{"id":73974,"date":"2021-02-09T21:03:12","date_gmt":"2021-02-09T20:03:12","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/prokurorja-marjeta-zaimi-ballafaqohet-me-pikepyetjet-mbi-pasurine-ne-kpk\/2021\/02\/09\/"},"modified":"2023-04-06T22:10:59","modified_gmt":"2023-04-06T20:10:59","slug":"prokurorja-marjeta-zaimi-ballafaqohet-me-pikepyetjet-mbi-pasurine-ne-kpk","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/prokurorja-marjeta-zaimi-ballafaqohet-me-pikepyetjet-mbi-pasurine-ne-kpk\/2021\/02\/09\/","title":{"rendered":"Prokurorja Marjeta Zaimi ballafaqohet me pik\u00ebpyetjet mbi pasurin\u00eb n\u00eb KPK"},"content":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit renditi kalimin e barr\u00ebs s\u00eb prov\u00ebs p\u00ebr nj\u00eb seri transaksionesh financiare t\u00eb prokurores s\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, Marjeta Zaimi, nd\u00ebrsa kjo e fundit k\u00ebmb\u00ebnguli se pasuria e saj ishte e ligjshme dhe k\u00ebrkoi konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_76577\" aria-describedby=\"caption-attachment-76577\" style=\"width: 533px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Marjeta-Zaimi-seanca-KPK.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-76577\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Marjeta-Zaimi-seanca-KPK-533x400.jpg\" alt=\"\" width=\"533\" height=\"400\" data-id=\"76577\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-76577\" class=\"wp-caption-text\">Prokurorja Marjeta Zaimi e Prokuroris\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb KPK.<\/figcaption><\/figure>\n<p>Relatori Olsi Komici p\u00ebrs\u00ebriti nj\u00eb duzin\u00eb episodesh t\u00eb kalimit t\u00eb barr\u00ebs s\u00eb prov\u00ebs, nd\u00ebrsa prokurorja Marjeta Zaimi e Prokuroris\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs pranoi disa pasakt\u00ebsi n\u00eb deklarime, por k\u00ebmb\u00ebnguli se pasuria e saj kishte burime t\u00eb ligjshme.<\/p>\n<p>Seanca d\u00ebgjimore me Zaimin u zhvillua mesdit\u00ebn e s\u00eb mart\u00ebs p\u00ebrball\u00eb trup\u00ebs gjyq\u00ebsore t\u00eb drejtuar nga Firdes Shuli, me relator Olsi Komici dhe an\u00ebtare Pamela Qirko. Relacioni u fokusua tek kriteri i pasuris\u00eb, nd\u00ebrsa p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs dhe profesionalizmin nuk u konstatuan probleme.<\/p>\n<p>Marjeta Zaimi e ka filluar karrier\u00ebn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 1993 dhe ka punuar si prokurore n\u00eb Prokurorit\u00eb e Fierit dhe Tiran\u00ebs. Sipas hetimit t\u00eb kryer nga KPK, ajo zot\u00ebron nj\u00eb apartament banimi n\u00eb Selit\u00eb t\u00eb bler\u00eb n\u00eb vitin 2011 p\u00ebr 87,750 euro, nj\u00eb depozit\u00eb bankare me vler\u00eb 8014 euro si dhe nj\u00eb automjet.<\/p>\n<p>Rrezja e hetimit pasuror p\u00ebrfshiu gjithashtu\u00a0 edhe nj\u00eb apartament t\u00eb shitur n\u00eb Fier, depozitat e hapura dhe t\u00eb t\u00ebrhequra nd\u00ebr vite si dhe p\u00ebrdorimin pas transferimit n\u00eb Tiran\u00eb t\u00eb nj\u00eb apartamenti n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb kunatit p\u00ebrmes nj\u00eb kontrate qiraje prej 10 mij\u00eb lek\u00ebsh\/muaj \u2013dhe p\u00ebr disa muaj pa qira.<\/p>\n<p>P\u00ebr pasurin\u00eb kryesore \u2013apartamentin e bler\u00eb n\u00eb Selit\u00eb t\u00eb Tiran\u00ebs, prokurorja Zaimi dhe bashk\u00ebshorti i saj kan\u00eb deklaruar si burim nj\u00eb kredi t\u00eb but\u00eb bankare prej 5 milion\u00eb lek\u00ebsh, pak\u00ebsimin e tre depozitave me vler\u00eb rreth 3.8 milion\u00eb lek\u00eb s\u00eb bashku si dhe kursime n\u00eb cash prej 2.4 milion\u00eb lek\u00ebsh.<\/p>\n<p>Por Komisioni ka gjetur deklarime kontradiktore dhe mosp\u00ebrputhje si p\u00ebr koh\u00ebn e pagesave ashtu edhe p\u00ebr vlerat e k\u00ebsteve t\u00eb paguara. Komici tha se Zaimi nuk kishte deklaruar pages\u00ebn e k\u00ebstit t\u00eb tret\u00eb prej 23 mij\u00eb eurosh dhe as nj\u00eb ndihm\u00eb familjare p\u00ebr plot\u00ebsimin e k\u00ebtij k\u00ebsti n\u00eb vlerat e 8 mij\u00eb eurove dhe 250 mij\u00eb lek\u00ebve.<\/p>\n<p>Mosp\u00ebrputhje jan\u00eb gjetur edhe me deklarimet p\u00ebr \u00e7mimin e shitjes s\u00eb apartamentit n\u00eb Fier; fillimisht n\u00eb vler\u00ebn e 3.1 milion\u00eb lek\u00ebve dhe m\u00eb pas rreth 1.9 milion\u00eb lek\u00eb. Por Zaimi e ka shpjeguar mosp\u00ebrputhjen me p\u00ebrmbytjen e sht\u00ebpis\u00eb pas shitjes nga v\u00ebrshimi i lumit Gjanica \u2013\u00e7ka i detyroi ata q\u00eb t\u00eb ulnin \u00e7mimin e paracaktuar dhe t\u00eb kthenin diferenc\u00ebn e parave tek bler\u00ebsi.<\/p>\n<p>KPK i ka konsideruar kontradiktore deklarimet p\u00ebr hapjen dhe t\u00ebrheqjen e disa depozitave bankare si dhe deklarimet e kursimeve n\u00eb cash p\u00ebr disa vite radhazi. Zaimit iu kalua gjithashtu barra e prov\u00ebs p\u00ebr t\u00eb justifikuar me dokumentacion aft\u00ebsin\u00eb bler\u00ebse t\u00eb kunatit p\u00ebr apartamentin e marr\u00eb prej saj me qira n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb relatimit, Komici tha se nga analiza financiare rezultonte mang\u00ebsi burimesh n\u00eb vler\u00ebn e 2.3 milion\u00eb lek\u00ebve. Ai shtoi disa her\u00eb radhazi se subjekti kishte dor\u00ebzuar shpjegime, t\u00eb cilat do t\u00eb vler\u00ebsoheshin para marrjes s\u00eb vendimit.<\/p>\n<p>Prokurorja Zaimi u ndal n\u00eb secilin episod t\u00eb p\u00ebrmendur n\u00eb relatim gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb saj, t\u00eb cil\u00ebn e filloi duke th\u00ebn\u00eb se &#8216;pasuria ime m\u00eb e madhe \u00ebsht\u00eb familja&#8217;.<\/p>\n<p>\u201cPasuria materiale pas 28 viteve pun\u00eb t\u00eb miat dhe 35 t\u00eb bashk\u00ebshortit \u00ebsht\u00eb 1 apartament p\u00ebr t\u00eb cilin vazhdoj t\u00eb paguaj kredin\u00eb, nj\u00eb autovetur\u00eb dhe nj\u00eb depozit\u00eb,\u201d shtoi Zaimi.<\/p>\n<p>Ajo shpjegoi se p\u00ebr apartamentin n\u00eb Selit\u00eb kishin paguar 4 k\u00ebste n\u00eb muajt qershor dhe tetor 2011; kapari prej 2.5 milion\u00eb lek\u00ebsh me cashin e akumuluar, kredia prej 5 milion\u00eb lek\u00ebsh, k\u00ebstin prej 23 mij\u00eb eurosh dhe pages\u00ebn e fundit t\u00eb mbetur.<\/p>\n<p>Zaimi shtoi se q\u00ebllimi i familjes pas transferimit n\u00eb Tiran\u00eb ishte blerja e apartamentit, ndaj kursimet n\u00eb cash t\u00eb deklaruara m\u00eb her\u00ebt nuk ishin konsumuar. Ajo e shpjegoi mosdeklarimin e k\u00ebstit prej 23 mij\u00eb eurosh me harres\u00ebn dhe ngarkes\u00ebn e lart\u00eb n\u00eb pun\u00eb, nd\u00ebrsa p\u00ebr ndihm\u00ebn familjare tha se ishte shlyer brenda vitit.<\/p>\n<p>\u201cJam p\u00ebrpjekur t\u00eb deklaroj me v\u00ebrtet\u00ebsi sipas k\u00ebrkesave t\u00eb formularit dhe ka pasur disa probleme n\u00eb vitin 2010 p\u00ebr shkak t\u00eb ngarkes\u00ebs s\u00eb pun\u00ebs. Por t\u00eb gjitha jan\u00eb para t\u00eb ligjshme dhe me detyrime tatimore,\u201d shtoi ajo.<\/p>\n<p>Lidhur me apartamentin e shitur n\u00eb Fier, Zaimi tha se bler\u00ebsi kishte vendosur si kusht ose uljen e \u00e7mimit, ose revokimin e kontrat\u00ebs pas d\u00ebmtimeve t\u00eb shkaktuara nga p\u00ebrmbytja. Ajo shtoi se nuk kishte mundur ta gjente bler\u00ebsin, q\u00eb sipas saj kishte emigruar n\u00eb Gjermani, por kishte siguruar nj\u00eb deklarat\u00eb noteriale nga n\u00ebna e tij q\u00eb konfirmonte k\u00ebt\u00eb version.<\/p>\n<p>Zaimi k\u00ebrkoi q\u00eb KPK mos ta konsideronte kunatin si person t\u00eb lidhur dhe e quajti p\u00ebrdorimin e sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb tij nj\u00eb rast t\u00eb past\u00ebr qiramarrjeje. Megjithat\u00eb, ajo shtoi se kishte dh\u00ebn\u00eb t\u00eb gjitha shpjegimet e nevojshme p\u00ebr pagesat e kryera prej tij p\u00ebr apartamentin n\u00eb Tiran\u00eb dhe se nj\u00eb pjes\u00eb e dokumenteve kishin qen\u00eb t\u00eb pamundura p\u00ebr t\u2019u siguruar p\u00ebr shkak t\u00eb pandemis\u00eb.<\/p>\n<p>Prokurorja kontestoi edhe analiz\u00ebn financiare dhe k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb ardhurat e bashk\u00ebshortit nga puna si ekspert topograf n\u00eb disa gjykata t\u00eb llogariteshin.<\/p>\n<p>\u201cKam sjell\u00eb dokumente q\u00eb v\u00ebrtetojn\u00eb se k\u00ebto jan\u00eb t\u00eb ardhura nga nj\u00eb pune t\u00eb ligjshme dhe n\u00ebse merren parasysh, diferenca \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb e vog\u00ebl. Ndaj k\u00ebrkoj q\u00eb t\u00eb ndiqet parimi i proporcionalitetit,\u201d shtoi ajo.<\/p>\n<p>Duke marr\u00eb shkas nga mosp\u00ebrputhjet n\u00eb deklarata, Komici e pyeti prokuroren Zaimi p\u00ebr konceptin e saj mbi deklarimet e cashit.<\/p>\n<p>\u201cCash-i \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb mbetet n\u00eb fund t\u00eb vitit. Sa mbeten fizikisht pas diferenc\u00ebs s\u00eb t\u00eb ardhurave dhe shpenzimeve,\u201d tha Zaimi, duke pranuar se n\u00eb vitet e para nuk i ka deklaruar si\u00e7 duhet.<\/p>\n<p>Komici e shtyu m\u00eb tej diskutimin, duke th\u00ebn\u00eb: \u201cm\u00eb b\u00ebn \u00e7udi q\u00eb nuk e keni deklaruar pages\u00ebn 23 mij\u00eb euro [t\u00eb blerjes s\u00eb apartamentit] asnj\u00ebher\u00eb?<\/p>\n<p>Zaimi u p\u00ebrgjigj se ndon\u00ebse mund t\u00eb duket \u00e7udi, ajo nuk e ka mbajtur mend dhe se me t\u2019u v\u00ebn\u00eb n\u00eb dijeni nga kompania e nd\u00ebrtimit, i vuri dokumentet n\u00eb dispozicion t\u00eb Komisionit.<\/p>\n<p>\u201cKjo nuk \u00ebsht\u00eb deklarative, nga t\u00ebrheqja e t\u00eb gjitha depozitave del vlera ekuivalente. Un\u00eb nuk kam mbajtur mend veprimin,\u201d tha Zaimi.<\/p>\n<p>N\u00eb konkluzionet p\u00ebrfundimtare, prokurorja Marjeta Zaimi shprehu besimin se me shpjegimet dhe relacionet e dh\u00ebna, ajo ka arritur nivelin e besuesh\u00ebm n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb dhe n\u00eb dy kriteret e tjera. \u201cBesoj se duhet t\u00eb konfirmohem,\u201d tha ajo.<\/p>\n<p>Vendimi do t\u00eb shpallet m\u00eb 11 shkurt, n\u00eb or\u00ebn 10:00.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit renditi kalimin e barr\u00ebs s\u00eb prov\u00ebs p\u00ebr nj\u00eb seri transaksionesh financiare t\u00eb prokurores s\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, Marjeta Zaimi, nd\u00ebrsa kjo e fundit k\u00ebmb\u00ebnguli se pasuria e saj ishte e ligjshme dhe k\u00ebrkoi konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":7,"featured_media":73975,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[415,117,2,473],"tags":[118,119,122],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Marjeta-Zaimi-seanca-KPK.jpg","fifu_image_alt":"Prokurorja Marjeta Zaimi e Prokuroris\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb KPK. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73974"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/7"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=73974"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73974\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":73976,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73974\/revisions\/73976"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/73975"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=73974"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=73974"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=73974"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}