{"id":73998,"date":"2021-02-04T17:25:25","date_gmt":"2021-02-04T16:25:25","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/konfirmimi-i-elvin-gokajt-shkaktoi-perplasje-mes-trupes-gjykuese-te-kpa\/2021\/02\/04\/"},"modified":"2023-04-06T22:12:25","modified_gmt":"2023-04-06T20:12:25","slug":"konfirmimi-i-elvin-gokajt-shkaktoi-perplasje-mes-trupes-gjykuese-te-kpa","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/konfirmimi-i-elvin-gokajt-shkaktoi-perplasje-mes-trupes-gjykuese-te-kpa\/2021\/02\/04\/","title":{"rendered":"Konfirmimi i Elvin Gokajt shkaktoi \u2018p\u00ebrplasje\u2019 mes trup\u00ebs gjykuese t\u00eb KPA"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb vendimin e arsyetuar, tre gjyqtar\u00eb n\u00eb shumic\u00eb i rr\u00ebzuan pretendimet e Komisionerit ndaj prokurorit t\u00eb Apelit Shkod\u00ebr, Elvin Gokaj, nd\u00ebrsa pakica argumenton se konfirmimi \u00ebsht\u00eb arbitrar dhe se u cenua standardi i vendosur m\u00eb par\u00eb nga KPA.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_74024\" aria-describedby=\"caption-attachment-74024\" style=\"width: 826px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Elvin-Gokaj-KPA-111.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-full wp-image-74024\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Elvin-Gokaj-KPA-111.jpg\" alt=\"\" width=\"826\" height=\"620\" data-id=\"74024\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-74024\" class=\"wp-caption-text\">Prokurori Elvin Gokaj n\u00eb seanc\u00ebn e par\u00eb p\u00ebrball\u00eb Kolegjit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit. Foto: KPA<\/figcaption><\/figure>\n<p>Trupi gjykues i Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit vendosi me shumic\u00eb votash m\u00eb 18 n\u00ebntor 2020 q\u00eb t\u00eb ndryshoj\u00eb vendimin e Komisionit dhe t\u00eb konfirmoj\u00eb n\u00eb detyr\u00eb prokurorin e Apelit t\u00eb Shkodr\u00ebs, Elvin Gokaj.Procesi n\u00eb Kolegj u zhvillua nga trupa gjykuese e drejtuar nga Natasha Mulaj, me relatore Albana Shtylla dhe an\u00ebtar\u00eb Rezarta Schuetz, Ardian Hajdari dhe Sokol \u00c7omo.<\/p>\n<p>N\u00eb shkall\u00eb t\u00eb par\u00eb, prokurori Gokaj u pezullua p\u00ebr nj\u00eb vit me detyrimin p\u00ebr t\u2019u trajnuar n\u00eb Shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs.<\/p>\n<p>Vendimi i KPK-s\u00eb u ankimua si nga Komisioneri Publik, Darjel Sina ashtu edhe nga subjekti dhe n\u00eb p\u00ebrfundim, problemet e identifikuara p\u00ebr pasurin\u00eb nuk u gjet\u00ebn shkarkuese nga shumicat e trup\u00ebs gjykuese.<\/p>\n<p><strong>Debati p\u00ebr depozitat dyem\u00ebrore<\/strong><\/p>\n<p>Debati mes an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb trupit gjykues t\u00eb Kolegjit u zhvillua m\u00eb s\u00eb shumti lidhur me posedimin \u2018de facto\u2019 ose jo t\u00eb pjes\u00ebs takuese t\u00eb bashk\u00ebshortes s\u00eb subjektit n\u00eb depozitat dyem\u00ebrore t\u00eb k\u00ebsaj t\u00eb fundit me n\u00ebn\u00ebn e saj dhe vjehrr\u00ebn, t\u00eb \u00e7elura dhe zot\u00ebruara gjat\u00eb periudh\u00ebs 2010-2016.<\/p>\n<p>An\u00ebtar\u00ebt n\u00eb shumic\u00eb, Albana Shtylla, Ardian Hajdari e Sokol \u00c7omo i rr\u00ebzuan shkaqet e Komisionerit lidhur me mosdeklarimin e k\u00ebtyre depozitave, si dhe pamund\u00ebsin\u00eb financiare n\u00eb shum\u00ebn 1.9 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbuluar me t\u00eb ardhura t\u00eb ligjshme shpenzimet dhe kursimet e krijuara gjat\u00eb k\u00ebsaj kohe.<\/p>\n<p>N\u00eb ankim, Sina pretendoi gjithashtu se Gokaj dhe bashk\u00ebshortja e tij kishin qen\u00eb n\u00eb pamund\u00ebsi financiare n\u00eb vler\u00ebn 2.3 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr krijimin e pjes\u00ebs s\u00eb tyre takuese 50% n\u00eb k\u00ebto depozita.<\/p>\n<p>Por prokurori Gokaj shpjegoi se nuk kishte investuar apo p\u00ebrfituar ndonj\u00eb gj\u00eb nga k\u00ebto depozita t\u00eb krijuara nga familjar\u00ebt e tyre, por se bashk\u00ebshortja kishte kryer veprime p\u00ebr t\u2019i ndihmuar p\u00ebr shkak t\u00eb lidhjes s\u00eb posa\u00e7me q\u00eb kishin.<\/p>\n<p>Ashtu si KPK, edhe Kolegji vler\u00ebsoi se bashk\u00ebshortja e Gokajt, \u2018de jure\u2019 ka qen\u00eb n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e titullares s\u00eb llogarive bankare dyem\u00ebrore me n\u00ebn\u00ebn e saj, znj. L. P. dhe n\u00ebn\u00ebn e subjektit, znj. S. G.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht k\u00ebtij p\u00ebrfundimi, shumica argumenton se prind\u00ebrit e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit dhe n\u00ebna e bashk\u00ebshortes s\u00eb tij kan\u00eb v\u00ebrtetuar me dokumentacion provues aft\u00ebsin\u00eb financiare t\u00eb tyre p\u00ebr t\u00eb krijuar k\u00ebto depozita n\u00eb pjes\u00ebn 100% t\u00eb tyre, si dhe v\u00ebren se ky konstatim \u00ebsht\u00eb pranuar si i drejt\u00eb edhe nga Komisioneri Publik.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, shumica konstaton se nuk ka rezultuar q\u00eb Gokaj dhe bashk\u00ebshortja e tij t\u00eb ken\u00eb kontribuar n\u00eb krijimin dhe gjendjen e k\u00ebtyre depozitave nd\u00ebr vite.<\/p>\n<p>Tre gjyqtar\u00ebt sjellin si argument faktin se \u00ebsht\u00eb provuar q\u00eb depozita dyem\u00ebrore e \u00e7elur nga bashk\u00ebshortja e Gokajt dhe n\u00ebna e saj, ka kaluar afatin e maturimit n\u00eb vitin 2013 dhe se kjo e fundit e ka t\u00ebrhequr gjith\u00eb shum\u00ebn personalisht. Ata argumentojn\u00eb se edhe n\u00ebna e subjektit, n\u00eb qershor t\u00eb vitit 2016, ka kaluar n\u00eb llogarin\u00eb e saj personale t\u00eb gjith\u00eb kapitalin e depozitave dyem\u00ebrore q\u00eb kishte me bashk\u00ebshorten e t\u00eb birit. \u201c[\u2026]\u00e7ka krijon bindjen se kapitali n\u00eb llogarit\u00eb dyem\u00ebrore ka qen\u00eb n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb saj,\u201d shprehet shumica.<\/p>\n<p>Kolegji konstaton se nuk ka rezultuar asnj\u00eb e dh\u00ebn\u00eb q\u00eb prokurori Gokaj apo bashk\u00ebshortja e tij t\u00eb ken\u00eb kontribuar n\u00eb krijimin e k\u00ebtyre depozitave apo p\u00ebrdorur t\u00eb ardhura prej tyre p\u00ebr shpenzime ose p\u00ebr t\u00eb krijuar ndonj\u00eb pasuri.<\/p>\n<p>Ndryshe nga shumica, pakica vler\u00ebson se prokurori Gokaj nuk arriti t\u00eb provoj\u00eb pretendimin se depozitat bankare dyem\u00ebrore nuk p\u00ebrb\u00ebhen nga mjete monetare t\u00eb cilat i p\u00ebrkasin atij dhe bashk\u00ebshortes.<\/p>\n<p>Sipas Mulajt dhe Schuetz, nga analiza e kryer n\u00eb Kolegj rezultuan rrethana faktike thuajse absurde, pasi t\u00eb ardhurat e depozitave kaluan mes dy individ\u00ebve n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie krushqie me nj\u00ebri-tjetrin, nga llogaria e n\u00ebn\u00ebs s\u00eb bashk\u00ebshortes s\u00eb subjektit tek ajo e n\u00ebn\u00ebs s\u00eb subjektit.<\/p>\n<p>Dy gjyqtaret e KPA-s\u00eb ngrit\u00ebn dyshime se prokurori Gokaj kishte lidhje me k\u00ebto depozita dhe evidentuan \u201cmunges\u00eb sinqeriteti\u201d n\u00eb shpjegimet e tij.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb kushtet kur prind\u00ebrit e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit jetojn\u00eb n\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb Bashkimit Evropian, shumica nuk analizoi dhe subjekti nuk shpjegoi cili ishte motivi i prind\u00ebrve t\u00eb tij p\u00ebr t\u00eb investuar n\u00eb depozita kursimi n\u00eb lek\u00eb n\u00eb Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb apo pse asnj\u00eb nga bankat n\u00eb Republik\u00ebn Italiane nuk ofronte motivim financiar t\u00eb mjaftuesh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb kryer t\u00eb nj\u00ebjtat investime me fitim,\u201d konstatojn\u00eb Mulaj dhe Schuetz.<\/p>\n<p>Ato e quajn\u00eb si intepretim t\u00eb gabuar t\u00eb ligjit dhe fakteve q\u00ebndrimin e shumic\u00ebs se\u00a0Gokaj dhe bashk\u00ebshortja e tij nuk gjenden n\u00eb kushtet e munges\u00ebs s\u00eb burimeve finanicare p\u00ebr periudh\u00ebn 2010-2016, pasi nuk rezultoi q\u00eb ata t\u00eb kishin kontribuar n\u00eb krijimin dhe gjendjen e k\u00ebtyre depozitave.<\/p>\n<p>&#8220;Duket se bazohet kryek\u00ebput n\u00eb nj\u00eb interpretim arbitrar, bazuar vet\u00ebm mbi \u2018posa\u00e7m\u00ebrin\u00eb&#8217; e lidhjes mes subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit dhe personave t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb lidhur, e n\u00eb anashkalim t\u00eb qart\u00eb t\u00eb konceptit q\u00eb q\u00ebndron n\u00eb themelet e kontrollit t\u00eb pasuris\u00eb s\u00eb zyrtar\u00ebve, p\u00ebrfshir\u00eb edhe praktikat e fshehjes s\u00eb pasuris\u00eb prej k\u00ebtyre t\u00eb fundit n\u00eb em\u00ebr t\u00eb familjar\u00ebve,&#8221; konstaton pakica.<\/p>\n<p>Mulaj dhe Schuetz shtojn\u00eb se shumica hesht p\u00ebr kontradikt\u00ebn n\u00eb argumentet e subjektit dhe se pranimi i pretendimit deklarativ t\u00eb tij se bashk\u00ebshortja ishte n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e personit t\u00eb besuar dhe jo pronare n\u00eb nj\u00eb mas\u00eb t\u00eb caktuar t\u00eb vler\u00ebs monetare t\u00eb depozituar, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ka hapur depozita dyem\u00ebrore me dy persona t\u00eb lidhur, sfidon logjik\u00ebn.<\/p>\n<p>Pretendimet e prokurorit Elvin Gokaj se nuk kishte pasur dijeni p\u00ebr t\u00eb pakt\u00ebn 5 vjet lidhur me depozitat dyem\u00ebrore t\u00eb krijuara nga bashk\u00ebshortja me n\u00ebn\u00ebn e tij dhe n\u00ebn\u00ebn e saj, konsiderohen prej pakic\u00ebs se bien ndesh me detyrimet e tij ligjore si subjekt deklarues, se sfidojn\u00eb logjik\u00ebn dhe shkojn\u00eb n\u00eb kufijt\u00eb e qesharakes.<\/p>\n<p>Duke i konsideruar t\u00eb drejta parashtrimet e Komisionerit Publik se Gokaj duhej t\u00eb kishte deklaruar depozitat e p\u00ebrbashk\u00ebta dyem\u00ebrore dhe se ata nuk mbulojn\u00eb me t\u00eb ardhura t\u00eb ligjshme shpenzimet dhe kursimet e krijuara gjat\u00eb k\u00ebtyre viteve, Mulajt dhe Schuetz konkludojn\u00eb se subjekti dhe bashk\u00ebshortja e tij rezultojn\u00eb me munges\u00eb burimesh p\u00ebr krijimin e depozitave dyem\u00ebrore n\u00eb vler\u00ebn 3.5 milion\u00eb lek\u00eb, n\u00ebse do t\u00eb cil\u00ebsoheshin si bashk\u00ebpronar\u00eb. Sipas pakic\u00ebs, teorikisht, balanca negative shkon n\u00eb vler\u00ebn 7 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Vler\u00ebsimi ndryshe p\u00ebr apartamentin<\/strong><\/p>\n<p>Shumica e trup\u00ebs gjykuese t\u00eb KPA-s\u00eb pranon n\u00eb vendim se prokurori i Apelit t\u00eb Shkodr\u00ebs, Elvin Gokaj ka kryer deklarim t\u00eb pasakt\u00eb p\u00ebr pages\u00ebn e k\u00ebstit t\u00eb par\u00eb t\u00eb nj\u00eb apartamenti, por e konsiderojn\u00eb k\u00ebt\u00eb si element t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr shkarkim.<\/p>\n<p>Shumica ka rr\u00ebzuar edhe shkakun tjet\u00ebr n\u00eb ankimin e Komisionerit Publik lidhur me mospasqyrimin n\u00eb deklarat\u00ebn veting t\u00eb nj\u00eb shume 10 mij\u00eb euro t\u00eb marr\u00eb hua nga E.N., q\u00eb ka sh\u00ebrbyer p\u00ebr pages\u00ebn e k\u00ebstit t\u00eb dyt\u00eb t\u00eb apartamentit.<\/p>\n<p>Lidhur me k\u00ebt\u00eb shkak, shumica konstaton se Gokaj ka sh\u00ebnuar n\u00eb deklarat\u00ebn periodike t\u00eb vitit 2014 shlyerjen e k\u00ebstit t\u00eb fundit ndaj shoq\u00ebris\u00eb, si dhe shlyerjen e borxhit ndaj E.N. dhe e konsideron si nj\u00eb mosdeklarim t\u00eb pasakt\u00eb q\u00eb nuk mund t\u00eb sjell\u00eb shkarkimin.<\/p>\n<p>Mulaj dhe Scuetz n\u00eb pakic\u00eb, theksojn\u00eb se konkluzioni i shumic\u00ebs se mungesa financiare n\u00eb vler\u00ebn 838 mij\u00eb lek\u00eb nuk mund t\u00eb jet\u00eb penalizuese \u00ebsht\u00eb i pabazuar n\u00eb ligj dhe bie ndesh qart\u00eb me jurisprudenc\u00ebn e m\u00ebparshme t\u00eb Kolegjit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit.<\/p>\n<p>Gjyqtaret \u00e7mojn\u00eb se shumica nuk e argumentoi dot se p\u00ebrse \u00ebsht\u00eb e pamjaftueshme p\u00ebr shkarkim mungesa e burimeve financiare p\u00ebr pages\u00ebn e\u00a0k\u00ebstit t\u00eb par\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 838 mij\u00eb lek\u00eb, kur sipas tyre kjo vler\u00eb p\u00ebrb\u00ebn 33% t\u00eb t\u00eb ardhurave n\u00eb total t\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit dhe t\u00eb bashk\u00ebshortes p\u00ebr vitin 2008, 31% t\u00eb t\u00eb ardhurave t\u00eb vitit 2009 dhe 150% t\u00eb t\u00eb ardhurave p\u00ebr kat\u00ebr muajt e par\u00eb t\u00eb vitit 2009, kur ka ndodhur pagesa.<\/p>\n<p>&#8220;Sjellim n\u00eb v\u00ebmendje se Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit ka vendosur shkarkim apo ka l\u00ebn\u00eb n\u00eb fuqi vendime t\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit p\u00ebr deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm t\u00eb kriterit t\u00eb pasuris\u00eb[&#8230;],\u00a0n\u00eb nj\u00eb num\u00ebr \u00e7\u00ebshtjesh n\u00eb t\u00eb cilat mungesa e burimeve t\u00eb ligjshme brenda nj\u00eb viti ka qen\u00eb n\u00eb nivele shum\u00eb m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta sesa kjo vler\u00eb, p\u00ebrkat\u00ebsisht 421.178 dhe 383.889 lek\u00eb,&#8221; evidentojn\u00eb Schuetz dhe Mulaj dhe theksojn\u00eb se mungesa e burimeve p\u00ebr pages\u00ebn e k\u00ebstit t\u00eb par\u00eb n\u00eb vitin 2009 duhej t\u00eb ishte cil\u00ebsuar deklarim i pamjaftuesh\u00ebm, n\u00eb p\u00ebrputhje edhe me jurispudenc\u00ebn e vet\u00eb KPA-s\u00eb.<\/p>\n<p>Gjithashtu, pakica vler\u00ebson se duhej t\u00eb ishte konkluduar p\u00ebr deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm edhe mosdeklarimi i huas\u00eb 10 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Mulaj dhe Schuetz sjellin n\u00eb v\u00ebmendje vendimin p\u00ebr shkarkimin nga detyra t\u00eb ish-an\u00ebtarit t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese, Fatmir Hoxha, q\u00eb sipas tyre u penalizua edhe\u00a0p\u00ebr shkak t\u00eb deklarimit t\u00eb pasakt\u00eb t\u00eb nj\u00eb huaje q\u00eb kishte sh\u00ebrbyer p\u00ebr t\u00eb krijuar pasuri, q\u00eb e kishte shlyer n\u00eb momentin kur kishte plot\u00ebsuar deklarat\u00ebn veting.<\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb vendimin e arsyetuar, tre gjyqtar\u00eb n\u00eb shumic\u00eb i rr\u00ebzuan pretendimet e Komisionerit ndaj prokurorit t\u00eb Apelit Shkod\u00ebr, Elvin Gokaj, nd\u00ebrsa pakica argumenton se konfirmimi \u00ebsht\u00eb arbitrar dhe se u cenua standardi i vendosur m\u00eb par\u00eb nga KPA.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":73999,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,415,114,473],"tags":[112,119,643],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Elvin-Gokaj-KPA-111.jpg","fifu_image_alt":"Prokurori Elvin Gokaj n\u00eb seanc\u00ebn e par\u00eb p\u00ebrball\u00eb Kolegjit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit. Foto: KPA","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73998"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=73998"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73998\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":74000,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73998\/revisions\/74000"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/73999"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=73998"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=73998"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=73998"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}