{"id":73935,"date":"2021-02-22T17:19:20","date_gmt":"2021-02-22T16:19:20","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/problemet-e-pasurise-vene-ne-veshtiresi-gjyqtaren-marie-qirjazi\/2021\/02\/22\/"},"modified":"2023-04-06T22:08:06","modified_gmt":"2023-04-06T20:08:06","slug":"problemet-e-pasurise-vene-ne-veshtiresi-gjyqtaren-marie-qirjazi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/problemet-e-pasurise-vene-ne-veshtiresi-gjyqtaren-marie-qirjazi\/2021\/02\/22\/","title":{"rendered":"Problemet e pasuris\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi gjyqtaren Marie Qirjazi"},"content":{"rendered":"<p>Gjyqtarja e Apelit t\u00eb Tiran\u00ebs, Marie Qirjazi u p\u00ebrball me barr\u00eb prove mbi disa transaksione t\u00eb pasuris\u00eb, p\u00ebrfshi p\u00ebrfitimin dhe m\u00eb pas shitjen e rreth 900 metra truall n\u00eb qytetin e Sarand\u00ebs dhe dyshime p\u00ebr fshehje pasurie.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_76806\" aria-describedby=\"caption-attachment-76806\" style=\"width: 497px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-76806\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/IMG-4092-497x400.jpg\" alt=\"\" width=\"497\" height=\"400\" data-id=\"76806\" \/><figcaption id=\"caption-attachment-76806\" class=\"wp-caption-text\">Gjyqtarja Marie Qirjazi (majtas) dhe avokatja e saj pas seanc\u00ebs n\u00eb KPK. Foto:BIRN<\/figcaption><\/figure>\n<p>Hetimi i Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit ndaj gjyqtares s\u00eb Apelit t\u00eb Tiran\u00ebs, Marie Qirjazi gjeti nj\u00eb s\u00ebr\u00eb problemesh n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb, p\u00ebrfshi dyshime p\u00ebr fshehje t\u00eb pasuris\u00eb dhe shmangie nga detyrimet tatimore.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb relatimit t\u00eb KPK-s\u00eb n\u00eb seanc\u00ebn d\u00ebgjimore t\u00eb s\u00eb h\u00ebn\u00ebs u vu n\u00eb dukje si i dyshimt\u00eb p\u00ebrfitimi i tre sip\u00ebrfaqeve t\u00eb nd\u00ebrtimit n\u00eb qytetin e Sarand\u00ebs dhe transaksionet q\u00eb ishin kryer mbi to, mbi t\u00eb cilat bazohej kryesisht pasuria e gjyqtares dhe e bashk\u00ebshortit t\u00eb saj.<\/p>\n<p>Qirjazi dhe avokatja e saj kund\u00ebrshtuan rezultatet e hetimit dhe p\u00ebrmes nj\u00eb k\u00ebrkese paraprake k\u00ebrkuan rihapje t\u00eb hetimit n\u00eb dy kriteret e tjera. Gjyqtarja vuri n\u00eb dukje se ajo s\u2019kishte qen\u00eb p\u00ebrfituese e vetme e k\u00ebtyre sip\u00ebrfaqeve t\u00eb truallit dhe faj\u00ebsoi vonesat n\u00eb procesin e regjistrimit t\u00eb pasurive p\u00ebr problemet e kontratave.<\/p>\n<p>Trupa q\u00eb hetoi Qirjazin u kryesua nga Genta Tafa (Bungo), me relator Roland Ilia dhe an\u00ebtare Valbona Sanxhaktarin.\u00a0 V\u00ebzhguese nd\u00ebrkomb\u00ebtare ishte Elka Ermenkova.<\/p>\n<p>Maria Qirjazi ka nj\u00eb karrier\u00eb t\u00eb gjat\u00eb n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb, ku ka punuar p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb dekad\u00eb si gjyqtare n\u00eb Gjykat\u00ebn e Apelit t\u00eb Gjirokastr\u00ebs. Prej vitit 2013, Qirjazi e ushtron funksionin n\u00eb Gjykat\u00ebn e Apelit t\u00eb Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Problemet me trojet<\/strong><\/p>\n<p>Relatori Roland Ilia vuri n\u00eb dukje se ndaj gjyqtare Qirjazi kishte ardhur nj\u00eb raport negativ nga Inspektoriati i Lart\u00eb i Deklarimit dhe Kontrollit t\u00eb Pasurive dhe Konfliktit t\u00eb Interesit, sipas t\u00eb cilit ajo kishte kryer fshehje pasurie, kishte b\u00ebr\u00eb deklarime t\u00eb pasakta dhe deklarime t\u00eb rreme.<\/p>\n<p>Ilia theksoi se pasuria e gjyqtares, e p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga nj\u00eb apartament n\u00eb Tiran\u00eb i bler\u00eb p\u00ebr 5 milion\u00eb lek\u00eb, nj\u00eb apartament n\u00eb Sarand\u00eb dhe dy garazhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb qytet, ishin financuar mbi p\u00ebrfitimet nga kontratat e sip\u00ebrmarrjes mbi tre sip\u00ebrfaqe trojesh t\u00eb blera nga Bashkia e Sarand\u00ebs me vendim t\u00eb K\u00ebshillit Bashkiak.<\/p>\n<p>Si burim i apartamentit n\u00eb Tiran\u00eb ishte deklaruar kontrata e sip\u00ebrmarrjes me nj\u00eb kompani nd\u00ebrtimi n\u00eb Sarand\u00eb p\u00ebr nj\u00eb truall me sip\u00ebrfaqe 345 metra. Sipas deklarimit, nga kjo kontrat\u00eb Qirjazi dhe bashk\u00ebshorti i saj kishin marr\u00eb 3 milion\u00eb lek\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb pjesa tjet\u00ebr e vler\u00ebs ishte mbuluar nga t\u00eb ardhurat e bashk\u00ebshortit dhe kursimet.<\/p>\n<p>KPK e hetoi kontrat\u00ebn e sip\u00ebrmarrjes dhe e gjeti at\u00eb problematike. Sipas relatimit, trualli ishte p\u00ebrfituar n\u00eb vitin 2002 nga Bashkia e Sarand\u00ebs, por regjistrimi i tij n\u00eb hipotek\u00eb ishte b\u00ebr\u00eb vet\u00ebm n\u00eb vitin 2010. Sipas Komisionit kishte dyshime mbi nj\u00eb s\u00ebr\u00eb veprimesh t\u00eb kryera, p\u00ebr t\u00eb cilat u k\u00ebrkuan shpjegime nga gjyqtarja Qirjazi.<\/p>\n<p>Nd\u00ebr t\u00eb tjera, KPK vuri n\u00eb dukje se bashk\u00ebshort\u00ebt Qirjazi nuk kishin pasur t\u00eb drejta t\u00eb vepronin si pronar\u00eb mbi truallin, kishin tjet\u00ebrsuar destinacionin p\u00ebr t\u00eb cilin e kishin marr\u00eb at\u00eb nga bashkia si dhe kishin kryer veprime tjet\u00ebrsimi pron\u00ebsie, pa pasur pron\u00ebsi mbi t\u00eb.<\/p>\n<p>Po ashtu, kontrata e sip\u00ebrmarrjes ishte n\u00eb vetvete nj\u00eb kontrat\u00eb shitjeje dhe se ishin shmangur detyrimet tatimore. Sipas Ilias, t\u00eb ardhurat e siguruara nga kjo pron\u00eb nuk konsideroheshin si burim i ligjsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Mbrojt\u00ebsja e gjyqtares Qirjazi i cil\u00ebsoi si t\u00eb ligjshme t\u00eb gjitha veprimet, nd\u00ebrsa arsyetoi se kontrata e sip\u00ebrmarrjes kishte qen\u00eb e vetmja m\u00ebnyr\u00eb si mund t\u00eb veprohej p\u00ebr shkak t\u00eb bllokimit t\u00eb procesit t\u00eb regjistrimit t\u00eb pronave n\u00eb Sarand\u00eb. Ajo tha se kjo kishte qen\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb se si kishin vepruar edhe p\u00ebrfitues t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb trojeve publike.<\/p>\n<p>Shpjegimet e saj nuk qen\u00eb fort bind\u00ebse p\u00ebr trup\u00ebn. Kryesuesja Genta Tafa Bungo k\u00ebmb\u00ebnguli q\u00eb vet\u00eb gjyqtarja ta b\u00ebnte mbrojtjen. Nd\u00ebrsa Qirjazi tha se veprimet kishin qen\u00eb t\u00eb ligjshme dhe se pagesa e tatimeve do t\u00eb kryhej sapo prona t\u00eb regjistrohej p\u00ebrfundimisht n\u00eb em\u00ebr t\u00eb bler\u00ebsit, duke shtuar se ky i fundit nuk kishte kryer procedura regjistrimi p\u00ebr shkak t\u00eb harres\u00ebs.<\/p>\n<p>Situat\u00eb e ngjashme ishte edhe p\u00ebr nj\u00eb truall tjet\u00ebr po n\u00eb Sarand\u00eb, i p\u00ebrfituar n\u00eb mesin e viteve 90\u2019. Trualli ishte l\u00ebn\u00eb me nj\u00eb kontrat\u00eb sip\u00ebrmarrje dhe me parat\u00eb e p\u00ebrfituara prej tij ishin p\u00ebrdorur p\u00ebr blerjen e nj\u00eb lokali. KPK rivuri n\u00eb dukje problemet e hasura mbi m\u00ebnyr\u00ebn e p\u00ebrfitimit dhe tjet\u00ebrsimit.<\/p>\n<p>Nj\u00eb truall i tret\u00eb n\u00eb Sarand\u00eb, prej 400 metrash, i zot\u00ebruar p\u00ebrgjysm\u00eb me nj\u00eb person t\u00eb tret\u00eb po ashtu kishte t\u00eb nj\u00ebjtat probleme, p\u00ebrfshi sipas KPK-s\u00eb dyshimin mbi p\u00ebrfshirjen reale t\u00eb personit t\u00eb tret\u00eb, i cili nuk rezultoi t\u00eb kishte kryer pages\u00ebn.<\/p>\n<p>Nj\u00eb truall mbi 2 mij\u00eb metra n\u00eb Finiq, p\u00ebrfituar edhe atje prej ish-komun\u00ebs, po ashtu rezultoi me probleme t\u00eb ngjashme si dhe nuk ishte deklaruar. KPK vuri n\u00eb dukje se trojet ishin deklaruar pjes\u00ebrisht n\u00eb deklarimet vjetore, se kishte kontradikt\u00eb mes deklarimit t\u00eb nj\u00ebr\u00ebs prej sip\u00ebrfaqeve t\u00eb tok\u00ebs dhe mos deklarimit t\u00eb sip\u00ebrfaqeve t\u00eb tjera me arsyetimin se k\u00ebto nuk ishin n\u00eb pron\u00ebsi edhe pse situata ligjore ishte e ngjashme.<\/p>\n<p>Kryesuesja e trup\u00ebs i shtroi si pyetje dhe konstatim Qirjazit n\u00ebse kishte t\u00eb b\u00ebnte puna e saj si gjyqtare me k\u00ebto p\u00ebrfitime. Ajo pyeti edhe n\u00ebse ajo kishte pasur apo jo \u00e7\u00ebshtje ndaj Bashkis\u00eb s\u00eb \u00a0Sarand\u00ebs.<\/p>\n<p>Qirjazi tha se mesa kujtohej, nuk kishte pasur \u00e7\u00ebshtje, nd\u00ebrsa k\u00ebmb\u00ebnguli se p\u00ebrfituese nuk kishte qen\u00eb vet\u00ebm ajo dhe se n\u00eb vendimet e K\u00ebshillit Bashkiak ishin n\u00eb nj\u00eb rast mbi 700 dhe n\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr mbi 2 mij\u00eb p\u00ebrfitues.<\/p>\n<p><strong>Deklarimet cash dhe t\u00eb ardhurat <\/strong><\/p>\n<p>Komisioni relatoi gjithashtu se p\u00ebr 16 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb ardhura t\u00eb bashk\u00ebshortit si pronar i nj\u00eb biznesi t\u00eb vog\u00ebl prej vitit 1994, nuk kishte dokumentacion provues dhe se si t\u00eb ligjshme do konsideroheshin vet\u00ebm ato q\u00eb mund t\u00eb dokumentoheshin. Kjo i b\u00ebnte nj\u00eb s\u00ebr\u00eb shpenzimesh t\u00eb familjes t\u00eb pambuluara me burime t\u00eb ligjshme.<\/p>\n<p>N\u00eb relatim po ashtu u vu n\u00eb dukje se deklarimet cash t\u00eb gjyqtares kishin pasakt\u00ebsi dhe disa prej transaksioneve q\u00eb ishin raportuar si t\u00eb kryera, nuk ishin deklaruar si gjendje cash.<\/p>\n<p>Qirjazi k\u00ebmb\u00ebnguli se familja kishte pasur t\u00eb ardhura dhe se ajo e bashk\u00ebshorti kishin punuar p\u00ebr 40 vjet. Ajo vuri n\u00eb dukje se nj\u00eb pjes\u00eb e provave mungonin, pasi institucionet nuk i kishin m\u00eb k\u00ebto dokumente dhe se ajo dhe bashk\u00ebshorti nuk kishin ruajtur t\u00eb tilla. Ajo tha se norma e fitimit e llogaritur nga KPK p\u00ebr bashk\u00ebshortin si biznes i vog\u00ebl ishte m\u00eb e ul\u00ebt se sa kishte qen\u00eb, nd\u00ebrsa solli disa fatura pagesash t\u00eb sigurimeve shoq\u00ebrore q\u00eb kishte ruajtur.<\/p>\n<p>Por an\u00ebtarja e KPK-s\u00eb, Valbona Sanxhaktari tha se baza mbi t\u00eb cil\u00ebn ajo po hetohej ishin deklarimet e saj vjetore. Sipas Sanxhaktarit, k\u00ebto para q\u00eb supozohet se ishin nga kursimet duhej t\u00eb ishin deklaruar n\u00eb deklarimin para fillimit t\u00eb detyr\u00ebs n\u00eb vitin 2003 dhe n\u00eb vitet n\u00eb vijim.<\/p>\n<p>Dyshime u ngrit\u00ebn gjithashtu edhe mbi \u00e7mimin e blerjes s\u00eb apartamentit n\u00eb Tiran\u00eb. Ilia tha se n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn zon\u00eb, kostoja e nd\u00ebrtimit n\u00eb vitin kur apartamenti ishte bler\u00eb p\u00ebr 5 milion\u00eb lek\u00eb kishte qen\u00eb sipas Entit Komb\u00ebtar t\u00eb Banesave 7 milion\u00eb lek\u00eb, por gjyqtarja arsyetoi se ulja n\u00eb \u00e7mim ishte p\u00ebr shkak t\u00eb pozicionit jo t\u00eb favorsh\u00ebm t\u00eb apartamentit, t\u00eb cilit nuk i binte drita dhe se nj\u00eb pjes\u00eb e sip\u00ebrfaqes ishte e pap\u00ebrdorshme. Ajo po ashtu tha se rol kishte luajtur edhe fakti q\u00eb pagesa ishte b\u00ebr\u00eb n\u00eb dor\u00eb dhe n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb shpejt\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb apartament 21 metra katror\u00eb n\u00eb Sarand\u00eb i padeklaruar asnj\u00ebher\u00eb doli po ashtu si problem n\u00eb procesin ndaj gjyqtares. N\u00eb seanc\u00eb u la t\u00eb kuptohej se kontrata e marrjes s\u00eb apartamentit n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb truallit 345 metra katror\u00eb ishte e dyshimt\u00eb. Relatori tha se nga kontrata e sip\u00ebrmarrjes e vitit 2003 kuptohej se pal\u00ebt ishin shlyer n\u00eb at\u00eb koh\u00eb dhe nuk kishin m\u00eb detyrime, nd\u00ebrsa kontrata p\u00ebr apartamentin si p\u00ebrfitim p\u00ebr shkak t\u00eb truallit nuk ishte deklaruar asnj\u00ebher\u00eb.<\/p>\n<p>Gjyqtarja pretendoi se kontrata e apartamentit ishte formalitet q\u00eb do t\u00eb mund\u00ebsonte kalimin e pron\u00ebsis\u00eb s\u00eb truallit nga ajo dhe bashk\u00ebshorti t\u00eb kompania q\u00eb kishte kryer punimet dhe se apartamenti ishte shitur menj\u00ebher\u00eb dhe parat\u00eb i ishin kthyer kompanis\u00eb.<\/p>\n<p>Ajo k\u00ebmb\u00ebnguli se apartamenti kishte mbetur n\u00eb em\u00ebr t\u00eb saj dhe bashk\u00ebshortit vet\u00ebm p\u00ebr shkak se kompania nuk kishte kryer regjistrimin, nd\u00ebrsa e lidhi k\u00ebt\u00eb mosregjistrim edhe me vones\u00ebn n\u00eb shlyerjen e detyrimeve tatimore.<\/p>\n<p>V\u00ebzhguesja nd\u00ebrkomb\u00ebtare i vuri n\u00eb dukje gjyqtares se si juriste, ajo e kishte kuptuar se pavar\u00ebsisht titullit q\u00eb kishte kontrata e sip\u00ebrmarrjes, ajo n\u00eb brend\u00ebsi ishte nj\u00eb kontrat\u00eb shitje dhe k\u00ebmb\u00ebnguli t\u00eb dinte q\u00ebndrimin mbi mospagimin e tatimit edhe pse p\u00ebrfitimi nuk kishte qen\u00eb i vog\u00ebl.<\/p>\n<p>Qirjazi p\u00ebrs\u00ebriti se tatimi do t\u00eb paguhej kur t\u00eb p\u00ebrfundohej regjistrimi i pasuris\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb bler\u00ebsve.<\/p>\n<p>Vet\u00eb Qirjazi pranoi pasakt\u00ebsit\u00eb n\u00eb deklarime, por pretendoi se ajo nuk kishte pasur p\u00ebr q\u00ebllim fshehje dhe as deklarimin e rrem\u00eb. N\u00eb fund, Qirjazi tha se priste rihapje t\u00eb hetimit.<\/p>\n<p>\u201cQ\u00ebndrimi p\u00ebrfundimtar n\u00eb k\u00ebt\u00eb faz\u00eb duket i tep\u00ebrt n\u00ebse nuk hapen hetimi p\u00ebr dy kriteret e tjera,\u201d tha ajo. Seanca\u00a0 e radh\u00ebs u njoftua n\u00eb 25 shkurt, n\u00eb or\u00ebn 9.30.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjyqtarja e Apelit t\u00eb Tiran\u00ebs, Marie Qirjazi u p\u00ebrball me barr\u00eb prove mbi disa transaksione t\u00eb pasuris\u00eb, p\u00ebrfshi p\u00ebrfitimin dhe m\u00eb pas shitjen e rreth 900 metra truall n\u00eb qytetin e Sarand\u00ebs dhe dyshime p\u00ebr fshehje pasurie.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":97,"featured_media":73936,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[117,2,362],"tags":[125,103,118,637],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/IMG-4092.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtarja Marie Qirjazi (majtas) dhe avokatja e saj pas seanc\u00ebs n\u00eb KPK. Foto:BIRN","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73935"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/97"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=73935"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73935\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":73937,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73935\/revisions\/73937"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/73936"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=73935"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=73935"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=73935"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}