{"id":73908,"date":"2021-02-28T17:31:20","date_gmt":"2021-02-28T16:31:20","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/prokurori-bardhok-lleshi-shumefishoi-gjate-detyres-pasurite-e-krijuara-me-burime-te-paprovuara\/2021\/02\/28\/"},"modified":"2023-04-06T22:06:13","modified_gmt":"2023-04-06T20:06:13","slug":"prokurori-bardhok-lleshi-shumefishoi-gjate-detyres-pasurite-e-krijuara-me-burime-te-paprovuara","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/prokurori-bardhok-lleshi-shumefishoi-gjate-detyres-pasurite-e-krijuara-me-burime-te-paprovuara\/2021\/02\/28\/","title":{"rendered":"Prokurori Bardhok Lleshi shum\u00ebfishoi gjat\u00eb detyr\u00ebs pasurit\u00eb e krijuara me burime t\u00eb paprovuara"},"content":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konkludon se prokurori i Lezh\u00ebs Bardhok Lleshi, ka c\u00ebnuar besimin e publikut tek drejt\u00ebsia, pasi nuk ka pasur burime financiare t\u00eb ligjshme p\u00ebr krijimin e pasurive para dhe pas fillimit t\u00eb detyr\u00ebs, se ka kryer deklarim t\u00eb rrem\u00eb e fshehje t\u00eb pasuris\u00eb, si dhe \u00ebsht\u00eb gjendur n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb interesit.\u00a0<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_75932\" aria-describedby=\"caption-attachment-75932\" style=\"width: 533px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Bardhok-Lleshi-pas-seances-se-KPK.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-75932\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Bardhok-Lleshi-pas-seances-se-KPK-533x400.jpg\" alt=\"\" width=\"533\" height=\"400\" data-id=\"75932\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-75932\" class=\"wp-caption-text\">Prokurori i Lezh\u00ebs, Bardhok Lleshi pas seanc\u00ebs s\u00eb par\u00eb d\u00ebgjimore n\u00eb KPK. Foto: Edmond Hoxhaj.<\/figcaption><\/figure>\n<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK vendosi m\u00eb 15 janar 2021 t\u00eb shkarkoj\u00eb nga detyra prokuroin e lezh\u00ebs, Bardhok Lleshi, duke konkluduar se nga vler\u00ebsimi n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi i gjith\u00eb pasuris\u00eb q\u00eb ai zot\u00ebron, kishte c\u00ebnuar besimin e publikut tek tek sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioni konstaton munges\u00eb burimesh p\u00ebr justifikimin e pasurive t\u00eb krijuara para dhe pas fillimit t\u00eb detyr\u00ebs n\u00eb vler\u00ebn totale 19 milion\u00eb e 337 mij\u00eb lek\u00eb dhe ngre dyshime se ai ka kryer deklarime t\u00eb rreme dhe fshehje t\u00eb pasurive p\u00ebr t\u00eb cilat pretendon se jan\u00eb n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb familjar\u00ebve, edhe pse figurojn\u00eb n\u00eb emrin e tij.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr q\u00eb gjat\u00eb hetimit nga Komisioni ka rezultuar se subjekti i rivler\u00ebsimit i ka shum\u00ebfishuar disa her\u00eb pasurit\u00eb e tij gjat\u00eb ushtrimit t\u00eb detyr\u00ebs, origjina e t\u00eb cilave mbetet e paprovuar dhe e p\u00ebrfituar n\u00eb shkelje t\u00eb detyrimeve ligjore,\u201d shprehet trupi gjykues i KPK i kryesuar nga Olsi Komici, me relatore Valbona Sanxhaktarin dhe an\u00ebtare Xhensila Pinen.<\/p>\n<p>Bardhok Lleshi p\u00ebrfundoi studimet n\u00eb Shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs n\u00eb vitin 2005 dhe u em\u00ebrua si prokuror n\u00eb Prokurorin\u00eb e Krimeve t\u00eb R\u00ebnda. N\u00eb vitin 2009, Lleshi u transferua n\u00eb Prokurorin\u00eb e Lezh\u00ebs ku vazhdon ta ushtroj\u00eb funksionin edhe aktualisht.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2014, Lleshi u kall\u00ebzua penalisht nga Inspektoriati i Lart\u00eb i Deklarimit dhe Kontrollit t\u00eb Pasurive dhe Konfliktit t\u00eb Interesit p\u00ebr fshehje pasurie n\u00eb vlera t\u00eb m\u00ebdha dhe mosdeklarim t\u00eb pasurive, por \u00e7\u00ebshtja u pushua nga prokuroria.<\/p>\n<p><strong>Pasurit\u00eb para fillimit t\u00eb detyr\u00ebs<\/strong><\/p>\n<p>Si burim krijimi t\u00eb pasurive para fillimit t\u00eb detyr\u00ebs, prokurori Lleshi ka deklaruar t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara nga puna n\u00eb emigracion n\u00eb shtetin grek gjat\u00eb periudh\u00ebs 1991-1996, por nuk ka depozituar dokumentacion provues.<\/p>\n<p>Komisioni v\u00ebren mosp\u00ebrputhje n\u00eb deklarimet e Lleshit p\u00ebr blerjen e nj\u00eb\u00a0pasurie tok\u00eb ar\u00eb me sip\u00ebrfaqe 8 mij\u00eb e 320 m2 n\u00eb Dritas t\u00eb Tiran\u00ebs p\u00ebr shum\u00eb 832 mij\u00eb lek\u00eb dhe mosdeklarimin t\u00eb bllokimit si kolateral t\u00eb k\u00ebsaj prone n\u00eb prill 2010-\u00ebs p\u00ebr shum\u00ebn 70 mij\u00eb euro dhe n\u00eb n\u00ebntor t\u00eb vitit 2011 p\u00ebr vler\u00ebn 5 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas trupit gjykues, nisur nga marr\u00ebdh\u00ebnia kontraktuale me bank\u00ebn p\u00ebr vendosjen e k\u00ebsaj prone si kolateral, duket se subjekti e ka fshehur vler\u00ebn reale t\u00eb k\u00ebsaj pasurie n\u00eb deklarat\u00ebn veting, pasi rezulton t\u00eb jet\u00eb shum\u00eb her\u00eb m\u00eb e lart\u00eb nga ajo e deklaruar.<\/p>\n<p>Gjithashtu, KPK arrin n\u00eb p\u00ebrfundimin se ai nuk arriti t\u00eb provoj\u00eb krijimin e k\u00ebsaj pasurie me t\u00eb ardhura nga burime t\u00eb ligjshme, pasi nuk ka provuar me dokumentacion t\u00eb ardhurat nga emigracioni.<\/p>\n<p>KPK konkludon se prokurori Lleshi ka munges\u00eb burimesh t\u00eb ligjshme dhe se ka kryer deklarim t\u00eb rrem\u00eb edhe p\u00ebr nj\u00eb apartament me sip\u00ebrfaqe 124.1 m2 n\u00eb Tiran\u00eb, t\u00eb porositur n\u00eb vitin 2003 kundrejt vler\u00ebs 60 mij\u00eb euro dhe t\u00eb regjistruar sipas kontrat\u00ebs s\u00eb shitblerjes n\u00eb n\u00ebntor t\u00eb 2012-\u00ebs.<\/p>\n<p>Lleshi ka deklaruar se pagesa e \u00e7mimit t\u00eb k\u00ebsaj pasurie \u00ebsht\u00eb kryer me dy k\u00ebste, i pari n\u00eb vler\u00ebn 25 mij\u00eb euro me burim t\u00eb ardhurat nga emigracioni dhe pjesa tjet\u00ebr kredi.<\/p>\n<p>Ai ka deklaruar se t\u00eb ardhurat p\u00ebr shlyerjen e kredis\u00eb nga viti 2006 deri n\u00eb vitin 2009 kan\u00eb si burim t\u00eb ardhurat nga paga e tij dhe e bashk\u00ebshortes, si dhe nga nj\u00eb bar-kafe q\u00eb e ka administruar sipas nj\u00eb prokurore t\u00eb posa\u00e7me t\u00eb vitit 2004 t\u00eb l\u00ebshuar nga v\u00ebllai F.Ll..<\/p>\n<p>Subjekti ka shpjeguar se pagesa e k\u00ebsteve \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nga familjar\u00ebt e tij t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb menaxhuar pun\u00ebn n\u00eb k\u00ebt\u00eb lokal, nd\u00ebrsa pas vitit 2010, kur v\u00ebllai F. Ll. \u00ebsht\u00eb larguar nga certifikata familjare, pagesa e kredis\u00eb \u00ebsht\u00eb marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr nga nj\u00eb shoq\u00ebri nd\u00ebrtuese n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb v\u00ebllait tjet\u00ebr S.M, n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb tok\u00ebs 1200 m2 n\u00eb fshatin B\u00ebrxull, ku do t\u00eb nd\u00ebrtohej nj\u00eb objekt.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontrat\u00ebn e sip\u00ebrmarrjes t\u00eb vitit 2010 p\u00ebrcaktohej se me p\u00ebrfundimin e dor\u00ebzimit t\u00eb objektit, Lleshit i hiqet e drejta e pron\u00ebsis\u00eb mbi tok\u00ebn, nd\u00ebrsa shoq\u00ebria merrte p\u00ebrsip\u00ebr t\u00eb likuidonte t\u00ebr\u00ebsisht pjes\u00ebn e mbetur t\u00eb kredis\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas KPK, subjekti nuk ka provuar se kredia bankare n\u00eb \u201cEmporiki Bank\u201d sh.a.,ka sh\u00ebrbyer p\u00ebr blerjen e apartamentit n\u00eb Tiran\u00eb dhe\u00a0vler\u00ebson se subjekti i rivler\u00ebsimit ka munges\u00eb t\u00eb burimeve financiare t\u00eb ligjshme p\u00ebr t\u00eb justifikuar pasurin\u00eb.<\/p>\n<p><strong>&#8220;Zot\u00ebrues i pasurive t\u00eb v\u00ebllait&#8221;<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebr dy pasuri t\u00eb tjera tok\u00eb ar\u00eb, nj\u00eb me sip\u00ebrfaqe 11 mij\u00eb e 500 m2 me vler\u00eb t\u00eb deklaruar 1 milion e 150 mij\u00eb lek\u00eb dhe tjetra 5 mij\u00eb e 120 m2 me vler\u00eb 512 mij\u00eb lek\u00eb, t\u00eb regjistruara n\u00eb em\u00ebr t\u00eb prokurorit Lleshi n\u00eb shkurt t\u00eb vitit 2002, subjekti ka deklaruar se blerja e tyre faktike ka ndodhur n\u00eb vitin 1998 dhe se jan\u00eb financuar prej v\u00ebllait F.Ll., nga t\u00eb ardhurat e k\u00ebtij t\u00eb fundit nga emigracioni n\u00eb SHBA dhe Kanada.<\/p>\n<p>Prokurori Lleshi ka pretenduar se k\u00ebto pasuri jan\u00eb regjistruar n\u00eb emrin e tij, pasi\u00a0n\u00eb at\u00eb koh\u00eb v\u00ebllai ka qen\u00eb n\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn certifikat\u00eb familjare dhe nuk ndodhej n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>I pyetur se\u00a0p\u00ebrse k\u00ebto prona vazhdojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb tij, Lleshi ka deklaruar se kalimi i pron\u00ebsis\u00eb \u00ebsht\u00eb diskrecion i t\u00eb v\u00ebllait dhe n\u00eb momentin q\u00eb ai do ta k\u00ebrkoj\u00eb, do t\u00eb realizohet.<\/p>\n<p>Komisioni konkludon se subjekti nuk arrin t\u00eb provoj\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb bind\u00ebse se k\u00ebto dy pasuri jan\u00eb n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb v\u00ebllait dhe as faktin e blerjes t\u00eb tyre me t\u00eb ardhurat e tij.<\/p>\n<p>N\u00eb vendim thuhet se Lleshi nuk ka pasqyruar n\u00eb deklarat\u00ebn veting nj\u00eb pasuri t\u00eb llojit truall nd\u00ebrtimi me sip\u00ebrfaqe 7 mij\u00eb 210 m2 n\u00eb Lezh\u00eb, q\u00eb e ka sh\u00ebnuar n\u00eb deklarat\u00ebn fillestare t\u00eb vitit 2004, kur ka sqaruar se ai vet\u00eb nuk ka pasur pjes\u00eb takuese, por ishte bler\u00eb nga v\u00ebllai i tij F.Ll.. Lleshi ka deklaruar se kjo pron\u00eb \u00ebsht\u00eb bler\u00eb n\u00eb korrik t\u00eb vitit 2002 n\u00eb vler\u00ebn 3.9 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Nga hetimi rezulton se trualli \u00ebsht\u00eb shitur n\u00eb shkurt t\u00eb vitit 2005 nga prokurori Bardhok Lleshi n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e pal\u00ebs shit\u00ebse, me pal\u00eb bler\u00ebse v\u00ebllan\u00eb e tij F.Ll., i p\u00ebrfaq\u00ebsuar me prokur\u00eb nga vet\u00eb subjekti i rivler\u00ebsimit.<\/p>\n<p>Komisioni v\u00ebren se prokurori Lleshi nuk arriti t\u00eb provoj\u00eb se p\u00ebrse kontrata e shitjes s\u00eb truallit nuk u firmos n\u00eb koh\u00ebn kur v\u00ebllai ka realizuar veprime p\u00ebr regjistrimin e nj\u00eb aktiviteti tregtar po at\u00eb vit, kur ai ka q\u00ebndruruar n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebr rreth 3 muaj.<\/p>\n<p>Nga hetimi ka rezultuar se prokurori Lleshi zot\u00ebron nj\u00eb dyqan me sip\u00ebrfaqe 86 m2 n\u00eb Tiran\u00eb, pasuri q\u00eb nuk e ka pasqyruar as n\u00eb vitin 2004 dhe as n\u00eb deklarat\u00ebn veting.<\/p>\n<p>Subjekti ka shpjeguar se lokali i bler\u00eb n\u00eb vitin 2002 \u00ebsht\u00eb financuar nga v\u00ebllai i tij F. Ll.. Ashtu si n\u00eb rastin e dy ngastrave t\u00eb tok\u00ebs, Lleshi ka pretenduar se pasuria \u00ebsht\u00eb regjistruar n\u00eb emrin e tij, pasi n\u00eb at\u00eb koh\u00eb v\u00ebllai nuk ndodhej n\u00eb Shqip\u00ebri dhe se figuronin n\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn certifikat\u00eb familjare.<\/p>\n<p>Trupi gjykues i Komisionit vler\u00ebson se subjekti i rivler\u00ebsimit nuk mundi t\u00eb provoj\u00eb mund\u00ebsit\u00eb financiare p\u00ebr krijimin e k\u00ebsaj pasurie dhe se ajo i p\u00ebrket v\u00ebllait t\u00eb tij.<\/p>\n<p>\u201cLidhur me p\u00ebrdorimin nga subjekti i rivler\u00ebsimit t\u00eb k\u00ebsaj pasurie, si dhe deklarimit mbi t\u00eb ardhura t\u00eb p\u00ebrfituara prej tij nga menaxhimi i k\u00ebtij aktiviteti duke marr\u00eb fitimin, mbet\u00ebn t\u00eb paprovuara dhe t\u00ebr\u00ebsisht informale\u201d, konstaton KPK.<\/p>\n<p>Komisioni v\u00ebren se kjo pasuri gjendet n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin pallat ku ndodhet edhe banesa e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit dhe\u00a0arrin n\u00eb konkluzionin se Lleshi gjat\u00eb ushtrimit t\u00eb detyr\u00ebs s\u00eb prokurorit ka menaxhuar nj\u00eb aktivitet tregtar p\u00ebr t\u00eb cilin nuk \u00ebshte deklaruar me transparenc\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnia e tij dhe m\u00ebnyra e p\u00ebrfitimit t\u00eb t\u00eb ardhurave t\u00eb deklaruara.<\/p>\n<p>\u201c[\u2026]duke e vendosur subjektin e rivler\u00ebsimit n\u00eb kushte t\u00eb tilla q\u00eb ngren\u00eb dyshime t\u00eb arsyeshme se kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pasuri e fshehur e tij ose s\u00eb paku aktiviteti tregtar nga i cili ai ka p\u00ebrfituar t\u00eb ardhura \u00ebsht\u00eb nj\u00eb veprimtari e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn ai ka b\u00ebr\u00eb deklarim t\u00eb rrem\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn jan\u00eb p\u00ebrfituar t\u00eb ardhura[\u2026]\u201d vler\u00ebson Komisioni.<\/p>\n<p><strong>Shum\u00ebfishimi i pasurive gjat\u00eb detyr\u00ebs<\/strong><\/p>\n<p>Nga hetimi adminsitrativ ka rezultuar se prokurori Lleshi, nga n\u00ebnshkrimi i kontrat\u00ebs s\u00eb shk\u00ebmbimit t\u00eb pasuris\u00eb tok\u00eb ar\u00eb me sip\u00ebrfaqe 1200 m2 n\u00eb B\u00ebrxull me v\u00ebllan\u00eb e tij S.M. n\u00eb vitin 2015, nuk ka p\u00ebrfituar vet\u00ebm shlyerjen e pjes\u00ebs s\u00eb mbetur t\u00eb kredis\u00eb q\u00eb ishte dakord\u00ebsuar n\u00eb marr\u00ebveshjen fillestare, por edhe nj\u00eb bodrum n\u00eb objektin e nd\u00ebrtuar, me sip\u00ebrfaqe 600 m2 dhe me vler\u00eb totale 30 milion\u00eb e 900 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>I pyetur nga Komisioni, Lleshi ka shpjeguar se nuk ishte i k\u00ebnaqur vet\u00ebm me pages\u00ebn e kredis\u00eb dhe k\u00ebrkoi q\u00eb p\u00ebr tok\u00ebn e v\u00ebn\u00eb n\u00eb dispozicion t\u00eb p\u00ebrfitoj\u00eb edhe sip\u00ebrfaqen 600 m2, gj\u00eb t\u00eb cil\u00ebn sipas tij, shoq\u00ebria nd\u00ebrtuese e pranoi.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, gjat\u00eb hetimit ka rezultuar se pasuria ar\u00eb me sip\u00ebrfaqe 1200 m2 ka sh\u00ebrbyer edhe p\u00ebr nj\u00eb hua n\u00eb vler\u00ebn 150 mij\u00eb euro q\u00eb prokurori Lleshi ka marr\u00eb n\u00eb prill t\u00eb vitit 2005 nga shtetasi L.N.., fakt q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb pasqyruar n\u00eb deklarat\u00ebn periodike.<\/p>\n<p>Lleshi\u00a0ka deklaruar se shtetasi L. N. ka pasur si q\u00ebllim t\u00eb blinte pron\u00ebn dhe kontrata \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpiluar p\u00ebr t\u2019u siguruar se nuk do ta blinte ndonj\u00eb person tjet\u00ebr p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb kohe prej nj\u00eb muaji, koh\u00eb gjat\u00eb s\u00eb cil\u00ebs ai do t\u00eb siguronte shum\u00ebn e parave. Ai ka shtuar se pas nj\u00eb muaji L.N. nuk e ka siguruar dot shum\u00ebn dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye kan\u00eb p\u00ebrpiluar nj\u00eb deklarat\u00eb me shkrim p\u00ebr anulimin e k\u00ebsaj kontrate dhe se huaja 150 mij\u00eb euro nuk \u00ebsht\u00eb marr\u00eb asnj\u00ebher\u00eb prej tij.<\/p>\n<p>Komisioni konstaton se Lleshi ka regjistruar nj\u00eb procedim penal t\u00eb vitit 2013, me kall\u00ebzues shtetasin L. N., me cil\u00ebsin\u00eb e administratorit t\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebrie dhe konsideron se subjekti n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast \u00ebsht\u00eb gjendur n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb interesit.<\/p>\n<p>Prokurori Lleshi ka pasqyruar n\u00eb deklarat\u00ebn veting disa kontrata qiraje t\u00eb lidhura me subjekte t\u00eb ndryshme p\u00ebr sip\u00ebrfaqen e tok\u00ebs 1200 m2, si dhe krijimin e t\u00eb ardhurave. N\u00eb nj\u00eb rast kontrata e qiras\u00eb \u00ebsht\u00eb realizuar 9 muaj pas n\u00ebnshkrimit t\u00eb kontrat\u00ebs s\u00eb shk\u00ebmbimit t\u00eb pasuris\u00eb, duke sjell\u00eb p\u00ebrfitime p\u00ebr subjektin edhe kur kjo pron\u00eb nuk ishte m\u00eb e tij.\u00a0Komisioni ngre dyshime se kontratat e qiras\u00eb jan\u00eb fiktive.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, nga hetimi ka rezultuar se Lleshi nuk ka paguar tagimet p\u00ebrkat\u00ebse p\u00ebr p\u00ebrfitimet nga qiraja. <strong>\u201c<\/strong>Veprimet e kryera nga subjekti i rivler\u00ebsimit n\u00eb shtimin e pasurive t\u00eb tij, duket se kryhen n\u00eb forma t\u00eb tilla q\u00eb shmangin t\u00ebr\u00ebsisht pagimin e tatimeve p\u00ebr vlerat e super shtuara t\u00eb pasuris\u00eb s\u00eb tij gjat\u00eb ushtrimit t\u00eb funksionit t\u00eb prokurorit\u201d, konstaton komisioni.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2010 Lleshi ka shitur nj\u00eb autovetur\u00eb tip \u201cMercedes Benz\u201d n\u00eb shum\u00ebn 11 mij\u00eb euro, t\u00eb cil\u00ebn e kishte bler\u00eb n\u00eb vitin 2004 p\u00ebr \u00e7mimin 5000 euro. KPK vler\u00ebson se subjekti ka kryer deklarim t\u00eb rrem\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri dhe se ka munges\u00eb burimesh financiare t\u00eb ligjshme p\u00ebr blerjen e saj.<\/p>\n<p><strong>Prokuror dhe aksioner<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb vendim thuhet se prokurori Lleshi ka qen\u00eb aksioner n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri duke zot\u00ebruar 60% t\u00eb kuotave t\u00eb blera n\u00eb vler\u00ebn 60 mij\u00eb lek\u00eb, me burim t\u00eb ardhurat nga emigracioni. Nd\u00ebrsa bashk\u00ebshortja e tij ka zot\u00ebruar 40% t\u00eb kuotave t\u00eb blera n\u00eb shum\u00ebn 40 mij\u00eb lek\u00eb, me burim t\u00eb ardhurat nga puna n\u00eb m\u00ebsimdh\u00ebnie pran\u00eb Universitetit t\u00eb Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>I pyetur nga Komisioni, subjekti ka shpjeguar se n\u00eb koh\u00ebn kur ka bler\u00eb aksionet, shoq\u00ebria nuk ka pasur asnj\u00eb pasuri t\u00eb regjistruar dhe vlera e kapitaleve ka qen\u00eb 100 mij\u00eb lek\u00eb. Ai ka shtuar se fitimet e saj jan\u00eb riinvestuar n\u00eb shoq\u00ebri dhe nuk ka pasur dividend t\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2015, rezulton t\u00eb k\u00ebt\u00eb ndryshuar statusi i ortak\u00ebve t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb, ku \u00ebsht\u00eb caktuar z. E. L. zot\u00ebrues aktiv i kuotave n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e personit t\u00eb besuar t\u00eb secilit prej ortak\u00ebve Bardhok Lleshi dhe bashk\u00ebshortes s\u00eb tij A. P., nd\u00ebrsa k\u00ebta dy t\u00eb fundit si zot\u00ebrues pasiv t\u00eb kuotave.<\/p>\n<p>KPK evidenton se pavar\u00ebsisht k\u00ebsaj marr\u00ebveshjeje, prokurori Lleshi dhe bashk\u00ebshortja e tij vazhdojn\u00eb t\u00eb g\u00ebzojn\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e p\u00ebrfitimit t\u00eb fryteve t\u00eb pron\u00ebsis\u00eb q\u00eb g\u00ebzojn\u00eb mbi kuotat n\u00eb shoq\u00ebri.<\/p>\n<p>\u201cPjes\u00ebmarrja e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri tregtare, megjith\u00ebse n\u00eb statusin e tij pasiv, e cila p\u00ebr nga qarkullimi vjetor duket se ka pasur aktivitet t\u00eb mir\u00eb tregtar gjat\u00eb ushtrimit prej tij t\u00eb detyr\u00ebs s\u00eb prokurorit, nd\u00ebrthurja dhe bashk\u00ebveprimi i tij n\u00eb veprimtarit\u00eb tregtare t\u00eb v\u00ebllez\u00ebrve, duket se ka p\u00ebr q\u00ebllim ndikimin ndoshta edhe n\u00eb dukje t\u00eb figur\u00ebs s\u00eb tij si prokuror n\u00eb veprimtarin\u00eb tregtare fitimprur\u00ebse t\u00eb v\u00ebllez\u00ebrve t\u00eb tij, duke cenuar me veprimet e tij indirekte besimin e publikut te sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb\u201d, vler\u00ebson KPK.<\/p>\n<p>\u201cPasurit\u00eb e krijuara me nj\u00eb burim financiar t\u00eb deklaruar nga emigracioni, por t\u00eb paprovuar, duket se gjat\u00eb ushtrimit t\u00eb detyr\u00ebs s\u00eb prokurorit jan\u00eb shtuar dhe shum\u00ebfishuar duke e rivler\u00ebsuar pasurin\u00eb e subjektit n\u00eb vlera t\u00eb cilat duket se kan\u00eb karakter tregtar dhe se nuk shkojn\u00eb p\u00ebrshtat me nj\u00eb funksionar t\u00eb sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb\u201d, vijon trupi gjykues.<\/p>\n<p>Komisioni ngre dyshime se kjo shoq\u00ebri e zot\u00ebruar nga subjekti ka n\u00ebnshkruar kontrata formale me nj\u00eb shoq\u00ebri tjet\u00ebr.\u00a0\u201cNga verifikimet n\u00eb internet duket se k\u00ebto dy shoq\u00ebri (\u201c***\u201d dhe \u201c***\u201d) veprojn\u00eb dhe kan\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin aktivitet\/q\u00ebllim. Objektet e nd\u00ebrtimit dhe projektet e investuara p\u00ebrfshir\u00eb edhe koncensionet p\u00ebr pasuri publike duket se jan\u00eb projekte t\u00eb t\u00eb dyja shoq\u00ebrive\u201d, citohet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Komisioni konstaton se subjekti nuk ka deklaruar kuotat e tij dhe t\u00eb bashk\u00ebshortes n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri tjet\u00ebr tregtare t\u00eb regjistruar n\u00eb vitin 2002, me objekt \u201cNd\u00ebrtime civile dhe ekonomike, restaurime, prodhime materiale nd\u00ebrtimi, etj.\u201d.<\/p>\n<p>Sipas KPK, duke mos deklaruar k\u00ebt\u00eb pasuri, subjekti i \u00ebsht\u00eb shmangur nj\u00ebkoh\u00ebsisht edhe kontrollit edhe verifikimit t\u00eb ligjshm\u00ebris\u00eb s\u00eb veprimeve t\u00eb kryera prej tij, si dhe t\u00eb vet\u00eb shoq\u00ebris\u00eb tregtare.<\/p>\n<p>\u201c[\u2026]n\u00eb nj\u00eb vler\u00ebsim t\u00ebr\u00ebsor q\u00eb i b\u00ebhet t\u00eb gjitha pasurive t\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit konstatohen pasakt\u00ebsi t\u00eb q\u00ebllimshme n\u00eb deklarimet periodike vjetore, si dhe marr\u00ebveshje tregtare t\u00eb kryera prej tij nd\u00ebr vite, t\u00eb cilat p\u00ebrve\u00e7se nuk jan\u00eb pasqyruar me transparenc\u00eb e krijojn\u00eb hije dyshimi, duket se kan\u00eb shum\u00ebfishuar pasurit\u00eb e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit gjat\u00eb ushtrimit t\u00eb detyr\u00ebs s\u00eb tij si prokuror duke krijuar k\u00ebshtu pasuri t\u00eb v\u00ebna gjat\u00eb detyr\u00ebs n\u00eb vlera t\u00eb konsiderueshme dhe pa nj\u00eb dokumentacion ligjor mb\u00ebshtet\u00ebs mbi ligjshm\u00ebrin\u00eb e tyre\u201d, konkludon Komisioni.<\/p>\n<p>Nga analiza financiare e kryer prej KPK p\u00ebr periudh\u00ebn 2004-2016 ka rezultuar nj\u00eb balanc\u00eb negative n\u00eb vler\u00ebn 8 milion\u00eb e 152 mij\u00eb lek\u00eb dhe para vitit 2004 ka rezultuar pamund\u00ebsi financiare p\u00ebr krijimin e pasurive n\u00eb shum\u00ebn 11 milion\u00eb e 185 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konkludon se prokurori i Lezh\u00ebs Bardhok Lleshi, ka c\u00ebnuar besimin e publikut tek drejt\u00ebsia, pasi nuk ka pasur burime financiare t\u00eb ligjshme p\u00ebr krijimin e pasurive para dhe pas fillimit t\u00eb detyr\u00ebs, se ka kryer deklarim t\u00eb rrem\u00eb e fshehje t\u00eb pasuris\u00eb, si dhe \u00ebsht\u00eb gjendur n\u00eb kushtet e konfliktit [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":73909,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,415,117,362],"tags":[636,118,149,299],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Bardhok-Lleshi-pas-seances-se-KPK.jpg","fifu_image_alt":"Prokurori i Lezh\u00ebs, Bardhok Lleshi pas seanc\u00ebs s\u00eb par\u00eb d\u00ebgjimore n\u00eb KPK. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73908"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=73908"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73908\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":73910,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73908\/revisions\/73910"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/73909"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=73908"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=73908"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=73908"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}