Gjat\u00eb nj\u00eb seance t\u00eb gjat\u00eb d\u00ebgjimore prej 3 or\u00ebsh e gjysm\u00eb n\u00eb Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, prokurorja Ledina Riza u pyet dhe dha shpjegime mbi burimet financiare p\u00ebr krijimin e depozitave bankare.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 likujditeteve bankare, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit nuk gjeti probleme t\u00eb tjera t\u00eb pasuris\u00eb, figur\u00ebs dhe profesionalizmit.<\/p>\n<p>Trupa gjyq\u00ebsore q\u00eb po kryen procesin e vetingut p\u00ebr prokuroren Riza kryesohet nga Suela Zhegu, me relator Lulzim Hamitajn dhe an\u00ebtare Etleda \u00c7iftjan. N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar ishte i pranish\u00ebm Branko Hrvatin.<\/p>\n<p>Ledina Riza e ka filluar karrier\u00ebn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 1998 si e prokurore n\u00eb zyr\u00ebn e Prokurorit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm. Prej vitit 2007, Riza e ushtron funksionin n\u00eb Prokurorin\u00eb e Rrethit Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Prokurorja Riza u vler\u00ebsua pozitivisht p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs dhe profesionalizimit. Munges\u00ebn e denoncimeve nga publiku, relatori Lulzim Hamitaj e konsideroi si nj\u00eb \u201crast t\u00eb rrall\u00eb\u201d.<\/p>\n<p><strong>Hetimi pasuror <\/strong><\/p>\n<p>Prokurorja Ledina Riza e Prokuroris\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs zot\u00ebron familjarisht nj\u00eb apartament prej 130 m2 n\u00eb Tiran\u00eb, nj\u00eb apartament prej 55 m2 n\u00eb Golem si dhe sip\u00ebrfaqe trualli t\u00eb bler\u00eb dhe t\u00eb trash\u00ebguar nga bashk\u00ebshorti n\u00eb Voskopoj\u00eb dhe Kor\u00e7\u00eb.<\/p>\n<p>Relatori Lulzim Hamitaj tha n\u00eb seanc\u00eb se subjekti kishte pasur burime t\u00eb mjaftueshme financiare p\u00ebr blerjen e apartamentit n\u00eb Tiran\u00eb, por nuk kishte deklaruar nj\u00eb hua prej 850 mij\u00eb lek\u00ebsh t\u00eb marr\u00eb nga bashk\u00ebshorti p\u00ebr blerjen e apartamentit n\u00eb Golem.<\/p>\n<p>Prokurorja Riza shpjegoi n\u00eb seanc\u00eb se huaja ishte marr\u00eb prej bashk\u00ebshortit tek nj\u00eb i af\u00ebrm i tij p\u00ebr nj\u00eb afat dy javor, derisa ishte disbursuar kredia q\u00eb kishte sh\u00ebrbyer si nj\u00eb nga burimet dhe i \u00ebsht\u00eb kthyer menj\u00ebher\u00eb. Ajo pohoi se kishte gjykuar se nuk kishte vend p\u00ebr t\u2019u deklaruar as n\u00eb deklarat\u00ebn veting, pasi si burime reale p\u00ebr apartamentin kishin sh\u00ebrbyer kredia dhe kursimet.<\/p>\n<p>Komisioni nuk ka gjetur probleme p\u00ebr nj\u00eb pasuri tok\u00eb-ar\u00eb me sip\u00ebrfaqe 345 m2 n\u00eb Voskopoj\u00eb t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs t\u00eb bler\u00eb nga bashk\u00ebshorti i subjektit n\u00eb vitin 2003 si dhe nj\u00eb sip\u00ebrfaqe tok\u00eb-truall me sip\u00ebrfaqe 4310 m2 n\u00eb Kor\u00e7\u00eb t\u00eb trash\u00ebguar po nga bashk\u00ebshorti, pron\u00eb e cila \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfituar me vendim t\u00eb Komisionit t\u00eb Kthimit dhe Kompesimit t\u00eb Pronave t\u00eb vitit 1993.<\/p>\n<p>Relatori Hamitaj tha se subjekti ka rezultuar n\u00eb pamund\u00ebsi financiare\u00a0 n\u00eb shum\u00ebn 900 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr krijimin e nj\u00eb depozite n\u00eb vler\u00ebn 20 mij\u00eb euro n\u00eb vitin 2013, si burim s\u00eb t\u00eb cil\u00ebs Riza ka deklaruar t\u00eb ardhurat familjare. Hamitaj shpjegoi se kjo vler\u00eb rridhte nga nj\u00eb gjendje tjet\u00ebr e bashk\u00ebshortit t\u00eb subjektit q\u00eb ishte krijuar nga shp\u00ebrndarja e dividentit t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb s\u00eb tij n\u00eb shum\u00ebn 39 mij\u00eb e 500 euro dhe nga nj\u00eb shum\u00eb cash 19 mij\u00eb e 500 euro.<\/p>\n<p>Sipas Komisionit, nga analiza financiare e vitit 2013 lidhur me mbartjen e gjendjes cash n\u00eb vler\u00ebn 6 mij\u00eb euro dhe kursimeve t\u00eb krijuara t\u00eb deklaruara, ka rezultuar nj\u00eb balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn 924 mij\u00eb lek\u00eb. Hamitaj tha se subjekti ka dh\u00ebn\u00eb shpjegime q\u00eb do t\u00eb vler\u00ebsohen para vendimarrjes p\u00ebrfundimtare.<\/p>\n<p>Komisioni konstaton pamund\u00ebsi t\u00eb pjesshme financiare p\u00ebr blerjen e nj\u00eb autoveture tip Citroen C3 bler\u00eb n\u00eb mars t\u00eb vitit 2010 p\u00ebr \u00e7mimin 11 mij\u00eb e 600 euro. Nga analiza e KPK ka rezultuar pamund\u00ebsi financiare n\u00eb vler\u00ebn 130 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr blerjen e k\u00ebtij automjeti.<\/p>\n<p>Relatori Hamitaj tha se nga nga analiza financiare 2003-2016 ka rezultuar bilanc i p\u00ebrgjithsh\u00ebm pozitiv, por shtoi se jan\u00eb identifikuar balanca negative t\u00eb caktuara n\u00eb vite q\u00eb n\u00eb total kapin vler\u00ebn e 2 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Prokurorja Ledina Riza fal\u00ebnderoi trup\u00ebn gjykuese p\u00ebr hetimin e kryer dhe konsideroi si mjaft t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb pun\u00ebn e saj past\u00ebrtin\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cVij ball\u00eblart\u00eb dhe i shikoj t\u00eb gjith\u00eb n\u00eb sy,\u201d tha ajo dhe shtoi se prej marrjes s\u00eb detyr\u00ebs kishte qen\u00eb korrekte dhe profesionale.<\/p>\n<p>Ajo u ndal m\u00eb pas n\u00eb barr\u00ebn e prov\u00ebs p\u00ebr balancat negative t\u00eb konstatuara nga Komisioni. Riza e kund\u00ebrshtoi munges\u00ebn financiare p\u00ebr blerjen e automjetit n\u00eb vitin 2010 dhe solli n\u00eb v\u00ebmendje t\u00eb KPK se bashk\u00ebshorti kishte pasur t\u00eb ardhura t\u00eb mjaftueshme, pasi shoq\u00ebria e tij kishte shp\u00ebrndar\u00eb divident n\u00eb shum\u00ebn 20 mij\u00eb euro n\u00eb at\u00eb vit.<\/p>\n<p>Prokurorja Riza i cil\u00ebsoi si jo reale konstatimet e KPK p\u00ebr balancat negative.<\/p>\n<p>\u201cThuhet se ka pasur munges\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 908 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr cash-in n\u00eb vitin 2012 dhe -372 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb vitin 2013. Nuk jan\u00eb pasqyrim real i situates, pasi kemi 4.7 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb akumuluara n\u00eb fund t\u00eb vitit 2012 dhe 1 vit m\u00eb pas del 1.3 milion\u00eb minus. Kjo nuk ka logjik\u00eb ekonomike,\u201d tha Riza.<\/p>\n<p>Ajo b\u00ebri me dije se familja e saj kishte pasur 51 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb ardhura p\u00ebr periudh\u00ebn 2003-2006, shspenzime n\u00eb vler\u00ebn 13 milion\u00eb lek\u00eb; kursime 15 milion\u00eb lek\u00eb; ulje detyrimesh n\u00eb shum\u00ebn 4 milion\u00eb e 870 mij\u00eb lek\u00eb dhe investime n\u00eb shum\u00ebn 4.3 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cKemi pasur burime t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr investimet dhe kursimet, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb shpenzimet kan\u00eb qen\u00eb minimale,\u201d pohoi prokurorja Riza.<\/p>\n<p>Ajo theksoi se balanca negative e konstatuar n\u00eb vitin 2012 vinte si pasoj\u00eb e ndryshimit t\u00eb metodologjis\u00eb q\u00eb kishte \u00e7uar n\u00eb konkluzion t\u00eb pasakt\u00eb. Riza pretendoi se p\u00ebr nj\u00eb balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn -372 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb vitin 2014, nuk ishin p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb analiz\u00ebn financiare t\u00eb ardhurat e siguruara prej bashk\u00ebshortit nga shitja e nj\u00eb libri.<\/p>\n<p>Ajo k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb zbriteshin edhe shpenzimet p\u00ebr udh\u00ebtimet n\u00eb shtetin grek, ku sipas saj ishte strehuar nga motra e bashk\u00ebshortit gjat\u00eb q\u00ebndrimit atje.<\/p>\n<p>Prokurorja Riza sqaroi se dhe bashk\u00ebshorti i saj \u00ebsht\u00eb subjekt deklarues prej vitit 2015 dhe p\u00ebr shkak t\u00eb profesionit t\u00eb tij si ekonomist, kishte qen\u00eb ai q\u00eb ishte marr\u00eb me pjes\u00ebn financiare.<\/p>\n<p>\u201cMendoj se p\u00ebrllogaritja n\u00eb analiz\u00ebn e KPK nuk \u00ebsht\u00eb e drejt\u00eb. Na jan\u00eb k\u00ebrkuar t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb 15 viteve m\u00eb pare, kur nuk kishim detyrim q\u00eb t\u2019i mbanim. Gjithmon\u00eb kemi pasqyruar situat\u00ebn e v\u00ebrtet\u00eb, pavar\u00ebsisht termave t\u00eb p\u00ebrdorur. Bilanci \u00e7do vit del pozitiv,\u201d pretendoi Riza.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim subjekti u ndal n\u00eb deklarimin e tepric\u00ebs n\u00eb vitin 2011, q\u00eb sipas saj ishte 3 milion\u00eb. Ajo e cil\u00ebsoi si intepretim t\u00eb gabuar t\u00eb KPK vler\u00ebsimin e gjendjes cash si likujditet total dhe jo si kursim.<\/p>\n<p>Riza tha se t\u00eb gjitha t\u00eb ardhurat e familjes s\u00eb saj kishin qen\u00eb transparente pasi ishin l\u00ebvruar n\u00eb bank\u00eb. \u201cBashk\u00ebshorti ka punuar n\u00eb shtet dhe p\u00ebr disa organizma nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb,\u201d pohoi ajo.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore, prokurorja Ledina Riza k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb kryhej vler\u00ebsim objektiv nga ana e Komisionit si dhe t\u00eb konfirmohej n\u00eb detyr\u00eb.<\/p>\n<p>KPK njoftoi se vendimi do t\u00eb shpallet m\u00eb dat\u00eb 5 mars, ora 09:45.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit nuk ka gjetur probleme me pasurit\u00eb e paluajtshme, profesionalizmin dhe figur\u00ebn e prokurores Ledina Riza, por identifikoi balanca negative p\u00ebr krijimin e nj\u00eb pjese t\u00eb likujditeteve bankare.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":73879,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[415,117,2,362],"tags":[118,119,122],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Ledina-Riza-pas-KPK-.jpg","fifu_image_alt":"Prokurorja Ledina Riza pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb KPK. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73878"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=73878"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73878\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":73880,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73878\/revisions\/73880"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/73879"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=73878"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=73878"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=73878"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}