{"id":73923,"date":"2021-02-24T19:40:32","date_gmt":"2021-02-24T18:40:32","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-permbys-si-te-pabazuara-dy-raporte-negative-per-gjyqtaren-iliba-bezati\/2021\/02\/24\/"},"modified":"2023-04-06T22:07:06","modified_gmt":"2023-04-06T20:07:06","slug":"kpk-permbys-si-te-pabazuara-dy-raporte-negative-per-gjyqtaren-iliba-bezati","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-permbys-si-te-pabazuara-dy-raporte-negative-per-gjyqtaren-iliba-bezati\/2021\/02\/24\/","title":{"rendered":"KPK p\u00ebrmbys si &#8216;t\u00eb pabazuara&#8217; dy raporte negative p\u00ebr gjyqtaren Iliba Bezati"},"content":{"rendered":"<p>Gjyqtarja e Apelit t\u00eb Vlor\u00ebs, Iliba Bezati kishte raporte negative p\u00ebr pasurin\u00eb dhe figur\u00ebn nga dy institucionet ndihm\u00ebse t\u00eb procesit t\u00eb vetingut, t\u00eb cilat u rr\u00ebzuan n\u00eb shumic\u00ebn e tyre si t\u00eb pabazuara nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_76881\" aria-describedby=\"caption-attachment-76881\" style=\"width: 550px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Iliba-Bezati.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-76881\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Iliba-Bezati-550x400.jpg\" alt=\"\" width=\"550\" height=\"400\" data-id=\"76881\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-76881\" class=\"wp-caption-text\">Gjyqtarja e Apelit t\u00eb Vlor\u00ebs, Iliba Bezati pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb KPK. Foto: Vladimir Karaj.<\/figcaption><\/figure>\n<p>Gjyqtarja e Apelit t\u00eb Vlor\u00ebs, Iliba Bezati kishte raporte negative p\u00ebr pasurin\u00eb dhe figur\u00ebn nga dy institucionet ndihm\u00ebse t\u00eb procesit t\u00eb vetingut, t\u00eb cilat u rr\u00ebzuan n\u00eb shumic\u00ebn e tyre si t\u00eb pabazuara nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.<\/p>\n<p>Dy raporte negative nga Inspektorati i Lart\u00eb i Deklarimit dhe Kontrollit t\u00eb Pasurive dhe Konfliktit t\u00eb Interesit dhe Drejtoria e Sigurimit t\u00eb Informacionit t\u00eb Klasifikuar u p\u00ebrmbys\u00ebn nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn, gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore ndaj gjyqtares s\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit t\u00eb Vlor\u00ebs, Iliba Bezati.<\/p>\n<p>Sipas ILDKPKI, Bezati kishte b\u00ebr\u00eb deklarim t\u00eb pasakt\u00eb, nuk kishte burime t\u00eb ligjshme t\u00eb pasuris\u00eb, kishte fshehje pasurie, kishte b\u00ebr\u00eb deklarim t\u00eb rrem\u00eb dhe bashk\u00ebshorti ishte n\u00eb kushte t\u00eb konfliktit t\u00eb interesit. KPK rr\u00ebzoi gjat\u00eb relatimit pjes\u00ebn d\u00ebrrmuese t\u00eb k\u00ebtyre gjetjeve, nd\u00ebrsa vuri n\u00eb dukje vet\u00ebm pasakt\u00ebsi n\u00eb deklarimet vjetore, bilance negative prej rreth 600 mij\u00eb lek\u00ebsh dhe mosdeklarimin e nj\u00eb trualli t\u00eb trash\u00ebguar nga bashk\u00ebshorti.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, raporti i dyt\u00eb i DSIK-s\u00eb, sipas t\u00eb cilit Bezati ishte e pap\u00ebrshtatshme, u rr\u00ebzua nga KPK q\u00eb n\u00eb seanc\u00eb d\u00ebgjimore. \u201cNuk rezultuan fakte apo rrethana q\u00eb t\u00eb mb\u00ebshtesin konkluzionet\u00a0 e DSIK,\u2019 tha n\u00eb seanc\u00eb relatori Lulzim Hamitaj.<\/p>\n<p>Bezati vet\u00eb tha se dakord\u00ebsohej me \u201cpjes\u00ebn d\u00ebrrmuese\u201d t\u00eb gjetjeve t\u00eb Komisionit dhe k\u00ebrkoi mir\u00ebkuptim p\u00ebr pasakt\u00ebsit\u00eb n\u00eb deklarime n\u00eb vitet e para, duke pretenduar munges\u00eb informacioni mbi m\u00ebnyr\u00ebn se si k\u00ebto deklarime duhej t\u00eb plot\u00ebsoheshin.<\/p>\n<p>Iliba Bezati e ka filluar karrier\u00ebn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 1998 dhe ka punuar si gjyqtare n\u00eb Gjykat\u00ebn e Vlor\u00ebs deri n\u00eb vitin 2005. Ajo punon si gjyqtare n\u00eb Gjykat\u00ebn e Apelit t\u00eb Vlor\u00ebs prej 15 vitesh.<\/p>\n<p>Bezati iu n\u00ebnshtrua hetimit n\u00eb t\u00eb tre kriteret nga nj\u00eb trup\u00eb e kryesuar nga Olsi Komici, me relator Luzim Hamitaj dhe an\u00ebtare Brunilda Bekteshi.<\/p>\n<p><strong>Hetimi i pasuris\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Relatori Lulzim Hamitaj tha n\u00eb seanc\u00eb se gjyqtares Iliba Bezati i kishte kaluar barr\u00eb prove fillimisht mbi nj\u00eb apartament t\u00eb bler\u00eb n\u00eb Vlor\u00eb p\u00ebr 1.9 milion\u00eb lek\u00eb sipas deklarimit fillestar, por q\u00eb\u00a0 p\u00ebr t\u00eb cilin ishin shpenzuar 6 milion\u00eb lek\u00eb sipas deklarimit veting.<\/p>\n<p>Sipas shpjegimeve t\u00eb Hamitajt, kontrata e blerjes s\u00eb apartamentit ishte n\u00eb fakt 1.9 milion lek\u00eb dhe pjesa tjet\u00ebr e shpenzimeve p\u00ebr k\u00ebt\u00eb apartament n\u00eb shum\u00ebn 4 milion\u00eb lek\u00eb ishin shpenzime mobilimi apo punime t\u00eb pap\u00ebrfunduara.<\/p>\n<p>Vet\u00eb Bezati pranoi se kishte nj\u00eb moment jo t\u00eb qart\u00eb n\u00eb deklarimin fillestar, por faj\u00ebsoi formularin n\u00eb t\u00eb cilin nuk kishte pasur hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebr shpenzimet e tjera ve\u00e7 blerjes s\u00eb pasuris\u00eb s\u00eb paluajtshme. Ajo k\u00ebmb\u00ebnguli se n\u00eb deklarimin \u2018veting\u2019 ishte p\u00ebrpjekur t\u00eb b\u00ebnte deklarim t\u00eb plot\u00eb t\u00eb shpenzimeve dhe burimeve p\u00ebr k\u00ebt\u00eb apartament.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb ngjash\u00ebm kishte dal\u00eb edhe Komisioni. Hamitaj theksoi se \u201cp\u00ebrpos disa pasakt\u00ebsive\u201d, subjekti, bashk\u00ebshorti dhe prind\u00ebrit e k\u00ebtij t\u00eb fundit kishin burimet e ligjshme p\u00ebr blerjen e apartamentit n\u00eb fjal\u00eb.<\/p>\n<p>I nj\u00ebjti p\u00ebrfundim u tha edhe p\u00ebr nj\u00eb apartament n\u00eb Tiran\u00eb, t\u00eb bler\u00eb n\u00eb vitin 2005. Apartamenti i financuar me 1 milion lek\u00eb nga shitja e nj\u00eb pjese pasurie prej vet\u00eb gjyqtares, me ndihm\u00ebn e prind\u00ebrve t\u00eb bashk\u00ebshortit dhe nj\u00eb hua 30 mij\u00eb euro, kishte sipas KPK burime t\u00eb ligjshme.<\/p>\n<p>I vetmi problem n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb, sipas KPK-s\u00eb ishte fakti se kontrata e shitjes s\u00eb pjes\u00ebs s\u00eb apartamentit q\u00eb Bezati kishte me prind\u00ebrit dhe q\u00eb kishte sh\u00ebrbyer si burim i shum\u00ebs 1 milion lek\u00eb, ishte kryer 44 dit\u00eb pas pages\u00ebs s\u00eb k\u00ebstit t\u00eb apartamentit n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Bezati sqaroi n\u00eb seanc\u00eb se kjo kishte qen\u00eb nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie familjare dhe se e \u00ebma q\u00eb duhej t\u00eb n\u00ebnshkruante, nuk kishte pasur mund\u00ebsi p\u00ebr shkak t\u00eb gjendjes sh\u00ebndet\u00ebsore. Ajo tha se kishte sjell\u00eb raport mjek\u00ebsor q\u00eb e provonte k\u00ebt\u00eb fakt. KPK i gjeti t\u00eb sakta deklarimet e huas\u00eb dhe pages\u00ebn e saj dhe po ashtu konstatoi se huadh\u00ebn\u00ebsi kishte pasur burime t\u00eb ligjshme.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, p\u00ebr dy garazhe q\u00eb u blen\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebtin pallat, pagesa p\u00ebr t\u00eb cilat u mbulua nga kursimet, Bezati rezultoi me rreth 68 mij\u00eb lek\u00eb munges\u00eb t\u00eb ardhurash.<\/p>\n<p>Transaksionet p\u00ebr nj\u00eb apartament n\u00eb Orikum po ashtu u vun\u00eb n\u00eb dukje nga KPK. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, Bezati dhe bashk\u00ebshorti kishin marr\u00eb nj\u00eb kredi prej 4.2 milion\u00eb lek\u00eb me t\u00eb cil\u00ebn do t\u00eb blinin nj\u00eb apartament tjet\u00ebr. Por pas l\u00ebvrimit t\u00eb kredis\u00eb dhe pas kalimit t\u00eb shum\u00ebs te nd\u00ebrtuesi me t\u00eb cilin kishin kontrat\u00eb, kjo e fundit \u00ebsht\u00eb prishur duke cituar k\u00ebrkesat e bler\u00ebsit. Kompania e nd\u00ebrtimit me t\u00eb cil\u00ebn ishte kontrata, kishte kthyer pas 4.2 milion\u00eb lek\u00ebt e marra kredi dhe n\u00eb nj\u00eb periudh\u00eb t\u00eb m\u00ebvonshme edhe 3 milion\u00eb t\u00eb paguara m\u00eb her\u00ebt nga bashk\u00ebshorti i gjyqtares.<\/p>\n<p>Nga hetimi i KPK rezultoi se 2 milion\u00eb lek\u00eb nga kredia e marr\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb kontrat\u00eb u p\u00ebrdor\u00ebn \u00a0p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb apartamentin 45 metra n\u00eb Orikum, nd\u00ebrsa pjesa tjet\u00ebr u depozitua n\u00eb bank\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb, KPK gjeti se pretendimi p\u00ebr p\u00ebrdorimin e t\u00eb ardhurave t\u00eb bashk\u00ebshortit nga shitja e nj\u00eb libri p\u00ebr pjes\u00ebn e mbetur t\u00eb pages\u00ebs prej 600 mij\u00eb lek\u00ebsh nuk ishin t\u00eb sakta. Parat\u00eb e fituara nga libri, sipas KPK kishin q\u00ebndruan n\u00eb llogari bankare. Por familja sipas Komisionit kishte t\u00eb ardhura p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballuar shum\u00ebn prej 600 mij\u00eb lek\u00ebsh.<\/p>\n<p>Problem p\u00ebr KPK rezultoi mosdeklarimi nga bashk\u00ebshorti n\u00eb vitet 2005 e deri n\u00eb vitin 2013 t\u00eb p\u00ebrfitimit prej trash\u00ebgimis\u00eb s\u00eb nj\u00eb pjese trualli n\u00eb Vlor\u00eb dhe kontratave t\u00eb shk\u00ebmbimit e sip\u00ebrmarrjes mbi k\u00ebt\u00eb truall. K\u00ebto sipas KPK-s\u00eb ishin deklaruar vet\u00ebm n\u00eb vitin 2013, por nuk kishin problem t\u00eb burimeve.<\/p>\n<p>Bezati rezultoi me munges\u00eb 277 mij\u00eb lek\u00ebsh p\u00ebr blerjen e nj\u00eb makine n\u00eb vitin 2007 dhe 300 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr krijimin e disa depozitave. Hamitaj tha se n\u00eb total ajo rezultonte me munges\u00eb burimesh t\u00eb ligjshme prej 600 mij\u00eb lek\u00ebsh p\u00ebr t\u00eb gjitha shpenzimet dhe investimet e kryera q\u00eb nga fillimi i karrier\u00ebs.<\/p>\n<p>Komisoni vuri n\u00eb dukje se kishte pasur pasakt\u00ebsi p\u00ebr deklarimin e gjendjes cash dhe likuiditeteve n\u00eb bank\u00eb. Bezati pretendoi n\u00eb seanc\u00eb se familja kishte pasur t\u00eb ardhura n\u00eb fund t\u00eb viteve, q\u00eb dilnin nga analiza financiare si mund\u00ebsi p\u00ebr kursim, por pranoi se deklarimi nuk kishte qen\u00eb i plot\u00eb p\u00ebr k\u00ebto.<\/p>\n<p>Hamitaj i vuri n\u00eb dukje gjyqtares se KPK nuk mund t\u00eb hamend\u00ebsonte pasjen e k\u00ebtyre gjendjeve, n\u00ebse ato nuk ishin deklaruar n\u00eb vitet p\u00ebrkat\u00ebse.<\/p>\n<p>Pretendimi i ILDKPKI se bashk\u00ebshorti, duke punuar si pedagog dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht duke pasur aktivitet privat tregtar si dhe pun\u00ebsim nga kompani private ishte n\u00eb konflikt interesi, u rr\u00ebzua nga Komisioni, q\u00eb cil\u00ebsoi se kjo nuk \u201cimpaktonte ligjshm\u00ebrin\u00eb e t\u00eb ardhurave t\u00eb familjes\u201d.<\/p>\n<p><strong>Figura dhe denoncimet<\/strong><\/p>\n<p>Hamitaj lexoi n\u00eb seanc\u00eb se pas nj\u00eb raporti t\u00eb par\u00eb pozitiv, DSIK kishte nisur n\u00eb adres\u00eb t\u00eb subjektit nj\u00eb raport t\u00eb dyt\u00eb negativ, sipas t\u00eb cilit ajo nuk ishe e p\u00ebrshtatshme p\u00ebr t\u00eb vijuar detyr\u00ebn. Sipas raportit, gjyqtarja kishte ndryshuar mas\u00ebn nd\u00ebshkuese ndaj nj\u00eb t\u00eb pandehuri.<\/p>\n<p>Por hetimi i Komisionit e rr\u00ebzoi k\u00ebt\u00eb p\u00ebrfundim. KPK vuri n\u00eb dukje se u administruan dosjet gjyq\u00ebsore dhe nuk rezultoi q\u00eb n\u00eb to t\u00eb kishte shkelje t\u00eb procedur\u00ebs apo arsyetime t\u00eb pabazuara dhe ndonj\u00eb favorizim p\u00ebr t\u00eb pandehurin.<\/p>\n<p>Nj\u00ebra prej dosjeve kishte t\u00eb b\u00ebnte me shpalljen t\u00eb pafajsh\u00ebm t\u00eb ish-kryetarit t\u00eb Bashkis\u00eb s\u00eb Himar\u00ebs, Vasil Bollano. KPK vuri n\u00eb dukje se vendimi i Apelit q\u00eb kishte rr\u00ebzuar vendimin e Gjykat\u00ebs s\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Vlor\u00eb nuk kishe probleme. Apeli kishte arsyetuar se heqja e tabelave njoftuese n\u00eb rrug\u00eb nuk ishte vep\u00ebr penale, por kund\u00ebrvajtje dhe si e till\u00eb mund t\u00eb d\u00ebnohej vet\u00ebm me gjob\u00eb.<\/p>\n<p>Dosja tjet\u00ebr nd\u00ebrkoh\u00eb kishte t\u00eb b\u00ebnte me pezullimin e n\u00eb d\u00ebnimi. Ndaj t\u00eb dy dosjeve kishte pasur rekurs n\u00eb Gjykat\u00ebn e Lart\u00eb dhe n\u00eb t\u00eb dy rastet, rekursi nuk ishte pranuar.<\/p>\n<p>KPK po ashtu vuri n\u00eb dukje disa prej denoncimeve ndaj gjyqtares, por la t\u00eb kuptohej se nuk ishin gjetur shkelje procedurale. Hamitaj po ashtu lexoi edhe ato q\u00eb i cil\u00ebsoi si fakte t\u00eb njohura bot\u00ebrisht, duke referuar nj\u00eb artikull t\u00eb publikuar nga BIRN, p\u00ebr vendimin e Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit Vlor\u00eb p\u00ebr shfaj\u00ebsimin e <a href=\"\/?p=50004\">nj\u00ebrit prej v\u00ebllez\u00ebrve \u00c7ilotaj t\u00eb akuzuar p\u00ebr vrasjen me dashje t\u00eb nj\u00eb 24-vje\u00e7areje<\/a>, t\u00eb cil\u00ebn e kishin shfryt\u00ebzuar n\u00eb nj\u00eb sht\u00ebpi publike n\u00eb Greqi.<\/p>\n<p>Hamitaj tha se nuk kishin gjetur shkelje procedurale n\u00eb vendimin e gjykat\u00ebs dhe se ajo q\u00eb p\u00ebrmendej n\u00eb shkrim prekte themelin e \u00e7\u00ebshtjes, q\u00eb \u201ckap\u00ebrcen kompetenc\u00ebn e Komisionit\u201d.<\/p>\n<p>Vet\u00eb Bezati nuk i komentoi gjat\u00eb denoncimet. Ajo fal\u00ebnderoi KPK-n\u00eb q\u00eb kishte p\u00ebrmbysur raportin e DSIK-s\u00eb, t\u00eb cilin e cil\u00ebsoi fyes. Gjyqtarja tha se raporti ishte i pabazuar n\u00eb fakte dhe as n\u00eb ligj duke iu referuar se ishte tejkaluar periudha e verifikimit, nd\u00ebrsa shtoi se n\u00eb karrier\u00ebn e saj kishte qen\u00eb e kujdesshme dhe se nuk ishte ndikuar p\u00ebr vendimet e saj.<\/p>\n<p>N\u00eb fund, Bezati k\u00ebrkoi konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb. Njoftimi i vendimit u caktua n\u00eb 1 mars, n\u00eb or\u00ebn 10.15.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjyqtarja e Apelit t\u00eb Vlor\u00ebs, Iliba Bezati kishte raporte negative p\u00ebr pasurin\u00eb dhe figur\u00ebn nga dy institucionet ndihm\u00ebse t\u00eb procesit t\u00eb vetingut, t\u00eb cilat u rr\u00ebzuan n\u00eb shumic\u00ebn e tyre si t\u00eb pabazuara nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":97,"featured_media":73924,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[415,117,2,362],"tags":[191,103,118],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Iliba-Bezati.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtarja e Apelit t\u00eb Vlor\u00ebs, Iliba Bezati pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb KPK. Foto: Vladimir Karaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73923"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/97"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=73923"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73923\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":73925,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73923\/revisions\/73925"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/73924"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=73923"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=73923"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=73923"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}