{"id":74025,"date":"2021-01-28T16:44:18","date_gmt":"2021-01-28T15:44:18","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kolegji-vendosi-i-percare-pro-sanksionit-15-vjecar-per-arjana-fullanin\/2021\/01\/28\/"},"modified":"2023-04-06T22:14:19","modified_gmt":"2023-04-06T20:14:19","slug":"kolegji-vendosi-i-percare-pro-sanksionit-15-vjecar-per-arjana-fullanin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kolegji-vendosi-i-percare-pro-sanksionit-15-vjecar-per-arjana-fullanin\/2021\/01\/28\/","title":{"rendered":"Kolegji vendosi \u2018i p\u00ebr\u00e7ar\u00eb\u2019 pro sanksionit 15-vje\u00e7ar p\u00ebr Arjana Fullanin"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb vendimin e arsyetuar, tre gjyqtaret n\u00eb shumic\u00eb i dhan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb Komisionit, nd\u00ebrsa gjyqtar\u00ebt Shtylla dhe \u00c7omo arsyetuan se duhej pritur vendimi i Gjykat\u00ebs Administrative t\u00eb Apelit.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_74609\" aria-describedby=\"caption-attachment-74609\" style=\"width: 536px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Arjana-Fullani-dhe-Evelina-Qirjako-duke-dal\u00eb-nga-seanca-n\u00eb-KPA.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"wp-image-74609 size-large\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Arjana-Fullani-dhe-Evelina-Qirjako-duke-dal\u00eb-nga-seanca-n\u00eb-KPA-536x400.jpg\" alt=\"\" width=\"536\" height=\"400\" data-id=\"74609\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-74609\" class=\"wp-caption-text\">Arjana Fullani dhe Evelina Qirjako duke dal\u00eb nga seanca n\u00eb KPA | Foto : E. Hoxhaj<\/figcaption><\/figure>\n<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit u nda 3 me 2 n\u00eb vendimarrjen p\u00ebr ish-an\u00ebtaren e Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb, Arjana Fullani, e cila e konsideroi vendimin e KPK-s\u00eb si t\u00eb paragjykuar dhe k\u00ebrkoi heqjen e sanksiononit q\u00eb i ndalon rikthimin n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb p\u00ebr 15 vitet e ardhshme.<\/p>\n<p>Trupi gjykues i kryesuar nga Albana Shtylla, me relatore Natasha Mulaj dhe an\u00ebtar\u00eb Ina Rama, Rezarta Schuetz dhe Sokol \u00c7omo, vendosi me shumic\u00eb votash m\u00eb 11 n\u00ebntor 2020 q\u00eb t\u00eb l\u00ebr\u00eb n\u00eb fuqi vendimin e Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit.<\/p>\n<p>Fullani njoftoi largimin nga Gjykata e Lart\u00eb n\u00eb tetor 2017, s\u00eb bashku me 4 an\u00ebtar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, me argumentin se u kishte mbaruar mandate. K\u00ebshilli i Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor u ofroi atyre pozicione n\u00eb Gjykatat e Apelit, por p\u00ebr shkak se pes\u00eb gjyqtar\u00ebt i refuzuan pozicionet, u konsiderua si dor\u00ebheqje dhe u vendos deklarimi i mbarimit t\u00eb statusit t\u00eb magjistratit.<\/p>\n<p>Pas KLGJ-s\u00eb, edhe Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e nd\u00ebrpreu procesin e vetingut dhe u hoqi pes\u00eb ish-an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn q\u00eb n\u00eb 15 vitet e ardhshme mos t\u00eb jen\u00eb pjes\u00eb e sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Fullani e apeloi vendimin e KPK-s\u00eb, me pretendimin se vendosja e sanksionit 15 vje\u00e7ar ishte i paligjsh\u00ebm. Nga ana tjet\u00ebr, ajo pretendoi se nuk duhej t\u2019i n\u00ebnshtrohej procesit t\u00eb vetingut, pasi statusin e magjistratit e kishin humbur me mbarimin e mandatit n\u00eb Gjykat\u00eb t\u00eb Lart\u00eb.<\/p>\n<p>Kolegji e kaloi p\u00ebr shqyrtim n\u00eb seanc\u00eb publike ankimin e Fullanit, pasi konstatoi se KPK kishte kryer shkelje t\u00eb r\u00ebnda procedurale duke mos i dh\u00ebn\u00eb subjektit t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr t\u2019u d\u00ebgjuar dhe mbrojtur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb efektive.<\/p>\n<p>KPA i rr\u00ebzoi me shumic\u00eb votash pretendimet e tjera.<\/p>\n<p><strong>Shumica pro sanksionit <\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb vendimin e arsyetuar, shumica e p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga relatorja Natasha Mulaj dhe gjyqtaret Ina Rama dhe Rezarta Schuetz vler\u00ebsojn\u00eb se KLGJ deklaroi me t\u00eb drejt\u00eb p\u00ebrfundimin e statusit t\u00eb magjistratit p\u00ebr Arjana Fullanin si dhe vendosjen e sanksionit 15-vje\u00e7ar nga ana e KPK-s\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrpara shqyrtimit t\u00eb ankimit n\u00eb dhom\u00eb k\u00ebshillimi, Fullani k\u00ebrkoi pezullimin e procesit t\u00eb gjykimit deri n\u00eb zgjidhjen e \u00e7\u00ebshtjes gjyq\u00ebsore pran\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit Administrativ, lidhur me padin\u00eb q\u00eb ajo kishte kryer ndaj KLGj-s\u00eb.<\/p>\n<p>Kolegji, me shumic\u00eb votash ka vendosur ta rr\u00ebzoj\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn e Fullanit, duke arsyetuar se shqyrtimi i \u00e7\u00ebshtjes n\u00eb Gjykat\u00ebn e Apelit Administrativ sipas objektit dhe pal\u00ebve nd\u00ebrgjyq\u00ebse nuk p\u00ebrb\u00ebn penges\u00eb p\u00ebr shqyrtimin e k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtjeje n\u00eb Kolegj.<\/p>\n<p>Gjithashtu, shumica sjell n\u00eb v\u00ebmendje se KPA \u00ebsht\u00eb i vetmi organ q\u00eb shqyrton ankimet n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb procesit t\u00eb vetingut.<\/p>\n<p>Kolegji vler\u00ebson se Fullani n\u00eb padin\u00eb e saj t\u00eb dor\u00ebzuar n\u00eb Apelin Administrativ nuk ka pretenduar dhe as pretendon n\u00eb asnj\u00eb form\u00eb se statusi i magjistratit vazhdon t\u00eb g\u00ebzohet prej saj.<\/p>\n<p>\u201cRezulton se subjekti i rivler\u00ebsimit ka qen\u00eb konsekuent n\u00eb q\u00ebndrimin se statusi i magjistratit nuk g\u00ebzohet m\u00eb prej saj, dhe kjo rrethan\u00eb determinon p\u00ebr shkak t\u00eb ligjit nd\u00ebrprerjen e procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit,\u201d citohet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Duke svidentuar se shkaku kryesor i ankimit t\u00eb Fullanit lidhet me ndalimin e saj p\u00ebr t\u2019u riem\u00ebruar n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb gjat\u00eb 15 viteve t\u00eb ardhshme, shumica vler\u00ebson se bazuar n\u00eb pik\u00ebn 2 t\u00eb nenit G t\u00eb Aneksit t\u00eb Kushtetut\u00ebs, vendosja e sanksionit \u00ebsht\u00eb krejt\u00ebsisht n\u00eb juridiksionin e institucioneve t\u00eb rivler\u00ebsimit dhe rregullohet nga kuadri ligjor q\u00eb normon k\u00ebt\u00eb proces.<\/p>\n<p>\u201c\u2026p\u00ebr pasoj\u00eb vendimmarrja e Kolegjit n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim nuk mund t\u00eb kondicionohet nga q\u00ebndrimet e nj\u00eb gjykate t\u00eb zakonshme, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb Gjykata e Apelit Administrativ,\u201d shprehet shumica.<\/p>\n<p>Kolegji p\u00ebrdor si argument p\u00ebr k\u00ebt\u00eb konkluzion edhe q\u00ebndrimin e p\u00ebrfaq\u00ebsueses ligjore t\u00eb subjektit n\u00eb seanc\u00eb publike, Evelina Qirjako, e cila \u00ebsht\u00eb shprehur se KPA n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e Gjykat\u00ebs Kushtetuese ka gjith\u00eb targat q\u00eb t\u00eb kontrolloj\u00eb edhe procedurat e KLGJ-s\u00eb lidhur me shkakun ku \u00ebsht\u00eb bazuar vendimimarrja p\u00ebr p\u00ebrfundimin e statusit t\u00eb magjistratit t\u00eb Fullanit.<\/p>\n<p>Trupi gjykues e vler\u00ebson t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm shprehjen e vullnetit t\u00eb Fullanit p\u00ebr heqje dor\u00eb nga ushtrimi i detyr\u00ebs s\u00eb gjyqtares. Sipas KPA, ky q\u00ebndrim i subjektit p\u00ebrb\u00ebn shkak ligjor p\u00ebr nd\u00ebrprerjen e procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit, me kufizimin p\u00ebr t\u2019u em\u00ebruar gjyqtar ose prokuror i \u00e7do niveli, an\u00ebtar i K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor ose i K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Prokuroris\u00eb, Inspektor i Lart\u00eb i Drejt\u00ebsis\u00eb ose Prokuror i P\u00ebrgjithsh\u00ebm, p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb 15-vje\u00e7are.<\/p>\n<p>KPA \u00e7mon se n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, me t\u00eb drejt\u00eb Komisioni ka vendosur nd\u00ebrprerjen e procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit, si dhe sanksionimin p\u00ebr humbjen e t\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb subjektit p\u00ebr t\u2019u em\u00ebruar n\u00eb institucionet e drejt\u00ebsis\u00eb p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb 15- vje\u00e7are. \u201c[\u2026]vullneti p\u00ebr t\u00eb mos iu shmangur procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit shprehet vet\u00ebm n\u00ebp\u00ebrmjet q\u00ebndrimit n\u00eb detyr\u00eb dhe p\u00ebrfundimit t\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit,\u201d citohet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>\u201cKur subjekti i rivler\u00ebsimit, me vullnetin e vet nuk pranoi t\u00eb caktohej si gjyqtar n\u00eb nivel apeli, detyr\u00eb q\u00eb e b\u00ebnte subjekt t\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit ex officio, duhet t\u00eb kishte marr\u00eb parasysh dhe pasojat ligjore t\u00eb parashikuara n\u00eb nenin G t\u00eb Aneksit t\u00eb Kushtetut\u00ebs,\u201d argumenton shumica.<\/p>\n<p><strong>Arsyetimi i pakic\u00ebs <\/strong><\/p>\n<p>Kryesuesja e trupit gjykues, Albana Shtylla dhe an\u00ebtari Sokol \u00c7omo n\u00eb pakic\u00eb v\u00ebrejn\u00eb se vendimi i Komisionit \u00ebsht\u00eb bazuar n\u00eb vendimin e KLGJ-s\u00eb p\u00ebr mbarimin e statusit t\u00eb magjistratit p\u00ebr ish-gjyqtaren Fullani, p\u00ebr shkak t\u00eb heqjes dor\u00eb prej saj nga e drejta e caktimit n\u00eb nj\u00eb gjykat\u00eb Apeli.<\/p>\n<p>Pakica shprehet se kan\u00eb votuar p\u00ebr pranimin e k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb Fullanit p\u00ebr pezullimin e gjykimit n\u00eb Kolegj deri n\u00eb zgjidhjen e \u00e7\u00ebshtjes gjyq\u00ebsore administrative, duke gjykuar se KPA ka kompetenc\u00eb t\u00eb shqyrtoj\u00eb ankimet e subjekteve t\u00eb rivler\u00ebsimit ndaj vendimeve t\u00eb Komisionit, por jo ankimet ose pretendimet e magjistrat\u00ebve kund\u00ebr vendimeve t\u00eb KLGj-s\u00eb lidhur me mbarimin e statusit t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Sipas Shtyll\u00ebs dhe \u00c7omos, kompetencat p\u00ebr vendimarrjen lidhur me mbarimin e statusit t\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit i ka KLGj-ja, nd\u00ebrsa kompetenc\u00ebn p\u00ebr kontrollin e aktit administrativ t\u00eb individual t\u00eb K\u00ebshillit e ka Gjykata Administrative e Apelit.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb k\u00ebto kushte, me t\u00eb drejt\u00eb subjekti i rivler\u00ebsimit, padin\u00eb p\u00ebr kund\u00ebrshtimin e vendimit t\u00eb KLGj-s\u00eb nr. 67, dat\u00eb 24.04.2019, e ka ngritur para Gjykat\u00ebs Administrative t\u00eb Apelit Tiran\u00eb dhe nuk e ka b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb t\u00eb objektit t\u00eb ankimit t\u00eb saj n\u00eb Kolegj,\u201d \u00e7mon pakica.<\/p>\n<p>Ata shtojn\u00eb se nisur nga fakti se vendimi i Komisionit \u00ebsht\u00eb rrjedhoj\u00eb e drejtp\u00ebrdrejt\u00eb e vendmarrjes s\u00eb KLGJ-s\u00eb q\u00eb ndodhej n\u00eb proces kontrolli pran\u00eb gjykat\u00ebs kompetente t\u00eb caktuar me ligj, Kolegji e ka t\u00eb pamundur t\u00eb zgjidh\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb drejt\u00eb \u00e7\u00ebshtjen.<\/p>\n<p>\u201cKolegji nuk mund t\u00eb p\u00ebrthith\u00eb kompetenc\u00ebn q\u00eb ligjv\u00ebn\u00ebsi shprehimisht ia ka dh\u00ebn\u00eb Gjykat\u00ebs Administrative t\u00eb Apelit, me interpretimin se n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb juridiksionit t\u00eb rivler\u00ebsimit, ai mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb edhe zgjidhjen e nj\u00eb mosmarr\u00ebveshjeje gjyq\u00ebsore administrative q\u00eb ka lidhje t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb me k\u00ebt\u00eb process,\u201d \u00e7mon pakica.<\/p>\n<p>Sipas Shtyll\u00ebs dhe \u00c7omos, i takon Gjykat\u00ebs Administrative t\u00eb Apelit t\u00eb vler\u00ebsoj\u00eb n\u00ebse padia e cila i \u00ebsht\u00eb paraqitur p\u00ebr gjykim nga subjekti i rivler\u00ebsimit, \u00ebsht\u00eb apo jo n\u00eb juridiksionin dhe kompetenc\u00ebn e saj dhe se vendimmarrja e saj n\u00eb rast kund\u00ebrshtimi nga pal\u00ebt, mund t\u00eb kontrollohet vet\u00ebm nga Gjykata e Lart\u00eb.<\/p>\n<p>Pakica vler\u00ebson se n\u00eb rastin e nj\u00eb vendimmarrjeje t\u00eb mundshme t\u00eb Gjykat\u00ebs Administrative t\u00eb Apelit p\u00ebr konstatimin e paligjshm\u00ebris\u00eb apo pavlefshm\u00ebris\u00eb absolute t\u00eb vendimit t\u00eb KLGj-s\u00eb, pas dh\u00ebnies nga Kolegji t\u00eb vendimit p\u00ebr ankimin e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit, kjo vendimmarrje do t\u00eb c\u00ebnonte vendimin e KPK-s\u00eb dhe do t\u00eb sillte pasoja t\u00eb drejtp\u00ebrdrejta mbi efektet ligjore t\u00eb vendimit t\u00eb Kolegjit.<\/p>\n<p>Ata shprehen se e bazojn\u00eb arsyetimin e tyre edhe n\u00eb jurisprudenc\u00ebn e deritanishme t\u00eb Kolegjit, sipas s\u00eb cil\u00ebs, si nj\u00eb nga parakushtet procedurale p\u00ebr marrjen e vendimeve n\u00eb rastet e nd\u00ebrprerjes s\u00eb procesit t\u00eb vetingut si pasoj\u00eb e dor\u00ebheqjes s\u00eb subjekteve, \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsuar e domosdoshme q\u00eb vendimet e KLGj-s\u00eb lidhur me mbarimin e statusit t\u00eb magjistratit t\u00eb ken\u00eb marr\u00eb form\u00eb t\u00eb prer\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, Shtylla dhe \u00c7omo gjykojn\u00eb se n\u00eb kushtet kur shqyrtimi nuk u pezullua dhe kur shumica vendosi t\u00eb dal\u00eb me vendimarrje p\u00ebrfundimtare, p\u00ebr ata n\u00eb pakic\u00eb, e vetmja zgjidhje\u00a0 mbetet prishja e vendimit t\u00eb Komisionit.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb vendimin e arsyetuar, tre gjyqtaret n\u00eb shumic\u00eb i dhan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb Komisionit, nd\u00ebrsa gjyqtar\u00ebt Shtylla dhe \u00c7omo arsyetuan se duhej pritur vendimi i Gjykat\u00ebs Administrative t\u00eb Apelit.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":74026,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,415,114,473],"tags":[272,103,112],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Arjana-Fullani-dhe-Evelina-Qirjako-duke-dal\u00eb-nga-seanca-n\u00eb-KPA.jpg","fifu_image_alt":"Arjana Fullani dhe Evelina Qirjako duke dal\u00eb nga seanca n\u00eb KPA | Foto : E. Hoxhaj","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74025"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=74025"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74025\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":74027,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74025\/revisions\/74027"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/74026"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=74025"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=74025"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=74025"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}