{"id":74022,"date":"2021-01-28T20:28:32","date_gmt":"2021-01-28T19:28:32","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/pa-logjike-ekonomike-onm-kerkon-rihetimin-e-pasurise-dhe-figures-se-rilinda-selimit\/2021\/01\/28\/"},"modified":"2023-04-06T22:14:06","modified_gmt":"2023-04-06T20:14:06","slug":"pa-logjike-ekonomike-onm-kerkon-rihetimin-e-pasurise-dhe-figures-se-rilinda-selimit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/pa-logjike-ekonomike-onm-kerkon-rihetimin-e-pasurise-dhe-figures-se-rilinda-selimit\/2021\/01\/28\/","title":{"rendered":"\u2018Pa logjik\u00eb ekonomike\u2019: ONM k\u00ebrkon rihetimin e pasuris\u00eb dhe figur\u00ebs s\u00eb Rilinda Selimit"},"content":{"rendered":"<p>Operacioni Nd\u00ebrkomb\u00ebtar i Monitorimit e konsideron t\u00eb paplot\u00eb dhe sip\u00ebrfaq\u00ebsor hetimin e KPK-s\u00eb p\u00ebr blerjen e nj\u00eb pike karburanti n\u00eb Vlor\u00eb dhe p\u00ebrfitimet e nxjerra prej tij, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb k\u00ebrkon hetim edhe p\u00ebr figur\u00ebn dhe etik\u00ebn e gjyqtares s\u00eb Gjykat\u00ebs Administrative t\u00eb Apelit.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_75291\" aria-describedby=\"caption-attachment-75291\" style=\"width: 533px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/rilinda-selimi.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"wp-image-75291 size-large\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/rilinda-selimi-533x400.jpg\" alt=\"\" width=\"533\" height=\"400\" data-id=\"75291\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-75291\" class=\"wp-caption-text\">Gjyqtarja Rilinda Selimi duke dal\u00eb nga seanca d\u00ebgjimore e KPK-s\u00eb | Foto : Edmond Hoxhaj<\/figcaption><\/figure>\n<p>Operacioni Nd\u00ebrkomb\u00ebtar i Monitorimit, ONM, i k\u00ebrkoi Komisioner\u00ebve Publik\u00eb q\u00eb t\u00eb apelonin vendimin p\u00ebr konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb gjyqtares s\u00eb Gjykat\u00ebs Administrative t\u00eb Apelit, Rilinda Selimi dhe t\u00eb k\u00ebrkonin rihetimin e saj n\u00eb t\u00eb tre kriteret e rivler\u00ebsimit.<\/p>\n<p>N\u00eb rekomandimin e firmosur nga tre v\u00ebzhgues, ONM e konsideron t\u00eb paplot\u00eb hetimin e Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, i cili vendosi n\u00eb 14 dhjetor 2020 konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb Selimit. ONM l\u00eb t\u00eb kuptohet se trupa e drejtuar nga Pamela Qirko, me relator Lulzim Hamitaj dhe an\u00ebtar Olsi Komici nuk kishte hetuar apo kishte hetuar sip\u00ebrfaq\u00ebsisht disa prej problemeve t\u00eb gjyqtar\u00ebs q\u00eb preknin t\u00eb tre kriteret e rivler\u00ebsimit.<\/p>\n<p>\u201cKarburanti dhe kontratat e tij t\u00eb qiras\u00eb, shitja e makinave m\u00eb shtrejt\u00eb se \u00e7mimi i bler\u00eb, dh\u00ebnia me qira e nj\u00eb apartamenti n\u00eb Vlor\u00eb me \u00e7mim dyfish m\u00eb t\u00eb lart\u00eb se qiraja q\u00eb paguante subjekti n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb Tiran\u00ebs, d\u00ebshtimi p\u00ebr t\u00eb paguar taksat, vendime t\u00eb gjykat\u00ebs n\u00eb favor t\u00eb saj n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paarsyeshme,\u201d num\u00ebrohen arsyet n\u00eb rekomandim.<\/p>\n<p><strong>Dyshimet p\u00ebr figur\u00ebn dhe etik\u00ebn<\/strong><\/p>\n<p>Rilinda Selimi \u00ebsht\u00eb bashk\u00ebshortja e ish-an\u00ebtarit t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb, Shk\u00eblzen Selimi, i shkarkuar nga institucionet e vetingut p\u00ebr lidhje me krimin e organizuar. Sipas ONM-s\u00eb, gjyqtarja Selimi nuk \u00ebsht\u00eb verifikuar mjaftuesh\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb kriter, edhe pse kjo (lidhja me bashk\u00ebshortin) ishte indicie e mjaftueshme, pavar\u00ebsisht raportit pozitiv nga Drejtoria p\u00ebr Sigurimin e Informacionit t\u00eb Klasifikuar.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebrfshirja e nj\u00eb personi t\u00eb lidhur me krimin e organizuar apo shk\u00ebmbimin e parave, favoreve nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb hamend\u00ebsim aq i larg\u00ebt,\u201d thuhet n\u00eb rekomandimin e ONM-s\u00eb p\u00ebr Komisionerin Publik. V\u00ebzhguesit thon\u00eb se ky \u00ebsht\u00eb kushti i qart\u00eb q\u00eb duhej t\u00eb kishte \u00e7uar n\u00eb nj\u00eb hetim t\u00eb thell\u00eb t\u00eb kriterit t\u00eb figur\u00ebs. ONM e mb\u00ebshtet arsyetimin n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb, duke iu referuar t\u00eb dh\u00ebnave p\u00ebr bashk\u00ebshortin e Selimit, t\u00eb cilat shton se jan\u00eb marr\u00eb nga nj\u00eb burim i pavarur dhe shum\u00eb i besuesh\u00ebm.<\/p>\n<p>ONM po ashtu ngre dyshime mbi etik\u00ebn e gjyqtares dhe ndikimin e saj n\u00eb vendimin e koleg\u00ebve n\u00eb Gjykat\u00ebn e Tiran\u00ebs, n\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje ndaj nj\u00eb kompanie ajrore q\u00eb kishte refuzuar fluturimin e tre f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb saj p\u00ebr shkak t\u00eb afateve t\u00eb skadimit t\u00eb pasaportave. Selimi ka kund\u00ebrshtuar se ka ushtruar ndikim, duke arsyetuar se \u00e7\u00ebshtja \u00ebsht\u00eb prishur n\u00eb Gjykat\u00ebn e Apelit dhe ajo ende nuk ka nj\u00eb vendim, por ONM arsyeton se vendimi i Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb ka nj\u00eb s\u00ebr\u00eb problemesh proceduriale q\u00eb ngren\u00eb dyshime p\u00ebr trajtim preferencial.<\/p>\n<p>\u201cDuhej t\u00eb ishte hetuar si nj\u00eb trajtim preferencial dhe (duhej hetuar) n\u00ebse kishim trajtim t\u00eb pabarabart\u00eb para gjykat\u00ebs,\u201d thuhet n\u00eb rekomandim, nd\u00ebrsa vihet n\u00eb dukje se d\u00ebmshp\u00ebrblimi i k\u00ebrkuar prej 30 mij\u00eb eurosh ishte mjaft i lart\u00eb p\u00ebr kushtet ekonomike dhe sociale n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Mes dyshimeve p\u00ebr sjellje joetike t\u00eb gjyqtares u p\u00ebrfshin\u00eb edhe shitja e dy makinave me \u00e7mim m\u00eb t\u00eb lart\u00eb se sa ai i blerjes. ONM v\u00eb n\u00eb dukje se KPK kishte anashkaluar standardin e vendosur n\u00eb k\u00ebto raste dhe se hetimi nuk kishte qen\u00eb i plot\u00eb dhe as nuk ishte verifikuar pagimi apo jo i taksave nga subjekti. Mospagimi i taksave dhe deklarimi i Selimit mbi k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje n\u00eb KPK, ishte sipas ONM-s\u00eb nj\u00eb problem m\u00eb vete.<\/p>\n<p>\u201cMosnjohja e ligjit nuk \u00ebsht\u00eb justifikim,\u201d shprehet ONM \u201caq m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr nj\u00eb gjyqtare\u201d.<\/p>\n<p>V\u00ebzhguesit k\u00ebmb\u00ebngulin rihetim edhe mbi posedimin apo p\u00ebrdorimin e dy makinave konkretisht n\u00eb em\u00ebr t\u00eb kunatit dhe vjehrrit t\u00eb subjektit. Sipas v\u00ebzhguesve, nj\u00eb prej makinave nuk ishte regjistruar n\u00eb Drejtorin\u00eb e P\u00ebrgjithshme t\u00eb Transportit Rrugor dhe se kishte dyshime p\u00ebr pasuri t\u00eb fshehur. Nd\u00ebrkoh\u00eb, p\u00ebr makin\u00ebn n\u00eb em\u00ebr t\u00eb vjehrrit k\u00ebrkohet hetim sa i p\u00ebrket konfliktit t\u00eb mundsh\u00ebm t\u00eb interesit me kompanin\u00eb e shitjes.<\/p>\n<p>ONM v\u00eb n\u00eb dukje se n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast duhej b\u00ebr\u00eb vler\u00ebsim mbi sjelljen jasht\u00ebgjyq\u00ebsore t\u00eb gjyqtares duke marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb Parimet e Bangalores.<\/p>\n<p><strong>Rihetim p\u00ebr karburantin <\/strong><\/p>\n<p>V\u00ebzhguesit e ONM-s\u00eb kritikojn\u00eb Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit p\u00ebr hetim sip\u00ebrfaq\u00ebsor t\u00eb kriterit t\u00eb pasuris\u00eb, kryesisht lidhur me blerjen e karburantit t\u00eb familjes Selimi n\u00eb zon\u00ebn e \u00a0\u201cLungomares\u201d n\u00eb Vlor\u00eb. Karburanti q\u00eb u cil\u00ebsua nga kryeministri si \u201cPeshqesh i K\u00c7K-s\u00eb\u201d, pasi kishte firmosur nj\u00eb leje p\u00ebr rikonstruksionin e tij, \u00ebsht\u00eb n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb bashk\u00ebshort\u00ebve Selimi dhe kompanis\u00eb Kastrati, q\u00eb i bleu aksionet nga vjehrri i Selimit.<\/p>\n<p>Sipas ONM-s\u00eb, KPK nuk ka hetuar plot\u00ebsisht mund\u00ebsin\u00eb e vjehrrit t\u00eb subjektit p\u00ebr t\u00eb paguar pjes\u00ebn e tij t\u00eb investimit me burime t\u00eb ligjshme dhe po ashtu nuk ka hetuar kontratat \u201cpa logjik\u00eb ekonomike\u201d t\u00eb qiras\u00eb, q\u00eb Selimi ka p\u00ebrfituar prej tij.<\/p>\n<p>ONM thot\u00eb se kontratat e dh\u00ebnies me qira t\u00eb karburantit p\u00ebr kompani t\u00eb ndryshme n\u00eb vitet 2015 kishin \u201cmunges\u00eb t\u00eb arsyes ekonomike\u201d dhe duhej t\u00eb ishin hetuar si t\u00eb dyshimta. V\u00ebzhguesit shpjegojn\u00eb se karburanti ishte dh\u00ebn\u00eb fillimisht me qira p\u00ebr 90 p\u00ebr qind t\u00eb t\u00eb ardhurave t\u00eb fituara prej tij dhe pagesat e marra, sipas k\u00ebsaj kontrate kishin shkuar deri n\u00eb 297 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb muaj n\u00eb vitin 2013 dhe 228 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb muaj n\u00eb vitin 2014.<\/p>\n<p>Por ONM thot\u00eb se karburanti u dha m\u00eb pas me qira p\u00ebr 10 mij\u00eb euro n\u00eb muaj, pages\u00eb shum\u00eb m\u00eb e lart\u00eb se ato q\u00eb paguante e nj\u00ebjta kompani p\u00ebr karburante t\u00eb tjera n\u00eb qytete t\u00eb ndryshme t\u00eb vendit.<\/p>\n<p>ONM nuk gjen shpjegim se pse dy kompani pranuan q\u00eb t\u00eb paguanin 10 mij\u00eb euro n\u00eb muaj p\u00ebr karburantin, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb kishin nj\u00eb fitim vjetor prej 34 mij\u00eb eurosh dhe po ashtu nuk ka shpjegim logjik ekonomik se pse k\u00ebto kontrata u b\u00ebn\u00eb. M\u00eb her\u00ebt sipas rekomandimit, nj\u00eb kompani kishte paguar jo m\u00eb shum\u00eb se 2 mij\u00eb euro n\u00eb muaj qira, bazuar mbi fitimet mujore t\u00eb realizuara nga e nj\u00ebjta pik\u00eb karburanti.<\/p>\n<p>Sipas ONM-s\u00eb, nuk ishte hetuar plot\u00ebsisht pasuria e vjehrrit dhe se t\u00eb ardhurat e kunatit jan\u00eb marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb n\u00eb analiz\u00eb, por shpenzimet e tij dhe asetet q\u00eb ai kishte, nuk ishin p\u00ebrfshir\u00eb. V\u00ebzhguesit k\u00ebrkuan hetim edhe n\u00eb lidhje me nj\u00eb godin\u00eb n\u00eb Fush\u00eb-Kruj\u00eb, duke arsyetuar se duhej verifikuar dyshimi p\u00ebr pasuri t\u00eb fshehur.<\/p>\n<p>ONM po ashtu k\u00ebrkon q\u00eb n\u00eb Kolegj t\u00eb hetohet edhe nj\u00eb sht\u00ebpi prej 155 metrash katror\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb, duke v\u00ebrejtur \u00a0q\u00eb KPK nuk kishte b\u00ebr\u00eb hetim t\u00eb kontratave t\u00eb ngjashme, por ishte mjaftuar vet\u00ebm me kontratat q\u00eb i kishte sjell\u00eb subjekti.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Operacioni Nd\u00ebrkomb\u00ebtar i Monitorimit e konsideron t\u00eb paplot\u00eb dhe sip\u00ebrfaq\u00ebsor hetimin e KPK-s\u00eb p\u00ebr blerjen e nj\u00eb pike karburanti n\u00eb Vlor\u00eb dhe p\u00ebrfitimet e nxjerra prej tij, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb k\u00ebrkon hetim edhe p\u00ebr figur\u00ebn dhe etik\u00ebn e gjyqtares s\u00eb Gjykat\u00ebs Administrative t\u00eb Apelit.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":97,"featured_media":74023,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[415,121,2,473],"tags":[145,103,101,133],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/rilinda-selimi.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtarja Rilinda Selimi duke dal\u00eb nga seanca d\u00ebgjimore e KPK-s\u00eb | Foto : Edmond Hoxhaj","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74022"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/97"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=74022"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74022\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":74024,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74022\/revisions\/74024"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/74023"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=74022"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=74022"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=74022"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}