{"id":73896,"date":"2021-03-01T16:46:06","date_gmt":"2021-03-01T15:46:06","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/inspektorja-e-ild-marsela-pepi-perballet-me-vetingun\/2021\/03\/01\/"},"modified":"2023-04-06T22:05:56","modified_gmt":"2023-04-06T20:05:56","slug":"inspektorja-e-ild-marsela-pepi-perballet-me-vetingun","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/inspektorja-e-ild-marsela-pepi-perballet-me-vetingun\/2021\/03\/01\/","title":{"rendered":"Inspektorja e ILD, Marsela Pepi p\u00ebrballet me vetingun"},"content":{"rendered":"<p>Inspektorja Marsela Pepi u pyet gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore lidhur me t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara nga shitja e prodhimeve bujq\u00ebsore t\u00eb familjes s\u00eb saj dhe t\u00eb bashk\u00ebshortit, nd\u00ebrsa u vler\u00ebsua pozitivisht p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs dhe profesionalizmin.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_76956\" aria-describedby=\"caption-attachment-76956\" style=\"width: 533px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Marsela-Plepi.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-76956\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Marsela-Plepi-533x400.jpg\" alt=\"\" width=\"533\" height=\"400\" data-id=\"76956\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-76956\" class=\"wp-caption-text\">Inspektorja e ILD, Masela Pepi pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb KPK. Foto: Edmond Hoxhaj.<\/figcaption><\/figure>\n<p>Marsela Pepi, e komanduar si inspektore n\u00eb zyr\u00ebn e Inspektorit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb u p\u00ebrball t\u00eb h\u00ebn\u00ebn me rezultatet e hetimit administrativ t\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK p\u00ebr t\u00eb tri kriteret e rivler\u00ebsimit.<\/p>\n<p>Trupi gjykues q\u00eb po kryen procesin e rivler\u00ebsimit p\u00ebr Marsela Pepin p\u00ebrb\u00ebhet nga Brunilda Bekteshi n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e kryesueses, me relatore Pamela Qirkon dhe an\u00ebtar Lulzim Hamitajn.\u00a0 N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar ishte e pranishme Elka Ermenkova.<\/p>\n<p>Pepi u vler\u00ebsua pozitivisht p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs dhe profesionalizmin, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb dha shpjegime gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore p\u00ebr barr\u00ebn e prov\u00ebs t\u00eb kaluar nga Komisioni, q\u00eb kryesisht kishin t\u00eb b\u00ebnin me t\u00eb ardhurat nga familjet bujq\u00ebsore t\u00eb saj dhe t\u00eb bashk\u00ebshortit.<\/p>\n<p>Relatorja Qirko u ndal n\u00eb burimet e tre depozitave bankare nj\u00eb n\u00eb vler\u00ebn 2.8 milion\u00eb lek\u00eb q\u00eb zot\u00ebron inspektorja Pepi s\u00eb bashku me bashk\u00ebshortin dhe dy depozita t\u00eb \u00e7elura p\u00ebr dy f\u00ebmij\u00ebt e mitur, p\u00ebrkat\u00ebsisht n\u00eb shumat 13 mij\u00eb e 581 euro dhe 200 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Si burim p\u00ebr krijimin dhe shtesat e depozit\u00ebs bankare n\u00eb shum\u00ebn 2.8 milion\u00eb lek\u00eb nga viti 2008 deri n\u00eb 2016-\u00ebn, Pepi ka deklaruar t\u00eb ardhurat nga shitjet e prodhimeve bujq\u00ebsore t\u00eb familjes s\u00eb saj t\u00eb origjin\u00ebs dhe t\u00eb bashk\u00ebshortit; t\u00eb ardhurat nga pagat e tyre si dhe nga shitja e nj\u00eb autoveture n\u00eb shum\u00ebn 200 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb vitin 2016.<\/p>\n<p>Qirko tha se subjekti ka deklaruar sakt\u00eb gjendjen e depozit\u00ebs si dhe shtesat dhe ndryshimet nd\u00ebr vite. N\u00eb analiz\u00ebn financiare p\u00ebr periudh\u00ebn 2008-2016 jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb t\u00eb ardhurat nga pagat e Pepit dhe t\u00eb bashk\u00ebshortit t\u00eb saj, si edhe vlera 200 mij\u00eb lek\u00eb e p\u00ebrfituar nga shitja e autoveture tip Benz.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, Komisioni i ka kaluar Pepit barr\u00ebn e prov\u00ebs p\u00ebr t\u00eb provuar me dokumentacion justifikues ligjor t\u00eb ardhurat e deklaruara nd\u00ebr vite si t\u00eb p\u00ebrfituara nga shitjet e prodhimeve bujq\u00ebsore.<\/p>\n<p>P\u00ebr periudh\u00ebn 2008-2016, Pepi ka deklaruar periodikisht t\u00eb ardhura nga shitja e prodhimeve bujq\u00ebsore, q\u00eb sipas Komisionit, n\u00eb total kapin vler\u00ebn 1.5 milion\u00eb lek\u00eb. Qirko tha se subjekti ka arritur t\u00eb provoj\u00eb pron\u00ebsin\u00eb e pjes\u00ebs takuese t\u00eb saj dhe t\u00eb bashk\u00ebshortit n\u00eb pasurit\u00eb tok\u00eb-ar\u00eb q\u00eb administrojn\u00eb familjet e tyre t\u00eb origjin\u00ebs, prona t\u00eb cilat jan\u00eb p\u00ebrfituar nga Ligji \u201cP\u00ebr Tok\u00ebn\u201d.<\/p>\n<p>\u201cPor duket se nuk kan\u00eb depozituar dokumentacion ligjor justifikues lidhur me t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara nga prodhimet bujq\u00ebsore si dhe pages\u00ebn e detyrimeve tatimore\u201d, pohoi relatorja Qirko. Ajo shtoi se Pepi ka dor\u00ebzuar prova dhe argumente t\u00eb cilat do t\u00eb vler\u00ebsohen gjat\u00eb vendimarrjes p\u00ebrfundimtare.<\/p>\n<p>T\u00eb ardhurat nga bujq\u00ebsia jan\u00eb deklaruar gjithashtu si burim i pjessh\u00ebm p\u00ebr krijimin e depozit\u00ebs n\u00eb em\u00ebr t\u00eb f\u00ebmij\u00ebs s\u00eb par\u00eb me vler\u00eb 13 mij\u00eb e 581 euro, si dhe dhuratat nga gjysh\u00ebrit respektiv\u00eb. P\u00ebr depozit\u00ebn n\u00eb shum\u00ebn 200 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb f\u00ebmij\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb, ka deklaruar si burim krijimi dhuratat nga familjar\u00ebt me rastin e lindjes s\u00eb djalit.<\/p>\n<p>Qirko tha se subjekti nuk ka deklaruar periodikisht shtimin e pasurive nga dhuratat dhe sipas Komisionit, duket se k\u00ebto shuma nuk jan\u00eb p\u00ebrdorur p\u00ebr \u00e7eljen dhe shtesat e depozitave n\u00eb em\u00ebr t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve.\u00a0 Gjithashtu, lidhur me krijimin e depozit\u00ebs 13 mij\u00eb e 581 euro, KPK i ka kaluar barr\u00ebn e prov\u00ebs p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetuar t\u00eb ardhurat nga bujq\u00ebsia si dhe pages\u00ebn e detyrimeve tatimore.<\/p>\n<p>N\u00eb seanc\u00eb nuk u evidentua pamund\u00ebsi financiare e familjes s\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit p\u00ebr krijimin e tre depozitave.<\/p>\n<p>Pepi e vler\u00ebsoi procesin e rivler\u00ebsimit t\u00eb kryer nga Komisioni dhe u ndal n\u00eb barrat e prov\u00ebs. Ajo tha se ka qen\u00eb e pamundur t\u00eb sigurohej dokumentacion justifikues ligjor p\u00ebr t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara nga shitja e prodhimeve bujq\u00ebsore pasi ishin kryer nga prind\u00ebrit vite me par\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas Pepit, prind\u00ebrit nuk kan\u00eb pasur detyrim ligjor q\u00eb t\u00eb dokumentonin t\u00eb ardhurat q\u00eb p\u00ebrfitonin n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e familjes bujq\u00ebsore.<\/p>\n<p>\u201cAta kan\u00eb pasur detyrim t\u00eb paguanin detyrimet si fermer\u00eb, gj\u00eb q\u00eb e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb rregullisht\u201d, pohoi Pepi dhe theksoi se t\u00eb ardhurat nga bujq\u00ebsia i kishte deklaruar rregullisht nd\u00ebr vite.<\/p>\n<p>E pyetur nga Qirko lidhur me kulturat bujq\u00ebsore q\u00eb kishin kultivuar familja e saj dhe e bashk\u00ebshortit, Pepi shpjegoi se aktiviteti ishte ushtruar gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs nga t\u00eb dy familjet, t\u00eb cilat kishin p\u00ebrfituar tok\u00eb bujq\u00ebsore.<\/p>\n<p>Pepi sqaroi se prind\u00ebrit e saj jetojn\u00eb ende n\u00eb fshat, nd\u00ebrsa vjehrri, pas transferimit n\u00eb Tiran\u00eb komunikonte me persona t\u00eb ndrysh\u00ebm q\u00eb punonin dhe mbillnin tok\u00ebn dhe kur shkonte n\u00eb Kor\u00e7\u00eb, kryente pagesat p\u00ebrkat\u00ebse. Sipas subjektit, ata kultivonin kryesisht fasule, elb dhe mis\u00ebr. Pepi shtoi se vjehrri kishte pasur m\u00eb par\u00eb edhe pemtari t\u00eb llojit kumbull dhe se e shiste prodhimin tek nj\u00eb i af\u00ebrm i tij, i cili e p\u00ebrpunonte p\u00ebr raki.<\/p>\n<p>E pyetur nga Hamitaj lidhur me mospagimin e detyrimeve, Pepi k\u00ebmb\u00ebnguli se sipas legjislacionit, prind\u00ebrit e saj dhe t\u00eb bashk\u00ebshortit i kishin paguar detyrimet q\u00eb u takonin dhe se nuk paguhej tatim p\u00ebr k\u00ebto lloj t\u00eb ardhurash.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb interesit t\u00eb v\u00ebzhgueses nd\u00ebrkomb\u00ebtare Elka Ermenkova lidhur me pesh\u00ebn q\u00eb zinin n\u00eb totalin e t\u00eb ardhurave familjare ato t\u00eb p\u00ebrfituara nga shitja e prodhimeve bujq\u00ebsore, Pepi tha se ato kan\u00eb qen\u00eb modeste. \u201cShpenzimet e familjes jan\u00eb p\u00ebrballuar nga pagat tona,\u201d tha ajo.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim Qirko konstatoi mosp\u00ebrputhje lidhur me vler\u00ebn e gjendjes cash t\u00eb deklaruar nga Pepi. Sipas KPK, nga p\u00ebrllogaritjet duhej q\u00eb t\u00eb kishte gjendje cash shum\u00ebn 850 mij\u00eb lek\u00eb dhe jo 800 mij\u00eb lek\u00eb sa ka deklaruar subjekti i rivler\u00ebsimit.<\/p>\n<p>Pepi pohoi n\u00eb seanc\u00eb se kishte deklaruar vler\u00ebn reale t\u00eb gjendjes cash, q\u00eb sipas saj kishte qen\u00eb 800 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb seanc\u00eb u konstatua mosdeklarimi nga bashk\u00ebshorti i marrjes s\u00eb dy kredive n\u00eb vitet 2007 dhe 2008 n\u00eb shumat 700 mij\u00eb dhe 300 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Gjyqtarja Pepi shpjegoi se kredit\u00eb ishin marr\u00eb prej n\u00ebn\u00ebs s\u00eb bashk\u00ebshortit dhe se ky i fundit kishte qen\u00eb n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e dor\u00ebzan\u00ebsit. Ajo tha se bashk\u00ebshorti as nuk kishte t\u00ebrhequr vlerat e kredive dhe as nuk i kishte shlyer ato. \u201cAi \u00ebsht\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebs formal n\u00eb marrjen e kredis\u00eb dhe \u00a0mospasqyrimi mund t\u00eb cil\u00ebsohet vet\u00ebm si pasakt\u00ebsi formale,\u201d k\u00ebmb\u00ebnguli ajo.<\/p>\n<p>Nga analiza financiare p\u00ebr periudh\u00ebn 2003-2016 kan\u00eb rezultuar balanca negative n\u00eb vlera t\u00eb vogla gjat\u00eb viteve 2008, 2011, 2014 dhe 2016, n\u00eb vler\u00eb totale 300 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Lidhur me balanc\u00ebn negative, Pepi i k\u00ebrkoi KPK q\u00eb t\u00eb vler\u00ebsonte n\u00eb baz\u00eb t\u00eb parimeve t\u00eb proporcionalitetit dhe objektivitetit.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore, Marsela Pepi tha se vler\u00ebsonte se kishte kryer deklarim t\u00eb sakt\u00eb p\u00ebr pasurit\u00eb dhe burimet e krijimit t\u00eb tyre, se kishte arritur nivel t\u00eb besuesh\u00ebm p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs dhe kualifikues p\u00ebr profesionalizmin, duke k\u00ebrkuar konfirmimin e saj n\u00eb detyr\u00eb.<\/p>\n<p>KPK njoftoi se vendimi do t\u00eb shpallet m\u00eb dat\u00eb 3 mars, ora 09:45.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Inspektorja Marsela Pepi u pyet gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore lidhur me t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara nga shitja e prodhimeve bujq\u00ebsore t\u00eb familjes s\u00eb saj dhe t\u00eb bashk\u00ebshortit, nd\u00ebrsa u vler\u00ebsua pozitivisht p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs dhe profesionalizmin.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":73897,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[415,117,2,362],"tags":[103,342,118],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Marsela-Plepi.jpg","fifu_image_alt":"Inspektorja e ILD, Masela Pepi pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb KPK. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73896"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=73896"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73896\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":73898,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73896\/revisions\/73898"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/73897"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=73896"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=73896"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=73896"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}