{"id":74004,"date":"2021-02-02T18:24:38","date_gmt":"2021-02-02T17:24:38","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-u-bind-se-prokurori-adriano-dyrmishi-duhet-te-vazhdoje-detyren\/2021\/02\/02\/"},"modified":"2023-04-06T22:12:58","modified_gmt":"2023-04-06T20:12:58","slug":"kpk-u-bind-se-prokurori-adriano-dyrmishi-duhet-te-vazhdoje-detyren","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-u-bind-se-prokurori-adriano-dyrmishi-duhet-te-vazhdoje-detyren\/2021\/02\/02\/","title":{"rendered":"KPK u bind se prokurori Adriano Dyrmishi duhet t\u00eb vazhdoj\u00eb detyr\u00ebn"},"content":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e ka vler\u00ebsuar pozitivisht p\u00ebr t\u00eb tre kriteret e rivler\u00ebsimit prokurorin e Prokuroris\u00eb s\u00eb Rrethit Gjyq\u00ebsor Tiran\u00eb, Adriano Dyrmishi.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_75694\" aria-describedby=\"caption-attachment-75694\" style=\"width: 533px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Adriano-Dyrmishi-KPK.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-75694\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Adriano-Dyrmishi-KPK-533x400.jpg\" alt=\"\" width=\"533\" height=\"400\" data-id=\"75694\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-75694\" class=\"wp-caption-text\">Prokurori Adriano Dyrmishi pas vendimit t\u00eb KPK. Foto: Edmond Hoxhaj.<\/figcaption><\/figure>\n<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK vendosi m\u00eb 28 dhjetor 2020 t\u00eb konfirmoj\u00eb n\u00eb detyr\u00eb prokurorin e Tiran\u00ebs, Adriano Dyrmishi duke konkluduar se ka arritur nivel t\u00eb besuesh\u00ebm n\u00eb vler\u00ebsimin e pasuris\u00eb dhe t\u00eb figur\u00ebs, si dhe nivel kualifikues n\u00eb vler\u00ebsimin e aft\u00ebsive profesionale.<\/p>\n<p>Komisioni e konsideron jo penalizuese pamund\u00ebsin\u00eb financiare p\u00ebr blerjen e nj\u00eb makine, nd\u00ebrsa nga hetimi administrativ jan\u00eb rr\u00ebzuar informacionet e DSIK p\u00ebr nj\u00eb kontakt me nj\u00eb person t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb krimin e organizuar dhe pretendimet e denoncuesve nga publiku. Pa probleme ka rezultuar edhe p\u00ebrdorimi i nj\u00eb apartamenti n\u00eb Tiran\u00eb p\u00ebr 9 vjet, pa shp\u00ebrblim.<\/p>\n<p>Trupi gjykues \u00ebsht\u00eb bindur nga shpjegimet dhe provat e dor\u00ebzuara prej prokurorit Dyrmishi se ai nuk kishte pasur asnj\u00eb lloj interesi pasuror n\u00eb k\u00ebt\u00eb apartament q\u00eb e ka p\u00ebrdorur pa shp\u00ebrblim p\u00ebr periudh\u00ebn 2011-2019.<\/p>\n<p>Dyrmishi ka shpjeguar p\u00ebr Komisionin se me pronarin e k\u00ebtij apartamenti kishte miq\u00ebsi familjare, pasi ishin me origjin\u00eb nga i nj\u00ebjti vend. Ai ka shtuar se pronari i apartamentit \u00ebsht\u00eb larguar familjarisht p\u00ebr t\u00eb jetuar n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, SHBA dhe se ja ka l\u00ebn\u00eb n\u00eb p\u00ebrdorim k\u00ebt\u00eb pasuri se druhej ta jepte me qira, pasi mund t\u2019i d\u00ebmtohej nga qiramarr\u00ebsit.<\/p>\n<p>Komisioni konstaton se apartamenti n\u00eb fjal\u00eb \u00ebsht\u00eb bler\u00eb n\u00eb vitin 2005 nga miku familjar i subjektit, nd\u00ebrsa ky i fundit e ka nisur funksionin si prokuror n\u00eb vitin 2010. Gjithashtu ka rezultuar se e ka marr\u00eb n\u00eb p\u00ebrdorim banes\u00ebn n\u00eb vitin 2011, kur pronari i k\u00ebsaj pasurie \u00ebsht\u00eb transferuar p\u00ebr t\u00eb jetuar nga SHBA.<\/p>\n<p>Sipas trupit gjykues, Dyrmishi nuk ka kontribuar financiarisht p\u00ebr blerjen e k\u00ebtij apartamenti dhe se nuk ka p\u00ebrfituar ndonj\u00eb t\u00eb drejt\u00eb reale mbi k\u00ebt\u00eb pasuri. Gjitashtu, \u00ebsht\u00eb konstatuar se pronari F.D. e ka shitur tek persona t\u00eb tret\u00eb n\u00eb vitin 2019 k\u00ebt\u00eb banes\u00eb, nd\u00ebrsa prokurori Dyrmishi \u00ebsht\u00eb transferuar t\u00eb jetoj\u00eb n\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr apartament, me qira.<\/p>\n<p>&#8220;[&#8230;]nga dokumentacioni i administrauar nga Komisioni nuk ka rezultuar ekzistenca e ndonj\u00eb konflikti interesash midis subjektit dhe z. F. D. \u2013 trupi gjykues nuk ka gjetur element\u00eb faktiko-ligjor\u00eb n\u00eb baz\u00eb t\u00eb t\u00eb cil\u00ebve z. F. D. t\u00eb kualifikohej si nj\u00eb person tjet\u00ebr i lidhur[&#8230;]&#8221;, \u00e7mon Komisioni dhe konkludon se n\u00eb k\u00ebto kushte Dyrmishit nuk mund ti kalohej barra e prov\u00ebs lidhur me burimet e krijimit t\u00eb apartamentit q\u00eb ai ka p\u00ebrdorur.<\/p>\n<p>Nga hetimi ka rezultuar se Dyrmishi ka lidhur dy kontrata t\u00eb tjera p\u00ebr strehim gjat\u00eb periudh\u00ebs kur ai p\u00ebrdorte apartamentin e F.D.. Sipas KPK, ai ka lidhur nj\u00eb kontrat\u00eb qiraje me V.R. n\u00eb vitin 2014 p\u00ebr apartamentin e k\u00ebtij t\u00eb fundit dhe tjet\u00ebr p\u00ebr dh\u00ebnie n\u00eb p\u00ebrdorim n\u00eb vitin 2016.<\/p>\n<p>Prokurori Dyrmishi ka shpjeguar se k\u00ebto kontrata nuk jan\u00eb ekzekutuar, por thjesht ka marr\u00eb masa p\u00ebr strehimin e familjes s\u00eb tij, pasi pronari i apartamentit q\u00eb kishte n\u00eb p\u00ebrdorim nga viti 2011 e n\u00eb vazhdim i kishte th\u00ebn\u00eb se mund t\u00eb kthehej n\u00eb Shqip\u00ebri, por nuk ishte kthyer. Nisur edhe nga fakti se pas shitjes s\u00eb apartamentit nga ana e F.D. n\u00eb vitin 2019, subjekti ka marr\u00eb me qira nj\u00eb tjet\u00ebr banes\u00eb, shpjegimet e tij jan\u00eb gjetur bind\u00ebse nga trupi gjykues.<\/p>\n<p>Komisioni ka konstatuar pamund\u00ebsi financiare n\u00eb shum\u00ebn 379 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr blerjen e nj\u00eb automjeti tip \u201cAudi A4\u201d n\u00eb korrik t\u00eb vitit 2015, kundrejt \u00e7mimit 500 mij\u00eb lek\u00eb. Trupi gjykues shprehet se kjo pamund\u00ebsi financiare \u00ebsht\u00eb formale p\u00ebr shkak se nuk \u00ebsht\u00eb konsideruar si burim gjendja cash n\u00eb shum\u00ebn 2 milion\u00eb lek\u00eb e deklaruar nga subjekti, pasi ai nuk ka sh\u00ebnuar n\u00eb deklarat\u00ebn periodike pak\u00ebsimin e k\u00ebtij likujditeti.<\/p>\n<p>\u201c[\u2026]Komisioni nuk mund t\u00eb konkludoj\u00eb p\u00ebr pamund\u00ebsin\u00eb konkrete t\u00eb p\u00ebrdorimit t\u00eb shumave t\u00eb pretenduara nga subjekti n\u00eb vitin 2015 (p\u00ebrkundrazi, kjo mund\u00ebsi duket e besueshme) mbetet pamjaftueshm\u00ebria formale n\u00eb deklarim, q\u00eb nuk e mund\u00ebson konsiderimin e k\u00ebsaj shume n\u00eb analiz\u00ebn financiare, p\u00ebr sa koh\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb deklaruar pak\u00ebsimi i gjendjes cash\u201d, cler\u00ebson trupi gjykues dhe konkludon se pavar\u00ebsisht k\u00ebsaj pasakt\u00ebsie, nisur edhe nga rrethanat e konstatuara gjat\u00eb hetimit administrativ, balanca negative nuk mund t\u00eb p\u00ebrb\u00ebj\u00eb shkak penalizues.<\/p>\n<p>Nga analiza financiare ka rezultuar balanc\u00eb negative vet\u00ebm n\u00eb vitin 2015 n\u00eb shum\u00ebn 342 mij\u00eb lek\u00eb dhe disa pasakt\u00ebsi n\u00eb deklarimet vjetore, por q\u00eb sipas Komisionit nuk kan\u00eb pesh\u00eb q\u00eb t\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb shkaqe t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr aplikimin e mas\u00ebs s\u00eb shkarkimit nga detyra t\u00eb prokurorit Adriano Dyrmishi.<\/p>\n<p>Drejtoria e Sigurimit t\u00eb Informacionit t\u00eb Klasifikuar, DSIK ka dor\u00ebzuar dy raporte t\u00eb ndryshme p\u00ebr Dyrmishin, k\u00eb n\u00eb t\u00eb dytin, bazuar n\u00eb informacioneve se n\u00eb vitet 2016 dhe 2018 subjekti kishte pasur kontakte me nj\u00eb person mbi t\u00eb cilin kishte dyshime serioze p\u00ebr p\u00ebrfshirjen e tij n\u00eb trafikun nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb l\u00ebnd\u00ebve narkotike, \u00ebsht\u00eb konstatuar pap\u00ebrshtatshm\u00ebria.<\/p>\n<p>Trupi gjykues sqaron se, s\u00eb bashku me v\u00ebzhguesin nd\u00ebrkomb\u00ebtar, jan\u00eb njohur me materialet e klasifikuara dhe jan\u00eb kryer hetime shtes\u00eb prej nga ka rezultuar se ndaj personit t\u00eb referuar nga DSIK jan\u00eb regjistruar tre kall\u00ebzime penale p\u00ebr periudh\u00ebn 2010-2020.<\/p>\n<p>\u201c[\u2026]por nga analizimi i dokumentacionit t\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb dispozicion nuk rezultoi q\u00eb subjekti i rivler\u00ebsimit, z. Adriano Dyrmishi, t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb prokuror i ngarkuar p\u00ebr ndjekjen e tyre. Nga ana tjet\u00ebr, objekti i k\u00ebtyre kall\u00ebzimeve\/procedimeve nuk p\u00ebrfshihet mes veprave penale t\u00eb krimit t\u00eb organizuar dhe, p\u00ebr rrjedhoj\u00eb, n\u00eb k\u00ebto kushte, shtetasi n\u00eb fjal\u00eb nuk mund t\u00eb p\u00ebrb\u00ebnte nj\u00eb kontakt potencial t\u00eb pap\u00ebrshtatsh\u00ebm\u201d, vler\u00ebson Komisioni duke e rr\u00ebzuar konstatimin e DSIK.<\/p>\n<p>Dyrmishi \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsuar pozitivisht edhe p\u00ebr aspektin profesional. KPK \u00ebsht\u00eb ndalur m\u00eb gjat\u00eb n\u00eb tre \u00e7\u00ebshtje t\u00eb denoncuara nga publiku, p\u00ebr t\u00eb cilat prokurori Dyrmishi ka vendosur mosfillim hetimi. Pas ankimeve t\u00eb pal\u00ebve kall\u00ebzuese, gjykata ka vendosur t\u2019i prish\u00eb vendimet e mosfillimeve dhe ka urdh\u00ebruar kryerjen e veprimeve t\u00eb reja hetimore.<\/p>\n<p>Pas kryerjes s\u00eb detyrave t\u00eb l\u00ebna nga gjykata, prokurori Dyrimishi ka konkluduar s\u00ebrish me pushmin e \u00e7\u00ebshtjeve q\u00eb jan\u00eb ankimuar s\u00ebrish prej pal\u00ebve kall\u00ebzuese. Por, n\u00eb k\u00ebto raste gjykatat e kan\u00eb gjetur hetimin e prokurorit Dyrmishi t\u00eb plot\u00eb dhe kan\u00eb i kan\u00eb l\u00ebn\u00eb n\u00eb fuqi vendimet e tij.<\/p>\n<p>\u201c[\u2026]trupi gjykues, nga nj\u00ebra an\u00eb vler\u00ebson se \u00ebsht\u00eb p\u00ebrball\u00eb nj\u00eb qasjeje hetimore t\u00eb subjektit, n\u00eb disa raste disi t\u00eb ngurt\u00eb apo sip\u00ebrfaq\u00ebsore \u2013 p\u00ebr sa koh\u00eb fillimisht ai nuk ka kryer hetime t\u00eb plota, por nga ana tjet\u00ebr, \u00e7mon se fakti q\u00eb edhe pasi jan\u00eb kryer t\u00eb gjitha hetimet e urdh\u00ebruara, rezultati final nuk ka ndryshuar (pasi n\u00eb asnj\u00eb rast nuk jan\u00eb gjetur element\u00eb p\u00ebr t\u00eb \u00e7uar t\u00eb dyshuarit p\u00ebr gjykim), e zbeh pesh\u00ebn e mosveprimit fillestar\u201d, analizon Komisioni.<\/p>\n<p>Trupi gjykues sjell n\u00eb v\u00ebmendje se fakti q\u00eb vendimet e pushimit jan\u00eb gjetur t\u00eb drejta nga gjykatat shqyrtuese, e p\u00ebrjashtojn\u00eb mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb mungesa e hetimit fillestar mund t\u00eb kishte ardhur si pasoj\u00eb e paaft\u00ebsis\u00eb vler\u00ebsuese t\u00eb fakteve nga subjekti, apo me q\u00ebllim favorizimin e personave t\u00eb denoncuar.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, KPK konkludon se Dyrmishi ka arritur nivel kualifikues n\u00eb vler\u00ebsimin e aft\u00ebsive profesionale.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e ka vler\u00ebsuar pozitivisht p\u00ebr t\u00eb tre kriteret e rivler\u00ebsimit prokurorin e Prokuroris\u00eb s\u00eb Rrethit Gjyq\u00ebsor Tiran\u00eb, Adriano Dyrmishi.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":74005,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,481,117,473],"tags":[644,118,149,122],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Adriano-Dyrmishi-KPK.jpg","fifu_image_alt":"Prokurori Adriano Dyrmishi pas vendimit t\u00eb KPK. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74004"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=74004"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74004\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":74006,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74004\/revisions\/74006"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/74005"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=74004"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=74004"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=74004"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}