{"id":73884,"date":"2021-03-02T19:44:06","date_gmt":"2021-03-02T18:44:06","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/prokurori-arens-cela-perballet-me-pyetje-mbi-zbutjen-e-akuzes-ndaj-nje-bashkeshorti-dhunues\/2021\/03\/02\/"},"modified":"2023-04-06T22:05:16","modified_gmt":"2023-04-06T20:05:16","slug":"prokurori-arens-cela-perballet-me-pyetje-mbi-zbutjen-e-akuzes-ndaj-nje-bashkeshorti-dhunues","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/prokurori-arens-cela-perballet-me-pyetje-mbi-zbutjen-e-akuzes-ndaj-nje-bashkeshorti-dhunues\/2021\/03\/02\/","title":{"rendered":"Prokurori Arens \u00c7ela p\u00ebrballet me pyetje mbi zbutjen e akuz\u00ebs ndaj nj\u00eb bashk\u00ebshorti dhunues"},"content":{"rendered":"<p>Procesi i rivler\u00ebsimit i prokurorit t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme, Arens \u00c7ela u fokusua kryesisht te kriteri i profesionalizmit, nd\u00ebrsa ndaj subjektit u ngrit\u00ebn pyetje mbi k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr zbutje t\u00eb akuz\u00ebs ndaj nj\u00eb bashk\u00ebshorti, t\u00eb d\u00ebnuar m\u00eb pas nga Gjykata e Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb p\u00ebr Krimet e R\u00ebnda p\u00ebr tentativ\u00eb vrasje t\u00eb gruas.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_76993\" aria-describedby=\"caption-attachment-76993\" style=\"width: 534px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Prokurori-Arenc-\u00c7ela-n\u00eb-KPK.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-76993\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Prokurori-Arenc-\u00c7ela-n\u00eb-KPK-534x400.jpg\" alt=\"\" width=\"534\" height=\"400\" data-id=\"76993\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-76993\" class=\"wp-caption-text\">Prokurori Arenc \u00c7ela n\u00eb KPK | Foto : LSA<\/figcaption><\/figure>\n<p>Prokuror i Prokuroris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme, Arens \u00c7ela u p\u00ebrball t\u00eb mart\u00ebn me pyetje mbi vendimmarrjen e tij n\u00eb lidhje me dy \u00e7\u00ebshtje q\u00eb kishte hetuar.<\/p>\n<p>Nj\u00ebra \u00e7\u00ebshtjet lidhet me nj\u00eb shtetasin nga Fush\u00eb Kruja, i akuzuar se kishte sulmuar me lev\u00eb n\u00ebn\u00ebn e f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb tij, pasi ajo e kishte denoncuar p\u00ebr t\u00eb disat\u00ebn her\u00eb n\u00eb polici se e dhunonte.<\/p>\n<p>\u00c7ela i ka k\u00ebrkuar gjykat\u00ebs d\u00ebnimin e Do\u00e7it p\u00ebr dhun\u00eb n\u00eb familje. Ndryshe nga k\u00ebrkesa e prokurorit, gjyqtarja e ka riklasifikuar vepr\u00ebn penale n\u00eb tentative vrasje, duke e d\u00ebnuar t\u00eb pandehurin me 22 vite burg.<\/p>\n<p>\u00c7\u00ebshjta e dyt\u00eb lidhej me shoq\u00ebrimin me forc\u00eb t\u00eb nj\u00eb shtetasi nga policia e Beratit.<\/p>\n<p>P\u00ebr rastin e Do\u00e7it, prokurori \u00c7ela u mbrojt duke p\u00ebrmendur \u2018bindjen e brendshme\u2019 dhe rrethanat e rastit, nd\u00ebrsa u justifikua me mbingarkes\u00ebn p\u00ebr disa mang\u00ebsi n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e dyt\u00eb.<\/p>\n<p>Trupa q\u00eb hetoi \u00c7el\u00ebn, e cila drejtohej nga Pamela Qirko, me relatore Firdes Shuli dhe an\u00ebtare Xhensila Pine, vuri n\u00eb dukje se nga hetimi i pasuris\u00eb ishin gjetur bilance negative n\u00eb total prej 540 mij\u00eb lek\u00ebsh, por q\u00eb lidheshin me konsiderimin ose jo si t\u00eb ligjsh\u00ebm t\u00eb pasuris\u00eb s\u00eb prind\u00ebrve t\u00eb \u00c7el\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebt i kishin dh\u00ebn\u00eb dy hua. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nuk u vun\u00eb n\u00eb dukje probleme n\u00eb kriterin e figur\u00ebs.<\/p>\n<p>\u00c7ela tha se e vler\u00ebsonte maksimalisht procesin, nd\u00ebrsa pretendoi se sqarimet e tij mbi shpenzimet e familjes s\u00eb prind\u00ebrve i sqaronin bilancet negative.<\/p>\n<p>Arens \u00c7ela p\u00ebrfundoi studimet n\u00eb Shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs n\u00eb vitin 2006 dhe u em\u00ebrua prokuror n\u00eb Prokurorin\u00eb e Lushnjes. M\u00eb pas, \u00c7ela ka drejtuar prokurorin\u00eb e Beratit dhe ka mbajtur pozicionin e zv.drejtuesit t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Krimeve. N\u00eb janar 2020, \u00c7ela u em\u00ebrua nga K\u00ebshilli i Lart\u00eb i Prokuroris\u00eb si ndihm\u00ebs-magjistrat n\u00eb Prokurorin\u00eb e P\u00ebrgjithshme.<\/p>\n<p><strong>Hetimi mbi profesionalizimin<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb relatimin e hetimit nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit u vu n\u00eb dukje se ndaj \u00c7el\u00ebs kishte pasur 11 denoncime, por 10 prej tyre nuk ishin marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb pasi nuk kishin fakte mbi \u00e7\u00ebshtjen. P\u00ebrndryshe nj\u00eb denoncim nga nj\u00eb person i identifikuar si A.Xh, i cili si\u00e7 doli nga relatimi faj\u00ebsonte policin\u00eb p\u00ebr dhun\u00eb, ishte hetuar gjer\u00ebsisht nga KPK.<\/p>\n<p>Komisioni vuri n\u00eb dukje se \u00c7ela kishte hetuar akuz\u00ebn ndaj A.Xh, p\u00ebr kund\u00ebrshtim t\u00eb forcave t\u00eb policis\u00eb dhe po ashtu akuz\u00ebn e k\u00ebtij t\u00eb fundit p\u00ebr dhun\u00eb nga ana e policis\u00eb. Hetimet p\u00ebr k\u00ebt\u00eb akuz\u00eb t\u00eb dyt\u00eb ishin pushuar, por nj\u00eb vendim i Gjykat\u00ebs s\u00eb Beratit e kishte rikthyer p\u00ebr hetime \u00e7\u00ebshtjen, duke i l\u00ebn\u00eb edhe disa detyra prokuroris\u00eb.<\/p>\n<p>KPK tha se disa nga detyrat e l\u00ebna nga gjykata nuk ishin kryer dhe se vendimi i pushimit t\u00eb hetimit nga prokurori nuk kishte marr\u00eb parasysh nj\u00eb ekspertiz\u00eb mjeko-ligjore dhe kjo ekspertiz\u00eb ishte referuar e ndryshuar.<\/p>\n<p>\u00c7ela u mbrojt p\u00ebr detyrat e pakryera duke p\u00ebrmendur mbingarkes\u00ebn n\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb. Ai tha se ishte nj\u00eb koh\u00eb kur prokuroria e Beratit kishte vet\u00ebm vendime ekzekutimi, 3 her\u00eb m\u00eb shum\u00eb se ajo e Tiran\u00ebs. Nd\u00ebrsa duke iu referuar rastit ai tha se disa vler\u00ebsime ishin b\u00ebr\u00eb me \u201cbindje t\u00eb brendshme\u201d.<\/p>\n<p>Sipas prokurorit kishte d\u00ebshmi se dhuna e policis\u00eb ndaj A.Xh kishte ndodhur gjat\u00eb koh\u00ebs q\u00eb ai ishte shoq\u00ebruar, pasi ai kishte kund\u00ebrshtuar policin\u00eb dhe se nj\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues i Avokatit t\u00eb Popullit q\u00eb kishte qen\u00eb i pranish\u00ebm gjat\u00eb arrestimit kishte deklaruar se nuk kishte v\u00ebn\u00eb re asgj\u00eb t\u00eb paligjshme n\u00eb shoq\u00ebrimin me forc\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb KPK theksoi se kishte hetuar \u00c7el\u00ebn edhe nisur nga publikimi n\u00eb media i \u00e7\u00ebshtjes kund\u00ebr A.D, t\u00eb cilin BIRN e identifikoi si Agim Do\u00e7i, i cili \u00ebsht\u00eb d\u00ebnuar nga Gjykata e Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb p\u00ebr Krimet e R\u00ebnda p\u00ebr \u201ctentativ\u00eb vrasje p\u00ebr shkak t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve familjare\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn dukej se Komisioni i referohej shkrimit t\u00eb BIRN <a href=\"\/?p=66934\">\u201cKalvari i nj\u00eb gruaje t\u00eb dhunuar n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb\u201d<\/a>, \u00c7ela k\u00ebrkoi n\u00eb gjykat\u00eb zbutjen e akuz\u00ebs p\u00ebr ish-bashk\u00ebshortin Agim Do\u00e7i, nga \u201ctentativ\u00eb vrasje p\u00ebr shkak t\u00eb rrethanave familjare\u201d, n\u00eb \u201cdhun\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur n\u00eb familje\u201d.<\/p>\n<p>Q\u00ebndrimi i \u00c7el\u00ebs u rr\u00ebzua n\u00eb nj\u00eb vendim t\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebm nga gjyqtarja e Gjykat\u00ebs s\u00eb Krimeve t\u00eb R\u00ebnda, Flora Hajredinaj, e cila riklasifikoi rastin akuz\u00ebn si \u201ctentativ\u00eb vrasje\u201d dhe e d\u00ebnoi Do\u00e7in me 22 vjet burg.\u00a0 \u00c7\u00ebshtja \u00ebsht\u00eb apeluar.<\/p>\n<p>Relatorja Firdes Shuli tha se dukej q\u00eb \u00c7ela nuk ishte thelluar n\u00eb analizimin e rrethanave r\u00ebnduese n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje dhe se sulmi ishte b\u00ebr\u00eb nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb viktima kishte urdh\u00ebr mbrojtjeje dhe ishte i p\u00ebrs\u00ebritur.<\/p>\n<p>\u201cDuket q\u00eb n\u00eb diskutimet p\u00ebrfundimtare para gjykat\u00ebs, prokurori mund t\u00eb kishte b\u00ebr\u00eb analiz\u00eb m\u00eb t\u00eb plot\u00eb,\u201d tha Shuli, duke iu referuar rrezikshm\u00ebris\u00eb shoq\u00ebrore t\u00eb vepr\u00ebs penale.<\/p>\n<p>Ajo tha se n\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb barr\u00ebs s\u00eb prov\u00ebs \u00c7ela kishte pranuar se analiza mund t\u00eb kishte qen\u00eb m\u00eb e thelluar. Por n\u00eb seanc\u00eb i pyetur nga an\u00ebtarja Xhensila Pine mbi klasifikimin e rastit nga \u201ctentativ\u00eb vrasje\u201d n\u00eb \u201cdhun\u00eb n\u00eb familje\u201d, \u00c7ela parashtroi se i q\u00ebndronte vendimit se rasti nuk ishte \u201ctentativ\u00eb vrasje\u201d duke referuar disa rrethana, p\u00ebrfshir\u00eb koh\u00ebn e q\u00ebndrimit n\u00eb spital t\u00eb viktim\u00ebs, ekspertizat mjeko-ligjore dhe faktin se sulmi kishte ndaluar pa nd\u00ebrhyrje nga persona t\u00eb tret\u00eb.<\/p>\n<p>\u00c7ela tha se e kishte marr\u00eb k\u00ebt\u00eb vendim p\u00ebr klasifikimin e vepr\u00ebs penale duke qen\u00eb i bindur se do t\u00eb pyetej p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, p\u00ebr shkak t\u00eb ndjeshm\u00ebris\u00eb s\u00eb lart\u00eb dhe faktit se e d\u00ebmtuara kishte qen\u00eb aktive me letra dhe ankesa p\u00ebr shkak t\u00eb konflikteve t\u00eb kompetenc\u00ebs dhe hapave q\u00eb kishte ndjekur kjo dosje.<\/p>\n<p>\u201cM\u00eb mir\u00eb t\u00eb pyetem, se sa t\u00eb veproj kund\u00ebr bindjes sime\u201d, tha \u00c7ela.<\/p>\n<p>K\u00ebmb\u00ebnguljes s\u00eb Pines\u00a0 mbi q\u00ebndrimin e ndrysh\u00ebm t\u00eb gjyqtares, \u00c7ela iu p\u00ebrgjigj duke l\u00ebn\u00eb t\u00eb kuptohej se besonte se vendimi i gjyqtares s\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb p\u00ebr Krimet e R\u00ebnda, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, ishte i ndikuar nga ndjeshm\u00ebria e \u00e7\u00ebshtjes dhe q\u00ebndrimet e padit\u00ebses.<\/p>\n<p>I pyetur n\u00ebse klasifikimi i vepr\u00ebs penale b\u00ebhej shpesh mbi bindjen e brend\u00ebshme, \u00c7ela u mbrojt duke th\u00ebn\u00eb se bindja krijohej mbi provat dhe faktet.<\/p>\n<p>\u00c7\u00ebshtje t\u00eb tjera q\u00eb u ngrit\u00ebn n\u00eb kriterin e profesionalizmit dhe figur\u00ebs &#8211; kryesisht mbi udh\u00ebtimet me nj\u00eb person t\u00eb proceduar penalisht n\u00eb Prokurorin\u00eb e Beratit p\u00ebr falsifikim dhe thirrjen e kunatit t\u00eb \u00c7el\u00ebs si d\u00ebshmitar n\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje trafiku narkotik\u00ebsh, u p\u00ebrmend\u00ebn n\u00eb seanc\u00eb, por u vu n\u00eb dukje n\u00eb relatim se n\u00eb k\u00ebto raste nuk kishte pasur probleme.<\/p>\n<p><strong>Problemet e pasuris\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb kriterin e pasuris\u00eb relatorja theksoi disa her\u00eb se raportimet vjetore t\u00eb \u00c7el\u00ebs kishin qen\u00eb t\u00eb sakta dhe t\u00eb plota, por tha se atij i ishte kaluar barr\u00eb prove n\u00eb lidhje me burimin e ligjsh\u00ebm t\u00eb pasuris\u00eb s\u00eb babait, i cili e kishte ndihmuar me dy hua p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti dhe pages\u00ebn e parakohshme t\u00eb kredis\u00eb lidhur me k\u00ebt\u00eb apartament.<\/p>\n<p>KPK tha se prind\u00ebrit nuk kishin pasur t\u00eb ardhura p\u00ebr huan\u00eb prej 5 mij\u00eb euro n\u00eb vitin 2008 dhe se ky burim nuk ishte marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb n\u00eb analiz\u00ebn financiare, duke e nxjerr\u00eb \u00c7el\u00ebn me nj\u00eb bilanc negativ prej 540 mij\u00eb lek\u00ebsh.<\/p>\n<p>Subjekti e kund\u00ebrshtoi k\u00ebt\u00eb rezultat t\u00eb hetimit duke k\u00ebrkuar rillogaritje t\u00eb shpenzimeve t\u00eb familjes p\u00ebr 3 pjes\u00ebtar\u00eb dhe jo kat\u00ebr, pasi ai vet\u00eb kishte qen\u00eb i shk\u00ebputur q\u00eb prej koh\u00ebs kur kishte filluar shkoll\u00ebn e magjistratur\u00ebs dhe shpenzimet e tij ishin llogaritur m\u00eb vete.<\/p>\n<p>\u00c7ela po ashtu k\u00ebrkoi rikonsiderimin e t\u00eb ardhurave t\u00eb familjes s\u00eb prind\u00ebrve duke marr\u00eb parasysh shitjen e dy apartamenteve para se t\u00eb jepej huaja.<\/p>\n<p>Probleme t\u00eb ngjashme u vun\u00eb n\u00eb dukje edhe p\u00ebr nj\u00eb hua t\u00eb dyt\u00eb prej 1.4 milion lek\u00ebsh po prej babait. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast KPK vuri n\u00eb dukje se huadh\u00ebn\u00ebsi rezultonte me bilance negative prej 76 mij\u00eb lek\u00eb, 60 mij\u00eb lek\u00eb dhe 13 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb tre vite. \u00c7ela edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb rishikohej analiza, nd\u00ebrsa vuri n\u00eb dukje se duhej t\u00eb llogaritej jo p\u00ebr kat\u00ebr an\u00ebtar\u00eb, por vet\u00ebm p\u00ebr dy prind\u00ebrit pasi ai dhe v\u00ebllai gjyqtar\u00eb ishin t\u00eb shk\u00ebputur q\u00eb n\u00eb momentin e fillimit t\u00eb Shkoll\u00ebs s\u00eb Magjistratur\u00ebs dhe jetonin me t\u00eb ardhurat e tyre.<\/p>\n<p>Ai tha se nuk kishte dashur asnj\u00ebher\u00eb t\u00eb merrte hua nga familja dhe se kishte v\u00ebn\u00eb n\u00eb dispozicion t\u00eb KPK-s\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat se kishte k\u00ebrkuar financim nga bankat, por se ishte detyruar p\u00ebr shkak t\u00eb kalimit t\u00eb afateve t\u00eb nj\u00eb pagese q\u00eb mund ta penalizonte. Ai theksoi se e ngjashme kishte qen\u00eb edhe situata p\u00ebr huan\u00eb e dyt\u00eb dhe se shlyerja e saj para kohe ishte b\u00ebr\u00eb me k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb babait, i cili donte t\u00eb shiste sht\u00ebpin\u00eb q\u00eb ishte vendosur kolateral.<\/p>\n<p>\u00c7ela tha se banka, edhe pse kishte pasur vet\u00ebm nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb kredis\u00eb p\u00ebr t\u00eb shlyer, e cila mund t\u00eb mbulohej pa kolateral nga t\u00eb ardhurat e tij, kishte refuzuar heqjen nga kolaterali t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb duke detyruar shlyerjen e parakohshme.<\/p>\n<p>KPK vuri n\u00eb dukje se nuk kishte njohur si t\u00eb ligjshme rreth 1200 dollar\u00eb q\u00eb bashk\u00ebshortja e \u00c7el\u00ebs kishte deklaruar si dhurat\u00eb nga babai q\u00eb ishte n\u00eb emigracion. \u00c7ela nuk kishte dh\u00ebn\u00eb shpjegime p\u00ebr k\u00ebt\u00eb shum\u00eb sipas KPK. N\u00eb seanc\u00eb prokurori tha se kjo shum\u00eb ishte deklaruar nga bashk\u00ebshortja n\u00eb vitin 2003 rregullisht dhe se \u00e7do marr\u00ebdh\u00ebnie e tij me k\u00ebt\u00eb t\u00eb ardhur ishte e ligjshme, pasi ata ishin martuar n\u00eb vitin 2007. Ai tha se e linte n\u00eb \u00e7mim t\u00eb Komisionit se si do t\u00eb konsiderohej shuma n\u00eb fjal\u00eb, por k\u00ebmb\u00ebnguli se ajo ishte e ligjshme p\u00ebr t\u00eb.<\/p>\n<p>Disa \u00e7\u00ebshtje t\u00eb tjera kryesisht p\u00ebr makinat e blera, nj\u00eb derdhje n\u00eb llogarin\u00eb bashk\u00ebshortes dhe pagesa p\u00ebr edukimin e f\u00ebmij\u00ebve u gjet\u00ebn pa probleme nga Komisioni.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Procesi i rivler\u00ebsimit i prokurorit t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme, Arens \u00c7ela u fokusua kryesisht te kriteri i profesionalizmit, nd\u00ebrsa ndaj subjektit u ngrit\u00ebn pyetje mbi k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr zbutje t\u00eb akuz\u00ebs ndaj nj\u00eb bashk\u00ebshorti, t\u00eb d\u00ebnuar m\u00eb pas nga Gjykata e Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb p\u00ebr Krimet e R\u00ebnda p\u00ebr tentativ\u00eb vrasje t\u00eb gruas.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":97,"featured_media":73885,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[167,117,2,362],"tags":[619,118,149,175],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Prokurori-Arenc-\u00c7ela-n\u00eb-KPK.jpg","fifu_image_alt":"Prokurori Arenc \u00c7ela n\u00eb KPK | Foto : LSA","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73884"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/97"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=73884"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73884\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":73886,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73884\/revisions\/73886"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/73885"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=73884"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=73884"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=73884"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}