{"id":73914,"date":"2021-02-25T19:13:01","date_gmt":"2021-02-25T18:13:01","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/vendimi-per-igerta-hysin-kpk-lirimi-i-te-kerkuarit-nga-italia-i-bazuar-ne-ligj\/2021\/02\/25\/"},"modified":"2023-04-06T22:06:39","modified_gmt":"2023-04-06T20:06:39","slug":"vendimi-per-igerta-hysin-kpk-lirimi-i-te-kerkuarit-nga-italia-i-bazuar-ne-ligj","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/vendimi-per-igerta-hysin-kpk-lirimi-i-te-kerkuarit-nga-italia-i-bazuar-ne-ligj\/2021\/02\/25\/","title":{"rendered":"Vendimi p\u00ebr Igerta Hysin, KPK: Lirimi i t\u00eb k\u00ebrkuarit nga Italia, i bazuar n\u00eb ligj"},"content":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e gjeti t\u00eb drejt\u00eb nj\u00eb vendim t\u00eb debatuesh\u00ebm t\u00eb gjyqtares s\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Fierit p\u00ebr lirimin n\u00eb vitin 2014 t\u00eb Arben Isufajt, nd\u00ebrsa nuk konstatoi probleme n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_75859\" aria-describedby=\"caption-attachment-75859\" style=\"width: 533px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Igerta-Hysi-pas-seances-ne-KPK.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-75859\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Igerta-Hysi-pas-seances-ne-KPK-533x400.jpg\" alt=\"\" width=\"533\" height=\"400\" data-id=\"75859\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-75859\" class=\"wp-caption-text\">Gjyqtarja Igerta Hysi pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore me Komisionin e Pavarur te Kualifikimit. Foto: Edmond Hoxhaj.<\/figcaption><\/figure>\n<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK vendosi m\u00eb 11 janar 2021 t\u00eb konfirmoj\u00eb n\u00eb detyr\u00eb gjyqtaren e Fierit, Igerta Hysi, pasi rr\u00ebzoi si t\u00eb pabazuar konkluzionin negativ t\u00eb DSIK p\u00ebr figur\u00ebn.<\/p>\n<p>N\u00eb vendimin e arsyetuar analizohen disa dosje p\u00ebr t\u00eb cilat DSIK ka ngritur dyshime p\u00ebr subjektin e rivler\u00ebsimit, si dhe nj\u00eb informacion publik lidhur me vendimin e diskutuesh\u00ebm t\u00eb lirimit n\u00eb vitin 2014 t\u00eb Arben Isufajt, i njohur edhe si Ben Qimja, i cili k\u00ebrkohej asokohe nga Italia p\u00ebr trafik droge.<\/p>\n<p>I cil\u00ebsuar si i pabazuar n\u00eb ligj nga Prokuroria e P\u00ebrgjithshme, ky vendim iu n\u00ebnshtrua inspektimit asokohe nga K\u00ebshilli i Lart\u00eb i Drejt\u00ebsis\u00eb. Komisioni i ka k\u00ebrkuar K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor praktik\u00ebn dhe rezultatin e inspektimit t\u00eb kryer p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vendimarrje t\u00eb Hysit, por ankesa rezultoi e arkivuar.<\/p>\n<p>KPK sqaron n\u00eb vendim se gjyqtarja lgerta Hysi, n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb gjykimit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes p\u00ebr t\u00eb pandehurin Arben Isufaj, ka vendosur m\u00eb 15 korrik 2014 rr\u00ebzimin e k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Fierit p\u00ebr zgjatje t\u00eb afateve t\u00eb paraburgimit dhe dy dit\u00eb m\u00eb von\u00eb ka vendosur shuarjen e mas\u00ebs s\u00eb sigurimit.<\/p>\n<p>Pas ankimit t\u00eb b\u00ebr\u00eb nga Prokuroria, Gjykata e Apelit Vlor\u00eb ka vendosur me shumic\u00eb votash nj\u00eb muaj m\u00eb von\u00eb l\u00ebnien n\u00eb fuqi t\u00eb vendimit t\u00eb Hysit.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, edhe Kolegji Penal i Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb, n\u00eb muajin tetor 2014, ka vendosur t\u00eb mospranoj\u00eb t\u00eb dy rekurset e kryera nga prokuroria e Apelit Vlor\u00eb. Pas p\u00ebrfundimit t\u00eb shqyrtimit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes n\u00eb t\u00eb tre shkall\u00ebt e gjyq\u00ebsorit, nga ana e inspektor\u00ebve t\u00eb KLD-s\u00eb \u00a0\u00ebsht\u00eb sugjeruar arkivimi i ankes\u00ebs s\u00eb Prokurorit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Komisioni konstaton se vendimarrja e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit \u00ebsht\u00eb konfirmuar nga Gjykata e Apelit Vlor\u00eb dhe Gjykata e Lart\u00eb.<\/p>\n<p>&#8220;Gjithashtu edhe nga inspektimi i kryer nga ish-KLD-ja nuk u evidentuan shkelje ligjore t\u00eb pretenduara si t\u00eb kryera nga subjekti i rivler\u00ebsimit,&#8221; citohet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit arriti n\u00eb p\u00ebrfundimin se vendimarrja p\u00ebr lirimin e Arben Isufit \u00ebsht\u00eb e bazuar \u2018n\u00eb ligj dhe priva\u201d.<\/p>\n<p>Pasi analizoi \u00e7\u00ebshtjet e m\u00ebsip\u00ebrme n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb dinamik\u00ebn e tyre, Komisioni nuk konstatoi ndonj\u00eb shkelje ligjore t\u00eb kryer nga subjekti i rivler\u00ebsimit, si dhe nuk u evidentua ndonj\u00eb veprim i subjektit q\u00eb mund t\u00eb cenonte figur\u00ebn apo aft\u00ebsit\u00eb e saj profesionale.<\/p>\n<p>N\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb kriterit t\u00eb figur\u00ebs, Komisioni ka verifikuar edhe disa dosje gjyq\u00ebsore p\u00ebr t\u00eb cilat DSIK ka raportuar informacione lidhur me veprime t\u00eb mundshme jo t\u00eb ligjshme.<\/p>\n<p>Lidhur me nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje penale n\u00eb ngarkim t\u00eb tre t\u00eb pandehurve p\u00ebr vepr\u00ebn penale \u201ckorrupsion pasiv i personave q\u00eb ushtrojn\u00eb funksione publike\u201d, ka rezultuar se trupi gjykues ku Hysi ka qen\u00eb n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e an\u00ebtares, ka pranuar k\u00ebrkes\u00ebn e t\u00eb pandehurve p\u00ebr gjykim t\u00eb shkurtuar duke u ulur 1\/3 e d\u00ebnimit, si dhe ka urdh\u00ebruar pezullimin e d\u00ebnimit t\u00eb mbetur p\u00ebr nj\u00eb afat prej 2 vjet\u00ebsh me kusht q\u00eb t\u00eb mos kryejn\u00eb vepra t\u00eb tjera penale.<\/p>\n<p>Sipas informacionit t\u00eb DSIK, fillimisht relatorja e \u00e7\u00ebshtjes ka qen\u00eb e prer\u00eb se t\u00eb pandehurit duhej t\u00eb d\u00ebnoheshin, por m\u00eb pas \u00ebsht\u00eb vendosur pezullimi i d\u00ebnimit t\u00eb mbetur dhe lirimi i menj\u00ebhersh\u00ebm i t\u00eb pandehurve.<\/p>\n<p>Komisioni konstaton se nga shqyrtimi i akteve t\u00eb k\u00ebsaj dosje nuk jan\u00eb gjetur shkelje ligjore t\u00eb kryera nga Hysi dhe se vendimi \u00ebsht\u00eb l\u00ebn\u00eb n\u00eb fuqi edhe nga Apeli, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ndodhet p\u00ebr gjykim n\u00eb Gjykat\u00ebn e Lart\u00eb.<\/p>\n<p>KPK nuk ka gjetur probleme edhe n\u00eb nj\u00eb vendim tjet\u00ebr t\u00eb ngjash\u00ebm t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Fierit, ku Hysi ka qen\u00eb an\u00ebtare, kur \u00ebsht\u00eb vendosur pezullimi i d\u00ebnimit t\u00eb mbetur t\u00eb nj\u00eb personi t\u00eb akuzuar p\u00ebr &#8220;prodhim dhe shitje narkotik\u00ebsh&#8221;, si dhe urdh\u00ebrimi i lirimit t\u00eb menj\u00ebhersh\u00ebm t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Sipas trupit gjykues, nga hetimi administrativ i kryer nga Komisioni nuk u gjet\u00ebn element\u00eb q\u00eb t\u00eb v\u00ebrtetojn\u00eb ekzistenc\u00ebn e kontakteve t\u00eb pap\u00ebrshtatshme me persona t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb krimin e organizuar apo p\u00ebrfshirjen e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit n\u00eb veprime korruptive dhe se Hysi ka arritur nj\u00eb nivel t\u00eb besuesh\u00ebm n\u00eb kontrollin e figur\u00ebs.<\/p>\n<p>Komsioni nuk ka gjetur probleme edhe me 6 denoncimet e kryera nga publiku lidhur me aspektin profesional.<\/p>\n<p>&#8220;Nga hetimi i thell\u00eb administrativ i kryer, nuk u provua asnj\u00eb indicie apo element q\u00eb cenon figur\u00ebn e gjyqtares Igerta Hysi dhe sipas parashikimeve n\u00eb nenin 44\/a t\u00eb ligjit nr. 84\/2016, subjekti i rivler\u00ebsimit ka treguar cil\u00ebsi t\u00eb pranueshme n\u00eb pun\u00eb, \u00ebsht\u00eb eficiente dhe efektive n\u00eb mas\u00eb t\u00eb pranueshme dhe, p\u00ebrfundimisht, u vler\u00ebsua p\u00ebr kriterin profesional &#8216;e aft\u00eb'&#8221;, konkludon KPK.<\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><strong>Pasuria pa probleme<\/strong><\/p>\n<p>Nga analiza financiare e pasuris\u00eb, KPK ka gjetur pamund\u00ebsi t\u00eb familjar\u00ebve t\u00eb gjyqtares Igerta Hysi n\u00eb shum\u00ebn e 470 mij\u00eb lek\u00ebve p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti t\u00eb zot\u00ebruar nga kjo e fundit. Megjithat\u00eb, prona ishte bler\u00eb p\u00ebrpara em\u00ebrimit t\u00eb Hysit si gjyqtare dhe u konsiderua jo-penalizuese.<\/p>\n<p>Hysi ka shpjeguar se kjo pasuri \u00ebsht\u00eb likujduar para martes\u00ebs dhe para em\u00ebrimit t\u00eb saj si gjyqtare, me t\u00eb ardhurat nga puna e t\u00eb atit dhe ato t\u00eb siguruara prej v\u00ebllait n\u00eb emigracion, n\u00eb shtetin grek. Nd\u00ebrsa p\u00ebr mobilimin, \u00ebsht\u00eb shprehur se e ka kryer s\u00eb bashku me bashk\u00ebshortin pasi kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb martuar.<\/p>\n<p>Trupi gjykues vler\u00ebson se krijimi i t\u00eb ardhurave dhe blerja e pasuris\u00eb apartament, jan\u00eb veprime q\u00eb kan\u00eb ndodhur p\u00ebrpara se subjekti t\u00eb merrte detyr\u00ebn e gjyqtares dhe \u00e7do burim i p\u00ebrdorur p\u00ebr krijimin e k\u00ebsaj pasurie \u00ebsht\u00eb krijuar nga familjar\u00eb t\u00eb saj.<\/p>\n<p>&#8220;P\u00ebr k\u00ebto arsye, balanca negative q\u00eb rezultoi nga analiza financiare, nuk mund t\u00eb ngarkoj\u00eb me p\u00ebrgjegj\u00ebsi disiplinore subjektin e rivler\u00ebsimit&#8221;, vler\u00ebson trupi gjykues i KPK.<\/p>\n<p>P\u00ebr krijimin e nj\u00eb depozite bankare n\u00eb shum\u00ebn 900 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb vitin 2014, gjyqtarja Hysi ka deklaruar se burim i krijimit te k\u00ebsaj depozite \u00ebsht\u00eb \u00e7mimi i shitjes s\u00eb nj\u00eb Benzi n\u00eb vler\u00ebn 900 mij\u00eb lek\u00eb, q\u00eb bashk\u00ebshorti e kishte bler\u00eb para martes\u00ebs.<\/p>\n<p>Makina ishte bler\u00eb p\u00ebrmes nj\u00eb kredie prej 500 mij\u00eb lek\u00ebsh. Komisioni e ka konsideruar fillimisht t\u00eb paqart\u00eb shitjen e mjetit me vler\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe nga sa ishte bler\u00eb 4 vite m\u00eb par\u00eb, si dhe i ka konsideruar jo bind\u00ebse pretendimet e Hysit.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht k\u00ebtyre paqart\u00ebsive n\u00eb ngritura fillimisht, Komisioni pranon si \u00e7mim t\u00eb blerjes s\u00eb mjetit shum\u00ebn 500 mij\u00eb lek\u00eb t\u00eb marr\u00eb kredi dhe merr n\u00eb konsiderat\u00eb funksionimin e tregut t\u00eb automjeteve t\u00eb p\u00ebrdorura n\u00eb Shqip\u00ebri, duke mos konkluduar probleme p\u00ebr burimin e depozit\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201c\u2026tregu i automjeteve t\u00eb p\u00ebrdorura funksionon si i till\u00eb,&#8230;madje funksionon si nj\u00eb biznes mjaft fitimprur\u00ebs,\u201d argumenton trupi gjykues, duke interpretuar se makinat blihen jasht\u00eb vendit me \u00e7mim shum\u00eb m\u00eb t\u00eb lir\u00eb nga ai i tregut.<\/p>\n<p>N\u00eb fund, deklarimi i Hysit p\u00ebr llogarin\u00eb bankare dhe makin\u00ebn konsiderohet i sakt\u00eb dhe i v\u00ebrtet\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioni nuk ka gjetur probleme edhe n\u00eb daljen e gjyqtares Hysi dhe bashk\u00ebshortit si dor\u00ebzan\u00ebsa p\u00ebr nj\u00eb kredi n\u00eb vler\u00ebn 14 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb marr\u00eb nga v\u00ebllai dhe babai i saj p\u00ebr blerjen e nj\u00eb lokali n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioni konkludon se nga hetimi ka rezultuar se subjekti ka deklaruar sakt\u00eb, si detyrimin financiar, ashtu edhe marr\u00ebdh\u00ebnien e ngusht\u00eb familjare lidhur me cil\u00ebsin\u00eb e dor\u00ebzan\u00ebses, p\u00ebr shkak t\u00eb kredis\u00eb 14 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb marr\u00eb nga familja e origjin\u00ebs.<\/p>\n<p>Nj\u00eb denoncim anonim lidhur me k\u00ebt\u00eb pasuri, ku jan\u00eb ngritur dyshime se gjyqtarja Hysi kishte pjes\u00eb t\u00eb fshehur n\u00eb lokalin e bler\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb, \u00ebsht\u00eb konsideruar si i pabazuar nga Komisioni.<\/p>\n<p>Nga analiza financiare p\u00ebrmbledh\u00ebse p\u00ebr periudh\u00ebn 2009 \u2013 2016, KPK ka konkluduar se subjekti dhe personat e lidhur me t\u00eb kan\u00eb pasur burime t\u00eb ligjshme p\u00ebr t\u00eb krijuar pasurit\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballuar shpenzimet nd\u00ebr vite.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, Komisioni konkludon se Hysi ka arritur nivel t\u00eb besuesh\u00ebm n\u00eb vler\u00ebsimin e pasuris\u00eb dhe t\u00eb figur\u00ebs si dhe nivel kualifikues p\u00ebr profesionalizmin.<\/p>\n<p>N\u00eb faqen online t\u00eb KPK thuhet se vendimi ka marr\u00eb form\u00eb t\u00eb prer\u00eb, pasi nuk u ankimua.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e gjeti t\u00eb drejt\u00eb nj\u00eb vendim t\u00eb debatuesh\u00ebm t\u00eb gjyqtares s\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Fierit p\u00ebr lirimin n\u00eb vitin 2014 t\u00eb Arben Isufajt, nd\u00ebrsa nuk konstatoi probleme n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":73915,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,415,117,362],"tags":[402,103,118],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Igerta-Hysi-pas-seances-ne-KPK.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtarja Igerta Hysi pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore me Komisionin e Pavarur te Kualifikimit. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73914"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=73914"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73914\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":73916,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73914\/revisions\/73916"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/73915"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=73914"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=73914"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=73914"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}